• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Archives for September 2024

NË PALLATIN E SKËNDERBEUT ME FLORIANËN, DUKE KUJTUAR GJYSHËRIT, POR DHE NJË NOBELIST…

September 30, 2024 by s p

Nga Visar Zhiti/

Patjetër që do të shkonim në Pallatin e Skënderbeut, sa herë vijmë në Romë e vizitojmë dhe kur na tha Floriana, u nisëm menjëherë.

Zbritëm shkallët e Quirinale-s, ku është Presidenca e Italisë dhe dolëm në “Vicolo Scanderbeg”.

– Është rruga e parë në Romë që i vihet emri i një të huaji, – thashë dhe dolëm në atë që quhet edhe sot “Palazzo Scanderbeg”, është shtëpia autentike e Gjergj Kastrioti – Skenderbeut, ja dhe afresku mbi portë me portretin e Skenderbeut dhe mbishkrime, jo vetëm sugjestionuese për ne, por dhe me vlera për historinë, – kisha shkruar dikur.

Kur vinte Skenderbeu në Romë, në Selinë e Shenjtë, për punët shtetërore në mbrojtje të Atdheut dhe Europës Perëndimore, – vazhdoja, – rrinte te kjo shtëpi, është vërtet e tij, nderkohë pasuri e trashëgimisë kulturore italiane, e mbrojtur me ligj, që dhe nëse ndërron pronar apo dhe funksion, duhet të mbetet siç është, strukturë e kujtesës, si para 5 shekujve, kështu e përgjithmonë, sa të jetë Roma.

Po bënim prapë foto aty me Edën time, me Florianën, që ishin mikesha të mira, ne kishim punuar bashkë dhe në ambasadën tonë në Romë, edhe në Vatikan, Floriana di disa gjuhë të huaja dhe e kujtoj, punonte shkëlqyer. Tani jeton në Romë me familjen e saj. Vinim shpesh të shikonim Shtëpinë e Skënderbeut. Dhe Atjonit tonë të vogël i pëlqente këtu dhe recitonte te sheshi me kalldrëm si një fëmijë i gëzuar.

Atëhere kisha bërë propozime e kërkesa që kjo ngrehinë hijerëndë, tashmë hotel, të blihej nga shteti shqiptar apo të shkëmbehej, ishin mundësitë, e bisedoja dhe me të apasionuarin pas atij Pallati, pas Skënderbeut në fakt, Costanzo Dagostino dhe aty, te ky pallat i madh vërtet, mund të vendoseshin ambasadat tona në Itali, e Shqipërisë dhe e Kosovës, edhe ajo në Vatikan, madje në njërin nga katet mund të bëhej dhe një Qender Kulturore Shqiptare. Po ne ende nuk kemi një qendër kulturore në asnjë vend tjetër dhe kërkesa s’pati një përgjigje kurrë.

Dhe mundësitë, besoj, janë, por duhet shteti…

Nuk po zgjatem përsëri me rrëfime pune, por dua të kujtoj trarët e “Palazzo Scanderbeg”, kur më thanë në vizitën time zyrtare se janë po ata të para 550 vjetëve e më shumë tani, shtanga. Janë po ata trarë qē rrinim mbi kryet e Skënderbeut, kur bunte këtu e shkruante mbi skrivani, ato ka parë me syte e tij, kur i ngrinte lart, s’dihej ç’donte t’i thoshte Qiellit.

Këtë po bisedoja me Edën e Flirianën, me siguri do e kisha thënë dhe herë tjetër. Pata një xixëllimë të beftë si ndeshje sysh, kisha shkruar, se Italia, që e vetme ka 60 % deri 70 % të të gjithë thesarit të kulturês botërore ruan trarët e Skënderbeut. Të atij që bëri çatinë e Kombit tonë. Ç’mrekulli!

Me një ndjesi të tillë zbritëm te e famshmja “Fontana di Trevi”, janë ngjitur me “Palazzo Scanderbeg”. Këtu kishte ardhur dhe Faik Konica, po tregoja, i pëlqente se i kujtonte Alpet e Shqipërisë, kështu thoshte.

Po edhe gjyshi nga nëna i Florianës, Injac Zamputi, do të ketë ardhur këtu, shpesh besoj, ai ishte me origjinë italiane, u rrit në Shkodër, studioi në kolegjin Saverian të Jezuitëve dhe nisi punë si mësues i letersise dhe i gjuhës shqipe, koleg i ri i Dom Ndre Mjedes, i Padre Zef Valentinit. Më pas studioi per shkenca politike në Universitetin e Triestes, ku mbron temën “700-a Veneciane dhe Shqipëria”.

Pas Çlirimit, kështu quhet, por ne ramë në një robëri më të rëndë, në atë tonën, Injazi punoi në Shtëpisë e Kulturës në Shkoder e më pas dërgohet në Gjirokaster si mësues në lice. Me hapjen e Institutit të Shkencave thirret në Tiranë ku i caktohet dega e historisë së mesjetës. U shqua si studiues, historian, veçanërisht i mesjetës, kritik letrar, përkthyes, etj, por edhe përndiqej, jo vetëm prej origjinës, por, – kisha lexuar, – se ai nuk kishte pranuar të bashkëpunonte me Sigurimin, policinë sekrete. Aha, prandaj s’e bënë akademik dhe harrohej. Ndërroi jetë në Tivoli në Itali dhe, sipas porosisë së tij të fundit, prehet në varrezën e familjes në Tiranë.

Kurse gjyshi nga babai i Florianës, Beqir Haçi nga Borshi, ka qenë i burgosur politik, arsimtar dhe ai, përkthyes, poet, me atë mësonin anglisht disa nga ata që do të bëheshin liderë të demokracisë dhe pas rënies së regjimit komunist atë e nderuan me titullin “Mësues i Populli”.

Po edhe prindërit e Florianës janë të mrekullueshëm, i njohim…

Ndërkaq ne kishim arritur në kafen e famshme “Sant Eustachio” pas Panteonit. U pëlqente të vinin shpesh këtu dhe Edës me Atjonin.

Ja dhe mozaiku me drerin në prag të kafenesë, kur futeshim aty, – po i tregonte Eda për mua Florianës, – bënte kujdes të mos e shkelte drerin, e ka shkruar dhe në romanin e tij “Në kohën e britmës”. Po aty kam dhe një histori të bukur me vëllanë e Ernest Koliqit dhe trëdafilat, ma kishe treguar ti, Floriana, – ndërhyra unë. Dhe Eda vazhdoi të na tregojë se pse është aty mozaiku me drerin, nga që Eustakios, një oficer romak, teksa gjuante, mes brirëve të një dreri iu shfaq një kryq me dritë dhe brenda tij figura e Krishtit, pas kësaj ai u kthye në të krishterë dhe ndoqi rrugën e krishtërimit.

Edhe Gjergj Kastrioti ynë ishte cilësuar nga papët si “atlet i Krishtit” dhe “mbrojtës i paepur i qytetërimit perëndimor”, siç dhe shkruhet në piedestalin e shtatores së tij mbi kalë në Romë, – po thoshim.

Po edhe romani që kishte sjellë si dhuratë për ne Floriana, “Un bagliore, (“Një shkëlqim” mund të themi), i nobelistit më të fundit, Jon Fosse, – u mallëngjye kur u ndamë, – do të kishte diçka të tillë mistike, një vezullim mahnitës në pyllin e jetës natën, do ta lexonim në qiell, në aeroplan gjatë kthimit nga Roma në Chicago.

Filed Under: Sofra Poetike

Kryeministri Kurti bëri homazhe te varrezat e vëllezërve Bytyqi në New York

September 30, 2024 by s p

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti dhe zëvendëskryeministrja dhe ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla Schwarz, bënë homazhe pranë varrezave të vëllezërve Bytyqi, Ylli, Agron dhe Mehmet Bytyqi, të vrarë nga shteti i Serbisë, 25 vjet më parë.

Më 23 qershor të vitit 1999, pak ditë pas çlirimit të Kosovës, tre vëllezër shqiptarë kishin ndërmarrë një nismë shumë njerëzore: të përcjellin një familje rome nga Prizreni drejt kufirit me Serbinë, që po shkonte drejt Kralevës. Gjatë këtij udhëtimi, ata të tre e kaluan paqëllimshëm kufirin, për çka u arrestuan nga policia serbe dhe u dënuan nga Gjykata për Kundërvajtje në Prokuple me 15 ditë burgosje. Kur po përfundonin dënimin, tre vëllezërit Bytyqi u dërguan në një bazë trajnimi të policisë serbe, ku u vranë me plumba pas koke dhe ua zhdukën gjurmët. Trupat e tyre u gjetën në vitin 2001, në një varrezë masive në Petrovo Sello, afër qytezës Kladovo, bashkë me shqiptarë të tjerë të vrarë nga forcat serbe gjatë luftës në Kosovë.

Në tetor të vitit 2019 dhe në korrik të vitit 2022, Dhoma e Përfaqësuesve e Kongresit Amerikan, ka miratuar dy rezoluta, me anë të të cilave, ShBA-ja i ka kërkuar veprime konkrete Serbisë dhe bashkëpunim me drejtësinë ndërkombëtare, për të nxjerrë para drejtësisë personat e përfshirë në këtë krim.

Duke u kthyer tek varrezat e dëshmorëve, duke i rikujtuar ata, sakrificën edhe flijimin e tyre, i mirëmbajmë vlerat e luftës që na nevojiten neve më shumë se sa dëshmorëve dhe duke e ditur prej nga vijnë, ne e dimë edhe nga po shkojmë, u shpreh kryeministri Kurti pas homazheve. Idealet e dëshmorëve duhet të shndërrohen në programe politike e qeveritare, në projekte zhvillimore, në plane të punës e në aksione si të institucioneve ashtu edhe të shoqërisë, shtoi ai.

Vëllezërit Bytyqi ishin luftëtarë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, pjesëtarë të njësitit të vullnetarëve “Atlantiku”.

Bashkë me kryeministrin, në homazhe ishin edhe ambasadori Blerim Reka dhe zëvendësministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Liza Gashi.

Filed Under: Mergata

Presidentja e Republikës së Kosovës znj. Vjosa Osmani mes Komunitetit Shqiptar në Staten Island, New York

September 30, 2024 by s p

Më 26 Shtator 2024, në resorantin, The Historic Old Bermuda Inn, në Staten Island, u organizua një takim me Presidenten e Republikës së Kosovës, zonjën Vjosa Osmani. Ky takim u mundësua nga nisma e Presidentit të Shoqatës Ulqini, z. Dzemal Lanica si edhe stafit të tij. Shoqata Shqiptaro-Amerikane Skënderbej Inc. dhe shumë shoqata të tjera të cilat veprojnë në New York, e mbështetën këtë nismë dhe morën pjesë në mbrëmjen e organizuar me anëtarët dhe simpatizantët të tyre.

Në këtë takim ishin të pranishëm përfaqësues të Asamblese së Shtetit të New York-ut, Këshillit të qytetit dhe aktivistë të komunitetit Shqiptar. Gjithashtu morën pjese kryetari i shoqates Shqiptaro-Amerikane Skenderbej, z. Imer Laçaj, nënkryetari z. Leke Preçi, anëtarë të kryesisë, z. Adrian Tahiri, Ervin Toro, balerini i njohur shqiptar, anëtari i shoqatës, z. Klevis Tafaj, si dhe anëtare të tjerë, znj. Tina Kurti, Lindita Hatija, Ilirjana Toro dhe Adelina Laçaj. E pranishme ishte edhe mikja e shoqatës, drejtoresha e Teatrit të Baletit Ajkun të New York-ut, znj. Chiara Ajkun.

Presidentja e Republikës se Kosovës znj. Vjosa Osmani, theksoi kontributin e lartë të diasporës shqiptare në luftën për liri dhe pavarësi të Kosovës, mbështetjen e fuqishme diplomatike, morale dhe financiare që Diaspora Shqiptare e Amerikës dha për popullin e Kosovës, si dhe kontributin e çmuar të Shtetit Amerikan në pavarësinë, themelimin e shtetit dhe mbështetjen e demokracisë në Kosovë. Presidentja theksoi domosdoshmërinë e bashkimit dhe unitetit të shqiptarëve në përballim të sfidave të kohës dhe interesit të Kombit.

Aktiviteti u shoqërua me valle tradicionale shqiptare të përformuara nga grupe artistike të shoqatave.

Takimi u shoqërua me biseda të ngrohta shoqërore. Pjesëmarresit shkëmbyen eksperiencat dhe folën për bashkëpunim dhe përkrahjeje të ndërsjellta, në realizimin e aspiratave kombëtare.

Shoqata Shqiptaro-Amerikane Skenderbej Inc. falenderon pjesëmarrësit dhe i uron organizuesve dhe anëtarëve të saj, suksese në aktivitete të tjera!

Staten Island, New York

27 Shtator, 2024

Filed Under: Reportazh

Trump, Harris dhe McDonald’s: Si burgers dhe french fries u bënë thelbi i zgjedhjeve

September 30, 2024 by s p

Satirë nga  Rafael Floqi 

Marka klasike e ushqimit të shpejtë vazhdon ta gjejë veten në qendër të vëmendjes edhe në këto zgjedhje. Kjo sepse McDonald’s është vet Amerika…McDonald’s duket se nuk mund t’i shpëtojë zgjedhjeve presidenciale të vitit 2024. Duke pasur parasysh se sa toksik ka qenë konkurimi, kjo tingëllon si një problem. Por përkundrazi, nëse ka diçka për të cilën bien dakord dy kandidatët kryesorë, është se zinxhiri më i fuqishëm i ushqimit të shpejtë në botë është një simbol i fuqishëm gjithë-amerikan.

Sigurisht, kjo pikë nganjëherë bëhet në mënyra toksike. Shembulli i fundit dhe më i zhurmshmi erdhi këtë javë, teksa Donald Trump ka filluar t’i shtojë sulmet në fjalimin e tij ndaj qëndrimit të rivales Kamala Harris se ka punuar në një McDonald’s ndërsa ishte në shkollë. “Ajo nuk ka punuar kurrë atje!” deklaroi ai në një tubim në Indiana të Pensilvanisë. (Kjo nuk është e vërtetë; dhe ndërsa Trump ka pretenduar në mënyrë të rreme se McDonaldsi tha se ajo kurrë nuk ka punuar atje, në fakt ai nuk ka bërë asnjë koment.) Ai më pas pretendoi me një ton tallës se “për një kohë të gjatë, se ajo ka folur për eksperienën e saj në McDonald’s: “Kam punuar në McDonald’s mbi patatet e skuqura, ishte shumë nxehtë.” Si një zbukurim, ai shtoi: “Unë do të shkoj në një McDonald’s dhe do të punoj me french fries për rreth gjysmë ore – dua të shoh se si është.”

Në mënyrë të pabesueshme, ky është në fakt një përshkallëzim i një linje sulmi që po vazhdon për gati një muaj. Dhe kushdo që po fiton përleshjen politike, është vetëm një shembull se si marka e McDonald’s është bërë një gur prove sociokulturore.

Harris ka vënë në dukje qëndrimin e saj në Mickey D që nga fushata e saj për presidencë në vitin 2019, dhe është përmendur në reklamat e saj të vitit 2024 duke sinjalizuar një sfond modest dhe të kripur: “Ajo u rrit në një shtëpi të klasës së mesme”, thotë njëra reklamë. “Ajo ishte vajza e një nëne që punonte. Dhe ajo punoi në McDonald’s ndërsa mori diplomën e saj.”

Kjo është një gjë e ngjashme – McDonald’s ka pohuar se një në tetë amerikanë ka punuar për zinxhirin në një moment – por dukshëm kjo shkaktoi fushatën e Trumpit dhe kritikët e tjerë të Harrisit. 

Washington Free Beacon, një botim konservator, gjurmoi aplikimin e Harris në 1987 për një punë nëpunëse ligjore që nuk përfshinte përvojën e McDonald’s dhe theksoi se ajo nuk e përmendi gjigantin e burgerëve në dy kujtimet e saj. Fushata e Trump duket se dëshiron që kjo të jetë lëvizja e re si ajo e vend -lindjes të Obamas: “Pse nuk do të ofrojnë thjesht dokumentacion dhe prova reale?” tha një zëdhënës i fushatës për Daily Beast. “Përgjegjësia është mbi ta. Çfarë ka ajo për të fshehur?” (Siç tha Desi Lydick e Daily Show, “Trump po kërkon të shohë certifikatën e burgerit të Kamalës.”) Falë kësaj linje sulmi, Harris madje u pyet për këtë pjesë të rezymesë së saj në MSNBC, ku tha se ishte thjesht një puna e verës për të, përvoja e ndihmon përqendrimin e saj në “nevojat e popullit amerikan”. 

 Sado budallaqe që mund të jetë kjo grindje, është në përputhje me mbi përmasat e rolit të ikonës së ushqimit të shpejtë si mburojë e humorit ekonomik kombëtar gjatë vitit të kaluar. Për muaj të tërë, një nga temat e përsëritura të historisë së inflacionit ishte kostoja relative e artikujve të menusë së McDonald’s, plot me raporte anekdotike për një vakt Big Mac prej 17,59 dollarësh ose 5,69 dollarë për hash brown të ​​përhapura në mediat sociale dhe në shtypin kryesor.

 Ndërsa kjo shpesh përdorej për të ushqyer kritikat e politikës makroekonomike, lidhja u bë aq e fortë sa përfundimisht u duk se vetë McDonald’s duhej të vepronte për të luftuar inflacionin. (Dhe në të vërtetë, ndonëse nuk mundi saktësisht të ulte normat e interesit, ajo hapi një promovim të vakteve me vlerë të profilit të lartë.)

Në mënyrë të ngjashme, debati mbi rritjen e pagës minimale në Kaliforni në 20 dollarë në orë u përshtat pjesërisht përmes shqyrtimit të pasojave të McDonald’s: Raportet se ekskluzivitetet do të duhej të rrisnin çmimet, ose duke fajësuar rritjen për mbylljen e lokaleve. Ndërkohë, eksperimentet e saj me kioskat e pagesave monitorohen për ndikimin e tyre në tregun e punës. Për të kuptuar ndikimin e një politike në Amerikë, mesazhi dukej se ishte, shikoni McDonald’s.

Dhe kjo shkon përtej ekonomisë. Kolumnisti i Wall Street Journal dhe ish-shkruesi i fjalimeve të George W. Bush, William McGurn, ka argumentuar  se politikat demokratike si rritja e pagës minimale ose rritja e taksave të korporatave në fakt do të dëmtonin McDonald’s dhe punëtorët e saj. Por zgjedhja e Harrisit do të ishte “një qortim i fuqishëm për ata që e konsiderojnë pjekjen e hamburgerëve si një punë pa rrugëdalje”, mendoi ai. “Nëse ajo beson me të vërtetë në Ekonominë e Mundësive, ndoshta mesazhi i saj për të gjithë ata me McJobs duhet të jetë: “Edhe ti mund të jesh president”.

Është e mundur që Trump të jetë thjesht i mërzitur që Harris mund të përfitojë nga një shoqërim me Harqet e Artë kur ai ka qenë prej kohësh i regjistruar si një konsumator entuziast i Big Mac (dhe Filet-o-Fish dhe patate të skuqura). Por është e lehtë të shihet se si mund të ketë vlerë një shoqërim simbolik me McDonald’s. Sigurisht, është një biznes shumëkombësh i përhapur që e ka kthyer ushqimin e prodhuar në masë në një markë vërtet globale. Por është ai që është ndërtuar për të përfaqësuar një imazh të qartë amerikan, që në një farë mënyre nënkupton authenticitetin. Dhe ky sezon zgjedhor është kujtimi i fundit, sikur të kishim nevojë për një të tillë, që një imazh i tillë është ai që shitet mirë edhe në shtëpi.

Trump, Harris dhe McDonald’s: Si burgers dhe French fries u bënë thelbi i zgjedhjeve

Satire nga  Rafael Floqi 

Marka e ushqimit të shpejtë vazhdon ta gjejë veten në qendër të vëmendjes këto zgjedhje. Kjo sepse McDonald’s është vet Amerika

McDonald’s duket se nuk mund t’i shpëtojë zgjedhjeve presidenciale të vitit 2024. Duke pasur parasysh se sa toksik ka qenë konkurimi, kjo tingëllon si një problem. Por përkundrazi, nëse ka diçka për të cilën bien dakord dy kandidatët kryesorë, është se zinxhiri më i fuqishëm i ushqimit të shpejtë në botë është një simbol i fuqishëm i virtytit gjithë-amerikan.

Sigurisht, kjo pikë nganjëherë bëhet në mënyra toksike. Shembulli i fundit dhe më i zhurmshmi erdhi këtë javë, teksa Donald Trump ka filluar t’i shtojë sulmet në fjalimin e tij ndaj qëndrimit të rivales Kamala Harris duke punuar në një McDonald’s ndërsa ishte në shkollë. “Ajo nuk ka punuar kurrë atje!” deklaroi ai në një tubim në Indiana të Pensilvanisë. (Kjo nuk është e vërtetë; dhe ndërsa Trump ka pretenduar në mënyrë të rreme se zinxhiri tha se ajo kurrë nuk ka punuar atje, në fakt nuk ka bërë asnjë koment.) Ai më pas pretendoi me një ton tallës se “për një kohë të gjatë, ajo ka folur për eksperienën e saj në McDonald’s: “Kam punuar në McDonald’s mbi patatet e skuqura, ishte shumë nxehtë.” Si një lulëzim, ai shtoi: “Unë do të shkoj në një McDonald’s dhe do të punoj me french fries për rreth gjysmë ore – dua të shoh se si është.”

Në mënyrë të pabesueshme, ky është në fakt një përshkallëzim i një linje sulmi që po vazhdon për gati një muaj. Dhe kushdo që po fiton përleshjen politike, është vetëm një shembull se si marka e McDonald’s është bërë një gur prove sociokulturore.

Harris ka vënë në dukje qëndrimin e saj në Mickey D që nga fushata e saj për presidencë në vitin 2019, dhe është përmendur në reklamat e saj të vitit 2024 duke sinjalizuar një sfond modest dhe të kripur: “Ajo u rrit në një shtëpi të klasës së mesme”, thotë njëra reklamë. “Ajo ishte vajza e një nëne që punonte. Dhe ajo punoi në McDonald’s ndërsa mori diplomën e saj.”

Kjo është një gjë e ngjashme – McDonald’s ka pohuar se një në tetë amerikanë ka punuar për zinxhirin në një moment – por dukshëm kjo shkaktoi fushatën e Trumpit dhe kritikët e tjerë të Harrisit. 

Ëashington Free Beacon, një botim konservator, gjurmoi aplikimin e Harris në 1987 për një punë nëpunëse ligjore që nuk përfshinte përvojën e McDonald’s dhe theksoi se ajo nuk e përmendi gjigantin e burgerëve në dy kujtimet e saj. Fushata e Trump duket se dëshiron që kjo të jetë lëvizja e re e vend -lindjes: “Pse nuk do të ofrojnë thjesht dokumentacion dhe prova reale?” tha një zëdhënës i fushatës për Daily Beast. “Përgjegjësia është mbi ta. Çfarë ka ajo për të fshehur?” (Siç tha Desi Lydick e Daily Shoë, “Trump po kërkon të shohë certifikatën e burgerit të Kamalës.”) Falë kësaj linje sulmi, Harris madje u pyet për këtë pjesë të rezymesë së saj në MSNBC, ku tha se ishte thjesht një puna e verës për të, përvoja e ndihmon përqendrimin e saj në “nevojat e popullit amerikan”. 

 Sado budallaqe që mund të jetë kjo grindje, është në përputhje me mbipërmasimin e rolit të ikonës së ushqimit të shpejtë si mburojë e humorit ekonomik kombëtar gjatë vitit të kaluar. Për muaj të tërë, një nga temat e përsëritura të historisë së inflacionit ishte kostoja relative e artikujve të menusë së McDonald’s, plot me raporte anekdotike për një vakt Big Mac prej 17,59 dollarësh ose 5,69 dollarë për hash broën të ​​përhapura në mediat sociale dhe në shtypin kryesor.

 Ndërsa kjo shpesh përdorej për të ushqyer kritikat e politikës makroekonomike, lidhja u bë aq e fortë sa përfundimisht u duk se vetë McDonald’s duhej të vepronte për të luftuar inflacionin. (Dhe në të vërtetë, ndonëse nuk mundi saktësisht të ulte normat e interesit, ajo hapi një promovim të vakteve me vlerë të profilit të lartë.)

Në mënyrë të ngjashme, debati mbi rritjen e pagës minimale në Kaliforni në 20 dollarë në orë u përshtat pjesërisht përmes shqyrtimit të pasojave të McDonald’s: Raportet se ekskluzivitetet do të duhej të rrisnin çmimet, ose duke fajësuar rritjen për mbylljen e lokaleve. Ndërkohë, eksperimentet e saj me kioskat e pagesave monitorohen për ndikimin e tyre në tregun e punës. Për të kuptuar ndikimin e një politike në Amerikë, mesazhi dukej se ishte, shikoni McDonald’s.

Dhe kjo shkon përtej ekonomisë. Kolumnisti i Ëall Street Journal dhe ish-shkruesi i fjalimeve të George Ë. Bush, Ëilliam McGurn, ka argumentuar (pasi ka përmendur mirëbesimin e tij si një veteriner i punës verore të Mickey D) se politikat demokratike si rritja e pagës minimale ose rritja e taksave të korporatave në fakt do të dëmtonin McDonald’s dhe punëtorët e saj. Por zgjedhja e Harrisit do të ishte “një qortim i fuqishëm për ata që e konsiderojnë pjekjen e hamburgerëve si një punë pa rrugëdalje”, mendoi ai. “Nëse ajo beson me të vërtetë në Ekonominë e Mundësive, ndoshta mesazhi i saj për të gjithë ata me McJobs duhet të jetë: “Edhe ti mund të jesh president”.

Është e mundur që Trump të jetë thjesht i mërzitur që Harris mund të përfitojë nga një shoqërim me Harqet e Artë kur ai ka qenë prej kohësh i regjistruar si një konsumator entuziast i Big Mac (dhe Filet-o-Fish dhe patate të skuqura). Por është e lehtë të shihet se si mund të ketë vlerë një shoqërim simbolik me McDonald’s. Sigurisht, është një biznes shumëkombësh i përhapur që e ka kthyer ushqimin e prodhuar në masë në një markë vërtet globale. Por është ai që është ndërtuar për të përfaqësuar një imazh të qartë amerikan, që në një farë mënyre nënkupton authenticitetin. Dhe ky sezon zgjedhor është kujtimi i fundit, sikur të kishim nevojë për një të tillë, që një imazh i tillë është ai që shitet mirë edhe në shtëpi.

Filed Under: Ekonomi

Festivali i XXII Shqiptar zhvillohet më 26 tetor 2024 në New York

September 30, 2024 by s p

Festivali i XXII Shqiptar zhvillohet më 26 tetor 2024 në New York.

Filed Under: Politike

  • 1
  • 2
  • 3
  • …
  • 48
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • Kontributi shumëdimensional i Klerit Katolik dhe i Elitave Shqiptare në Pavarësinë e Shqipërisë 
  • Takimi i përvitshëm i Malësorëve të New Yorkut – Mbrëmje fondmbledhëse për Shoqatën “Malësia e Madhe”
  • Edi Rama, Belinda Balluku, SPAK, kur drejtësia troket, pushteti zbulohet!
  • “Strategjia Trump, ShBA më e fortë, Interesat Amerikane mbi gjithçka”
  • Pse leku shqiptar duket i fortë ndërsa ekonomia ndihet e dobët
  • IMAM ISA HOXHA (1918–2001), NJË JETË NË SHËRBIM TË FESË, DIJES, KULTURËS DHE ÇËSHTJES KOMBËTARE SHQIPTARE
  • UGSH ndan çmimet vjetore për gazetarët shqiptarë dhe për fituesit e konkursit “Vangjush Gambeta”
  • Fjala përshëndetëse e kryetarit të Federatës Vatra Dr. Elmi Berisha për Akademinë e Shkencave të Shqipërisë në Seancën Akademike kushtuar 100 vjetorit të lindjes së Peter Priftit
  • Shqipëria u bë pjesë e Lidhjes së Kombeve (17 dhjetor 1920)
  • NJЁ SURPRIZЁ XHENTЁLMENЁSH E GJON MILIT   
  • Format jo standarde të pullave në Filatelinë Shqiptare
  • Avokati i kujt?
  • MËSIMI I GJUHËS SHQIPE SI MJET PËR FORMIMIN E VETEDIJES KOMBËTARE TE SHQIPTARËT  
  • MES KULTURES DHE HIJEVE TE ANTIKULTURES
  • Historia dhe braktisja e Kullës së Elez Murrës – Një apel për të shpëtuar trashëgiminë historike

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT