• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Archives for March 2024

Hovenier për masakrën e Krushës: NATO reagoi për të ndaluar gjakderdhjen

March 27, 2024 by s p

M.Pasoma/ RTKlive/

(E përditësuar 13:00) Ambasadori amerikan në Kosovë, Jeffrey Hovenier ka thënë se inaugurimi i Muzeut të Masakrës së Krushës së Madhe të Rahovecit, i dokumenton këtë ngjarje dhe mundëson që faktet historike mos të kontestohen. Ai këto komente i bëri në 25 vjetorin e njërës nga prej masakrave më të tmerrshme të luftës në Kosovë, asaj të Krushës së Madhe.

“Ky muze do t’i ndihmojë të gjithë atyre që vijnë ta shohin atë, ta mësojnë atë që ne tanimë e dijmë, të mos lajthitet se faktet historike janë të pakontestueshme”, ka deklaruar ai.

“NATO-ja veproi pikërisht për shkak të krimeve të tmerrshme si ky që kishte ndodhur këtu. Të njëjtën ditë, sekretarja e atëhershme e shtetit, Marilyn Albright tha: “e kemi të pamundur të negociojmë përderisa Millosheviqi shton numrin e forcave, i sulmon civilët dhe i djeg fshatrat në Kosovë”.

“Aksionet e NATO-s kanë synim të shtyejnë paqen dhe sigurinë në Evropë dhe t’i jap fund mizorive dhe krizës humanitare. Si aleancë ne u bëmë bashkë për të reaguar vetëm pasi i kishim shterrur të gjitha alternativat për të ndalur gjakderdhjen”, ka thënë Hovenier.

Ai ka shprehur ngushëllimet e tij dhe solidaritetin me familjet e viktimave në cilësinë e përfaqësuesit të presidentit amerikan në Kosovë.

Hovenier ka thënë se e kupton që familjet dhe të mbijetuarit e kësaj masakre kanë kërkuar themelimin e muzeut qe 25 vjet, teksa është shprehur krenar për kontributin amerikan në proces.

“Shtetet e Bashkuara të Amerikës ndihen krenare që i kemi mbështetur deri diku përpjekjet e juaja, përmes trajnimit të 30 kosovarëve për shkathtësi të intervistimit, etikë të historisë gojore dhe arkivimit si pjesë e historisë gojore të Bibliotekës Kombëtare me të mbijetuarit e masakrës së Krushës së Madhe”, ka deklaruar ambasadori amerikan.

Në mesin e disa rrëfimeve të masakrës, ai ka veçuar narrativën e ndërmarrëses Fahrije Hoti në filmin “Zgjoi” të Blerta Bashollit.“Edhe pse u përballën me gjithë ato tragjedi të tmerrshme, gra të Krushës e tejkaluan stigmën, diskriminim, u përballën me mërzinë e tyre dhe vendosën që të krijojnë një jetesë që është e lavdërueshme për çdo individ dhe është më e madhe se individi”, ka thënë ai.

Rohde: NATO ndërhyri për të ndaluar katastrofën humanitare dhe spastrimin etnik

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde në ceremoninë përkujtimore të 25-vjetorit të Masakrës së Krushës së Madhe dhe inaugurimit të muzeut, ka thënë se kjo masakër ka treguar se kishte ardhur koha që NATO të ndërhynte për të shmangur tragjedinë humanitare dhe spastrimin etnik.

“Jam këtu për të përkujtuar dhe mbajtur zi për të gjitha ato viktima të atij krimi të tmerrshëm mizor të kryera nga forcat e Milloshoviqit dhe natyrisht për t’iu shprehur ngushëllime familjarëve të të gjitha viktimave. Kjo masakër si dhe masakrat tjera treguan se kishte ardhur koha që NATO të ndërhynte për të shmangur atë tragjedi humanitare si dhe spastrimin etnik që po ndodhte këtu”, ka thënë ai.

Rohde ka deklaruar se shumica e atyre që i kanë kryer këto krime janë ende në arrati dhe se kjo sipas tij, nuk do të duhej të lejohej, pasi ata duhet të japin llogari.

“Jam krenar që jam sot këtu dhe së bashku me aleatët dhe partnerët tanë mund të them se Gjermania e ka ndihmuar që të ndërtojmë Kosovën në një shtet të lirë shumetnik dhe demokratik. Gjithashtu shpresoj që Kosova bashkë me të gjithë fqinjët e saj, së shpejti do t’i bashkohet shoqërisë evropiane”, tha Roohde.(E.Hoti)

Malaj: Duke respektuar të kaluarën hapim një të ardhme

Ambasadori i Republikës së Shqipërisë në Kosovë, Petrit Malaj në 25-vjetorin e masakrës në Krushë të Madhe, ka thënë se “duke respektuar të kaluarën hapim një të ardhme”.

“Ne këtu jemi mbledhur nën hijen e një historie të zymtë, në një ditë të shënuar nga pikëllimi dhe respekti i thellë”, tha Malaj.

Ndërsa për hapjen e muzeut, ai bëri me dije se nuk është vetëm një akt kujtimi, por një deklaratë e guximshme e angazhimit kolektiv për të vërtetën, për drejtësinë e për pajtimin.

“Sot këtu përurohet një muze kushtuar kujtimit të masakrës në Krushë, një tragjedie të papërshkrueshme”, deklaroi Malaj.(K.Kasumi)

Filed Under: Rajon

XHEVAT KALLAJXHI: TË PËRUNJEM DOM ZADEJA, KRENARIA E FISIT TË ILIRISË!

March 26, 2024 by s p

Nga Frank Shkreli

A person standing at a podium with a flag

Description automatically generated
A person smiling for the camera

Description automatically generated

                                                              “Poeti i ëmbëlsisë”, e quanin – pushkatuar              

                                                                  nga komunistët me 25 mars,1945 në 

                                                                                          Shkodër

Dje shënova me, modesti, por me shumë respekt, në kujtesë të 25 marsit, 1945, Ditës së pushkatimit të Prekë Calit, legjendarit të Malësisë së Madhe Frank Shkreli: Kujtojmë Prekë Calin e Malësisë së Madhe, pushkatuar nga regjimi komunist i Enver Hoxhës, 25 Mars, 1945 | Gazeta Telegraf dhe 14-malësorëve të tjerë, bashkpuntorë të tij. Por në këtë grup të ekzekutuarish nga regjimi komunist i Enver Hoxhës ishte edhe Dom Ndre Zadeja, që sipas disa burimeve ishte kleriku i parë katolik që u vra në moshën 52-vjeçare nga komunistët shqiptarë në qytetin e Shkodrës, në atë ditë të zezë të vitit 1945. 

Sipas burimeve, përfshir Radio Vatikanin, ka qenë Gjykata Ushtarake e Shkodrës — e përbërë nga kryetari Hamid Keçi, antarë, Mustafa Iljazi dhe Arif Gjyli, prokuror Sotir Dodona dhe sekretari Shaban Kuçi — ajo që me 16 shkurt 1945 kishte dhenë vëndimin e prerë: “Për të pandehurin Dom Ndre Zadeja, vdekje me pushkatim”.  Ndërkaq, Gjykata e Lartë Ushtarake në Tiranë, me datën 28 shkurt 1945, ka refuzuar kërkesën e Dom Ndre Zadejës për lehtësimin e dënimit, “vdekje me pushkatim” – duke i hapur rrugën pushkatimit të klerikut të parë katolik në Shkodër me 25 mars, 1945, në Zallin e Kirit, pas murit të Rrëmajit.  Burime të ndryshme nga dëshmitarët e kohës citojnë të ndjerin Dom Ndre Zadeja të ketë thenë fjalët e fundit para pushkatimit: “Ah, moj Shqipni, moj mizore e çka të baj ma shumë, për ty?!”.  

Të gjitha burimet e paraqesin Dom Ndre Zadejën si një njeri që posedonte kulturë të lartë, dhe si rrjedhim i njohurisë së tij të disa gjuhëve të huaja, ai ishte i mirë informuar mbi zhvillimet politiko-ushtarake të kohës dhe kishte parashikuar rrezikun që po i vinte, jo vetëm Shqipërisë, (“për një re të zezë që po mbulonte Shqipërinë”), por edhe Evropën e botën, diktatura e komunizmit barbar ndërkombëtar.

Dom Ndre Zadeja, njihej si meshtar i palodhur në mbrojtjen e fesë, e si shqiptar-patriot dallohej për veprimtarinë e tij në mbrojtje të drejtave të Atdheut, të identitetit dhe dinjitetit kombëtar të shqiptarëve. Atëherë dhe sot, ai konsiderohej si njëri prej shkrimtarëve më të mëdhenj të katolicizmit shqiptar.  Në Shkodër e thërrisnin “poeti i ëmbël” apo “poeti i ëmbëlsisë”. Si veprimtar dhe krijues në fushën gjuhësore e kulturore, ai mbante shoqëri dhe miqësi të ngushta me më të dalluarit e kulturës shqiptare të asaj kohe në Shkodër, por edhe më gjërë, personalitete si At Gjergj Fishtën e Dom Ndre Mjedën, ndër të tjerë.

Si njeri i artit e kulturës, Dom Zadeja e njihte mjaft mirë historinë dhe fatin e popujve që kishin rënë nën diktaturën komuniste, por ishte i vetëdijshëm se e Vërteta duhej thënë, me gjithë rrezikun që i kanosej atij dhe të gjithë atyre që kundërshtonin diktaturën komuniste.  Si mbrojtës i së Vërtetës, Dom Ndre Zadejës, pushka kriminale komuniste ia ndërpreu fjalët dhe jetën me 25 mars, 1945, në moshën 52-vjeçare. 

Kështuqë, me pushkatimin e Dom Ndre Zadejës, regjimi komunist i Tiranës kishte filluar zbatimin e urdhërit famëkeq të emisarëve të Partisë Komuniste të Jugosllavisë që, si hap të parë, të zhduknin Kishën Katolike Shqiptare dhe përfaqsuesit e saj më të dalluar, nëqoftse duan të jenë të suksesshëm në vendosjen e komunizmit në Shqipëri.

Ky përvjetor i pushkatimit të Dom Zadejës më solli në kujtesë një vjershë të ish-kolegut tonë në Zërin e Amerikës dhe mësuesit tim të shtrenjtë, Xhevat Kallajxhi, dedikuar Ndre Zadesë, “Kryeheroit të patriotizmit dhe të virtutave tradicionale shqiptare”, sipas tij. Ndonëse ky vit, shënon sivjet edhe 35-vjetorin e kalimit në amshim të Xhevatit, m’u duk e arsyeshme që me këtë rast të kujtoj këto dy përvjetorë duke sjellur për lexuesin vjershën e Xhevat Kallajxhiut, gazetarit, poetit dhe shkrimtarit nga Gjirokastra, kushtuar Dom Ndre Zadejës, priftit katolik nga Shkodra,  pushkatuar pa kurrfarë faji më 25 Mars, 1945 – duke kujtuar të dy këta burra të Kombit. Frank SHKRELI/ Në kujtim të Xhevat Kallajxhiut njërit prej dekanëve të gazetarisë shqiptare  | Gazeta Telegraf

Xhevat Kallajxhi i ka kushtuar vjershën Zadesë, “patriotit të flakët, klerikut dhe shkrimtarit” siç e quan ai, i cili ishte nga viktimat e para që u pushkatuan nga komunistët, pranverën e vitit 1945 në Shkodër dhe në mbarë Shqipërinë.  Xhevat Kallajxhi ia kushton këtë vjershë Dom Ndre Zadejës, “Patriotit të flakët, klerik dhe shkrimtar i shquar”, i akuzuar si “fashist, trathëtar dhe armik i popullit”, nga regjimi komunist.  Xhevati kujton gjithashtu se me 10 Prill, 1945, në Leuca të Italisë, ku ai me të tjerë bashkatdhetarë anti-komunistë, ishin strehuar pas arratisjes nga Shqipëria — në Kishën e Leucas ëshët zhvilluar ceremoni përshpirtjeje për Dom Ndre Zadejen, ku mori pjesë kolonia e përkohëshme shqiptare në atë vend, para se të largoheshin për Amerikë dhe vende të tjera, shkruan ai.

Ndalu, dorë Mizore!  Sot, pra, kujtojmë përvjetorin e pushkatimit, (“Ndalu dorë mizore!) të Lumit Dom Ndré Zadejës, meshtar, poet e atdhetar i flakët dhe Xhevat Kallajxhi, ish-kolegun tim në Zërin e Amerikës, gazetarin e shquar dhe aktivistin e çeshtjes shqiptare në Shtetet e Bashkuara për dekada, në 35-vjetorin e kalimit të tij në amshim.

      Poezi nga Xhevat Kallajxhi — ish-redaktor i Zërit të Amerikës dhe kryeredaktor i gazetës Dielli, organ i Federatës Pan-Shqiptare Vatra në Amerikë – kushtuar Dom Ndre Zadejës me rastin e pushkatimit të tij në vitin 25 Mars, 1945 nga regjimi diktatorial komunist i Enver Hoxhës. (Lot e Shpresa -Vjersha, libër botuar në Amerikë, 1976.

A close-up of a person's face

Description automatically generated
A white envelope with black text

Description automatically generated

Lot e Shpresa -Vjersha, libër i botuar në Amerikë, 1976, me autor Xhevat Kallajxhi

A microphones and speakers in a room

Description automatically generated
A close-up of a person's face

Description automatically generated

                                                                 Xhevat Kallajxhi, ish-redaktor i Zërit të 

                                                                   Amerikës dhe ish-Kryedaktor i Gazetës 

                                                              Dielli, organ i Federatës pan-Shqiptare Vatra 

                                                                                    në Amerikë   

Filed Under: Emigracion

Pse Izraeli është kaq i vendosur për të nisur një ofensivë në Rafah?

March 26, 2024 by s p

Analizë nga Rafael Floqi

– Izraeli është i vendosur të nisë një ofensivë tokësore kundër Hamasit në Rafah, qyteti më jugor i Gazës, një plan që ka ngritur alarmin global për shkak të potencialit për dëmtim të qindra mijëra civilëve të strehuar atje. Kryeministri Benjamin Netanyahu thotë se Izraeli nuk mund të arrijë qëllimin e tij për “fitoren totale” kundër Hamasit pa shkuar në Rafah.

Izraeli ka miratuar planet ushtarake për ofensivën e tij. Por me 1.4 milionë palestinezë të bllokuar në qytet, aleatët e Izraelit, përfshirë SHBA-në, kanë kërkuar kujdes më të madh për civilët në inkursionin e tij të parashikuar.

Shumica e këtyre palestinezëve janë zhvendosur nga luftimet në pjesë të tjera të Gazës dhe jetojnë në kampe çadrash të mbushura dendur, strehimore të tejmbushura të drejtuara nga OKB-ja ose apartamente të mbushura.

Netanyahu po dërgon një delegacion në Uashington për t’i paraqitur administratës planet e saj.

Që kur Izraeli shpalli luftë si përgjigje ndaj sulmit vdekjeprurës ndërkufitar të Hamasit më 7 tetor, Netanyahu ka thënë se qëllimi kryesor është të shkatërrojë aftësitë ushtarake të grupit islamik.

Izraeli thotë se Rafah është bastioni i fundit i madh i Hamasit në Rripin e Gazës, pasi operacionet diku tjetër shpërbënë 18 nga 24 batalionet e grupit militant, sipas ushtrisë. Por edhe në Gazën veriore, objektivi i parë i ofensivës, Hamasi është rigrupuar në disa zona dhe ka vazhduar të nisë sulmet.

SHBA bën thirrje për votim të premten për rezolutën e OKB-së që deklaron se armëpushimi i menjëhershëm në Gaza është ‘imperativ’

Ushtarët izraelitë lëvizin në majë të një tanku pranë kufirit Izrael-Gaza, siç shihet nga Izraeli jugor, e enjte, Blinken thotë se një sulm izraelit në Rafah të Gazës do të ishte një gabim dhe nuk është i nevojshëm për të mposhtur Hamasin

Izraeli thotë se Hamasi ka katër batalione në Rafah dhe se duhet të dërgojë forca tokësore për t’i shpartalluar ato. Disa militantë të lartë gjithashtu mund të fshihen në qytet.

PSE KA KAQ SHUMË KUNDËRSHTIME PËR PLANIN E IZRAELIT

SHBA-të i kanë kërkuar Izraelit që të mos kryejë operacionin pa një plan “të besueshëm” për evakuimin e civilëve. Egjipti, një partner strategjik i Izraelit, ka thënë se çdo lëvizje për të shtyrë palestinezët në Egjipt do të kërcënonte marrëveshjen e tij të paqes prej katër dekadash me Izraelin.

Në një telefonatë me Netanyahun këtë javë, presidenti Joe Biden i tha udhëheqësit izraelit të mos kryente një operacion Rafah, tha këshilltari i sigurisë kombëtare i Shtëpisë së Bardhë, Jake Sullivan. Ai tha se SHBA po kërkonte “një qasje alternative” që nuk përfshinte një pushtim tokësor.

Sekretari i Shtetit Antony Blinken, i cili është në vizitën e tij të gjashtë në rajon që nga fillimi i luftës, i përsëriti këto shqetësime në një intervistë me Al-Hadath TV në Arabinë Saudite të mërkurën.

“Presidenti Biden ka qenë shumë i qartë se ne nuk mund të mbështesim një operacion të madh tokësor, operacion ushtarak në Rafah,” tha Blinken. Ai tha se nuk ka asnjë mënyrë efektive për të lëvizur 1.4 milion njerëz në siguri dhe se ata që qëndrojnë prapa “do të ishin në rrezik të tmerrshëm”.

IZRAELI NUK DUKET  AFËR TË DËRGIMIT TË TRUPAVE

Netanyahu tha se po dërgonte një delegacion në Uashington “për respekt” për Bidenin. Por në një deklaratë të mërkurën, ai tha se i kishte thënë Bidenit se Izraeli “nuk mund ta përfundojë fitoren” pa hyrë në Rafah.

Pavarësisht bisedave të vështira, Izraeli nuk duket afër dërgimit të trupave në Rafah. Kjo mund të lidhet me përpjekjet e vazhdueshme për të ndërmjetësuar një armëpushim të përkohshëm. Ndërmjetësuesit e Katarit thonë se këto bisedime do të pengoheshin nga një pushtim i Rafahut.

Këtu ka edhe shqetësime logjistike.

Ushtria izraelite thotë se planifikon t’i drejtojë civilët në “ishujt humanitar” në Gazën qendrore përpara ofensivës së planifikuar. Netanyahu tha të mërkurën se planet e evakuimit nuk ishin miratuar ende.

Filed Under: Analiza

NJË DORËSHKRIM I PANJOHUR I ESAD MEKULIT PËR ROMANIN E REXHEP QOSJES “VDEKJA MË VJEN PREJ SYVE TË TILLË”

March 26, 2024 by s p

Prof. Begzad Baliu/

Ashtu sikur shihet edhe prej tekstit të Esad Mekulit, në versionin e parë të veprës autori e kishte pseudonimin Luan Dukagjini, ndërsa titulli i romanit “Vdekja më vjen prej syve tu” (Në dorëshkrimin që kemi ne, vepra ka nëntitullin “roman në trembëdhjetë tregime”.

Luan Dukagjini, ishte pseudonim i Rexhep Qosjes në dorëshkrimin e tregimeve të botuara në revistën “Jeta e re” për të cilin dinte vetëm kryeredaktori Esad Makuli.

Titulli i romanit: “Vdekja më vjen prej syve të tu”. Nëntitulli: – roman në trembëdhjetë tregime, përmirësuar me laps grafit (11) mes kllapave të mesme (me një pikëpyetje). Me gjasë fjala është për mënjanimin e tregimeve “Metamorfoza” dhe “Trilogjia”, të cilat Esad Mekuli i propozonte të mos përfshihen në vëllim ose tregimet “Mëkati” dhe “Laneti”, të cilat janë vendosur në përmbajtje por mungon teksti i tyre. Të gjitha shënimet me laps grafit, sipas dëshmisë gojore të Profesor Qosjes janë të Esad Mekulit, të cilit i është dorëzuar (besuar) dorëshkrimi për botim në revistën “Jeta e re”.

Brenda e dorëshkrimit vepra “Vdekja më vjen prej syve tu”, tregimet fillojnë, secili me numrin një dhe përfundojnë me faqen e fundit të tregimit: Legjenda (f. 1-11); Trashja, (f. 1-18); Trilogjia (f. 1-12); Trekëndëshi (f. 1-20). Tregimet Mëkata dhe Laneti, (në përmbajtje janë shënuar, por teksti në brendi të dorëshkrimit mungon); Deklarata (f. 1-26); Vetmia (f. 1-35); Kryevepra (f. 1-45), Metamorfoza (f. 1-33); Vetëvrasja (f. 1-26); Romana (f. 1-32); Horostati (f. 1- 28). Tregimi Laneti mungon në përmbajtje dhe në brendi. (Nga vepra në proces)

(Botohet për herë të parë)

Ky roman, “Vdekja më vjen prej syve tu” – siç e titullon autori, Luan Dukagjini i ndarë në ca “tregime” si kapituj të tij, është vepër me brum alegoriko-satirik marr, te shumtën, nga realiteti ynë bashkëkohor. Është një punim synimesh eksperimentative që sjellë dhe zbaton forma të reja në të shtruarit e lëndës të ngjashme me ato në prozën e Perendimit ku, përkundër të kësaj këtu, në rastet e shumta forma mbizotëron çdo kërkesë tjetër dhe bëhet qëllim i vetvetes. Është vepër më shumë meditativo-cerebrale se ndjenjore (megjithëse kapitujt “Trashja” dhe, sidomos, “Romana” dëshmojnë për mundësi jo të vogla të autorit për njomësimin letrarë të punimeve të veta) pra, na duket, në të parë, edhe më pak letrare në krahasim me shkrime të zakonshme me të cilat jemi mësuar të takohemi jo vetëm në prozën tanë. Romani, kështu, ka peshën e vet edhe si prozë vërtet e angazhuar bashkëkohore, edhe si kërkim i rrugëve të reja të trajtimit të materies jetësore të këtij ambienti – çka është apsolutisht pozitive.

Pasi autori punimin e vet na e ofron si një tërësi romaneske (roman në … tregime), të gërshetuar rreth një personazhi unik e jo si përmbledhje tregimesh, pra ngjarjesh dhe vehtesh të ndryshme pa lidhje organike më të afërt mes tyre, mendoj se duhen eliminuar ato kapituj (“tregime”) që nuk kanë të bëjnë me tërësinë e trajtuar e të këtilla janë: “Metamorfoza” dhe “Trilogjia”, të thurura pa lidhje direkte me protagonistin e veprës; është një gjë fare tjetër nëse auto rigjenë formë t’i adaptoi tërësisë.

Edhe kapitulli i fundit, “Herostriti”, është një pjesë, këtu, tepër e zgjatur që, si e tillë, nuk e mbyll librin aty ku duhet – me ngritjen e monumentit posmortal protagonistit, por trajton edhe çashtjet që, këtu, nuk kanë të bajnë me koncipimin e librit. Pra, duhet ndërruar edhe titulli i kapitullit në “Endërra” pse, Xhezairi, i ndjekur dhe i përndjekur në atë rreth, vetëm kështu, në ëndërr do të mund ta siguronte nderimin e merituar edhe nga burokracia artistiko-shkencore.

E mira e së mirës do të ishte sikur i tërë romani do të tregoheshte në vehten e parë, por… Megjithatë, kapitullin “Kryevepra” mund të ndërrohet në kësi lloj të treguarit, -çka do t’i ndihmonte veprës dhe zbulonte mundësinë edhe një të paraqituri të lëndës për të cilën autori veç ka dijtë, por për arsyna laramanie nuk e ka përdorë me dashje. “Kryevepra”, përndryshe, dhe jo vetëm ajo, kërkon një kondenzim shumë më rigoroz – pse autori, shpesh, zgjatet pa nevoj në gjëra epizodike, detajizime dhe “filozofime” të tepruara, çka e bënë prozën e tij më pak letrare e më shumë eseistike.

Elementi i posaçëm, “modern”, është – përdorimi jo i zakonshëm i fjalëve dhe fjalive skarade, banale, “rrugaçe”; do aludimeve që i afrohen pornografisë. Ardhë, prap, nëpërmes të prozës “avangardiste” to Perëndimit dhe shundit, gjërave psikopatologjike (me qellim të caktuar mohimi të peshës së fjalës së shkruar dhe ndikimit te saj më të gjërë ideo-politik dhe edukativ), kjo “modë” e pakuptimët në kushtet tona, vetëm sa i bënë dam veprës e nuk ka të bëj me asnjë letërsi të mirëfilltë. Jam apsolutisht kundër banalizimit e për ruajtjen e dinjitetit të fjalës së shkruar. Së këndejmi mendoj se patjetër, duhet spastruar edhe ky tekst serioz letrar nga gjëra që vetëm e zhvlerësojnë – çka duhet bë edhe në të gjitha botohen ndër ne! – pse kështu kërkon shoqëria janë e shëndoshë dhe synimet pozitive për nderimin e Njeriut dhe vlerave të tij.

Poashtu duhen ndreq edhe gjitha ato lëshime daktilografike e tjera – të përmirësuara me laps.

I marrun edhe njëherë nëpër duarë, pa ngutje e me përkushtim edhe më të madh (pse – kush ngutet për…!), romani bëhet ajo që me dëshirë pritet – kontribut i vërtet dhe vlerë e pamohueshme e letërsi sonë të re. Prishtinë, 4. XII. 1973

Filed Under: ESSE

Kosova Lindore është tokë Shqiptare!

March 26, 2024 by s p

Shkruan Mehmet Prishtina/

Kosova Lindore përben çështjen me të rëndësishme dhe me ndikim historik në aspektin kombëtar. Mund të thuhet se aty mbështetet edhe fati i kombit në përpjekjen e tij për liri, barazi e bashkim kombëtar.

Politika serbe për serbizimin e tokave shqiptare duhet kundërshtuar ashpër nga Tirana dhe Prishtina zyrtare, kjo çështje duhet ndërkombëtarizuar dhe të rritet trysnia e botes demokratike mbi politiken shoviniste serbe ndaj tokave dhe popullsisë shqiptare në Luginën e Preshevës. Shqiptarët, me shumë se kurrë, tash duhet të bashkohen, pavarësisht se cilës pjesë i takojnë për të mbrojtur tokën e vet, atë pjesë të popullit që gjendet nën thundrën e pushtimit te egër të Beogradit.

Nuk mjafton vetëm thirrja për qetësi, apo të ruajtës së situatës paqësore, duke u mbështetur në mos kryerjen e asnjë aktiviteti, që kinse tërheqë dhunën raciste serbomadhe. Ajo dhunë fashiste tash në Kosovën Lindore dhe mbi shqiptarët është prezentë dhe po behet serbizimi i tokave shqiptare.

Këtu duhet përmendur Medvegjen dhe Bujanovcin, vende këto te kërcënuara me serbizim. Sidomos Medvegja e cila çdo dite e me tepër, si pasoje e politikave serbe po de-shqiptarizohet.

Atje edhe emrat, mbiemrat, adresat e pasurinë po ua heqin nga regjistrimet zyrtare. Medvegja, fatkeqësisht veç është serbizuar.

Tirana dhe Prishtina kërkohet të ndërmarrin hapa konkret në raport me Serbinë, UE e SHBA-në. Këto vende duhet të qartësohen se dhuna atje është e patolerueshme dhe se përgjigjja do të jetë mbarë kombëtare.

Nuk duhet lejuar këtë shkombëtarizim te vendit tone duke i hequr shqiptaret nga vendet e veta.

Planet serbe mbi tokat shqiptare nuk duhet të lejohen qe të marrin jete, politikat e qeverive në Tiranë dhe Prishtinë duhet unifikuar në mbrojtjen e tokave dhe popullsisë shqiptare në Kosovën Lindore, qofte edhe përmes ndikimit tek faktori ndërkombëtar që të rris trysninë mbi plantët shoviniste serbe.

Kosova dhe Shqipëria ka përgjegjësi historike ndaj populli shqiptar. Ata duhet te dalin me kërkesa konkrete, të protestojnë pranë qeverive dhe të kërkojnë ndaljen e menjëhershme të dhunës në Kosovën Lindore, sikundër edhe shkombëtarizuese, me qellim te serbizimit te kësaj ane shqiptare.

Dialogu në mes të Prishtinës dhe Beogradit, duhet të kushtëzohet nga Prishtina zyrtare me respektimin e të drejtave të popullsisë shqiptare në Kosovën Lindore, minimalisht të kërkohet reciprocitet i të drejtave me komunitetin serb në Kosovë. Sot më shumë se kurrë duhet të jemi të bashkuar në mbrojtjen e tokave dhe popullsisë Shqiptare në Kosovën Lindore, kjo përgjegjësi bie, fillimisht, mbi pushtetet në Prishtinë dhe Tiranë por duke mos kursyer përgjegjësinë ndaj historianeve, familjeve atdhetare, shoqatave të ndryshme të shoqërisë civile, personelit akademik e deri tek studentët, që të arrihet qëllimi mbarëkombëtar.

Filed Under: Rajon

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 7
  • 8
  • 9
  • 10
  • 11
  • …
  • 58
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • NJЁ SURPRIZЁ XHENTЁLMENЁSH E GJON MILIT   
  • Format jo standarde të pullave në Filatelinë Shqiptare
  • Avokati i kujt?
  • MËSIMI I GJUHËS SHQIPE SI MJET PËR FORMIMIN E VETEDIJES KOMBËTARE TE SHQIPTARËT  
  • MES KULTURES DHE HIJEVE TE ANTIKULTURES
  • Historia dhe braktisja e Kullës së Elez Murrës – Një apel për të shpëtuar trashëgiminë historike
  • Lirizmi estetik i poetit Timo Flloko
  • Seminari dyditor i Këshillit Koordinues të Arsimtarëve në Diasporë: bashkëpunim, reflektim dhe vizion për mësimdhënien e gjuhës shqipe në diasporë
  • Ad memoriam Faik Konica
  • Përkujtohet në Tiranë albanologu Peter Prifti
  • Audienca private me Papa Leonin XIV në Selinë e Shenjtë ishte një nder i veçantë
  • PA SHTETFORMËSINË SHQIPTARE – RREZIQET DHE PASOJAT PËR MAQEDONINË E VERIUT
  • “Ambasador i imazhit shqiptar në botë”
  • “Gjergj Kastrioti Skënderbeu në pullat shqiptare 1913 – 2023”
  • Albanian American Educators Association Igli & Friends Concert Delivers Electrifying Evening of Albanian Heritage and Contemporary Artistry

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT