• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Archives for July 2024

LOTI QË TË KUJTON NJË GLOB

July 7, 2024 by s p

KOSTA NAKE/

Libri hapet me dy parathënie dhe të dy personalitetet e njohura të letrave shqipe, Mehmet Kraja dhe Rudolf Marku, shohin ngjashmëri të kësaj vepre me “Pallatin e Ëndrrave” të Ismail Kadaresë. Duke qendruar në një linjë me ta, do ta perifrazoja si një rikontruksion të ndërtesës pesëshekullore të trysnisë mendore osmane, me një fasadë me ngjyrat e shekullit të njëzetenjëtë dhe me vendosjen e tabelës së re “Banka e ankesave” ku klasifikimi i ëndrrave është tjetërsuar në klasifikimin e ankesave.

Leximi i këtij romani mund ta çojë lexuesin në tri qasje të ndryshme reflektuese: fillimisht si një vepër e mirëfilltë artistike që nuk lind domosdoshmërisht nga përjetimet vetjake të autorit, pastaj si një traktat administrativ juridik, që për shkak të ndjeshmërisë së lartë popullore si tejet korruptive për administartën shtetërore, bëhet vështirësisht i kapërdishëm dhe së fundi vjen çlirimi, kur nga brenda administratës një punonjës i dyzuar i hap udhë shpirtit të lirë dhe përpiqet që mekanizmat e ingranazhit burokratik të përshpejtohen në kahun e zgjidhjes së ankesave nga populli.

Tashmë ka marrë përmasa legjendare zvarritja e problemeve që duhet të zgjidhen me rrugë gjyqësore dhe si alternativë për zgjidhjen e tyre ofrohet një nyjë ndërmjetëse që hallet i përcjell nga zinxhiri i zyrave brenda saj te instancat më të larta qeveritare, madje te vetë kryeministri. “Pallati i Ëndrrave” u shkrua në kushte të tjera, prandaj i vendosi ngjarjet larg Shqipërisë dhe thellë në të kaluarën osmane, kurse romancieri Çela ka gjetur një çelës magjik për të lëvizur me shpejtësi në kohë dhe hapësirë, mjafton përmendja e aksidentit te tuneli i Elbasanit dhe digjitalizimi i dokumentacionit zyrtar për ta vendosur veprën në bashkëkohësi. Romani ka një numër të konsiderueshëm trupash dhe karakteresh njerëzorë, por misionin e përcjelljes së mesazheve autori ua beson vetëm dy prej tyre: qytetarit Viron Merko nga pala e ankuesve dhe Dorjan Kasmi nga administrata e bankës. Në antitezë me Dorjanin e mirë qëndron Apostol Zamarini, përfaqësuesi arrogant i drejtuesit të institucionit, p/drejtori sepse firmoste në emër të drejtorit, po dhe ai vetë është nën hijen e dikujt tjetri dhe ai tjetri ka lidhje të drejtpërdrejta me kryeministrin. Në përsiatjet e Dorian Kasmit ai përcaktohet: “Ti ke kredi në qeveri, ti je toreador i fortë, ti mban shpatën e mprehtë në dorë.” (f.195) Është ajo marrëdhënie që herë shfaqet si zinxhir komandues e herë si hierarki raportesh që përpunojnë dhe deformojnë opinionet. Se çfarë raportesh krijon shefi me vartësit e tregon servilizmi dhe hipokrizia e tyre kur i vdes i ati, se si depozitojnë të dhëna për karrierën e shkëlqyer të të vdekurit, për gradat e dekoratat, për meritat e gjyshërve dhe stërgjyshëve të shefit, të mjaftueshme për të ngritur një dinasti. Hipokrizia kulmon me hipjen mbi varret e të tjerëve për të parë dhe për t’u parë nga sytë e shefit, me malin e kurorave që nuk kish hapësirë për t’i vendosur, shoqëruar edhe me ca vëzhgime të tjera me atë që ndodh në ceremonitë e varrimit, autori nuk e kursen satirën e vet therëse. Portreti i Apostol Zamarinit plotësohet edhe me vëzhgimin se ç’bën kryemiku kur i japin kokën e qengjit dhe duke e zhvendosur paralelizmin me bankën e ankesave.

Autori skicon me detaje ngrehinën e Bankës së Ankesave: Seksioni i Depozitave Postare, Seksioni i Seleksionimit, Seksioni i Arkivit, Seksioni i Digjitalizimit të Dokumentave Arkivore dhe më pas do zbulohet se paska edhe një seksion të pestë, Seksioni i Skribëve me shkurtimin famëkeq SS që është më i rëndësishmi sepse i nëpunësit e atjeshëm janë mjeshtër të kaligrafisë dhe imitimit dhe i shkruajnë vetë letrat duke përdorur të dyja duart dhe duke retushuar tekstet që të mos dëmtohet imazhi i qeverisjes. Sikur të mos mjaftonin këto shtohet edhe një hallkë e re – inspektorët e terrenit që zëvendësojnë postierët. Kjo bën që slogani “Ju flisni, ne ju dëgjojmë” të kthehet në një mashtrim të madh. Puna që fillon me zell e me bujë, arrin në pikën kritike të distancimit dhe shpërfilljes, entuziazmi kalon në apati, apatia në neveri. Ruajtja e bankës së ankesave me qen të mëdhenj Besdog të kujton qentë e kufirit dhe rëndësinë e institucionit për ruajtjen e sekretit të funksionimit, kurse shtesa e një hoteli bashkëngjitur në shërbim të bankës të bën të mendosh për krijimin e një kaste të privilegjuar dhe njëkohësisht të kontrolluar ku lulëzonte ryshfeti sipas parimit: “Në atë gjellë që nuk ha unë, rëntë miu brenda!” (f.166)

Se si janë udhëzuar specialistët të përpunojnë ankesat, është shembulli i qytetarit Brahim që ka ankesë për nëpunësin Agim. Ankesa duhet të përpilohet duke filluar me sukseset e merituara të dikasterit ku punon zyrtari Agim, pastaj të zbresë atje ku dhemb dhëmbi. Kjo të kujton formulën socialiste se “e përgjithshmja është pozitive.”

Ingranazhet e bankës së ankesave dalin nga funksionimi rutinë kur duhet ndërhyrë që përgjigjja për qytetarin Viron Merko nga 7 vjet me procedim të zakonshëm duhet të shkurtohet, pasi doktori i ka përcaktuar më pak vite jetë. Rrethit të parë korruptiv i duhet të ndërpresë harkun e tij duke ftuar në lojë sektorin e shëndetësisë, le të japë një prognozë që pacientit Viron Merko i kanë mbetur vetëm gjashtë muaj jetë. Për hir të një procesi burokratik sulmohet jeta shëndetësore e dikujt duke ia përshpejtuar fundin dhe shërben si bazë njerëzore për të krijuar bankën e përfolur të rënkimeve.

Dorjan Kasmi është beniamini i Apostol Zamarinit, madje ngrihet edhe në detyrë. Atij i kërkohen tri cilësi: nuhatje, vigjilencë, disiplinë, diçka e ngjashme me militantizmin komunist, por nuk mund t’i bëhen lëshime kur kërkon përmbysjen e procedurës për ankesën e qytetarit Viron Merko, një casus belli për pak dinjitet njerëzor. Largimi nga puna bëhet gojarisht për të mos patur në dorë një dokument për mbrojtje ligjore. Dihet pastaj ç’ndodh me ata që flaken nga puna në rrugë. Grotesku shkon deri te gjetja e silenciatorit për vetëvrasje. Por përtej zezonës ka dhe dritë sipas shprehjeve të urta popullore: “e keqja s’ka fund” dhe “ka dhe të këqija që vijnë për mirë” ilustruar me kalin e humbur dhe peshkimin me dinamit.

Po çfarë donte qytetari Viron Merko? I ati, Nadir Merko, drejtor i Rrjetit Kombëtar të Shpërndarjes së Librit, gjashtë vjet para përmbysjes së monizmit mendoi një skemë për asgjësimin e stokut të madh të librave politikë, por denoncimet e çuan para prokurorisë për veprime të qëllimshme sepse nuk ishte tharë dheu mirë mbi varrin e udhëheqësit. U dënua, po në një çast të procesit gjyqësor atij i shpëtoi goja dhe tha se e adhuronte udhëheqësin. Vironi e urrente tiranin dhe kishte hall se mos dikush “një ish-komunist zemërkatran apo një bakall i demokracisë së sotme” mund të shkruante nëpër gazeta ose të fliste në televizione se i ati e pati adhuruar diktatorin dhe kjo për Vironin ishte “hapu dhè, të futem!” Ja formulimi gojor i ankesës para Dorianit: “Ju përgjërohem që, nëse ju vjen një ankesë denoncuese, jeni të lutur ta kundërshtoni, ta grini, ta asgjësoni. Ta bëni të paqenë në të gjallë dhe pas vdekjes sime.”

Në fund Dorian Kasmi zbulon edhe Bankën e Rënkimeve: “Këto janë psherëtimat e të vdekurve, ofshamat që i kanë marrë me vete dhe i kanë depozituar në varr.” (f.196) Kurse loti që del te syri i dikujt për rrëfyesin është një rruazë misterioze që meriton të marrë kuptim. “Ah, ai lot, loti që të kujton një glob, çfarë tmerri po të shkojë kot!” Kjo frazë përmbyllëse duket sikur e rifillon romanin nga e para.

(Romani “Banka e ankesave” i Zija Çelës, Onufri 2022)

Filed Under: LETERSI

Lufta e Trojës

July 7, 2024 by s p

Astrit Lulushi/

Historia bazë e Iliadës së Homerit është mjaft e njohur: Helenën e bukur e “rrëmben” Parisi, princi i Trojës. I tërbuar, burri i saj, Mbreti Menelaus, u bën thirrje aleatëve të tij, mbretërve mikenas, të ndëshkojnë trojanët dhe të kthejnë gruan e tij. Por kjo luftë ishte ndoshta vetëm një pjesë e trazirave më të gjera të shkaktuara nga Popujt e Detit dhe Dorianët në të njëjtën kohë. Pra, kush është kush në këtë rrëmujë të madhe? (Keni parasysh se të gjitha këto teori bazohen pjesërisht në mitologji, e cila përzien lirshëm faktet dhe trillimet.) Një teori thotë se Dorianët dhe Popujt e Detit ishin të dy të lidhur me Trojanët. Kjo mund të ketë kuptim, sepse Herkuli, paraardhësi heroik i Dorianëve, kishte gjithashtu një djalë me mbretëreshën Omphale të Lidias – një aleate trojane në Turqinë perëndimore që ngatërrohej ndonjëherë me vetë Trojën. Grekët e lashtë thonë gjithashtu se Frigjianët (një grup tjetër i ngatërruar shpesh me Trojanët) migruan në Azinë e Vogël nga Trakia. Disa grupe që pretendonin prejardhjen nga Herkuli mund të kishin migruar nga Trakia në Azinë e Vogël dhe Gadishurin Ilirik njëkohësisht. A mund të jenë këta popuj të detit? Kjo ka të paktën po aq kuptim: në fund të fundit, janë ata që lundrojnë përtej detit, rrethojnë Trojën dhe e djegin për tokë në modën klasike të njerëzve të detit. Gjithashtu, një nga “nofkat” e zakonshme për grekët është Danaoi, që do të thotë “pasardhësit e Danaos”, një hero i hershëm mitik – dhe studiuesit besojnë se këta njerëz janë të njëjtë me Denyen, një nga popujt e detit të përmendur nga egjiptianët. Nëse ata janë popuj të detit, po me Dorianët? Sipas një miti, kur grekët mikenas po luftonin kundër trojanëve, pasardhësit dorianë të Herkulit po rimerrnin “trashëgiminë e drejtë” të tyre në Greqinë jugore; me fjalë të tjera, kur mikenasit ishin jashtë qytetit, Dorianët hynë fshehurazi dhe vodhën gjërat e tyre. Por sipas një legjende tjetër, “kthimi i Heraklidave” ndodhi plot tetëdhjetë vjet pas përfundimit të Luftës së Trojës. 

Çfarë ndodhi në të vërtetë? Ndoshta një kombinim i të gjithave sa më sipër: Popujt e detit mund të kenë qenë një përzierje e pellazgëve, grekëve, trojanëve, dorianëve dhe njerëzve të tjerë që jetonin në zonë, duke ikur nga katastrofa të shumta dhe duke krijuar edhe më shumë katastrofa. Por është supozimi i kujtdo. 

Filed Under: Histori

“Bijtë e shqipes” në Filadelfia

July 7, 2024 by s p

Nga Lutfi Brami, veprimtar i shoqatës “Bijtë e shqipes

Godina e vjetër me kujtime të mëdha

Mbresa nga takimi i fundit në godinën e vjetër të shoqatës “Bijtë e shqipes”

U mblodhëm sot më 3 korrik 2024, si çdo të mërkurë, te Godina e vjetër e shoqatës mbarëshqiptare “Bijtë e shqipes “ këtu në Filadelfia. Takuam njëri – tjetrin përzëmërsisht si gjithmonë.E veçanta e kësaj dite është takimi dhe kafja e fundit në këtë Godinë, pasi pas pak ditësh do të ushtrojmë veprimtarinë në Godinën e re . Na mblodhi edhe këtë herë kjo shtëpi e vjetër, e vogël, por e ngrohtë, kjo shtëpi e dashur e shqiptarit.Sot këtu është : Llazar Vero e Vlashi Fili ,ish kryetari dhe ish Sekretari i shoqatës, shokët e miqtë më të vjetër, që vunë gurët e themelit të saj, pastaj me radhë, anëtari më i vjetër nga Çamëria ,Abedin Teme, Eqerem Murataj,Hamdi Gjana, Anastas Golemi ,Vangjel Haxhistasa ,Adil Likaj,Enver Perllaku,Piro Kondo dhe unë. Llazari e Vlashi, pothuajse çdo ditë, hapin derën e dashurisë, miqësisë e vllazërisë. Kushedi sa kujtime kanë mbetur në këtë sallë, në këtë dhomë , në këtë kafe modeste.Sa takime të përzemërta, ditëlindje shokësh janë festuar, sa vizitorë e miq janë pritur e përcjellë, të cilët kanë lënë mbresat e kujtimet e tyre.

Godinë, moj e vjetra godinë 

Shumë vite të shenjta ke mbi shpinë 

Këtu u mblodhën shqiptarët e rrinë

Për këtë dhuratë, s`e harrojmë Ben Risilinë

Këtu u krijua shoqata, këtu u mësua e u mbrojtë gjuha shqipe. Në çdo hap, që hedh në këtë godinë, në këto mjedise të thjeshta,po historike, të duket sikur dëgjon bisedat, diskutimet sugjerimet e të parëve për krijimin e shoqatës, për statutin e saj, për objektvat, për emrin e për të gjitha problemet që shqetësonin komunitetin. Në sfond na duket sikur dëgjojmë zërin e shqiptaro – amerikanit nga Berati, George Ziu, diskutimet e Llazarit e Vlashit për emrin shoqatës, zërin e Elvira Budos, që siç donte nxënësit donte dhe bashkatdhetarët,Sotiraq Pemës, nga Berati, ish-student i dalluar në atë kohë,i Viktor Furxhiut,që kryente me përgjegjësi detyrat, Laureta Petroshati ,këmngulëse e Ilir Meçaj, që donte t`i zgjidhte detyrat si në fushën e futbollit. 

Në këto mjedise të kësaj godine lexohen gjurmët që kanë lënë këtu, fjalët emocuionuese e mobilizuese të ish- kryetarëve të shoqatës: Llazarit, Petritit, Sadikut,Tajarit, Bujar Gjokës, kryetarit actual, Dritan Matrakut,ish-sekretar Vlashit e i sekretares aktuale Julidës.

Të duket sikur jehojnë këngët e tingujt e muzikës së profesor Hamdiut,rrëfimet e kuriozitetet e Vlashit, kujtimet e ftesat për kafe të Enver Parllakut,dollitë e veçanta të Hys Hasës e takimet per promovimin e librave të tij. E zbukurojnë këtë takim pjesmarrja me dashuri e ëmbëlsi e Cacit, Nikos , “Grupit të të rinjëve” – siç thotë shpesh Llazari, kur i mbledh ata me makine për t`i sjellë në kafe në takimin e përmallshëm me shokët. Fjalët e historitë me vlerë të patriotit Abedin Teme,që megjithëse i thyer në moshë,është i dashur,i kthjellët në mendime e gojëmbël. 

Të pa harruara do të mbeten takimet e përzemërta më të ftuarit intelektualin, të urtin e dashamirësin e kujdesshëm e mirënjohës Abdulla Domi,të antarëve simpatk e kontribues të grupit “Flaka”,e shumë personalitete të tjera këngetarë , intelektualë , shkrimtarë etj.

Këtu kumbuan vargjet e magjisë së dashurise të Profesor Gjekë Marinajt, magjia e penës së shkrimtarit Visar Zhiti me fragmentet nga ‘Këpuca e aktorit”, dhe poezitë e guximëshme të shkruara në dënimin e diktaturës të shkruar që nga koha e burgut e deri sot, shkrimtari Bexhet Asani, me librin “Zjarri arbëror i pashuar “, librat e shkrimtarit Vlash Fili e Hys Hasa etj takimet e vizitat nga diplomatë, deputetë, qeveritarë, artistë etj, Në vesh e në mendje na vijnë tingujt e këngës melodioze të vogëlushes Arita Rukiqi, “Ju këndoftë zemra“për Kosovën, Zëri i mësueseve: Irini Zenelaj, Rajmonda Bardhi, Rudina Bani,Nikoleta Papaj,Afërdita Muzhaqi, e Mimoza Sotiri e të tjera tek u mësojnë me pasion gjuhën shqipe nxënësve nën gumëzhitjen e zërit të 50 – 60 fëmijëve. Na duket sikur takojmë në këto mjedise edhe ata që kanë dale në jetë si: Kristi Zanaj,Xhesika Pajollari,Brendo Agaraj,Besart Cena, Vitjon Fili,Endri Kina,Kevin Matraku e Ardita Koka etj. E ndërsa prekemi nga këto kujtime, përzjehet muhabeti me tema të ndryshme e meditime. Enver Parllaku shoqërohej në këtë takim kafeje nga z. Piro Kondo, me origjinë nga Dardha e Korçës, por banues në Vlorë’, nipi i Vangjel Kondos, një oficer madhor i Gardes se Republikes, shok e mik, kolegu im i respektuar, i ati i peshëngritësit të talentuar shqiptar Aleksandër Kondo.Piro, ka dy vjet që banon këtu në Filadelfia . Z. Llazar e Vlashi vlerësuan kohën e gjatë të kaluar bashkarisht në këtë shoqatë, kujtimet e nostalgjinë që kanë,nderuan dhe vlerësuan aktin e bujarisë e patriotizmit të vëllezërve Risilia, që dhuruan këtë godinë për shoqatën,e cila e rriti rolin e saj dhe tani jetojmë me kujtimet. Të gjithë të pranishmit, që nga Eqeremi, Enveri, Vangjeli, Adili e të tjerë kishin se ç’`të kujtonin e të tregonin, por të gjitha mendimet të çonin në konkluzionin se në këtë shtëpi të shqiptarit, u mësua e u mbajtë gjallë gjuha e ëmbël dhe e bukur shqipe. Ajo u bë shtëpia e nënës së madhe të bashkimit, e vllazërimit, e ndihmës dhe e dhurimit nga antarët e saj të mrekullueshëm,e gjetjes së kënaqësisë shpirtërore e atdhedashurisë, e kafes më të ngrohtë vllazërore.Ajo që mban të lidhura shpirtërat e antarëve të komunitetit, që edukon traditat më të mira të kombit tonë.

Kujtimet janë jeta e mbushur me emocione, 

Shqetësimet ,ëndrrat e realiteti i përjetuar

Gjurmët e thella, pasionet, dashuritë. 

Në ekranin e pafund të jetës…kanë kaluar 

Ne krenohemi me emrin tënd te bukur e domethënës: Shoqata Mbarëshqiptare “Bijtë e shqipes” ,kaq e dashur ndër vite, Këtë përvojë , këto ndjenja, kujtime e këto mësime që muarëm nga kjo godinë e vjetër do t`i ruajmë të pa harruar për të na shërbyer në lartësimin e emrit tënd kudo në botë, edhe në Godinën e re , prandaj me shpirt urojmë :

Ta gëzojmë godinën e re, shoqata “Bijtë e shqipes“dhe shkolla shqipe “Gjuha jonë“ në Filadelfia! 

Ju lumshin duartë e ju këndoftë zemra të gjithë kontribuesëve patriotë, që punojnë pa u lodhur për vënien në funksion të saj në shërbim të komunitetit, nën drejtimin e Këshillit Drejtues të shoqatës.

Urime!…

Filed Under: Fejton

8 Korrik, 80-vjetori i të madhit Aristidh Kollja \Kola 

July 7, 2024 by s p

Pranë Akademise së Shkencave në Tiranë më,29 Qershor 2024 u mbajt ceremonia përkujtimore  e 80 vjetorit të  ditëlindjes së Kollosit të Arbërorëve të Greqisë Aristidh Kola\ Kollja.

Qéndra Albanologjike A. Bellusci mbi gjuhën dhe kulturën arbëreshe, e cila ka një lidhje shumë vëllazërore me këtë figurë, arsyea miq të hershëm me arbëreshin At Antonio  Belleusci u prezantua nga unë (Ornela Radovicka), dhe në të njëjtën kohë përfaqësuese të LKSHM. 

Takimi ishte në orën 10.Ishte ditë e shtunë dhe organizatori miku, vëllai i të madhit Aristidh Kola\Kollja ishte i pranishëm disi më herët. Në dorë mbante si diçka të çmueshme, ishte një  fotografi e A.Kolës të shkrepur prej tij. 

Ora po kalonte dhe vura re që pjesmarrja nuk ishte ajo që meritonte një kollos si Aristidh Kola. Këtë shqetësim e preku edhe Orgoanizatori i saj Z. Traboin gjatë fjalës së tij.  

Dua të shpreh deri diku indinjatën time se fatkeqësisht në Shqipërinë tonë gjërat po shkojnë akoma në përpjesim të zhdrejtë, për sa i përket figurave të mëdha që duhet ti përkasin kombit. Kam idenë se sa më shumë të bëkërke për kombin, sa më i ndershëm të jesh, aq  më tepër anashkalohesh, teorema të qenit “pelivan”, jep  propabilitet më të madh për të qenë i vlerësuar.

Mendoj se secili në atë sallë  i ka shkuar ndërmend pyetja: Ku janë istitucionet? 

Ku janë akadamikët??? 

Pse kjo indiferencë ndaj njerëzve të tillë?

Harruan këta akademik, që arvanitasit( arbëror të Greqisë), apo  arbëreshët e Italisë  si ndihuan në karrjerën e shumë akademikëve??? 

Më vjen ndër mend një letër i arvanitasit Jorgo Margu,themeluesi i revistës “Dialogoi”, i cili ka dërguar një letër At Belluscit, (të cilën e ruajmë në bibliotekë) ku thuhet se; për botimin “Thimi Mitko-Vepra”, Tiranë 1981, arvanitasi Maruga kishte dhënë një kontribut të madh me informacione e  materiale. Profesorët e Akademisë  kontributin e tij e kishin bere “kontribute” te tyre dhe nuk e kishin përmendur aspak Marugën e shkretë as edhe në “Parathënie”.Professor Qemal Haxhihasani sikur edhe  nje fije “Falenderimi”.

Kur më rrëfente Maruga- vazhdon Bellusci-  Ai i kishte sytë e mbushur me lot, dhe po me pika loti më shkroi kete leter.

Këtë letër Bellusci ia kishte treguar edhe Aristidhit Kolljes ku ai pasi e kishte dëgjuar, i ishte përgjigjur:”Margua këtë bashkpunim nuk e kishte dashur si lavdi për veten e vet, që në fund të fundit edhe e meritonte, sepse  ishte puna e tij, mundi i tij, djersa e tij (dhe nuk ka turp më të madh mos të kesh ndershmërinë intelektuale, ti vjedhësh punën tjetrit dhe të marrësh meritat) por Maruga  këtë bashkpunim më tepër se sa për vete  e pati  kërkuar si bashkpunim  me tokën mëmë. 

Ai kishte dashur te behej diçka të zyrtarizuar ku të vihej në dukje bashkëpunimi kulturor arbëror-shqiptar për të kapërcyer muret e politikantëve dhe pëngesat ideologjike të rregjimit të asaj kohe”.

Nëse këto raste i përkisnin epokës së regjimit, sot nuk është se jemi  më mirë, përmend këtu akademikun Tito Johalas,(prej të cilit  mësojmë  si nga Bellusci, por edhe nga arvanitasi Jorgo Mihas që është ende gjallë, pjesë e Shoqatës Marko Bociari)që Tito Johalas, mohonte jo vetëm  origjinën arvanitase, por ende sot vazhdon e të thotë që Arvanitasit erdhën nga Shqipëria rreth shek XV-XIV?  Pikërisht kjo vepër e tij  publikohet nga Akademia e Shkencave me lekët e shqiptarëve!!! 

Çfarë akademik kërkojmë që të marrin pjesë në ceremoni të tilla, kur ne qarqet e tyre,  ndodhin fenomene, te tilla si Mungese Ndershmerie intelektuale, ku përvetësohet puna e tjetrit,(në edukatën time ky akt quhet vjedhje) si në rastin e Marguës, apo publikohet vepra e Tito Johalas, një figurë kaq e diskutueshme për mos të thën anti arbërore! 

Si mund të marrin pjesë akademik të shkencës, ku personazhet si Kollja\ Kola  janë “Jo të rehatshëm” për të mos thënë te bezdisshem per Istitucionet e larta!!!. 

Por le të lëmë mënjanë për një çastë, çdo dritë- hije të botës akademike e të kthehemi  në 80 vjetorin e ditës së Aristidh Kollja\ Kola  e të përmendim këtë bashkpunim midis      

 Në vijim materiali i përgatitur me rastin e 80 vjetorit të lindjes së Aristidh Kollja.

Të nderuar miq të të Madhit Aristidh Kollja . Nuk mohoj që jam shumë e emocionuar që ndoshem sot midis jush pak javës të humbjes së kollosit të Arbërisë, vëllait shpirtëror të Kolljas, At Antonio Bellusci, të cilët përfaqësonin dy flatrat e atij ëngjëlli që ishin kudo, kurdo herë, për çështjen e kombit. At punuan me vetmohim e sakrifica për të mbajtur gjallë identitetin, çëshjtjen e Arbërisë, dhe të Arbërorëve të Greqisë. Për të dy këta gjigand të Arbërisë do të ketë vetëm ditëlindje.      

Në këto pak rreshta dua të përqëndrohem në miqësinë midis At Belluscit dhe Vëllaut të tij Aristidh Kollja. 

Si u njoh, Aristidh Kollja me At Belluscin?

Për herë të parë At Bellusci niset në Greqi në vitin 1962 dhe qendron vetëm për pak kohë, por sa shkeli  atë territor ndjeu që ajo tokë i përkiste, ata vëllezër flisnin të njëjtën gjuhë dhe kishin të njëjtat zakone.

Fillimet ishin me metropolitët, por  të paktë ishin ata që i dhanë një dorë, më të shumtët i kthyen krahët dhe At Bellusci kërkoi të  lidhej me intelektualët. 

Të parin arbëror që njohu ishte Jorgo Maruga. Një inxhinier i zoti por edhe një studiues i arbërorëve të Greqisë.  Kur e takoj për herë të parë unë- thotë At Bellusci kisha themeluar revistën Vatra Jonë 1966 dhe zgjati deri në vitin 1971. Ishte në tre gjuhë italisht, anglisht dhe shqip. Flas me Marugën nëse ishte e mundur që ai të hapte një revistë dhe të flisnin për botën arbërore.     

Ishte mars 1976, kur Jorgo Maruga themelon revistën e parë për arbërorët e Greqisë dhe e quajti “ Dialogoi” ku trajtoheshin argumente historike,gjuhesore, etnografike e letrare te arvanitasve.

Ishin fillimet e viteve 1980- rrëfen At Bellusci dhe isha në Athinë, kisha ndaluar në një librari sepse sa herë që largohesh blija libra për bibliotekën time që e kisha themeluar rreth viteve 1960. Si njeri kurjoz futem në bisedë me librashitsin dhe midis të tjerave më thotë se  në Athinë është një  Jurist i zoti por që merret edhe me studime mbi botën arbërore. quhet Aristidh Kollja dhe libërshitësi arvanitas i kishte dhënë   nr e shtëpisë.

U njohëm Në datën 5 Shtator 1980 tek rruga Solonos Nr77 ku gjendet “Vivliopolin” i Orestit Jorgo Metaksà 

Kush ishte Aristidh Kollja për Atë Belluscin?

Aristidh Kollja, për At Blleushin ishte kapaciteteti i kalibrit më të lart intelektual,një nga figurat më  ekselent të botës arbërore,një njeri gjenial në shpirt,i guximshëm, patriot,arvanitas që preku  argumentat e botës pellazgjike,u interesua për botën arbëreshe, dhe u bë mbrojtës i denjë i çështjes  së Kosovës. Historia, gjuha, folklori, arbërore ishin ajo diafragmë që i jepnin jetë dhe përkushtim këtij arbërori, por që nuk u vlerësua nga istitucionet e larta për kontributin të çmueshëm që ai dha botës arbërore.   

Ja se shprehet  At Bellusci  në kujtimet e tij:

“Kur e takova për herë të parë Aristidhin, më tërhoqi vëmendjen kultura e lartë e këtij arbërori,stili i të shkruarit, aftësia që ai paraqiste në shtrimin e problemeve historike shqiptare, por mbi të gjitha dashamirësia që shprehte për shqiptarët.

Jam një pellazgo-ilir thoshte gjithë krenari dhe  vështrimi i tij merrte një madhështi  kozmike sa herë që e thoshte. Kur bisedonte më afrohej  me një mënyre vëllazërore me ato gjestet e tij  sa fisnik po aq edhe bir  terreni, e nuk linte rast pa më thënë: Vëlla Ndon ne duhet të nxjerrim në pah, autoktoninë tonë!

Që nga ai moment që u pamë nuk u ndamë kurrë, u lidhëm më shumë me njeëri tjetrin dhe nisëm projektet në të mirë të Arbërisë.

At Bellusci e Aristidh Kolla mbjatën edhe një lidhje epistolare

Një mori letrash janë midis Beluscit dhe Kollja\ Kola 

Në një letër të vitit 1983 Kollja  i  shkruanteAt Belluscit: Vëlla Ndoni- unë lexova Kosta Rodi me titull “Arvanitët zgjohen”, 1978. Grumbullova të gjithë bibliografinë arvanitase, por nuk u mjaftova tek kjo. Fillova studimet, kuptova se duhej t’bëja një vështrim të tërë historisë greke që të kuptoja problemet e arvanitasve dhe sa munda, i përmblodha dhe  duke dhenë edhe  mendimet e mia  krijova  librin “Arvanitasit dhe origjina e grekeve”, që u botua me 1983. 

Ishte i lumturuar për këtë libër dhe kjo gjë më bënte optimist  për ri-zgjimin e ndërgjegjes arbërore në Greqi- shprehet At Bellusci-

Kur kthehm në verë,  takoj Aristidhin dhe e pyes: Si po shkon vepra?

– Vëlla Ndon, po shon disi mirë.

Ma ke pagëzuar si duket.Tani Arvanitasit nuk do mbajnë pranë biblën po Librin e Kolljas-  mu përgjigj ai me atë humorin e tij.  

Nuk do ishte keq i thashe Unë- se sot për sot  arvanitasit  kanë më tepër nevojë për zgjimin kombëtar se sa për biblën.

Biblën e priftit e kanë në çdo neuron.   

– O Vëlla  Ndoni ç-po më tha? Ti nuk je nga ata priftërinjë që gjynjëzohen në çdo moment dhe sytë e duart i mbajnë nga qielli.

  E thënë nga një prift si ju ka vlere 10 fish.

Qeshëm të dy.

Shpesh në atë buzëqeshjen e tij shikoja mirësinë ku bashkohej ajo dozë e malinkonisë.  

Një ditë më arrin një letër. E cila më entuziazmoi shumë- thotë AT Bellusci në kujtimet e tij. Ja se çfarë thuhet në të:

“Vëlla Ndon, nuk ka më të bukur se gluha shqipe. Në gjimnaz,fillova të dalloja ngjashmërinë e disa fjalëve me gjuhën e Homerit dhe latinishten, por nuk kisha kuptuar akoma lidhjen e thellë të saj me këto gjuhë, sepse shkolla shqipe nuk kishim, kisha mësuar shqip prej familjes e brenda meje kisha gjakun arbëror. E ndieja këtë gjuhë të materializuar me ndërgjegjen time, e ndieja që e kisha

në deje. Afrimiteti me ty më bëri të thelloja akoma më tepër njohuritë e të kërkoja të vërtetën historike. Po thelloj njohuritë mbi adhurimet e grekëve të vjetër dhe pellazgëve, përkufizimet e toponimeve madje dhe thjesht emrat e heronjve e gjysmëperëndive, që gjejnë shpjegime vetëm nëpërmjet shqipes së vjetër, gjuhës sonë arbërore. Vëlla Ndon,

më e keqja është se akoma historianët grekë, bashkëkohësit e tu e të mitë, shkruajnë historinë e Greqisë dhe nxjerrin jashtë saj pellazgët dhe arvanitët. Por një histori greke, e cila nuk merr në konsideratë pellazgët dhe arvanitët, nuk është as greke dhe as histori nuk mund të jetë”.

Aristidhi ishte i bindur për origjinën dhe gjuha e tij, për këtë më tha se ishte duke përgatitur fjalorin arvanitas-grek, i cili do të mund të bënte dallimin e gjuhës arvanitase me atë zyrtare

greke. Kishte kohë që kishte hedhur idenë e botimit të një fjalori me alfabet latin të shqiptarëve të Greqisë për ta afruar me gjuhën shqipe dhe komunikimin me historinë, kulturën e artin shqiptar.

Aristidhin e karakterizonte ajo fije  trimërie dhe guximi që iu atribohet vetëm njerëzve fisnik, dhe ai  ishte. Për këtë virty At Bellusci sjellë një episod në kujtimet e tij.  

Kujtoj një rast që jam ndier shumë i fyer- thotë At Bellusci- Isha në një nga udhëtimet e mia etnografike në Suli të Moresë, ku doja të bëja intervista mbi arvanitasit. Iu afrova një grupi arvanitas dhe i pyeta arbërisht, por ata m’u përgjigjën në greqisht: “Këtu nuk ka

arvanitas!!!”.

Më trajtuan shumë keq. U ula në një lokal të  e Sulit ku Aristidh Kollja kishte një mik të tij, i cili duke më parë të dëshpëruar dhe të fyer, i telefonon Aristidhit, dhe me i rrëfen se çfarë kishte ndodhur. Aristidhi i thotë mos të largohesha, sepse do vinte ai. Ndërsa qëndroja në lokal i zhgënjyer sepse Suli ishte historia, ishte legjenda,nisa të shkruaja disa vargje.

 “ Ti Sul i Moresë

Nuk je një vashëz e papjekur, Sulima!

Në Morënë tënde flasin legjendat për Sulin e Madh!

Me historinë tënde të lashtë,

por dhe me motërzat e tua për krah;

Krisohor dhe Kokla

Psari dhe Kuvëlla.

Por ti sot, Sulima,

e vetmuar te çuka e një mali shtrihesh si një kufomë,

Varfëria e shpirtit tënd dhe padituria

shpirtin arbëror moroit po shuajnë,

e fytyrën tënde turpëruan.

Sulima,

Ti, mëma e  trimit Kollokotronit

Frikacake u tregove, kur më the:

“Edo den iparachun arvanitas!”

Si ta zuri ajo gojë këtë rrenë?

Kur bir arbëror ti ishe vetë.

Mos u bëj dele, Sulima,

Se ujku të hëngri dhe akoma po të ha!

Arbërisht foli Erës, Sulima

se edhe qielli që të dritëson

do të bëhet më i kthjellët

nëse mban frymën tënde arbërore.

Do mbash lart edhe nderën e Suljotit.

Sulima Kiparissias (More), 13.9.1983.

Kështu ishte Aristidhi një trim i guximshëm, një leader i lindur për çështjen arbërore.

Aristidhi, ishte edhe një aktivist i denjë për çështjen e Kosovës.

Një dite më telefon Aristidhi. Unë, sapo isha kthyer nga Amerika për problemet mbi çështjen e Kosovës ku isha takuar me Senatorin arbërsh Dioguardi dhe kishim përgatitur një konferencë me një pjesëmarrje të gjerë i rrëfej për atë çka kishte ndodhur dhe i rrefej ne detaje per c’ka kishte ndodhur.

Kalojnë disa kohë dhe Aristidhi më më thotë se kishte nxjerrë  librin “Greqia në kurthin e serbeve të Millosheviçit”. Një libër që tregon për komplotët dhe masakrat çnjerëzore serbe kundër kombeve të ish- Federatës Jugosllave dhe kryesisht të shqiptarëve.

I thash të kishte kujdes, duke ditur situatën në Greqi. Mu pergjigj, qe e kete e perceptonte, ndihej te ishte në shenjestër, edhe pse deri diku kishte  pasur disi liri te shprehej nëpër  disa studio televizive në Greqi per masakrat qe beheshin ne Kosove.

Kollja ishte edhe nje intelektual.Ai kishte atë dhuntinë të ishte si një figurë polietrike. Kalonte me lehtësi nga Historia te pulicistika, dhe pastaj tek letërsia. Një herë  krijoi një projekt, midis arbëreshëve të Italisë dhe arvanitasve, mbi këngën “e Bukura e Strigar” (Strigari, është një katund arbëresh  në Shën Kosmo albanese, në Calabri dhe është qyteza e poetit të madh  Zef Serembes, këtij arbëreshi që i këndoj të dashurës së tij që emigroi në Brazil, që vdiq herët, por që vargjet e tij  shkruar nëpë  sokaket e këti fshati), nje projekt  ku u lidhen dhe u krijuan  ura midis  dy vellezerve, arberesh e arvanitas, ne fushe te letresise dhe artit.

Pyesja shpesh intelektualët arvanitas të shoqatës Bocari pse nuk ishte zyrtarizuar gjuha arbërore në Greqi.???

Përgjigjen më të sakt e kam marrë nga Aristidh Kollja në “Relazionin mbi  pakicat gjuhësore  bërë në Greqi në 1987” organizuar nga Komuniteti Europian.

U mblodhën ne Greqi  arvanitas dhe individë, por dhe grupe partish për të shprehur mendimet e tyre mbi pakicat minoritare ne Greqi dhe perdorimi i gjuhës tek arbërore e Greqise.

Përgjigja e Kolljas ne kete Relacion ishte:

Ne arvanitasit kemi nxjerrë sytë me gishtat tanë që nga momenti, kur fshehëm (apo mohuam) origjinën tone etnike, dhe gjuhën tonë”.

 Problemet tona sipas një rendi janë kështu:

Mos të fshehim, origjinën dhe gjuhën.

Të njohim historinë tonë.

Të mbledhim material të folklorit tonë.

Të mësohet gjuha shqipe dhe të publikohen sa më shumë libra.

Këto pika janë prioritetet tona.

Problemi tjetër është se Qeveria Greke deklaronte me të madhe se arbëroret-arvanitë nuk ekzistojnë, dhe ne  zyrtarisht në Greqi nuk njihemi.

Nuk njihemi sepse nuk njihemi me kushtetutë, dhe kur nuk njihesh me ligj nuk ka edhe si të mbrojë ligji .

E para e punës është të njihemi si popullsi  me të drejtën e gjuhës shqipe, dhe në pushtet.

Nuk njihemi por egzistojmë, sepse egziston historia,toponimet e vjetra,  egzistojmë në folklor,në poezitë gojore lirike dhe epike- dhe e  thoshte vazhdimisht, e më ton pët t’iu treguar të tjerëve: Hapni sytë. Nuk po kuptoni që po shuhemi përfundimisht!?

At Bellusci në referencat e tij gjatë këtij relacioni suvencionuar nga Europa  shprehet:

Priftërinjë në Greqi nuk mbështesin çështjen e gjuhës arbërore, ata propagandonin që gjuha shqipe arvanitikia ishte gjuha e djallit. 

Deri nga vitet 1970 fëmijët, të rinjë, flasin në mënyrë shumë të qartë gjuhën arbërore\ shqipe. Unë në fshatin tim kam folur gjuhën arbërore. Vetëm kur ikëm nga fshati dhe shkuam në universitete vumë re se kishte plot student të tjerë që flisnin të njjtën gjuhë kështu u njohëm pranë nesh.

Konfermohet  se shqiptarët sot në Athinë  janë mëse dy milionë njerëz.Të gjithë këta arbërorë i dinë rrënjët e tyre, por  shumica nuk kanë  ndërgjegjen arbërore, edhe pse fatkeqësisht shumë kanë humbur gjuhën  e janë shpërndarë në Athinë, në Patra, në Selanik.

Unë mendoj se t’iu heqësh arbërorve të drejtën për të mësuar gjuhën  është  krimi më i madh që i bëhet demokracisë. Në shoqaten tonë Arbërorët e Greqisë kërkojmë që të organizohen mësime të gjuhë shqipe për të mëdhenjë e për të vegjël.

Edhe pak më parë gjatë vizitës së Presidentes së Kosovës në Bibliotekë ai është shprehur. Pse të vazhdojmë të jemi të padukshëm edhe sot në 2023 kur flitet shumë për demokracinë, në një Greqi ku lindi demokracia, ku arbërorët janë autokton, dhe fatkeqësisht ndihen e trajtohen të padukshëm?

Personalisht pyes veten: Çfarë kërkon Europa sot  prej atyre vendeve të cilat kërkojnë të bëhen pjese  e saj..?Konkretisht, çfarë i kërkon Europa  Shqipërisë që ajo të bëhet pjesë e BE?

Kushtet themelore që të vë kjo Euuropë janë:

a(Kërkojnë siguresën, b)Të respektojnë të drejtat e pakicës minoritare.

Greqia këtë kriterin e dytë  nuk e ka marrë fare parasysh dhe nuk e njeh me kushtetutë.

Përse Greqisë nuk nuk i është kërkuar dhe ti kërkohet ky kusht?

Për shtetin Grek o je grek o je i huaj.

Pakica kombëtare nuk egziston.

Kjo është për të ardhur keq, por akoma më e trishtueshme është kur mendon se  shumica e anëtarëve të qeverisë  në Greqi sot kanë rrënjë arvanitase dhe nuk bëjnë asgjë për një identitet që bota mbarë e ëndërron, një identitet të lashtë, të një populli  që flasim gjuhën e folur më të lashtë në Europë, dhe që tregon autoktoninë e një populli.

Magjia dhe Miti

Vepra më intersante që e tërhoqi  Aristidh Kolljen prej veprave të miat ishte Magjia dhe Miti- rrëfen At Bellusci.

Aristidh Kollja ishte një figurë interesante. Ai ishte  një njeri i ligjit ku profesioni kërkon limite, standarte, përkufizime, inteligjencë, dhe shpirttë reduktuar,  ndërsa shpirti i Kolljes ishte Cartesiane. Ai La profesionin e tij, dhe  dhe përhapi atë shpirtin e tij  si notat e një pentagrami e fluturonte në këtë kozmo të mitit, të magjisë që e çonte në një botë paralele.

E admiroja sepse e perceptoja madhështinë  introspektive të tij  sa profan aq universal por dhe aq njeri i perëndisë . 

Në maj 2000 , Kollja më e fton në Athinë për  prezantimin e librit të tij me titullin :“Antonio Bellusci dhe Magjia e tradizionit popullor“. Në ketë libër ai trajton një matërie  shumë të vështirë dhe delikate ku vihen në pah sentimentet dhe besimet më atavike të popullit arbërsh“ Një maestër i sentimentit.

Kur arrita në Athinë në 20 maj në vitin 2000, me komunikohet nga miku Jorgo  Gerou, që  Aristidhi është shtruar në spitalin Evamgjelisomoit. Mbrin në Athinë 23 Maji.  Shkoj menjëherë në spital për ta vizituar dhe bisedojme me deshpërim reciprok. Vë re se Miku im ishte shtruar në korridor. Mu duk si çudi që nuk kishte  një shtrat për këtë vëlla kaq të çmuar, që kishte bërë për arvanitasit. Nuk gjendej një vëlla arvanitas, mjek, infermier, i njohur që të paktën të kurohej në mënyrë dinjitoze?

U ndjeva keq. Më pa dhe e pash ndër sy. U kuptuam pa folur. Kisha një ndjesi të çuditshme dhe i thash se  promovimin e librit do ta bëjmë një herë tjetër kur të bëhesh më mirë.

Inzistoi dhe më tha se do të bëhej pa prezencën e tij, sepse  nuk e dinte nëse do egistonte ndonjë “një herë – tjetër” për të.  Nuk kishte gjë më të dhimshme për mua në ato momente.

Largohem disi i trishtuar.

Promovim u bë në 24 Maj  në sallën Stampa Esterea në prezencen e Ambasadorit të asaj kohe dhe pa prezencën e Vëllaut tim Aristidh. Largohem nga Atthina ditën 26 Maji 

Në korrik i shkruaj një letër dhe pyes si ishte. Më thotë që nuk ishte mirë dhe se diçka të çuditshme kishte ndodhur në jetën e tij.

Ishte i bindur se dikush i kishte bërë keq.

Në Tetor Aristidhi vdiq. Për varrimin e tij nuk mora pjesë.  Nuk kisha kujt ti jepja ngushëllime përvëllaun tim. I dërgova familjes, Z Nensi një telegram, ngushëllimi, por nuk mohoj faktin se i madhi Aristidh Kollja mu duk se u abandonua nga të gjithë.

Me humbjen e Aristidhit nuk më bënin këmbët të shkoja në atë Greqi.Përpara syve më kujtohej ai  korridori i spitalit, ku ishte vëllau im, i shtrirë i sëmurë ku  nuk i kishin dhënë dinjitetin që meritonte këtij njeriu me shpirt sa universi.

Nuk e hoqa kurrë nga mendja kete Vëlla. Sa herë kam patur raste të takoj të politikës kam shprehur dëshirën  që Aristidh Kollja  meriton ndonjë shtator në qendrën e Tiranës apo Kosovës. I Pëlqente idea e shtatorve. Kritikonte faktin se në Shqiëpri nuk ka shtotore të Aleksandrit të madh, të Pirros, apo të shumë heronjëve që i quajtën Romak apo më vonë grek por që ishin pellazgo Ilir.

Kritikonte faktin që  rojet  e Shtetit të kishin uniformën me  fustanella, e jo si ato fustanellat qesharake të rojeve te parlamentit grek që iu ngjanin si “ Mini gonna” por ato fustanella të gjata, burrërore,fisnike që mbanin arbërorët. 

Aristidhi ishte Mirësia e kombit i personifikuar. Njeriu që lidhi Kosovën, arbëreshët, Shqipërinë, arbërorët e Greqisë!  

Me vdekjen e Aristidhit u mbyll një epokë e lavdishme,një urë që kishim lidhur e krijuar si dy popuj vëllezër të ndarë nga aksidentet historike.

Ne si Qëndër albanologjike me gjuhën dhe kulturën arbërore mbajmë lidhje me arvanitasit  ende. Me 28 shtator 2023, nisem nga stacioni metro  “Viktoria” në një takim me arvanitasin Jorgo Miha, një inxhinier i zoti, preofesor dhe studiues i botës arbërore.  Më thotë At Bellusci të merrja disa libra dhe ti bëja një intevistë. Më priste në një qendër komerciale. Nuk kishin endenjë qendër  si shoqatë, dhe se  Qëndra Boçari shumë nuk ishin më dhe ishte shpërndarë.

E përshëndes, dhe Ai, ngrihet  butë butë në këmbë, ashtu si e kemi zakon ne shqiptarët duke venë dorën pranë zemrës dhe me një buzëqeshje ku mirësia dhe gëzimi shkrihen, na përqafon krahë hapur e menjëherë më thotë: “Antonio Bellusci  si  është. Ai “Pafsania e Arvanitasve”.

Kishim dy njerëz të mëdhenjë At Belluscin dhe Aristidh Kolljan. Dy vëllezër të vërtetë. Miha vazhdon punën e tij arbërore nëpër rrjete sociale. Por me një dallandyshe nuk vjen pravera i thonë një fjalë, por për të shkuar pas një leader i cili ka një  qëllim për kombin kjo mund të arrihet.   

Mund të themi që Miqtë të tjerë arbërorë që mbetën në Greqi e lanë atë trashëgimi të krijuar dhe lulëzuar ose nga frika ose nga paaftësia ose mangësitë kulturore. Figura e atij brezit të viteve 70\80 deri nëvitet 2000 siç ishte figura e Kolljas\ Kola ,jurist, studiues, publicist, shkrimtar,e mbi të gjitha atdhetare  në mbrojtjen e cështjes së Kosovës dhe të arbërorëve të Greqisë, ngelen si ai ylli polar, figura polietrike te pavdekshëm në zemerat e atyre që duan Kombin. 

At Bellusci, gjithmonë na thoshte.

Kosovën deri diku e i dhame  nje drejtim ku mund te eci me kembet e saj edhe pse ka shumë probleme, por me Çamërinë cfarë do te bëhet.Ajo është lënë në heshtje, as edhe emrin “Gjenocid” nuk ia njohin ne tragjedine e saj. Prandaj mos harroni Çamërinë se pa u zgjidhur Çamëria vështirë të zgjedhim çështjen Arbëror të Greqisë.   

Kush merrte pjesë ne kete ngjarje:

Miku i Aristidh Kolla, Z. Traboin,shkrimtar, publicistë, poet,  i akorduar titulli “Mjeshtër i Madh”,  por me sa kuptova atë që e bënë atë më shumë krenar është kontributi i madh që dha në vitet e emigrimit ku u lidh dhe mbështeti mikun e tij të madh Aristidh Kolla për çështjen arbërore e  Arbërorëve të Greqisë. Është për tu përmendur në vitet e tij të emigrimit  edhe gazeta “Egnantia”.

Traboini vlerësohet për përpjekjet e tij për realizuar aktin më të madh që i është bërë figurës së madhe të Arisidh Kolljes deri më sot, duke iu dhënë titulli “Nderi i kombit”.  

Në këtë takim kishin ardhur nga Gjakova studiuesja dhe poetja Migena Arllati dhe bashkshorti i saj Behar Arllati, Z. Agim Gjakova një figurë shumë interesante për shqiptarët e Kosovës dhe të Shqipërisë. 

Mbi kujtimet e tyre mbi Aristidh Kolljen folën  deputeti Kostaq At Papa,  Zoti Zenel Hoxha punonjës në dhomën e Tregëtisë dhe pranë konullatës në Londër, Poeti Albert Zholi poet, Shkrimtar, Gazetar, Kryeredaktor gazeta Laberia, Zonja Angjelina Xharra kineaste, Mësuesja e Diasporësnë Turqi Mimoza Elezi,  Aktivistja Elida Jorgoni, studiuesja Zyba Hysa, Zotërinjtë Naun Kule, Mark Palnikaj,Tasim Mehmeti, Agron Gjedia, Nikolla Lokaj,. Në pjemarrjen e ceremonisë së 80- Vjetorit  të gjigandit Aristidh Kolla nuk merrnin pjesë akademikë të të lartë të botës shqiptare si edhe kanale televizive, të cilat  ishin informuar. Mori pjesë drejtuesi i televizionit ALPO të Gjirokastrës Mik i Aristidh Kollja

Komisioni kishte përgatitur edhe disa “Çertifikata Mirënjohje” të cilat iu shprndanë miqëve, shokëve si edhe gjithé atyre që kishin dhënë  kontribut pér botén arvanitase si edhe  për këtë mik të shqiptarëve që i donte aq shumë.

E rëndësishmja e këtij takimi ishte se u hodh kërkesa dhe u firmos një peticion që njëra prej shkollave të kryeqytetit ti vihet emri “Aristidh Kola”.

Përgatiti materialin

Ornela Radovicka Qëndra Albanaologjike  kërkime e studime mbi gjuhën dhe kulturën arbëreshe At Bellusci Frascineto (Cs)Itali

8 Korrik 2024 

C:\Users\iljas\Downloads\20240707_112017.jpg

Aristidh Kollja\Kola. Mik dhe Vëlla i ngusht i Atë Bellusci. Revista Lidhja\ A. Bellusci 

C:\Users\iljas\Downloads\20240703_175601.jpg

Në fund të ceremonisë përkujtimore të ditëlindjes të të madhit Aristidh Kollja, miku i tij i ngusht,hulumtuesi, shkrimtari Kolec Traboini shpërndahu disa kopje të librit të tij dedikuar kërij vëllait arbëror të Greqisë që bëri shumë për, për çëshjten arvanitase, krijoi lidhje me arbëreshët e Italisë, ndihmoj si askush tjetër  shqiptarët e Shqipërisë e migrant në Greqi, dhe bëri një punë të madhe për sensibilizimin për  çështjen e Kosovës Republikë e pavarur, sa shpesh vuri disa herë në rrezik edhe jetën e tij.     

Ornela Radovicka, miqësia e Atë Bellusci me Aristidh Kolës\ Kollja, dhe misioni i tyre në çështjen kombëtare, çështjen e Kosovës, çështjen Arvanitase 

C:\Users\iljas\Downloads\Kolljas Aris-5.jpg

Arkivi Qëndra Albanologjike gjuha dhe kultura arbëreshe A Bellusci 

C:\Users\iljas\Downloads\Marougas Jorgos (2).jpg

Letra e  Jorgo Marugës, Arkivi Qëndra albanologjike  gjuha dhe kultura arbërshe A. Bellusci 

Filed Under: Reportazh

Festivali Tradicional i Kishës së Shën Palit në Michigan

July 7, 2024 by s p

Katër net shqiptarie në mes fishekzjarresh 

Nga Rafael Floqi 

Në mjediset e jashtme të Kishës Katolike të Shën Palit në Rochester Hills në Michigan u organizua festivali i 33-të tradicional i cili grumbulloi mbi mijëra pjesëmarrës në katërt netët e tij me shoqërimin e muzikës kombëtare që frymoi shqip, gëzoi shqip e këndoi kuq e zi deri në orët e vona të natës, shoqëruar nga një background fishekzjarrësh të festimeve patriotike të 4 Korrikut.

Shqiptarët e duan Shqipërinë, e duan dhe Amerikën, por e duan sipas mënyrës së tyre, kuq e zi gjë që reflekton qysh ne mjediset e jashtme të Festivalit të 33-të të zbukuruar si asnjëherë tjetër me punën voluminoze të vullnetarëve të heshtur si Mark Gjokaj me shokë, që vijëzuan të gjithë parkinglotin e Kishës, i cili s’kishte vend për të strehuar makinat e shumta të pjesëmarrësve, të cilat u detyruan të parkoheshin edhe në brigjet e ngritura në pyllin pas kishës. 

“Ky festival tashmë tradicional, thotë famullitari i kësaj kishe, Dom Fred Kalaj, po e kryen më së miri funksionin e tij, duke grumbulluar në këtë ditë, jo vetëm besimtarët e famullisë, por edhe të gjithë bashkatdhetarët. Ky festival lidh gjatë këtyre ditëve Festën e Shën Palit më 29 Qershor, me ditën e Pavarësisë Amerikane 4 Korrikun. Festivali i Kishës shërben ai një mundësi jo vetëm për ruajtjen e traditës, por mbledh rreth kishës edhe të rinj shqiptarë edhe të besimeve të tjera, duke na ruajtur kështu sa të mundemi nga asimilimi.” 

Në mjediset e jashtme të festivalit shquheshin tendat e ndryshme të shitësve ambulantë, të cilët shesin relikte dhe objekte me vlera kombëtare, e gjer tek biskotat ( cookies) që një vajzë e re e cila ka krijuar në shtëpi një biznes për to dhe i shet në Instagram ato, gjer tek firma e mirënjohur e tregtimit të ushqimeve Zadrima, që importon nga Shqipëria ushqime bio dhe unikale të krahinës së Zadrimës, e gjer tek firma Iskander Gear me djemoshat e rinj nga New Yorku që kanë krijuar dhe prodhojnë në kompaninë e tyre veshje të rinjsh si T-shirts dhe Hoodies me simbole kombëtare. 

“Kemi disa vite që vijmë këtu thotë, Artani, drejtues i kësaj firme, produktet tona parapëlqehen nga të rinjtë, ndaj vijmë në Miçigan pasi grumbullohen shumë të rinj shqiptarë në këtë festival.

Nata e parë ku interpretoi grupi lokal, Liridona, Marjan Micakaj e Anton Ulaj i mbodhi të gjithë bashkatdhetarët në ditën që përkonte me 4 korrikun ditën Pavarësisë së Amerikës, me një sfond fantastik, ku po t’i shikoje me dron pamjet e festivalit do të kuptoje që ishte një sukses i mirëfilltë, sukses që do të vazhdonte edhe në netët në vijim.

Vlerat e një pune të mirë artistike për të gjithë drejtuesit e artistikë të Festivalit, drejtoren artistike të eventit Joli Agolli Paparisto, që ishte e kudogjendur  dhe e angazhuar me drejtimin e gjithë eventit, sa e kishim te pamundur ta intervistonim, si dhe koodinatorin Ervin Hoti, i kudogjendur që nga drejtimi në skenë, nga manaxhimi i karrikeve të të ftuarve e gjer tek furnizimi me qebapë të shijshëm për guzhinën. si dhe drejtorin artistik Anton Junçaj, drejtuesi i një grupi të mirënjohur “ Rrapsha në mërgim” , i cili ka në shtëpinë e tij një muze të vërtetë etnografik, një nga xhubletat e këtij muzeu u vesh nga një nga vajzat në këtë event.  Është e qartë një lavdërim për ta, se pa punën e përkushtimin e tyre vështirë se arrihej ky event.

Dita e dytë me 5 korrik iu kushtua festivalit të grupeve artistike dhe titullohej Festa e Xhubletës, kushtuar kësaj veshje madhështore të lashtë Malësisë së Madhe që është një trashëgimi e qartë e kulturës sonë ilire. Kjo veshje ka arritur deri në ditët tona me bukurinë dhe vlerat e saj historike dhe kulturore. Ajo përfaqëson një institucion të lashtë kulture matriarkale, ku emblema më e dukshme për të gjitha është forma e kambanës së xhubletës. Shenjat simbol në ekzemplarët e tyre janë trashëguar me mijëvjeçarë, por ende rreth 80% të zbukurimeve të kësaj veshjeje të bërë prej pëlhure të leshtë vazhdojnë që të jenë të pashpjeguara edhe pas 4000 vitesh. Xhubleta është një pasuri e jashtëzakonshme me rrënjë që nga lashtësia, dhe është simbol i nënës Shqipëri edhe në balada e personazhe historikë.  

Programi Artistik Folklorik filloi me parakalimin e grupeve të veshura me veshjet karakteristike kombëtare që i mbushi mjediset e jashtme me ngjyra të vërteta kombëtare si një Festival i vogël i Gjirokastrës, në skenën e posaçme të ngritur me mjeshtëri ku shquheshin në led wall bizneset donatore, të kompanive të ndryshme shqiptare.

Festivali u hap  me intonimin e hymneve kombëtare a kapela, mrekullisht nga Kristina Bzhetaj  një soprano e vërtetë e vazhdoi me programin me pjesëmarrjen e grupeve të valleve, si : Grupi “Gjergj Kastrioti” i Kishë së Shën Palit, “Illyrianët” i Kishës Zoja Pajtore -Grupi i valles “Shqiponjat e Vogla” nga Toronto -Grupi i valleve “Rapsha në Mërgim”, Grupi i valleve Rozafati nga New Yorku, Ansambli Folklorik Autokton Rrugova, që sollën një det i tërë kostumesh, një larmi interpretimi dhe një laryshi vallesh që nga veriu në jug, si : Vallja e Rugovës, Vallja Arbëreshe, Vallja Çame, vallja e Tiranës dhe vallja Kosovare, të interpretuara me pasion nga grupet e ndryshme të së gjitha moshave. Një meritë dhe vlerësim për punën e palodhur të koreografes, Joli Agolli Paparisto si në përgatitjen e numrave të vallëzimit në përgatitjen e fëmijëve të gjithë grupmoshave dhe si në drejtimin e festivalit. A jo drejton vetë si grupin Gjergj Kastrioti Skënderbeu dhe grupin e Valleve Ilyrianët. Ky nuk ishte një festival me çmime për interpretimet e valltarëve apo grupeve, por një promovim i vlerave kombëtare artistike edhe tek të rinjtë dhe fëmijët. Ndoshta nuk kishte aq disiplinë artistike gjë që është e vështirë me improvizim regjisorial pa prova paraprake, por vallet më të arritura të grupit Gjergj Kastrioti, të grupit Rapsha në mërgim dhe disa të grupit Rozafa dhe interpretimet e fëmijëve të vegjël të binin gjithnjë në sy.

Festivalet dhe grupet folklorike portretizohen si ikona të gjalla në fytyrat e këtyre fëmijëve që gëzojnë. Pastaj në këtë festival fëmijësh e të rinjsh, duket se një dorë e çuditshme i bashkon interpretimet me ato buzëqeshje mirënjohje prindërish që me celularët e tyre marrin mbresat nga interpretimi i fëmijëve të vet dhe ja shpërndajnë gjithë botës me mediat sociale.  

Për profesionizmin e treguar u shqua edhe Grupi Shqiponjat e vogla” që solli para shikuesve dhe fansave të tyre ( Prindërve të ardhur nga Toronto), valle motive arbëreshe sikur të ishin në Jugun e Italisë dhe vallen çame të Osman Takës. Vajza si yje dhe djem mjaft të shkathët krijuan nja tablo mjaft interesante me veshjet e tyre. Qysh në fillim më ranë në sy veshjet e tyre dhe veçova një vajzë me veshje tiranase me dimiq. A ky është “fuston Tirone” i thashë Ramazan Këllezi  drejtuesit të grupit, i cili ma pohoi gabimin duke e quajtur fustan : “dimiqet” .     

Është e vështirë të drejtosh një event të tillë dhe drejtuesja artistike, siç e quajnë të gjithë fëmijët me dashuri Joli me pasionin përkujdesjen stilin e saj e veçantë drejtues e cila ka jo vetëm dashurinë e respektin e artistëve të vegjël të gjitha moshave por dhe të prindërve të tyre.  

Ta dini se nuk ka grupe artistike të fëmijëve pa përkushtimin, entuziazmin dhe pasionin e nënave të tyre.  Ka në sytë e nënave të tyre shumë gëzim, ka dhe një si farë shpagim-pendese që vjen pikërisht nga interpretimi i shpenguar dhe i arrirë i atyre vogëlushëve, dhe një si farë pendese të prindërve që janë larguar nga Atdheu dhe kështu vallet e fëmijëve e shpaguajnë atdhedashurinë e tyre. Por edhe grupi i New Jorkut solli profesionalizëm në interpretim, u shqua edhe këngëtarja e re dhe valltarja e re Mikaela Nonaj si edhe vogëlushet nga Michigani Albana Gojçaj dhe Misi Gojçaj. 

Vlera të mirëfillta artistike , me vlerë autoktone sa edhe entnografike solli grupi Rrugova me vallet e tij patriotike të trimërisë që paraqisnin vale trimërie,  të njëjtin karakter kishin edhe vallet e grupit ‘Rrapsha në Mërgim ” drejtuar nga Anton Junçaj. Ky grup vallesh ka krijuar traditë tashmë në interpretimet e tij me një repertor stabël me vlera të mirëfillta sa etnografike dhe artistike.  

Programi u drejtua nga Mark Paparisto dhe Anxhela Corri, por qershia mbi tortë e këtij eventi ishte paraqitja e një dyzinë xhubletash historike që nga 200 vjeçare gjer tek më e reja 30 vjeçare, xhubleta të gjysheve dhe stërgjysheve, të veshura nga mbesat e tyre me një hijeshi karakteristike malësore, xhubleta që ato mund  t’i vishnin edhe në dasmat e tyre. 

Xhubleta e Malësisë së Madhe është një trashëgimi e qartë e kulturës sonë të lashtë.  Për vlerat etnologjike të Xhubletës, pronë kulturore e UNESKO-s foli studiuesi, Visar Rafuna, që theksoi rëndësinë e kësaj veshje dhe përzgjedhjen e saj në pasuritë e UNESKO-s. Ai tha se ndërsa në shekujt e mëparshëm, xhubleta ishte shumë më e pasur nga pikëpamja kromatike, por tani sundon ngjyra e zezë.” 

Të gjithë vajzat në fjalët e tyre theksuan sesi ishte ruajtur xhubletat dhe sa krenare ishin ato që vishnin xhubletat e gjysheve të tyre, pasi siç thotë legjenda “Një ditë, një princ i huaj iu afrua vajzës dhe i kërkoi t’ia shiste xhubletën e saj. Por vajza refuzoi, sepse e kishte trashëguar nga gjyshja e saj dhe e konsideronte një pasuri të çmuar. Princi u zemërua dhe i hodhi një mallkim: “Nëse nuk më jep xhubletën, do të bëhesh një zanë e mallkuar!”

Vajza nuk e besoi mallkimin, por pas disa ditësh, ndodhi një gjë e çuditshme. Ajo u kthye në një zanë të zezë, e dënuar të fluturojë përjetësisht në errësirë. Megjithatë, xhubleta e saj mbeti në tokë, e fshehur në një shpellë të thellë. Kjo legjendë është një pjesë e trashëgimisë kulturore të Malësisë së Madhe dhe tregon për rëndësinë e pasurisë së trashëguar dhe respektin ndaj traditave.

Pas kësaj u ndanë mirënjohje Këshilli drejtues të kishës për mbështetësit e Festivalit nga dom Fred Kalaj dhe Ervin Hoti.  Natyrisht një punë e tillë me mjaft improvizim ka dhe vend për kritika, siç u shprehën të pranishmit, se kishte më shumë protagonizëm të ndonjë grupi dhe pakënaqësi në ndarjen e mirënjohjeve. Por kryesorja është e gjitha pozitive pasi vlerat kombëtare cilësohen dhe vlerësohen dhe ruhen dhe kjo ka rëndësi.  Ishte e vështirë të intervistoje atë ditë drejtuesen koreografen e mirënjohur gjithnjë të palodhur Joli Agolli Paparisto gjithnjë e kudo gjendur dhe natyrisht ishte mjaft mbresëlënës edhe vallëzimi i saj tok me grupin në fund të koncertit. 

Drejtori i Festivalit Gjergj Kola Lajcaj duke vlerësuar donatorët tha se masat, që shihni kanë filluar qysh me mbarimin e festivalit të kaluar dhe veçoi përkushtimin e jashtëzakonshëm të vullnetarëve, si atë atyre të shërbimeve ushqimore dhe të atyre që merreshin me rregullin dhe sigurinë, madje pa praninë e asnjë punonjësi policie.   

Dita e shtunë ishte dita e gëzimit të të rinjve nën muzikën e Dj Bertit (Albert Abedini ) dhe Dj Don D dhe të ngjethej trupi. kur shihje mbi 500 të rinj që kërcenin nën tinguj e himnit rinor kombëtar, Kuq e Zi. 

Nata përmbyllëse ishte me zërat kumbues të dy këngëtarëve nga Kosova Valon Biba dhe Gjon Lleshi vazhdoi po këtë atmosferë. Ishte interesant se kishte më shumë vajza se djem, madje dhe disa gra edhe pse të shëndosha kërcenin shumë bukur, gjë që tregon se rrembi dhe shpirti shqiptar jeton e do të jetojë i pashuar në zemrat e shqiptarëve këtu në diasporë edhe pse ka disa të rinj që flasin shqip me vështirësi ata frymojnë shqip e kjo duhet të vazhdojë, ndaj duhen më shumë aktivitete të tilla kuq e zi.

Filed Under: Opinion

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 38
  • 39
  • 40
  • 41
  • 42
  • …
  • 56
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • Kontributi shumëdimensional i Klerit Katolik dhe i Elitave Shqiptare në Pavarësinë e Shqipërisë 
  • Takimi i përvitshëm i Malësorëve të New Yorkut – Mbrëmje fondmbledhëse për Shoqatën “Malësia e Madhe”
  • Edi Rama, Belinda Balluku, SPAK, kur drejtësia troket, pushteti zbulohet!
  • “Strategjia Trump, ShBA më e fortë, Interesat Amerikane mbi gjithçka”
  • Pse leku shqiptar duket i fortë ndërsa ekonomia ndihet e dobët
  • IMAM ISA HOXHA (1918–2001), NJË JETË NË SHËRBIM TË FESË, DIJES, KULTURËS DHE ÇËSHTJES KOMBËTARE SHQIPTARE
  • UGSH ndan çmimet vjetore për gazetarët shqiptarë dhe për fituesit e konkursit “Vangjush Gambeta”
  • Fjala përshëndetëse e kryetarit të Federatës Vatra Dr. Elmi Berisha për Akademinë e Shkencave të Shqipërisë në Seancën Akademike kushtuar 100 vjetorit të lindjes së Peter Priftit
  • Shqipëria u bë pjesë e Lidhjes së Kombeve (17 dhjetor 1920)
  • NJЁ SURPRIZЁ XHENTЁLMENЁSH E GJON MILIT   
  • Format jo standarde të pullave në Filatelinë Shqiptare
  • Avokati i kujt?
  • MËSIMI I GJUHËS SHQIPE SI MJET PËR FORMIMIN E VETEDIJES KOMBËTARE TE SHQIPTARËT  
  • MES KULTURES DHE HIJEVE TE ANTIKULTURES
  • Historia dhe braktisja e Kullës së Elez Murrës – Një apel për të shpëtuar trashëgiminë historike

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT