• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Archives for April 2024

Me rastin e datës së lindjes së Ibrahim Kodrës

April 22, 2024 by s p

Dr. Bledar Kurti/

“Incluso su firma es una obra de arte.” (Edhe firma e tij është vepër arti.) tha Pablo Picasso për Ibrahim Kodrën.

Poeti i madh francez, Paul Eluard, në vitin 1946 e quajti Kodrën “primitivi i një civilizimi të ri.”

Shqipëria ka nxjerrë shumë emra artistësh të cilët kanë arritur suksesin në botë, megjithatë, Ibrahim Kodra mbetet artisti emër-madh më i rëndësishëm shqiptar i shekullit të 20-të.

Ai lindi më 22 prill, 1918, në Ishëm, qarkun e Durrësit, ku sot është edhe vendi i tij i prehjes. Viti i lindjes, pra 1918, njihet zyrtarisht, por sipas burimeve të familjarëve tē Kodrës, viti i tij i vërtetë i lindjes ishte 1914. Arsyeja e ndryshimit të vitit ndoshta ka të bëjë me mundësinë e studimeve në Itali. Për ta fituar këtë të drejtë studimi, pasi hasi pengesë nga ministria e kulturës nën Mbretin Zog, Kodrës iu desh t’i dërgonte një letër Mbretëreshës Geraldinë, shoqëruar me një portret që ai i kish bërë Mbretëreshës. Sipas burimeve, ishte ndërhyrja e Mbretëreshës, e mahnitur nga talenti i Kodrës, që bëri t’i jepej leja për të shkuar me studime në Itali, ku jetoi e prodhoi rreth 6 mijë vepra, që mbeten një trashëgimi e jashtëzakonshme jo vetëm për artin shqiptar por edhe artin botëror.

Figura emblematike e Ibrahim Kodrës konsiderohet ndër më të rëndësishmet në artin e shekullit të 20-të, duke ekspozuar veprat e tij anëembanë botës, në galeritë më presigjoze, përkrah kolosëve të artit, si Pablo Picasso, Henri Mattise, Marc Chagall, Amedeo Modigliani, Salvador Dali, Georges Braque, e të tjerë.

Miqësia e tij e ngushtë me Pablo Picasso lindi në Romë në vitin 1948. Gazeta të kohës shkruanin për Picasso-n bashkë me Kodrën, duke e konsideruar shqiptarin si “postkubisti i fundit në Evropë.”

Vetë Picasso e quante Kodrën “Shqiptari im,” jo vetëm nga prejardhja por edhe nga reflektimi i elementeve tradicionalë shqiptarë në veprat e tij, si peizazhi i Ishmit, kostumet popullore, ngjyrat tradicionale, etj.

Veprat e Ibrahim Kodrës gjenden në dhomat e Vatikanit, në Dhomën e Deputetëve (Parlamenti Italian) në galeri e muze të njohura, dhe koleksione private në të gjithë botën.

Kodra e vizitoi Shqipërinë në vitin 1973 e më pas në vitin 1996, 1997, 2003, e për t’u kthyer përgjithmonë, sipas amanetit që la, për t’u prehur në vendlindjen e tij, në fshatin Likmetaj në Ishëm.

Ai prehet pranë Kalasë së Ishmit, në një peizazh madhështor, ku nderohet nga vendasit dhe vizitorë të shumtë. Por, ka ardhur koha që emri i tij të lartësohet edhe më shumë përmes krijimit të një muzeu apo galerie me emrin dhe në nder të artistit të madh, pasi rrallëherë ndodh që të lindin sërish figura të tilla të cilët mbeten ambasadorë të përjetshëm të Shqipërisë në arenën dhe historinë botërore.

Ishmi, Durrësi, e gjithë Shqipëria, duhet të krenohen me Ibrahim Kodrën. Jeta dhe veprat e tij duhet të mësohen më shumë në shkolla pasi ai do mbetet njē trashëgimi tejet e çmuar dhe e rrallë e artit shqiptar.

Filed Under: Kulture

The Gjergj Kastrioti Skenderbeu Street Fair

April 22, 2024 by s p

The Gjergj Kastrioti Skenderbeu Street Fair would not be possible without your continued support! This event allows the Albanian-American community to come together and celebrate our rich traditions & culture with entertainment, food, games and much more!

On May 19th, 2024 the Albanian American community will be celebrating the 3rd annual Gjergj Kastrioti Skenderbeu Street Fair presenting the best of the best of Albanian traditions and culture.

Because of the continued support from our friends, the Gjergj Kastrioti Skenderbeu Street Fair has been a success with thousands attending annually.

I hope that you will consider sponsoring this event which is free and open to the public.

Attached please find sponsorship package, journal advertisement package, and vendor opportunity package.

All journal proceeds will go to Albanian American Open Hand Food Pantry Program, which feeds hundreds of families every week.

If you have any questions or require additional information, please contact 347-398-6161 or email skenderbeufair@gmail.com.

Attached is the flyer for the event.

Please share “Save the Date” on all social media platforms!

Respectfully,

Mark Gjonaj

“Ai që nuk e don kombin, nuk e don as Zotin, as vetveten.”

Filed Under: Opinion

Euractiv: Ambasada e SHBA-së shpreh keqardhje pas bojkotit të zgjedhjeve

April 22, 2024 by s p

M.P. / RTKlive/

Euractiv ka publikuar një artikull në të cilën ka pasqyruar bojkotin e Listës Serbe ndaj zgjedhjeve në veri, përpjekjet e Kosovës për të çuar deri në fund rizgjedhjen e kryetarëve në katër komunat dhe në fund keqardhjen e Ambasadës së SHBA-ve për këtë proces.

RTKlive ju sjellë artikullin e plotë:

Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Kosovë tha se referendumi për shkarkimin e kryetarëve shqiptarë etnikë në katër komunat veriore me shumicë serbe u krye në mënyrë të ligjshme dhe kryetarët aktualë do të mbeten në vend, pasi serbët zgjodhën të bojkotojnë votimin masivisht.

Ambasada e SHBA-së në Prishtinë i tha Gazetës Express se votimi është mbajtur në përputhje me kërkesat ligjore të Kosovës dhe në përputhje me kornizën ligjore dhe të KQZ-në. Mirëpo, ata shprehën “keqardhje”, pasi që Lista Serbe zgjodhi të bllokojë procesin.

“Vendet e QUINT-it dhe BE-ja i bënë thirrje Listës Serbe dhe aktorëve të tjerë politikë serbë të Kosovës më 10 prill që të rishqyrtojnë qëndrimet e tyre dhe të distancohen nga tërheqja e pjesëmarrjes së qytetarëve në këtë votim ligjor. Na vjen keq që ata nuk e bënë një gjë të tillë dhe për këtë arsye nuk i shfrytëzuan plotësisht mjetet demokratike që kanë në dispozicion sipas ligjit kosovar për të avancuar demokracinë efektive dhe përfaqësuese”, thuhet në deklaratë.

Ambasada amerikane vazhdoi se “nuk ka asnjë vendim të votuesve për të tërhequr kryetarët e komunave. Kryetarët aktualë të komunave janë zgjedhur dhe mbeten në pozitat e tyre sipas kornizës ligjore të Kosovës”.

Në dhjetor 2022, serbët etnikë dhanë dorëheqjen masive nga institucionet qeveritare, duke përfshirë të gjitha strukturat e qeverisjes vendore. U shpallën zgjedhje të reja, por serbët, veçanërisht partia politike serbe “Lista Serbe”, zgjodhën t’i bojkotojnë ato me kërkesë të Beogradit, që do të thotë se shqiptarët u zgjodhën me një pjesëmarrje prej 3.4%.

Serbët më pas mbajtën protesta të gjera për të penguar kryetarët e sapozgjedhur të komunave që të merrnin pozitat e tyre në komunat lokale. Kur Kosova u përgjigj duke shtyrë përpara procesin dhe duke rritur praninë e policisë, protestat rezultuan në dhunë dhe lëndime të trupave paqeruajtëse, gazetarëve dhe qytetarëve.

Që atëherë, serbët kanë bërë thirrje për largimin e kryetarët shqiptarë, të mbështetur nga thirrjet nga BE-së dhe SHBA-së për të mbajtur një votim të ri. Kosova njoftoi se do të mbahet një referendum, në të cilin votimi mbi 50% i elektoratit me të drejtë vote do të rezultonte me shpalljen e zgjedhjeve të reja lokale nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve.

Por Lista Serbe njoftoi se do ta bojkotonte edhe këtë votim dhe u shtua presioni mbi serbët vendas që të mos votojnë përkundër faktit se kishin bërë thirrje për një gjë të tillë po thuajse një vit.

Deri në përfundimin e votimit, vetëm rreth 1% e popullsisë kishte votuar në Mitrovicën Veriore, Zveçan, Zubin Potok dhe Leposaviq.

Kreshniq Radoniqi, kryetar i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve të Kosovës, konfirmoi rezultatet pas mbylljes së vendvotimeve të dielën në mbrëmje.

“23 qendrat e votimit u mbyllën në orën 19:00. Sipas të dhënave që kemi marrë në këto katër komuna, numri i qytetarëve që votuan në votim pro ose kundër largimit të kryetarëve nga detyra është si më poshtë: Leposaviq 124 votues, Zubin Potok 18 votues, Zveçani nuk ka asnjë votues dhe në Mitrovicën e Veriut 111 votues”, tha Radoniqi.

Të dielën, kryeministri Albin Kurti u tha gazetarëve serbë se “numri i njerëzve që bëjnë thirrje për dorëheqjen e presidentit tuaj [Aleksandër Vuçiq] është shumë më i madh se ata që bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryetarëve tanë në veri të Kosovës”.

Ai postoi në X se një vit pasi u mbajtën zgjedhjet lokale në veri, u mbajt votimi i ri e që çdo hap i procesit ishte ndërmarrë nga qeveria.

“Votimi u bojkotua. Prandaj, pragu minimal ligjor për dorëheqjen e kryetarëve të komunave nuk u arrit. Gjithsesi, ambienti i përgjithshëm ishte i qetë dhe falënderojmë qytetarët tanë për këtë”, ka shkruar ai.

“Ne shpresonim për një rezultat tjetër, por Kosova i ka përmbushur detyrimet e saj,” tha ai, duke iu referuar kërkesave nga Perëndimi për të mbajtur një votim të ri.

Presidentja Vjosa Osmani tha se qytetarët kishin mundësi të votonin por zgjodhën të mos e shfrytëzonin këtë mundësi për shkak të presionit nga Serbia.

“Kjo ka ndodhur kryesisht për shkak të presionit të Beogradit, të ekzekutuar nga Lista Serbe dhe strukturave ilegale kriminale. Edhe një herë, Serbia ndërhyri ilegalisht në procesin zgjedhor të një vendi tjetër. Edhe një herë, Vuqiç shkeli fjalën që u kishte dhënë partnerëve ndërkombëtarë”, tha ajo.

Elbert Krasniqi, ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, i bëri thirrje BE-së që të heqë masat e vendosura ndaj Kosovës pas përshkallëzimit të tensioneve verën e kaluar. Një kërkesë ishte që të mbahet një votim i ri në katër komunat dhe Krasniqi tha se Kosova e ka bërë këtë.

“Kemi ofruar infrastrukturën dhe mundësinë që qytetarët të shprehin vullnetin e tyre demokratik. Lista Serbe dhe Beogradi, në anën tjetër, edhe një herë urdhëruan bojkotimin e procesit të votimit në katër komunat veriore – përkundër thirrjeve që një gjë e tillë të mos bëhet nga bashkësia ndërkombëtare”, tha Krasniqi.

Lista Serbe, ish-zëvendëspresidenti i së cilës Milan Radoiçiq është në arrati nga një urdhër-arrest i Interpolit pas pranimin të tij se ai drejtoi sulmin terrorist të 24 shtatorit në veri të Kosovës, tha se votimi ishte vetëm një shfaqje.

“Ne duam të ritheksojmë qartë se ishim më shumë se të gatshëm të merrnim pjesë në këtë proces dhe për të parë prapa e për të zëvendësuar këta kryetarë të rremë në komunat tona, por ne nuk donim të luanim lojëra të drejtuara nga regjimi në Prishtinë”, thuhet në deklaratën e Listës Serbe.

Foto: shutterstock

Filed Under: Ekonomi

ANTOLOGJIA E POEZISË SHQIPE NË RUMANISHT FITON ÇMIMIN E PANAIRIT TË LIBRIT “LIBREX 2024” NË JASH TË RUMANISË

April 22, 2024 by s p

Antologji e hartuar nga Dr. Luan Topçiu dhe Dr. Renata Topçiu-Melonashi

Vlerësimi i kësaj vepre të rëndësishme është dhe një nder dhe vlerësim jo vetëm për hartuesit dhe përkthyesit e saj, por për kulturën shqiptare dhe poezinë shqipe në të gjitha kohërat dhe në të gjitha trevat

Panairi i Librit LIBREX 2024 u zhvillua në kryeqendrën e Moldavisë, në qytetin e Jashit, nga datat 10-14 prill 204. Këtë vit ishte edicioni i 29 i këtij panairi me pjesëmarrjen e 76 Shtëpive Botuese nga gjithë Rumania. Në ceremoninë e mbylljes së aktivitetit u krye ceremonia e ndarjes së Çmimeve nga Kryetari i Lidhjes së Shkrimtarëve të Rumanisë, filiali Jash, zoti Cassian Marian Spiridon dhe Kryetari i Bashkisë së qytetit të Jashit, Mihai Chirica.

Juria akordoi 15 çmime të rëndësishme sipas gjinive letrare.

Këtë vit Shtëpia Botuese e ALAR-it mori çmimin Laurențiu Ulici për antologji letrare për botimin e Antologjisë së poezisë shqipe nga zanafilla deri në ditët e sotme me koordinuar Dr. Luan Topçiu dhe Dr. Renata Topçiu – Melonashi. Antologjia e poezisë shqipe (700 faqe) dhe me 63 autorë shqiptarë që nga zanafilla dhe deri më sot është botuar nga Shtëpia Botuese e ALAR, Asdreni, me një studim hyrës nga kritiku dhe shkrimtari Marius Chelaru, kryeredaktor i revistës “Poezia”, organ i Lidhjes së Shkrimtarëve të Rumanisë.

Në këtë mënyrë, juria LIBREX shpërbleu vlerën e botimit të antologjisë së poezisë shqipe në rumanisht. Vlerësimi i kësaj vepre të rëndësishme është dhe një nder dhe vlerësim jo vetëm për hartuesit dhe përkthyesit e saj, por për kulturën shqiptare dhe poezinë shqipe në të gjitha kohërat dhe në të gjitha trevat. Anëtarë të jurisë ishin Eugen Munteanu, Prof. Dr. në Fakultetin e Letërsisë të Universitetit “Alexandru Ioan Cuza” Jash, Ioan Holban, shkrimtar, drejtor i Teatrit “Luceafărul” Jash, Petru Nicu Gavrilută, profesor PhD në Fakultetin e Filozofisë dhe Shkencave Politike të Universitetit “Alexandru Ioan Cuza” në Jash, Cassian Maria Spiridon, shkrimtar, kryetar i Lidhjes së Shkrimtarëve të Rumanisë, filiali Jash, Florin Cîntic, historian dhe shkrimtar, Valeriu Stancu, shkrimtar dhe Dragoş Pătrașcu, artist figurativ dhe profesor universitetit në UNAGE Jash.

Newsletter ALAR

Bukuresht, prill 2024

Filed Under: LETERSI

Deklaratë e Qeverisë së Republikës së Kosovës në lidhje me procesin e djeshëm të votimit për apo kundër largimit të kryetarëve nga funksioni në komunat e Mitrovicës së Veriut, Zveçanit, Zubin Potokut dhe Leposaviqit

April 22, 2024 by s p

Prishtinë, 22 prill 2024/

Në Komunat e Mitrovicës së Veriut, Zveçanit, Zubin Potokut dhe Leposaviqit, dje u mbajt procesi i votimit për largimin ose jo të kryetarëve të këtyre komunave, sipas udhëzimit administrativ, mbështetur në nenin 72 të Ligjit për Vetëqeverisje Lokale. Procesi u përmbyll pa asnjë incident. Për këtë, përgëzojmë Komisionin Qendror të Zgjedhjeve dhe institucionet tona të sigurisë.

Rikujtojmë se ky proces ishte nxitur nga kërkesa e vazhdueshme për zgjedhje të reja në këto komuna, duke marrë shkas mungesën e legjitimitetit të plotë të kryetarëve aktualë pas daljes së ulët të qytetarëve në zgjedhjet e 23 prillit 2023. Ai filloi me grumbullimin e nënshkrimeve të 20% të nevojshëm të qytetarëve me të drejtë vote. Megjithatë, Lista Serbe që fillimisht ishte shkaktare e zgjedhjeve të 23 prillit përmes dorëheqjes së kryetarëve të saj, e pastaj inicuese e votimit të djeshëm, përsëri bojkotoi procese demokratike, përkundër thirrjeve të komunitetit ndërkombëtar dhe interesit qytetar.

Qeveria e Republikës së Kosovës shpreh keqardhje për pjesëmarrjen e ulët në votimin e djeshëm dhe falënderon ata të cilët ushtruan të drejtën e tyre demokratike dhe ligjore. Jemi të vetëdijshëm ndaj rrethanave në katër komunat në veri të Kosovës, sidomos trysnisë së madhe të ushtruar nga autoritetet e Beogradit ndaj qytetarëve serbë të Kosovës në këto komuna. Rezultatet e votimit të djeshëm tregojnë që nuk ka vullnet për t’i shkarkuar kryetarët aktualë.

Me këtë rast, Qeveria e Republikës së Kosovës, shpreh edhe një herë mbështetjen dhe gatishmërinë e saj për të bashkëpunuar me kryetarët e komunave të Mitrovicës së Veriut, Zveçanit, Zubin Potokut dhe Leposaviqit në përmbushjen e përgjegjësive të tyre dhe shërbimin ndaj qytetarëve të këtyre katër komunave, pa dallim.

Me përfundimin e këtij procesi, pa marrë parasysh rezultatin, Republika e Kosovës ka përmbushur obligimin e saj ndaj qytetarëve të saj dhe përgjegjësinë e marrë nga dakordimi me Bashkimin Evropian për deeskalimin e situatës në veri të vendit. Andaj, pas votimit të djeshëm, është koha që masat e padrejta ndaj Kosovës përfundimisht të largohen.

Filed Under: Rajon

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 16
  • 17
  • 18
  • 19
  • 20
  • …
  • 61
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • IMAM ISA HOXHA (1918–2001), NJË JETË NË SHËRBIM TË FESË, DIJES, KULTURËS DHE ÇËSHTJES KOMBËTARE SHQIPTARE
  • UGSH ndan çmimet vjetore për gazetarët shqiptarë dhe për fituesit e konkursit “Vangjush Gambeta”
  • Fjala përshëndetëse e kryetarit të Federatës Vatra Dr. Elmi Berisha për Akademinë e Shkencave të Shqipërisë në Seancën Akademike kushtuar 100 vjetorit të lindjes së Peter Priftit
  • Shqipëria u bë pjesë e Lidhjes së Kombeve (17 dhjetor 1920)
  • NJЁ SURPRIZЁ XHENTЁLMENЁSH E GJON MILIT   
  • Format jo standarde të pullave në Filatelinë Shqiptare
  • Avokati i kujt?
  • MËSIMI I GJUHËS SHQIPE SI MJET PËR FORMIMIN E VETEDIJES KOMBËTARE TE SHQIPTARËT  
  • MES KULTURES DHE HIJEVE TE ANTIKULTURES
  • Historia dhe braktisja e Kullës së Elez Murrës – Një apel për të shpëtuar trashëgiminë historike
  • Lirizmi estetik i poetit Timo Flloko
  • Seminari dyditor i Këshillit Koordinues të Arsimtarëve në Diasporë: bashkëpunim, reflektim dhe vizion për mësimdhënien e gjuhës shqipe në diasporë
  • Ad memoriam Faik Konica
  • Përkujtohet në Tiranë albanologu Peter Prifti
  • Audienca private me Papa Leonin XIV në Selinë e Shenjtë ishte një nder i veçantë

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT