• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Archives for May 2024

Mobilizimi i shqiptarëve të Kosovës dhe viseve të tjera shqiptare në Jugosllavi drejt frontit të Adriatikut- Masakra e Tivarit

May 1, 2024 by s p

Prof. ass. Dr. Haxhi Ademi

Instituti i Historisë “Ali Hadri” – Prishtinë/

Nga shkenca e historisë kemi mësuar se është thelbësore të nxjerrim mësime nga ajo. Nëse nuk mësojmë prej saj, mund të përsërisim gabimet e mëparshme. Historia është një mësuese e çmuar, dhe varet nga ne se si do ta përdorim atë për të ndërtuar një të ardhme më të mirë. Prandaj, mund të themi se masakra e mijëra shqiptarëve të pafajshëm në Tivar (ose frontin e Adriatikut) gjatë Luftës së Dytë Botërore është vërtet një nga ngjarjet më të errëta të historisë së Ballkanit. Për këtë masakër nuk u ndëshkua asnjë kush, dhe kjo mungesë e drejtësisë për këto krime ka kontribuar që ato të përsëriten në vitet ’90-të të shekullit XX gjatë procesit të shpërbërjes së Jugosllavisë dhe luftërave të popujve, ku u masakruan dhe u vranë mijëra civilë në vende si Bosnja, Kroacia dhe Kosova.

Mobilizimi i shqiptarëve të Kosovës dhe viseve të tjera shqiptare në Jugosllavi drejt frontit të Adriatikut-Komandanti i Shtabit Operativ të Kosovës (SHOK), Sava Drleviq, më 20 mars 1945, kërkonte nga shtabet e divizioneve jugosllave që tashmë ishin vendosur në Kosovë: 41, 46, dhe 52, Grupi i brigadave (malazeze-kosovare) dhe të Komandës Ushtarake Krahinore të Kosmetit (Kosovës – H.A.) që artileria, kalorësia dhe inxhinieria nga radhët e të mobilizuarve t’i dërgoheshin SHO të Kosovës, kurse 800 “njerëz” t’u dërgoheshin “Grupit të brigadave” në Pejë dhe Shtabit të Divizionit 52 në Ferizaj, ndërsa “krejt pjesa tjetër e njerëzve të dërgohen në Prizren, ku do të formohen dy grupe, prej nga do të vazhdojnë tutje” në drejtim të Tivarit. Për mbikëqyrjen e këtyre rekrutëve u ngarkua Shtabi i Divizionit 46-të dhe Qarkkomanda ushtarake e Prizrenit.

Në njërën anë brigadat partizane shqiptaro-kosovare marshonin drejt veriut dhe luftonin përkrah popujve të tjerë të Jugosllavisë për çlirimin e plotë të saj, ndërsa në anën tjetër pushteti i Beogradit synonte që të realizonte “planet për zhdukjen e popullsisë shqiptare nga Kosova dhe Maqedonia […]”.

Krahas brigadave marshuan edhe kontingjente të tëra të të rinjve shqiptarë që u inkuadruan në formacione ushtarake nëpërmjet mobilizimit të përgjithshëm të dhunshëm gjatë muajve mars dhe prill 1945, për t’i dërguar në frontin e dytë të Adriatikut, në veriperëndim të ish-Jugosllavisë, të gjithë meshkujt nga mosha 18 deri 45 vjeç. Mobilizimi në masë i djemve dhe burrave u bë nga të gjitha viset etnike shqiptare për nevojat e Armatës Jugosllave. Në Prizren të gjithë u çarmatosën me arsyetimin se do të lodheshin nga rruga e gjatë, por kur të mbërrinin në frontin e luftimeve, iu tha se do të pajiseshin me armë moderne angleze. Çarmatosja, iu ka dhënë atyre një sinjal të keq dhe me të drejtë ka lindur dyshimi për përgatitjen e ndonjë skenari shfarosës në prapaskenë. Kjo psikozë u thellua më tepër, atëherë kur u çarmatosën edhe oficerët shqiptarë dhe për përcjelljen e tyre u ngarkua brigada XXVII e Divizionit 46-të serb e njohur për terrorizimin e popullit shqiptar. Skenaristët e Masakrës së Tivarit, për dërgimin e 13 mijë mobilizuesve shqiptarë në pjesët veriperëndimore të Jugosllavisë, kishin zgjedhur rrugën Prizren-Kukës-Shkodër-Tivar-Dubrovnik-Rijekë. Depërtimi i shqiptarëve të mobilizuar në muajin mars, nga kazermat e Prizrenit u bë në tri grupime.

Më poshtë, do të japim rrugëtimin e rekrutëve shqiptarë nga Kosova deri në Tivar të ndarë sipas grupimeve.

Kështu, grupin e parë të të mobilizuarve fillimisht ishte paraparë të përbënin rreth (2200 luftëtarë) nga qarkkomanda e Ferizajt dhe (1500 luftëtarë) dhe nga qarkkomanda e Prizrenit, që do të thotë gjithsej rreth 3700 rekrutë shqiptarë. “Grupi” nga Ferizaj, më 21 mars 1945, duhet të përcillej nga një ose dy batalione të Divizionit të 52-të nën komandën e Radosh Gjudoviqit, qarkkomandant i Ferizajt. Ky grupim duhej të nisej nga Prizreni më 24 mars, i përcjellë prej një batalioni të Divizionit 46-të dhe të 50-të “udhëheqësve nga Armata e IV-të”, ndërsa më 27 mars duhej të arrinte në Shkodër, ku pas një pushimi ditor nisej për në Tivar.

Grupin e dytë, e përbënin rreth 900 luftëtarë nga rrethi i Pejës, nën komandën e Janko Llakiçeviq, qarkkomandant i Pejës, rreth 1400 luftëtarë nga rrethi i Mitrovicës, të komanduar nga komandanti i qarkut të Mitrovicës dhe rreth 1500 luftëtarë nga rrethi i Prishtinës, nën komandën e oficerit të qarkkomandës, gjithsej 3800 luftëtarë. (Sipas Hajdini- Xani, në Eshalonin e Dytë ishin 4700 luftëtarë, Masakra e Tivarit, f.17) Për të shoqëruar kolonën e dytë u ngarkuan repartet e Divizionit të 46-të Jugosllav.

Pas arritjes së të gjitha forcave në Prizren, Shtabi Operativ i Kosovës, bëri ndryshimet përkatëse. Ai i ndau të mobilizuarit në tri grupe me rreth 2500 veta. Për shoqërimin e tyre ngarkohej brigada e 27-të e Divizionit të 46-të.

Komandanti i Shtabit Operativ të Kosovës, Sava Dërleviq u sugjeronte dhe i urdhëronte njësitet e ngarkuara për t’i transportuar njerëzit e mobilizuar që “…gjatë transportit të kenë kujdes që njerëzve t’ua pamundësojnë dezertimin, kurse gjatë pushimit të bëhet bllokimi i kuarteve të banimit”. Komandantët dhe komisarët politikë do të jenë personalisht përgjegjës, nëse nga pakujdesia ua mundësojnë ikjen.

Nga Prizreni, kolona/grupi i parë me 2394 persona ( Sipas Azem Hajdinit Xanit i mbijetuari i Masakrws sw Tivarit bga Prizreni u nisën 3700 luftëtarë, ndërsa nga Shkodra u nisën 2394. Gjatë kësaj rruge u likuiduan ose u zhdukën 1306 persona. Më gjerësisht shih: Hajdini-Xani, Masakra e Tivarit, f.35) u nis më 24 mars dhe në fund të muajit arriti në Tivar, ku iu dorëzua reparteve të Divizionit të 9-të Jugosllav. Për më tepër në burimet e kohës thuhej: “… disa shqiptarë janë likuiduar pranë Suharekës … disa burra u likuiduan pranë Kukësit, ku ishin trupat e tyre të hedhur në një luginë […]”.Gjatë rrugës janë vrarë rreth 400 shqiptarë, ndërsa sa i përket kushteve gjatë marshimit të detyruar ishin të tmerrshme.

Kolona/grupi i dytë, i përbërë nga 2382 vetë, u nis nga Prizreni më 26 mars. Rekrutët e grupit të dytë arritën në Shkodër më 30 mars, ndërsa kur arritën në Tivar iu dorëzua reparteve më të mëdha të brigadës 10-të malazeze. Rreth 700-800 prej tyre gjatë rrugës u vranë ose u zhdukën, prej të cilëve vetëm në Fushë-Arrëz, 126 persona.

Kolona/grupi i tretë u nis më 27 mars 1945 dhe përbëhej prej 2.700 personave. Për t’i shoqëruar ata u ngarkuan repartet më të mëdha të brigadës 27-të.

Duke u bazuar në të dhënat e mësipërme mund të konstatojmë se vetëm me anë të këtyre tre kolona/grupeve nga Kosova për të plotësuar radhët e Armatës IV të Jugosllavisë u dërguan 7476 luftëtarë të rinj. Gjatë rrugëtimit të tyre për në frontet e Adriatikut, të mobilizuarit-rekrutët shqiptarë, u keqtrajtuan në mënyrë shtazarake nga kriminelët serbo-malazezë dhe ndihmësit e tyre ideologjik. Për keqtrajtimin e tyre, gjatë rrugës dhe në Tivar, studiuesi Robert Elsie, duke u mbështetur në kujtimet e regjistruara nga at Zef Pllumi, shkrimtar katolik i rendit françeskan, në një nga episodet e shumta të kujtimeve të tij, kujton: “Në hyrje të Shkodrës…kur një grup studentësh që studiojnë për priftërinë vizitoi Kishën e Zojës së Këshillit të Mirë në rrëzë të kalasë për t’u lutur për shpëtim …në kthesë në rrugë, pamë një rrugë të pafundme ushtarësh që vinin tek ne. […]. Ata përparuan ngadalë, duke u ngritur me vështirësi të mëdha në rreshtat e katër. Ishim të tmerruar. Çfarë mund të jetë kjo ushtri? Ata mezi kishin energji për të qëndruar në këmbët e tyre […]. “Nga jeni?” “Nga Kosova”. Ne kemi marshuar vazhdimisht për një javë dhe nuk kemi pasur asgjë për të ngrënë. Kemi ardhur mbi male […].

Për keqtrajtimin e rekrutëve shqiptarë nga pushteti jugosllav mësojmë edhe nga një raport i komandës së qarkut të Shkodrës, që e informon Komandën e Përgjithshme të UNÇSH-së se trajtimi që ju bëhej kosovarëve të mobilizuar ishte tejet i rëndë. Me këtë rast, ajo kërkonte që për të verifikuar saktësinë e këtyre fakteve dhe për t’u dhënë fund këtyre ngjarjeve, duhej të ndërhyhej edhe pranë misionit ushtarak jugosllav në Shqipëri.

Komunistët e Shqipërisë i ndihmuan komunistët jugosllav duke i’a lejuar që nga territori i Shqipërisë jugosllavët të kryenin operacione spastrimi të shqiptarëve. Në mënyrë të veçantë, një përshtypje të hidhur midis popullsisë së qytetit të Shkodrës bënë vrasjet e ndërmarra në të dalë të qytetit, në urën e Bunës, përpara se kolonat të drejtoheshin nga ana e Malit. Për këtë incident më 3 prill, komanda e qarkut të Shkodrës e informon SHP të UNÇSH-së rreth incidentit te lumi Buna, ku në mesnatën e 1 prillit gjatë kalimit të kolonës në skelën e këtij lumi, për arsye të panjohura e ndoshta aksidentalisht, u mbyt një ushtar jugosllav dhe një prej të mobilizuarve. Por, nga të dhënat e kohës, nuk ishte incident por veprim i menduar mirë. Kjo sepse u inskenua rënia e ushtarit malazez nga trapi në lum, i cili bërtiti se gjoja atë e hodhën shqiptarët dhe kërkonte të gjuhej kundër tyre me armë se po e vrisnin. Ushtria jugosllave që shoqëronte autokolonën, duke aluduar së mbytja u bë me paramendim, hapi zjarr ndaj rekrutëve shqiptarë që prisnin të kalonin lumin. Shoqëruesit e Batalionit II të brigadës 27 të Divizionit të 46-të komandoheshin nga Qiro Stikoviq. Gjuajtjet vazhduan deri sa aty kaluan tre oficerë shqiptarë me motoçikletë për në Shkodër. Më pas, erdhi një major serb me disa oficerë që i mblodhën shqiptarët e mbijetuar dhe filluan t’u mbajnë fjalim për “bashkim-vëllazërim”, për UNÇ-në dhe për Titon, me ç’rast u shprehën “keqardhje” për “incidentin” që ndodhi dhe për viktimat e rëna, që sipas studiuesit Nasi, ishin 17 persona dhe shumë të tjerë që u plagosën.

Por, incidenti i sipërshënuar, nuk ishte i fundit dhe më i rëndi për shqiptarët e rekrutuar. Në qoftë se nuk do të ndodhte ajo çfarë ka ndodhur në Tivar, e që do ta shpjegojmë më pas, përgjatë rrugëtimit në drejtim të frontit të Adriatikut te Ura e Tamarës mbetën të vrarë 500 persona. Edhe burimet zyrtare të qeverisë shqiptare pohojnë se me këtë rast u vranë ose plagosën 500 shqiptarë. Shefqet Peçi njoftonte nga Shkodra Komandën e Përgjithshme së “Brigada e Mbrojtjes së Popullit” kapi 10 kosovarë të mobilizuar që kishin ikur nga Tivari. Në pyetje tregojnë sjellje shumë brutale të përcjellësve partizanë jugosllavë, të cilët i kanë futur në një vend të ngushtë në Tivar, dhe pas pushkatimit e mitralimit pa asnjë shkak, kanë mbetur të vrarë, të plagosur dhe të shpërndarë 500 vetë. Çështja na duket me karakter shumë serioz.” Pra, gjatë rrugëtimit të rekrutëve shqiptarë të Kosovës drejt frontit të Adriatikut, nuk arritën as një e treta e tyre, ngase gjatë rrugës u vranë qindra e mijëra shqiptarë. Për vrasjen pa gjyq në tokën shqiptare të më tepër se 1000 kosovarëve të pafuqishëm mësojmë nga të dhënat që gjenden në AMEPJ dhe AIDSSH. Por, gjendja e tyre edhe më e vështirë bëhej me të arritur në Tivar, ku lodhja gjatë rrugës, uria, etja dhe pasiguria e jetës tashmë kishin krijuar një gjendje të rëndë tensioni psikik. Me të arritur në Tivar, rekrutët shqiptarë jo vetëm që nuk u armatosën ashtu siç ju ishte thënë, por ndaj tyre u bë masakër me përmasa të mëdha, të cilën e ekzekutuan brigada 10-të malazeze (e Divizionit të 46-të).

Masakra në Tivarë ka ndodhur më 1 prill 1945, në Breg të Tivarit, në ndërtesën e Monopolit të Duhanit, në oborrin e tij dhe në rrugën afër mureve të oborrit. Kjo masakër u krye vetëm brenda disa minutave, në një sipërfaqe të ngushtë dhe në mënyrë barbare. Ushtria “çlirimtare” serbo-malazeze masakroi, me armë zjarri e armë të ftohta, mijëra shqiptarë duarthatë, të mobilizuar kinse për nevoja të Armatës Antifashiste të Jugosllavisë. Ja si e përshkruan i mbijetuari Xani, këtë krim: “… në të dy anët e hyrjes së oborrit i prisnin me shufra hekuri … Vetëm në hyrje të oborrit mbetën të vdekur 100-150 persona, ndërkohë në ndërtesë ishin futur rreth 1000 persona, ndërsa në oborr konsideroheshin që ishin nga 2200 deri në 2500. Përveç tyre, në rrugë të rrethuar nga ushtarët mbetën 1000 deri në 1100, tani më jo të rreshtuar por grumbull, për arsye se likuidimi i tyre të kryhej sa ma lehtë. Në përfundim të këtij plani, ushtarët kapën Ramiz Loshin nga fshati Vraniq i komunës së Suharekës, me pretekstin se ai ishte njëri nga ata që kishte tentuar ta merrte revolen, andaj mbi të u zbraz një “Shanzher” revolesh. Sipas Azem Hajdinit, i riu Ibrahim Koca, nga fshati Polac i Skenderajt, së bashku me disa rekrutë, u drejtuan tek komanda e shtabit, e cila ishte e vendosur në oborr, për t’ua parashtruar këto kërkesa: Të apelonte që të ndërpritej represioni dhe dhuna ndaj rekrutëve shqiptarë dhe t’u lejonin që t’i ndihmonin rekrutët e tjerë që kishin mbetur tek hyrja e oborrit. Ata u gjuajtën me breshëri armësh nga të gjitha anët por dhe nga këshilltarët infermierë dhe pjesëtarët “gati të gjitha institucioneve civile e ushtarake” domethënë “të gjithë ata që ishin në atë moment aty dhe kishin armë”. Brenda një ore, shumë nga rekrutët shqiptarë, të cilët ishin në oborre dhe në sheshin e ndërtesës, gjetën vdekjen nga breshëritë e automatikëve. Madje, nga tmerri që panë një pjesë e madhe u sëmurën psiqikisht, e shumë të tjerë ranë në gjendje kome. Pas një ore e gjysmë ndërpritet zjarri i armëve, ndërsa atyre që kishin mbetur gjallë iu bë thirrje të ngriheshin, ngase duhet mjekuar të plagosurit. Pra, sërish u tradhtuan pasi, kur ata filluan të ngriheshin në këmbë, repartet rihapën zjarr. U bë thirrja e dytë, sipas së cilës, të plagosurve iu premtua se do të dërgoheshin në spitalet e Tivarit, Dubrovnikut e të Splitit, ndërsa atyre që ishin brenda në ndërtesë iu kërkua t’i ndihmonin për të hapur rrugët.

Sipas Azem Hajdinit për të biseduar me ushtarët doli Isuf Halili nga fshati Radishevë–Skenderaj dhe pasi u premtua se vrasjet do të ndërpriteshin dolën nga ndërtesa të gjallët që ishin brenda. Gjatë daljes së tyre u kontrolluan një nga një dhe iu mor çdo gjë e vlefshme. Pamjet në oborr ishin tejet të tmerrshme. Ishte shumë e vështirë të identifikoheshin njerëzit ngase shumë prej tyre i ishte prerë koka apo i kishte humbur gjysma e fytyrës. Të tjerët, të mbuluar nga gjaku kërkonin ndihmë, ose luteshin që t’i vrisnin e të përfundonte vuajtja e tyre nga plagët e marra.

Hipokrizia e pushtetit komunist-jugosllav vërehej hapur, kur në njërën anë kryenin masakra ndaj shqiptarëve, si kjo e Tivarit, ndërsa në anën tjetër oficerët mbanin fjalime për “vëllazërim-bashkimin”. Gjatë pastrimit të vendit në mjetet e transportit u ngarkuan bashkërisht të vrarët dhe të plagosurit. Pas kërkesave këmbëngulëse të atyre që shpëtuan u bë verifikimi i të gjallëve. Ata ishin gjithsej 810 veta, mbi 90% e tyre ishin nga ata që kishin qenë të mbyllur në ndërtesë. Midis të gjallëve ishin edhe disa të tjerë që kishin mbetur ndërmjet kufomave ose të plagosurve, të cilët ia arritën që të largohen gjatë natës në drejtime të ndryshme. Në bazë të vlerësimeve të atyre që mbetën gjallë, një pjesë e mirë e të plagosurve mund të shpëtonte, në rast se do t’u jepej ndihma mjekësore. Por dhe vuajtjet e të gjallëve nuk mbaruan këtu, ngase atyre përveç që nuk iu ofrua asnjë ndihmë mjekësore, ata u përballën edhe me vështirësinë për t’u kthyer në shtëpitë e tyre.

Mobilizimi i Prillit – Më 13 prill, SHO i Kosovës, urdhëroi rifillimin e mobilizimit të kontingjenteve të reja, të cilat do të përdoreshin po ashtu për të plotësuar radhët e reparteve të Armatës IV-të jugosllave. Në të njëjtën kohë, Shtabi Operativ i Kosovës ngarkoi komandat vartëse në Mitrovicë, Pejë, Prishtinë, Ferizaj, Prizren (por munguan nga qyteti i Gjakovës – H.A.) për të siguruar kontingjentet përkatëse, ndërsa për shoqërimin e të mobilizuarve deri në vendin e dorëzimit ngarkoi forcat e Divizionit të 46-të jugosllav. Grupi i Parë u nis nga Prizreni për në Tivar më 19 prill, në përbërje të 1520 luftëtarëve. Grupi i Dytë me 2626 luftëtarë u nis më 20 prill, nën mbikëqyrjen e forcave të brigadës 25-të dhe të kompanisë së zbulimit të Divizionit 46-të të Jugosllavisë, ndërsa më 24 prill u nis grupi i tretë me 1216 persona, i shoqëruar nga forcat e brigadës 26-të. Pra, në total gjatë muajit prill në veri të Jugosllavisë u dërguan 5362 veta. Rreth 188 burra u zhdukën në rrugë dhe pjesa e mbetur e këtyre forcave u dërgua në Trieste. Kështu, nga burimet e kohës del se gjatë muajve mars dhe prill të vitit 1945, për plotësimin e Armatës IV Jugosllave u dërguan rreth 13.000 rekrutë shqiptarë nga Kosova, të cilët u detyruan me forcë për të shkuar të paarmatosur në frontin e Adriatikut në Jugosllavi. Gjatë muajit prill u dërguan edhe rreth 5000 luftëtarë të tjerë nëpërmjet brigadës 7-të, që përbëhej nga partizanët shqiptarë të Dibrës, Tetovës, Gostivarit etj.

Sipas studiuesit Shatri, në total nga viset shqiptare në fillim të vitit 1945 u dërguan 14.990 shqiptarë në frontin e Sremit në përbërje të brigadave VI, VII dhe VIII kosovare dhe 5000 nga brigada VII (IV) me shqiptarët nga Maqedonia. Gjatë marsit dhe prillit në drejtim të frontit të Adriatikut nga Kosova u dërguan 12.838 rekrutë, ndërsa shqiptarë nga Maqedonia u dërguan 4594 vetë. Në total nga hapësira shqiptare për plotësimin e reparteve jugosllave morën pjesë 37.424.

Sipas Fatos Bejt, i cili mbështete në dokumente arkivore ndër të tjera thekson së masat që mori ushtria komuniste jugosllave për të nënshtruar Kosovën ishte edhe mobilizimi i detyrueshëm i përgjithshëm i meshkujve të moshës 18 – 45 vjeç. Në periudhën mars – qershor 1945 u mobilizuan rreth 53.000 shqiptarë. Sipas tij, synimi kryesor ishte largimi i këtyre forcave më të afta për luftë jashtë territorit të Kosovës për të realizuar më lehtësisht nënshtrimin dhe riokupimin e saj. Natyrisht që të mobilizuarit nga Kosova dhe viset e tjera shqiptare kishin një efektiv të konsiderueshëm dhe me ta mund të formoheshin njësitë nga më të mëdhatë të UNÇJ, por këto kontingjente u shpërndanë dhe u përdorën për të plotësuar radhët e reparteve të ndryshme jugosllave. Por, nga radhët e UNÇJ, shqiptarët shiheshin si të “dyshimtë” dhe “reaksionarë”. Kjo përcaktoi padyshim qëndrimin armiqësor që u mbajt ndaj tyre. Në reparte të ndryshme shumë nga ata, që po marshonin drejt veriut të Jugosllavisë, në vend që të trajtoheshin si bashkëluftëtarë, trajtoheshin si të burgosur.

Përveç Masakrës së Tivarit, pushteti komunist-jugosllav kreu edhe një masakër tjetër ndaj shqiptarëve, atë të brigadës që përbëhej nga shqiptarët e Maqedonisë. Një nga format për largimin e popullsisë shqiptare nga Kosova dhe viset e tjera shqiptare ishte edhe mobilizimi i tyre në “Brigadat e punës” të cilat do të merrnin pjesë “në ndërtimin e vendit të shkatërruar nga lufta”. Në fakt brigada të tilla u krijuan në të gjithë Jugosllavinë, por brigadat e tjera anë e kënd saj punonin në ndërtimin e vendit të tyre, ndërsa brigadat shqiptare u shpërndanë nëpër Jugosllavi. Sipas studiuesit Lefter Nasi, “…ata punonin në sektorët më të rëndë, në kushte shumë të vështira të jetës e të trajtimit, në kujtesën e dëshmitarëve ka mbetur e freskët trajtimi që ju bë brigadës punuese…” Brigada përbëhej nga qytetarët shqiptarë të rajonit të Shkupit, Tetovës, Gostivarit, Kërçovës, Kumanovës etj. Brigada kishte rreth 4000 persona dhe duke pritur mjetet e transportit për në Goricë e Trieste ajo kishte ndaluar në Mal të Zi. Pa pritur ndërtesa ku ishte strehuar kishte marrë zjarr. Rreth 90 persona nuk kishin mundësi të dilnin dhe vdiqën.

Në Goricë brigada ishte e detyruar të kryente punët më të rënda dhe nën mbikëqyrjen e reparteve të OZN-as. Studiuesi Lefter Nasi, ndër të tjera, shkruan: “Aty u ndalën me shumë se gjysma të zgjedhur një për një sipas dëshmitarëve i futën në kazerma të veçanta. Mëngjesin e ditës së nesërme shumica e tyre u gjenden të vdekur ndërsa ata që kishin mbetur të gjallë nuk ishin në gjendje të flisnin dhe se sytë ju rrjedhin lotë. Në dhomat e gazit u masakruan gati 2000 veta”.

Këtë masakër që pushteti komunist-jugosllav kreu ndaj ushtarëve shqiptarë të pafajshëm në Goricë e përmend në diskutimet e tij, Rankoviqi: “Rasti i dytë gjithashtu është pasojë e burokratizmit dhe e krimeve të pajustifikueshme që disa shqiptarë nga ai kontingjent u vendosën në lokalet ku më parë ishte një magazinë-baroti, edhe aty u ngulfatën 130 njerëz…Shqiptarët kanë humbur besimin, kjo është e qartë, dhe nuk e kanë humbur për shkak se e kanë ndje në lëkurën e tyre Jugosllavinë e vjetër (Mbretërinë e Jugosllavisë – H.A.), por e kanë humbur për shkak të gabimeve të cilat i kryen udhëheqësit tanë ndaj tyre…”. Shqiptarët për t’i shpëtuar dhunës e terrorit jugosllav arratiseshin nga Kosova, duke kërkuar strehim në Shqipëri. Por, edhe atje ata ndiqeshin nga njerëzit e UDB-së, dhe pastaj shoqëroheshin për në Jugosllavi, ku gjatë rrugës me pretekste të ndryshme, i vrisnin. Në fillim të vitit 1945, autoritetet jugosllave, pushkatuan ilegalisht dhe pa gjyq në territorin e Shqipërisë, më tepër se 1000 shqiptarë nga Kosova. Krimet e terrori i ushtruar në Shqipëri në periudhën e pasluftës, dëshmohet nga deklaratat e bëra nga Enver Hoxha, më 31 gusht 1966, kur flet për vrasjen e 1200 shqiptarëve në Tivar. Po ashtu, për këto krime, flasin dhe ish nëpunës të lartë të shtetit shqiptar, si Nesti Kerenxhi, ish zëvendësministër i Ministrisë së Brendshme, Shefqet Peçi, etj.

Për masakrat në Tivar dhe në Goricë të dhënat e para jo të kompletuara zyrtare i hasim nga Aleksandër Rankoviqi, që ishte udhëheqës i lartë në nivel të Serbisë e Jugosllavisë, i cili i paraqiti të dhënat për këtë ngjarje në Kongresin Themelor të Partisë Komuniste të Serbisë, që u mbajt në Beograd, më 8-12 maj 1945. Në këtë kongres gjatë diskutimeve nga pjesëmarrësit u pranua si një gabim i tmerrshëm, pasi sipas tyre, u vranë 430 persona, mirëpo, kjo shifër u minimizua skajshmërisht. Përveç kësaj, Aleksandër Rankoviqi mundohej që gjithë fajin t’ua ngarkonte udhëheqësve të Kosovës. Gjatë diskutimeve me Dushan Mugoshën, ndër të tjera, ai shprehej: “…Unë nuk do të futem në detaje. Një shqiptar i revoltuar në një përcjellës, hoqi pushkën dhe e vrau. E vrau një shokun tonë luftëtar. Por shokët tanë që në vend se tërë ngjarjen ta zgjidhnin, që të mos nxiteshin grindje, ata kanë dashtë t’i dënojnë, kanë dashtë të zbatojnë reprezalje, deshën të pushkatojnë 40 shqiptarë për një luftëtar tonin të vrarë. Disa shqiptar filluan të hidhnin bomba. U hodhën disa bomba. Ndërsa, udhëheqësit tanë hapën zjarr dhe vranë 300 shqiptarë. Ky është një shembull që patjetër duhet të mësojmë edhe ne që punojmë me ushtri dhe që punojmë në teren…”.

Por, pa marrë parasysh qëndrimin e udhëheqjes jugosllave, e cila në këtë kongres shprehte “pendimin” rreth tragjedisë së Tivarit dhe të Goricës, duke u munduar që gjithë fajin t’ua hidhte shqiptarëve, kjo çështje mbeti e mjegullt deri në vitet ’90-të të shekullit të kaluar. Arsyeja për këtë ishte e qartë, pasi në vitet në vijim komunistët jugosllavë nën Titon nuk ishin të interesuar për zbardhjen e krimeve të kryera kundër rekrutëve shqiptarë.

Por, ndonëse është shkruar në historiografinë shqiptare për këto masakra, pas viteve 90-të, ende kanë mbetur disa çështje ta pa trajtuara tërësisht, si për shembull numri i të vrarëve, i cili në shumë studime varion me shifra të ndryshme. Kështu, sa i përket numrit të të vrarëve në frontin e Adriatikut mund të themi se ishte tejet i madh. Vetëm gjatë marshimit të rekrutëve shqiptarë në territorin shqiptar gjetën vdekjen nga 400 deri në 1000 shqiptarë.

Siç paraqitet edhe në raportin e përgatitur nga Ymer Berisha ndër të tjera thuhet se: “Shumë partizanë shqiptarë qenë vrarë ose zhdukur në luftërat e shteteve tjera ballkanike. Shumica e tyre janë vrarë si njerëz të dyshimtë nga vetë partizanët, kur e kanë filluar kryengritjen në Kosovë. Numri i të vrarëve saktësisht nuk mund të dihet. Dihet vetëm ajo se në Mal të Zi janë vrarë brenda 24 orëve 1670 njerëz, në Dubrovnik 5 600 ndërsa në rrugën Prizren-Shkodër 700. Deri sot, përafërsisht janë masakruar dhe vrarë në këto qytete dhe rrethet e tyre: Prizren, Gjakovë, Suharekë, Rahovec, Pejë, Istog, Plavë, Guci, Skenderaj, Rozhaj, Tutin, Pazari i Ri, Mitrovicë, Vushtrri, Podujevë, Prishtinë, Gjilan, Ferizaj më shumë se 26 000 banorë.”

Sipas raportit te ambasadorit britanik në Beograd, Ralph Skrine Stevenson, drejtuar Sekretarit të Jashtëm, Anthony Eden thuhet se “Pretendohet se në Tetovë u burgosën 7 000 shqiptarë dhe një numër i madh shqiptarësh nga zona e Shkupit iu qepën pyjeve, ndërkohë 140 vetë dezertuan brenda një dite nga centrali elektrik bashkiak. Në Shkup kishte thashetheme të vazhdueshme për probleme me shqiptarët, ku konstatohet se u dëbuan forcërisht në Banat 12 000 shqiptarë nga Kumanova, Gjilani dhe Vraja. Nuk ka shumë konfirmime të pavarura të këtyre raporteve, por nga fundi i marsit kishte fjalë në Beograd se shqiptarët po transportoheshin, përmes Beogradit, në këmbë dhe nën roje drejt veriut për në Banat; gjithashtu, një raport amerikan fliste për raste të tifos midis shqiptarëve aty. Nga Spliti vinin raporte se midis datave 5 dhe 8 prill erdhën tre valë me kosovarë, në total rreth 200 burra, disa prej tyre të ruajtur nga roje, të cilët thuhej se ishin mobilizuar në Kosovë për të spastruar zonën nga fraksione problematike pas trazirave në afërsi të Prishtinës”.

Sipas Shaban Haxhis, komandantit të brigadës 7-të kosovare, në Tivar u vranë 1600 rekrutë shqiptarë. Por, duke u mbështetur në të dhënat e historianit Uran Butka, i cili ka analizuar shifrat e dhëna nga burime të ndryshme, mësojmë që numri i shqiptarëve të vrarë, të mbytur, të helmuar e të zhdukur në frontet e Adriatikut varion nga 2.947-3.447. Ndërsa, sipas të mbijetuarit të Masakrës së Tivarit, Azem Hajdinit, në Tivar u masakruan 4.310 shqiptarë si dhe u bë helmimi i më se 1.340 luftëtarëve të tjerë në kazerma ushtarake në Dubrovnik. Ndërsa, sipas studiuesit Robert Elsie, që të dhënat i mbështet në statistika ushtarake, mësojmë që 2.543 rekrutë shqiptarë u vranë, por sipas tij kjo shifër mund të jetë shumë më e lartë, ngase sllavët natyrisht që kishin prirje për ta zvogëluar shifrën e të vrarëve. Shifër të përafërt të të vrarëve na ofron studiuesi Muhamet Pirraku, sipas të cilit, vetëm në Masakrën e Tivarit janë vrarë 1700 shqiptarë, ndërsa po të shtohet edhe numri i të vrarëve në Dubrovnik dhe i atyre gjatë rrugës nga Prizreni deri në këtë qytet, shifra arrin afërsisht 2.400 qytetarë shqiptarë që u vranë në frontin e Adriatikut. Të dhëna për numrin e viktimave na ofron edhe Fatos Beja, ku sipas tij numri i të vrarëve është më i madh se 600 dhe më i vogël se 1560 persona. Për të dalë te numri i saktë i viktimave në Tivar është e domosdoshme të analizohet lista e të nisurve nga Prizreni, ku i janë dorëzuar brigadës 10-të malazeze më 30 mars në Shkodër, si dhe lista prej 800 vetash që u regjistruan në hyrje të ndërtesës së Monopoli të duhanit. Pra, asnjë studim për këto ngjarje nuk mund të konsiderohet i plotë pa shfrytëzuar dokumentet në arkivat jugosllave.

Mund të themi se dërgimi i shqiptarëve në frontin e Adriatikut dhe më pas krimi që çetnikët serbë dhe malazez bënë me rastin e Masakrave në Tivar dhe Goricë, ishte çmimi që ata e paguan me gjakun e mijëra të vrarëve dhe të plagosurve, ndonëse totalisht ishin të pafajshëm. Pra, përfundimi i Luftës së Dytë Botërore, për shqiptarët ishte i tmerrshëm, sepse jo vetëm që nuk fituan të drejtën e vetëvendosjes dhe qëllimin final: bashkimin me Shqipërinë, por u tradhtuan, u masakruan, u torturuan dhe në fund, Kosova u aneksua në mënyrë të dhunshme.

Si përfundim, mund të themi se, nga 1 prilli 1945 e deri në fillim të viteve 90-të kur ra sistemi komunist, ngjarja ndër më tragjiket në historinë e popullit shqiptar është Masakra e Tivarit. Por në të gjithë periudhën e sipërpërmendur, kjo ngjarje e rëndë nuk është trajtuar si duhet dhe sa duhet, për shkak të ndikimit të ideologjisë komuniste. Trajtimi i drejtë i ngjarjes së Tivarit, kërcënonte me destabilizimin e marrëdhënieve etnike dhe të ashpra midis shqiptarëve të Kosovës dhe malazezëve, që jetonin në kontakt të ngushtë me njëri-tjetrin në Jugosllavinë jugore. Madje, jo vetëm që nuk u shkrua asnjë rresht deri në këtë periudhë, por ata që inskenuan këtë tragjedi, sikur deshën të humbnin çdo gjurmë të kësaj masakre. Edhe nga dëshmitarët e kohës, që fati i shpëtoi nga vdekja dhe shtresa intelektuale e akademike deri në fillim të viteve 90-të të shek. XX, sikur e heshtën këtë ngjarje të rënd për popullin shqiptar, në veçanti atë të Kosovës.

Kjo heshtje, si nga ana e botës akademike po ashtu edhe nga dëshmitarët e kohës, mbase ishte e kuptueshme, po të kemi parasysh rrethanat në të cilat ndodhej populli shqiptar i Kosovës pas vitit 1945, periudhë në të cilën nuk ishte e favorshme të diskutohej e të shtrohej kjo çështje. Në Kosovë kjo ngjarje e rëndë për shqiptarët nuk u trajtua, për shkak të regjimit të Beogradit dhe tendencave në vazhdimësi të justifikimit nga ana serbo-malazeze, ndërsa në Shqipëri, Masakra e Tivarit ishte thuajse e panjohur gjatë gjithë periudhës së sistemit komunist të Enver Hoxhës, mbase për arsye ideologjike, apo fajit të cilin e ndjente pushteti i Tiranës. Mirëpo, pas rënies së komunizmit (1990), Masakra e Tivarit, filloi të zbardhej nëpërmjet studimeve nga autorë të ndryshëm andej e këtej kufirit, por megjithatë edhe sot e kësaj dite, kjo masakër ka mbetur e pastudiuar mjaftueshëm, pa përgjegjës e përgjegjësi.

Së fundmi, mund të themi se masakra e mijëra shqiptarëve të pafajshëm në Tivar (apo frontin e Adriatikut), mund të jetë një ndër krimet më të mëdha të Luftës së Dytë Botërore në Ballkan dhe jo vetëm, ndërsa për shqiptarët kjo masakër mund të klasifikohet si një ndër katastrofat më të mëdha kombëtare. Ndërkaq, Tivari si vendi ku u krye krimi, nuk u zgjodh rastësisht, por për shkak se ishte larg nga të gjitha lidhjet komunikuese, që ua mundësonte kryerjen e krimit në mënyrë tejet të fshehur. Pastaj, shkëmbinjtë dhe deti i gjerë, ofronin mundësi ideale që t’i ekzekutonin pa gjurmë të gjitha viktimat dhe kufomat e plojës, në mënyrë që tërë ato krime t’i mbulojë heshtja, duke mos dhënë asnjë të dhënë për opinionin, në veçanti atë ndërkombëtar.

Filed Under: Histori

PROFESOR JUP KASTRATI PËR KOSOVËN

May 1, 2024 by s p

Shkruan: Begzad Baliu/

Shqiptarët e Kosovës po martiri¬zohen në mënyrën më ç’njerë¬zore në epokën e pushtimit të kozmosit, në erën e shpikjeve të mëdha shkencore, në fundin e shekullit XX.

* * *

“Pavarësisht se jam shkodran, unë në shpirt jam kosovar”- Profesor Jup Kastrati.

Tradita kulturo – historike e shqiptarëve njeh disa ngjarje të mëdha dhe disa personalitete emble¬ma¬¬tike, që kanë shënuar përmasa shekullore. Prandaj, studimi i tyre në nivelin e duhur arrihet vetëm duke i trajtuar në kompleksitetin e tyre.

Profesor Jup Kastrati është njëri nga ato perso¬na¬li¬tete të kulturës kombëtare dhe vepra e tij është e asaj përmase kulturore, historike dhe qytetë¬ru¬ese shqiptare, studimi i së cilës vetëm në një drejtim e ngushton qasjen multidisi¬p¬li-nare të tërësisë së saj, e kjo do të thotë e pengon njohjen e shumë reflekti¬meve përmbajtësore të saj. Është e kuptueshme prandaj, pse në këtë vëllim, veprën e Profesor Jup Kastratit e shohim edhe në një anë studimi dhe botimi.

Kjo përmbledhje e artikujve të tij, në të vërtetë synon të arrijë së paku dy eleme¬nte thelbësore: e para, të shquajë edhe një interesim njohjeje të veprës së Profesor Jup Kastratit, pjesë përbërëse e së cilës është edhe kjo përmbledhje; dhe së dyti, të dëshmojë preokupimin e përhershëm të studiuesve shqiptarë, pra edhe të Profesor Kastratit për Kosovën.

Profesor Jup Kastratit, nuk ishte vetëm njohës i zhvillime gjuhësore purolinguistike, vetëm studiues i përki¬meve letrare – historike, vetëm gjurmues i zhvillimit të traditës kombëtare – historike, por edhe i temave të mëdha kombëtare, prej të cilave vend të rëndësishëm zë tema e madhe e trashëgi¬mi¬së sonë: kultura e arbëre¬shëve të Italisë dhe tema e madhe e dhembjes sonë, siç do të thoshte Ai – Kosova.

Për shkak se Kosovës, përkatësisht fatit historik të popullit shqiptar, i është përkushtuar për një kohë të gjatë, në forma të ndryshme dhe mbi projekte të ndryshme, Profesor Kastrati, krahas gëzimeve shpi¬rtë¬rore, ka pasur shpesh edhe dëshprimet e tij. Duke shkruar për fatin e arbëreshëve të Italisë, për fatin e Kosovës dhe më në fund për fatin e popullit shqiptar e të kulturës së tij, dhe duke e parë gjendjen e tyre të sotme, si pasojë e trashëgimisë historike përgjithësi¬sht, shpesh i ka rënë të qortohet për mendimin e tij kritik, në kundërshtim me politikën shkencore dhe sidomos me politkën shtetërore të kohës. Shembulli më tipik është Parathënia e tij për librin e Ajet Haxhiut(1). Ajo dëshmon se sa vështirë ishte të shkruhej në kushte dhe në rrethana të caktuara, sidomos kur tema e trajtuar shikohej vetëm brenda prizmit shkencor, pa u mbështetur në politikën shtetërore. Për shkak të Parathënies, së Profesor Jup Kastratit, e cila u cilësua ‘nga lartë’ e forte, vepra përfundoi për karton. Pra, ndonëse libri u shtyp në 10000 kopje, nuk u lejua të qarkullojë.

Në vitin 1990, shqiptarët nën ish-Jugosllavi zhvillonin një lëvizje të gjerë manifestimesh kundër pushtetit të Beogradit. Profesor Kastrati, ndonëse nën një presion të fuqishëm të ndryshimeve demo¬kratike që zhvilloheshin në Shqipëri, gjeti rastin për t’u deklaruar gjerësisht në përkrahje të së drejtës autoktone të shqiptarëve në Kosovë. “Shqiptarët në Jugosllavi – shkruante Profesor Kastrati, – përfa¬që¬so¬jnë popu¬ll¬sinë autoktone më të vjetër nga të gjithë popujt e këtij shteti. Shqipta¬rët zënë vendin e tretë për nga numri i popullsisë midis kombeve që formo¬jnë Jugosllavinë. Shqipta¬rët jetojnë prej shekujsh në trojet e veta dhe në një territor kompakt. Kjo është një e vërtetë absolute, jo relative. Historia, arkeo¬logjia, topono¬mia, gjuhësia, etnografia dhe folklori dëshmojnë me fakte konkrete dhe me dokumente të gjalla e të pako¬nte¬stu¬e¬shme lashtësinë mijëravjeçare të shqiptarëve në viset e tyre, prejardhjen e tyre nga fiset ilire të Dardanëve dhe vijimësinë (konti¬nuitetin) e tyre të pandërprerë në Kosovë. Shqipta¬rët janë atdhetarë të shquar e të urtë. Por qeveria e Serbisë po ndjek një politikë të hapur gjenocidi. Mbi shqiptarët po bëhen krime nga më të shëmtuarat: vrasje, prerje, helmime, terrori¬zime, burgime, masa¬kra, nga më të tmerrshmet. Shqiptarët po martiri¬zohen në mënyrën më ç’njerë¬zore në epokën e pushtimit të kozmosit, në erën e shpikjeve të mëdha shkencore, në fundin e shekullit XX. Por e drejta është me shqiptarët e atyshëm. Shqiptarët nuk kërko¬jnë asnjë të drejtë më shumë se ç’kanë serbët, sllovenët, kroatët, maqe¬donët, bosh¬nja¬kët. Shqiptarët duan të jenë subjekt i barabartë si kombet e tjera që përbëjnë Jugosllavinë, vullnet ky qe u shpreh edhe në Shpalljen e Kushte¬tutës së re nga Kuvendi i Kosovës”(2).

Dijetari dhe albanologu ynë i shquar, Profesor Jup Kastrati, vetëm pak vjet më vonë ka deklaruar: “Pavarësisht se jam shko¬d¬r¬an, unë në shpirt jam kosovar. Për inteligje¬n¬cën e urtë, trime e patriotike koso¬vare kam pasur dhe kam stimen, respektin, admirimin, simpatinë dhe nderi¬m¬in më të madh. Është kuptimplot fakti i lidhjeve të mia shkencore, kulturore, letrare me disa intelektu¬a¬lë të njohur të lëvizjes mendore shqiptare në Kosovë. Në episto¬larin dhe në biblotekën time ruaj me xhelozi e fana¬tizëm shumë letra, kartpo¬stale, kartë¬v¬i¬zita, foto¬grafi, separate (ekstrak-te) studi¬m¬e¬sh dhe shumë libra të tyre me vlerë (me dediki¬me shumë të ngrohta e plotë respekt për mua). Ato janë relikte tepër të çmue¬shme. Sa herë kanë ardhur në Shkodër, kam pasur nderin dhe kënaqësinë e veça¬ntë të rri e të bise¬doj me ta për çështje gjuhësore, letrare e arsimore. Po kështu, edhe në tubimet alban¬o¬lo¬gjike në Tiranë, Prishtinë, Prizren, Pejë, Gjakovë, Mitro¬v¬i¬cë, Shkup, Tetovë, Gostivar, Ulqin, Nju Jork, etj. Ruaj mbresat, përshtypjet dhe kujtimet më të mira për ta”(3).

Duke qenë një histori kryesisht përshkruese për Kosovën, vepra e Profesor Jup Kastratit pretendon të jetë një kujtesë për historinë tragjike të Kosovës, të shkëputur nga trungu amë Shqipëria, një histori e lëvizjes kombëtare shqiptare në kontekst të mbrojtjes së trojeve etnike shqiptare, një histori e personaliteteve më të shquara kombë¬tare dhe e kontributit të tyre për Kosovën, si dhe një histori personale e angazhimit të Profesor Jup Kastra¬tit për Shqipërinë në përgjithësi dhe Kosovën në veçanti.

Ndihmesat e Profesor Jup Kastratit për Kosovën përfshihen brenda periudhës 1965-2001. Ato kapin momente kulmore të bëmave të lavdishme të perso¬nali¬teteve dhe të ngjarjeve historike të Koso¬vës, si: Lidhja e Prizrenit(4), Hoxhë Kadri Prishtina(5), Shota e Azem Galica, vrasja e Mehmet Ali Pashës(6), Tahir Boshnjaku(7), Konstatin Shtjefën Gjeqovi(😎 etj.

Studimet e Profesor Kastratit, përgjithësisht shquhen për saktësi dhe objektivitet shkencor, për interpetime të drejta, për gjykime të ftohta, për qartësi mendimesh, për bibliografi të pasur buri¬more, për gjuhë koncize, të pasur dhe të pastër, për forcë analize, sinteze dhe dashuri të thellë ndaj Kosovës. Kjo përmbledhje artikujsh është dëshmia më e mirë.

***

Shih Ajet Haxhiu, Shota dhe Azem Galica, botuar nga Shtëpia Botuese “Naim Frashëri”. Shtyp NTSH e shtypëshk-ro¬njave “Mihal Duri”, “8 Nëntori”, Tiranë, 1970, 304 faqe. Tirazhi: 10. 000 kopje. Një kopje të librit e ruan Profesor Jup Kastrati në arkivin e vet personal, në Shkodër. Atë ia pati dhuruar shkrimtari Loni Papa. Kur libri u botua më vonë, Parathënja e Profesor Jup Kastratit nuk u përfshi në të, për arsyen e sipërshënuar. Këtë Parathënie, në përmbledhjen tonë e botojmë për herë të parë nga dorëshkrimi.

Prof. dr. Jup Kastrati, Mësues i Popullit, E drejta është në anën e shqipëtarëve në Jugosllavi, në gazeta “Bashkimi”, viti i 48-të i botimit, nr. 230(13936), fq. 1, Tiranë, 30 shtator 1990.

Intervistë me prof. dr. Jup Kastratin, në studion e tij në Shkodër, me rastin e botimit të librit të tij Faik Konica (monografi), New York, 1995, 536 f., dhënë dr. Nail Dragës, botuar te revista javore “Koha” /Albanien Wekly, nr. 90 f. 41, Prishtinë, 10 janar 1996.

Shih, Prof. Jup Kastrati, Mbi rolin e arbëreshëve të Italisë në periudhën e Lidhjes Shqiptare. Me rastin e 100 – vjetorit te Lidhjes Shqiptare të Prizrenit (1878-1978), Akademia e Shkencave të Shqipërisë, më 12 – 28 qershor 1978, Tiranë, në Konferenca Kombëtare të Studi¬meve për Lidhjen Shqiptare te Prizrenit, 1878- 1881. Tiranë, f. 169 -203, Tiranë, 1979. Fjala është për një studim të mbështetur mbi një literaturë speciale, bibliografi të gjerë, nxjerrë nga dokumente arkivore, shtypi periodik i kohës dhe burime të tjera me rëndësi. Ishte e para herë në studimet albanologjike që flitej për këtë temë dhe në këtë mënyrë.

Shih, Prof. Jup Kastrati, Hoxha Kadriu (Me rastin e 40 – vjetorit të vdekjes). “Buletini shkencor” i Institutit të Lartë Pedagogjik të Shkodrës, viti II, nr. 3, fq. 433-441, Shkodër, 31 dhjetor 1965. Ishte i pari punim studimor i kësaj fare për këtë figurë të shquar të patrotizmit shqiptar. Figurës së Hoxha Kadriut Profesor Jup Kastrati i është kthyer edhe herë të tjera. Le të kujtojmë këtu artikujt e tij: Hoxha Kadriu – atdhetar dhe demokrat i shquar, në gazetën “Mësuesi”, Tiranë, 11 prill 1979, f. 3 – Kadri Hoxha Prishtina, në gazetën “Besa”, Shkodër, 23 dhe 30 shtator 1991. – Kongresi i Lushnjës, në gazetën “Jeta e re”, Shkodër, 15 gusht 1970, f. 4.

Shih, Prof. Jup Kastrati, Vrasja e Mehmet Ali Pashës, përshtatur nga e folmja e arbëreshëve të Italisë në gjuhën e sotme shqipe, nxjerrë nga revista e Jeronim de Radës, “Fjamuri i Arbërit”, Corigliano Calabro, viti l, nr. l, fq. l, datë 20 korrik 1883, në librin: Mendimi politik e shoqëror i Rilindjes Kombëtare (Përmbledhje artikujsh nga shtypi). Vëllimi I, 1878-1908, Universiteti i Tiranës, Instituti i Historisë dhe i Gjuhësisë, Tiranë, 1971, fq. 174 – 177. Përgatitur për shtyp nga Zihni Haskaj. U ribotua te gaz. “Bashkimi“, Tiranë, 5 maj 1978, f. 2.

Në maj të vitit 1997, Akademia e Shkencave dhe Arteve te Kosovës, Profesor Jup Kastratit i kërkonte bashkë-punim me rastin e 80 – vjetorit të lindjes së akademikut Idriz Ajeti. Prof. Jup Kastrati, me anën e Akademisë së Shkencave të Shqipërisë, i dërgoi kumtesën: Pamje historike e ligjërimit shqip të Gjakovës në fillim të sheku¬llit XIX, që në të vëretë ishte pjesë e studimit monografik për Profesor Ajetin në librin “Historia e albanologjisë“. Këtij shkrimi, të cilën po e përfshijmë edhe në këtë përmbledhje, i mungojnë 83 referenca si dhe biblio¬grafia përkatëse, e cila gjendet në arkivin e tij.

Shih, Jup Kastrati, Gjeçovi – një personalitet poliedrik dhe atdhetar (Me rastin e 55 vjetorit të rënies), “Bashkimi”. Tiranë, 18 tetor 1984, f. 3; Gjeçovi- një atdhetar i shquar, “Shqipëria e re”, Tiranë, 1984, 6, f. 25; Gjeçov – un eminent patriote, “L’ Albanie Nouvelle”, Tirana, 1984, 6, 25; Gjeçovi- ein herausregender Patriot, “Neues Albanien “, Tirana, 1984, 6, 25; Gjeçovi – un destecado patriota, “Albania Nueva” , Tirana, 1984, 6, 25; Gjeçovi – un illustre patriota, “La Nuova Albania“, Tirana, 1984, 6, 25; Gjeçovi- an outstanding patriot, ”New Albania“, Tirana , 1984, 2, 25.

Filed Under: Kulture

SHQIPJA, GJUHA E PARAANTIKITETIT. CILA ËSHTË GJUHA E PARAANTIKITETIT?

May 1, 2024 by s p

Agron Dalipaj/

Njeriu është gjithmonë në kërkim. Gjetja e origjinës së gjërave përbën thelbin e njohjes shkencore. Përpjekja për të arritur te njohja e origjinës së universit, specieve, dukurive natyrore, bakterieve, viruseve etj., ka lindur e zhvilluar shkencat përkatëse. Porse gjetja e origjinës së gjuhëve është ende e shtruar për zgjidhje edhe pse njihen disa disiplina të shkencave gjuhësore. Gjuha është fjalë. Shumë fjalë. Dhe ende të gjitha shkencat e gjuhës nuk kanë një përkufizim se ç’ka është fjala dhe deklarojnë se ende nuk dinë se si është krijuar ajo. Fjala (morfema), në gjuhësinë konvencionale, studiohet si një klishe apo si një atom gjuhësor i pandashëm në kuptime më minimale. Njeriu nuk dinte as se atomi mund të zbërthehej në lëndë të tjera e as se çka ai kishte brenda tij dhe sa energji do çlironte ndarja e tij. Nga fizika dimë se si është grimca është dhe e tëra dhe natyra përsërit veten. Ka dy qasje ndaj studimit të fjalës. E para është ajo që nuk e prek morfemën, sepse e pranon si të pandashme dhe vetëm sa e krahason atë me të tjera të ngjashme brenda e jashtgjuhësore dhe qasja e dytë është ajë që e ndan morfemën njësoj si atomi në pjesë më minimale e që i quajmë embriomorfema.
I pari që i dalloi një pjesë të embriomorfemave ishte Petro Zheji dhe i quante ato si simbole gjuhësore, por njihte vetëm një sasi të vogël të tyre dhe operoi vetëm me to. Njohja e gjithë tabelës së embriomorfemave ngjan me njohjen në kimi të të gjithë tabelës së elementëve kimikë të Mendelejevit dhe kjo njohje e plotë e kthen tabelën e embriomorfemave në një gjuhë miniature dhe bërthamë e të gjitha gjuhëve i.e. dhe këtu fillon Shkenca e Re e Etimologjisë.

Rezultatet për kërkimet në gjetjen e origjinës së fjalëve dhe gjuhëve në masën më të madhe varen nga shkenca e Etimologjisë së Re e sipas TEORISË së EMBRIOMORFEMAVE. Gjermanët thonë se: duke u ushtruar, bëhesh mjeshtër. Në përpjekjen time për zbulimin e misteri të krijimit të fjalës konstatova se gjuha emërton funksionin në veprim ose në mungesë të shfaqjes së një funksioni, gjuha emërton karakteristkën më të veçantë të realies që shfaq te emërtuesi. Mbështetur kryesisht te dy parimet etimologjike të mësipërme të zbuluara nga unë, arrita të hartoj e botoj tetë vëllime fjalorësh etimologjikë dhe disa mijëra fjalë të motivuara etimologjikisht dhe ku asnjë prej tyre nuk është rrëzuar prej kritikës.

Më duhet të pohoj se “teoria e embriomorfemave” është e vetmja teori, që sjell një metodë etimologjike ekstremisht efikase, aq sa disa akademikë të gjuhes shqipe jo pa pezëm, duke konstatuar se sa lehtësisht etimologohen fjalët, e quajnë turboetimologji.

Nëse një gjuhë është më e vjetra nga gjithë të tjerat të familjes së saj, apo edhe protogjuhë, ajo doemos do të ketë lënë shenjat e saj në historinë e toponiminë e paraantikitetit ose, siç mund ta themi ndryshe, në kohën para se njerëzimi filloi të përdorë shkrimin si dokument i vërtetësisë kronologjike. Nëse vërtetë ka patur një protogjuhë të përbashkët për gjithë popullin preindoeuropian dhe ajo ekziston ende, doemos ajo do të jetë e zonja edhe sot të etimologojë emrat e personazheve mitologjike dhe emrat e vendeve më të vjetra të asaj e kësaj bote. Njerëzimi njeh si “mitologji greke” gjithë trashëgimninë mitike të krijuar në brigjet e Mesdheut dhe të Detit të Zi, por greqishtja është krejt e paaftë të etimologojë qoftë edhe një fjalë të leksikut që ka në përdorim e jo më edhe të sfidojë veten për të dhënë etimologjinë e ndonjë personazhi mitik. Si për ta aprovuar këtë konstatim, gjuhëtari më i madh grek i të gjitha kohrave Jorgos Babinjiotis nuk pranon si greke asnjë mitologji në fjalorin e tij etimologjik “ΕΤΥΜΟΛΟΓΙΚΟ ΛΕΞΙΚΟ ΤΗΣ ΝΕΑΣ ΕΛΛΗΝΙΚΙΣ ΓΛΟΣΣΑΣ”. At’her, a ekziston një gjuhë e vetme e cila mund të motivojë etimologjikisht mitet e paraantikitetit dhe gjuhët e antikitetit të njohur?! Nëse po, cila është dhe si e dëshmon ajo vetvehten si të tillë ? Ç’farë kushtet duhet të plotësojë një gjuhë që të quhet origjina e gjithë familjes së saj gjuhësore? Sigurisht se një gjuhë e pretenduar si origjina e familjes së saj gjuhësore duhet së pari të etimologojë me lehtësi leksikun e saj dhe po me të njëjtën lehtësi të motivojë leksikun e gjuhëve të tjera të familjes së saj të gjuhëve. A kemi dëshmi se një gjuhë e tillë ekziston? Sigurisht gjuha që përmbush kushtet për të qenë origjina e gjuhëve ekziston dhe tashmë ajo vetdëshmohet shkencërisht se është origjina e hamendësuar e familjes i.e. të gjuhëve dhe i tejkalon profetizimet për të të bëra nga personalitete të së shkuarës në historinë e shkencës, që nuk po zgjatemi këtu për t’i përmendur.
Filozofikisht e shkencërisht në vitet 70 të shekullit të shkuar, gjeniu kombëtar Petro Zheji vërtetoi se gjuha më e vjetër në botë e dokumentuar me shkrim, ajo sanskritishte, motivohej etimologjikisht nëpërmjet shqipes. Fillimisht vepra e tij e gatshme për t’u botuar në vitin 1975 u prit ngrohtë në KQ të PPSH-së,

por situata ndryshoi 180° dhe Zheji u përndoq si rrallë të tjerë në historinë e shkencës botërore dhe u kërcënua edhe me prerje koke nëse do vazhdonte të merrej edhe më me studime gjuhësore dhe kështu vepra e tij u botua pas rënies së komunizmit në Shqipëri. Çuditërisht edhe sot nuk gjendet në tregun e librit asnjë kopje nga tri veprat monumentale filologjike të Zhejit, si për të dëshmuar se absurdi ndaj tij vazhdon…Porse dokumentimi shkencor se shqipja është origjina e saktë dhe e vetme e familjes i.e. të gjuhëve kërkon dëshmi edhe më të shumta e të drejtpërdrejta. Ndaj, pas Zhejit duheshin fjalorë etimologjikë të mirfilltë e të pakundërshtueshëm shkencërisht se shqipja mund të motivonte gjuhët e tjera i.e. dhe në këtë vazhdë dolën dy vëllime të etimologjisë së latinishtes e italishtes nëpërmjet embriomorfemave të shqipes si dhe dy vëllime për etimologjinë e greqishtes nëpërmjet embriomorfemave të shqipes dhe të gjithë këta fjalorë etimologjikë presin oponencë shkencore në ASH të Tiranës. Por e vjetërsira sllavokomuniste nuk e konfirmon të renë shkencore në albanologji dhe as pritet që ASH e Tiranës të bëjë detyrën sipas ligjit e të konfirmojë shkencërisht nëse fjalorët, që presin oponencë, vlejnë ose nuk vlejnë…
Etimologjia e saktë e fjalëve, që kapërcen provën e pakundështueshmërisë shkencore, është prova më dominante e absolute se gjuha, që mund të etimologojë fjalët e saj dhe fjalët e gjuhëve të tjera është gjuha e qendrës dhe PROTOGJUHA.

Ajo, për të cilën jemi të sigurt se i përket paraantikitetit, është emërtimi i personazheve mitikë. Sprova, që duhej kaluar se në cilën gjuhë janë krijuar mitet, u kapërcye. Mitet tashmë tregojnë se referojnë te gjuha shqipe e janë krijuar në gjuhën e përbashkët e të përbotshme të paraantikitetit e që përkon të jetë shqipja. Shembujt në trajtë dëshmie shkencore janë pafud! Etimologjia është dëshmia më e fortë shkencore dhe për nga rëndësia e saktësia tejkalon edhe dokumentin e shkruar.

Për kënaqësinë e kësaj koference dhe për ata që na ndjekin, kam përzgjedhur të jap etimologjinë e ca personazheve mitologjikë. Shtoj këtu, se të gjithë emrat e miteve nuk kanë asnjë lidhje me ndonjë emër të lindjes së tyre. Asnjërit prej personazheve të mitologjisë nuk i njihet emri i tij i lindjes. Ata njihen nga emrat që burojnë nga bëmat e tyre dhe në emrat e tyre gjuha ka fiksuar karakteristikën më dalluese të tyre a bëmën e tyre më të madhe të emërtuar në formën më lakonike të mundshme.

MENELAU. Të gjithë e dimë se Lufta e Trojës nisi ngaqë princi trojan PARISI, rrëmbeu gruan MENELAUt mbretit të Spartës.
Troja ra pas 10 viteve luftë dhe mbreti i Spartës e LAU EMËRin e tij dhe e rimori ELENËN për ta shpënë në Spartë.
Ndaj te emri i mbretit të Spartës gjejmë shkakun e Luftës së Trojës: larjen e emrit nga turpi që i rrëmbeu gruan PARISI.
Kështu Menelau pozon etimologjikisht prej shqipes:
MENELAU =
EMEN’E’LAU =
EMËN E LAU =
EMËR E LAU = E LAU EMËR(in).

PARISI ishte rrëmbyesi i mbretëreshës së Spartës, ndaj me rotacionin e buzoreve p:m (si te “pas pune” : “mas pune”) kemi:
PARISI =
MARISI < MARRISI < MARRËSI
= RRËMBYESI.

KASANDRA ishte e motra e Parisit e cila ishte e adhuruara e Apollonit i cili i kishte dhënë asaj aftësinë të parashihte saktë fatet e njerëzve dhe të bëhej profete. Megjithatë Kasandra nuk iu dha Apollonit e ky u zemërua dhe vendosi t’i jepte një mallkim të përjetshëm. E luti vetëm për një puthje dhe nëpërmjet puthjes i transmentoi mallkimin që Kasandra edhe pse do të profetizonte saktë të ardhmen, nuk do besohej nga njerëzit. Dhe kështu ndodhi.
Kasandra, kur u lind Parisi, iu lut të atit, Priamit, që ta vriste foshnjën se ai kur të rritej do i shkaktonte gjëmën Trojës. Por i jati nuk i besoi. Edhe kur Parisi u nis për një lundrim qejfi me anije, Kasandra lajmëroi se ai lundrim do sillte shkatërrimin e Trojës, por askush nuk e besoi. Të gjithë mendonin se ajo shihte ëndrra. Ndaj emri i saj pozon etimologjikisht në shqip:
KASANDRA =
KASHANDRA = KA’SHe’ANDRrA
që sheh ëndrra.

AKILI. Në gr. e vjetër e gjejmë me emrin AHILEU. Ahileu kishte vendosur të largohej nga Lufta e Trojës, por vrasja e mikut të tij të shtrenjë, Patroklit, e ktheu sërisht në luftë për AH-marrje. Në shqip themi shpesh “ka [ah] për të marrë”. Edhe fjala HAK e shqipes vjen si anagramë KAH = KAAH = KA-AH e ku AH është dhimbja e padrejtë që i ka shkaktuar dikush dikujt tjetër.
Ndaj, AKILit, pas vrasjes së mikut tij të shtrenjtë, i lindi AH-marrja = [i LEU AH]marrja = AH i LEU > AHILEU > AKILEU =
AKILE =
AKILI.
Më shqip nuk mund të bëhet.

HEKTORI. Princi i Trojës që u vra prej Ahileut. Hektori, që në gr. e vjet. njihet si HEKTORAS, i kërkoi Ahileut para dyluftimit, që ai që do mbetej gjallë prej dyluftimit, të mos e shpërfytyronte trupin e të vrarit. Ahileu nuk pranoi dhe pasi e vrau princin HEKTORAS e lidhi pas karrocës dhe e tërhoqi zvarrë
dhe pamja më e dhimbëshme që mund të shihnin admironjësit e tij. Ndaj ajo ngjarje i dha atij emrin me të cilin e njohim në mitologji:
HEKTORAS = HEK TOR AS =
TOR HEK AS =
TORHEKAS =
TËRHEK’AS = asht i tërhekuni.

A mund të jetë motivimi etimologjik i personazheve mitikë të mësipërm një truk i autorit shqiptar për ta nxjerrë shqipen si gjuha e paraantikitetit?! Nëse po, cila është etimologjia tjetër më e saktë për emrat e këtyre personazheve mitologjikë?! Nëse po, a mundet një etimolog grek, italian a një tjetër etimolog i një kombësie tjetër të sjellë motivime etimologjike më bindëse e më të argumentuara se këto që jep shqipja nëpërmjet embriomorfeve të saj? Sigurisht JO! Autori i këtyre etimologjive nuk është as prestigjator e as pehlivan, sikurse e etiketojnë ca akademikë, që nuk kanë qullosur në jetën e tyre asnjë motivim etimologjik e asnjë prurje të shënuar shkencore.

Arritja e etimologjive të mësipërme është rezultante e metodës së drejtë në etimologim me anë të embriomorfeve. Kështu, etimologimi i emrave të personazheve mitikë me anë të shqipes e konfirmon këtë të fundit si origjinë e gjuhës përbashkët dhe të përbotshme të paraantikitetit në atë hapësirë, ku shumë autorë e quajnë PELLAZGJI.
Pamundësia e gjuhësisë krahasuese për të hedhur poshtë etimologjitë e miteve me anë të embriomorfemave, tregon se TEORIA E EMBRIOMORFEMAVE është e vetmja teori shkencore që arrin në rezultat etimologjik të pakundërshtueshëm.
Pas njohjes zyrtarisht të kësaj teorie, që një ditë do të ndodhë medoemos, gjuha shqipe e shqiptarët do të shihen shumë më ndryshe nga bota shkencore e nga gjithë njerëzimi.
“Lum kush të rrojë e ta shohë ZOJË!”.

foto: abc news

Filed Under: Komente

Delegacioni i Qeverisë së Kosovës – Bashkëbisedim për Artin në Konsullatë

May 1, 2024 by s p

Rafaela Prifti/

Në Konsullatën e Përgjithshme të Kosovës në Nju Jork bashkëbisedimi midis anëtarëve të komunitetit dhe dy anëtarëve të qeverisë së Kosovës ishte pjesë e vizitës së Ministrit të Rinisë, Kulturës dhe Sportit z. Hajrullah Çeku dhe zv. Ministres së Punëve të Jashtme dhe Diasporës, zonja Liza Gashi. Delegacionin qeveritar e prezantoi Konsulli i Përgjithshëm i Republikës së Kosovës, Ambasadori Blerim Reka, duke thënë se qëllimi i vizitës së tyre ishte një ngjarje në sferën e artit, pikërisht hapja mbrëmë në tarracën jashtë Metropolitan Museum të instalimeve nga artisti kosovar, 39 vjeçari me famë botërore, Petrit Halilaj, i cili shprehu falënderime të veçanta për mbështetjen që i është dhënë. “Mbrëmë ka qenë një nga ditët më të lumtura të jetës sime, “ tha ai me nënën pranë.

“Me anë të artit të tij, ai tregon historinë e Kosovës,” tha z. Çeku për të pranishmit. “Të tjerë shembuj të mirë në art dhe kulturë”, siç i quajti ai, “janë nderimi me mirënjohje të veçantë i instalacionit skulpturor nga Hana Halilaj dhe Doruntina Kastrati, përzgjedhja e filmit të shkurtër nga regjisori kosovar Saimir Karahoda në Festivalin e Filmit në Kanë, etj.”

Ministri Çeku foli për momentet kritike në kontekstin e anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës dhe hapjes së rrugës drejt organizmave ndërkombëtare. Zgjedhjet në Parlamentin Evropian në qershor dhe ato presidenciale në nëntor në Amerikë do të kenë rëndësi të veçantë për komunitetin shqiptar dhe gjithë shqiptarët. Zëvendës Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, zonja Liza Gashi vuri në dukje se krahas komunikimit të institucioneve të Republikës së Kosovës me diasporën duhet të ketë “edhe njohje horizontale brenda bashkësisë për të mbërritur më shumë, sepse duke qenë bashkë, jemi më të fuqishëm.”

Për procesin e regjistrimit, znj. Gashi tha se “mund të kryhet për 5 minuta në pajisjet elektronike që keni.” Ajo shpjegoi se “numërimi është i lidhur jo vetëm me përcaktimin e buxhetit të Kosovës në 10 vitet e ardhshme por edhe me infrastrukturën në rrethin a qytetin ku banoni, pra lidhet drejtpërdrejt me adresimin më të efektshëm të kërkesave dhe planifikimit më të mirë të investimeve.”

Midis të pranishme ishin figura të artit dhe kulturës si fotografi Fadil Berisha, veprimtarë të komunitetit si botuesi i gazetës Illyria Vehbi Bajrami, Dr. Shpresa Xhakli, Drejtoreshë ekzekutive e Fondit Shqiptar për Fëmijë, çifti i mirënjohur i muzikës popullore Merita Halili dhe Raif Hyseni, Djellza Pulatani, Kryetare e shoqatës F’Oda, të cilët u përshëndetën me vizitorët dhe uruan artistin Petrit Halilaj për instalacionin skulpturor Abetare, ekspozita e parë e tij në Amerikë.

Filed Under: Politike Tagged With: Rafaela Prifti

Shkolla “Gjergj Fishta” në Lesvos dhe përpjekjet e mërgatës shqiptare në Greqi për gjuhë shqipe dhe identitet kombëtar shqiptar

May 1, 2024 by s p

Lusida Zaka, mësuese e shkollës shqipe “Gjergj Fishta” në Lesvos të Greqisë, rrëfen ekskluzivisht për gazetën “Dielli”, Organ i Federatës Pan-Shqiptare të Amerikës “Vatra”, New York, ruajtjen e identitetit kombëtar, historisë, gjuhës, kulturës dhe traditës shqiptare në Lesvos (Mitilini, Plomar, Petra) Greqi, nëpërmjet mësimit të gjuhës e kulturës shqipe dhe aktiviteteve patriotiko-kulturore. Me mësuesen Lusida Zaka bisedoi Editori i “Diellit” Sokol Paja.

Historiku i shkollës shqipe “Gjergj Fishta”

Shkolla e gjuhës shqipe “Gjergj Fishta” në Lesvos hapi dyert e saj në 5 Nëntor 2022. Pas përpjekjeve kolosale të kryesisë së Komunitetit Shqiptar Lesvos, nga të gjitha organet vendore morëm një mbështetje të madhe, për përdorimin e një klase në shkollën më të madhe dhe më të mirë të qytetit Mitilini “Liceu i Përgjithshëm”. Me një emocion të veçantë organizuam dhe përjetuam, festën e hapjes së shkollës “Gjergj Fishta” ku fëmijët me buzëqeshjet e tyre dhe me vjershat në gjuhën shqipe i dhanë një entuziazëm të veçantë aktivitetit. Në këtë festë morën pjesë të ftuar nga pushteti lokal dhe qendror grek, të ftuar nga komuniteti shqiptar në Greqi dhe aktivistë të shoqatave të tjera shqiptare në Greqi. Gjithashtu na nderuan me pjesëmarrjen e tyre edhe: Kryetari i Bashkisë Mitilini: z.Kiteli, deputet i Syriza: z.Burnus, deputet i PKG: znj.Komninaka.

Organizimi i mësimit shqip në Lesvos

Mësimi shqip zhvillohet çdo të shtunë mbasdite në orën: 17:00 – 20:00, ku fëmijët i kemi ndarë sipas grupmoshave: grupi i parë: 6-11 vjeç nga ora 17:00 – 18:30. Grupi i dytë: 11-16 vjeç nga ora 18:30 – 20:00. Gjatë këtyre 2 viteve kemi përjetuar emocione të veçanta me fëmijët, jo vetëm duke parë njohuritë e tyre të mira të gjuhës në të folur, por me këngët dhe recitimet e tyre, i bëjnë me entuziaste festat tona kombëtare.

Materialet mësimore

Materialet mësimore që përdorim është botimi i fundit i Qëndrës së Botimeve për Diasporën “Gjuha shqipe dhe kultura shqiptare”. Në seminarin e organizuar në vjeshtën e 2022 nga e njëjta qëndër për mesuesit në diasporë, përveç trajnimit u shkëmbyen përvoja e mendime shumë të vlefshme nga kolegët, të cilët kishin vite përvojë në mësimdhënien e gjuhës shqipe. Të gjithë ishin të një mendimi se ky botim është

më i miri deri më tani dhe shumë profesional e praktik. Duke parë njohuritë e femijëve duhet të theksoj se prindërit kanë bërë një punë të mirë me fëmijët e tyre. Kuptohet kanë njohuri më tepër në të folur gjë kjo që i jep një shtysë më tepër për të mësuar. Përsa i përket njohurive të gjuhës fëmijët ndahen në grupe të ndryshme. Më e vështirë është puna me fëmijët e dytë apo më të vegjëlit. Nga përvoja ime si nënë, në fëmijët e dytë vështirësohen më shumë mundësitë për ti mësuar, sepse lodhja është më e madhe dhe ndërkohë që fëmija i parë ka përparuar shumë në të dyja gjuhët dhe përparësi kanë mësimet në gjuhën greke. Dëshira nuk ju mungon dhe përpiqen sado kohën e kanë të kushtëzuar.

Një thirrje për të mbështetur mësimin shqip

Thirrja që ju bëj të gjithëve është se fatmirësisht jetojmë në një kohë dixhitale me material të bollshëm dhe duke zgjedhur me kujdes gjuhë të folur e të shkruar letrare të punojmë sa më shumë me fëmijët tanë. Kemi një gjuhë të bukur që duhet të vazhdojmë ta ruajmë. T’ua mësojmë fëmijëve të pastër e të bukur pa huazime duke ju bashkangjitur dhe rikujtuar traditat dhe vlerat e shqiptarit. Rilindasit tanë punuan me shpirt për këto, ajo që duhet të bëjmë në është ta ruajmë me kujdes.

Mirënjohje themeluesve e kontributorëve të shkollës “Gjergj Fishta”

E gjithë puna organizuese për hapjen e shkollës i atribuohet kryesisë së Komunitetit Shqiptar të Lesvos: Elban Dervishbehaj, Katerina Hysolliu, Marseld Jano dhe anëtarëve të tjerë të kryesisë. Mobilizuan prindërit, bënë kërkesat përkatëse në organet vendore, organizuan gjithçka që ne sot të gëzojmë shkollën tonë në ishullin Lesvos. Bashkëpunimi me organët vendore siç e theksova dhe me lart është shumë i mirë.

Mbështetja e shoqërisë greke dhe vështirësitë në mësimin e gjuhës shqipe

Përsa i përket shoqërisë ku jetojmë është interesante për ta të mësojnë veçoritë e gjuhës dhe për tu nderuar është ndihma e tyre në përpjekjet tona. Vështirësitë e hasura janë të ndryshme. Klasat janë me fëmijë të moshave të ndryshme dhe me shkallë njohurish të ndryshme. Teknologjia e sotshme është shumë e vlefshme përsa i përket leximit dhe dëgjimit të materialeve të ndryshme, ndërsa të shkruarit mendoj se kërkon më tepër praktikë. Për këtë temë patëm nderin të mernim pjesë në një konferencë të organizuar nga Universiteti i Egjeut në bashkëpunim me disa universitete të Evropës. Ishte një ndihmë për ne të merrnim pjesë në metodat e reja të mësimdhënies në një kohë ku dygjuhësia është e pranishme kudo.

Pasion i veçantë puna më fëmijët shqiptarë

Duke i parë fëmijët të recitojnë të këndojnë e të vazhdojnë të vijnë në mësim e festa të organizuara është emocion i veçantë. Them me shumë gëzim se efekti është shumë pozitiv. Të gjithë mësuesit e shkollës shqipe “Gjergj Fishta” në tre degët e saj: Mitilini: Lusida Zaka, Plomar: Flora Cako, Petra: Marjana Lami dhe Jeton Lami, japin kontributin e tyre vullnetar, jo vetëm për mësimin e gjuhës shqipe tek fëmijët tanë, por dhe për përcjelljen e kulturës, traditave dhe zakoneve shqiptare.

Kush është mësuese Lusida Zaka?

Quhem Lusida Zaka jam nga Divjaka. Kam studiuar mësuesi në degën histori -gjeografi në Universitetin “Eqerem Çabej”, Gjirokastër. Jetoj prej 20 vitesh në Mitilini së bashku me familjen. T’i rikthehemi përsëri mësuesisë pas kaq vitesh ka qënë një emocion i veçantë, por edhe një sfidë.

Filed Under: Opinion

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 59
  • 60
  • 61
  • 62
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • Kontributi shumëdimensional i Klerit Katolik dhe i Elitave Shqiptare në Pavarësinë e Shqipërisë 
  • Takimi i përvitshëm i Malësorëve të New Yorkut – Mbrëmje fondmbledhëse për Shoqatën “Malësia e Madhe”
  • Edi Rama, Belinda Balluku, SPAK, kur drejtësia troket, pushteti zbulohet!
  • “Strategjia Trump, ShBA më e fortë, Interesat Amerikane mbi gjithçka”
  • Pse leku shqiptar duket i fortë ndërsa ekonomia ndihet e dobët
  • IMAM ISA HOXHA (1918–2001), NJË JETË NË SHËRBIM TË FESË, DIJES, KULTURËS DHE ÇËSHTJES KOMBËTARE SHQIPTARE
  • UGSH ndan çmimet vjetore për gazetarët shqiptarë dhe për fituesit e konkursit “Vangjush Gambeta”
  • Fjala përshëndetëse e kryetarit të Federatës Vatra Dr. Elmi Berisha për Akademinë e Shkencave të Shqipërisë në Seancën Akademike kushtuar 100 vjetorit të lindjes së Peter Priftit
  • Shqipëria u bë pjesë e Lidhjes së Kombeve (17 dhjetor 1920)
  • NJЁ SURPRIZЁ XHENTЁLMENЁSH E GJON MILIT   
  • Format jo standarde të pullave në Filatelinë Shqiptare
  • Avokati i kujt?
  • MËSIMI I GJUHËS SHQIPE SI MJET PËR FORMIMIN E VETEDIJES KOMBËTARE TE SHQIPTARËT  
  • MES KULTURES DHE HIJEVE TE ANTIKULTURES
  • Historia dhe braktisja e Kullës së Elez Murrës – Një apel për të shpëtuar trashëgiminë historike

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT