• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Archives for April 2024

Libri shqip feston në SHBA!

April 7, 2024 by s p

Të gjithë ju lexues, dashamirës të librit në shqip apo të çdo gjuhe qoftë, të gjithë ju bashkëkombas të komunitetit shqiptar, ejani festoni bashkë në Panairin e Librit Shqip!

Në veçanti, ju lexuesit e rinj e të vegjël, ejani njihuni nga afër me emra të shquar të letrave shqipe, njihuni me fjalën e tyre artistike shqipe dhe krijoni një kujtim për jetën tuaj!

Bota e larmishme e kulturës shqiptare, larg atdheut, ka nevojë të pasurohet edhe më shumë duke pasur frymën tuaj bashkëkohore dhe energjinë e re në të. Vetëm kështu, duke gërshetuar bashkë mendime e ndjesi, mund ta mbajmë gjallë e ta forcojmë dashurinë për të shkruar e për të lexuar shqip!

Të gjithë ju autorë që lëvroni gjuhën shqipe dhe që sillni tek lexuesi copëza nga botëkuptimi shqiptar, edhe në anglisht, ejani të njiheni edhe më mirë me njëri-tjetrin, përtej një takimi formal, përtej një libri të parë. Le të shkëmbejmë, përveç krijimtarisë, edhe përvoja, gjendje dhe aspirata!

Të gjithë bashkë, për librin dhe me librin! 🇦🇱🇺🇸

E diel, 7 prill 2024

📍Ferguson Library, 1Public Library Plaza, Stamford, CT

Arjeta Ferlushkaj Kotrri

Filed Under: LETERSI

A janë pellazget paraardhesit e shqiptareve?

April 6, 2024 by s p

Fatbardha Demi/

Problemi i origjinës së Shqipetaro-Arbëreve si tezë shkencore, u shtrua që në shekullin e 18 nga priftërinjtë eruditë Arbëresh të kishës bizantine emigrant në Itali, dmth një shekull para shkencës së porsalindur gjuhësore dhe historike e studiuesve europian. Vlen të përmenden përfundimet e Zef Krispit (1781-1859), Dhimitër Kamardës (1821-1882), Vinçenco Dorsës (1823-1885), Zef Skiroit (1865 – 1927) dhe intelektualit Jeronim De Rada (1814 – 1903) etj. 

At Z.Krispin ka shkruar se :” tingujt, në gjuhën shqipe, duke qënë të shumtë dhe të papërcaktuar, na qartësojnë natyrën origjinale të saj, siç është pa dyshim, vetë gjuha që Zoti i dha njëriut të parë”,(20) ”, duke aritur në përfundimin se “gjuha maqedone e lashtë dhe ajo shqipe, i përkisnin trungut gjuhësor “feniko–pellazg”. (Matteo Mandala f.72) http://www.unibesa.it/images/MatteoMandalNicolChettaNelbicentenario18032003.pdf  

Të njejtin mendim patën edhe studiuesit e huaj si gjermani Theodor Stier (Stier, H. C. ,1854) në shk.19-të (Ist die albanesische Sprache eine indogermanische? (A është gjuha shqipe një gjuhë indoevropiane?), i cili pohon se kohën e origjinës së gjuhës shqipe, duhët ta vendosim, në periudhën kur nuk flitej as greqishtja, qoftë moderne apo antike, as latinishtja, as ndonjë nga të folurat që njohim sot apo që janë zhdukur.  

Figura më e rëndësishme e Rilindjes italiane, Vincenzo Gioberti (1801 –1852) në librin e tij  « Primato » (Bruselles1844, T.II p.133), këmbëngul se gjuha shqipe, përmban gjurmë të gjuhëve që kanë qarkulluar në Greqi para pushtimeve deukaliane dmth para se të formohej popullsia e emërtuar Ellenike. (Dh. Kamarda « Saggio… » f4,5)

Kjo teze u pasurua dhe u përhap në popull me studimet e Rilindasve tanë si Sami e Naim Frashëri, Pashko Vasa, por edhe shume intelektual si Ad.Frashëri në Kongresin ndërkombëtar, Egjipt (1902), Nermin Vlora Falaski, Spiro Konda dhe një listë e gjatë e studiuesve të tjerë, shqipetar dhe të huaj. 

Me studimin e Petro Zhejit (Shqipja dhe Sanskritishtja), u dëshmua për herë të parë, nën një këndvështrim të ri nga ana metodike, teza e origjinës zanafillore dhe vijushmërisë së Shqipetaro-Arbërve.

Pra sot, vetëm një i paditur mund të vëj në dyshim trashëgiminë pellazgjike, sepse është një tezë e paisur me themele shekullore, por gjithëmonë është e hapur për prurje të reja. 

Studimet albanologjike të shekullit 21 sjellin fakte, se origjina e shqip-folësve shkon shumë më thellë se sa periudha pellazgjike. Ajo duhet të trajtohet në kohën kur lindi Gjuha, Mendimi dhe Zoti nga frymori më i përsosur i natyrës – UOMO SAPIENTI. Për këtë qellim, kam zgjedhur fakte që kanë mbijetuar gjatë mijëravjeçarëve dhe përdoren dhe sot, siç janë emrat: Shqipetar, Komb dhe Besa. Për këtë tezë do të ndiqet rradha e vjetrsisë së emërtimit.

  1. Emri SHQIPETAR – SHQIPERI

Siç, do të shihet më poshtë, nuk është e rastësishme vendosja në fillim e këtij emërtimi, i cili  përdoret sot krahas emrave Arbër (Arbëri) dhe Alban (Albania), për të njejtën popullsi etnike dhe trojet e tyre.  

Studiuesi i periudhës Atlantido-Pellazge, arbereshi Xhuzepe Katapano (Thoti fliste shqip), pohon se: “Ai që studion filologjinë, duke përjashtuar korologjinë (përhapjen gjeografike- shën im), etnografinë, historinë e besimeve fetare, psikologjinë dhe vetë mitologjinë, nuk do të mund të hyjë kurrë në Faltoren tepër të lashtë të Fjalës”, që është objekti i marrë si dëshmi dhe metoda e  ndjekur për këtë tezë.  

Emri Shqipetar është përcaktuar nga shkenca Albanologjike, e vendit dhe ajo e huaj, si emërtim i periudhës së Mesjetës duke e lidhur me historinë e Skënderbeut, dhe e debatuar për origjinën e tij nga emri i shqiponjës. Kjo gjendje jo vetëm e perjashton origjinën parahistorike dhe tezen e vijushmërisë së popullit tonë të shk.21, por dëshmon: 1. Mangësitë e metodës (anti)shkencore që ndiqet, dhe 2. Mos përdorimi i studimeve paralele ndihmëse (Arkeologjisë, Gjuhësisë, Psikollogjisë, Folklorit, Etnografisë, etj.) 

Për të kuptuar rrugën që do ndjek po sjell dëshminë e pare: Të gjitha emërtimet që kam zgjedhur janë SIMBOLIKE, dmth siç pohon psikologu Karl Jang (Carl Jang) “përmbajnë diçka që qëndron më tej se sa pamja e drejtpërdrejtë e asaj që shikojmë”.   

Origjina e emrit të shqiponjës ka natyrë simbolike besimtare (edhe ay Alban, Arbër, Ilir). Shkenca arkeologjike tregon se të gjitha Perënditë më të fuqishme, në mite dhe skulpturat e para, në një hapësirë të gjerë gjeografike, janë të paraqitur si shqiponja, gjysëm shqiponja, me krahët apo kokën e saj dhe kanë qenë te besimit hënore DODONAS.

Sipas historianit të famshëm të Aleksandrisë, Filones, (30pK-45 pas K.) në « Quaestiones et Solutiones in Genesis » në besimin e lashtë Shqiponja përfaqsonte « Zotin e Dytë (Zotin në Tokë-shën im) dhe Mënçurinë e tij ». 

Adhurimi i Shqiponjës, tek shqipetarët ka qenë i trashëguar nga të parët e tyre, siç e dëshmon edhe Eliani (De natura animalum, II, 140), i cili tregon se Mbreti i famshëm Pirro, rriste në banesën e vet si simbol stërgjyshor, një shqiponjë, të cilën e mbajti pranë vetes edhe pas vdekjes së shpendit.  

Adhurimi i simboleve të caktuara të besimit në lashtësi, tregonte përkatsinë etnike të fiseve. Një dëshmi të këtij fakti historik, na e ka sjell Xh.Katapano: Kostandini i Madh (…) dhe të gjithë Perandorët e tjerë të Ilirisë, që sunduan pas tij, nën shenjën e Shqiponjës, janë të gjithë BOREAL, “Bijë të Dritës”(bij të Zotit-shën im) 

Këtë e pohon edhe Sami Frashëri (Shqipëria ç’ka qenë, ç’është e ç’do të bëhet,1899) : Kombi i tërë ka marrë emrin Shqipetar dhe vëndi ynë, emrin Shqipëri, fjalë të bëra prej shqipes Zogut të bekuar të Hyjit, që i faleshin prindërit e vjetër tanë, dhe që e kemi edhe në flamur.  Që nga “arti” i njeriut të Paleolitit, ( Il linguaggio della Dea M.Gimbutas ) e deri në ditët tona, Shqiponja së bashku me kryqin/yll, (fig.1 poshtë) ka mbetur simbol kryesor i Krijuesit, në art, në ndërtime (kisha, xhami) dhe veshjet e figurave më të larta fetare. (fig.2). 

Monedhë e periudhës romake 209 pK ; Shqiponja tek shënjtëria e tij, Chrysostomos II, prelat i kishës së Qipros, komuniteti më i lashtë kristian pas Jeruzalemit ; “Kryqit i vërtetë”, dhoma e relikeve të Kishës hebraike, Jeruzalem; Shqiponja dykrereshe ne Xhamine e Divrigi (Turqi). 

Filozofi Sami Frasheri duke folur për gjuhët e popujve në lashtësi pohon se: „Përparimi i sajuar dhe letrar (i gjuhës –shën im) ështe çfaqur më vonë, kurse gjendja e natyrshme, është ajo bazë“. Gjëndja natyrale e emrave dhe toponimeve është ajo që u trashëgua në mijra vjet në gojën e popullit. 

Nje deshmi te tillë, na e sjell një legjendë çame e Thesprotisë mbi Pirron e famshëm, Mbretin e Epirit : “Kur Pirro qe i vogël e çuan tek mbreti i Shkodrës : “O mbret i nderuar/ t’u rritet nami e rrofsh e klofsh sa malet/ Kaha Iperoja na të kemi ardhur/ të t’besojmë kët zok të ipes / të na rritet ipje e vërtetë.  

Me zhvillimin e shoqërisë primitive, emrit zanafillor të shqiponjës IPE, ju bashkangjitën fjalë të tjera, duke shprehur gjuhësisht, ndryshimin dhe pasurimin e miteve të besimit pellazg. Emrin Shqipetar (Schipetar, etj. në dokumenta) si emër i përbërë, mund ta risjellim në formën e lashtë: Sch + ipe + t‘ (të)+ar. Në kuptimin besimtar pellazg , kjo frazë lexohet : Fjala/Fryma Krijuese e Zotit Dritë. Rruga e ndjekur: Sch = skep/sqepi ( ch latine, para zanoreve lexohet në shqip- k ) dhe gjuha e nxjerë dukshëm jashtë, tek shqiponja në flamurin tonë, shpreh mënyrën se si Zoti krijoi Botën me Fjalën/ Frymën Krijuese + e Zotit (i përfaqsuar nga shqiponja) + t‘Ar-it. Kjo e fundit, nuk është mbaresë, por një fjalë-rrenjë e stërlashtë , e cila ndodhet edhe në fillim të emrit Arbër / Arban si emërtim i Zotit (Hyjit). Këtë na e dëshmon Petro Zhei : Një tjetër mënyrë referimi tek Qendra (Zoti-shën im) është edhe kjo: operatori i lirë (rrënja e pastër) AR në një sërë gjuhësh shpreh «parimin dritësor »- duke dëshmuar lidhjen ose origjinën nga Zoti.

Të gjithë emërtimet që njihen historikisht për shqipetarët dhe paraardhësit e tyre Pellazgo-Ilirët, lidhen me Mitin e KRIJIMIT : Pellazg – të lindur prej dheut (ar-ës); Ar+ban / Ar+bër : i banun/i bërë nga Ar-a/dheu; Ilir/Yll-ir shpreh origjinën nga Zoti/Ylli. Ylli = Drita Hyjnore.(58) Al+ban/Al+ba(ë)ri (titulli i gazetës së arbëreshëve/Itali): të banun/ të bërë nga Al; ku Al apo EL (Eb.) në fjalorin esoterik përkthehet Zoti .

Studimet shkencore dëshmojnë se: Fiset e lashta pellazge e quajtën veten “iperotë”, emër që me zhvillimin e besimit primitiv u shpreh në formën “shqipetar” duke ruajtur rrenjën zanafillore (simbolike IPE) të Shqiponjës, si dokument trashëgimie për pasaardhësit e tyre se “jemi bij të Zotit” dhe si shenjë dallimi nga popujt e huaj. Këtë origjinë besimtare të banorëve, e kanë treguar studiuesit e huaj të shk19-të në librat e tyre: Shqipetarët e quajnë veten, « bij të shqipes ». 

Ky historik me dy fjale, tregon se njeriu që mban emrin SHQIPETAR, kudo që ndodhet, mban me vete pasaportën e origjinës dhe trashëgimisë së pandërprerë nga Atllantido-Pellazgët që e krijuan Besimin dhe u perjetësuan në Mitollogjinë që njihet sot.

  1. Emri KOMB

Studimi i fjalëve të gjuhëve të lashta, siç përcaktohet gjuha shqipe, është sipërmarrja më e vështirë e shkencës gjuhësore. Të bën përshtypje se, sikurse fjala shqip (flet qart) edhe fjala komb (shtet) trajtohen në mënyre jo shkencore. 

Kështu në Fjalorin e Gjuhës Shqipe (2006) pika 2. ku lexojmë: 

Kombi – m. spec. Shtet, vënd. Lidhja e Kombeve. Organizata e Kombeve të Bashkuara.(3) (L’Organizzazione delle Nazioni Unite, ONU) 

Po aty lexojmë: Komb – Bashkësi e qëndrueshme njerëzish, e formuar historikisht në bazë të bashkësisë së gjuhës, të territorit, të jetës ekonomike dhe të formimit psikik, që shfaqet në bashkësinë e kulturës. Kombi shqiptar.  Për rrjedhojë trajtohet se emri Komb=Shtet. 

Faik Konica numëron shtatë rregulla që duhen ndjekur nga studiuesit e gjuhësisë, por po veçoj tre kryesoret: 1) Njohjen leksikore – vlerat objektive ose të përherëshme të fjalëve ; 2) Njohja etimologjike – kërkimi i atësisë së fjalëve; 3) Njohja thelbësore – kërkimi gjenealogjik i fjalëve. (6) Në rastin e emrave të popullit tonë, asnjera prej ligjeve nuk është ndjekur, duke lenë shtegun e hapur për trajtime të gabuara në shkencën e Historisë , me pasojë për studimin lidhur me origjinën dhe vijushmërinë e shqipetaro-arbërve të sotem, siç do dëshmohet më poshtë. 

Emri shtet i përket kohëve moderne dhe përfaqëson një organizim administrativ – ekonomik brenda kufijve me popullsi jo homogjene (me etni të trazuara), të drejtuar nga grupe të caktuara politike. 

Rëndesia e veçantë e fjalës Komb qëndron gjithashtu në natyrën e tij Simbolike dhe Besimtare, cilësi e botkuptimit primitiv, trashëgimtare e së cilës është gjuha që flet sot populli ynë- DËSHMITARJA e pamohueshme e një kohe qindar mijëravjeçare. Kjo natyrë e veçantë e gjuhës shqipe, zbulimi i së cilës i përket gjenisë së studiuesit Petro Zheji, çfaqet e pandryshuar në fondin e saj bazë, dhe me gjithë madhështinë e saj, sidomos në emërtimet e shumta të popullit tonë, ku bën pjesë edhe emri KOMB. 

Në dialektin e Çamërisë, kur duam të lidhim dy a më shumë fije , i themi “ bëje kom”, që është forma më e lashtë. Edhe në Fjalorin e gjuhës shqipe (2006) tek fjala Kom, lexojmë: 

Komb-  Lidhje e shtrënguar e dy pjesëve a e dy anëve të një filli, të një litari etj. ose e dy cepave të një shamie, pëlhure etj.; nyje. E lidhi komb. Zgjidh kombin. 2. Nyje druri, gdhë. 

Lidhja arihej vetëm kur bëhej NYJA, (veprimi i lidhjes përfundon me nyjen) e cila në shqip emërtohet KOMB.  Për rrjedhojë, fjala lidhje = komb= nyje , që janë veprime të pandashme dhe nuk kanë kuptim pa njëra tjetrën.

 “ Nyja – pohon P.Zheji (Shqipja dhe Sanskritishtja (pj.II),- është një simbol kompleks që përfshin shumë kuptime të rëndësishme, të cilat referojnë që të gjitha tek ideja e një lidhje të ngushtë, të shtrënguar …”. Për njeriun besimtar të parahistorisë, lidhja më e ngushtë dhe më e shtrënguar ishte ajo me Zotin, nga dëshirat e të cilit varej rregulli qiellor dhe ay tokësor. Për të siguruar këtë lidhje kryheshin rite, sakrifica dhe festa të ndryshme.

Sipas këtij miti, emri  Kombi-Shqipëtar i cili shpreh një SIMBOL parahistorik, do të thotë : Popull i lidhur me Zotin,  dhe ky kuptim njihej edhe në shk 19, siç e dëshmojnë dokumentet historike dhe letrare.  Këtë shpjegim të Nyjes-hyjnore dhe rjedhimisht edhe të emrit të popullit tonë, e dëshmojnë objektet arkeologjike.

C:\Users\Bardha\AppData\Local\Microsoft\Windows\INetCache\Content.Word\IMG_1970.jpg

Siç vihet re mbi kokën e Zeusit, Europë (fig.1) , sikurse tek Perëndia e vdekjes e Aztekëve, Meksikë (fig.2), tek statuja e Julius Çesarit (fig.3) dhe mbi nje gur varri ku shpreh se te vdekurit i perkasin familjeve te rendesishme te qytetit, ndoshta sherbenjes te tempullit, pra “te lidhur me Zotin”. Muzeu arkeologjik i Durresit. 

Ҫuditrisht simboli i Nyjes- hyjnore është e njejtë, me gjithëse objektet arkeologjike u pëkasin popujve të ndodhur në largësi të mëdha gjeografike dhe të  ndryshëm për nga raca.  

Objektet arkeologjike dëshmojnë së në besimin e lashtë ,si simbol i lidhjes me Zotin ,kanë shërbyer edhe Nyjet-hyjnore të formuara nga lidhja e një shiriti , siç e shikojmë mbi kokën e  Perëndeshës egjiptiane Isis (fig.1) dhe të shumë mbretërve të Euro-Afro-Azisë së lashtë, apo si amuletë e vendosur në brez tek Perëndia-shqiponjë, Horos, e quajtur “Nyja e Isisit” apo Tyet. (fig.2,3,4)

C:\Users\user\AppData\Local\Temp\IMG_0508.JPG
https://tse3.mm.bing.net/th?id=OIP.Mc863ebb8d0696d26f403b0f5ca5df391H0&pid=15.1&P=0&w=300&h=300

Ky simbol , që në lashtësi zbukuronte kokat e mbretërve, për të dëshmuar natyrën hyjnore dhe rolin e ndëmjetësit me Zotit (fig.1poshtë) është ruajtur në traditën e veshjes tek arbëreshët (fig.2). Në mesjetë, Nyja-hyjnore përfaqësohet (nënkuptohet) nga dy rypat, që zbresin mbrapa kokës, si në afreskun e shekullit 13 të Papa Innocenzos III (1198–1216) dhe kapelja ceremoniale e Papa Pio XI, (fig. 3,4). 

(38) Drahma e Orodes I , Parthia ( 90–80 pK) ; Arbëreshë nga Contessa Entellina, Hora e Kuntises; Afresk  i papa Innocenzo III ; Mbulesa e kokës e papa Pio XI.

Nyja-hyjnore (kom/ it.com) e ruajti vlerën si simbol kultik, gjatë të gjithë historisë njerzore dhe vijon të admirohet në veprat letrare , si të Dante Aligerit, pikturat e Leonardo Da Vinçit, në paraqitjet grafike, deri edhe në shumë ndërtime (fig.1,2 poshtë). Si simbol fetar e shikojmë në veshjen e klerikeve të Mesjetës (fig 3) dhe të ditëve të sotme tek Papa dhe murgjit.(fig 4) 

http://www.duepassinelmistero.com/nodo-S.Sofia.jpg
http://www.duepassinelmistero.com/Lisbona1.jpg
Cathedral  Notre-Dame de Chartres. Detail of woman wearing a bliaut gironé and a knotted ceinture:

1.Kisha e Santa Sofia a Beneventos ndërtuar nga duka longobard– Arechi II , më 762 , Itali ; 2.Lisbonë, Torre di Bèlem e skulptorit të shekullit të 16 Francisco de Arruda; 3.Nyja e foruar në krahun dhe brez, tek statuja në Cathédralen Notre-Dame de Chartres, France ; 4. Nyja tek kordoni i varur në qafë tek Papa.

Përsa më sipër, ky emër dëshmon: 

  • Se populli në gjuhën e të cilit ndodhet fjala besimtare – Komb (Nyje), qe e emërton atë, është autori i simbolit parahistorik të Nyjes-hyjnore.
  • Se paraardhësit e shqipetarëve janë krijuesit e parë të organizimit të bashkësive fisnore .
  • Se Gjuha shqipe, e cila edhe sot e ruan formën e lashtë – KOM , ka qënë gjuha e fiseve të para europiane. 
  • Origjinën zanafillore dhe vijëmsinë e pandërprerë të popullit tonë.  

Mauro Paoletti, në librin e tij “Nyja,historia mitologjia dhe misteret e simbolit më të lashtë të njerzimit” pohon se : Që nga koha më e herëshme , nyja është vlerësuar si simbol, duke shprehur një ide të lashtë stërgjyshore, e rrënjosur në botkuptimin njerzor dhe sidomos në shumë veprime mendore bazë të tij: ky pasqyrim është i aftë të zgjojë me shpejtësi, një mori konceptesh dhe ndjenjash.  Ndoshta për këtë arësye, në çdo kulturë, nga ajo kineze, tek ajo inka, nga ajo indiane tek ajo greke, nga ajo tibetiane tek ajo egjyptiane , nyja përfshin një rol kryesor aktiv, duke i tejkaluar kufijtë gjeografik dhe ata kulturor. Kete rol e kane luajtur fiset shqip-folese ne qytetrimet Euro-Afro-Aziatike e me gjere.

  1. BES-A

Besa është shqiptare!  ka pohuar mitologu i shquar arberesh Aristidh Kola. 

Fare rastësisht, duke rëmuar në dinastitë « thinite » të Egjiptit (fjalë shqipe-të thinjta, të vjetra), hasa në Perëndinë Bes. Sipas studiuesve, Perëndia Bes ka qënë e pranishme në të gjitha periudhat e besimit të lashtë egjiptian. Deri në periudhën e Faraonit Akhenaton (Dinastia XVIII,viti 1350 pk) është paraqitur me krahë, që mendoj se janë të shqiponjës, sikurse tek të gjitha Perënditë e para, që tregonte përkatësinë e tyre ndaj besimit hënor te Dodones (sellenizmit). Herodoti pohon se tempulli i Dodonës “konsiderohet më i lashti helen (pellazgjik-shën im) dhe në atë kohë ishte edhe i vetmi “. (Herodot II 52)  

Perendia Bes paraqitet në formën e një burri shkurtabiq, mjekër leshtor, mbi kokën e të cilit, një “kurorë”e gurtë na bën të mendojmë, se kemi të bejmë me një mbret të hyjnizuar.  Pranë tij, janë gjëndur shumë statuja të njerëzve, duart e të cilëve tregonin pjesë të ndryshme të trupit. Mbreti, sikurse edhe prifti apo filozofi në lashtësi, paisej edhe me njohuri mbi mjekësinë. Edhe Aleksandri i Madh e kishte këtë “profesion” të mësuar nga Aristoteli, i cili ishte edhe vetë mjek. “Leka, për këtë dituri, kish një dëshirë të madhe aq sa ndonjëherë e praktikonte dhe vetë” pohon M.Frasheri ne librin“Historia e lashtë e Shqipërisë dhe e Shqipëtarëve”.

 

1.Perëndia Bes e zbuluar ne një shtëpi që ndodhej në kodrën Albani, pranë liqenit me të njejtin emër në jug-lindje të Romës. 2.Tempulli i Denerës, Egjipt. 

1.Perëndia Bes ne pozicion kërcënimi. Në fig.2 jo rastësisht paraqitet Kau, i cili është simbol i Perëndeshës Sellenë (Hënës) të tempullit pellazg -Dodonës, që tregon përkatësinë arbërore të kesaj perendije.

Fillimisht Perëndia Bes ishte mbrojtëse e Familjes së Faraontit, më vonë, këtë detyrë e shtriu edhe mbi çdo familje të Perandorisë. Deri më sot, studiuesit e huaj nuk e dinë domethënjen e emrit të Perëndise dhe origjinën e saj. Por ata e lidhin figurën e Perëndisë Bes me një citim në “Librin e të Vdekurve” (CXXXIII), (teksti i shënjtë i faraonëve në udhëtimin e tyre pas vdekjes) ku shkruhet “Ai nuk ka thënë se ç’farë ka parë, nuk ka përsëritur se ç’farë është thënë në shtëpinë e Zotit me fytyrë të panjohur”.  Pra, një njëri që ka bërë betimin, “ka dhënë BES-ën” për të mos folur mbi ç’farë di”. Fjala Besa gjëndet vetëm në gjuhën pellazgo-shqipe dhe në asnjë gjuhë tjetër.

Dhënia e besës për të ruajtur të fshehtën, e lidh këtë Perëndi me ezoterizmin. Në Egjiptin e lashtë, ezoterizmi dhe shkolla e mistereve, lidhet me figurën e Perëndisë Thot, që e gjejmë që në periudhen para-dinastike të faraoneve. Në Mitologjinë egjiptiane Thoti trajtohet si “shkruesi hyjnor”, themeluesi i shkencës së lashtë (fetare dhe laike), shpikësi i shkrimit dhe iniciuesi më i madh i lashtësisë. (7)

Perëndia Bes përfaqësonte “Fjalën e dhënë” dhe tek pellazgo-arbërit ishte e shenjtë, gjë që nuk vërehet tek popullsitë e tjera. Në botkuptimin e Kombit tonë, BES-a përfshin vetë thelbin e të qënit njeri dhe shpreh një detyrim ndaj të tjerëve, për çështje nga më të ndryshme. Siç vëren historiani i besimeve Bernard Cook, tek shqiptarët: “Bes-a (sinonim i nderit) zë vëndin e parë në kodin e sjelljes së njeriut dhe marrëdhëniet shoqërore” (Cook, Bernard (2001). Europe since 1945: an encyclopedia. Garland Publishing. p. 22. ISBN 0-8153-4057-5. Retrieved 2010-07-01). 

Në trevat arbërore, sot na kanë mbritur  gjashtë Kanune (“Kanun’i vjetër”, “Kanuni i Lekë Dukagjinit”, “Kanuni i Çermenikës”, “Kanuni i Papa Zhulit”, “Kanuni i Labërise” dhe “Kanuni i Skënderbeut” ose ndryshe “Kanuni i Arbërisë”) dhe të gjitha kanë në themel BES-ën.

E solla këtë perëndi në kete takim shkencor, për biografinë e tij 12000 vjeçare, e lidhur me “emigrantet” shqip-folës Atlantid, që pas Përmbytjes së Madhe u vendosën në veri të Kontinentit Afrikan, si dhe emrin Bes, traditen parahistorike të Besës, që njihet si tipar kryesor i Historisë e Shqipetaro-Arbërve. Me emrin e tij u emërtua botkuptimi i parë i Hyjnores – BESIMI.

Si perfundim: Origjina e Shqipetaro-Arbërve zë fill, jo me pellazget, por me njeriun që mësoi të flase, krijoi lidhjen familjare dhe fisnore, dhe besoi në NJË ZOT. 

Fatbardha Demi

25 janar 2023

Arched stele of Bes in panther skin. The dwarf God, protector of households, believed to guard against evil spirits and misfortune. https://www.pinterest.fr/pin/324962929380859688/ 

Perendia Bes me krahe dhe bishtin e shqiponjes , simbolit kultik te Zotit. Shigjetat ne drejtim te Tokes tregojne se ai eshte Zoti ne Toke dhe Syri Hyjnor nepermjet te cilit Zoti shikon njerezit tokesor. (Ne trupin e tij jane vizatuar forma te syrit.

1.Perendia BES mbi koken e Faraonit https://www.pinterest.fr/pin/30680841194776287/ 2. A Superb Egyptian Ptolemaic Period Faience Cippus Depicting Horus (Mbreti i pare qe themeloi dinastite faraonike, i mbrojtur nga perendia Bes)

AN EGYPTIAN FAIENCE CIPPUS PTOLEMAIC PERIOD, 304-30 B.C. Depicting Horus standing upon two opposing crocodiles, each scaly tail extending up the border edge, the god nude but for his cap-crown fronted by a uraeus, his side lock of youth falling onto his multi-strand beaded broad

Filed Under: Opinion

Arbëreshi i Argjentinës, i përlotur në ceremoninë arbëreshe “Dita e Valljes” 

April 6, 2024 by s p

E martë 2 prill 2024, dhe në Frasnitën arbëreshe në Kalabri ashtu siç është zakoni  që të Martën e parë pas pashkëve organizohet “Dita e Valljes” me ritualin e saj më antik nga të gjitha krahinat e tjera. 

Dita e Valljes është një ceremoni sa e larmishme aq edhe e shenjtë. 

Gratë arbëreshe me kostumet e tyre plot ar dhe hirë lëvizin në formë gjysëm rrethi, kapur me shami me njera tjetrën të shoqeruar nga dy burra të cilët quhen flamurtare dhe përshkruajnë  rrugët e “ Katundit” duke kënduar këngë të ciklit të pranëverës, por duke i shtuar kësaj feste edhe rituale të tjera si  ato të eposit si Kostandini e Doruntina, apo  rapsodi kushtuar Skënderbeut. 

Është momenti që dalim nga kisha dhe rastësisht takoj mësuese Lucia Martino, e cila  është ndër  aktivistet më të gjalla të botës arbërshe, punon me mish e shpirt për të mbajtur gjallë një teatër arbëresh, e promovon botën arbëreshe nëpër botë. Mësuese Lucia që prej vitesh në pension, atë ditë ishte shoqëruar nga një burrë të cilën nuk patëm kohë as të prezantoheshim sepse grupi Valleve nis menjëherë ritualin. 

Polifonia e atyre grave,  na rrëngjethi dhe sytë për një moment u ngulitën tek ato. Papritur në krahun tim ndjeva një ngashërim,kthej lehtë kokën dhe shohë zotrinë që ishte e shoqëruar ish mësuese Lucia,  i cili i ngashëruar si një fëmijë. 

Më emocionoi shumë. 

U preka dhe unë por më shtyu edhe një kureshtje e madhe ta pyesje nëse  vinte për herë të parë.

Mësues Lucia, menjeherë i hedh dorën në qafë, dhe më thotë gjithë ngrotësi:Ky është një mysafir special, është  arbëresh i Argjentinës. 

Them të drejtën vendi nuk po më mbante, doja ti përjetoja ato emozione tek sytë e mi disi të lagura (sepse emigrimin e njohë mirë, duke qene vet emigrante).  I afrohem, i hedh  instiktivisht dorën në shpatulla  dhe ndërsa  sytë tanë ndeshen e pyes derjtpërdrejt: A mund të më thoni përse u emozionuat kaq shumë?

  • Midis atyre grave është edhe  jehona e shpirtit  të mëmës sime- përgjigjet arbërshi i Argjentinës. Mëma ime ka ardhur në Argentinë kur ajo ishte 13 vjeçe. Unë sot jam në pension. 

Kjo është toka e mëmës sime.

Kjo është gjuha e mëmës sime. 

Këto janë lotët e mëmës sime të përziera me emocionet e mia.

Dita e “Valljes” janë ato sekuenca që mëma ime me lot në sy më rrëfente për katundin e saj  kur unë isha i vogël,  dhe sot  unë jam në pension. Këto tinguj i kam dëgjuar shumë herët, këto tinguj që herë bëhen zëra dhe herë shëndërrohen në klithma dhimje, i kam ndierë sa herë mëma i këndonte këto këngë. 

Unë e njihja katundin e mëmës pa ardhur në Frasnitë.  Ajo ma  ka përshkuar me kaq  detaje sa unë kur erdha për herë të parë skishte nevojë që dikush të më rrëfente për të. Njihja çdo shtëpi të saj, cdo gjitoni.  Mëma më përsëriste shpesh shprehje ” Gjaku in i shprishur” 

A keni krijuar ndonjë shoqatë arbëreshe në Argjentinë. Çmund të na thuash diçka rreth tyre?

  • Unë jetoj në Buones Aires. Quhem Raul Omar Colacino.  Mëma ime është me origjinë nga Frascineto, quhet Maria Colacino. Stërgjyshja ime ishte  Doenica Pellicano dhe arbëreshe e Frascinetos. Ajo  ka lindur në 1866- dhe ka vdekur në 1963.  

Mamaja ime për të mbajtur ggallë kujtimin e rrënjëve të saj krijoi shoqatën” Frascineto”.  Në ketët shoqatë jemi mbi 200 veta. Kemi krijuar një Frascineto në minaturë në Buenos Aires. 

Bashkohemi dhe festojmë festat tona tradicionale. 

Mblidhemi shpesh. 

Kultura culinaria arbëreshe është prezente në çdo festë që organizojmë.

Sa here që mblidhemi  vajzat  veshin kostumin arbërsh të gjysheve të tyre që e sollën me vete.  Kostumi është identiteti ynë. Ky element na dallon na bënë të veçante.

Manifestet i shkruajmë arbërisht  Flisnim arbërisht midis nesh. Ndihemi arbëresh në gjak. Kemi ende “ndjenjën e apartenencës\ përkatësisë”.

Shqipërinë nuk e njohë, nuk kemi patur lidhje. Ata nuk janë kujtuar asnjëherë për ne. Ne kemi qenë gjithmonë. Ata as në fjalor nuk na kanë.  Ne Skënderbeun e kujtojmë. Me Kosovën deri diku mbajmë ndonjë kontakt.  Shpesh postojmë në rrjetet tona memorjen e Skënderbeut. Ne jem, jemi akoma të gjallë. E duam Shqipërinë. Është një mëmë e madhe, por duam ta ndjejmë..

  Nëpërmjet teknologjisë kërkojmë të mbajmë lidhjet tona të botës arbëreshe. Ka shumë për të bërë por ne në atë aaoqeanin e madh jemi një pikëz që kërkojmë të jemi të gjallë nga “ pitoni” asimilim.  

Eështë hera e parë që vini në Frasnitë\ Frascineto? 

  • Jo! Është hera e tretë . Sa herë që vij aq herë emocionohem,por në Ceremoninë “Vallja” kam ardhur  për herë të parë. Nuk kisha marrë pjesë asnjëherë drejtpërdrejt. E kisha pritur me vite, dhe sot jam këtu mes vëllezërve arbëresh. Kam sjellë me vete edhe kostumin arbëresh të mëmës sime dhe ja kam dhuruar shoqatës arbëreshe të drejtuar nga ish mësuesja Lucia Martino. Doja që një kujtim të mëmës sime të ngelej ku janë rrënjët. Në të njëjtën kohë me këtë veprim dua që të gjithë ata që largohen për një kohë nga vendi i tyre mos të harrojnë rrënjët. Mirë ishte të ktheheshin atje ku kanë hedhur hapat e para, ku kanë derdhur lotët, ku kanë ndierë aromat e katundit të tyre, ku kanë parë për herë të parë malin, e kanë ndeshur ajrin për herë të parë kur dolën në dritë, e mbi të gjitha mos të harrojnë gjuhën, këtë gjuhë arbëreshe që mëma ime shpesh ma përsërit: gjuha jonë është më e bukura, dhe më e lashta në botë! 

Raul, ju faleminderit për fjalët,për emocionet që më dhuruat, dhe nëse do të kujtoheni ju lutem një përqafim të ngrohtë nga bota shqiptare mëmës suaj,  që iu ka rritur dhe edukuar me këtë frymë arbërore! (Në vijim një almanak me fotografi)

Ornela Radovicka 

Qëndra albanologjike mbi kulturën dhe gjuhën arbëreshe themeluar në 1980 

C:\Users\iljas\Downloads\10171653_314853628665974_3141601177367429194_n.jpg
C:\Users\iljas\Downloads\20240402_165517.jpg
C:\Users\iljas\Downloads\IMG-20240404-WA0016.jpg
C:\Users\iljas\Downloads\12000992_10207447804650823_2493000243357755798_o.jpg
C:\Users\iljas\Downloads\12045726_10207447804370816_4686770007406422948_o.jpg
C:\Users\iljas\Downloads\12027231_10207447805170836_2852353598130553640_o.jpg
C:\Users\iljas\Downloads\facebook_1712228099783_7181605167834464565.jpg
C:\Users\iljas\Downloads\12010697_10207419320618740_677569646386954758_o.jpg
C:\Users\iljas\Downloads\11947987_10207402252992060_6356792860829050549_o.jpg

Aktivitete nga bota arbëreshe në Argjentinë . 

C:\Users\iljas\Downloads\254995_2062618882617_190898_n.jpg

Tradicioni kulinaria arbëreshe në Argjentinë 

C:\Users\iljas\Downloads\IMG-20240404-WA0005.jpg

Raul dhuron shoqatës arbëreshe në Frascineto drejtuar nga ish mësuesja Lucia Martin kostumin arbëresh të mëmës së tij 

C:\Users\iljas\Downloads\378486_2771614367061_322253512_n.jpg

Filed Under: Kulture

Gratë në dimensionin e Lirisë

April 6, 2024 by s p

Nga Mimoza Dajçi/

Shtysë për këtë artikull më dha biseda në New York me një regjisor të ri, i cili më tha se temat mbi diktaturën komuniste në Shqipëri janë rezuaruar, pasi janë realizuar shumë filma, gjë që më la një shije të hidhur…. 

Romë, nëntor 2018. Po udhëtoja me avion nga SHBA për në Shqipëri. Në aeroportin Fiumicino të Romës, tranzit për në Tiranë. Aeroport që ka fituar Çmimin si më i miri në Europë.  Rastësisht takova e fola nga afër me aktorin italian Remo Girone, të famshmin Tano Caridi tek seriali italian “La Piovra”. Do të ishte protagonist në filmin e ri shqiptaro – italian të regjisorit Namik Ajazi “Portreti i pambaruar i Clara Bellinit”. Film i cili tashmë ka fituar disa Çmime të Arta në Gjermani dhe në Itali.

Sipas aktorit Girone, xhirimet e filmit kishin filluar dhe ai së bashku me bashkëshorten Victoria Zinny, prezantohen në rolin e një familje diplomatësh italianë në Shqipëri gjatë periudhës së komunizmit. Regjisori Namik Ajazi, edhe ai i prekur direkt politikisht, së bashku me skenaristin Ruzhdi Pulaha dhe një grup aktorësh shqiptarë e italianë, do të bënin të njohur për publikun një histori të parealizueshme dashurie gjatë viteve të diktaturës. Bëhej fjalë për histori dashurie mes një djali shqiptar dhe vajzës së një diplomati të lartë Italian.

Ngjarjet i përkisnin fund viteve ’70, fillim i ’80-ës dhe krahas historisë së dy të rinjve, do të vendoseshin ngjarje të viteve të vështira të kohës së diktaturës komuniste në Shqipëri. Duke iu referuar edhe shtypit shqiptar, për të arritur në këtë histori të dhimbshme, regjisori Ajazi ka punuar për gati tre vite dhe ka bërë kërkime në ish-Arkivën e Ministrisë së Brendshme. Është mbështetur në katër histori të vërteta, njëra prej të cilave i qaset më shumë asaj të filmit. Sipas Ajazit aty nuk mund të flitet për personazhe realë, pasi ka marë copëza nga disa syresh. Po sipas medias shqiptare regjisori Ajazi thotë se: “Nuk dua që askush të identifikohet me personazhet e filmit. Por është një histori e vërtetë që i bën homazh atyre ngjarjeve të dhimbshme, romancave të ngelura përgjysmë, idileve të prera në mes nga ana e regjimit, i cili nuk të falte”.

Është homazh për të gjithë ata njerëz që kanë kaluar nëpër situata të tilla. Disa nuk jetojnë më, disa tashmë janë gjyshër”, thotë Ajazi në një intervistë të tij, teksa shton që përzgjedhja e temave nga e kaluara komuniste vjen si një detyrim karshi një brezi që përjetoi kohëra të vështira, por edhe për t’i treguar brezit të ri se ç’kanë qenë ato vite”.

Dhe sigurisht regjisori Ajazi ka prekur një ngjarje tepër delikate të jetës në diktaturë, pasi gjatë atyre viteve të zymta ka pasur shumë dramë, divorce si në dashurinë e të rinjve ashtu edhe gjatë viteve pasmartesore, ku për shkak “biografie” e luftës së klasave shumë çifte u ndanë duke rritur fëmijët jetim me prindër gjallë. 

Përzgjedhja aktorëve përbënte një surprizë më vete. Ajazi kishte sjellë në Tiranë aktorin Remo Girone së bashku me aktoren Victoia Zinny që do të interpretonin prindërit e vajzës.

Beatrice Aiello, një aktore e re italiane në rolin e protagonistes, po ashtu interpreton edhe Marta Gastini. Roli kryesor i ishte besuar të riut shqiptar që jetonte në Firenze, Anton Kodrinaj. Filmi u mbështet nga QKK, Ministria Italiane e Kulturës dhe Eurimages.

Duke dëgjuar nga aktori Girone rreth skenarit të këtij filmi, një nga këto episode më ktheu në kujtesë miken time italiane Jola Tahmizi, që fatkeqësisht nuk jeton më, ish anëtare e Kryesisë së Shoqatës së Gruas ish të Persekutuar Politike të Shqipërisë, ku edhe unë kam dhënë kontributin tim vite me rradhë edhe pranë kësaj shtrese deri ditën që u largova për në SHBA. E kam njohur nga afër Jolën, i ati kishte qenë Konsull i Italisë në Vlorë. Për shkak të veshjes së saj “moderne” kishte rënë në sy të policisë sekrete shqiptare dhe sigurimi i shtetit e arreston në moshë tepër të re. Sa herë vajza e re me emrin Jola shkonte në Tiranë, luante tenis veshur me një fund të shkurtër të bardhë me pala të vogla dhe bënte shëtitje – xhiro duke mbathur në këmbë patinat rrëshqitëse. Kjo pamje ekstravagante e saj përbënte shqetësim për regjimin e kohës. Shfaqje e huaj, paçka se Jola ishte e huaj, në dhe të huaj. Vetëm për fundin e bardhë e të shkurtër që mbante veshur dhe rrëshqitjen me patina, e arrestojnë dhe e dënojnë për agjitacion – propagandë.

Një rast tjetër që kam njohur nga afër, Maria Dvorani, e cila la studimet e larta në Itali dhe kthehet në atdhe për tu gjendur pranë atdheut gjatë pushtimit fashist. Ndërkohë njihet e martohet me një inxhinier italian, që kish mbetur pas lufte në Shqipëri. Për këto veprime të ndaluara sigurimi i shtetit e arreston dhe e burgosin si armike e popullit. Edhe me Marien jam njohur pranë kësaj Shoqate. Ishin gra inteligjente, poete, shkrimtare, tolerante e tepër humane. Gra heroina që me dinjitet të lartë sfiduan diktaturën më të egër në Europë. Ishin bashkëvuajtëse e mike burgu politike me heroinën Muisne Kokalari, të cilat shpesh më tregonin ngjarje të atyre vuajtjeve të rënda e torturave çnjerëzore që kishin përjetuar nëpër birucat e diktaturës. Jeta dhe vepra e të cilave u përjetësua në lartësi me dimensionin e lirisë.

Një Memorial dedikuar Gruas ish të Burgosur e të Persekutuar Politike të Shqipërisë në qendër të Kryeqytetit të Shqipërisë do të ishte domosdoshmëri, pasi e meritojnë vërtetë. 

Duke u kthyer sërisht tek filmi, një Bravo! I takon regjisorit Namik Ajazi dhe skenaristit Ruzhdi Pulaha, të cilët vijojnë të tregojnë me vërtetësi atë periudhë të tmerrshme të jetës që kanë kaluar në komunizëm edhe femrat e huaja. 

Falenderoj aktorin e madh italian Remo Girone së bashku me bashkëshorten e tij Victoria Zinny, që ju bashkëngjitën këtij projekti dramatiko – artistik të vendit tonë.  

Filed Under: ESSE

Çfarë duhet të dini për R.F.K. Jr. dhe kërcënimi i tij ndaj Bidenit dhe Trumpit

April 6, 2024 by s p

Robert F. Kennedy Jr. speaking at a lectern with a sign that says Kennedy 24. He is wearing a black sport coat and a skinny tie.

Përgatiti Rafael Floqi 

Zoti Kennedy është bërë prania më e spikatur e pavarur ose e palës së tretë në garën e 2024-ës.

Një demokrat i përjetshëm, Robert F. Kennedy Jr. hyri në garë në prill 2023, fillimisht duke kërkuar të sfidonte Presidentin Biden për nominimin e partisë. Më vonë ai kaloi si një i pavarur. 

Kandidati i pavarur presidencial Robert F. Kennedy Jr. është shfaqur si një kartë e egër e zgjedhjeve të 2024, duke tërhequr një përzierje të larmishme mbështetësish ideologjikisht të ndryshëm, duke mbledhur grumbuj parash dhe duke tërhequr sulme ligjore nga demokratët dhe breshëri verbale nga ish-presidenti Donald J. Trump..

Zoti Kennedy, 70 vjeç, djali i Robert F. Kennedy dhe trashëgimtar i një dinastie politike amerikane, kishte një rini të trazuar dhe moshë madhore të shënuar nga abuzimi me drogën. Ai u bë një avokat mjedisor, më i famshëm për padinë ndaj ndotësve të korporatave në një përpjekje për të pastruar pellgun ujëmbledhës të Luginës së lumit Hudson.

Në dekadën e fundit, ai është bërë një zë i spikatur në lëvizjen kundër vaksinave, duke promovuar falsitet dhe teori konspirative rreth rreziqeve të vaksinimeve të fëmijërisë dhe masave të tjera të shëndetit publik. Kjo punë i dha atij një platformë të madhe gjatë pandemisë së koronavirusit, kur ai vuri në dyshim sigurinë e vaksinave të Covid-it dhe tregimet zyrtare të origjinës së virusit.

Me grupin qendror “No Labels “që njoftoi më 4 prill se nuk do të kishte një biletë presidenciale, zoti Kennedy është prania më e spikatur e pavarur ose e palës së tretë në garën e 2024-ës. Por çfarë duhet të dini për të, mbështetësit e tij dhe se si po i afrohen fushatat e Presidentit Biden dhe zotit Trump.

Cila parti është R.F.K. Jr lidhur me të ?

Zoti Kennedy kandidon si një i pavarur, kështu që ai nuk është i lidhur me një parti politike të themeluar – ai nuk është as, duke folur teknikisht, një “kandidat i palës së tretë”. Në përputhje me trashëgiminë politike të familjes së tij, zoti Kennedy ishte një demokrat i përjetshëm dhe kur hyri në garë në prill 2023, ai u përpoq të sfidonte zotin Biden për nominimin e partisë. Gjashtë muaj më vonë, ai njoftoi se do të kandidonte si i pavarur, duke thënë se demokratët kishin bllokuar përpjekjet e tij në mënyrë të korruptuar.

Ai ka flirtuar me Partinë Libertariane, e cila është në fletëvotim në rreth tre duzina shtete. Nëse ai do të bashkohej me biletën e saj, përpjekjet e tij për të hyrë në fletëvotimet e shteteve do të bëheshin shumë më të thjeshta.

Mbështetësit e tij kanë krijuar një parti të re, “Ne njerëzit”, për ta ndihmuar atë të sigurojë akses në votime në disa shtete: Kaliforni, Delaware, Havai, Misisipi dhe Karolina e Veriut.

A R.F.K. Jr. përbën një kërcënim më të madh për Biden apo për Trump?

Fakti që kjo është një pyetje kaq e zakonshme – dhe se të dyja palët janë të shqetësuara për këtë – dhe kjo reflekton se çfarë enigme politike është bërë zoti Kennedy dhe gamën e njerëzve që janë tërhequr nga kandidatura e tij. Megjithatë, është e vështirë të dallohet nëse ai do të tërhiqte më shumë votues në zgjedhjet e përgjithshme nga zoti Trump apo nga zoti Biden.

Një sondazh kombëtar i Fox News në shkurt e vendosi mbështetjen e zotit Kennedy në rreth 13 për qind, duke tërhequr pothuajse njësoj nga të dy kandidatët. Në Gjeorgjia, i konsideruar si një shtet i lëkundur në zgjedhjet kombëtare, ai ka mesatarisht rreth 6 për qind në sondazhet e fundit, sipas mesatareve të sondazheve të FiveThirtyEight.

Z. Kennedy ka tërhequr mbështetje nga libertarianët dhe të pavarurit, të cilët janë gjerësisht mosbesues ndaj qeverisë federale, ndër të tjera.

Sa e shqetësuar është fushata e Bidenit për R.F.K. Jr.? Po Fushata e Trump?

Demokratët janë përhumbur nga kandidatët e partive të treta që nga viti 2000, kur Ralph Nader, i cili kandidoi me Partinë e Gjelbër, u fajësua pjesërisht se i kushtoi Al Gore zgjedhjet. Në vitin 2016, Jill Stein – gjithashtu me Partinë e Gjelbër – fitoi më shumë se 30,000 vota në Wisconsin, më shumë se diferenca e fitores së zotit Trump ndaj Hillary Clinton në atë shtet.

Frika mes demokratëve është veçanërisht e mprehtë këtë vit, me sondazhet që sugjerojnë se baza e mbështetjes entuziaste të zotit Trump është më e fortë se ajo e zotit Biden. Mençuria konvencionale brenda partisë është se çdo votë jo për zotin Biden është në dobi të zotit Trump, dhe ka shqetësime se dhënia e njerëzve më shumë zgjedhje në fletëvotim – veçanërisht një me mbiemrin Kennedy – ka më shumë gjasa të dëmtojë zotin Biden, veçanërisht. në gjendjet kritike të lëkundjes. Partia po merr masa agresive për të kundërshtuar kandidaturën e tij.

Ku është Kennedy në fletëvotim?

Që nga fillimi i prillit, zoti Kennedy është zyrtarisht në fletën e votimit në një shtet: Utah. Fushata e tij thotë se ai ka nënshkrime të mjaftueshme për t’u futur në fletën e votimit në Hawaii, Idaho, Nevada, New Hampshire dhe Karolina e Veriut, por ai ende duhet t’i dorëzojë ato nënshkrime në aplikimet tek zyrtarët shtetërorë.

Mësoni më shumë rreth procesit.

Fushata e tij po mbledh nënshkrime në shumicën e shteteve të tjera. Afati kohor për ta bërë këtë në disa vende, si Kolorado dhe Luiziana, është më i ngushtë dhe nuk ka filluar ende.

Çdo shtet ka rregulla të ndryshme për aksesin në fletëvotim dhe ato ndryshojnë në varësi të faktit nëse një kandidat është i pavarur apo me një pjesë të tretë. Pothuajse të gjitha rregullat sillen, në fund të fundit, rreth nënshkrimeve: Kandidatët dhe partitë kanë një kohë të caktuar për të mbledhur dhjetëra mijëra nënshkrime, të cilat duhet të dorëzohen për miratim nga autoritetet shtetërore. Dhe nënshkrimet kërkojnë kohë, punë dhe para – dhjetëra miliona dollarë, sipas shumicës së vlerësimeve, duke përfshirë koston e sfidave gjyqësore për aplikimet për fletëvotim.

Kush është zv.kandidati i tij?

Zoti Kennedy ka emëruar Nicole Shanahan, një avokate dhe investitore në Bay Area, si kandidate e tij pwr zv presidente. Zonja Shanahan, e cila dikur ishte e martuar me bashkëthemeluesin e Google, Sergey Brin, është një e re në politikë, e cila nuk ka kërkuar apo mbajtur kurrë poste publike.

Zonja Shanahan, 38, ka një histori të donacioneve politike – ajo i dha fushatës së zotit Biden në 2020. Dhe ajo ka treguar tashmë gatishmërinë e saj për të ofruar mbështetje financiare për fushatën e zotit Kennedy: Ajo ka dhënë më shumë se 4.5 milionë dollarë për super PAC-të që e mbështesin atë, duke përfshirë pjesën më të madhe të financimit për një reklamë të Super Bowl që bleu një nga PAC.

Zonja Shanahan është lidhur me çështjet dhe pozicionet që janë të rëndësishme për zotin Kennedy dhe që kanë animuar fushatën e tij dhe ndjekësit kryesorë të tij, duke përfshirë skepticizmin ndaj vaksinave, shqetësimet për sëmundjet kronike, pakënaqësinë me Partinë Demokratike dhe kujdesin ndaj mjedisit.

Kush janë mbështetësit e tij më të mëdhenj financiarë?

Mbështetësi më i madh financiar i zotit Kennedy deri më tani është Timothy Mellon, një trashëgimtar bankar dhe biznesmen i cili i ka dhënë 20 milionë dollarë një super PAC që mbështet Z. Kennedy, American Values 2024. Z. Mellon gjithashtu ka dhënë 15 milionë dollarë për një super PAC që mbështet z. Trump – të cilin Partia Demokratike e ka shfrytëzuar si dëshmi se zoti Kennedy po mbështetet nga mbështetësit e zotit Trump për të lënduar zotin Biden. (Donatorë të tjerë republikanë kanë kontribuar gjithashtu, në sasi më të vogla, për të mbështetur zotin Kennedy.)

Një tjetër burim i madh parash është Gavin de Becker, firma e sigurisë së të cilit ka punuar me fushatën e zotit Kennedy. Z. De Becker ka dhënë 14 milionë dollarë për American Values 2024 gjatë vitit të kaluar, por 10 milionë dollarë prej tyre janë kthyer, tregojnë të dhënat. PAC ka thënë se z. de Becker ka ofruar “financim urë” për grupin.

Shoku i zotit Kennedy ka dhënë gjithashtu para – 4 milionë dollarë për American Values që u përdorën për reklamën e Super Bowl, si dhe 500,000 dollarë për një tjetër PAC që mbështet zotin Kennedy.

Me kë është popullor R.F.K. Jr?

Mbështetësit e zotit Kennedy ndahen në disa kategori të mbivendosura. Së pari, ka njerëz që kanë mbështetur punën e tij me Children’s Health Defense – një grup aktivistësh i njohur kryesisht për përhapjen e dezinformatave kundër vaksinave.

Më gjerësisht, ai ka mbështetës të zjarrtë dhe prej kohësh në të ashtuquajturën lëvizje për lirinë mjekësore, e cila tërheq një pjesë të tërthortë të besimeve politike (përfshirë ato të libertarianëve dhe njerëzve që nuk kanë besim te mjekësia e zakonshme) përmes kundërshtimit të saj ndaj kërkesave të vaksinimit dhe masave të shëndetit publik. .

Kohët e fundit, kritika e tij e hapur për trajtimin e pandemisë nga qeveria – duke përfshirë skepticizmin në lidhje me vaksinat Covid, anët e gjera kundër zyrtarëve të lartë të shëndetit publik si Dr. Anthony S. Fauci, dhe protestat e tij për bllokimet dhe monitorimin e dezinformatave – ka tërhequr mbështetës të rinj nga në të gjithë spektri politik.

Disa nga mbështetësit e tij janë demokratë prej kohësh të tërhequr nga shkëlqimi i Kenedit – zoti Kennedy e ka ankoruar fushatën e tij në një nostalgji mitizuese për familjen e tij, edhe pse shumica e anëtarëve të familjes së tij e kanë mohuar publikisht kandidaturën e tij.

Zoti Kennedy ka tërhequr gjithashtu mbështetje nga libertarianët dhe të pavarurit, të cilët janë gjerësisht mosbesues ndaj qeverisë federale – ai shpreh pikëpamje që përputhen me ato të shumë mbështetësve të Trump, duke përfshirë një politikë të jashtme izoluese dhe zemërim mbi censurën e supozuar në mediat e lajmeve dhe në platformat teknologjike. . Ai është bërë i njohur për intervistat konfrontuese, provokuese në podkaste me prirje të djathtë dhe ka një lloj atmosfere ikonoklastike anti-establishment që u ka bërë thirrje demokratëve dhe republikanëve të pakënaqur.

Filed Under: Politike

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 47
  • 48
  • 49
  • 50
  • 51
  • …
  • 61
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • Dashuria që e kemi dhe s’e kemi
  • “Jo ndërhyrje në punët e brendshme”, dorëheqja e Ismail Qemalit, gjest atdhetarie dhe fletë lavdie
  • Arti dhe kultura në Dardani
  • Gjon Gazulli 1400-1465, letërsia e hershme shqipe, gurthemeli mbi të cilin u ndërtua vetëdija gjuhesore dhe kulturore e shqiptarëve
  • “Albanian BookFest”, festivali i librit shqiptar në diasporë si dëshmi e kapitalit kulturor, shpirtëror dhe intelektual
  • VEPRIMTARI PËRKUJTIMORE SHKENCORE “PETER PRIFTI NË 100 – VJETORIN E LINDJES”
  • 18 dhjetori është Dita Ndërkombëtare e Emigrantëve
  • Kontributi shumëdimensional i Klerit Katolik dhe i Elitave Shqiptare në Pavarësinë e Shqipërisë 
  • Takimi i përvitshëm i Malësorëve të New Yorkut – Mbrëmje fondmbledhëse për Shoqatën “Malësia e Madhe”
  • Edi Rama, Belinda Balluku, SPAK, kur drejtësia troket, pushteti zbulohet!
  • “Strategjia Trump, ShBA më e fortë, Interesat Amerikane mbi gjithçka”
  • Pse leku shqiptar duket i fortë ndërsa ekonomia ndihet e dobët
  • IMAM ISA HOXHA (1918–2001), NJË JETË NË SHËRBIM TË FESË, DIJES, KULTURËS DHE ÇËSHTJES KOMBËTARE SHQIPTARE
  • UGSH ndan çmimet vjetore për gazetarët shqiptarë dhe për fituesit e konkursit “Vangjush Gambeta”
  • Fjala përshëndetëse e kryetarit të Federatës Vatra Dr. Elmi Berisha për Akademinë e Shkencave të Shqipërisë në Seancën Akademike kushtuar 100 vjetorit të lindjes së Peter Priftit

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT