• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Archives for May 2024

Një ftesë për të gjithë shqiptarët e Amerikës

May 31, 2024 by s p

Një ftesë për të gjithë shqiptarët e Amerikës.

Filed Under: Analiza

Thirrje për shqiptarët e Amerikës: Të mbështesim Marko Kepin

May 31, 2024 by s p

Thirrje për shqiptarët e Amerikës: Të mbështesim Marko Kepin.

Filed Under: Komunitet

Ditë e rëndësishme për shqiptarët e Luginës së Preshevës!

May 31, 2024 by s p

Shaip Kamberi/

Sot, Parlamenti Evropian ka bërë një hap të rëndësishëm për mbrojtjen e të drejtave të shqiptarëve në Luginë!

Përmes një letre zyrtare, të nënshkruar Viola Von Carmon, Rainer Wieland, Michael Gahler dhe Thijs Reuten: kanë kërkuar Qeverisë së Serbisë të respektojë dhe implementojë të gjitha marrëveshjet e nënshkruara që nga Marrëveshja e Konçulit e vitit 2001, duke siguruar afirmimin dhe mbrojtjen e plotë të të drejtave të minoritetit shqiptar.

Në këtë letër, Parlamenti Evropian i kujton qeverisë serbe se:

👉 Shqiptarët në Luginë vazhdon të përballet me forma të ndryshme diskriminimi, përfshirë ‘pasivizimin’, dhe ka qasje të kufizuar në arsim, punësim dhe kujdes shëndetësor.

👉 Janë renditur pesë çështje kryesore që duhet të adresohen nga Qeveria e Serbisë për të siguruar barazi dhe mosdiskriminim për shqiptarët.

👉 Mos adresimi i këtyre çështjeve rrezikon stabilitetin rajonal dhe rrugën e Serbisë për në BE.

Një falenderim i madh për 🇽🇰 Qeverinë e Kosovës, në veçanti Kryeministrin Albin Kurti dhe Zv. Kryeministrin Besnik Bislimin, për mbështetjen e tyre të çmuar dhe vizionin e tyre në proceset lobuese për të drejtat e shqiptarëve në Luginën e Preshevës.

Sot, më shumë se kurrë, duhet të jemi të bashkuar për të siguruar një të ardhme më të mirë për shqiptarët e Luginës së Preshevës!

Filed Under: Rajon

Skënder Rusi; “Ç’ditë e bukur për të vdekur”

May 31, 2024 by s p

Poeti që ka lindur lirik dhe do të mbetet epitoma, mishërimi i bukurisë poetike dhe emocionit lirik.

Requiem Homazh – In Memoriam

Nga Raimonda Moisiu-Sade

I trishtë lajmi i ndarjes nga jeta e mikut tim, i miri i më të mirëve, e lirikut të shquar korcar, poeti i dhimbjes e dashurisë Skënder Rusi, -kjo emblemë poetike, lirike dhe bashkëkohore. Poeti dhe shkrimtari Skënder Rusi është nga ai kamp poetik që dalin dhe shpërthejnë rebelët, poeti dhe njeriu që shkruante me aq dhimbje për dashurinë njerëzit, nënën, gruan, babain, motrën, por mbi të gjitha, vargjet lirike pafund Korcës së tij, që ai e donte aq shumë. Poeti dhe njeriu që dashuronte cmëndurisht botën e letërsisë, poezisë dhe të librave. Letërsia dhe poezia i bën njerëzit të butë, të dashur e të dhimbshur, – i tillë ishte poeti i shquar i vargjeve lirike. Skënder Rusi. Sa herë shkoja në Korcë dhe endesha ngado rrugëve të qytetit tim, entusiaste dhe optimiste, shijoja sinqeritetin që rrezatonte mirësi, miqësi, dashuri, vullnet e kulturë, shijoja bashkëjetesën e kësaj magjie ngazëllyese me dinamizmin njerëzor. Komunikoja me vlerën e tyre të pamatë të reales dinjitoze dhe shpirtërores njerëzore, fleksibitetin e tyre. Ecja dhe ndalja aty përballë Bibliotekës që mbartëte emrin e autorit të “Bleta Shqiptare”, – Thimi Mitko. Kjo godinë madhështore mblidhte “pjalmin e bletëve” të artit, historisë, dijes, letërsisë e kulturës, muzikës, poetë e shkrimtarë, inteligjencës e qytetarisë korcare, në brendësi të saj, duke i ruajtur ato përjetësisht si pashaporta e qytetit, pika e takimit dhe e komunikimit me trashëgiminë e traditës, gjuhës dhe vlerave qytetare e kombëtare, të mesazhit për jetën dhe ekzistencën e dashurisë njerëzore dhe frymëzimit të përhershëm. Si gjithmonë nuk mund të rrija patakuar njeriun që drejtonte këtë “arkiv” të artit e kulturës, lirikun bashkëkohor, -mikun tim fisnik dhe të vyer, poetin Skënder Rusi. Pasi të përshëndetëte, me atë buzagazin e tij karakteristik, Skënder Rusi fillonte e të recitonte vargjet e poezive të tij të sapo krijuara dhe të librave me poezi që pati botuar. Ai recitonte vargjet, dhe në zërin e tij poetik, dalloje ndjeshmërinë e vetëdijshme për marrëdhënien e natyrës me shpirtin e njeriut, një zë poetik i vecantë, plot madhështi e me shije të hollë nga koha dhe përkushtimi ndaj artit poetik. Thuhet që një poet duhet tërë jetën të shkruajë vargje në bahcen e tij poetike, duke shprehur thellësinë e ndjenjave të cdo luleje, gjethe e petale të saj, melodinë e cicërimave të zogjve, me përkujdesje, brishtësi e butësi, dashamirësi e zemërdhëmbshuri, gjetje e detaje të tilla imtësisht artistike që mbajnë peng lexuesin dhe shpirtin e poetit. Jeta merr kuptim për poetin dhe njerësit që e rrethojnë, liriku Rusi e dashuronte jetën dhe hidhte ndjenjat e tij në poezi, që rrjedhin me nektarin e vargjeve; dashuri, magjepsje, ëndërrim, thirrje shpirti, pasion, lektisje zemre, frymë e frymëmarrje, muzën që nuk rreshtëte kurrë. Skënder Rusi është ndër lirikët më të shquar bashkëkohorë që reflekton e përcjell delikatesën dhe elegancën e ndjenjës së dashurisë mes dy qënieve njerëzore, por edhe si njeri-humanizmin. Ai dinte t’ia dilte dhe në cfarëdolloj mënyre arrinte suksesshëm ndjeshmërinë absolute me botën magjike të vargjeve. Poezia me titull “Vajzë prej qelqi”-është e thjeshtë në dukje, njerëzore, i shpërndarë ku ndjenjat luajnë këndshëm me koloritin e endjes së tyre, me sakrificën e saj pa pengesa dhe me dëshirën e mirë, që në fund gjithcka të jetë për dashurinë, miqësinë dhe njerëzoren;”Vajzë e vogël/me sy prej qelqi/sa herë hyj brenda tyre/unë eci zbathur/mos thyej ndonjë gjë/që dot se ndreq!”

Sakrifica e sfida për ndjenjën dhe me ndjenjën, për dashurinë dhe me dashurinë, të përballueshme, të ngrohta e të ëmbla, krejt jetësore e njerëzishëm mes dy qënieve në endjen e ndjenjës së përditëshme, se i përkasim dashurisë për jetën.

“Qelq i ke sytë, qelq!/vajzë kryenece/me buzët prej qelqi/sa herë ndeshem në to/ti mua më kap rob/dhe robërit i trajtoke keq!/Qelq,/I ke buzët/qelq!Vajzë e brishtë,/me trup prej qelqi/duart i kam skelet,/dridhem kur të prek,/kam frikë mos më thyesh vërtet!/qelq je e tëra qelq!”

Pikërisht kjo është ajo c’ka reflektohet në poezinë e Rusit, ku secili nga ne qoftë mashkull apo femër gjejmë vetveten, por edhe ata që nuk e gjejnë, sigurisht forca e ndjeshmërisë të tyre, i bën të gjejnë dicka nga vetvetja. Secili nga ne gjen shpirtin binjak, përkujdesjen, dashurinë e njerësve të jetës sonë, që ecin e marrin frymë me ne, që marrin e japin dashuri për ne e me ne, që i kemi pranë nesh me shpirt zemër e mëndje. Afeksioni metafizik i jetës, që na ndjek në cdo hap të saj, që i dëshirojmë me të gjitha atributet njerëzore të kësaj bote. Lirikat poetike të Skënder Rusit, me figura artistike e mendim filozofik, me rimëbardhat, kadencën dhe melodinë e fuqishme, dëshmojnë gabimet e bukura dhe forcën e tyrë tërheqëse, të papërballueshme e të dëshirueshme për t’i përsëritur. Rusi jo vetëm është i talentuar, por ai dhëmbshurisht dhe me kujdes, tregon agoninë e një botë të ashpër, butësinë e saj në nevojën për njerësit, të natyrës konfesionale të lidhur me shpirtin e tyre. Nga vëllimi poetik, “Digjen meteorë”, po shkëput disa tituj poezish që poeti i ka përdorur edhe për të emërtuar kapitujt e këtij vëllimi si; “Lirikë”, “E paske një mall”, “Dhe vjen një moshë”, “Net marrëzish”, “Simfoni e takave”,“Vetmi gruaje”, “Kapricoja e erës” “Gruaja mëkatare”, “Se ti gjithmonë sec bën ca gjëra”, “Duhet të duhemi” “C’ditë e bukur për të vdekur”, poezi që mbartin identitetin unik në zhanrin e saj. Pikërisht në poezitë “Vetëvrasje” (kushtuar –V.Qurkut-) dhe “Nuk qënka lojë” (kushtuar-Ilir Belliut-) ka dhimbje, ankth, tjetërsim, zbrazëti, dëshpërim që mund të jetë rezultat e një padrejtësie morale e shpirtërore, paraqet botën e konsumuar nga brutaliteti dhe robotizimi i saj; “Unë po ik’ miku im, po ju lë,/nuk pranoj me të tjerët të flas./jam ky kalë i lodhur që sheh,/që tërheq tërë botën nga pas/ jam ky kalë i lodhur që sheh,/I dënuar të mbaj mbi shpinë./Ndaj dhe erdhi ky cast që tu lë,veten time ta flak në greminë./(poezia Vetëvrasje,fq.119), apo të poezia “Nuk qënka lojë”, -për Ilir Belliun-fq. 131.“Gjithmonë kam shpresuar/se ish një lojë poeti/se u zhyte mes ujrash/sa për t’u fshehur pak./Delfin i brengës, ke ngatërruar detin,/atje ishte vendi yt,/e jo këtu në Dajt”

Në strofën e fundit të kësaj poezi shpirti i poetit shpërthen në zemërim e tërbim: “Kush të pëshpëriti,/ atë shteg të marrësh,/ty s’mund të të nxërë asnjë botë tjetër/- poezia të rrëmben në udhëtimin e një game të tërë të emocioneve të njeriut me brishtësinë si edhe të gjithë intensitetin e saj duke iu drejtuar përsri me vargjet ;”Unë e di që do ikësh/edhe prej parajsës,/drejt një qielli të grisur,/ku pushojnë poetët”.

Poeti lirik Skënder Rusi është mjeshtër, bukur dhe koherent, me metafora, me inteligjencë e parabolik, bën një gërshetim të fantazisë me realitetin, dramë e humor, me shumë të papritura, gërshetim që e ndihmon në përceptimin e narrativës poetike. Të gjitha këto në shërbim të ndjenjës së ndarjes e urtësisë së shpirtit njerëzor. Rusi shkëlqyeshëm në cdo varg të lirikave të tij, të befason me kompleksitetin dhe imagjinatën e tij, lejon lulëzimin e pjekurisë dhe urtësisë së shpirtit, magjepsjen, harmoninë, dashurinë, mallin, dhimbjen, jetën e vdekjen. Poezia e tij, është referim i fuqishëm shpirtëror, pafundësisht i këndshëm, intim, interiesant, i ndjeshëm, ritëm e muzikalitet, fjalor të pasur me figura artistike të vecuara që krijojnë imazhin poetik të ndritshëm, të lëvizëshëm, të angazhuar e të hermetizuar, forca tërheqëse në kuptimin e fjalëve, duke harmonizuar botën e brendëshme me botën e jashtëme, në të njëjtën kohë. Unë jam mëse e bindur se sa herë të lexohet poezia e tij, do të zbulojë më shumë nunancat e saj brenda shpirtit të gjithsecilit. Lirikat e Rusit ju ndihmojnë të kuptoni se ju tani kini rrëmbyer gjithë diturinë për t’iu përgjigjur dilemave të jetës. Poeti ka dhuntinë e vërtetë për të shpalosur përmes fuqisë poetike të dyja anët e mistereve të shpirtit, një përvojë e rrallë kjo që krijon një koleksion të paharrueshëm të bukurisë shpirtërore. Rusi në cdo lirikë zbulon e sjell risi dhe freski në rrugën e tij të komunikimit me idetë e tij dhe ndjenjat -me aftësi e njohuri, aspektet kyce të poezisë, manipulon gjuhën për efekte të vecanta, mosvënja në disa raste e shënjave të pikësimit, apo praktika e vecantë e dhënjes së titujve me metafora erotike, përshkrimi i realiteteve të dhimbshme, të shoqërisë shqiptare: “Kam filluar të jetoj në të tjerë njerëz,/(Ika prej vetes ku gjithnjë bëhej luftë.)/Si një i plagosur që lë fushën e betejës,/Dhe shkon për tu mjekuar, ku të mundë./Nuk mund të rrija më aty brenda,/Ku në fron, cdo natë,/Vihej zemra”,-klith në vargje poeti Skënder Rusi. Autori i këtyre vargjeve është në thelb “poet i imagjinatës së errët dhe artist i vetëdijshëm që i di vlerën e të fshehtave të artit. Rusi shquhet në lirikat e tij për varitetet, vitalitetin dhe cilësinë e tyre. Ai gjallëron format tradicionale ekzistenciale e impresionuese dhe stile më të qarta të të kuptuarit eklektik të krijimtarisë, vizionin e impulseve, thellësinë e ndjenjave, sensin e vet, dhe pasurimin e gjuhës.

“Ne s’bëjmë asgjë të keqe.Duhemi./Ndaj dhe kjo ditë/nuk perëndon ende./Ne jemi akrepat e orës së diellit,/Lëvizim brenda tij,/ si brenda një zemre./Ne s’bëjmë asgjë të keqe.Vështrohemi./Duke u bërë secili/sadopak i verbër/Që të mos na vijë turp kur të takohemi,/në tao vende ku s’ka shkelur asnjë tjetër.”(-Poezia “Ne s’bëjmë asgjë të keqe”-fq.167 –nga vëllimi poetik “Digjen meteorët).”

Rusi nuk ndalet në ligjërimin e bukurisë shpirtërore dhe ekzistencën e ndjenjës së dashurisë duke na dhënë edhe veten e tij në ngjashmëri me universalen e ndjenjave të dy qënieve. Dhe ai vazhdon me vargjet në të njëjtën poezi: “Ne s’bëjmë asgjë të keqe. Puthemi./Duke hapur portën/ e botës së përtejme./Brenda saj gjithmonë/ka dicka prej absurdi,/që bëhet shkak për grindjet mes njerëzve./Ne s’bëjmë asgjë të keqe.Gënjehemi./Duke i marrë atë që i vjeshton,/njëri-tjetrit./Në u bëfshim Promete,/zjarre nuk do vjedhim,/Por urrejtjet që në shpirt/mbajnë njerësit.”

Lirizëm i freskët, mendim tejet i ngjeshur, figuracion spontan, i përzëmërt, madhështor, i ngarkuar emocionalisht e kumbues. Virtyti i lirizmit të Rusit është ritmi në kërkim të së bukurës e të ndjeshmes, i pjekurisë dhe urtisë së tij, është kombinimi perfekt i dy rrymave; ekzistencializmit & impresionizmit.

“Korcës –një fjalë dashurie” është titulli i poezisë që poeti lirik Skënder Rusi ia dedikon qytetit të tij, ku ai jeton, punon e krijon.Tashmë kjo poezi është bërë himn, recitohet nën zë nga qytetaria e rinia korcare në cdo cep të saj.

“Jetoj në një qytet në formë zemre,/Ku kitarat netëve marrohen!/Ku djemtë nuk rrinë pa të shkelur syrin,/Dhe vajzave ju pëlqen të ngacmohen!/Jetoj në një qytet që dremit,/Dhe zgjohet mbi supin e një mali./Ku dielli para se të nisë udhëtimin,/Çlodhet pak mbi sup të një ushtari!*/Jetoj në një qytet që më deh,/Jo me vodkë,por me dashuri!/Ku çdo grua,në sy,nuk të sheh,/Po të ndjek me sy,kur s’sheh ti!/Jetoj në një qytet që m’i fal,/Të gjitha marrëzitë që kam bërë!/E ç’ta fsheh,edhe unë jam mëkatar,/Ndaj dhe falem siç falen të tërë!/Jetoj në një qytet që e dua,/Brenda zemrës së tij kristal!/Dhe druhem,a do arrij dot,/Që famë,nga fama ime t’i fal! Jetoj në një qytet ku nesër

do të kem,/Patjetër emrin e një rruge!/Po të më pyesni kë do zgjedh,/do t’ju tregoja atë,/Që në vend të gurëve/është e shtruar me puthje!”

Kjo poezi është një dhuratë e përkryer e poetit Rusi për Korcën dhe qytetarët e saj, ka spiritualitet e dëshirë për të hulumtuar në zemrën e qytetit e dinamizmit njerëzor. Poezisa mbart ndjenjë, dashuri, mall, brengë, nostalgji, muzikë, histori, gjeografi, mbart imazhet e këtij qyteti mondan e historik, qyteti i dashurisë dhe artit, dijes e kulturës, i serenatave e blireve. Mbart qytetarinë dhe botën intelektuale të frymëzimit të vazhdueshëm–mbart thesarin shpirtëror të Korcës. Shkruan prozë, reciton poezi, të flet dhe të krijon vargje me një rimë monstruoze, duke përdorur sarkazëm ironi, metafora dhe epitete te shumta në mënyrë të koloruar…!

Meditonte poeti teksa binte muzgu dhe dita ngrysej,mes thjeshtësisë së shpirtit, madhështisë së vetmisë, ëmbëlsisë dhe etjes për jetën, rebel i heshtur edhe ngjyrimeve të vdekjes, që poeti e dinte fare mirë – fenomene jetësore e njerëzore që munden të shpëtojnë vetëm përmes artit. Në të gjitha këto e tërhiqte tradita se si ajo përqëndrohet vetëm në atë moment kur fjalët e poetit fillojnë të jetojnë pas vdekjes së tij.

Poeti Skënder Rusi është epitoma, mishërimi i bukurisë poetike dhe emocionit lirik për të shprehur atë që e beson përballë krizës së shpirtit dhe të krizave në jetë. Skënder Rusi është mendja e pena lirike brilante bashkëkohore që besonte se mund edhe të ndryshojë e ta verë në lëvizje botën nëpërmjet testamentit sfidues e besues, gëzimit e dhimbjes, brengës e vetmisë, me finesë dhe i beftë, i ëmbël dhe i dhëmbshur, mërmërimë dhe pëshpërimë, trishtim e dashuri. Skënder Rusi ka lindur lirik e do të mbetet emblema poetike e letrave shqipe, si poeti i dhimbjes së bukur- dashurisë njerëzore. *Bëhet fjalë për monumentin e Ushtarit të Panjohur në qendër të Korcës.

Me ikjen e poetit dhe shkrimtarit Skënder Rusi

ndjejmë trishtimin, boshllëkun dhe mungesën që na lë në zemër e shpirt, gjithmonë humbje e një personaliteti intelektual, kombëtar e historike për kombin, letrat shqipe, Korcën dhe shoqërinë shqiptare. Mirënjohje dhe nderim për mikun dhe kolegun tonë të cmuar, Skënder Rusi , hija e veprës së tij do të shquhet ndër breza si një vlerë kombëtare e historike.

U prehsh në paqe Skënderi yne i mrekullueshëm, Poeti i Dhimbjes e Dashurisë!

Qofsh i paharruar!

Ëngjëjt të këndofshin në çdo agim!

Me dhimbje, respekt e dashuri

Filed Under: ESSE

Gjuha  Arbëreshe, Gjuhë Zyrtare për shërbimet  e Gazetarisë, radiofonike si  dhe  të programeve në Kanalet e RAI Kalabri \ Itali

May 31, 2024 by s p

Më datë,  25\5\2025 u publikua në  Gazetën Ufficiale nr.121 të shtetit italian përdorimi i gjuhës arbëresh si  Gjuha zyrartare në Gazetari, si dhe në Programet e RAI-it Calabria, në Itali. 

Ky realitet nuk limitohet, por  mbështetet  promovohet edhe nga  kanalet e tjera krahinore të Rai, përfshirë këtu edhe krahinën e Piemontes.

Ky akord u arrit nëpërmjet një punë të madhe e të gjatë të shumë intelektualëve të popullit arbëresh, përfaqësues të tyre,  por edhe me këmbënguljen e veçantë  të, ish Drejtori i RAI të Kalabrisë, Z. Demetrio Crucitti i cili ngriti një komision shkencor mbi gjuhën dhe kulturën arbëreshe, e me ndihmën dhe inisiativën e Senatorit Italian Maurizio Gasparri  shtroi  këtë problem deri në Senatin Italian. 

Ishte  datë 3 Korrik 2023 kur  në Senatin italian me inisiativën e Z. Demetrio Crucciti  u mbajt në Romë në Senatin e Republikës Italiana, salla Zuccari  ”Giornata Studi”; Istruzioni e Comunicazione per la tutela della Minoronza Linguistica Storica Arbëreshe 

Komitete Shkencor përbëhej 

Presidente 

Pierfrancesco Bruni già Dirigente del MiC. Candidato al Premio Nobile 2023 per la letteratura 

Padre Pietro Lanza Vicario Generale Eparchia di Lungro 

Avv. Tommaso Bellusci Direttore della Biblioteca Internazionale Arbereshe Frascinet(Cs)

Enrico Marchianò Presidente Club Unesco Cosenza

Prof. Vicenzo Cucci Presidente,Vatra Arbereshe

Prof Fernanda Pugliese Coordinatore Sportelli Linguistici Arbereshe e Croto. Direttore editoriale  Rivista Kamastra e video notiziario Trilingue

Prof Alfonso Benevento Esperto in IA didatica Digitale, Capo Ufficio Stampa . Assoc.ne Presidi Roma Lazio

Ornela Radovicka  Direttore Centro studi Albanologici\Arberesh . A. Bellusci

Dott. Emanuele Armentano 

Direttore del Giornale dirittodicronaca.it

Presidente Associazione Culturale MeDuSa

Secretario del Comitato 

Ing. Demetrio Crucciti Presidente della Fondazione Salvatore Crucciti Onlus.  

Të gjithë anëtarët e saj dhanë kontributin e tyre në një Dossier mbi problematikat si edhe kërkasat mbi çështjen e komunikacionit dhe të Tutelës së Gjuhës Arbëreshe në Itali. 

Merrnin pjesë 

Maurizio Gasparri Vice Presidente del Senato.

Ernesto Madeo, Commissario Fondazione  Regionale. Istituto di Cultura Arbereshe, Sindaco Di San Demetrio\Shën Demetrio. S.E.R. Mons. 

Donato Oliverio. Peshkopi i Eparkisë së Ungrës

Prof.ssa Diana Kastrati  Drejtoreshë ekzekutive e Qëndrës së Studimeve dhe Publikimeve  për Arbëreshët degë e Ministrisë së Europës dhe Punëve të Jashtëme të republikës së Shqipërisë .

Gianluca Gallo. Assessore Agricoltura, Risorse agroalimentari, aree interne e Minoranze Lingustiche. 

Arbërishtja si Gjuha zyrtare në Kanalin e RAI Kalabri, dhe në programet e saj është një sukses i madh,  duke konsideruar faktin se sot për sot bota  gjuha arbëreshe është shpallur nga Unesco si një gjuhë në rrezik  zhdukje.  

Shteti Italian këtë ditë  ua dha mundësinë që Gjuha arbëreshe të përdoret si Gjuhë zyrartare për shërbimet në fushën e gazetarisë, në Programet për Rai  në Kalabria, realitet ky, mbështetur edhe nga  kanalet e tjera krahinore të Rai, përfshirë këtu edhe krahinën e Piemontes , dhe është një sukses i arritur deri më sot për Kalabrinë si edhe për 10 mijë arbëreshë në Piemonte,  sepse do të ndihmojë në rringjalljen e gjuhës arbërshe, dhe për kulturën e saj 600 vjeçare.  

Problemi qëndron se  cilën Arbërishte do të venë në përdorim, kur ende nuk është bërë Unifikimi i gjuhës arbëreshe? !!! 

Ligji  482\99 është një ligj që nuk jep mundësinë e studimit të gjuhës arbërishte në kurrikulat e detyrueshme shkollore, por aplikon studimin e arbërishtes në formë  fakoltative, dhe kjo deri diku penalizon mësimin e gjuhës arbëreshe. 

Bota arbëreshe sot lëvron në një det të hapur;  nga njëra anë është ligji sakat, dhe nga ana tjetër  “indiferenca” apo mos zotësia  institucionale e katedrave të gjuhës dhe kulturës arbëreshe  në Unifikimin e gjuhës arbëreshe. Për të ringjallur gjuhën duhet me pa tjetër Unifikimin të 52 të folmet arbërshe, të spastruar nga italianizmat, e krahinizmat, dhe ku nuk arrihet nëpërmjet arbërishtes ti marrin nga gjuha shqipe dhe të inserohet menjëherë në kurrikulat shkollore.

 Modelli që zgjodhi Kisha Bizantine në 1968 me liturgjinë e saj dhe më vonë  përkthimin e  biblës në arbërisht, është modelli më i mirë. Përkthimin e liturgjisë  Koliqi e quajti një nga  vepërat më madhështore e më të vështira të popullit arbëresh.     

Është për të ardhur keq që populli arbëresh, një popull kaq dinjitoz, me një masë intelektual që i dhanë shumë krijimit të shtetit Italian, po aq shumë  edhe  vëllezërve të tyre shqiptar në shtetformimin e tij,(e jo vetëm, por iu ka dhënë edhe një kontribut të madh në aspektin kulturor, letrar, gjuhësor), tani ky feniksi dikurshëm i ngjan një shqiponjë në agoni, deri në asimilimin në gjuhë.

Por gjaku i Arbërit Rron e populli arbëresh në Kalabri, vazhdon me diafragmën e tij të frymoj. 

Nuk janë shumë, por nuk janë as pak, janë një potencë e madhe intelektualësh, artistësh, studiues, poet, shkrimtarë, koreograf, arkitekt, antropolog, piktorë  të përfshirë në  Federatat: UNIARB DHE FAA, të cilët  vazhdojnë të luftojnë e të mbajnë gjallë gjuhën kulturën, artin e tyre dhe falë sakrificës së tyre, kjo botë Arbërshe  mbahet gjallë.  

Prandaj, mos të zvarritemi, sfida të tjera në të mirë të Arbërisë na presin, dhe sfida më e mëdha është Unifikimin e gjuhës arbërishte, ku  arbëreshët vet duhet të hidhen  në kantjerë!

Të ngrihet një Istitut të Gjuhës dhe Kulturës  Arbëreshe, e të ofrohen kurse Formazioni për mësuesët në arbërisht. 

Vetëm nëse kemi një Arbëri të bashkuar  me një Arbërishte të vetme, mbështetur në gjuhën e arbëreshëve, ku  vendos vet arbëreshi, mund ta shpëtojmë Arbërishten pa mohur arbërishten  e çdo ngulimi. Vëtëm kështu do  ti rijapim dinjitetin  që i është marrë këtij populli të mbrekullueshëm. 

Në vijim disa foto nga dita “ Giornata Studi” në Senatin Italian 

Ornela Radovicka 

Qëndra Albanologjike mbi gjuhën dhe kulturën  Arbëreshe  A. Bellusci 

C:\Users\iljas\Downloads\20230703_154756.jpg
C:\Users\iljas\Downloads\IMG-20240525-WA0008.jpg
C:\Users\iljas\Downloads\facebook_1716667072840_7200223570283156219.jpg

Filed Under: Reportazh

  • 1
  • 2
  • 3
  • …
  • 62
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • Kontributi shumëdimensional i Klerit Katolik dhe i Elitave Shqiptare në Pavarësinë e Shqipërisë 
  • Takimi i përvitshëm i Malësorëve të New Yorkut – Mbrëmje fondmbledhëse për Shoqatën “Malësia e Madhe”
  • Edi Rama, Belinda Balluku, SPAK, kur drejtësia troket, pushteti zbulohet!
  • “Strategjia Trump, ShBA më e fortë, Interesat Amerikane mbi gjithçka”
  • Pse leku shqiptar duket i fortë ndërsa ekonomia ndihet e dobët
  • IMAM ISA HOXHA (1918–2001), NJË JETË NË SHËRBIM TË FESË, DIJES, KULTURËS DHE ÇËSHTJES KOMBËTARE SHQIPTARE
  • UGSH ndan çmimet vjetore për gazetarët shqiptarë dhe për fituesit e konkursit “Vangjush Gambeta”
  • Fjala përshëndetëse e kryetarit të Federatës Vatra Dr. Elmi Berisha për Akademinë e Shkencave të Shqipërisë në Seancën Akademike kushtuar 100 vjetorit të lindjes së Peter Priftit
  • Shqipëria u bë pjesë e Lidhjes së Kombeve (17 dhjetor 1920)
  • NJЁ SURPRIZЁ XHENTЁLMENЁSH E GJON MILIT   
  • Format jo standarde të pullave në Filatelinë Shqiptare
  • Avokati i kujt?
  • MËSIMI I GJUHËS SHQIPE SI MJET PËR FORMIMIN E VETEDIJES KOMBËTARE TE SHQIPTARËT  
  • MES KULTURES DHE HIJEVE TE ANTIKULTURES
  • Historia dhe braktisja e Kullës së Elez Murrës – Një apel për të shpëtuar trashëgiminë historike

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT