• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Archives for March 2024

Pushteti dhe opozita në Kosovë me konsensus për çështjen e dinarit

March 9, 2024 by s p

Nail Draga/

Çështja e mospërdorimit te dinarit si valutë pagese në Kosovë ndikoj qe pushteti dhe opozita te jenë të një mendimi duke mbeshtetur Rregulloren e BQK-së me të cilën ndalohet përdorimi dinarit në Kosovë, duke e trajtuar këtë çështje si të brendshme të Kosovës, e jo pjesë e dialogut në Bruksel. Një veprim i tillë politik do të ishte e udhës të jetë identik edhe për çështjen e Asociacionit të komunave me shumicë serbe, sepse kemi të bëjmë me mbrojtjen e sovranitetit dhe të integriteti territorial i Kosovës.

Të ftuar nga Bashkimi Evropian (BE) në Bruksel me 27 shkurt u zhvillua takimi mes palës kosovare dhe asaj serbe, me qëllimin që, siç thanë zyrtarët në Bruksel, të gjetet zgjidhje për Rregulloren e Bankës Qendrore (BQK) për operacione me para te gatshme. Sipas BE-së, rregullorja, për të cilën nuk janë zhvilluar konsultime, pati ndikim te pala tjetër. Pikërisht ne mungesë të konsultimeve paraprake, kësaj herë palën kosovare e ka prezantuar përfaqësuesi i BQK-së.

Bisedë për çështje teknike

Pra, është biseduar për çështje teknike e jo në nivel politik në kuadër të dialogut në mes dy vendeve, ku një veprim i tillë është vlerësuar si nga pushteti dhe opozita në Kosovë. Dhe nuk ka si tëjetë ndryshe sepse Kosova nuk duhet të lejojë që çështjet e brendshme të saj të zgjidhen në negociata me Serbinë. Të gjithë janë unik ne konstatimin se çështja e dinarit dëmton sovranitetin dhe integritatin e Kosovës.

Njëanshmëri nga BE-ja

Ndërsa analistë të ndryshëm vlerësojnë se në lidhje me çështjen e përdorimit të dinarit në Kosovë, negativisht ka ndikuar qasja e njëanshme e Bashkimit Evropian, duke ndikuar që në kuadër të dialogut në mes të Kosovës dhe Serbisë në Bruksel të hapen për diskutim çështje që i takojnë vetëm Kosovës. Nuk ka dilemë se kemi të bëjmë me një qasje te gabuar dhe e pa drejtë e BE-së ndaj Kosovës, e cila favorizon Serbinë. Kemi të bëjmë me presion të vazhdueshëm ndaj Qeverisë së Kosovës, qe nuk është në favor të avancimit të dialogut në mes dy vendëve, sepse në rastin konkret Qeveria e Kosovës, është duke mbrojtur kushtetushmërinë dhe sovranitetin e vendit.

Dinari të konvertohet në euro

Cekim me këtë rast se në sajë të Rregullores së BQK-së, ndalohet përdorimi i dinarit për pagesa brenda shtetit nga 1 shkurti i këtij viti, ku në lidhje për këtë çështje Kosova ka përgatitur një plan 10-pikësh për zbatimin e Rregullores.

Opinioni i gjerë e ka të njohur se në komunat me shumicë serbe në Kosovë, dinari serb ka qarkulluar qysh prej pasluftës, ku shteti serb ua paguante serbëve të Kosovës – përmes një sistemi paralel – pagat, pensionet, ndihmat sociale, dhe përfitimet tjera.Pikërisht për të vendosur rregull në qarkullimin monetar, eliminimi i dinarit në procesin e pagesës në formë klandestine, por duke e konvertuar ate në euro, me hapjen e llogarive nga serbet lokal për të pranuar ato mjete qe është në favor të eliminimit, dhe procesin e pastrimit të parave dukuri e cila ka qenë dukuri nga paslufta jo vetëm në veri të Kosovë.

Demagogjia e politikës serbe

Sipas të dhënave qe janë publikuar, Serbia për serbët në Kosovë për vitin 2024 ka ndarë 139 milion euro, qe janë rreth 11 milion më shumë sesa në vitin 2023.

Ndonëse Qeveria e Kosovës një vendim të tillë e ka marrë në respektim të kushtetutshmërisë dhe mbrojtjes së sovaranitetit të vendit, nga pjesëtarët e politikës serbe në Kosovë e cila është filialë e Beogradit këtë vendim të BQK-së, e kanë konsideruar si tentim për dëbimin e serbëve nga Kosova, që është deklarim demagogjik nga ana e tyre. Dhe nuk ka si të jetë ndryshe sepse atyre iu pengon konsolidimi i qeverisjes dhe funksionimi i shtetit të Kosovës, ndërsa atyre duhet bërë me dijes se çështja e valutës zyrtare në Kosovë ka përfunduar me miratimin e Kushtetutës së saj pak muaj pas shpalles së Pavarësisë.

BE pa kompetenca për draftstatutin e Asociacionit

Çështja e draftstatutit të Asociacionit të komunave me shumicë serbe në Kosovë është bërë pjesë e retorikës dhe të politikës ditore jo vetëm asaj serbe. Madje qendrim të njëjtë kanë edhe nga BE, duke bërë presion ndaj Qeverisë së Kosovës, për të realizuar në praktikë sa më parë një propozim të tillë.

Në lidhje me këtë çështje Kryeparlamentari Glauk Konjufca ka theksuar se Bashkimi Evropian nuk ka kompetencë që t’i propozojë Kosovës draftstatut për Asociacionin e komunave me shumicë serbe. Në lidhje me këtë çështje opinion është i njoftuar se Kryeministri Albin Kurti është pajtuar në parim me përmbajtjen e draftit të ofruar nga Brukseli, por Konjufca tha se dokumenti nuk mund të jetë obligativ.

Madje ai cekën se “nuk mendoj se është kompetencë e BE-së, t’i propozojë draft Kosovës dhe nuk mendoj që Kosova duhet gatitu me ndejt dhe me dërgu draftin që BE-ja e propozon. Nuk pajtohem me këtë procedure. Nuk shkruan kurrkund. Nuk është obligative për Kosovën”, ka thënë Konjufca.

Marrëveshja jo tavolinë suedeze

Drafti i ofruar tetorin e vitit të kaluar duhet të përcillet për vlerësim në Kushtetuese, ndërsa ndërkombëtaret kanë theksuar se janë marrë në konsideratë vijat e kuqe të palëve dhe se ai është në përputhje me Kushtetutën e Kosovës. Ndërkombëtarët kanë rritur presionin ndaj Kosovës, për ta përcjellë draftstatutin në Gjykatë, si veprim nismëtar që do t’i jepte rrugë themelimit të Asociacionit. Por Konjufca, sikurse edhe Kurti, ka insistuar se asnjë veprim nuk mund të ndërmerret pa u nënshkruar nga Serbia dokumentet e dakorduara në Bruksel e Ohër. “Nëse Serbia marrëveshjen nuk e konsideron të Ohrit por e konsideron tavolinë suedeze, edhe ne do ta konsiderojmë tavolinë suedeze. Do të marrim nga ajo vetëm çka na pëlqen, Asociacionin nëse nuk na pëlqen nuk do ta marrim. Por nëse marrëveshja është obligative nuk do të kemi çare pa e zbatuar secilën”, ka thënë ai.

(Mars 2024)

Filed Under: Sociale

Mbi debatin për gjuhën shqipe në televizion

March 9, 2024 by s p

Dr. Eugent Kllapi/

“Sot nuk ka asnjë indioeuropianist” thote një akademik i mirënjohur në fushën e gjuhësisë në një emision mbi/për gjuhën. Atëherë përse duan shkencëtarët shqiptarë dhe studiuesit shqiptarë të legjitimojnë që gjuha nuk është aq e vjetër por 1500 vjeçare kur indoeropianistet janë të mendimit që gjuha shqipe është 8 mijë vjet e kusur?! Janë studiues të fushës, pra të gjuhës prandaj kanë të drejtë ta argumentojnë të kundërtën e vjetërsisë për “Protoiken” e shqipes.

Por kur janë të fushës ata fare mirë e kuptojnë se nuk mund ta hedhin dot poshte shkencerisht vjetersine qe paraqet revista “Science” mbi gjuhen shqipe. Ne shkence, per aq kohe qe nuk mund te vertetohet e kunderta nuk mund te hidhet dot poshte paradigma e ngritur shkencore.

Ne opinionin shoqeror po. Ne turma udheheqesi shkelet me kembe, kurse me injorantet, ose te paditurit po t’u japesh edhe biblioteken e Aleksandrise ata e shumezojne me zero, per rrjedhoje perfundimi del 0 nga gjithe ajo biblioteke.

Per kete, akademiket shqiptare nuk jane kopetente te mendimit protoik mbi historine e gjuhes me studim por jane thjeshte opinioniste ne lemin e publicistikes. Si puna e studimit te revistes Science ka dhe dhjetra studime te tjera per lashtesine e gjuheve dhe konkretisht akademiket shqiptare ne lemin e gjuhesise dhe jo vetem duhet te vertetojne me studime te reja te kunderten e ketyre dhjetra studimeve. Po i kane te pakten t’i publikojne. Pune e tyre kjo le te bejne c’te duan. Ne qofte se e vertetojne shkencerisht te kunderten e dhjetra studimeve plus te kunderten e studimit Science me studimet e tyre shqiptare shkencore ne te ardhmen atehere ata do te kene pretendimin se gjuha shqipe nuk eshte aq e vjeter sa thone keta te huajt, kjo do respektuar nqs ne te ardhmen del si triumf shkencor.

Problemi i dyte eshte mbi Enigmen shkencore. Nje enigme shkencore as nuk mund te vertetohet, as nuk mund te hidhet poshte. Nqs une nuk e hedh dot poshte nuk kam kopetencen per autoritet shkencor, madje jam ne enigme, kot qe te flas ne kete rast, po vertetova te kunderten atehere e njoh dhe nuk jam me ne enigme. Akademiket shqiptare bashke me te perndriturin Cabej qe hodhi guret e themelit per gjuhen shqipe nuk e njohin protoiken me studime shkencore. Pra nuk e njohin edhe Science e si rrjedhoje jane ne enigme rreth kopetences shkencore ne lidhje me protoiken se nuk jane te specializuar per kete. Njohja e tyre kufizohet sipas rrethanave dhe kushteve nga antikiteti e ketej, jo mbi protoiken, ata nuk e vertetojne dot te kunderten e revistes Science e rrjedhimisht nuk e njohin, jane ne enigme shkencore, opinionet e tyre ngelen ne lemin e qytetarise qe quhet publicistike.

Ka ndonje shkarje akademike qe studimin Science e quajne si “hipoteze shkencore” dhe jo teze e vertetuar shkencerisht kur dhe vete akademiket shqiptare e dine se rezultatet e revistes nuk mund te quhen hipoteze, hipoteza nuk verteton po shtron pyetje apo enigma per te zgjidhur. Revista Science i ka vertetuar ato rreth protoikes, pra nuk eshte hipoteze por teze. Me pas tezat mund te hedhin njera tjetren nqs vertetojne te kunderten. Ne te ardjmen te shikojme se cfare do publikojne kundertezat.

Problemi me fillestar eshte media. Vete gazetaret qe e vetquajne dhe quhen gazetare me pervoje nuk kane mbaruar gazetari po merren me gazetari per shume vjet, te themi 20. Si mund te jene kopetente gazetaret qe nuk kane bere studime per gazetari per gazetarine?!!!! Ata kane bere gjuhesi, agronomi, shkolle ushtarake por mendojne se bejne profesionalizem ne media dhe quhen eksperte. Nje mekanik mund te quhet mjeshter ne mekanike por motorin nuk e shpik dot ai sepse per kete pune ka inxhinieri, mekaniku nuk e kalon dhe nuk e kupton enigmen shkencore, inxhinieri po. Ndonjehere mekaniku nga pervoja ia kalon inxhinierit por e keqia e tij eshte se ai nuk di me thelle se nje shkolle me dije te kufizuara, jo me te specializuara.

Nje murator 20 vjet me pervoje nuk mund te bente dot kullen ne Dubai, per kete duhet te kete eksperte ne inxhineri, mbase fizikant, nuk u ftuan muratoret aty per ndertim ideje, por inxhinieret.

Me kete eshte me mire e udhes qe nje virolog mos te marre shume sfida te forta qe te ndertoje kullen e Dubait, as te shpike motorin me djegie te brendshme megjithese e njeh fiziken e kimine, ka kopetente te tjere per kete.

Ne Shqiperi eshte bere e udhes qe letrari ben agronomine, agronomi letersine, te gjithe juristin dhe intelektuali muratorin!

Si mundet “keta eksperte” te nxjerrin ne drite problemet dhe aftesite e profesionit? Une e njoh agronomine, mund te flas me muaj per kete, por nuk mund te hedh dot poshte agronomin ne shkence. Ata qe quhen ndryshe “Sharlatane” mund te jene alternative e dijes e nuk do te ishte keq, por shkenca ka ligjesite e saj. Po akademiket tane a mund te quhen “Sharlatane” nga shkencetaret e revistes Science ne lidhje me protoiken e gjuhes?! Po AMA e drejtuar politikisht dhe jo kopetente ne fushen e komunikimit?!(do nje analize tjeter kjo per AMA-n) Po politikanet e parlamentit te zgjedhur nga populli dhe akademiket ne lidhje me protoiken?

Te kuptohemi, une do t’a quaja veten injorant me gjithe kuptimin e fjales ne protoiken e gjuhes, madje dhe ne studimin e gjuhes ne aspektin shkencor, por jam i specializuar per opinionin dhe argumentin shkencor e per rrjedhoje me lind e drejta qe te bej njohjen e kuptimin dhe domethenien mbi keto koncepte nese jane te verteta apo te gabuara. A mund te me kritikoje mua nje popull i thjeshte per protoiken a te tashmen? Po, ka gjithe te drejten e tij.

Populli nuk mund te quhet sharlatan kur merret me popullin.

Filed Under: ESSE

GRUA – JETË DHE DASHURI…

March 9, 2024 by s p

8 MARS

8 GRA + 1 si pafundësi…

– nga Visar Zhiti –

Na jepni nëna të mira, të bëhemi fëmijë të mirë, – thoshin latinët. Të flasim për Rozafën e madhe?

Duke qenë 8 Marsi, dua të kujtoj gra të reja të epokave të reja, shqiptare, që i bënë ballë së keqes, u martirizuan…

Janë shumë, i kemi dhe shtëpive tona, më erdhi mrekullia e buzëqeshjeve të tyre. Po risjell për sot ato që përzgjodha një herë, nga ato të parat gra, që do të ishin shkrimtare, shkencëtare, juriste, muzikante, piktore, të laureuara dhe universiteve të Europës, morën dhe rrugën e shenjtërimit, por që diktatura e atdheut, – nuk them dot e burrave, e vëllezërve dhe bijëve të tyre i dënoi rëndë, deri dhe në pushkatim.

O tmerr, që ia kalon dhe ferrit! Fali, o Zot, se s’ditën ç’bënë!

Ato, të përkushtuara si është nëna, të afërta shumë si motrat, të bukura si e dashura, që bëhet gruaja, ikona ndritëse të gjitha, yje që na vështrojnë me sytë e tyre plot…

Po përkujtojmë 9 zonja të jetës në nderim të të gjithave.

1- Musine Kokalari,

shkrimtarja e parë grua në letrat moderne shqipe, studioi për letërsi në Universitetin “La Sapienza” në Romë, disidentja e parë grua në perandorinë komuniste. Bëri 18 vjet burg në Burrel dhe u shua në internim në Rrëshen, e braktisur.

2- Sabiha Kasimati,

shkencëtarja e parë grua, studioi për Shkencat Biologjike në Universitetin e Torinos, iktologe…

Në Tiranë, nga që u hodh një bombë artizanale në ambasadën e Bashkimit Sovjetik, pa dëmtuad asgjë, regjimi komunist nisi arrestimet, përzgjodhi 21 intelektuakë dhe një grua bashkë me ta, Sabihanë e bukur dhe i pushkatoi të gjithë. Ajo ra e fundit…

3- Erifili Bezhani,

avokatja e parë grua shqiptare, shkon bashkë me të motrën në Francë, ku studion fillimisht për Letërsi frënge dhe më pas në Fakultetin e Drejtësisë, në Universitetin Alix-en- Provence, në Montpelier dhe Paris…

Në Atdhe e dënojnë me 20 vjet burg me “Grupin e deputetëve”. Poliglote, merrej me përkthime në burgun e Burrelit. Kur doli, punoi si fshesare rrugëve të Tiranës…

4- Dhora Leka,

kompozitore e këngëve partizane dhe e operas së parë shqiptare nga një gruaje. Studioi në Universitetin “Çajkovskij” në Moskë.

Nga pedagoge në internime të rënda, deri në rënien e perandorisë komuniste.

5 – Elena Gjika- Merlika,

gjuhëtare, studio për letërsi në Universitetin e Napolit..

Me Kryeministrin Mustafa Kruja -Merlika, kryeministër gjatë Luftës II Botërore, patriot dhe gjuhëtar, ndërkohë vjehrri i saj, bashkëpunoi për hartimin e Fjalorit të madh të Gjuhës Shqipe…

I dënuan të shoqin dhe i burgosën djalin, ajo, heroinë e heshtur, gjithë jetën e kaloi në internime, gjysmë shekulli.

Po Fjalori? U përvetësua nga socrealizmi dhe e zhdukën.

6 – Marie Tuci

Iu përkushtua Zotit, donte t’i shërbente njerëzve si murgeshë. Studioi në Kolegjin e Shkodrës të “Motrave Stimmatine”…

E arrestojnë dhe mes torturave të llahtarshne vdes.

Është shpallur “E lume” nga Selia e Shenjtë, Vatikani, në 2016, e vetmja grua mes 39 martirëve të Kishës Katolikë që i pret shenjtërimi.

7 – Tefta Tasi,

…e arrestojnë në internim, ishte nxënëse dhe e dënojne me tre vjet burg, se nuk donte të shkruante në hartim për Enver Hoxhën…

Në liri do të shkruante një libër me përralla dhe do të linte kujtimet e saj për të ardhmen..

8 – Adivije Alibali,

balerinë dhe aktore, luan në filmin “Skënderbeu” Mamicën, motrën e Skënderbeut, etj.

Kur dënuan me burg bashkëshortin e saj intelektual, ajo nuk u nda, por i qëndroi besnike dhe regjimi e internoi bashkë me fëmijët…

9- Suhade Cakrani,

Piktore, e bija e firmërarit të Pavarësisë, Hajredin Cakrani, ministër në qeverinë e parë. Ajo studioi për Artet e Bukura në Firence…

Mbas Luftës II Botērore fitimtaret do ta shkatërronin dinastinë e familjes së saj. Kur do t’i varnin vëllanë nacionalist në mes të qytetit të Fierit, ajo do të çante turmën, që edhe brohëriste e do binte më gjunjë para tij, duke i puthur këmbët shenjtërisht. E mbyllin në çmendinë, ku dhe shuhet atje.

Imazhi i saj artistik me kalin si kalorëse e bukurisë, me Pegasin me flatra, duket se të gjitha ato gra martire i çon qiejve parajsorë.

AVE të gjithave!

Filed Under: Analiza

Një si lojë me fjalën “kombëtare”

March 9, 2024 by s p

Frano Kulli/

Dje qarkulloi lajmi, i përmbedhur shkurtazi se Muzeu Kombëtar do të mbyllet për katër vjet. Lajmi erdhi i zbehtë, si diçka e rrjedhur prej komunikimeve shkresore ndërmjet zyrave dhe jo si një kumt zyrtar publik, që mbart në vehte rëndësinë e peshën e lajmit. Bile diku diku shënoheshin edhe datat kufizuese të asaj që do të ndodhte; do të mbyllej me 15 mars 2024 dhe do të hapej me 15 mars 2028.

Në vetëm më pak se dhjetë vjet, ka ndodhë që katër prej enteve kulturës sonë kombëtare, të shkrihen si të mos kishin qenë.Teatri Kombëtar u shemb, Biblioteka Kombëtare u lag, u dogj e u poq. E , ashtu si është zëre se nuk është. Galeria kombëtare…pse a ekziston ? Dhe tani, më së fundi edhe Muzeu Kombëtar… Pra të katërta janë rrëzuar e kanë rënë përtokë. (Po sot Shqypni, pa m’thuej si je/Po sikur lisi i rrxuem perdhe…) “De fakto” edhe këto të trija që ende janë si karabiná (karabiná-skeleti i një ndërtese) e poshtnojnë fjalën kombëtare, përderisa cilsori që marrin nuk cilëson kurrgjë për to. Po,dihet që konotacioni , ngarkesa emocionale, që vetë fjala “kombëtare” mbart, jo veç për ne, po për gjithë vendet e qytetruara, madje edhe për të tjerat më pak të tilla, nuk është kaq kollaj e fshishme,nuk mund të bëhet kaq lehtë e paqenë…Veçmas për ne që rruga e mbajtjes gjallë të kombëtares, nuk ka shkuar fjollë…

Kur në vitin 1902 , në shkollat françeskane të Shkodrës, drejtuesi i tyre At Gjergj Fishta do të fuste gjuhën shqipe si gjuhë mësimi, ditunarët shqiptarë atdhedashës të spikatur e patën çmuar si kurorëzim të atyre përpjekjeve të filluara më heret prej Rilindësve të Kombit. Mbas përpjekjeve të parreshtura të Shoqërive komb-bërëse të shqiptarëve, nga Bukureshti, Sofja, Misiri, e deri në Bostonin e largët, do të ishte Shoqnia vendase “Bashkimi” e Shkodres, i pari organizim i intelektualëve shqiptarë në trojet e veta. Kjo Shoqni kishte paraprí gjithashtu botimin e një numri të mirë të teksteve shkollore në gjuhën shqipe, kurse “Fjalori i Bashkimit” (shqip-italisht) edhe sot e kësaj ditë çmohet si njëri prej fjalorëve më të mirë të gjuhës shqipe. Faik Konica, që, gjithashtu bënte në Bruksel revistën “Albania”, në “Kalendarin e Maleve” një kalendar që ai pati përgatitë dhe doli në tetorin e vitit 1900 e që shënonte posë festave fetare , ngjarjet historike e kulturore të shqiptarëve, do të shkruante: “Më e madhja ndodhinë për kombin shqiptar më 1899 , asht krijimi i shoqnisë “Bashkimi” në Shkodër, për përparimin e gjuhës kombëtare. Kjo shoqni zgjodhi për kryetar Imzot Prenn Doçin, Abatin e Mirëditës. I shkëlqyeshmi Abat i Mirëditës ka me vedi besimin e gjith shqiptarëve, të shkado fesë që ne qofshim.” Nërsa në shkollat e Shkodres ku kishte filluar “të flitej shqip”, do të themelohej edhe teatri në këtë gjuhë. Mësuesi e drejtuesi i shkollës, Fishta pra, Poeti do të bënte edhe rregjisorin edhe skenografin, do të shkruante melodrama e do të përshtatte pjesë në shenj nga kryeveprat europiane. Për teatrin ku do të teatrohej shqip pra. Për teatrin kombëtar. Mbrenda pak më shumë se një dekade e, vetëm në atë qytet bëhej teatër e veprime të tjera kulturore në 6 salla, më e vogla prej të cilave kishte dyqind ndejëse. Gjithçka shqip e gjithçka nën vezullimin e më të bukurës avangardë europiane…

Tani pra edhe Muzeu kombëtar (ai që ishte e ashtu si ishte) do të “pushojë në paqe” së paku për nja katër vjet. Kështu cilësorit “kombëtar”, mbështetur si emërtesë në hyrje të ngrehinave të dikurshme, tani i bie të varet në ndonjë pemë aty pranë… E nëse rradha e tejhedhjes së kombëtares vijon, kush e ka mbas Muzeut ? …

Filed Under: ESSE

PRETENDIMET E SERBISË JANË RELIGJIOZE E KULTURORE, NUK MUND TË ZGJIDHEN SI PROBLEM POLITIK

March 9, 2024 by s p

Prof. Milazim Krasniqi/

Problemi themelor është se Kosova për Serbinë është çështje religjioze, kulturore-civilizuese dhe kombëtare e jo çështje politike. Kjo ka qenë që nga fillimi një huqje e tmerrshme e politikanëve dhe qeveritarëve tanë. Serbia ka pasur çështje të hapura politike vetëm me Slloveninë e me Maqedoninë, të cilat edhe janë zgjidhur me lehtësi. Me Kroacinë e ka të hapur një segment të çështjes kombëtare, por edhe atë të humbur përfundimisht, pas fitores ushtarake të Kroacisë me operacionet ushtarake “Blesak” dhe “Olluja.” Disa aspekte të çështjes kombëtare Serbia i ka të hapura edhe me Bosnjën, por jo aspektin religjioz. Drejt Malit të Zi ka pretendime imperiale, ndërsa në aspektin religjioz e kulturor e sundon Malin e Zi efektivisht.

Pra, në tërë kuadrin e pretendimeve serbe, Kosova është rast i veçantë. Në drejtim të Kosovës Serbia ka pretendime religjioze, kulturore-civilizuese dhe imperiale në të njëjtën kohë. Ky pretendim shënsavist, problemin e bën të pazgjidhëm me mjetet që po përdoren për ta zgjidhur, vetëm si problem politik. Sikundër dihet edhe nga raste të tjera, çështjet religjioze, kulturore e kombëtare nuk mund të zgjidhen si çështje thjesht politike, sidomos kauzat religjioze. Jerusalemi është një shembull. Prandaj, jo rastësisht hierarkët e Kishës Ortodokse Serbe, po edhe udhëheqësit politikë e shtetërorë të Serbisë, vazhdimisht e quajnë Kosovën si “Jerusalem serb.” Ndërsa përfaqësuesit tanë, kurrë nuk e kanë kuptuar e as nuk po duan ta kuptojnë këtë qasje religjioze ndaj konfliktit tonë me Serbinë. Përfaqësuesit tanë tentojnë ta thjeshtëzojnë problemin, ta paraqesin si problem politik. Ndërsa, ky nuk është (vetëm) problem politik.

Natyrisht, të huajt mund ta kuptojnë edhe më pak pretendimin serb, po edhe nëse e kuptojnë, atyre nuk u bëhet vonë, sepse nga komplikimi i krizës, ata vetëm sa marrin më shumë fuqi prezence, ndërmjetësimi e arbitrimi. (Fragment nga një tekst më i gjatë)

Filed Under: Interviste

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 41
  • 42
  • 43
  • 44
  • 45
  • …
  • 58
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • Dashuria që e kemi dhe s’e kemi
  • “Jo ndërhyrje në punët e brendshme”, dorëheqja e Ismail Qemalit, gjest atdhetarie dhe fletë lavdie
  • Arti dhe kultura në Dardani
  • Gjon Gazulli 1400-1465, letërsia e hershme shqipe, gurthemeli mbi të cilin u ndërtua vetëdija gjuhesore dhe kulturore e shqiptarëve
  • “Albanian BookFest”, festivali i librit shqiptar në diasporë si dëshmi e kapitalit kulturor, shpirtëror dhe intelektual
  • VEPRIMTARI PËRKUJTIMORE SHKENCORE “PETER PRIFTI NË 100 – VJETORIN E LINDJES”
  • 18 dhjetori është Dita Ndërkombëtare e Emigrantëve
  • Kontributi shumëdimensional i Klerit Katolik dhe i Elitave Shqiptare në Pavarësinë e Shqipërisë 
  • Takimi i përvitshëm i Malësorëve të New Yorkut – Mbrëmje fondmbledhëse për Shoqatën “Malësia e Madhe”
  • Edi Rama, Belinda Balluku, SPAK, kur drejtësia troket, pushteti zbulohet!
  • “Strategjia Trump, ShBA më e fortë, Interesat Amerikane mbi gjithçka”
  • Pse leku shqiptar duket i fortë ndërsa ekonomia ndihet e dobët
  • IMAM ISA HOXHA (1918–2001), NJË JETË NË SHËRBIM TË FESË, DIJES, KULTURËS DHE ÇËSHTJES KOMBËTARE SHQIPTARE
  • UGSH ndan çmimet vjetore për gazetarët shqiptarë dhe për fituesit e konkursit “Vangjush Gambeta”
  • Fjala përshëndetëse e kryetarit të Federatës Vatra Dr. Elmi Berisha për Akademinë e Shkencave të Shqipërisë në Seancën Akademike kushtuar 100 vjetorit të lindjes së Peter Priftit

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT