• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Archives for April 2024

METEORËT E ARSIMIT SHQIP NË MAL TË ZI 1949-1964

April 18, 2024 by s p

Nail Draga/

Botim në nderim të mesuesëve të arsimit shqip.

Ne vazhdën e hulumtimëve dhe botimeve nga fusha e pedagogjisë, pas botimeve të dy vëllimeve në vitin 2006 dhe 2007, kohë më parë u botua dhe u lëshu në qarkullim vëllimi i tretë i dr.Palokë Berishës “Meteorët e arsimit shqip në Mal të Zi 1949-1964”, botuar nga Bashkimi i krijuesve shqiptarë në Mal të Zi. Autori i këti botimi është i njohur në hapësirën shqiptare për hulumtimet dhe studimet në lidhje mbi arsimin e shqiptarëve në Mal të Zi, andaj botimi më i ri paraqet një vazhdimësi logjike, duke përmbledhur në mënyrë të sintetizuar mësuesit të cilët kanë dhënë mësim apo janë ende aktiv në ketë profesion ne vendbanimet e ndryshme në viset shqiptare në Mal të Zi, të cilët i përkasin kësaj periudhe kohore.

Si në vëllimin e parë, të dytë dhe të tretin është shkruar për jetën, shkollimin, përgatitjen dhe përsosjen profesionale si dhe punën arsimore dhe edukative të këtyre 514 mësimdhënësve, në ato mjedise ku kanë jetuar dhe punuar.Nuk ka dilemë se vepra Meteorët e arsimit shqip në Mal të Zi, është një botim sa shkencorë po aq edhe njerëzorë. Nuk e teprojmë nëse themi se kemi të bëjmë me një monument për mësuesit, arsimtarët dhe profesorët shqiptarë dhe të tjerë nga Mali i Zi por edhe jashtë tij,. Eshtë kjo një pjedaë e mësimdhënësve të cilët punuan më pasion e dashuri në arsimimin dhe edukimin e të rinjve shqiptarë. Pa dyshim ata ishin pishtarët e arsimit në shqip, dhe iu takon merita e padiskutueshme për kohën kur jetuan dhe vepruan.

Plejadë e pishtarëve të arësimit

Edhe lexuesi i zakonshëm nëse lexon ndonjë pjesë nga biografia e mësuesve të prezentuar qoftë edhe në mënyrë fragmentare në ketë botim, nuk ka dilemë se ai do të përjetojë emocione për ca të dhëna të panjohura të cilat i kanë përjetuar mësuesit tanë. Ekzistojnë dëshmi të shumta se e kaluara për mëuesit shqiptarë ka qenë me shumë dilema sepse mohohej identiteti kombëtar, ndërsa shqiptari i shkollur shihej si elemnt i rrezikshëm, por pjesa dërmuese e mësuesve tanë në sajë të vullnetit dhe këmbënguljes kanë sfiduar rrethanat e kohës.

Nisma për mbylljen e shkollave në shqip

Duke lexuar këtë vëllim si dhe ato dy të mëparshmit, del qartë pozita dhe statusi social dhe politik i shqiptarëve në Mal të Zi, nga del qartë se ka qenë sakrificë me i përballuar rrethanat e kohës në Mal të Zi. Një konstatim i tillë vlen sidomos për vitet 1956-58, kur në viset shqiptare nga ana e pushtetit u muar iniciativa për mbylljen e shkollave në gjuhën shqipe. Një veprim i tillë eksperimental nga ana e pushtetit të kohës sa ishte kundër barazisë qytetare dhe nacionale ishte tërësisht antishqiptarë. Ishte kjo kohë kur u mbyll shkolla fillore e vetme në gjuhën shqipe në Ulqin por edhe gjetiu, me të vetmin qellim për të asimiluar shqiptarët. Por, edhe ne këto rrethana shqiptarët mbijetuan duke qendruar ne vatrat e tyre. Ndërsa kthesë e madhe në arsimin në gjuhën shqipe u bë pas vitit 1968, në sajë të demonstratave në Kosovë, ku edhe në Mal të Zi filloj barazia praktike për shkollat më mësim në gjuhën shqipe.

Sfidat e arësimit në shqip

Kështu për të parën herë u hapen shkollat e ciklit të ulët në shqip në ato vendbanime shqiptare nga Ulqini e deri në Rozhajë, që deri atëherë ishin në gjuhen serbe. Një veprim i tillë ndikoj dukshëm në edukimin dhe ngritjen e vetëdijes kombëtare të shqiptarët. Por, një rilindje arsimore dhe kulturore e shqiptarëve në Mal të Zi, si duket nuk i konvenonte pushtetit të kohës. Pikërisht ishin ngjarjet e Kosovës në vitin 1981 si shkas për masa ndeshkuese ndaj shqiptarëve në Mal të Zi.Goditjen e parë e pësoj shkolla në shqip, duke menjanuar nga procesi mësimor tekstet shkollore te botuara në Prishtinë, me arsyetimin se gjoja janë të papërshtatshme se nxisin nacionalizmin shqiptarë.Por, pushtetarët e arsimit nuk u ndalën me kaq, ndaj disa mësimdhënësve u muarën masa partiake, duke i dënuar disa nga to e më pas duke i larguar nga procesi mësimor si të papërshtatshëm. Ishte kjo fushata shtetërore antishqiptare e cila zgjati deri në vitin 1990, më rastin e dështimit të sistemit monist dhe miratimin e pluralizmit politik. Ishin këto rrethana të papërshtashme për mësimdhënësit tanë, andaj një numër i tyre ishin të detyruar të emigrojnë në botën e jashtme, duke u shkëputur njëherë e përgjithmonë nga ditari i shkollës.

Rrethanat shoqërore të kohës

Ndonëse në disa segmente autori prezenton rrethanat shoqërore të kohës për momentin është e vështirë të bëhën vlerësime si dhe të nxirren përfundime për veprimtarinë politike të arsimtarëve, edhe pse autori ka numëruar pjesëmarrjen e tyre ne funksionet tyre që kanë ushtruar në veprimtarinë politike.Ky dimension i veprimtarisë së tyre mbetet për tu hulumtuar në të ardhmen, duke eliminuar edhe dilemat për ata individë, të cilët ishin në shërbim të pushtetit.

Duke analizuar të dhënat e prezantuara, ne këtë botim si edhe ata të dy të mëparshmit del qartë se në shkollat më mësim në gjuhën shqipe ka pasur mësimdhënës të devotshëm, të cilët këtij profesioni të shënjtë iu janë përkushtuar me idealizëm. Si të tillë një numër i konsideruar i tyre kanë bërë emër, ku kujtohen më respekt e nderim nga ish nxënësit e tyre dhe mjedisi përkatës.

Përmbyllje e një projekti me vlerë

Autori i këtij botimi meriton mirënjohje për angazhimin dhe qasjen profesionale.Vëllimi i tretë është vazhdimësi logjike e një projekti madhor, që lirisht mund ta quajmë Enciklopedia e arsimit shqip në Mal të Zi. Po ashtu edhe ribotimi i dy vëllimeve të para më plotësime përkatëse dhe me një dizajn të ri, dëshmojnë seriozitetin e autorit si studiues në fushën e pedagogjisë. Andaj them me kënaqësi se botimi i këtyre tre vëllimeve bën përmbylljen e një projekti me vlerë shumëdimensionale për shqiptarët në Mal të Zi.

Dhe në fund iu mbetet studiuesve të tjerë që ta vazhdojnë këtë kolanë të botimeve në të ardhmen, duke e plotësuar dhe përmirësuar ndonjë të dhënë e cila do të jetë në favor të kompletimit te të dhënave biografike për mësimdhënësit përkatës. Nuk ka dilemë se në të ardhmën kur do të trajtohen tema dhe çështje nga fusha e arsimit në shqip në Mal të Zi, këto tre vëllime do të jenë referenca të obligueshme profesionale për të gjithë.

Prof.dr. Palokë Gj.Berisha, METEORËT E ARSIMIT SHQIP NË MAL TË ZI 1949-1964 III, Botoi: Bashkimi i Krijuesve Shqiptarë në Mal të Zi, Ulqin, 2013

(Botohet me rastin e vdekjës së pedagogut dhe studiuesit Palokë Gj. Berishaj 1936-2024)

Filed Under: Komente

Qeramika e pikturuar në stilin e Devollit në Muzeun Castromediano në Lecce

April 18, 2024 by s p

Dr. Dorian Koçi/

Në Ditën Ndërkombëtare të Monumenteve dëshiroj të sjell në vëmendje një copëz të vogël qeramike e ekspozuar në Muzeun Castromediano të Lecce- e quajtur qeramika e Devollit. Është një dëshmi e vogël por me një rëndësi të madhe pasi rrëfen për teknikën e prodhimit të saj që fisi ilir mesap e solli nga përtej detit. Në foton 3 është një vazo e qeramikës devollite që ndodhet në Muzeun Historik Kombëtar. Vazoja i përket kohës së bronzit (3.100 – 1.050 vjet para Krishtit)

Koha e bronzit paraqitet ndoshta si epoka më dinamike në zhvillimin shoqëror, ekonomik, shpirtëror të popullsisë së hershme ilire. Një nga treguesit më të rëndësishëm të periudhës së bronzit është qeramika e pikturuar e stilit devollit. Kjo lloj qeramike është quajtur devollite, sepse lindi e u zhvillua në pellgun e lumit Devoll. Karakteristike për qeramikën devollite është pikturimi me ngjyrë kafe. Është qeramikë me cilësi shumë të mirë, e bërë nga deltinë e pastër dhe e pjekur plotësisht. Vazot tashmë kishin dy vjega të ngritura mbi lartësinë e buzëve. Në muzeun Castramediano ne Lecce ka dhe shumë mbishkrime mesape me alfabet latin e grek ende të padeshifrueshëm.

Filed Under: Fejton

Dilema e rrugës së humbur: Përse disa individë humbin shpesh dhe disa jo?

April 18, 2024 by s p

Nga Fatjona R. Lubonja Ed.D/

Arsyeja pse disa individë humbasin shpesh dhe të tjerë jo varet nga shumë faktorë, por sipas neuroshkencës, disa mundësi në aktivitetin e trurit janë të rëndësishëm. Një faktor është aftësia për të marrë informacion të shpejtë gjatë procesit mësimor në mjedisin që na rrethon duke aktivuar rrugë të shkurtra dhe të shpejta nervore dhe shmangur pjesë të tjera të panevojshme për proçesin në tru. 

Në vazhdim, një tjetër faktor i rëndësishëm është mundësia e aktivizimit në tru të pjesës llogaritëse/kalkulus të bashkangjitur brenda kuadrit të mësuarit përforcues “reinforcement”. Disa elementë kryesorë që qëndrojnë në themel të efikasiteti të veprimeve në të mësuarit shpejt janë mundësia për të llogaritur pengesa të navigimit jo linear në aspektin e performancës së sjelljes dhe efekti neuro-biologjik të përfshira në mësimin e shpejtë. Kjo aftësi për të ndërtuar dhe për t’ju referuar një harte mendore me aftesi krijuese për të kapërcyer pengesa shkon drejt shpjegimit se pse ata janë navigues më të mirë. Si rrjedhin, individet që kanë zhvilluar dhe aktivuar aftësinë krijuese për të kapërcyer barriera kanë mundësinë të mos humbin shpejt në krahasim të individëve që mendojnë në një formë trajektore lineare të rrugës. Memoria “spaciale” e ambjentit që na rrethon është e rëndësishme dhe e nevojshme për çdo individ përgjatë jetës së përditshme. Vitet e fundit kanë marë një zgjerim i studimeve që përpiqen të kapërcejnë hendekun midis ndryshimeve të lidhura me moshën dhe shqisave “sensoreve” njohëse të navigimit. Këto studime fillojnë të sugjerojnë se ndërprerjet në llogaritjet hapësinore, të sensoreve njohëse të navigimit dhe orientimit në mjedis janë ndër treguesit më të hershëm të rënies cognitive. 

Fatjona R. Lubonja Ed.D. është studiuese/autore e shumë shkrimeve dhe ka studiuar Neuroshkencë & Behavior në Columbia University, në New York. #fatjonalubonja

Filed Under: ESSE

NJI KATASTROFË, NJI MASAKËR MASIVE, NJI GENOCID I VËRTETË U BËHET VOTUESVE SHQIPTARË NGA NDRYSHIMET KUSHTETUESE  TË 2008!

April 17, 2024 by s p

Besim Ndregjoni/

“Një demokraci pa vlera, -kan shkrue n’ Encilklikën Centesimus Annus-mund të shndërrohet lehtësisht në një totalitarizëm të hapun ose të fshehtë, si po na e tregon edhe historia 34 vjeçare e pluralizmit shqiptar! Vuajmë ende hijet e tejzgjatuna të sistemit kriminal stalinian që trullosi mendjet tona”. Kështu shkruante disa vite  më parë në gazetën “Panorama” Sami Repishti, një nga ata që vuajti vetë për 10 vite ferrin shqiptar të diktaturës, por që nuk reshti kurrë që të kërkojë nga shoqëria shqiptare që të guxojë të hedhë sytë nga e shkuara nën diktaturë për ta lexuar atë me gjithë tronditjen e madhe të saj. Gjatë këtyre 34  vjetëve, politika shqiptare, vazhduese e komunizmit, tri shtylla kryesore dhe të pacenueshme të demokracise i ka shkelur dhe i ka denigruar.
Ato janë:
1.Të drejtat dhe liritë e njeriut, sidomos në fushën e së drejtës kushtetuese të të përndjekurve politikë dhe në aktet ndërkombëtare për dënimin e terrorit të shkaktuar nga diktatura.
2. Prona, pronarit të ligjshëm.
3. Vota e lirë.

Misioni i votës së lirë asht një përgjegjesi  e paevitueshme  për botën ku jetojmë. Këtu lind shpresa  për një nji jetë që nuk është skllavëri,.Me votën e lirë, të gjithë ngrihemi nalt e fitojmë betejën morale, shpresën për të gjithë ata që kërkojnë lirinë, pa lejue që fitorja e përbashkët të kthehet në tragjeditë tona individuale, si në komunizëm. Sot shqiptarët janë të djegun  për liri e demokraci. Shqiptarët janë të sigurtë që, nëse e tashmja është  në  duar të politikanëve,  të oligarkëve të  pseudopushtetit  në Shqipëri, e ardhmja i takon  lirisë dhe demokracisë.

Partia Demokratike që mori përsipër në 90 për të i sjellë lirinë, demokracinë dhe ta bënte Shqipërinë si Europa ,nuk e kreu me sukses këtë mision të madh kombëtar që kishte nevojë shoqëria poskomuniste por u zhyt në ideologjinë komuniste për pushtet duke anashkaluar parimet bazë të ndërtimit të demokracisë. Demokracia shqiptare u godit që në lindjen e sajë nga kjo klasë politike sunduese, nga mosdenimi i krimeve të diktaturës, Partia që kishte kryer krime makabre jo vetëm nuk u denua me ligjë  por u bë bashkëudhtuese në pluralizëm dhe përdori tërë ideologjinë e gënjeshtër, ideologjinë e mashtrimit të denigrimit kundra sistemit demokratik që sa kishte lindur.Kjo force politike ka tre dekada që mbron parardhsit e saj, xhelatët që kryen krime në dhunimin e të drejtave dhe lirive të njeriut, dhe misioni i sajë ishte marrja e pushtetin me anën e dhunës siç ndodhi me revolucjonin e 97 ku nëpërmjet bandave të krimit mori pushtetin e ashtuquajtur me “Votë” falë dhe dakortsimit të udhëheqjes së ashtuaquajtur Partia Demokratike. 

Partia Demokratike erdhi si lëvizje populiste me parulla dhe dogma komuniste dhe nuk e ndërtoi filozofine e saj me program konservator, për të cilën kishte nevojë shoqëria e traumatizuar nga genocidi diktatorial enveristë. Përdorte parulla bolshevike “Poshtë komunizmi” dhe krimet e komunizmit nuk i denonte, dhe vazhdon të mos i denoi edhe sot mbas 34 vite pluralizëm politikë. Ju bashkua heshtjes së mos denimit të krimeve të komunizmit që i kishte kryer Partia e Punës që mbrohej në demokraci me ndrrimin e emrit si Parti Socialiste.

Në vitin 1997 mbasi mori pushtetin Partia Socijaliste vazhdoi e qetë sundimin duke dhunuar votën e lire, duke tjetërsua pronën e ligjshme, duke dhunuar të drejtat dhe liritë e të përndjekurve politikë,  dhe duke i kthyer institucjonet e shtetit në shërbim të pushtetit të sajë. Gjykata Kushtetuese e 1997  u  mbush me Gjygjtarë e Prokurorë të diktaturës që kishin kryer krime, dhe i dhuroi pushtetin PS në 2001 me vendime të Femi Avdiut ish Gjygjtari i komunizmit  që kishte varun në litar Havelin shqiptar Havzi Nelën dhe kjo gjykatë jepte mandate deputetësh me shumicë në favor të PS pa pyetur për vota. 

Misionin i sajë ishte  dhunimi i institucjonit të  votes së lire. Dhe vota e shqiptarve ka 34 vite që denigrohet dhe përsëritet çdo pale zgjedhje se po e rregullojmë me ligjë,  dhe e kan politizuar në atë mënyrë barbare vetëm vota mos të jetë në shërbim të qytetarve por të pushtetit të dy forcave politike. Në vitin 2005 u ndrrua pushteti, jo falë votës së lire të qytetarve, por marrveshjeve të fshehta në mes të dy forcave politike PS e PD. Goditja e dytë që ju dha Votës së lire të shqiptarve ishte marrveshja e 2008 e cila për nga përmasat ligjore është e barabartë me kushtetutën e viti 1976 të diktatorit Hoxha, kjo marrveshje e shëndrroi votën e lire jo në shërbim të popullit votues dhe konkurencës politike por në shërbim të Kryetarit të Partisë, duke shkatruar pluralizmin e duke e kthyer Kryetarin e partisë në një diktator që i mer të gjitha pushtetet dhe i përdor për të mbajtur sundimin e tij apsolut.

Jemi i vetmi komb në Europë që nuk lejojmë votën e lire dhe nuk lejojmë konkurencën dhe kemi politikan sundues prej tre dekash duke u mohuar shqiptarve lirinë, kjo klasë politike ska asnjë ndryshim me diktaturën. Të njëtët udhëheqës politike në 90, të njëtët në 2024.

Marrveshje e 2008 u muar nga sistemi Spanjoll një sistem monarkist që skishte asnjë lloj baze ligjore me sitemin republikan parlamentar siç trumbetojnë këto parti në Shqipëri. 

Në dekleratat publike udhëheqësit e këtyre partive e urrejnë sistemin monarkist, por kodin zgjedhor e marrin nga monarkia, kjo është“demokracia” që na sërvisin këta kryetar Partish.

Vota është ndërgjegjja e qytetarit dhe nuk ka të drejtë ta tjetërsojë atë, asnje lloj institucioni politik kushdo qoftë ai, me pushtet apo pa pushtet. Përse nuk lejohet që vota e lirë të shkojë, aty ku dëshiron e voton qytetari? Përse-të e kësaj lloj demokracie alla komuniste nuk kanë fund. 
Vota e lirë është shpirti i demokracisë. Ҫdo deformim i saj e çon atë drejt vdekjes së sigurt. Demokracia shqiptare ndodhet sot në një lëngim të vazhdueshëm, po vuan pasojat e këtij fenomeni që riciklohet herë pas here nga ata që duan pushtet për para, e para për pushtet. 

Kjo klasë politike  po i shtrin çdo ditë e më shumë metastazat e veta kanceroze në jetët e shqiptarëve, duke u kthyer në një shpresvrasëse  e një gijotinë ëndrrash për ta. 

Sot shqiptarët janë një popull në arrati, ku vetëm pamundësia për t’u larguar nga ky vend ka zëvendësuar klonin e dikurshëm të diktaturës. Shoqëria shqiptare  duhet të bëjë përgjegjëse politikën shqiptare për gjëndjen e mjerueshme ku ndodhen sot shqiptarët. Shqiptarët sot përjetojnë dhimbshëm një vdekje për së gjalli në atdheun e tyre që është kthyer në një varrezë gjigande për këdo që është i ndershëm dhe i drejtë, dhe parajsë për çdo horr e bandit, kusar e kriminel. 
Ne sot jemi kthyer në një popull të pafuqishëm nga një pamundësi e detyruar për të ndryshuar këtë gjëndje ku jemi, nga deformimi i vazhdueshëm i votës dhe nga kornizat e hekurta që ka krijuar sistemi në përcaktimin e saj. Ky sistem zgjedhjesh u bë terren i favorshëm për lindjen, vegjetimin e harlisjen e pushtetit  i cili sot harbon pa zot, i shpenguar në shkretëtirën saharjane të politikës shqiptare. ”. Nji katastrofe, nji masaker masive, nji gjenocid i vertetë u bëhet votuesve shqiptar. Këta poitikan që mendojnë vetëm për të marr mandatin e deputetit dhe jo për të ndërtua demokracinë për të cilën vuajtën shqiptarët për 50 vite.. Katrahura politike që ngriti koken mbas shembjes se turpshme të komunizmit ashte nji plagë e rande . Shqiperia meriton ma shume se terheqja e “karrikes” në pushtet, dhe përfitimi nga korrupsioni. Shqiperia meriton nji shtet e nji shoqeni të lire, të lire nga frika, sidomos frika qeveritare, dhe të lire nga uria, papunesia dhe varferia…. Shqiperia meriton nji sistem politik të hapet, transparent, dhe plot respekt për cdo qytetar të lire. Shqiperia meriton nji emën që të respektohet nga bota e jashteme.

 Shqiperia meriton këtë respekt sepse e ka pague rande detyrën që vuni mbi shpatullat e saj nji histori e egër e imponueme mbi shqiptaret pa pelqimin e tyne. Shqiperia meriton nji të ardhme të lumtun e premtuese sepse ka derdhe gjakun si lum për liri, prone e vote të lire.

 Zotrinj deputet Shqipëria ka nevojë për Votë të lire, për pluralizëm, për liri konkuruese dhe aspak për deputet që nuk denojnë krimin dhe nuk lejojnë popullin të votojë i lire. 

Historia do të ju denoj nqs ju i mohoni votën qytetarit . Aborgoni marrveshjen e 2008 dhe kthejani pluralizmin dhe konkurencën shqiptarve. Kjo, nuk ashte Shqiperia për të cilën kemi luftue. Kjo nuk ashte Shqiperia demokratike , Shqiperia e qytetarit te lire për të cilën ne kemi andrrue  “Mos harroni, sepse harresa ashte vdekja e jone e dytë. Mos na mohoni votën e lire, se drejtesia do të ju denoi Zotrinj Deputet!!” 

Besim NDREGJONI

Filed Under: Komente

INTERVISTA E AT BELLUSCIT, ME RASTIN E 100-VJETORIT TE LINDJES SË PROFESORIT TË MADH JUP KASTRATI!

April 17, 2024 by s p

Përgatiti intervistën
Ornela Radovicka
Qëndra albanologika A. Bellushi mbi gjuhën dhe kulturën arbëreshe themeluar në 1980/

Arbëreshi At Antonio Bellusci, kujton mikun e tij me rastin e 100- vjetorit të lindjes së tij me ane te nje interviste.

At Bellusci, sot është 100 vjetori i lindjes se profesorit të madh Jup Kastrati. Cili ishte Profesor Jup Kastrati për Ju? 

Profesor Jupi  ishte si ajo aorta pulsante, e ngrohtë, me të cilën ushqeu  çdo kapilar të trupit tij, me një dashuri të fortë për kombin, mbajti një qëndrim stoik për gjuhën shqipe, thelloi studimet  për kulturën e popullit të tij, me ndershmërinë e tij  intelektuale i la kombit mbi 40 vepra shkencore, mijëra faqe epistolare,zgjeroi sferat shkencore  duke u bërë një prej  themeluesve të Universitetit të Shkodrës, një vizionar shkencor si themelues i “Boletini shkencor”, përhapës i qytetërimit  dhe i kulturës dhe e demostroi edhe më tepër me hapjen e Bibliotekës së Shkodrës, por edhe një patriot i madh, antifashist, i cili u burgos, u internua. 

Ky njeri i shkencës dhe i kulturës  nuk e humbi kurrë atë alkimi  humane sa profane po aq edhe hyjnore, pjesë e shpirtrave të mbrekuellueshëm, duke e bërë këtë njeri  të rrallë e poliedrik, ndërsa ishte një mik- vëlla shumë i mirë. 

At Bellusci, kur e keni takuar për herë të parë profesor Jup Kastartin?

Ishte viti 1972, dhe mua më kishin ftuar në kuvendin Ilir. Atje u njoha me shumë studiues shqiptar,  në mes  tyre njoha edhe prof Jup Kastratin. Drekonim dhe darkonim tek “Hotel  Dajti”.   

Në atë Kuvend vetëm sa njohëm, por kisha menduar që,  kur të rikthehesha për në Itali,(protokolli ishte që një natë duhet të ndaloja në Shkodër) do të takoja Profesor Jupin, por nuk ndodhi kështu.  

Gjatë kthimit tim për në Itali , nuk isha vetëm. Sipas rregullat e shërbimit sekret të Shqipërisë të asaj kohe, duhet pa tjetër të isha i shoqëruar deri në kufi, dhe ai që më shoqëronte ishte musikologu Benjamin Kruta. 

Sapo mbrrita atë ditë në Shkodër i kërkoj Z. Benjamin Kruta, se dëshiroja të takoja  Prof Kastrati, por me sa kuptova  nuk ishte e mundur për shkak të  protokollit. Vonë mësova se regjimi nuk të jepte këtë liri, kështu për të shfrytëzuar kohën në maksimum kërkova të vizitoja Katedralen e Shkodrës. Këtë kërkesë ma plotësuan, por brenda saj  gjeta një hapsirë boshe, kthyer në “Pallat sporti” ku zhvilloheshin ndeshjet e Boxit.Të nesërmen në mëngjes i shoqëruar deri në Han Të Hotit nga Z. Benjamin Kruta, lë Shqipërinë dhe  vazhdova për në itali me makinën time.  

At Bellusci, kur iu dha mundësia  të ritakoheshit me Profesor Kastratin?

Ishte  prill i vitit 1981. Në atë pranverë  vijnë në Frasnitë edhe profesorët  Ali Xhiku, Dhimitër Shuteriqi e Jup Kastarti. Aso kohe ishte një epokë kur studiuesit nga Shqipëria vinin dhe bënin kërkime serioze në botën arbëresh. Mbanin lidhje me botën arbërershe. Më kujtohet që shkuan në Shën Adrian, por edhe në Maqi.  Kërkimet shkencore  të atyre viteve bëheshin me një kriter serioz, njerës të cilët mbanin përgjegjësi për ato fakte që jepnin por edhe të përgatitur. Egzistonte në punën e tyre  një farë meritokraci.    

Kur mbrrijne në Frasnitë ,profesore te tille të mëdhenjë  siç ishin ata, edhe ne na bëhej zemra mal, sepse ishin miq nga Shqipëria. 

Na dukeshin vëllezërit tanë të ndarë në shekuj, kështuqë atë ditë i ftova për drekë në shtëpinë time në Frasnitë. I njoha me ambientin tim, me motrën time Rina dhe kaluam momente të ngrohta.  

Ishin vite kur rregjimi  nuk të jepte atë mundësi lirshmërie që kanë sot njerëzit e lirë, dhe unë  

isha një prift, edhe ata po ashtu, sepse  kush kalonte kufirin  kishin direktiva dhe norma për të ndjekur. Këtë gjë e dija, duhet të ishim të kujdesshëm për çdo pyetje , sepse çdo lëvisje raportohej. Unë këtë e dija dhe prandaj isha shumë i kontrolluar në pyetje të përgjithshme.

Profesor Jupi, ishte i vetmi që më kërkoi menjehërë të vizitonte bibliotekën.

Shkuam edhe  në arkivin tim. 

Vura re qe i pëlqenin shumë librat. Pyeste shpesh nëse kishim ndonjë kopje më tepër për biblotekën e tij. Ishte i  interesuar për poetet shkrimtarë, pulicistë, historiane arbëresh edhe pse  piksynimi i tij ishte De Rada.I shoqerova me makinën  time te tre miqte në Kozencë, ku ndaluan në arkiv, dhe vizituam disa fshatra arbëresh përqark.

Kush ishin bisedat me të cilat u përqëndruat në ato takime? 

Bota ime është e gjerë, por jam i përqëndruar më tepër në drejtim të folklorit, etnografisë. Profesor Jupi ishte gjuhëtar, por ai nuk ndalej vetem ne ate aspekt linguistik si ndodh me shumë gjuhëtarë steril, e dinte shumë mirë që gjuha vjen nga populli ,dhe vura re që Ai shfletonte edhe librat mbi etnografinë, mbi folklorin, dhe kjo gjë më bëri të afrohesha disi më tepër. 

Unë  jam edhe prift, me këtë dua të them që  puna me njerëzit më ka lidhur, dhe jam ne gjendje pak a shume të kuptoj edhe atë pjesën humane të tyre. Ne ate takim mes tre profesorëve te mëdhenjë nuk mohoj që shpirti më tërhoqi disi më tepër nga profesor Jupi. 

Kërkova që ta njohë më tepër edhe me teper  si nga aspekti  shkencor, po ashtu edhe human. 

Kishte atë hijen rigoroze, kur fliste për punën shkencore, dhe trasformohej në një njeri shumë human në ato pak biseda të lira. 

Mësova  prej tij përpjekjet jo të lehta, dhe sakrificat që bënin studiuesit shkencor, në kërkimin dhe përpunimin e tyre. Mungesa e instrumentave për punimet e tyre shkencore. 

Profesor Jupi, krijoi një obelisk veprash. Ajo që më ngeli në mëndje ishte momenti kur mësova prej tij, që Ai në vitin 1963 kishte themeluar “Boletini shkencor” Organ i Universitetit  “Luigj Gurakuqi”. E konsideroj një akt të madhe e te nevojshëm, revisten shkencore kur mendoj që bota e sotme katedrat  akademike e Kalabrisë nuk ka ende  një organ të saj shkencor  siç kishte  dikur në  Shqipëri  “Revista Filologjike”. 

Në fund kur mbaruan vizitat e tyre, që  të tre Profesorët Shuteriqi, Xhiku, e Kastarti lanë  shënime  tek libri “ Bibliotekës”. Ndërsa profesor Ali Xhiku e  Prof Shuteriqi  ishin të shpejt dhe sintetizues ne përshtypjet e tyre,ndérsa Prof Kastarati, u tregua  i detajuar, shumë bujar në shpirt, e nuk u kursye në fjalët e dedikimit. 

Ja se çfarë shkroi . 

“Sot për sot Antonio Bellusci është një nga personalitete më të shquar të kulturës materiale kombëtare shqiptare, ndër arbëreshët e Italisë. Personaliteti poliedrik i këtij dietari të mirënjohur shfaqet në disa drejtime… Ai është edhe një specialist për botën shqiptare të arbërorëve të Greqisë, dhe për shpirtin shqiptar të Koronejve. Ai ha interesa shkencore në folklor e pulicistikë, etnografi. Mikut tim të ngusht e të shtrenjtë i uroj gjithë zemër të mbahet 100 vjet me shëndet të plot, me freskinë intelektuale dhe këtë entuziazëm”. Ato fjalët e tij  më dhanë forcë, sepse  shpirti i tij i bukur më dhuroi edhe “Kohen” që është gjëja më e shenjtë.  

Profesor Jupi kishte atë thjeshtësinë e tij, që e bënte akoma më madhështor.

A i kthyet ndonjëherë vizitën  mikut tuaj Prof Kastrati?

Që nga dita që u njohëm kërkuam mos t’i humbisnim lidhjet. Regjimi nuk na jepte lirshmëri, por me rënien e tij, unë u ktheva në Shqipëri në vitin 1993. 

Qëllimi im ishte, të rregjistroja e të mblidhja folklor në disa zona të Shqipërisë si në Tepelenë, Vlorë, Mallakastër si edhe në Shkodër. Ishte muaji gusht dhe nisem për Shkodër. 

Telefonoj mikun tim Jup dhe takohemi në shtëpinë e tij. 

Ishte një pritje e mberkullueshme. Atje takova zonjën e tij. Një grua fisnike, mirëpritëse, dhe një ambjent i qytetëruar. U njoha me vajzat e  tij Diana dhe Fatmira. 

Ishin të reja, dhe shumë bukuroshe, por mbi të gjitha të shkolluara, dhe të edukuara. 

Ishte një familje intelektuale. Vura re një shtëpi karakteristike fisnike Shkodrane. Mbizotronte ajo doza e kulturës, që të bënë sa të thejshtë  por që imponon respekt. 

U ndjeva si në familjen time. Një ditë shkuam edhe  në plazh. 

Më krijuan një ambjent, që ato sekuenca i ruaj sot si karolina në kujtesën time.

Të nesërmen,  më reservoi të shkonim edhe tek Istitutin e Shkodrës, ku Profesor Kastrati ishte një prej themeluesve të këtij istituzioni, i cili shumë shpejt u shëndërrua në Universitet. 

E vizitoja për herë të parë  këtë istitut. Qëndruam disi gjatë në ato korridore, i shoqëruar nga kujtimet dhe përpjekjet e prof Jupit, për pengesat që kishin  patur me studentët, për shkak të mungesë tekstesh,mjetesh mësimore, si edhe vështirësitë që ai  kishte hasur në punën e tij shkencore,ku në atë vite kadetrat shkencore, nuk kishin as mjet për rregjistrime, as video, për traskriptime, por ishin të pajisur vetëm me tekste, fletore dhe  laps. Ai ishte edhe Përgjegjësi i Katedrës së gjuhës shqipe në Institutin e Lartë Pedagogjik të Shkodrës, dhe ishte i pari që kishte futur  lëndën e Historisë së albanologjisë,si degë e Universitetit.

Gjatë qëndrimit tim në  Shkodër shkova me Prof Jupin në një fshat afër Shkodrës në një familje ku do të rregjistroja këngë të hershme, si edhe  për kostumin tradicional të zonës së Zadrimës. Kaluam një ditë plot informacione por edhe ato momente  si dy miq të vjetër ku koha rrejedh, kujtimet ngelen, e shpirti shërohet. 

Shumë emocionuese ishte promovimi i veprës së tij Histroria e Albanologjisë(1497-1853). Isha atje dhe mora pjesë. Është një vepër kolosale. Ka diçka në veprat e mikut tim Jupi, sepse të gjitha janë të fuqishme, janë shkencore, janë monumentale. Kujtoj që më bëri edhe një dedikim. E ruaj në bibloteke. Janë shenja që nuk i fshin asnjë kohë. Do të rrojnë me gjuhën, sepse  gjuha arbërore nuk vdes kurrë!  Dua të shtoj që në bibliotekë ruaj edhe “Historia e Gramatologjisë shqiptare 1635-1944”

Çmund të na thoni për veprën e profesorit Jup kastrati lidhur me botën arbëreshe?

Në punën  e tij të madh shkencor vepra e prof Jupit mund ta konsideroj  si ai atomi që brenda ka protonet dhe elektronet.  Botimet e tij shkencore mbi botën arbëreshe ishin ato elektronet e lira që fluturonin mbi arbëri dhe përqëndroheshin tek De Rada. 

Botëa arbëreshe e tërhiqte si një cicrce drejt vëllezërve të të njëjtit gjak,  

Kur e takova në vitin 1981,Prof Kastrati, pak vite më parë më 1979, Ai kishte shkruar Studime nbi De radën, dhe  shkroi edhe më vonë shumë për të, por ajo që më bëri me krah dhe u gëzova tej mase ishte “Veprat historiko – filologjike dhe publicistike të Jeronim de Radës”, botuar nga Qendra e Studimeve dhe Publikimeve për Arbëreshët (QSPA).Kur e pash këtë libër mbi tavolinë për një çast mu kujtua “Tavolina e tij e punës”plot dorëshkrime, copëza letre, dhe  për një moment ato shkronja mu shëndërruan në sytë e tij  të lodhur, por që kurrë nuk humbën dritën. 

E shfletova, këtë epope deradiane  e në mëndjen time  mendova: Kjo është një komedi hyjonore  për De Radën. Ishte një vepër gjigante, një vepër e ndarë në  aspektin: “Vepra historiko-gjuhësore”, “Vepra historiko-letrare”, “Profile historiko-letrare”,  në “Vepra historike, publicistike, politike” raporte korrispondenza, “Epistolar” të De Radës. Në këtë vepër ku janë ndërthurur dhe radhitur kërkimet e tij  historike,gjuhësore, por më tepër si një publicist i gjithanshëm, ku ajo bashkësi fjalësh, mendimi, kërkimi shkencor lidhen në mënyre organike, e jo vetëm,  por penetron edhe një  stil artistik, sepse kur lexon, disa pjesë duken herë si poezi e herë si prozë.  

Studimet e tij  mbi botën arbëreshe e kthyen profesor Jup Kastrati në një historian,sepse autorët arbëresh i shtjelloi në kushtet historike, Prof Kastrati demostroi që është një letrar ku hulumtoi  studime edhe mbi letrsinë arbëreshe,një  etnograf, sepse preku studime mbi kulturën dhe folklorin arbëresh,  hartues i një fjalor, rregjistori një toponomastikë arbëreshe  dhe së fundmi  edhe një monografist . 

 Ç’farë do ti shtonit kësaj interviste të shkurtër? 

Dua të shtoj se në këtë 100 vjetorin e tij edhe pse ai nuk është fisikisht midis nesh, ka lënë veprën e tij gjigande, por ka lënë edhe të bijën e tij, Diana Kastrati e cila po ecën në gjurmët e të atit,  që mbështet e  mbron botën arbëreshe, me të cilën u ushque që e vogël, nga ambient ku bota arbëreshe nuk mungoi kurrë. 

Me siguri që miku im Jupi nga lart është i kënaqur për zgjedhjen e saj si mbështetëse e botës arbëreshe. Me sa kam parë dhe vënë në dijeni, është një “bilëz” që punën, me vendosmëri, me këmbnguljen, dhe ka një detyrë tej mase të vështirë për momentet që po kalon sot Arbëria.  

Është drejtoreshë e një ambjenti të një Arbërie  jo të rehatshme, të një Arbërie që po lëngon, që po vuan. Të një Arbërie  që është abuzuar! 

Uroj që forcat e saj  të shkjonë në atë drejtim që  shkuan energjitë e të atit,e  personalisht  kam shpresë që duke mbështetur njëri tjetrin, bota arbëreshe dhe bota shqiptare, duke qenë një Arbëri e bashkuar, mendoj se edhe arbëreshi  do të rikëmbët. 

Amaneti im është; Mos harroni gjuhën! 

Mendoj  se ky është edhe amaneti i mikut tim Jupit, e të gjithë atyre profesorave që shkrinë energji për gjuhën dhe botën arbëreshe. 

Po humbëm gjuhën nuk ka më Arbëri!

I paharruar jeta dhe vepra e mikut tim, vëllaut tim, profesorit shumë dimensional, euridistit Jup Kastratit   

Përgatiti intervistën 

Ornela Radovicka 

Qëndra albanologika A. Bellushi mbi gjuhën dhe kulturën arbëreshe themeluar në 1980

C:\Users\iljas\Downloads\IMG-20240413-WA0004.jpg
C:\Users\iljas\Downloads\IMG-20240413-WA0000 (2).jpg
C:\Users\iljas\Downloads\IMG-20240413-WA0003.jpg

Në KUVENDIN ILIR 1972

AT BELLUSCI DHE PROF JUP KASTARTI ME TË SHOQEN E TIJ 

C:\Users\iljas\Downloads\IMG-20240413-WA0036.jpg

MBISHKRIMI I PROF JUP KASTARTI NË LIBRIN E BIBLIOTEKËS, MBI AT BELLUSCI 

C:\Users\iljas\Downloads\IMG-20240413-WA0035.jpg
C:\Users\iljas\Downloads\IMG-20240413-WA0034 (1).jpg

AT BELLUSCI E PROF KASTARATI NË NJË FESTË MBI PROMOVIMIN E LIBRIT TË PROF JUPIT 

C:\Users\iljas\Downloads\IMG-20240413-WA0010.jpg

AT BELLUSCI DHE NJË GRUP NGA KUVENDI ILIR.

Filed Under: Reportazh

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 23
  • 24
  • 25
  • 26
  • 27
  • …
  • 61
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • Kontributi shumëdimensional i Klerit Katolik dhe i Elitave Shqiptare në Pavarësinë e Shqipërisë 
  • Takimi i përvitshëm i Malësorëve të New Yorkut – Mbrëmje fondmbledhëse për Shoqatën “Malësia e Madhe”
  • Edi Rama, Belinda Balluku, SPAK, kur drejtësia troket, pushteti zbulohet!
  • “Strategjia Trump, ShBA më e fortë, Interesat Amerikane mbi gjithçka”
  • Pse leku shqiptar duket i fortë ndërsa ekonomia ndihet e dobët
  • IMAM ISA HOXHA (1918–2001), NJË JETË NË SHËRBIM TË FESË, DIJES, KULTURËS DHE ÇËSHTJES KOMBËTARE SHQIPTARE
  • UGSH ndan çmimet vjetore për gazetarët shqiptarë dhe për fituesit e konkursit “Vangjush Gambeta”
  • Fjala përshëndetëse e kryetarit të Federatës Vatra Dr. Elmi Berisha për Akademinë e Shkencave të Shqipërisë në Seancën Akademike kushtuar 100 vjetorit të lindjes së Peter Priftit
  • Shqipëria u bë pjesë e Lidhjes së Kombeve (17 dhjetor 1920)
  • NJЁ SURPRIZЁ XHENTЁLMENЁSH E GJON MILIT   
  • Format jo standarde të pullave në Filatelinë Shqiptare
  • Avokati i kujt?
  • MËSIMI I GJUHËS SHQIPE SI MJET PËR FORMIMIN E VETEDIJES KOMBËTARE TE SHQIPTARËT  
  • MES KULTURES DHE HIJEVE TE ANTIKULTURES
  • Historia dhe braktisja e Kullës së Elez Murrës – Një apel për të shpëtuar trashëgiminë historike

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT