• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Archives for May 2024

SREBRENICA ËSHTË MAJA E AJSERGUT E GJENOCIDIT SERB KUNDËR MUSLIMANËVE TË BALLKANIT

May 30, 2024 by s p

Prof. Milazim KRASNIQI/

Që nga kongresi i Berlinit dhe luftërat ballkanike, Serbia e ka pasur rolin e shtetit që disiplinon dhe zhbën me terror e me gjenocid muslimanët e Ballkanit. Atë detyrë ia kanë ngarkuar disa nga Fuqitë e Mëdha të asaj kohe dhe Serbia ka bërë përpjekje ta zbatojë në tërësi.

Asambleja e Përgjithshme e OKB-së ka miratuar më 23 maj 2024 rezolutën për krimin e gjenocidit në Srebrenicë, që do të ketë si datë përkujtimi 11 korrikun. Rezoluta është dokument shumë i rëndësishëm, por sado që ta adresojë përgjegjësinë për gjenocidin, ajo nuk do të mund ta adresojë gjithë përgjegjësinë e Serbisë dhe të kombit serb për krimet e kryera kundër muslimanëve të Bosnjes dhe të Ballkanit për mbi një shekull. Aq me tepër që ato krime nuk janë sistematizuar e specifikuar saktësisht.

Shumë pyetje pa përgjigje

Prandaj, pyetjet si këto më poshtë, do të mbeten që të marrin përgjigje nga historiografia, e jo nga drejtësia. Pse ka ndodhë gjenocidi në Srebrenicë e në Bosnje, ku në mënyrë të planifikuar, janë ndarë meshkujt nga femrat dhe janë sistemuar për t’u ekzekutuar? Pse ka zgjatë aq vite rrethimi dhe bombardimi i Sarajevës, ku njerëzit janë vrarë në mënyrë të planifikuar, për të shkatërruar jo vetëm qëndresën civile, po edhe shëndetin mendor e riprodhues të boshnjakëve? Pse anekënd Bosnjes me mijëra trupa të viktimave boshnjake janë hedhur në lumenj, janë fshehur nëpër shpella, janë djegur? Pse sulmi në Reçak ka qenë aq brutal, ku trupat e të vrarëve janë masakruar, duke ua prerë edhe kokën ose gjymtyrët e tjera të trupit? Pse sulmi në familjen Jashari në Prekaz ka qenë joselektiv, ku janë vrarë fëmijë e gra? Pse janë bombarduar qindra fshatra shqiptare të Kosovës në mënyrë të planifikuar për ta realizuar spastrimin etnik? Pse janë bartë me kamionë qindra kufoma nga Kosova në Batajnicën e Beogradit, ose janë fundosur në ujërat e Liqenit Peruqac? Meqë gjenocidi në Srebrenicë e BeH dhe në Kosovë ka ndodhë në fundin e shekullit XX, nën reflektorët e medieve globale dhe të organizatave ndërkombëtare, në shikim të parë duket si një verbëri politike e Serbisë. Si ishte e mundshme që Serbia të organizonte krime aq të përbindshme, pa e pasur brengën për reagimet e opinionit publik dhe të organizatave ndërkombëtare, përfshirë OKB-në e NATO-n? Aq më tepër që pikërisht në këtë periudhë Rusia ishte në pikën më të dobët të saj si shtet, gjë që e bënte të qartë se ajo nuk mund ta ndihmonte projektin e ri të Serbisë së Madhe. Këtë gjë e ka pohuar edhe ish presidenti i federatës jugosllave, Borisav Joviqi, i cili pati pohuar se gjeneralit Kadijeviq, të cilin ai e Millosheviqi e kishin dërguar fshehurazi në Moskë, i ishte thënë prerazi se Rusia nuk mund t’u ndihmonte.

Hakërrimi serb i viteve 1991-1999 e kishte burimin te garancitë e vjetra

Atëherë shtrohet pyetja: ku e kishte motivimin dhe mbështetjen ai projekt gjenocidal kundër boshnjakëve dhe shqiptarëve të Kosovës në fundin e shekullit XX, pas rënies së Murit të Berlinit, kur Serbia nuk e kishte as sponsorizimin e Rusisë, fjala vjen, si në luftërat ballkanike? Ka një shpjegim të vetëm të logjikshëm: që nga kongresi i Berlinit dhe luftërat ballkanike, Serbia e ka pasur rolin e shtetit që disiplinon dhe zhbën me terror e me gjenocid muslimanët e Ballkanit. Atë detyrë ia kanë ngarkuar disa nga Fuqitë e Mëdha të asaj kohe dhe Serbia ka bërë përpjekje ta zbatojë në tërësi. Me atë rol si shtet vrasës dhe çrrënjosës i muslimanëve të Ballkanit, Serbia ka bërë spastrim etnik në vitet 1878-1879 në sanxhakun e Nishit, gjenocid në dy luftërat ballkanike. Për të gjitha ato krime që ka bërë shteti serb, është shpërblyer me territore e me aleanca të forta në konferencat e mëdha ndërkombëtare (Kongresi i Berlinit, Konferenca e Londrës, Konferenca e Versajit.) Pra, e mësuar me atë praktikë të moçme, lufta e Serbisë në Bosnje në vitet 1991-1995 dhe në Kosovë në vitet 1998-1999, ka qenë me parashenjë të theksuar fetare, për çka tashmë ka shumë studime. Dëshmi ka në vetë publicistikën serbe, në deklarimet dhe veprimet e hierarkëve të Kishës Ortodokse Serbe dhe në fjalimet e ndryshme të Millosheviqit, Sheshelit, Drashkoviqit, Vuçiqit. Fjala vjen slogani “osvetiti Kosovo” (të hakmirremi për Kosovën) gjithmonë i referohej një hakmarrjeje për disfatën serbe nga osmanët në vitin 1389, duke i perceptuar shqiptarët e shekullit XX si përgjegjës për ngjarjen e shekullit XIV. Pra, motivi i urrejtjes dhe i hakmarrrjes ishte me burim fetar. Këto dy agresione gjenocidale të Serbisë në vitet 1991-1999 janë filluar me pritshmërinë e kreut shtetëror e fetar serb se ai rol i hershëm i Serbisë do të tolerohej, e pakta për pacifikimin e boshnjakëve dhe të shqiptarëve. Vizita e Miteranit në Sarajevë, për bllokimin e presioneve kundër serbëve, mund të përdoret si një ilustrim. Në fakt, agresioni në Bosnjë u tolerua dhe u shpërblye, ndërsa në Kosovë u tolerua deri në një masë, por u ndëshkua. Konferenca e Dejtonit ia kufizoi Serbisë rolin hegjemonist në Bosnje në vitin 1995, por nuk ia eliminoi atë rol tërësisht. Republika Srpska, si krijesë dejtoniane, ende e ka atë rol shtrëngues kundër muslimanëve në Bosnje. (Në disa raste Republika Srpska është e koordinuar edhe me qarqet nacionaliste kroate të Hercegovinës dhe e përkrahur haptas nga liderë evropianë islamofob, si fjala vjen, Viktor Orbani.) Ndërsa bombardimet e NATO-s në muajt mars-qershor 1999, ia hoqën Serbisë rolin e shtetit kolonial nga Kosova, por nuk e çmontuan tërësisht prezencën e Serbisë në Kosovë. Prandaj Serbia atë prezencë po e shfrytëzon për të krijuar rrethana të reja për rolin e dikurshëm. Fatkeqësisht kanë ngelë disa shtete në Evropë (së bashku me Rusinë) që duan t’ia kthejnë Serbisë atë rol mbi shqiptarët e Kosovës.

Po eskponentët vendor të projektit islamofobik serb ç’po duan?

Për synimet e errëta të një hakmarrjeje të re kundër muslimanëve në Ballkan, sidomos në Kosovë, qarqet serbe dhe qarqe të caktuara islamofobike evropiane kanë rekrutuar edhe ndoca eksponentë vendor, të cilët zhvillojnë luftë speciale psikologjike kundër shqiptarëve muslimanë pikërisht në Kosovë. Motoja e kësaj lufte speciale është se gjoja kalimi në Islam ka qenë devijim nga shqiptarizmi, prandaj muslimanët nuk janë shqiptarë, janë turko-arab. Çuditërisht në këtë pikë teza e tyre është e njëjtë me atë të krimineles serbe së luftës, Bilana Plavshiqit, e cila për muslimanët e Bosnjes thoshte se “bëhet fjalë për një material gjenetikisht të dëmtuar serb, që kishte kaluar në Islam.” Ka vite që kjo tezë bio-raciste e Bilana Pllavshiqit është adoptuar për përdorim edhe këtu në Kosovë, kundër shqiptarëve të besimit islam. Bile sa më shumë që po konsolidohet agresiviteti serb kundër Kosovës, aq më shumë po shtohet edhe kjo lloj lufte speciale e eksponentëve isamofob lokalë. Nuk ka asnjë dilemë që Serbia definitivisht i është rikthyer politikës së kryqëzatës ortodokse në drejtim të Kosovës, sipas modelit që pati zbatuar më shumë në Bosnje. Në Kosovë në vitet nëntëdhjetë nuk pati sukses ta zbatonte, sepse ajo doktrinë iu kompromentua tërësisht në Bosnje. Në këtë kontekst, edhe roli aktiv i katolikëve shqiptarë, si pjesë integrale e lëvizjes për pavarësi e çlirim në Kosovë, që nga pajtimet e gjaqeve, organizatat humanitare, lëvizja politike e deri te pjesëmarrja në UÇK, ua pati djegë në dorë letrat fundamentalistëve ortodoks serbë dhe shërbëtorëve të tyre. Por Serbia po tenton t’i rikthehet atij projekti, e bindur se shqiptarët në realitetet e reja, të provokuar vazhdimisht, ka mundësi ta humbin orientimin strategjik. Kjo shihet qartë jo vetëm në deklarimet e hierarkëve ortodoks serbë dhe politikanëve serbë. Absurde është që kjo shihet edhe në nisma vendore absurde të frymës së Rekonkuistës, të emërtuar si gjoja iniciativë për braktisjen e fesë islame. Në esencë hapja e kësaj teme synon të shërbejë si provokim për ta shndërruar reagimin e shumicës në një “provë të ekstremizmit islamik.” Ndërsa atë reagim pastaj Serbia ta shfrytëzojë si “corpus delicti” për ta rimarrë sërish kujdestarinë për disiplinimin e muslimanëve të Ballkanit, me theks te shqiptarët e Kosovës, meqë ata jetojnë në tokën të cilën serbët e kanë shpallur “tokë e shenjtë serbe” dhe “Jerusalem serb.” Por ne shqiptarët e Kosovës nuk kemi asnjë arsye ta humbin orientimin atlantik. Serbia e ka humbur Kosovën në procesin e shpërbërjes së ish Jugosllavisë, me spastrimin etnik dhe katastrofën humanitare që ka shkaktuar. Serbia e ka humbur Kosovën në konfrontim me NATO-n. Prandaj ëndrra e saj për kthim hakmarrës në Kosovë nuk mund të realizohet kurrë përderi sa Kosova e shqiptarët janë aleat dhe pjesë e Aleancës Veriatlantike. Deri sa është kështu, ëndrra e Serbisë mbetet vetëm një makth i saj. Pas dënimit të krimit të gjenocidit në Srebrenicë nga Asambleja e Përgjithshme e OKB-së, pozita e Serbisë do të jetë në mënyrë afatgjate e kompromentuar. Përfundimisht mund të thuhet se vetëm nëse në Kosovë triumfon antiatlantizmi dhë nëse Rusia do të triumfonte në Ukrainë e ashtu ta kërcënonte Evropën, ai halucinacion i saj mund të tentojë të ringjallet. Por nuk duhet të injorohet pretendimi i saj kurrë, sepse siç ka thënë ideologu i Putinit, Aleksandër Dugini, lufta e Rusisë për ta rikthyer Kosovën brenda shtetit serb do të vazhdojë deri në ditën e fundit në Tokë!

Filed Under: Politike

Virtyt dhe Vërtet

May 30, 2024 by s p

Astrit Lulushi/

Dashuria platonike është një lloj dashurie në të cilën tiparet romantike nuk ekzistojnë, por do të thotë më shumë se miqësi e thjeshtë. Termi rrjedh nga emri i filozofit Platon, por nuk është përdorur kurrë prej tij. Një dashuri e tillë është për të arritur te mençuria dhe bukuria e vërtetë, nga tërheqja trupore te tërheqja ndaj shpirtit, dhe bashkimi me të vërtetën, Hyjnoren. Dashuria platonike shqyrtohet në dialogun e Platonit, Symposium. Platoni shpjegon se si ka evoluar ndjenja e dashurisë, dhe e përcakton dashurinë e vërtetë si frymëzimin e mendjes dhe shpirtit të një personi që e drejton vëmendjes së tij drejt çështjeve shpirtërore.

Rëndësi të veçantë ka fjalimi i Sokratit, i cili i atribuon profetit Diotima një ide dashurie platonike si mjet për t’u ngjitur në soditjen e hyjnores, një ngjitje e njohur si “Shkalla e Dashurisë”. Për Diotimën dhe Platonin në përgjithësi, përdorimi më i saktë i dashurisë për qeniet njerëzore është ta drejtosh mendjen drejt dashurisë për hyjninë.

Sokrati e përcakton dashurinë si;“mënyrë për të lindur pasardhës; shtatzënia e trupit, shtatzënia e shpirtit dhe lidhja e drejtpërdrejtë me ekzistencën. Shtatzënia e trupit rezulton tek fëmijët”. Shtatzënia e shpirtit prodhon “virtyt” – (të vërtetën) “vetë-ngjashmërinë” në termat e Platonit, qenie ose Ide. Pausanias, në Sympozium, përcakton dy lloj Eros: Tokësor dhe Hyjnor, si fillim nga tërheqja fizike dhe gradualisht në dashurinë për bukurinë supreme. Ky koncept i Erosit hyjnor u shndërrua më vonë në termin “dashuri platonike”.

Në Simpozium, Erosi diskutohet si një zot – mbreti i perëndive, ku secili i ftuar i festës jep një eulogji në lavdërim të Erosit.

Virtyti, sipas filozofisë greke, është koncepti se realiteti dhe forma materiale barazojnë të vêrtetën, pozitiven ose dashamirësinë.

Perceptimi i disa autorëve modernë për termat “virtyt” dhe “mirë” siç janë përkthyer në anglisht nga Simpoziumi, është një tregues i mirë i këtij keqkuptimi. Në citimin e mëposhtëm, autori thjeshton idenë e virtytit në thjesht atë që është “e mirë”.

“… ajo që është e mirë është e bukur, dhe ajo që është e bukur është e mirë…”

Shkalla e Dashurisë është një metaforë që lidh çdo hap të njeriut duke iu ngjitut shkallës. Çdo hap më afër së vërtetës e bën më të përqendruar te mençuria dhe thelbi i së bukurës (virtytit – të vërtetës).

Shkalla fillon me tërheqjen trupore të trupit për trupin, duke përparuar në një dashuri për trupin dhe shpirtin. Përfundimisht, me kalimin e kohës, me shkallët pasuese, ideja e bukurisë përfundimisht nuk është më e lidhur me trup, por e bashkuar tërësisht me vetë Qenien.

“.,, qeniet njerëzore të ndershme duhet të kënaqen, si dhe ato që nuk janë ende të denja, në mënyrë që të bëhen më të denjë”, thotë Pausanias në Simpzium.

Në mesjetë, interesi për veprat e Platonit, filozofinë e tij dhe pikëpamjen e tij për dashurinë u bënë më popullore, nxitur nga Georgios Gemistos Plethon në Firenze. Në vitin 1469, Marsilio Ficino parashtroi një teori të dashurisë neoplatonike, në të cilën ai e përkufizoi dashurinë si një aftësi personale të një individi, e cila e udhëheq shpirtin drejt proceseve kozmike, qëllimeve të larta shpirtërore dhe ideve. Përdorimi i parë i ndjenjës moderne të dashurisë platonike konsiderohet të jetë nga Ficino në një nga letrat e tij. Termi anglez “platonik” daton që nga “The Platonick Lovers” të William Davenant, të interpretuar në 1635. “Dashuria platonike”, thoshte ai, “qëndron në rrënjën e të gjithë virtytit dhe të vërtetës”.

Filed Under: Analiza

Udha e poezisë…

May 30, 2024 by s p

Irena Dragoti/

Rruga drejt poezisë nuk është një ëndërr që të rikujtohet teksa zgjohesh një mëngjes të bukur plot diell, apo dëshira e një pasditeje medituese me çaj në dorë, mes zogjve në kopësht, por një udhëtim i tërë i cili nis nga dhuntia, te leximi si proces i vazhdueshëm, tek formimi yt në zhanrin letrar e njerëzor. Më pas tek kultivimi si “grykësi” e egos tënde, pa u shkëputur nga realiteti, ku duhet të mësosh të jetosh me mediokritetin, konkurencën e egos e jo poezisë, zilinë, gjuajtjen me gurë, kritikën krahinore apo oportuniste, pronësinë e saj nga emra të çertifikuar në sisteme politike etj etj. Dhe ti pyet veten: Pse e zgjedh këtë udhëtim me kaq kokëçarje? A je në gjendje t’i bësh ballë një mentaliteti të ngujuar e kokëfortë njëjtë si kanuni i Lekë Dukagjinit, që precipiton në një standart imagjinar vlerash apo ngërthehet nga delirime të patrup kohe e largësie? A je gati të zhvishesh nga trupi i kujtesës apo t’i largohesh njeriut që mendon se di gjithçka për botën, por asgjë për vehten? A je gati të sharlatohesh nga një ambjent, ku nuk flitet më për parametra, por për ëndrra e dëshira nate, apo nga një ambient ku poezia e realizmit socialist qoftë dhe disidenca si (borxh i së shkuarës) na imponohet si vlerë e pakundërshtueshme kombëtare, pa u filtruar?

A je gati të mbytesh si një gur në fund liqeni, pra vetflijosh paqen tënde, a të shpërndash rrathë negativiteti e rreziku, njerëzve që do më shumë, apo t’i bëhesh hije vetes? A je gati të endesh në qiej mizantropikë, plot reteorika të rreme dhe tangencialitetit të vlerave letrare? A je gati të përplasesh me mure kështjellash letrare pa dyer të vërteta? A je gati të kuptosh se poezia nuk është profesion i marrë me qera për të jetuar? A je gati të ringjallësh frikën e të qënit (i,e) dobët e të mohosh guximin e të jetuarit vetëm? Sa gjenerata do shkatërronte guximi yt nën hipnozën e arritjes së majave?

Kur zhvendosesh në një vend kaq të madh si Amerika, ti kupton sa i vogël, apo i rrejshëm është shkëlqimi që ti ke mitizuar për dekada tëra në vendin tënd, duke frenuar hapin e kultivimit e vetrritjes poetike, si një dhuratë që Zoti ia bën vec sinqeritetit. Para se ti hysh kësaj udhe, gjithkujt nga ne i duhet një përballje me një sistem vlerash të vërteta letrare, ku poezia të jetë e pavarur nga dogmat e autentizmit kombëtar e të vlerësohet veç nga bukuria e saj, pa qenë garë njerëzorësh, por reflektim drite, ku shëmbëllimi në kohë, të mbetet njëjtë me përmasat reale.

A je gati të jetosh brenda cilësie e jashtë vetëtimave që e matin botën veç me sy? A je gati të shohësh letërsi groteske, utopike që nuk profilizon standartet e vetes? Ëndrra është i vetmi zjarr që njeriu ndez padashje e që shpesh e rrit apo vret parakohe. Bota, mbetet një xhep ku strukim ëndrrat, kurse vetja, një valixhe frikërash e nëse delirojmë për më tej ëndrrës, botës e vetes mund të gjendemi një ditë, në një vend të shkretë, duke dorëzuar lumturinë. Bën gjithnjë dimër, kur ti ëndërron e lufton veç tituj, sepse udha për tek titujt kthehet në një poezi që nuk do të shkruhet kurrë. Poezia është pëllëmbë, për të shtrënguar si prekje e munguar, njeriun brenda nesh. Pyete veten a ke takuar këtë njeri?

Filed Under: LETERSI

Një rrëfim nga zemra për Invën edhe Gjergjin

May 30, 2024 by s p

Aleksandrino Ikonomidhi Sulioti/

Muzika ka qenë gjithmonë dominuese në jetën time.

Nga rastësia ose dhe fati, jam lindur dhe rritur në një shtëpi ku muzika mungonte gjatë ndonjë problemi teknik në “manjetofon” ose kur flinim gjumë. Madje madje edhe në zi, muzika ishte e pranishme në “Suliotët”.

Prandaj muzika është i vetmi element që më shoqëron që kur mbaj mend veten time e deri më sot,

pa përjashtime dhe shmangje. Ajo është zgjimi im i mëngjesit, motivimi im i përditshëm dhe ninulla ime e natës. Aq sa shpesh herë ndihem i shkëputur nga bota përreth duke përjetuar pjesë muzikore si pjesë të përditshmërisë sime.

Trupi im është në një vend të caktuar, por mendja ime udhëton atje ku më çon muzika. Ndihem i lirë (dhe më besoni në jetën time jam ndjerë shpesh i burgosur dhe i ndrydhur nga shumë faktorë) por ja që brenda saj arratisem dhe udhëtoj “kilometra” pa shkuar gjëkundi. Po, kjo është dhurata më e madhe e familjes për mua.

Një sekret tjetër që me kalimin e viteve fillova ta pranoj publikisht, është fakti që muzika përbën betejën time më të ashpër që kam dhenë ndonjëherë dhe që sigurisht kam humbur. Një betejë që zgjati vite, me kokëfortësi, durim dhe shumë djersë. Por talenti është një pasuri hyjnore, që mua…. me mungonte. Kështu që kur e pranova këtë fakt, përtej dhimbjes dhe trishtimit, u ndjeva i lirë.

“Liri” që zgjati pak, derisa rastësish takova në jetën time Inva Mulën dhe që atëherë muzika u bë për mua një frymëzim i ri. Çfarë ingranazhesh lëvizi brenda meje, çfarë recete magjike gjeti dhe më rekrutoi në një rrugë tjetër, betohem se deri më sot nuk e di.

Ju do më thoni se teknika e një dive është si një enigmë që nuk mund ta plotësosh kurrë, sado libra të lexosh, sado filma të shikosh, sado rrëfime të dëgjosh dhe pse jo, sado “muzikë” që të prodhosh. E kuptoni sa e vështirë ishte kjo për mua, kur prej vitesh idhulli im ishte Inva Mula.

Nga ana tjetër, me kalimin e viteve, fillova ti shikoj gjërat ndryshe. Zhvillova një këndvështrim tjetër. Nisa të vlerësoja dhe të afrohesha gjithnjë e më shumë me “polin rival” të fëmijërisë dhe të adoleshencës sime, tenorin Gjergji Mani, i cili jo vetëm përbënte rrezikun numër një që do të më “grabiste” lavdinë e skenës, por ndoshta “mund të më merrte edhe debulesën” që ruante daja im për mua.

(….)Dhe disi kështu, nga përditshmëria e thjeshtë, vitin e kaluar të tre u gjetëm në skenën e edicionit të 6-të të MIK FESTIVALIT në Korçën tonë të dashur, për të hapur një tjetër cikël historik që do vazhdonte historinë që kishte filluar diku në vitët 50’ nga Avni Mula dhe Piro Sulioti, në Vitet 70 nga Avni Mula dhe Gjergj Sulioti, në vitet 80 nga Gjergj Sulioti dhe Inva Mula dhe në vitet 00 nga Gjergj Sulioti dhe Gjergji Mani

Diva botërore që u dha zë partiturave dhe mishëroi si askush tjetër disa nga personazhet më të rëndësishme të repertorit operistik në skenat më të mëdha të botës, u “kthye” sërish në pikënisjen e rrugëtimit të saj ndërkombëtar artistik, pra në Bukuresht të Rumanisë. Atje ku Diva , Inva Mula, para tre dekadash fitoi çmimin e parë ndërkombëtar të karrierës së saj, Çmimin George Enescu.

Inva Mula me talentin e saj të veçantë për të depërtuar thellë në role, u transformua serisht në atë vajzën e talentuar me botën e pasur emocionale që arriti të shkaktonte emocione të mëdha anë e mbarë botës, duke fituar në skenë titullin “Diva botërore”.

Me sukses të jashtëzakonshëm u zhvillua koncerti i Inva Mulës, së bashku me tenorin shqiptar Gjergji

Mani dhe sopranon rumune Ionela Mani në një sallë të mbushur plot. Për dy orë, Zonja e Madhe e repertorit lirik “mbajti një leksion të hapur” duke ia kushtuar shpirtin artit që e do aq shumë dhe që i ka shërbyer me besnikëri prej vitesh.

Koncerti shqiptaro-rumun u zhvillua mbrëmjen e së premtes, 24 maj 2024, në Bukuresht. Organizatorët e koncertit ishin Shoqata Lidhja e Shqiptarëve të Rumanisë (ALAR) në bashkëpunim me Teatrin Kombëtar të Operetës “Ion Dacian” në Bukuresht. Inva Mula, Gjergji dhe Ionela Mani, i ftuari special, tenori Daniel Magdal, solist i parë dhe drejtor artistik i Operës Kombëtare të Bukureshtit dhe dirigjenti Alexandru Ilie, shkruan një faqe tjetër në historinë e përbashkët muzikore shqiptare dhe rumune. Me fjalë të tjera, ata i dhanë vazhdimësi historike një marrëdhënieje që filloi rreth 120 vjet më parë.

Këto mendoj duke qeshur i qetë, ndërkohë që mendimet e mia të shpërndara, mbijnë dhe vendosen të çrregullta në faqet e një ditari. Pasi mes zakoneve të tjera të këqija nga adoleshenca, unë ende mbaj shënimin e mendimeve në një ditar. Ndërsa shiu bie hakmarrës në rrugët e Korçës.

Unë, Inva dhe Giergi tashmë jemi miq e ndonjëherë edhe “bashkëpunojmë”. Ok! Edhe njëherë. Unë, Inva dhe Giergi tashmë jemi miq e ndonjëherë edhe “bashkëpunojmë”. Në fakt, më duhet pak kohë për ta konceptuar kur e shoh të shkruar. Ende nuk mund ta besoj. Sa e paparashikueshme që qënka kjo jetë. Dhe jam i sigurt se ky është vetëm fillimi.

Thellësisht krenar dhe i emocionuar. Urime nga zemra Inva, Gjergji dhe Ionela.

Filed Under: Kulture

Neuroshkenca e daljes nga të menduarit negativ (dhe si ta bëjmë atë në nën 30 sekonda)

May 30, 2024 by s p

Nga Rafael Floqi ‘Psikologjia e vetvetes’

illustration of a brain against a graphical backdrop

Truri juaj është i lidhur për t’u fokusuar në negative. Ja se si të ndërtoni një mentalitet të ri, më pozitiv, në çdo kohë, kudo. Sapo keni marrë telefonin me një nga klientët tuaj më të rëndësishëm. Marrëveshja që do të ndryshonte lojën që po përpiqeshit të mbyllni është e mbyllur. Ata nuk janë të interesuar.

Sapo keni vendosur 10 investitorë potencialë. Ata të gjithë thonë se janë “të interesuar”, por kanë kaluar dy javë. Ju rifreskoni kutinë tuaj hyrëse çdo orë, por ende nuk ka asnjë fjalë.

Si reagoni në këto situata?

Nëse jeni si shumica e njerëzve, mendja juaj vërshon me negativitet. “Ndoshta produkti ynë është i neveritshëm,” “Pse nuk mund të bëj një pushim?” ose “Ndoshta ka diçka që nuk shkon me mua.”

Neuroshkencëtarët kanë një emër për këtë zakon automatik të trurit: “paragjykim negativ”. Është një tipar adaptiv i psikologjisë njerëzore që na shërbeu mirë kur po gjuanim me shtiza në savanë 120,000 vjet më parë.

Sidoqoftë, në kohët moderne, ky zakon i trurit na bën të reagojmë ndaj një emaili të ashpër ose bisedës së vështirë sikur jeta jonë të ishte në rrezik. Ai aktivizon një kaskadë të hormoneve të stresit dhe na lë të fiksuar ndaj kërcënimeve të mundshme, të paaftë për të parë pamjen më të madhe.

Neuroshkencëtari Rick Hanson ka një analogji të madhe për këtë cilësi të çuditshme të mendjes. “Truri juaj,” shkruan ai në librin e tij “Truri i Budës”, “është si Velcro për përvojat negative dhe Teflon për ato pozitive”. Kur humbet një klient, kur investitorët nuk vijnë në telefon, ose kur përballesh me qindra zhgënjime të tjera të përditshme të jetës, je i prirur të harrosh të gjitha gjërat e mira dhe në vend të kësaj të fiksohesh pas negatives.

Si mund ta kthejmë këtë zakon të ngurtë të mendjes?

Tre fjalë: Verejtje-Ndryshim-Rilidhje ( Notice-Shift-Rewire) Kjo strategji e thjeshtë vë në praktikë depërtimin thelbësor që doli nga revolucioni i neuroshkencës në 30 vitet e fundit – njohuria që, sipas fjalëve të neuroshkencëtarit të hershëm Donald Hebb, “neuronet që ndezin së bashku, lidhen së bashku”. Është njohuria që na kujton se truri nuk është i fiksuar. Zakonet e tij nuk janë si allçi. Ata janë më shumë si plastikë, mjaft të fortë për t’i rezistuar shtytjeve të herëpashershme, por mjaftueshëm të përkulshëm për të ndryshuar në përgjigje të përpjekjeve të përsëritura.

Kjo është magjia e Notice-Shift-Rewire. Duke marrë një moment çdo ditë për të tërhequr vëmendjen tonë te kjo praktikë, ne ndërtojmë zakonin e zhvendosjes nga paragjykimi negativ në gjendje më të dobishme mendore: duke kujtuar fitoret tona të së kaluarës, duke festuar pikat tona të forta dhe duke e parë jetën si një seri mundësish dhe jo një slogan i pamëshirshëm përmes pengesave dhe thyerjes së zemrës.

Si e integroni praktikën e Notice-Shift-Rewire në mes të jetës së përditshme?

1. Vini re paragjykimin tuaj negativ.

Hapi i parë është të ndërgjegjësoni këtë zakon të zakonshëm të mendjes. Kapeni veten kur rrëshqitni në dyshime për veten, përsiatje, ankth dhe frikë. Vini re kur mendja juaj fillon të tregojë skenarë të rasteve më të këqija se si gjithçka do të shembet.

2. Kaloni në një moment mirënjohjeje.

Vërejtja hap hapësirën për gdhendjen e rrugëve të reja nervore. Zhvendosja ju lejon të vërshoni këtë hapësirë ??me një fokus më produktiv të vëmendjes. Disa sekonda mirënjohje janë mënyra më efikase për ta bërë këtë. Mendoni për një gjë për të cilën jeni mirënjohës tani. Shtëpia juaj. Puna jote. Shendeti juaj. Familja jote. Talentet dhe pikat tuaja të forta. Makina juaj.

3. Rivendos trurin tuaj.

Ja ku fillon puna e vërtetë. Hanson e quan këtë akt të thjeshtë të shijimit. Duhen 15 sekonda për të qëndruar me këtë mentalitet të ri — për ta koduar atë thellë në strukturën e mendjes suaj.

Ky hap i fundit është vendi ku ne transformojmë zakonin tonë të zakonshëm për të anashkaluar pozitiven. Është vendi ku ne e zhvendosim reagimin e trurit ndaj të gjitha të mirave në jetë nga Teflon në Velcro. Ne po kthejmë telat tona të evoluara në kokën tonë — duke marrë vetëm disa sekonda për të ndërtuar kujtime më të forta rreth të gjitha gjërave të mira që ndodhin në jetë.

Gjëja më e mirë në lidhje me këtë praktikë është se është efikase në kohë, e lëvizshme dhe e fuqishme. Duhen më pak se 30 sekonda, ju mund ta bëni atë në çdo kohë dhe kudo dhe do të filloni të përjetoni një ndryshim të menjëhershëm në mentalitetin tuaj.

Në momentin që bëni këtë ndryshim, gjithçka ndryshon. Ju kujtoni qëllimin tuaj, prisni sfida të reja dhe e përballoni jetën me optimizëm të përtërirë.

Provojeni një herë në ditë, çdo ditë për një javë dhe shikoni se çfarë ndodh.

Çfarë i lëndon më shumë narcisistët? Si t’ia thyeni zemrën një narcisisti?

Thyerja e zemrës së një narcisisti mund të duket si një arritje e pamundur, pasi ata njihen për ndjenjën e tyre të fryrë të vetëvlerësimit dhe mungesës së ndjeshmërisë. Megjithatë, ka disa veprime dhe sjellje që mund t’i plagosin thellë emocionalisht. Për të kuptuar se çfarë i lëndon më shumë narcisistët, duhet të thellohemi në psikikën e tyre dhe të eksplorojmë dobësitë e tyre. 

 Sfidoni madhështinë e tyre: 

Narcistët lulëzojnë duke u perceptuar si superiorë ndaj të tjerëve. Sfidimi i besimeve ose arritjeve të tyre mund të jetë një goditje për egon e tyre. Angazhohuni në biseda të sinqerta që vënë në dyshim imazhin e tyre të ekzagjeruar për veten, por përgatituni për reagime mbrojtëse.

 Injoroni nevojën e tyre për vëmendje: 

Narcistët dëshirojnë admirim dhe vëmendje të vazhdueshme. Duke tërhequr vëmendjen tuaj dhe duke refuzuar të ushqeni egon e tyre, ju mund të shponi egocentrizmin e tyre. Kjo mund t’i bëjë ata të ndihen të parëndësishëm dhe të parëndësishëm, gjë që është thellësisht shqetësuese për ta.

 Vendosni kufij dhe pohoni veten: 

Narcistët shpesh shpërfillin kufijtë dhe ndjenjat e të tjerëve. Duke vendosur me vendosmëri kufijtë tuaj dhe duke mbrojtur veten, ju pohoni individualitetin tuaj dhe sfidoni besimin e tyre se ata kanë të drejtë për trajtim të veçantë.

 Ekspozoni taktikat e tyre manipuluese: 

Narcistët janë manipulues të aftë që përdorin sharmin dhe manipulimin për të marrë atë që duan. Duke iu drejtuar hapur taktikat e tyre dhe duke refuzuar të manipulohen, ju ua hiqni fuqinë dhe zbuloni qëllimet e tyre të vërteta.

 Refuzoni nevojën e tyre për kontroll: 

Narcistët kanë një dëshirë të pashuar për kontroll mbi të tjerët. Duke pohuar pavarësinë tuaj dhe duke refuzuar të përmbushni kërkesat e tyre, ju sfidoni ndjenjën e tyre të kontrollit, gjë që mund të jetë thellësisht shqetësuese për ta.

 Tregoni ndjeshmëri ndaj të tjerëve: 

Narcistëve u mungon empatia dhe shpesh i shfrytëzojnë të tjerët për përfitimet e tyre. Duke shfaqur ndjeshmëri të vërtetë ndaj të tjerëve, ju nënvizoni mungesën e tyre të dhembshurisë dhe ekspozoni natyrën e tyre të vërtetë.

 Angazhohuni në kujdesin për veten: 

Narcistët shpesh e perceptojnë veten si të përsosur dhe superior. Duke u fokusuar në kujdesin për veten dhe rritjen personale, ju demonstroni se i jepni përparësi mirëqenies suaj mbi miratimin ose vërtetimin e tyre.

Është e rëndësishme të theksohet se përpjekja për të thyer zemrën e një narcisisti nuk duhet të bëhet për hakmarrje ose me qëllim keqdashës. Në vend të kësaj, këto strategji duhet të përdoren me synimin për të vendosur kufij të shëndetshëm dhe për të promovuar rritjen personale.

Mbani mend, thyerja e zemrës së një narcisisti nuk është një rezultat i garantuar, pasi ata thjesht mund të hedhin poshtë përpjekjet tuaja ose të hakmerren me manipulime të mëtejshme. Është thelbësore t’i jepni përparësi mirëqenies suaj dhe të kërkoni ndihmë profesionale nëse është e nevojshme kur keni të bëni me individë narcisistë.

Si përfundim, sfidimi i madhështisë së një narcisisti, vendosja e kufijve, ekspozimi i taktikave të manipulimit, refuzimi i kontrollit, shfaqja e ndjeshmërisë ndaj të tjerëve dhe përqendrimi në kujdesin për veten janë mënyra efektive për të lënduar potencialisht një narcisist emocionalisht. Megjithatë, mbani në mend se thyerja e zemrës së një narcisisti mund të mos jetë gjithmonë e mundur ose e këshillueshme në çdo situatë.

Filed Under: ESSE

  • « Previous Page
  • 1
  • 2
  • 3
  • 4
  • 5
  • 6
  • …
  • 62
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • Kontributi shumëdimensional i Klerit Katolik dhe i Elitave Shqiptare në Pavarësinë e Shqipërisë 
  • Takimi i përvitshëm i Malësorëve të New Yorkut – Mbrëmje fondmbledhëse për Shoqatën “Malësia e Madhe”
  • Edi Rama, Belinda Balluku, SPAK, kur drejtësia troket, pushteti zbulohet!
  • “Strategjia Trump, ShBA më e fortë, Interesat Amerikane mbi gjithçka”
  • Pse leku shqiptar duket i fortë ndërsa ekonomia ndihet e dobët
  • IMAM ISA HOXHA (1918–2001), NJË JETË NË SHËRBIM TË FESË, DIJES, KULTURËS DHE ÇËSHTJES KOMBËTARE SHQIPTARE
  • UGSH ndan çmimet vjetore për gazetarët shqiptarë dhe për fituesit e konkursit “Vangjush Gambeta”
  • Fjala përshëndetëse e kryetarit të Federatës Vatra Dr. Elmi Berisha për Akademinë e Shkencave të Shqipërisë në Seancën Akademike kushtuar 100 vjetorit të lindjes së Peter Priftit
  • Shqipëria u bë pjesë e Lidhjes së Kombeve (17 dhjetor 1920)
  • NJЁ SURPRIZЁ XHENTЁLMENЁSH E GJON MILIT   
  • Format jo standarde të pullave në Filatelinë Shqiptare
  • Avokati i kujt?
  • MËSIMI I GJUHËS SHQIPE SI MJET PËR FORMIMIN E VETEDIJES KOMBËTARE TE SHQIPTARËT  
  • MES KULTURES DHE HIJEVE TE ANTIKULTURES
  • Historia dhe braktisja e Kullës së Elez Murrës – Një apel për të shpëtuar trashëgiminë historike

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT