• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Archives for July 2024

“ANJEZA NUK U ZGJUA” E PREÇ ZOGAJT, BINOMI LUX&SEX I NOMENKLATURËS DIKTATORIALE

July 1, 2024 by s p

Kosta Nake/

Preç Zogaj vjen me një roman klasik dhe një batalion personazhesh të rreshtuar në një subjekt linear, me plot ndalesa analitike për të sjellë çdo argument të mundshëm, në përputhje me qasjen e tij të njohur prej analisti, për një temë që, edhe pse është vendosur në një kornizë të përcaktuar kohore, është universale, rrok gjithë hapësirën globale dhe lexuesi me përvojat e veta zbulon zgjatimet e saj edhe tek e tashmja, edhe tek e ardhmja. Vajza dhe gruaja është krijesa e lindur për të qenë e bukur në sytë e djalit dhe të burrit, për të qenë joshëse në atë masë që çon domodoshmërisht në ruajtjen dhe shtimin e racës njerëzore, por natyra ose Zoti nuk e shpërndan bukurinë në masë të barabartë, disa i përzgjedh për të shkëlqyer, pse jo dhe për t’i verbuar ata që nuk e përballojnë dot me shikimin e tyre. Pikërisht këtu fillon problemi që, sipas shumë veprave artistike, ka përcaktuar rrjedhat e historisë botërore duke filluar që Semiramida e Babilonisë dhe Helena e Trojës dhe duke vazhduar me një gjerdan çiftesh të dashuruar që kanë ushqyer me ndjenja të bukura lexuesit nëpër shekuj. Qindrat e kryeveprave dhe mijërat e subjekteve konvergojnë në një hulli: e bukura i përket më të fortit duke kaluar nga forca fizike te forca e pushtetit.

E veçanta e romanit të Zogajt është se edhe një fshat i zakonshëm si Patalana mund t’i japë shoqërisë shqiptare një të Bukur të Dheut si Anjeza Jakaj me tipare fizike të përkryera, por edhe një vajzë krenare me një botë të pasur, e aftë për t’u përballur në tregun e vlerave. Pika e lidhjes së subjektit shënohet me përzgjedhjen e Anjezës për t’i dhënë lule Udhëheqësit komunist që do vizitojë zonën, akt i fiksuar në fotografi që e nxjerr bukuroshen nga mjedisi i ngushtë te një vëmendje më e gjerë publike.

Cilët ishin të fortët e Shqipërisë socialiste që mund ta kthenin Anjezën në pronë erotike të tyre? Ishin fëmijët e pushtetarëve të lartë. Tashmë që avllitë e oborrit sulltanor, të quajtur Bllok, kanë rënë, shumë histori dashurie kanë dalë në shesh. Ky roman është një ilustrim artistik i asaj që prodhonte Blloku apo bota e njerëzve të nomeklaturës.

E etur për të realizuar ëndrrën si aktore, Anjeza humb dashurinë e parë dhe bie në grackën e rrjetës së “bamirësve” që përcaktojnë fituesit e konkurseve. Tragjedia e Anjezës qëndron në faktin se ajo ishte fituese për shkak të përgatitjes së vet, por “bamirësit” investimin e tyre e rimarrin në trajtën e favoreve seksuale që e depersonalizojnë dhe e viktimizojnë fituesen. “Bamirës” të tillë jo vetëm shkelin mbi dashurinë e të tjerëve, në këtë rast mbi lidhjen e David Gjikës me Anjezën, por edhe i zhvendosin dhe i bëjnë të pavlefshme përpjekjet e tyre për qëndresë. Romani fillon si një romancë e bukur duke sfiduar zakonet vendore dhe përfundon si tragjedi për shkak të përdhunimit, akt barbar që mund të sjellë shtazani dhe mëmësi të padëshiruar, prandaj dhe Anjeza, e goditur pa mëshirë në themelet e krenarisë së vet, zgjedh të bjerë në një gjumë barnash për të mos u zgjuar më.

Jeta dhe vdekja e Anjezës, fati dhe destini i saj përcaktohen nga mjedisi shoqëror, prandaj linja e dashurisë dhe ambicjeve artistike ndërthuren natyrshëm me problematikat e jetës së fshatit Patalanë dhe qytetit të Lezhës, duke i dhënë përparësi marrëdhënieve mes të rinjve, si humbja e Marta Ballgjinit dhe misteri i vdekjes së saj, paralelizmi mes Rudinit të Turgenievit dhe David Gjikës, lidhja e Ilirit dhe Maries, virgjëria dhe zhvirgjërimi, nevojat e rinisë për të dalë nga jeta e vakët e fshatit, pengesat e punësimit në sektorin shtetëror dhe kthimi i ikanakëve, kriteri i fortë biografik i përzgjedhjes së njerëzve për arsimin e lartë, shpërndarja e përgjegjësive për dështimet ekonomike, liberalizimi i qeverisjes në fund të viteve ’80, etj.

Është meritë e shkrimtarit që marrëdhëniet erotike i ka parë gjerësisht edhe me sytë e femrës, në një raport të komplikuar midis nevojës dhe rrezikut, midis pëlqimit dhe dashurisë, midis traditës dhe përparimit, midis ndihmës dhe mashtrimit.

Përtej romanit, përzgjedhja dhe përdhunimi është një problem i mprehtë edhe i shoqërisë shqiptare të tranzicionit, madje dy dhjetëvjeçarët e parë pas ndryshimit të sistemit politik, e kthyen prostitucionin në një nga burimet e pasurimit të shpejtë për tregëtarët e seksit me eksportim dhe importim të mishit të bardhë, me drama dhe tragjedi tronditëse. Në ditët e sotme, kur ka shenja të forcimit të shtetit, përzgjedhja dhe përdhunimi ka kaluar në organizime mafioze, por edhe në trajtën e përfitimeve seksuale për shkak të pozitës administrative dhe favoreve që burojnë prej saj.

Tema e zgjedhur e ka vënë autorin para një sfide të vështirë të skenave seksuale dhe erotike me fjalorin përkatës, ai e ka shkelur vijën e kuqe, pa arritur te niveli terminologjik i Edmond Tupes dhe Agron Tufës. Analisti i vetëpërmbajtur i paneleve televizive vjen me po atë kostum sjelljeje edhe si rrëfyes para lexuesve të vet.

Duke qenë se mjedisi i ngjarjeve është kryesisht fshatar, lexuesi shpesh do të shohë se rrëfyesi ndryshon regjistrin duke iu dorëzuar shpirtit poetik kur ndodhet para natyrës.

Filed Under: LETERSI

S’Ka-Ndal ! “Betimi i Hipokratit apo bekimi i djallit: “Paguaj ose vdis”

July 1, 2024 by s p

Koment nga Rafael Floqi/

I krijuar 2500 vjet më parë, betimi i Hipokratit është një kod i lashtë etik i bërë historikisht nga mjekët. I atribuohet mjekut grek Hipokratit dhe mbetet një nga tekstet mjekësore më të njohura greke. Në formën e tij origjinale, betimi kërkon që mjekët e rinj të betohen për një numër perëndish shëruese “Betohem për Apollonin, shëruesin, për Eskulapin, për Hygeinë (shëndetin) dhe për të gjitha fuqitë e shërimit, dhe thërras të dëshmojnë të gjithë perënditë dhe perëndeshat që të mund ta mbaj këtë betim dhe të premtoj me të mirën e aftësisë dhe gjykimit tim, për të mbështetur standardet specifike etike. Kwto mund t’i lexoje lexon edhe ne Butrintin e Lashtë në tempullin e Eskulapit.

Prolog

Këto parime përfshijnë konfidencialitetin mjekësor dhe moskeqësinë. Pavarësisht se u shkrua rreth 2500 vjet më parë, dhe versionet e modernizuara të betimit ende recitohen nga mjekët sot. Ky betim shërben si shprehje themelore e etikës mjekësore në botën perëndimore, duke udhëhequr dhe informuar praktikën mjekësore deri më sot.

Në Durrës në lagjen time në kohën e fëmijërisë sime ndodhej një çift i varfër pleqsh pa fëmijë, që jetonin në një kasolle ne fund te një rrugice buzë kodrës. Fëmijët e vinin plakun e gjorë në lojë sa herë e shihnin rrugës, mosha kishte bërë të veten, dikur ai kishte qenë luftëtar i Bajram Currit, por në atë kohë atë e quanin Shabani i Nuries, dhe unë pas berihajt e vija në loje si të gjithë fëmijët e lagjes, gjer atë ditë kur im at mjek pat shkuar në atë kasolle të mjerë me morra dhe kishte vizituar atë Shabanin e Nurijes. Ky ishte një mësim për mua dhe sa më shumë dëgjoj për historinë e skandalit të Onkologjikut mbushem me pezm. Babai im Koço Floqi nuk e harroi betimin e Hipokratit dhe pse e futën në burg, ky edhe aty i mjekoi të burgosurit. Ai vuajti vetëm pse kishte kuruar një mikun e tij të persekutuar…

Bluza e Bardhë vs. Ilaçet Klandestine

Në një vend ku mjekët e arrestuar shpërndajnë ilaçet në mënyrë klandestine, ndërsa pacientët me kancer privohen nga mjekimi në spitalin publik, duket se sistemi shëndetësor ka hyrë në një telenovelë të keqe. Eshtw mw shumw skandal i sistemit më i madh se komploti i shtatë bluzave të bardha? Le të hedhim një vështrim.

Komploti i shtatë bluzave të bardha, ku mjekët kishin një kod të fshehur për të shmangur pacientët e tyre, duket si një sitcom e vjetër në krahasim me këtë skandal të ri. Të paktën bluzat e bardha ishin të dukshme, ndërsa ilaçet klandestine janë më të fshehta se një fjalë e vjedhur në një lojë fjalësh.

Për të gjithë ata që e kanë hallin e mjekimeve të shtrenjta, arrestimi i këtyre mjekëve është një dëshmi e sistemit të kalbur shëndetësor. Nuk ka rëndësi se sa të pamoralshëm, makabër apo kriminalë janë ata; fakti që ata shisnin ilaçet me çmime të papërballueshme është një goditje për moralin dhe për xhepat e pacientëve dhe sa për Hipokratin asnjerit s’i shkoi ndër mend.

Kryeministri që Brodhi Botën që të shpëtonte veten

Ndërkohë, kryeministri brodhi botën si lypsar për vaksina, duke dashur të shpëtojë jetën e popullit të vet. Por, a ishte kjo një sukses rilindas, apo një gënjeshtër me bisht? Statistikat tregojnë se Shqipëria renditet sot e fundit në Evropë për numrin e mjekëve për 10 mijë banorë. Në vend që të kujdeset për shëndetin e popullit, kryeministri duket se është më i interesuar të shpëtojë vetëm veten.

Në Shqipëri, vdesin 8 bebe në çdo 1 mijë lindje. Ky tregues i tmerrshëm reflekton përhapjen e varfërisë dhe mungesën e shërbimeve mjekësore. Ndërsa kryeministri brodhi botën për vaksina, foshnjat po vdesin sa dyfishi i rajonit. Ndoshta duhet të ndryshojmë sloganin: “Shpëto jetën, por vetëm nëse ke para.”

Check Up” për sistemin shëndetësor

Ndërsa kostoja e mjekësisë rritet, ne duhet të kërkojmë zgjidhje. Mund të fillojmë me një “Check Up” për sistemin shëndetësor. Por, kujdes, kjo ka një kosto prej tetë milionë eurosh në vit. Nëse nuk kemi para, mund të provojmë “sterilizimin” e sistemit, që kushton rreth 17 milionë euro në vit. Ose, mund të shpresojmë që koncesioni për dializën në pesë spitale të na shpëtojë, edhe pse kushton mbi 9 milionë euro në vit. Për shërbimet laboratorike spitalore, duhet të paguajmë mbi 18 milionë euro në vit. Në fund të fundit, kemi një opsion të vetëm: të shpresojmë të mos vdesim.

Në një skenë të ngjashme me telenovelat e këqija, ku mjekët vjedhin ilaçet e të sëmurëve me tumor për t’u shitur më pas në mënyrë klandestine, duket se sistemi shëndetësor është bërë një labirint i korruptuar. Por, a është ky skandal më i madh se komploti i shtatë bluzave të bardha? Le të hedhim një vështrim.

Vjedhja e Ilaçeve: Një Realitet i Neveritshëm

Në thelb, ilaçet nuk janë vjedhur vetëm nga mjekët; ato para janë në xhepat e qeverisë. Nëse do të fusnim dorën në xhep, do të gjenim paratë e ilaçeve të vjedhur, të pajisjeve mjekësore që nuk funksionojnë, të pronave që janë vjedhur nga qytetarët, dhe të tenderëve të korruptuar. Në fakt, vjedhja nuk ndodh vetëm tek mjekët. çdo nivel i administratës dhe qeverisë është prekur. Kryeministri, zëvendëskryeministri, ministrat, deputetët, kryebashkiakët, drejtorët – të gjithë vjedhin. Në këtë lojë të korruptuar, qëllimi është i njëjtë: pasuria personale dhe mbajtja e pushtetit.

Çfarë ka ndodhur tek Onkologjiku është vetëm një pjesë e një historie më të gjerë. Vjedhja ndodh në çdo institucion të administratës dhe qeverisë. Ndërsa mjekët vjedhin ilaçet, qeveria vjedh në shkallë më të gjerë. Në këtë lojë të fshehtë, të gjithë duan të pasurohen dhe të mbajnë pushtetin.

Shërbimi Falas ose Paguaj ose Vdis

Të sëmurët me kancer, të cilët kërkonin trajtim ose të paktën një kurë për sëmundjen e tyre, u trajtoheshin si klientë të një biznesi. Në vend të shërbimit falas në spitalin shtetëror, ata u drejtoheshin në klinika private. Logjika ishte e thjeshtë: “Paguaj ose vdis”. Skema ishte e njohur dhe aplikohet në disa spitale shtetërore, por kësaj radhe ndëshkimi ka ardhur për mjekët e Onkologjikut.

Një gjetje tjetër e tmerrshme është ajo e aparaturës së terapisë së kobaltit. Kjo aparaturë përdoret për trajtimin e pacientëve me sëmundje tumorale, veçanërisht të sëmundjeve të kancerit të lëkurës. Por ajo nuk është vënë asnjëherë në punë që nga viti 2021. Për më tepër, ajo ishte vendosur në një mënyrë që rrezikonte jetën e vetë mjekëve dhe personave që qëndronin pranë saj. Ndoshta kjo aparaturë ishte një tjetër variant i “paguaj ose vdis”.

Kuptohet se mosfunksionimi i aparaturës së kobaltit nuk ka ndodhur rastësisht, për mungesë të ndonjë pajisje.

Edhe kjo është pjesë e të njëjtës skemë zhvatëse “paguaj ose vdis”, që i drejton pacientëve drejt spitaleve private, ku aparaturat e ngjashme janë tërësisht funksionale. Por në rastin e aparaturës së kobaltit, kuptohet se skema shkon akoma më lart se disa mjekë apo te administratori i Onkologjikut, të cilët janë vënë në pranga

Çfarë të bëjmë?

Ndërsa mjekët me bluza të bardha përfundojnë në pranga, ne duhet të kërkojmë llogari. Shëndetësia nuk duhet të jetë një lojë korruptive. Le të shpresojmë që drejtësia të triumfojë dhe të sigurojë që të gjithë pacientët të trajtohen me kujdes dhe respekt, pa pasur nevojë të zgjedhin mes shërbimit falas dhe vdekjes.

Ndërsa vjedhja vazhdon, ne duhet të kërkojmë llogari. Në vend që të shpërndajmë ilaçet klandestinë, duhet të ndërtojmë një sistem shëndetësor të ndershëm dhe efikas. Nëse nuk e ndryshojmë këtë lojë të korruptuar, do të vazhdojmë të paguajmë çmimin e kësaj vjedhjeje – jo vetëm në para, por edhe në jetë.

Njerëz mendoni çfarë të bëni, që të mos vdisni.

Zgjedhjet e 2013 u fituan nga socialistët me një betim fals “ Shëndetësi falas” ndërsa sot kudo dëgjon

“Paguaj ose vdis”.

Filed Under: Reportazh

Eksplorimi i Turizmit Mjekësor

July 1, 2024 by s p

Shaban Zenuni/

Një udhëtim drejtë mirëqenies dentare në Tiranë

Turizmi mjekësor ka njohur një rritje të jashtëzakonshme në vitet e fundit, ndërsa pacientët kërkojnë shërbime shëndetësore cilësore jashtë vendit me çmime më të përballueshme. Ndër destinacionet e ndryshme, Shqipëria, veçanërisht kryeqyteti i saj Tirana, është bërë një qendër e rëndësishme për turizmin dentar. Udhëtimi im personal në Tiranë për kujdes dentar ishte një përvojë transformuese, që kombinonte trajtimin superior dentar me hijeshinë dhe mikpritjen e këtij qyteti të gjallë.

Rritja e turizmit mjekësor

Turizmi mjekësor i referohet praktikës së udhëtimit në një vend tjetër për të marrë trajtim mjekësor. Ky trend është i drejtuar nga kërkimi për kujdes shëndetësor me kosto efektive, kohë më të shkurtër pritjeje dhe qasje në procedura që nuk janë lehtësisht të disponueshme ose të përballueshme në vendin e dikujt. Turizmi mjekësor përfshin një gamë të gjerë shërbimesh mjekësore, ndersa turizmi dentar është një nga segmentet e tij me rritje më të shpejtë.

Tirana një qendër e ekselencës dentare

Tirana, zemra e Shqipërisë, është bërë një fener për ata që kërkojnë kujdes dentar. Klinikët e qytetit janë të pajisura me teknologjinë më të avancuar dhe dentistët e saj janë të trajnuar sipas standardeve ndërkombëtare, shpesh pasi kanë përfunduar arsimin ose trajnimin jashtë vendit. Ky kombinim i teknologjisë së avancuar dhe profesionistëve të aftë siguron kujdes dentar të cilësisë së lartë me një çmim të ulët krahasuar me vendet perëndimore.

Pervoja ime personale

Kur degjova për herë të parë për turizmin dentar në Tiranë, isha i intriguar por skeptik. Ideja e udhëtimit jashtë vendit për punë dentare më dukej e frikshme, megjithatë dëshmitë dhe rekomandimet ishin të forta. Pas kërkimeve të gjera dhe konsultimeve me disa klinika, vendosa të bëj hapin. Që nga momenti që mbërrita në Tiranë, përvoja ishte jashtëzakonisht pozitive. Qyteti më përshëndeti me atmosferën e tij të gjallë, banorët miqësorë dhe një përzierje të kulturës moderne dhe tradicionale shqiptare. Klinika ime dentare, e vendosur në zemër të Tiranës, i kaloi të gjitha pritjet e mia.

Krujdesi superior dentar

Klinika vetë ishte një testament për inovacionin modern dentar. E pastër në mënyrë të papërlyer dhe e pajisur me teknologjinë më të fundit, ajo ofroi një gamë të gjerë shërbimesh, nga kontrollet rutinore dhe pastrimet deri tek procedurat komplekse si implantet dhe dentistria estetike. Stafi ishte jo vetëm shumë profesional, por edhe jashtëzakonisht i ngrohtë dhe mikpritës, duke më bërë të ndihesha rehat menjëherë. Dentisti im, Dr. Rolandi, ishte i jashtëzakonshëm. Kredencialet e tij ishin mbresëlënëse dhe qasja e tij ishte e kujdesshme dhe e përqendruar tek pacienti. Ai mori kohë për të shpjeguar çdo hap të procedurës, duke adresuar të gjitha shqetësimet e mia dhe duke u siguruar që të isha rehat gjatë gjithë kohës. Përdorimi i teknologjisë së avancuar, si imazheria 3D dhe trajtimet me lazer, bëri që procedurat të ishin të shpejta, të sakta dhe pothuajse pa dhimbje.

Pasurim kulturor përtej kujdesit dentar

Udhëtimi im në Tiranë ishte një përvojë pasuruese kulturore. Qyteti është një tapet historie, me ndikime nga epokat dhe perandoritë e ndryshme. Kohën e lirë e kalova duke eksploruar Sheshin Skënderbej, duke vizituar Muzeun Historik Kombëtar dhe duke shijuar kuzhinën tradicionale shqiptare në restorantet lokale.

Ngrohtësija e popullit shqiptar dhe mikpritja e tyre e sinqertë e bënë qëndrimin tim edhe më të këndshëm. Përfundim ,përvoja ime e turizmit dentar në Tiranë, nuk ishte vetëm për të arritur një buzëqeshje të përsosur; ishte një udhëtim zbulimi, komoditeti dhe zhytjeje kulturore. Kombinimi i kujdesit dentar të cilësisë së lartë, të përballueshme dhe hijeshisë së gjallë të Tiranës e bën atë një destinacion ideal për këdo që konsideron punë dentare jashtë vendit. Qoftë për një pastrim rutinë apo një procedurë më komplekse, Tirana ofron kujdes të jashtëzakonshëm që rivalizon më të mirët në botë, ndërsa ofron një përvojë udhëtimi të paharrueshme.

Filed Under: Sociale

Fuqia dhe Veprimi

July 1, 2024 by s p

Astrit Lulushi/

Filozofët e lashtë nuk shkruanin për të pasqyruar kohën e tyre ose për t’u dhënë historianëve të ardhshëm diçka për të bërë. Puna e tyre synonte të tregonte diçka tjetër – të vërtetën rreth gjërave – dhe ajo që ka rëndësi është nëse ata ia dolën.

Siç shkroi dikur Thomas Aquina, në shekullit XIII: “studimi i filozofisë nuk ka të bëjë me njohjen e asaj që mendojnë individët, por me mënyrën se si janë gjërat”

Vlera kryesore e një studimi mbi një mendimtar është nëse ajo që ka thënë është e vërtetë, ose të paktën ka të ngjarë të na çojë më pranë së vërtetës. Studimi i një mendimtari të së kaluarës, në mënyrë specifike, ka vlerë për aq sa mund të na ndihmojë të përcaktojmë nëse ajo që marrim si të mirëqenë në të tashmen është në vetvete e vërtetë: Nëse duam të dimë për ekzistencën e Zotit, ose për natyrën e shkencës, duhet të lexojmë jo thjesht shkrimtarët e këtij shekulli. Përfitimi i madh që mund të nxirret nga leximi i autorëve paramodernë është të kuptojmë se në fund të fundit ne (modernët) mund të kemi gabuar.

Thomas Aquina, teolog e filozof, përveç përulësisë, kishte edhe një aftësi mahnitëse për mendim abstrakt. Thuhet se ai ishte aq i vetëm në përkushtimin e tij ndaj Zotit, saqë largohej nga dhoma kur diskutimi kthehej në një temë tjetër. Ai zhytej aq shumë në lutje ose në një zinxhir arsyetimi filozofik saqë ndonjëherë harronte se ku ishte, nuk arrinte t’i perceptonte njerëzit përreth tij dhe bëhej, si ai që nuk arrin të dallojë flakën nga një qiri, po e mban teksa i dieg dorën. Sipas një historie, ndërsa ishte në darkë me Mbretin Luigji IX të Francës ai po mendonte për herezinë manikeane, dhe goditi tryezën duke thirrur “Kjo i bën me faj Manichees!” dhe i kërkoi sekretarit të tij që të mbante shënim arsyetimin. Papritur duke kuptuar se ku ishte, Aquinas kërkoi falje dhe u shpjegoi të ftuarve se mendonte se kishte qenë vetëm në dhomën e tij.

A nuk ishte Aquina filozof dhe teolog? Dhe duke pasur parasysh shqetësimin e tij me Zotin dhe çështjet e tjera të fesë, a nuk ishin mendimet e tij çështje besimi dhe jo arsyeje, shkencore apo të tjera?

Për Aquinas, shkenca është një trup i organizuar i njohurive rreth disa fushave dhe shkaqeve të tyre dhe ndërsa kjo përfshin fushat që zakonisht konsiderohen sot si shkencore (fizikë, biologji, e kështu me radhë), ajo përfshin edhe metafizikën, etikën dhe madje edhe teologjinë. Për më tepër, këto shkenca të fundit janë po aq racionale sa edhe ato me të cilat jemi njohur sot. Sigurisht, një pjesë e teologjisë bazohet në ato që Akuina i konsideron si të vërteta që na janë zbuluar nga Zoti. Në çdo rast, ekziston një pjesë tjetër e teologjisë (e njohur si “teologji natyrore”) që nuk varet nga besimi, por më tepër ka të bëjë me të vërtetat rreth Zotit që mund të njihen vetëm nëpërmjet arsyes. Janë këto argumente thjesht filozofike së bashku me pikëpamjet e Aquinas në metafizikë, etikë dhe psikologji (që përfshin studimin e mendjes njerëzore), por që shtrihen shumë përtej kësaj.

Filozofi grek Parmenides (rreth 515–450 p.e.s.) shprehej se ndryshimi është i pamundur; sepse një qenie mund të ndryshojë vetëm nëse bëhet shkak diçka tjetër. Por e vetmja gjë përveç qenies është mosqenia, dhe mosqenia, meqë është thjesht asgjë, nuk mund të shkaktojë asgjë.

Nëse një shoqëri nuk ndryshon, ajo quhet e vdekur.

Megjithëse shqisat dhe sensi i shëndoshë na thonë se ndryshimi ndodh gjatë gjithë kohës, intelekti, sipas Parmenidit, zbulon se ato janë krejtësisht të gabuara. Tendenca e Parmenidit për të vendosur intelektin kundër shqisave dhe sensit të shëndoshë është një prirje që u mbrojt fort nga Aristoteli. Disa thonë se Aristoteli urrente thjesht të hidhte poshtë një teori si të Parmenidit me arsyetimin se ishte e çuditshme ose kundërintuitive. Thomas Akuina (shekulli XIII) i cili e vlerësonte Aristotelin mbi të gjithë filozofët e tjerë, e ndoqi atë në këto qëndrime.

Merrni çdo objekt: një top futbolli, për shembull. Ndër veçoritë e tij janë mënyrat se si është në të vërtetë: solid, i rrumbullakët dhe kërcyes. Këto janë aspekte të ndryshme të “qenies” së tij. Ka edhe mënyra se si nuk është; për shembull, nuk është makinë, apo kompjuter. “Qenia” e topit, meqenëse nuk ekziston, është “mosqenie”. Por përveç këtyre veçorive, mund të dallojmë mënyrat e ndryshme në të cilat topi është i fortë dhe i butë (nëse e shfryni). Një send mund të jetë “në veprim” ose aktual, ka mënyra të ndryshme në të cilat ai mund të jetë “në fuqi” ose potencial. Këtu qëndron çelësi për të kuptuar se ndryshimi është i mundur. Nëse topi do të bëhet i butë, nuk mund të jetë vetë shkathtësia aktuale që e shkakton këtë, pasi ai ende nuk ekziston.

Ndryshimi është realizimi i disa potencialeve; ose siç shprehet Aquinas, “lëvizja është aktualiteti i një qenie”, ku “lëvizja” duhet marrë në kuptimin e gjerë aristotelian, duke përfshirë ndryshimin në përgjithësi dhe jo vetëm lëvizjen nga një vend në një tjetër. Deri më tani kjo mund të tingëllojë mjaft e drejtpërdrejtë, por dallimi midis aktit dhe fuqisë është shumë më i madh. Para së gjithash, disa filozofë bashkëkohorë mund të kundërshtojnë se një gjë është “potencialisht” çdo gjë, kështu që dallimi i Aristotelit nuk është interesant. Për shembull, mund të thuhet nga filozofë të tillë se ne mund të “konceptojmë” një “botë të mundshme” ku topat e gomës mund të kërcejnë nga këtu në hënë, ose ku ata lëvizin vetë dhe ndjekin njerëzit përreth. Por potencialet që Aristoteli dhe Akuina kanë në mendje janë ato të rrënjosura në natyrën e një gjëje siç ekziston në të vërtetë dhe nuk përfshijnë fuqitë tona të konceptimit.

Pra, siç thotë Akuinas, “potenca nuk ngre veten për të vepruar; ajo duhet të ngrihet për të vepruar nga diçka që është në veprim”. Ky është themeli themeli i parimit të famshëm Aristoteliano-Tomasian, se “çfarëdo që lëvizet lëvizet nga një tjetër”. Parimi është i vërtetë, rastësisht, edhe për njerëzit, të cilët në pamje të parë duken sikur lëvizin; sepse ajo që gjithmonë rezulton është në të vërtetë vetëm një pjesë që ndryshon nga një pjesë tjetër. Një njeri “lëviz veten” në një dhomë, por vetëm për aq sa potenciali për lëvizje aktualizohet nga përkulja e muskujve të këmbës, dhe potenciali i tyre për t’u përkulur aktualizohet nga ndezja e neuroneve motorike dhe potenciali që neuronet motorike të ndizen aktualizohet nga neuronet e tjera e kështu me radhë. Akti dhe fuqia na bëhen të kuptueshme në raport me njëra-tjetrën, ekziston një asimetri e tillë që “vepra është para fuqisë”. Është jokoherente të flitet për diçka si ekzistuese dhe thjesht potenciale, pa asnjë aktualitet. Por nuk është jokoherente të flitet për diçka si thjesht aktuale, pa potencial fare. Dallimi midis aktit dhe fuqisë përbën bazën e të gjithë sistemit metafizik të Akuinës. Jo më kot e para nga 24 tezat e tij të famshme thotë se: “Potenca dhe Akti e ndajnë qenien në atë mënyrë që çdo gjë që është, është ose akt i pastër, ose nga nevoja përbëhet nga fuqia”. Kjo i bën jehonë pohimit të vetë Aquinasit se “fuqia dhe veprimi ndajnë qenien dhe çdo lloj qenieje”.

Filed Under: ESSE

SAIMIR LOLJA ON ALBANIAN COMMUNISM AND ITS REGIONAL DYNAMICS

July 1, 2024 by s p

Book Review: The Nation-Free Recipe – How the Triple Entente Served Comintern, 2nd ed., Austin Macauley Publishers, New York, 2024

By Peter Marko Tase

This non-fiction book covers Europe and Albania from the start of the 20th century until now. It has many layers that, while all rationally connected, uncover a hidden layer. This book review will deal with one of its constituent layers, while the hidden layer is left for the reader to discover. Albania’s post-World War II communist regime has proved to be with its citizens as ruthless as Hitler’s Blitzkrieg (“lightning war”) campaign in Poland on September 1, 1939.

Enver Hoxha’s alliance of seven years with Yugoslavia’s dictator Josip Broz Tito (1941 – 1948) reflected communist Albania’s geopolitical oscillations and Tirana’s reluctance to embrace the territories of ethnic Albanians encompassing Kosovo today. Tito’s paternalistic role in Albania was highly successful even though Shqipëria – as the locals name it – was the only country in Europe that did not have a communist party in 1940. This observation was accurately made by Lea Ypi, a professor of political theory at the London School of Economics, who grew up in Albania during the last period of Tirana’s communist regime.

However, Yugoslavia’s regime was training Albania’s communist elite and ensuring the Sons of Eagles would not approach Western democracies as a guiding source for shaping government reforms and post-war nation-building principles that embody democratic government and freedom of expression.

According to Raymond Zickel and Walter R. Iwaskiw of the U. S. Library of Congress: “In October 1941, the leader of Communist Party of the Yugoslavia, Josip Broz Tito, dispatched agents to Albania to forge the country’s disparate, impotent communist factions into a monolithic party organization. Within a month, they had established a Yugoslav-dominated Communist Party of Albania (CPA) with 130 members under the leadership of Enver Hoxha and an eleven-member Central Committee.”

In his acclaimed book of realpolitik, “The Nation – Free Recipe: How the Triple Entente Served Comintern,” professor Saimir A. Lolja has disclosed some of the principal matters in Albanian history during the second half of the twentieth century leading up to the inception stages of Tirana’s turbulent post-communist period in which a cascade of blunders caused significant destruction of national economy, defense industry and obliterated the country’s national security mechanisms.

In his book, Prof. Lolja writes: “On December 15, 1947, the Political Bureau of the Central Committee of CPA received the Yugoslav Communist messenger Sava Zllatiç. In that meeting, the puppet Enver Hoxha ordered to speed up Albania’s unification process with Yugoslavia in all fields. He justified (the right of self) that Albania could not be an independent state and install Slavic Communism without fusion with Yugoslavia. The justification was a plagiarism of what the British Foreign Office had designed for “Albania 1913″ as part of a Balkan Communist Federation. In the prescribed letter that Enver Hoxha sent to Josip Broz Tito in March 1948, he asked him not to delay the remaining steps for the dissolution of Albania into the Slavic Communist Balkan Federation, namely into Yugoslavia (Greater Serbia) Nr. 3.”

Hoxha’s strategic cooperation with Tito cemented an iron grip on his country, and he continued with eliminating possible political opposition groups in Tirana; in March of 1945, an extraordinary trial against war criminals was opened in the “Kosova” cinema hall in Tirana; 19 out of the 60 defendants were sentenced to death. The death sentences fell on 17 of them; the other ‘dissidents’ received heavy punishments. That unusual trial was the first in a long series of such trials. The special court’s judicial panel was headed by the Minister of Interior Affairs, Koçi Xoxe, and it generally consisted of incompetent persons who visibly issued politically biased sentences. On May 20, 1947, Minister of Interior Koçi Xoxe, leader of a pro-Yugoslav faction of the CPA, ordered the arrest of nine anti-Yugoslav members of the Constituent Assembly.

In July 1948, the Albanian government cut off diplomatic relations with Yugoslavia. Koçi Xoxe was removed from the government, and the CPA purged the pro-Yugoslav faction during a Congress of the CPA renamed Albanian Party of Labor – APL.

With Tirana establishing close ties with Moscow, the aspirations of Tito to create a Balkan confederation with Albania and Bulgaria were abandoned, and such an economic platform would resurface again in Edi Rama’s playbook on July 29, 2021, when Albania, North Macedonia, and Serbia established The Open Balkan Initiative. It was an alliance that would varnish Serbia’s imperialistic pivot in the Balkans and weaken Kosova as an independent Republic.

The terrorist attack of over 90 Serbian well-trained military personnel inside the sovereign territory of Kosova, in the village of Banjska on September 24, 2023, openly demonstrates Belgrade’s growing appetite to create a new hotbed of armed conflict in Southeast Europe and threaten regional security. According to Reuters, Kosova’s police stated that one officer was killed, and “three of about 30 attackers died in shootouts around the village of Banjska. Monks and pilgrims were locked in the Serbian Orthodox monastery’s temple as the siege raged for hours.”

About this terrorist attack committed by Belgrade and continuously ignored by the European Commission officials, Prime Minister Albin Kurti stated: “The attackers are professionals wearing masks and heavily armed; the shooting was a terrorist attack.” he blamed neighboring Serbia for seeking to destabilize his country […] “Organized crime, which is politically, financially and logistically supported from Belgrade, is attacking our state,” Prime Minister Kurti stated.

Although Moscow loyalists in the Illyrian Peninsula showed their true face, the Albanian Prime Minister Edi Rama, just like Enver Hoxha immediately after World War II, has failed to grasp and draw an accurate analysis of what is Belgrade’s geopolitical posture and true intentions towards its neighboring countries. The 2023-armed clashes in Banjska were too serious to ignore; the loss of police officer Afrim Bunjaku was tragic; however, his heroism marked the end of the Open Balkan Initiative, a so-called regional economic alliance that was merely Serbia’s tool to expand its chauvinistic policies towards non-Serbian ethnic communities inside its territory and apply its malignant, coercive measures, secretive operations across the Balkan Peninsula.

In his volume, Professor Lolja writes: “…However, it lasted until the newly emerged US leadership on world affairs had other strategic plans insisted on by the USA, Yugoslavia Nr. Three separated from the USSR-led communist camp on June 28, 1948. Thus, the USA again saved Albania, that time, from its dissolution into Yugoslavia Nr. 3.”

The deeply analytical volume of Lolja provides a breakthrough in the international relations of Albania during the last eighty years, reflected remarkably by a highly competent author who has conducted significant research on Tirana’s communist dictatorship, foreign interferences, imperial verdicts, and the difficult journey of democracy.

References:

http://www.jacobin.com/…/albania-history-communism…

http://www.en.wikipedia.org/…/People%27s_Socialist…

http://www.euronews.al/…/did-pm-edi-rama-unilaterally…/

www.britannica.com/topic/Balkan-confederation

http://www.ankasam.org/the-implications-of-the-open…/…

http://www.politico.eu/…/kosovo-serbia-police-attack…/

http://www.apnews.com/…/kosovo-serbia-policeman-killed…

Filed Under: Interviste

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 53
  • 54
  • 55
  • 56
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • IMAM ISA HOXHA (1918–2001), NJË JETË NË SHËRBIM TË FESË, DIJES, KULTURËS DHE ÇËSHTJES KOMBËTARE SHQIPTARE
  • UGSH ndan çmimet vjetore për gazetarët shqiptarë dhe për fituesit e konkursit “Vangjush Gambeta”
  • Fjala përshëndetëse e kryetarit të Federatës Vatra Dr. Elmi Berisha për Akademinë e Shkencave të Shqipërisë në Seancën Akademike kushtuar 100 vjetorit të lindjes së Peter Priftit
  • Shqipëria u bë pjesë e Lidhjes së Kombeve (17 dhjetor 1920)
  • NJЁ SURPRIZЁ XHENTЁLMENЁSH E GJON MILIT   
  • Format jo standarde të pullave në Filatelinë Shqiptare
  • Avokati i kujt?
  • MËSIMI I GJUHËS SHQIPE SI MJET PËR FORMIMIN E VETEDIJES KOMBËTARE TE SHQIPTARËT  
  • MES KULTURES DHE HIJEVE TE ANTIKULTURES
  • Historia dhe braktisja e Kullës së Elez Murrës – Një apel për të shpëtuar trashëgiminë historike
  • Lirizmi estetik i poetit Timo Flloko
  • Seminari dyditor i Këshillit Koordinues të Arsimtarëve në Diasporë: bashkëpunim, reflektim dhe vizion për mësimdhënien e gjuhës shqipe në diasporë
  • Ad memoriam Faik Konica
  • Përkujtohet në Tiranë albanologu Peter Prifti
  • Audienca private me Papa Leonin XIV në Selinë e Shenjtë ishte një nder i veçantë

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT