• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Archives for April 2024

A ka pasur lobe shqiptare në Perandorinë Osmane?

April 16, 2024 by s p

Prof.as.dr. Hasan Bello/

Për periudhën klasike të shtetit osman (vitet 1300-1600), është e vështirë të nxirren konkluzione të sakta. Kjo për shkak të studimeve të pakta mbi lidhjet që ekzistonin ndërmjet drejtuesve të perandorisë me vendin e tyre të origjinës. Megjithatë, duke marë në konsideratë faktin se pjesën dërrmuese të pozicioneve drejtuese në ushtrinë dhe administratën osmane e zinin subjektet jourbane dhe kryesisht të krishtera që vinin nga radhët e devshirmes, arrijmë në konkluzionin se edhe në këtë fazë të historisë së shtetit osman kishte një lob shqiptar. Këtu bën pjesë edhe heroi ynë kombëtar Gjergj Kastriot Skënderbeu, Ballaban Pasha, Hamza Kastrioti dhe figura të tjera shqiptare, që mbanin detyra të larta në ushtrinë dhe administratën osmane në fund të shek.XV-të dhe gjatë shek.XVI-të.

Në osmanisht termi për vendin e origjinës ishte “xhins” (“cins”). Ai përdorej shpesh për të treguar preardhjen e një individi apo drejtuesi të caktuar. Një nga përpjekjet e para për të studiuar lobet në Perandorinë Osmane është realizuar nga prof.Metin Ibrahim Kunt në një artikull që ai botoi në 1974 në një revistë të Universitetit të Kembrixhit mbi solidaritetin etniko-krahinor (xhinsit) në estabilishmentin osman të shek.XVII-të. Pavarësisht informacionit jo shterues që jep autori në këtë artikull, ai ka meritën se ishte i pari që shtroi disa teza dhe çeli shtigjet për këto studime.

Sipas artikullit të mësipërm dhe studimeve që janë realizuar dekadat e fundit, një nga lobet më të fuqishme shqiptare të Perandorisë Osmane gjatë shek.XVII-të ishte familja e Qyprylinjve, me origjinë nga Roshniku i Beratit. Pinjollët e kësaj dinastije drejtuan për disa dekada perandorinë si kryeministra, ministra dhe ushtarakë të lartë të shtetit osman.

Lind pyetja a ishin të ndërgjegjshëm përfaqësuesit e kësaj familjeje për vendin e tyre të origjinës? Sigurisht që po. Mehmed Pashë Qypryliu ndërtoi një shkollë dhe një xhami në fshatin Roshnik, të cilin në testamentin e shkruar (vakfijen) e përshkroi si vendin e tij të origjinës. Përveç kësaj ata afruan dhe promovuan në poste drejtuese, për shkak të origjinës së përbashkët shumë shqiptarë.

Sipas prof.Kunt, në shek.XVII-të ndarja e lobeve, duke u mbështetur në origjinën e përbashkët dhe preardhjen e drejtuesve të perandorisë me shumë gjasë ishte mes shqiptarëve dhe boshnjakëve (perëndimorëve) dhe atyre të krahinës së Kaukazit, abkazët, çerkezët, gjeorgjianët që përfaqësonin krahun “lindor”.

Në shek.XVIII-të i cili nga shumë studiues konsiderohet si shekulli i shqiptarëve në Perandorinë Osmane, lobi shqiptar përveç nënpunësve të nivelit të lartë merr përparësi dhe konsolidon pozitat e tij nëpërmjet feudalëve lokalë, ose siç quhen ndryshe “ajanët”. Mehmet Ali Pasha në Egjipt, Ali Pashë Tepelena në Janinë dhe Kara Mahmud Pashë Bushtalliu në Shkodër sëbashku me disa familje të tjera më të vogla në Kosovë konsiderohen si faktori më imponues për shtetin osman. Këtu nuk përjashtohen edhe “asosacione” më të vogla, që jetonin dhe punonin në qendrën e perandorisë, siç ishin zagoriotët që merreshin me tregti dhe zanate të ndryshme, të cilët, për interesat e tyre lobuan nëpërmjet financimit, që sulltani të dekretonte zyrtarisht Ali Pashë Tepelenën.

Me dobësimin e perandorisë në shek.XIX-të dhe interferimin gjithnjë e më të madh të shteteve europiane dhe Rusisë në shtetin osman nëpërmjet kapitulacioneve dhe marrëveshjeve imponuese, lobi shqiptar humbi terren. Përparësi tani morën pakicat dhe elementët (myslimanë dhe të krishterë) preferencial të fuqive të interesuara. Pavarësisht se në fund të shek.XIX-të ata konsideroheshin si element besnik dhe ishin një nga dy grupimet kryesore në gardën e sulltanit, shkëlqimi dhe fuqia e lobit shqiptar në kuadër të shtetit osman kishte kaluar në plan të pestë…

Filed Under: Fejton

Kujtojmë 100 -vjetorin e lindjes së prof.Jup Kastratit

April 16, 2024 by s p

Bledi Filipi/

Ka qenë studjues dhe akademik shqiptar.

Filolog, profesor, Mësues i Popullit. Lindi në Shkodër, ku kreu shkollën e mesme, kurse studimet e larta në Universitetin e Tiranës, në degën e gjuhës shqipe e të letërsisë. Punoi disa vjet si mësues gjimnazi. Në v. 1958-1993 pedagog i gjuhës shqipe në Universitetin e Shkodrës Luigj Gurakuqi, ku qe dhe përgjegjës i katedrës (1973-1990). Veprimtaria e tij shkencore shtrihet në disa rrethefusha: histori e gjuhësisë shqiptare dhe e albanologjisë, histori e letërsisë shqiptare (në veçanti e letërsisë arbëreshe), (FE II, 2009)

Punën e prof. Kastratit e kanë vlerësuar dhe kolegët e tij të cilët shihnin tek ai një njeri me vlera, prof. Domi do të shprehej:

“Traktati i prof. Dr. Jup Kastratit, Historia e albanologjisë (1497-1997), dorëshkrim, 3000 faqe të daktilografuara, është fryt i një pune shumëvjeçare. Të vëmendshme, këmbëngulëse e me pasion për gjurmimin e analizimin e një mase të madhe botimesh e shkrimesh, për grumbullimin e të dhënave lidhur me veprimtarinë botuese e studimore në fushën e gjuhësisë shqiptare dhe asaj albanologjike në vise të huaja.

Autori ka arritur të grumbullojë një informacion shkencor për historinë e studimeve shqiptare dhe të huaja në lëmin e fonetikës, leksikologjisë, morfologjisë, sintaksës, dialektologjisë, gramatikës historike, etimologjisë dhe historisë së gjuhës shqipe. Këtë material e ka sistematizuar dhe përpunuar sipas kërkesave rigoroze të gjuhësisë”.

( M. Domi, 2000)

Mbahet si një prej albanologëve më të mëdhenj të shekullit XX. Ka lënë një trashëgimi shkencore të jashtëzakonshme, ndaj edhe sot radhitet në panteonin e personaliteteve më të rëndësishme të kërkimeve albanologjike.

Emri i tij radhitet krahas figurave të shquara të gjuhësisë sonë: A. Xhuvanit, E. Çabejt, S .Rizës, M. Domit, I. Ajetit, Sh. Demirajt etj.

Vepra e tij mund të shihet edhe veç e veç nga këndi i kontributit të tij në fushë të studimit të fonetikës, të historisë së alfabetit, të ortografisë, të leksikologjisë, të leksikografisë, të fjalëformimit, dialektologjisë, morfologjisë, gramatikës historike etj.

Veprat e tij do të jenë pika referimi për shumë fusha të dijes dhe jo më kotë profesor Çabej e kishte konstatuar herët: ” punimet e prof. Kastratit dallohen për një kujdes dhe arkibi të madhe në gjurmimin e çështjeve shkencore”

(Çabej, 1965 SF/2)

Ndër veprat e shumta të tij mbahen si libër pune për çdo studiues të gjuhës shqipe:

“ Histori e gjuhësisë shqiptare”, (1989);

“ Histori e gramatikologjisë shqiptare 1635-1944” (1980);

“ Histori e albanologjisë I.II.II”, etj.

Filed Under: Kulture

Introducing our first 2024 TIME100 cover star: Dua Lipa

April 16, 2024 by s p

The pop star talked to TIME about her new album, her childhood in Kosovo, and the power of manifestation https://ti.me/3xyjXYm

Filed Under: Ekonomi

T’i kujtojmë përherë ata që u flijuan për lirinë e Kosovës

April 16, 2024 by s p

Dr. Lulzim Nika/

Sot, i emocionuar, takova dy nga familjarët, që pesha e historisë sonë tragjike, por e lavdishme, ra mbi familjarët tyre, mikun tim Fadil Muçollin dhe Teuta Elshanin, vajzën e mikut tim të çmuar, poetit dëshmor Ymer Elshani.

Me 17 prill 1999, forcat serbe ushtruan një nga aktet më të tmerrshme duke vrarë e masakruar civilët shqiptarë, në fshatin Poklek të Vjetër dhe Çikatovës së Vjetër të Drenicës.

53 viktimat e kësaj barbarie serbe pasi ishin vrarë, kufomat e tyre ishin djegur, për t’i humbur gjurmët e krimit. As foshnjat gjashtëmuajshe e as pleqtë 75 vjeçarë, nuk u kursyen nga barbaria serbe.

Po bëj këtu një digresion, duke analizuar, në një kontekst më të gjerë historik se prej vitit 1876 e deri në vitin 1999, Serbia me politikën e saj të tokës së djegur dhe më planet e saja shfarosëse, ka arritur që në çdo periudhë kohore të kryejë gjenocid mbi popullin shqiptar, pra cilëndo periudhë ta marrësh në shqyrtim, do të hasësh në vrasje, masakra, gjenocid të kryer nga Serbia, mbi popullin shqiptar të Kosovës.

Së bashku vizituam shtëpinë-muze të masakrës së Poklekut, ku nga Fadili, u njoftuam edhe një herë me ngjarjen që tronditi mbarë njerëzimin me pamjet e tmerrshme të gjenocidit që ushtruan forcat serbe ndaj popullsisë civile në Kosovë, e në veçanti në masakrën e Poklekut.

Ruajtja e faktografive të luftës së fundit e në këtë kuadër edhe shtëpisë së familjes Muçolli, ku ndodhi masakra në Poklek, është obligim shtetëror e njerëzor, kur dihet se vetë liria e Kosovës i ka rrënjët në sakrificën shekullore të popullit shqiptar.

Teuta Elshani kishte ardhur nga SHBA-ja për të qenë prezent në përvjetorin e masakrës së Poklekut si dhe për të qenë pjesë e “Sofrës poetike” që organizohet për të kujtuar poetin e dashur për fëmijë, Ymer Elshani dhe për të respektuar veprimtarinë e tij të bujshme letrare.

Martirizimi i familjes Muçolli, Elshani Caraku e Hoxha, si dhe poetit Ymer Elshani me familje, është dhimbje që vetëm shqiptari i Kosovës mund ta bartë.

Në gjithë rrëfimet që na ngjallën emocione nga Fadili, ai nuk harroi që t’i falënderojë shumë edhe bashkëfshatarët e vet, gjatë atyre ditëve të vështira, duke përmendur shumë edhe me emra, por unë po i veçoj dy miqtë e mi, Nehat Sylejmanin dhe Ismer Mustafën, të cilët, në ato ditë të rënda, kur ende forcat serbe nuk ishin larguar nga vendi i krimit dhe tërë Drenicën e mbanin në rrethim të hekurt, pra edhe në ato kushte, këta dy luftëtarë së bashku me shumë ushtarë të tjerë të UÇK-së, kishin arritur që të siguronin vendngjarjen dhe të gjitha dëshmitë, në mënyrë që botës t’i shpalosej e vërteta për masakrën e Poklekut. Ishte një detyrë sa e rëndë, për nga pesha emocionale, por mjaft e rëndësishme për historinë tonë, duke marrë parasysh që Serbia dhe forcat ushtarake të saj, me çdo kusht përpiqeshin të zhduknin çdo gjurmë të krimit që kishin bërë në Kosovë.

Një kontribut kishte dhënë edhe Mujë Muçolli, që pas luftës, kish vendosur kulmin e shtëpisë-muze të familjes Muçolli të Poklekut.

Lavdi martirëve të Poklekut dhe të gjithë Kosovës!

Nderim për Fadilin,Teutën dhe trashëgiminë e paharrueshme të poetit dhe familjarëve të martirëve të lirisë së Kosovës!

Filed Under: Reportazh

Avokati Redi Ramaj vizitoi Vatrën

April 16, 2024 by s p

Avokati Redi Ramaj, këshilltar ligjor i grupit parlamentar të opozitës në Kuvendin e Shqipërisë, i shoqëruar nga Medi Hoxha dhe anëtari më i ri i Vatrës Ardit Mekshiqi, vizituan Selinë Qëndrore të Federatës Pan-Shqiptare të Amerikës Vatra. Ata u pritën nga sekretari i Vatrës Dr. Pashko Camaj dhe editori i gazetës Dielli. Temë qëndrore e diskutimit ishte vota e diasporës, situata politike në Shqipëri dhe potenciali e kapacitet e jashtëzakonshme të mërgatës shqiptare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Avokat Ramaj sqaroi me detaje aspekte të reformës zgjedhore e modeleve që mundësojnë votën e diasporës, ndërsa sekretari i Vatrës Dr. Camaj theksoi se Vatra e mbështet me çdo kusht të drejtën e votës së çdo shqiptari pavarësisht ku ndodhet si e drejtë kushtetuese e pa mohueshme dhe e patjetërsueshme. Sipas Dr.Camaj Vatra do ushtrojë trysninë e saj me qëllim që të dëgjohet, lexohet dhe vlerësohet vullneti i çdo shqiptari nëpërmjet votës së tij. Më tej editori i Diellit shpjegoi për të pranishmit historinë dhe rolin e jashtëzakonshëm që ka luajtur Federata Vatra dhe gazeta Dielli në momentet më të rëndësishme të historisë së shtetit e kombit shqiptar.

Filed Under: Politike

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 28
  • 29
  • 30
  • 31
  • 32
  • …
  • 61
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • Dashuria që e kemi dhe s’e kemi
  • “Jo ndërhyrje në punët e brendshme”, dorëheqja e Ismail Qemalit, gjest atdhetarie dhe fletë lavdie
  • Arti dhe kultura në Dardani
  • Gjon Gazulli 1400-1465, letërsia e hershme shqipe, gurthemeli mbi të cilin u ndërtua vetëdija gjuhesore dhe kulturore e shqiptarëve
  • “Albanian BookFest”, festivali i librit shqiptar në diasporë si dëshmi e kapitalit kulturor, shpirtëror dhe intelektual
  • VEPRIMTARI PËRKUJTIMORE SHKENCORE “PETER PRIFTI NË 100 – VJETORIN E LINDJES”
  • 18 dhjetori është Dita Ndërkombëtare e Emigrantëve
  • Kontributi shumëdimensional i Klerit Katolik dhe i Elitave Shqiptare në Pavarësinë e Shqipërisë 
  • Takimi i përvitshëm i Malësorëve të New Yorkut – Mbrëmje fondmbledhëse për Shoqatën “Malësia e Madhe”
  • Edi Rama, Belinda Balluku, SPAK, kur drejtësia troket, pushteti zbulohet!
  • “Strategjia Trump, ShBA më e fortë, Interesat Amerikane mbi gjithçka”
  • Pse leku shqiptar duket i fortë ndërsa ekonomia ndihet e dobët
  • IMAM ISA HOXHA (1918–2001), NJË JETË NË SHËRBIM TË FESË, DIJES, KULTURËS DHE ÇËSHTJES KOMBËTARE SHQIPTARE
  • UGSH ndan çmimet vjetore për gazetarët shqiptarë dhe për fituesit e konkursit “Vangjush Gambeta”
  • Fjala përshëndetëse e kryetarit të Federatës Vatra Dr. Elmi Berisha për Akademinë e Shkencave të Shqipërisë në Seancën Akademike kushtuar 100 vjetorit të lindjes së Peter Priftit

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT