• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Archives for July 2024

GJUHA SHQIPE DHE TEATRI I FISHTËS NË DËSHMINË E GJON KAMSIT

July 9, 2024 by s p

Frano Kulli/

Ma se dy dekada më parë, me rastin e përvjetorit të lindjes së Fishtës, jemi në një sallë të Kuvendit françeskan të Lezhës. Flavio Callini, asokohe dekan i Kishës “Zoja Nunciatë”. I ftuemi ma i randësishëm i asamblesë përkujtimore, ndër ne të tjerët pjesëmarrës ishte zotni Willy Kamsi. Për së pari i jepet fjala zotni Willyt dhe ai e fillon atë me këtë gjest; nxjerr nga xhepi i mbrendshëm i xhaketës një stilolaps, një diçka jo e gjatë që rrezëllinte si e láme n’ar. Në të vërtetë, ashtu ishte.

-Ket e kam dhuratë prej pader Gjergjit – na thotë.- Kam kenë fëmijë asoskohe e jetojshim në Bari të Italisë. Pader Gjergji, i ndodhun në Bari do të ishte i ftuemi i mirëpritun në shpinë tonë. Baba (Gjon Kamsi) e kishte mik. Siç kishte ndodhë e ndodhte sa herë që Ai víte në Bari del dhe e pret prej nga vinte e nisen me ardhë në shpi. Në nji moment, siç na e tregote baba- vijonte të rrëfente Villy- pader Gjergji ndalon në nji dyqan.

-M’prit pak Gjon, i thotë babës, se s’mund t’ju shkoj pa gja n’dorë fëmijve. Veç kur mërritën në shpi, bashkë me përqafimet e ledhatimet pader Gjergji na lëshoi në dorë mua edhe motrës këto dhurata… dhe e i jep dorës pak ma sipër për t’jua bá të mundun të gjithëve në atë sallë ta shihnin e soditnin dhuratën relike. Pastaj vijon rrëfimin me detaje të tjera zotni Willy; disa prej tyre të jetuara e shumë të tjera të dëgjuara prej të tijve e të tjerëve për Fratin e Madh. Kurse motra, Míriami përballë të vëllait dhe rrëfimit të tij, e kredhur në kujtime të bukura, e vetmja gjendje që i lexohej në fytyrë, pohonte me lëvizjen e butë të kokës. Si me dashtë me na thanë, poo, njashtu ka kenë…

Willy i ndjerë, posë punëve të tjera të vlerta sa s’ka, pati mbledhë edhe kujtimet e të atit e që tash i kemi në një libër: “Njerëz dhe ngjarje të lirisë së Shqipnisë”, Shkoder 2024, përkujdestar për botimin e të cilit, shoqëruar edhe me një parathanie të thukët është profesori ditunar Ardian Ndreca, puntori i shumë punëve të tilla të fisme.

Ajo çfarë Gjon Kamsi na rrëfen në librin e tij lidhur me fillesën e shkrimit të gjuhës shqipe në entet mësimore të Shkodrës, këtu e më se një shekull më parë, është dëshmi që plotpërputhet me të dhënat e deritashme. E njohur është se për herë të parë gjuha shqipe hyri si gjuhë mësimi në shkollën françeskane (në vitin 1902), kur aty u emnue drejtor Gjergj Fishta. Përkundër sundimtarëve, por përkundër edhe mendësisë e modës së atëherëshme kur në rangjet qytetëse përdorej italishtja, frëngjishtja a turqishtja e shqipja xéhej (quhej) si gjuhë kuzhine apo gjuhë e malësorëve analfabetë. Kurse një tjetër herë e parë në historinë e qytetit por edhe në historinë e Shqipnisë gjithashtu, ishte atëherë kur …”në nji çfaqje shkollore, në teatrin e shkollës françeskane, emërtue me shkrola të mëdhá:”Gjuha Shqype”, shkrue me atë zjarm kombëtar të Gjergj Fishtës, të jetë i pranishëm (1911) nji Valí i Stambollit dhe të përgëzojë drejtorin e shkollës, qi ishte po ai, At Gjergj Fishta, për nxanësat qi aq mirë mësoheshin e rriteshin n’at shkollë në gjuhën amtare.”

Gjon Kamsi, nuk ishte vrojtues së largu, po mbrenda për mbrenda gjithë veprimit kombëtar ai ishte në rendin e parë përkrah prijësve më të shquar. Jemi në periudhën e shkërmoqjes së Perandorisë otomane dhe është vepra kombëtare e At Gjergj Fishtës e atdhetarëve si vëllezën, që edhe shfaqjet artistike morën hov e përparim të madh. Me një synim e platformë të mirëmenduar; që në thelbin e vet kishte shërbesën për lirinë e pavarësinë e kombit shqiptar. Në këtë hulli ishte edhe miqësia që Fishta i madh krijoi me Valinë e Shkodres, Hasan Riza Pashën, veprimi guvernant i të cilit në Shkodrën e Perandorisë u gjind në krah të mbrojtjes së saj prej lakmisë së ringjallur të Malit të Zi e Serbisë, por edhe prej megallomanisë fodulle të shtetit të vogël sllav. Për nderin e tij e për nderin e armëve të ushtarakut trim e të sprovuar, më së pari. Porse edhe tradhëtia e hjeksia e një feudali turkoshak shqiptar, Esat Pasha që çoi në vrasjen e tij e ndihmoi “shpalljen” e valisë turk hero të mbrojtjes së Shkodrës (1913). Por pararendja e përpjekjeve, që zen fill qysh me 1900-en na bën me kujtue se asht një përpjekje shumëplanëshe e atdhetarëve të shënjuem. Bashkë me At Pashko Bardhin e At Shtjefen Gjeçovin u gjinden në krah të tyne edhe mësues “të shkolluem n’Institutet pedagogjike t’Austris, nder të parët qi dolen të diplomuem: Gasper Mikeli, Gasper Beltoja, Kolë Kodheli, Ndoc Lezhja e Luigj Muzhani. Dhe nga rregulltarët e Kuvendit françeskan: Vinçens Prendushi, Ambroz Marlaskaj e Justin Rrota. Por së bashku me ta edhe mësuesi veteran i Kosovës , shkodrani “gjurmues i palodhun i gjuhës shqipe” , atdhetari Mati Logoreci”.

Përkundër rrjedhës kur në shkollat e hapuna prej organizatave të huaja të Austrisë e të Italisë dhe të financuara prej tyre, qe vendosë që gjuha e shkruar në to të ishte italishtja, ndërsa shqipja të ishte vetëm si gjuhë e folur dhe e lejueme me u shkrue vetëm në komunikimin ndërmjet tregtarëve shkodranë (!) Ngulmimi i parreshtun i “françeskanëve të Mdhaj” ia mbërriti ta instalojë si gjuhë mësimi shqipen në shkollën e tyre. Njëherësh me vendosjen si gjuhë mësimi të gjuhës shqipe u synua që kjo arritje siprore të kapërcente përtej shkollës e të shpërndahej në “aulen” e gjanë të qytetit. Kështu dhe vjen në rend teatri. Më së pari aty në sallën e Kuvendit françeskan të Gjuhadolit. Prej aty qarkullonte masandej limfa (lëngu i jetës) qytetëse; prej aty gjuha shqipe fitonte legalitetin e gjuhës së shkruar, por edhe përdorimin e saj si gjuhë qytetëse dhe jo vetëm si “gjuhë kuzhine e gjuhë e malësorëve analfabetë” edhe padashjen e fuqive të huaja sunduese në qytet. Prej sallës së teatrit aty në Kuvendin e françeskanëve, fjala shqipe mori ngjyrimin artistik, mbas letargjisë së gjatë të errësirës otomane dhe invadorëve pasues, si në komedinë Dredhitë e Patukut, të shkruar prej Fishtës, “qi e luejtën mësuesa aktorë: Kolë Kodheli me Ndoc Lezhën e Kolë Kamsin dhe Ejëll Çeka me Zef Hilen, [Zef Hilë Gega 1864-1948, që më vonë do të bëhej komiku më i famshëm shkodran i kohës] i cili për herë të parë delte në skenën e nji teatri, i shenjuem për atë pjesë komike nga Gjergj Fishta, qi zbuloi në té vetitë komike”.

Jemi në Gjuhadolin, e Kuvendit të françeskanëve ku në atë ag lirie kishte nisë e po luëzonte krahas shkollës së zanateve (Scuola d’Arti e Mestieri) edhe banda muzikore që ngrihej në atë shkollë nën drejtimin e Palokë Kurtit. Edhe arti i pikturës me Simon Rroten, që kthehej i lauruar nga Akademia “Brera” e Milanos apo piktorë të mjeshtruem të Shqipnísë, të njoftun edhe në Paris si Ndoc Martini-Camaj. Simon Rrota, siç do të kumtonte vetë në shënimet e mbajtuna, do të ishte edhe skenografi i teatrit, bashkë me Fishtën, autorin e dramave të shkruara enkas, apo të përshtatura prej kryeveprave të kohës e shumta prej të cilave përbënin repertorin e zgjedhur me pjesë kombëtare të teatrit të françeskanëve, por edhe njërin prej zhanreve të lëvruar me kualitet të lartë prej Fishtës.

Filed Under: Interviste

Heshtja për Çamërinë!

July 9, 2024 by s p

Alket Veliu/

80 vjet janë mjaftueshëm për të kuptuar dhe reaguar për atë që ndodhi në Çamëri në fund të luftës së dytë botërore. Nëse “blackout” për Çamërinë deri në fillim vitet ‘90 i pamundësoi elitës shqiptare të ngrinte zërin për Çamërinë vitet që pasuan duhet të ishin vite të reflektimit dhe të brerjes së ndërgjegjes për zërin e munguar për këtë pjesë vitale të kombit shqiptar.

Besova shumë që në këtë 80 vjetor të gjenocidit grek mbi shqiptarët e Çamërisë të reflektonte shteti shqiptar duke mbajtur një qëndrim, duke përkujtuar ngjarjet makabre ndaj bashkëkombasve shqiptarë të Çamërisë por një gjë e tillë nuk ndodhi. Shteti shqiptar i cili ka nderuar çdo kënd, i cili ka ngritur muze dhe ekspozita fotografike për ata të cilët as nuk e dinë ku “bie” Shqipëria, madje dhe në kujtim të atyre që kanë qënë mercenar të luftës në Kosovë në krah të Arkanit, nuk u kujtua të nderoj fëmijët, gratë, pleqtë bashkëkombas të vet, vrarë nga dora kriminale e ushtrisë greke drejtuar nga gjenerali Zerva.

Besova shumë te parlamenti i cili nuk do të mjaftohej me ritualin e përvitshëm, 1 minutë heshtje në nderim te viktimave dhe 365 ditë heshtje për Çamërinë dhe çështjen çame duke mos u ngritur kurrë në nivelin e përfaqësimit të interesit kombëtar. Në këtë 80 vjetor besoja në hapa konkret, në nisma parlamentare të cilat do ti adresoheshin qeverisë dhe institucioneve të tjera shtetërore për të nxitur angazhimin e tyre për çështjen çame.

Besova shumë që institucionet në varësi të parlamentit, qeverisë apo të pavarura, akademitë apo katedrat universitare publike dhe private të cilat duhet të ishin të parat që duhej do të kujtonin Çamërinë këtë 80-vjetor të gjenocidit për shkak të misionit, dijes dhe njohjes së historisë por jo, heshtje! Edhe këta çuditërisht zgjodhën që Çamërinë të mos e kishin pjesë të kalendarit të aktiviteteve të tyre. Asnjë sesion shkencor, asnjë ekspozitë fotografike apo materialesh arkivore, asnjë formë tjetër përkujtimi të 80 vjetorit të gjenocidit çam nga këto institucione.

Ata që çdo mbrëmje zenë ekranet e mediave të rëndësishme në vend të cilët nuk harrojnë të bëjnë emisione debati për martesat grua me grua apo burrë me burrë por çuditërisht harruan Çamërinë në këtë 80 vjetor të gjenocidit dhe që çështja çame është çështje kombëtare dhe si e tillë është detyrim dhe jo zgjedhje nëse vërtet mediat do të përfaqësonin interesin publik.

Heshtja vazhdon për Çamërinë edhe pas 80 vitesh për turpin e atyre që kanë në dorë të bëjnë gjithëçka dhe nuk bëjnë gjë, për turpin e atyre që kanë në dorë të bëjnë diçka dhe nuk e bëjnë.

Filed Under: Emigracion

Vule e Pleqesisë së Arberit dhe një leter e vulosur me te në Shenpal, Kabash, Pukë, 26 mars 1609

July 9, 2024 by s p

Artefakte Histori: – 415 vite me parë

Nga: Jaho Brahaj

Vula është me Shqiponjen Dykrenare ku ruhet pothuajse e njejtë forma grafike e shqiponjes se vulës se Gjergj Kastrioti Skenderbeu, ka disa shenja shtesë.

Letra në fjalë është hartuar nga Krenet (Kreret) Shqiptar në Kabash, Pukë, 26 mars 1609 dhe i drejtohet Mbretit Filip të Spanjës. Me ane të kësaj letre paraqesin (kreret) ipeshkvin Nikoll Mekajshi si përfaqësues e si Ambasador.

Letra në emër të Krerëve është shkruar dhe vulosur nga Dom Pjeter Zeza, Abat ne Shen Pal, Kabash.

Pjeter Zeza ishte pinjoll i Derës se lashtë fisnike Zeza me titullin Sevast dikur, dhe nga kjo dere ka shume bije që mbanin titullin Abat të ketij manastiri i cili ne dokumente te shekujve me pare vertetohet se nga kjo Abaci jane shuguruar edhe prifterinje, sepse kjo abaci me titullin “Abaci e Mitruar”, pra kishte shkolle teologjike (prifterore).

Per kete vule se pari eshte shkruar ne Revistën Leka, dhe nga dokumentet e hulumtuara ne vazhdimsi i dihet edhe punishtja ku u punu (formesu).

– Eshte Vula me te cilën u vulosen para kesaj date, me 15 shkurt 1602 Aktet e Kuvendit te Dukagjinit nga Kreret, ku ne emer te Zadrimes dhe Lezhës ka firmosur Teta (Shtjefen) Zeza po i kesaj dere nga ështe dhe Pal Zeza Abat – dhe njëkohësisht Sekretar për çështjet që vendosnin Krerët Shqiptarë.

Në Arkivin e Vatikanit ruhet gjurma e saj e vulosur në dyll, sipas praktikave të asaj kohe.

Për këtë vulë kemi shkruar edhe më parë, por në vazhdimësi do shkruajmë, për përshkrimin e saj dhe për disa Akt-kredenciale që janë vulosur me të.

May be an image of Stone Henge and Saqsaywaman

See insights and ads

Create Ad

All reactions:

66

Filed Under: Fejton

Më 9 korrik të vitit 1900 u nga nga jeta në Athinë, Jani Vreto, rilindës i shquar shqiptar

July 9, 2024 by s p

Muzeu Historik Kombëtar/

U lind në vitin 1822. Ishte shkrimtar, botues, figurë e rëndësishme e Rilindjes Kombëtare. Lindi në Postenan, pranë Leskovikut, në Vilajetin e Janinës më 14 janar 1822. Mësimet i ndoqi në një shkollë greke në Vurban afër Konicës, kurse nga 1843 deri 1847 ndoqi gjimnazin e njohur “Zosimea” në Janinë. Më 1854 u shpërngul në Konstandinopojë. Në fillimin e viteve ‘70 ishte njohur e lidhur me figurat udhëheqëse të lëvizjes kombëtare shqiptare: Hasan Tahsini, Sami Frashëri, Pashko Vasa dhe Ferid Pashë Vlora. Gjithashtu, mbante letërkëmbim me figura të shquara shqiptare në Egjipt si Thimi Mitko, Spiro Dine dhe Thimi Thoma Kreji, si dhe me Dhimitër Kamardën dhe Jeronim De Radën në Itali. Në vjeshtën e vitit 1877 u bë anëtar themelues i Komitetit qendror për mbrojtjen e të drejtave të kombësisë shqiptare, Në maj 1878, botoi veprën “Apologjia” në greqisht, në të cilën shtjellon prejardhjen e shqiptarëve, gjuhën, trevat e banuara prej tyre e të drejtat e tyre. Në fillim të vitit 1879 u caktua anëtar i komisionit të ngritur nga Komiteti qendror për të vendosur për alfabetin përfundimtar të shqipes. Më 12 tetor 1879 mori pjesë në themelimin e “Shoqëri e të shtypurit shkronja shqip”, e cila do t’ia kushtonte energjitë e veta botimit të librave shqip, sidomos të teksteve shkollore, si dhe hapjes së shkollave në gjuhën shqipe. Pikërisht në këtë kohë ai u shkishërua nga mitropoliti ortodoks i Gjirokastrës. Pas kthimit në Stamboll, Vretoja punoi me energji për botimin e organit periodik “Drita”, që më pas mori emrin “Dituria”, e cila doli në Konstandinopojë nga gushti 1884 deri në korrik 1885.

Foto: wikipedia.org

Filed Under: Kronike

Rrjetëzimi Profesional II

July 9, 2024 by s p

Shoqata Shqiptaro-Amerikane “ Skenderbej” Inc./

Me datën 7 Korrik, 2024, Kryesia e Shoqatës Shqiptaro-Amerikane “Skënderbej” Inc. organizoi aktivitetin , Rrjetëzimi Profesional II, (Networking Professional II), me anëtarë, simpatizantë, dashamirës dhe të ftuar të veçantë. Aktiviteti u mbajt në taracën, katin e 22-të A & Z, në Midtown Manhattan, me pronarin shqiptar, simpatizantin dhe mikun e shoqatës, z. Zamir Vejuka. Qëllimi kryesor i këtij takimi ishte nxitja e lidhjeve midis shokëve dhe miqve, shkëmbimi i njohurive, si dhe diskutimi i ekspertizave në fusha të ndryshme. Duke bashkuar profesionistë nga sektorë të ndryshëm, aktiviteti synoi të krijojë një mjedis të këndshëm dhe bashkëpunues, me hapësirë për partneritete dhe mundësi të reja lidhjeje në fusha të ndryshme biznesi. Ai ishte një mundësi e shkëlqyer për t’u njohur më nga afër me aktivitetet dhe sukseset e njëri-tjetrit. Aktiviteti ishte nisme e sekretares së shoqates, znj. Alketa Ktona Veshi, e cila u mbeshtet nga kryesia dhe gjithe anëtarësia e shoqatës. I

E ftuara e veçantë në këtë aktivitet ishte këngëtarja shqiptare, sopranoja e talentuar nga Danimarka, znj. Feride Islogu Gillesberg. Sopranoja është e njohur për mbështetjen dhe ruajtjen e traditës operistike shqiptare dhe këndon në pesë gjuhë të huaja. Ajo u shoqërua nga pianisti Elis Lloshi. Në këtë aktivitet mori pjesë edhe e ftuara e nderit, ambasadorja e Republikës së Shqipërisë në OKB, znj. Suela Janina dhe përfaqësuesi diplomatik i Republikës së Shqipërisë në OKB, z. Arjan Spasse. Kryesia e Shoqatës Shqiptaro-Amerikane “Skënderbej” i dha znj. Feride Islogu Gillsberg, një çertifikatë mirënjohjeje me motivacion: Për kontribut te çmuar në promovimin e muzikës klasike shqiptare nëpër botë”. Kryetari i shoqatës Shqiptaro-Amerikane “Skenderbej” Inc., zoti Imer Lacaj, ftoi ambasadoren e Republikes së Shqipërise në OKB znj. Suela Janina për t’i dorëzuar çertifikatën e mirënjohjes, sopranos Feride Islogu Gillesberg. Mbrëmja kaloi në një atmosferë të gëzueshme. Ajo afroi edhe më shumë të pranishmit dhe të rinjtë shqiptarë mes njëri-tjetrit. Muzika shqiptare gjithashtu, e bëri edhe më të këndshme atmosferën. Të pranishmit festuan edhe ditëlindjen e gazetares së shoqates, znj. Luljeta Xhediku, datë e cila përkoi në këtë ditë te veçantë dhe i uruan asaj, jetë të gjatë e të lumtur! Aktiviteti u mbyll mes duartrokitjesh dhe dëshirës për t’u mbledhur në takime të ardhshme sociale-argëtuese si dhe dëshirës për të qenë më pranë njëri-tjetrit. Anëtarëve të shoqatës, familjeve të tyre dhe gjithë komunitetit shqiptar, u urojmë suksese dhe pushime të këndshme verore.

Filed Under: Komunitet

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 35
  • 36
  • 37
  • 38
  • 39
  • …
  • 56
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • Kontributi shumëdimensional i Klerit Katolik dhe i Elitave Shqiptare në Pavarësinë e Shqipërisë 
  • Takimi i përvitshëm i Malësorëve të New Yorkut – Mbrëmje fondmbledhëse për Shoqatën “Malësia e Madhe”
  • Edi Rama, Belinda Balluku, SPAK, kur drejtësia troket, pushteti zbulohet!
  • “Strategjia Trump, ShBA më e fortë, Interesat Amerikane mbi gjithçka”
  • Pse leku shqiptar duket i fortë ndërsa ekonomia ndihet e dobët
  • IMAM ISA HOXHA (1918–2001), NJË JETË NË SHËRBIM TË FESË, DIJES, KULTURËS DHE ÇËSHTJES KOMBËTARE SHQIPTARE
  • UGSH ndan çmimet vjetore për gazetarët shqiptarë dhe për fituesit e konkursit “Vangjush Gambeta”
  • Fjala përshëndetëse e kryetarit të Federatës Vatra Dr. Elmi Berisha për Akademinë e Shkencave të Shqipërisë në Seancën Akademike kushtuar 100 vjetorit të lindjes së Peter Priftit
  • Shqipëria u bë pjesë e Lidhjes së Kombeve (17 dhjetor 1920)
  • NJЁ SURPRIZЁ XHENTЁLMENЁSH E GJON MILIT   
  • Format jo standarde të pullave në Filatelinë Shqiptare
  • Avokati i kujt?
  • MËSIMI I GJUHËS SHQIPE SI MJET PËR FORMIMIN E VETEDIJES KOMBËTARE TE SHQIPTARËT  
  • MES KULTURES DHE HIJEVE TE ANTIKULTURES
  • Historia dhe braktisja e Kullës së Elez Murrës – Një apel për të shpëtuar trashëgiminë historike

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT