• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Archives for September 2024

3 Shtator 1920 – 3 Shtator 2024, 104- vjet nga Lufta-epope e Vlorës!

September 3, 2024 by s p

Bujar Leskaj/

Këtë vit, më 3 shtator 2024, përkujtojmë 104 vjetorin e Luftës së Vlorës, e cila është skalitur si një ngjarje historike me rëndësi të jashtëzakonshme kombëtare dhe vendimtare për ekzistencën e shtetit shqiptar dhe mbrojtjen e identitetit tonë.

Katër janë kulmet e historisë së shtetit shqiptar, të cilat ngjyrosin krenarinë dhe identitetin tonë kombëtar: Pavarësia (28 Nëntor 1912), shpallur nga Babai i Kombit Ismail Qemal Vlora, Epopeja e Skënderbeut (1443-1468), Lidhja e Prizrenit (1878) dhe Lufta e Vlorës (1920).

Lufta e Vlorës zgjati tre muaj dhe ishte një lëvizje e madhe për të mbrojtur qytetin e Vlorës, por edhe Shqipërinë nga copëtimi total që do i bënin pushtuesit italianë.

Lufta e Vlorës ishte një ngjarje ku shqiptarët u ngritën në këmbë kundër pushtuesit të huaj, të bazuar vetëm në forcat e tyre, pa u ndihmuar ushtarakisht nga askush.

Beteja për Vlorën (29 maj-3 shtator 1920) ishte një përballje krejt e pabarabartë e 4 mijë luftëtarëve shqiptarë të keqarmatosur, të ardhur nga të gjitha trevat shqiptare, por shumica lebër, të vetëorganizuar, pa mbështetje financiare dhe logjistike, me përjashtim të dashurisë dhe sakrificave të popullit të Vlorës, dhe mbi 22 mijë ushtarëve të rregullt, të armatosur deri në dhëmbë, të inkuadruar në dy divizione të një ushtrie ndër më modernet dhe të pajisurat e kohës, ushtrisë italiane.

Lufta e Vlorës ngërthen një ngjarje historike të rëndësisë madhore kombëtare, e cila u tregua vendimtare për ekzistencën e metejshme dhe pavarësinë e plotë të shtetit të ri shqiptar, të formuar tetë vite më parë, por të gjymtuar nga pasojat e Traktatit të fshehtë të Londrës të 26 prillit 1915 dhe vënë në pikëpyetje nga ushtritë që përshkuan territorin shqiptar gjatë Luftës së Parë Botërore 1914-1918, një pjesë e të cilave vijuan të qëndronin edhe pas përfundimit të kësaj Lufte.

Fitorja e Luftës së Vlorës festohet nga vlonjatët gjithmonë me po atë rëndësi që i jepet edhe 28 nëntorit 1912, pasi 3 shtatori 1920 është rishpallja e Pavarësisë Kombëtare të përmbysur nga Lufta e Parë Botërore.

Në 2 shtator 1920 u liruan nga ishulli i Sazanit 1760 vlonjatë të internuar. Në këmbim të tyre u liruan edhe robërit italianë (rreth 1400 ushtarë dhe oficerë që mbaheshin në fshatin Vajzë e Tepelenë.)

Në 3 shtator 1920 u festua me madhështi fitorja e Luftës së Vlorës. Çeta e parë që hyri në Vlorë ishte Çeta e Velçës, çeta që kishte më shumë dëshmorë në këtë luftë.

Flamuri i fitores u ngrit po atë ditë, në 3 gusht mbi varrin e Ismail Qemalit, në Kaninë, nga një mysliman nga Jugu, major Ahmet Lepenica dhe një katolik nga Veriu At Shtjefën Gjeçovi.

Sot, në 104 vjetorin e Luftës së Vlorës, do të doja të kujtoja të gjithë ata trima të Labërisë, Vlorës e Shqipërisë, të cilët derdhën gjakun e nuk i rreshtën kurrë përpjekjet për lirinë dhe pavarësinë e Shqipërisë.

Do të doja të kujtoja të gjithë anëtarët e Komitetit të Mbrojtjes Kombëtare, Sali Bedini, Hamit Selmani, Duro Shaska, Hazbi Cano, Beqir Sulo, Ali Beqiri, Alem Mehmeti, Hysni Shehu, Qazim Kokoshi, Murat Miftari dhe Myqerem Hamzaraj.

Do dëshiroja të kujtoja me nderim e respekt të veçantë kryetarin e Komitetit të Mbrojtjes Kombëtare: Osmën Haxhiu, busti i të cilit, ndonëse me shumë vonesë u vendos vjet pranë bashkisë.

Sot do të doja të kujtoja me veneracion dhe Mehmet Selim Mallkeqin, i cili i dorëzoi komandës italiane ultimatumin e Luftës së Vlorës 1920. Për aktin e fortë të këtij luftëtari ne ende nuk kemi një përmendore në Vlorë.

Përmendorja e kapedan Sali Vranishtit, punuar mjeshtërisht nga skulptori i shquar Mumtaz Dhrami , financuar nga nipërit e tij,

ende nuk po vendoset në Vlorë!

Drejtuesit politikë dhe kapedanët e Luftës së Vlorës 1920 duhet të vendosen në Panteonin e Lirisë !

Kjo do/ duhet të ndodhë, sepse gjaku i luftëtarëve vlonjatë dhe të gjithë Labërisë ,dhënë për liri e pavarësi nuk harrohet, nuk zhbëhet, e nuk zëvendësohet me pllaka e ngrehina betoni pa kuptim, sepse gjaku dhe mesazhi i patriotëve vlonjatë nuk harrohet, por nderohet e lartësohet.

Data 3 shtator ende nuk është festë kombëtare, megjithëse në ndërgjegjen e popullit është nga datat kulmore të historisë së Shqipërisë, është Lufta e heronjve që ranë për liri e na lanë Shqipëri!

Në 50 vjetorin e Luftës së Vlorës, luftëtarët e saj u vlerësuan nga regjimi i kohës, por me shumë kufizime e mënjanime për arsye politike.

Do të ishte demokracia dhe veçanërisht presidentët e nderuar të Republikës Bamir Topi, Bujar Nishani dhe Ilir Meta në 100 vjetorin e saj, që do të vendosnin në piedestalin më të lartë të vlerësimeve kombëtare heronjtë, drejtuesit, komandantet, dëshmorët dhe figurat politike dhe shoqërore të kohës që mundësuan këte Luftë – Epope.

Lavdi dëshmorëve, heronjve dhe kapedanëve të Luftës së Vlorës 1920!

Gjithmonë jemi dhe mbetemi borxh të Luftës së Vlorës 1920 dhe heronjve të saj!

V.O. Ky postim shoqërohet me tablonë e piktorit të talentuar të ri vlonjat David Meçani, kushtuar 100 vjetori të Luftës së Vlorës.

Filed Under: Opinion

JA PSE SKENDERBEU ËSHTË HERO KOMBËTAR I GJITHË SHQIPTARISË, PAVARËSISHT BESIMEVE FETARE

September 3, 2024 by s p

Ata të paktët që thonë (por e thonë pak si shpesh) se Gjergj Kastrioti ishte hero vetëm i të krishterëve, nuk e kuptojnë ose nuk duan ta kuptojnë se shprehen hapur kundër pavarësimit të Shqipërisë MULTIFETARE nga Perandoria Osmane më 1912.

Ata nuk e dinë ose nuk duan ta pranojnë atë që e di dhe e kupton çdo njeri që ka minimalisht dy pare mend.

Ajo që është e papërsëritshme, unike dhe monumentale për popullin tonë është përpjekja e Skenderbeut për krijimin e një dinastie mbretërore kastriotase shqiptare të tipit perëndimor. Pra, te nje shteti ne perputhje me kerkesat e kohes kur shqiptaret ende nuk ishin myslimanizuar.

Kjo perpjekje 25 vjecare sherbeu si trashegimi dhe deshmi e vetme e dokumentuar boterisht qe tregonte se shqiptaret zoteronin garancite historike dhe juridike per te kerkuar pavaresine dhe krijimin e shtetit te tyre. Deshmi se ata kishin bere nje rezistence te organizuar kunder pushtuesit osman.

Per kete qellim praktik e nxorren nga harresa dhe e glorifikuan figuren e Skenderbeut rilindasit largpames, shumica te shkolluar ne Stamboll. Ata e ndjenin se Perandoria Osmane po merrte fund, se po vinte koha e pavaresise ne terma juridike, ndaj edhe i prodhuan ato terma duke u bazuar te Gjergj Kastrioti, te plani i tij per te bere mbreteri, pra shtet mesjetar. Keshtu, ekskluzivisht ne saje te Skenderbeut, ne u paraqitem me nje tradite shtetformuese te pakten 450 vjecare….

Para gjithe fuqive qe vendosnin per fatin e Ballkanit trashegimia skenderbejane, rropatja e tij per krijimin e nje mbreterie arberore, e dokumentuar gjeresisht e hollesisht nga kancelerite europiane, ishte nje dokument i pakundershtueshem qe vertetonte se ky popull kishte nje tradite lufte per pavaresi, se meritonte te jetonte i pavarur si popull autokton shqiptar, dhe jo si turk, si serb apo si grek.

Jo rastesisht kesaj periudhe i takojne edhe librat gjoja historike qe e bejne Kastriotin here grek, here serb dhe here boshnjak. Qellimi i fqinjeve ishte fshirja e kesaj trashegimie me vlere kaq te madhe juridike e historike per shqiptaret, qe ata (fqinjet) te mos kishin asnje pengese juridike kur iu sulen tokave shqiptare kinse po kafshonin tokat e perandorise osmane.

Trashegimia shtetformuese skenderbejane (LEGACY) eshte pra ajo cka e ben kete figure hero kombetar, sepse ne saje te Kastriotit politikan, diplomat e luftetar, shqiptaria kishte hedhur bazat juridike dhe historike per shtetet e pavarura qe gezojme sot ne Shqiperi e ne Kosove ku bashkejetojne ne harmoni si myslimanet ashtu edhe te krishteret.

Kurre nuk duhet harruar:

Skenderbeu eshte babai historik i pavaresise dhe autoktonise shqiptare pavaresisht besimeve fetare.

Virgjil Kule

Filed Under: Analiza

ARNAUTËR NË LINDJEN E MESME *

September 2, 2024 by s p

Prof.Muhamed Mufaku/

Në Lindjen e Mesme, përkatësisht prej Turqisë deri në Marok – ndonëse nuk ishte pjesë e Perandorisë Osmane – shqiptarët njihen më shumë si arnautë në variante të ndryshme, si pasojë e rrethanave historike prej shekullit XV, gjë që krijoi praninë e shqiptarëve në shërbime të ndryshme (ushtarë, komandantë, kapitenë, valinj, kadinj, punëtorë, treg tarë, studentë, intelektualë dhe sulltanë). Ky etnonim u paraqit me krijimin e zgjerimin e tri shteteve të mëdha në Lindjen e Mesme: Sulltanatit të Mamlukëve me seli në Kajro (1260-1517) që përfshinte Egjiptin, Jemenin, Arabinë, Leventin deri në jug të Anadollit, Perandorinë Osmane që përmbysi Sulltanatin e Mamlukëve më 1517 dhe e shtroi pushtetin e saj deri në Algjeri, si dhe Sulltanati i Marokut që ende vazhdon.

Pesë milionë arnautë

Si pasojë e këtyre rrethanave, kemi tani nja pesë milionë arnautë në Lindjen të Mesme, me shumicë në Turqi, pasi që numri i tyre u zvogëlua shumë shpejt në Egjipt e në Siri në gjysmën e dytë të shekullit XX dhe në fillim të shekullit XXI, si pasojë e ndryshimeve politike në rajon.

Sa i përket numrit të arnautëve tani në Lindjen e Mesme kemi shifra të ndryshme, e sidomos për Turqinë, por shifra e përmendur këtu bazohet në një takim të një delegacionit të Shqipërisë me presidentin e Turqisë Cevdet Sunay më 1969, i cili tha me atë rast se “ka më shumë se 2 milionë arnautë në Turqi”. Duke marrë parasysh se Turqia më 1970 kishte 35 milionë na del se shifra e përmendur (5 milionë) është më reale në krahasim me shifrat që rrisin numrin e arnautëve atje deri në 10 milionë.

Në lidhje me këtë temë kemi tre aspekte të ndryshme: Aspekti filologjik, aspekti historik dhe aspekti kulturologjik-politik.

Ndër etnonimet e shqiptarëve është edhe “arnaut” në Lindjen e Mesme me forma të ndryshme: arnaut, arnaout, arnauti, arnalutar, aranita e të tjerë. Versioni i vjetër i këtij etnonimi (arvanid) e kanë marrë turqit pasi ranë në kontakt me shqiptarët dhe grekët (të cilët) i kanë quajtur shqiptarët “arvanitis” në mesjetë, kurse në gjysmën e shekullit XVI u shndërrua me metazezë në “arnavid”, duke zëvendësuar “van” me “nav”, e më pastaj në “arnaud” ose “arnaut”.

Paraqitja e këtij etnonimi në Lindjen e Mesme, përkatësisht në Egjipt, në burimet arabe të kohës filloi në gjysmën e dytë të shekullit XV, në Sulltanatin e Mamlukëve (1260-1517), pra para pushtimit osman të atij rajoni. Paraqitja e hershme e këtij etnonimi lidhet me ardhjen në fron të sulltanëve arnautë (Hoshkademi 1461-1467 dhe Demir Buga 1467-1468).

Arritja e dy arnautëve në postin e sulltanit në Kajro tregonte ndryshimin në sistemin ushtarako-politik në krahasim me atë në Perandorinë osmane. Edhe pse ishte i ngjashëm (i bazuar në rekrutimin e djemve për shërbime ushtarake dhe gradimin e tyre në hierarkinë ushtarake-administrative) në rastin e Perandorisë Osmane të gjitha postet ishin të hapura me përjashtim të postit të sulltanit, pra deri në postin e sedriazemit/kryeministrit (ku kemi mbi 30 të tillë shqiptarë), kurse në rastin e Sulltanatit të Mamlukëve përfshinte edhe postin e sulltanit.

Ndaj me rendësi janë të dhënat që i paraqesin dy historianët më të njohur të Egjiptit të shekujve XV-XVI: Ibn Tugri Burdi dhe Muhammad Ibn Ijas. Në bazë të shkrimeve të të parit mund të hetohet një lidhje (lobi) shqiptare në krahasim me dy lidhje më të fuqishme që kanë sunduar në këtë sulltanat: lidhja turke dhe lidhja çerkeze. Kështu, të gjithë sulltanët që e kanë sunduar këtë sulltanat të madh gjatë 1260-1517 kanë qenë prej këtyre tri lidhjeve etnike. Në këto rrethana nuk ishte e rastit që në kohën e sulltanit të parë shqiptar (Hoshkademi 1461-1467) shqiptari tjetër (Demir Boga) u ngrit shpejt në poste të larta deri sa u bë sulltan më 1467.

Egjipti si një prej qendrave të Rilindjes Kombëtare

Historiani egjiptian i asaj kohe, Ibn Tugri Burdi (që mund të kishte prejardhje shqiptare nga nëna) kishte lidhje të ngushtë personale me këtë sulltanin e ri dhe e lavdëroi si “sulltani më i mirë që e sundoi Egjiptin prej kohës së Saladinit”. 

Megjithatë, si pasojë e pushtimit osman të atij rajoni më 1516-1517, në atë rajon u ndie atëherë e më pas më shumë prania e arnautëve pasi që me administratën osmane erdhën dhe u vendosën shumë ushtarakë, valinj, kadinj. Si pasojë, në burimet arabe të shekullit XVI dalin më shumë të dhëna për arnautët te shkrimtarët e historianët vendës prej Marokut deri në Siri.

Në shekullin XIX me arritjen e Mehmet Ali Pashës në sundim të Egjiptit (1805-1849) dhe themelimin e dinastisë shqiptare që e sundoi atë vend deri më 1952, prania shqiptare u rrit shumë në gjysmën e dytë të shekullit XIX dhe Egjipti u bë një prej qendrave të Rilindjes Kombëtare shqiptare duke filluar me botimin e “Bletës shqiptare” më 1878.

Vërtet, në atë kohë, disa figura ushtarake e civile mbanin si mbiemër Arnaut, që tregonte qartë prejardhjen e tij. Gjatë sundimit të Mehmet Ali Pashës (1805-1949) që përfshiu edhe Sirinë gjatë 1831-1840, erdhën në Siri dhe u vendosën atje shumë shqiptarë që u shquan atje me këtë mbiemër të ri që tregonte prejardhjen e tyre. Si pasojë e Luftës Ballkanike (1912-1913) dhe gjendjes gjeopolitike në Ballkan gjatë viteve 1918-1945 erdhën dhe u vendosën në Siri mijëra shqiptarë nga Kosova, Maqedonia e Shqipëria, të cilët u njohën të gjithë si arnautë.

Mirëpo, në kohën kur në Turqinë e re doli më 1934 ligji i ri për emra, përkatësisht për mbiemrat, i cili ndalonte që mbiemri të tregonte një përkatësi etnike, fisnori ose fetare, në Siri shqiptarët filluan të paraqiten për nënshtetësinë siriane. Shumica e tyre zgjodhën për mbiemër “Arnaut” ose al-Arnaut ashtu siç ishin të njohur prej vendësve. Mbajtja e këtij mbiemri të përbashkët (Arnaut) ruante vetëdijen për prejardhjen ose identitetin deri te gjenerata e tretë të tyre, pasi që mbetën pa gjuhën kombëtare. 

Me digjitalizimin e gjendjes civile në Siri tani u bë lehtë të dihet se sa arnautë kemi në Siri. Deri më 2011 na dolën nja 7000 vetë, kurse kemi shumë familje që mbajtën mbiemrin e familjes (Junizi, Zeqerija etj.) që rrit më shumë numrin e shqiptarëve atje. Mirëpo, për fat të keq, numri i tyre ra shpejt, si pasojë e luftës civile në Siri (2011-2019), e cila në të vërtetë nuk mori fund.

Kështu, tani shumë prej këtyre shkuan si refugjatë dhe u vendosën në disa shtete në Lindjen e Mesme (Liban, Egjipt dhe Turqi) dhe në Evropë (Gjermani, Holandë, Austri etj.).

Në aspektin e tretë (kulturologjik-politik) mund të shtrohet pyetja për interesimin ose mosinteresim e Kosovës për arnautët në Siri e në Turqi, pasi që shumica i tyre janë prej këtij trungu. Mund të hetohen dy faza: deri në vitet ‘80 të shekullit XX e më pas. Deri në vitet ‘80 hetohej një interesim më i madh që paraqitej në shtyp e TV si dhe me ndonjë iniciativë, sikurse organizimi i një jave të kulturës kosovare në Damask më 1980 me një koncert i “Shotës” që i ngjalli arnautët e Sirisë. Më vonë shihet një rënie interesimi që arriti kulmin gjatë luftës civile në Siri (2011-2019) kur arnautët e Sirisë përjetuan vitet më të rënda. Në lidhje me Turqi, kemi një raport më të mirë, e sidomos me hapjen e një qendre kulturore në Stamboll, e me vizitën e kryeministrit Albin Kurti gjatë këtij viti në Stamboll dhe takimi i tij me disa personalitete të mërgatës kosovare atje.

Megjithatë, ndihet në Kosovë një diferencim midis dy rrymave kulturo-politike pas vitit 2000: një orientim i përgjithshëm evropian që vazhdon të interesohet për arnautët në Lindjen e Mesme si krah të trungut shqiptar dhe një orientim më evropian që ka një ndjeshmëri ndaj Orientit.

Në këtë kontekst vjet u paraqit më 2023 një ide për një konferencë shkencore ndërkombëtare për arnautët në Lindjen e Mesme (Historia-Kultura-Kontributi i arnautëve). Siç dihet për një konferencë të këtillë duhen dy gjëra: koncepti shkencor dhe buxheti. U përballua koncepti shkencor dhe u paraqit së pari Instituti për Studime e hulumtime Islame pranë BIK-ut për organizimin e kësaj konference me tërë shpenzimet. Mendimi im ishte që do të ishte më mirë të bëhet në bashkëpunim me një institut me traditë sikurse Instituti Albanologjik. Atëherë koncepti iu përcoll ish-drejtorit prof. Hysen Matoshi në vjeshtë të 2023-s. Pas një kohe mora vesh se nuk ka disponim për këtë temë.

Ndaj, në këtë tribunë më duket tani që më mirë Seminari ta këtë një sesion për këtë temë vitin e ardhshëm si pikënisje për një konferencë ndërkombëtare rreth kësaj teme që më shumë i takon Kosovës.

Fragmente nga një referim i mbajtur në Institutin Albanologjik në kuadër të Seminarit Ndërkombëtar për Gjuhën, Letërsinë dhe Kulturën Shqiptare më 23.08.2024

Filed Under: Histori

ITSHKSH ORGANIZOI ORË POETIKE NË LETNICË NË KUADËR TË “DRITËS SË GONXHËS”

September 2, 2024 by s p

Karvani i manifestimit letrar-shkencor “Drita e Gonxhës” u ndal në Letnicë. Poetë nga disa klube letrare lexuan poezi kushtuar figures së Nënës Tereze. Drejtori i ITSHKSH, PROF. DR. Skender Asani, u shpreh mirënjohës ndaj Famullitarit të kishës së Letnicës, Dom Marjan Demës për mundësinë që kjo orë poetike të mbahet në oborrin e kësaj kishe dhe me këtë rast shpalosi rëndësinë dhe vizionin e manifestimit letrar-shkencor “Drita e Gonxhës”.

Në emër të shoqatës së shkrimtarëve “Ramadan Musliu” nga Vitia me një fjalë përshëndetëse u paraqit Zymrije Salihu, kurse në emër të shoqatës së shkrimtarëve “Oeneum” nga Tetova, poeti dhe diplomati Daim Iljazi, solli mesazhe miqësie e konsiderate ,duke veçuar me këtë rast dy nobelistët shqiptarë, Nënën Tereze nga Shkupi dhe Ferid Muratin, nga Gostivari, si ambsadorë të kombit shqiptar në botë.

Në orën e sotme poetike me poezitë e tyre u paraqitën poetët: Sadiej Aliti, Daim Iljazi, Ejup Ajdini, Adem Abdullahu, Bajramali Selimi, Ramadan Mehmeti, Mehmedali Rexhepi, Selvije Abdullahu, Alektë Spahiu, Muhamet Halili, Zanë Mali, Muzafer ramiqi, Ali Ferati, Demush Mehmeti dhe Rushit Ismaili.

Në fund të ores letrare, Lirije Aliu lexoi disa thënie të nënës Tereze.

ITSHKSH në kuadër të kësaj ore letrare dhuroi edhe tre titujt më të ri të botuar ditëve të fundit, si dhe revistën “Drita e Gonxhës”, nr. 3.

Filed Under: Emigracion

KTHIM NË HISTORI, SI U SHPALL MBRETËRIA SHQIPTARE DHE AHMET ZOGU U ZGJODH MBRET I SHQIPTARËVE

September 2, 2024 by s p

Shpëtim Axhami*/

Nga kronika e kohës, orë pas ore e ditë pas dite, me vendime historike për një sistem legjitim mbretërorë.

Për Shqipërinë ishin kohë të trazuara dhe vendi kishte nevojë për burra shteti. Ahmet Zogu kishte katër vjet që ishte bërë i gjithëpushtetshëm si rezultat i aftësive të tij, por edhe i gabimeve të rënda që bën kundërshtarët. Po të donte ai ishte bërë mbret që në vitin 1924, madje i sigurt ishte në janarin e vitit 1925, por nuk u ngut. Largimi i Princ Vidit që kishte lënë shtegun hapur, pasi nuk kishte abdikuar, forma e regjimit ndryshonte natyrshëm. Kjo ishte një arsye më shumë për të shpallur së pari Republikën, (21 janar 1925). Republika do ta kishte jetën të shkurtër, sepse ishte koha e mbretërive. Kujtojmë se, i gjithë Ballkani, Italia dhe shumë shtete në Europë ishin Monarki. Gjithashtu, mendësia e shqiptarëve në këtë kohë anonte nga forma monarkike e regjimit. Shpallja e Mbretërisë do të ishte dhe qe një hap tjetër i rëndësishëm, në stabilitetin e shtetit shqiptar.

Në vitin 1928, Ahmet Zogu e kuptoi se koha e përshtatshme për të shpallur Mbretërinë kishte ardhur, por për këtë u ndërmorën të gjitha hapat e nevojshme kushtetuese. Më 1 qershor 1928, kryetari i Republikës iu drejtua me një mesazh të dy dhomave legjislative.

Më 7 qershor 1928, ndryshimi i Kushtetutës (Statutit)

Dhoma e Deputetëve dhe Dhoma e Senatit, në një mbledhje të përbashkët vendosën një shtojcë në nenin 141 të Statutit, si vijon: “Rishikimi i përgjithshëm i Statutit i përket Asamblesë Kostituente. Kur vendoset nevoja e rishikimit të përgjithshëm të Statutit sipas procedurës të caktuar në këtë artikull, të dy Dhomat quhen vetvetiu të shpërndara dhe dekretohen zgjedhje për Asamble Kostituente sipas Art.47 të Statutit.”

Më 16 qershor 1928, dekretohen zgjedhjet e Asamblesë Kushtetuese

Në mbështetje të nenit të mësipërm, u dekretuan zgjedhjet për Asamblenë Kushtetuese.

Më 17 gusht 1928, bëhet votimi direkt.

Me votim indirekt, një asembleist për 15.000 banorë dhe për çdo fraksion që i kalonte 7.500 banorë

23 gusht 1928, festë në Durrës dhe në Tiranë ende pa u kurorëzuar

Ndërkohë, shpallja e afërt e Mbretërisë ishte bërë publike.

Ahmet Zogu kishte njoftuar dhe marrë aprovimin e fuqive të mëdha, (së pari të Italisë), për hapin që po hidhte.

Në gjysmën e dytë të gushtit, në Tiranë dhe në qytetet e tjera të vendit u zhvilluan manifestime në përkrahje të shpalljes së Monarkisë.

Një rast për manifestim qe edhe kthimi i Zogut nga Durrësi më 23 gusht 1928

Më 25 gusht 1928, në orën 09.30, zgjedhjet në Asamblenë Kushtetuese

Asambleja Kushtetuese zhvilloi mbledhjen e parë. Pasi u lexuan emrat e asambleistëve, Pandeli Evangjeli u zgjodh kryetar i përkohshëm si deputeti më i vjetër, ndërsa Ejëll Serreqi u zgjodh sekretar si deputeti më i ri.

Pasi u ngrit komisioni i verifikimit të kredencialeve (mandateve), seanca u mbyll.

Më 27 gusht, në orën 16.00, betimi i deputetëve

Mbledhja e dytë e Asamblesë Kushtetuese, e cila filloi me leximin dhe pranimin e raportit të komisionit të kredencialeve (mandateve). Deputetët bënë betimin, si vijon: “Betohem botënisht se si asambleist kam për të kryem detyrën e ngarkueme prej popullit me ndërgjegje të plotë dhe vetëm për të mirën e përgjithshme t’Atdheut”, (Bisedimet e Asamblesë Kostituente, Nr.1, Tiranë, 1928, f.7). Pas kësaj u zgjodh kryesia e Asamblesë Kushtetuese: Pandeli Evangjeli, -kryetar; Ferit Vokopola, nënkryetar; Fiqri Rusi – kujdestar; Ejëll Serreqi – sekretar. Në përfundim të mbledhjes së dytë, Pandeli Evangjeli njoftoi se në rend të ditës ishte rishikimi i përgjithshëm i Statutit, ndërkohë gazetat hamendësonin rreth titullit të Mbretit.

Më 29 gusht, në orën 17.00, lexohen letrat e popullit

U zhvillua mbledhja e tretë, ku u lexuan telegramet nga të gjitha krahinat e Shqipërisë që kërkonin shpalljen e Mbretërisë dhe u vijua me diskutimet e 24 deputetëve, të cilët kërkonin shpalljen e Mbretërisë dhe proklamimin e Zogut Mbret të Shqiptarëve.

Më 30 gusht 1928, mblidhet Komisioni i posaçëm

Në përfundim të mbledhjes u formua një komision i posaçëm për hartimin e neneve kryesorë të Statutit të ri.

Më 1 shtator 1928, në orën 09:00, votim për Mbretin

U zhvillua mbledhja e katërt e Asamblesë Kushtetuese. U lexua raporti i komisionit, i cili kishte përgatitur nenet kryesore të Statutit të ri. Me propozim të Mihal Kasos pas leximit të çdo neni votimi u krye në këmbë.

Kështu, në orën 9:12, Asambleja Kushtetuese votoi unanimisht duke e shpallur Shqipërinë, Mbretëri demokratike, parlamentare, të trashëgueshme dhe Zogun I, Mbret të Shqiptarëve.

Gjithashtu, u aprovua edhe formula e betimit të Mbretit. Duartrokitjet dhe njëqind e një të shtëna topi përshëndetën vendimin.

1 shtator 1928, në ora 17:00, ceremoniali i kurorëzimit mbret.

Një komision me deputetë nga të nëntë prefekturat e vendit, i kryesuar nga Pandeli Evangjeli, u nis drejt Pallatit, që pas kësaj date u quajt Pallati Mbretëror (sot Akademia e Shkencave), për t’i komunikuar formalisht Mbretit vendimin e Asamblesë Kushtetuese. I përcjellë nga brohoritjet popullore të rastit, komisioni kaloi mes një kompanie të gardës, veshur me uniforma të kuqe, dhe hyri në Pallat. Në orën 10:00, të datës 1 shtator 1928, Ahmet Zogu pranoi kurorën. Betimi i Mbretit në Parlament do të bëhej më 1 shtator 1928, në ora 17:00, por në fakt bë 20 minuta më përpara, siç duket për arsye sigurie. Festimet e pasdites së 1 shtatorit 1928 filluan që në orën 14:00, dhe zgjatën tre ditë. Repartet e ushtrisë ishin rreshtuar, populli kishte dalë në rrugë, ndërsa disa aeroplanë hidhnin fletushka nga ajri. Në orën 16:00, u dëgjua buçitja e trumbetave dhe më pas himni kombëtar.

PSE MBRET I SHQIPTARËVE DHE JO I SHQIPËRISË…

Në fakt ka qenë një lëvizje e menduar prej kohe, por e përmendur më 29 gusht në mbledhjen e Asamblesë Kombëtare, shpallja e Ahmet Zogut, Mbret i Shqiptarëve dhe jo i Shqipërisë, gjë që kishte një kuptim të qartë kombëtar dhe politik. Po të quhej i Shqipërisë , kufizohej brenda kufijve të territorit të atëhershëm, por ai kishte synim të mbretëronte e dhe në territoret jashtë Shqipërisë, madje edhe diasporën.

…DHE PSE ZOGU I PARË DHE JO AHMET ZOGU

Gjatë gjithë votimit, por edhe më pas të betimit të Mbretit, deputetët qëndruan më këmbë Në kundërshtim me zakonin e mbretërve në Evropë, për të evidentuar emrin, Ahmet Zogu zgjodhi mbiemrin (Zog I) për emërtim zyrtar. Emri Ahmet iu duk i papërshtatshëm për drejtimin që kishte vendosur t’i jepte vendit.

Ashtu siç del qartë!

Vendosje e kesaj forme regjimi, nuk ishte imponim, rastesi opo deshirë e dikujt, por ishte domesdoshmeri absolute e parapercaktuar që me Shpalljen e Pavaresise dhe që në Kongresin e Lushnjes, ku rolin e kryetarit te shtetit e kishte lozur Keshilli i Larte i Regjences.

Ne keto momente politike te trazuara, ne nje shtet te ri, ku nuk po gjendej si duhet as stabilitet i brendshem dhe as i jashtem, ishte domosdoshmëri dhe e padiskutueshme te vendosej kjo formë regjimi, si thame me siper, e parapercaktuar me pare dhe më e përshtatshmja për ne.

Fjalimi i parë i Ahmet Zogut si Mbret.

Dalshim faqebardhë para historisë

Sot po ju drejtohem si shok, bashkëpunëtor të idealit të përbashkët. Nëse në fjalimin tim nuk do të gjeni fjalët e nalta të krenave të ndershëm të stolisur me Kunorë, të mos çuditeni. Se unë shoh në Kryesinë e Shtetit Shqiptar, në cilindo titull qoftë, shembëlltyrën besnike të popullit dhe shërbyesin e palodhur të Atdheut. Sot, në minutën kur ngarkohem me detyrën e rëndë dhe të naltë të shtetit, prej vullnetit e dëshirës së popullit të shfaqur me vendimin e ndërgjegjes Suej, do të veproj duke marrë parasysh përgjegjësinë morale, të cilën herët a vonë di ta çmojë populli shqiptar, për lartësimin e vendit….. Bota e ka marrë vesh se po të lihen të qetë edhe bijtë e Shqipërisë, mund të krijojnë një shtet. Mbas sotit detyrën e kemi më të rëndë, se duhet t’ i tregojmë botës se edhe shqiptari, si çdo popull i qytetëruar, mund ta marrë kulturën, e cila është pasuria e të gjithëve dhe ideali i botës mbarë. Vetëm në këtë mënyrë, duke i siguruar vendit tonë një të ardhme të lirë, mund të paguajmë një detyrë historike. Në regjimin e ri Shqipëria ka për të qenë një faktor paqësor në Ballkan. Relacionet që ekzistojnë sot me shtetet fqinje e dashamirëse, shpresojmë se do t’i forcojmë edhe më tepër. Unë, bashkë me ju shokë të mi, jo vetëm që do të mbrojmë të drejtat kombëtare, por edhe kur të jetë nevoja, me ju bashkë do ta shtyjmë popullin trim shqiptar për t’ia arritur qëllimit të lartë, atë ideal që na ka falur natyra e na i ka shënuar historia, duke lartësuar vendin në sheshin e qytetëruar. Si të mbaroni detyrën e shenjtë, të ktheheni në vendet tueja e t’i thoni popullit Sovran se Prijsi i tij e sheh veten si çdo shqiptar. Me sa shpejtësi dhe entuziazëm e keni vënë në Fronin e Gjergj Kastriotit, aq me shpejtësi e kënaqësi keni për ta gjetur gjithmonë gati për t’i sakrifikuar të gjitha, nëse është nevoja, edhe jetën mbas dëshirës të tij dhe për të mirën e vendit.

Zotninj, dalshim faqebardhë para historisë!

Koha e lavdishme e bërjes së shtetit modern shqiptarë tashmë kishte nisur🇦🇱

1-Shtatori, Ditë Historike Kombëtare🇦🇱

Data 1 Shtator, Dita e Shpalljes Mbretërisë, duhet të përkujtohet zyrtarisht, si një ditë historike kombëtare.

Ndërkohë, ne jemi të bindur, se nuk do të jetë e largët dita që do të kemi një datë tjetêr historike, atë kur mbretëria do të rikthehet përsëri në Shqipëri.

Si sot para 94 vitesh, me 1 Shtator të vitit 1928, Asambleja Kushtetuese Parlamentare e shpalli ligjërisht Shqipërinë Mbretëri Demokratike Parlamentare të Trashigueshme dhe Ahmet Zogun Mbret i Shqiptarëve.

Për shumë arsye kjo është dhe mbetet një datë me vlera të larta historike kombëtare e si e tilë duhet të përkujtohet zyrtarisht.

-Kjo mbretëri vinte si një trashigimni prej kohës e nēn kurorën e Skënderbeut.

-Bënte de facto atë që de jure ishtë parapërcaktuar në Shpalljen e Pavarësisë më 1912 dhe në Kongresin e Lushnjes, ku rolin e kryetarit të shtetit do e luante Këshilli i Lartë i Regjencës deri në forcimin e shtetit shqiptar dhe zgjedhjen e mbretit të ardhshem.

-Atë që perendimi dhe Fuqitë e Mëdha, pas shpalljes së pavarsisë, vendosën ta kryenin nëpërmjet Princ Vidit, tashmë shqiptarët po e realizonin vetë nëpërmjet birit të tyre, që patjetër edhe i takonte, duke u nisur nga origjina e hershme dhe çfarë përfaqësonte familjare e Tij për kombin shqiptar, ky ishte Ahmet Zogu.

Kjo ditë ka rëndësi dhe vlera të veçanta për kombin tonë gjithashtu sepse.

Nëpërmjet formës regjimt mbretëror, shpallir në këtë ditë, nën drejtimin e Mbretit Zog I, interesi kombëtar dhe bashkimi kombëtarë ishin më të sigurta se asnjëherë tjetër.

Shqipëria filloj të ndërtonte institucionet e saj demokratike moderne me standarte perendimore.

Statuti i Mbretërisë Shqiptare mbetet një vlerë e madhe, kjo jo vetëm për kohën, kujtojmë para 100 vitesh, por në shumicën e vet, zbatimi i tij edhe sot do bënte një mirëfunksionim të shtetit shqiptar, disa ligje dhe nene janë të mbartura akoma prej tij.

Reformat e gjithanshme të kryera në këtë periudhe, sollën zhvillim ekonomik, pavarsisht krizave nderkombtare të kohës, civilizim dhe integrim, rend e qetësi, drejtësi dhe barazi,

U vendosën standarte të atilla që e bënë qutetarin shqiptar, më dinjitoz, më të lirë e më krenar se kurrë ndonjëherë tjetër. dmth sollën ato standarte të cilat edhe sot po kërkohen dhe nuk po arrihen dot.

Ndryshimi i formës regjimit pas Luftës Dytë Botërore erdhi me dhunë e diktat, duke bërë të mundur instalimin e diktaturës së egër komuniste tek ne, shqiptarët vuanin diktaturën e kujtonin kohën e Mbretërisë Zogut.

Pluralizmi politik i pas ‘90 nuk erdhi ashtu siç duhet për shumë arsye, ai duhet të vinte mbi bazën e çmontimit të gjithë asaj mbi të cilën u ngrit regjimi monist komunist, duke krijuar sistem tjetër qeverisëse dhe klasë tjetër politike, klasë e cila të vërtetë ishte e prirur për të vendisur standarte tjera demokratike në Shqipëri.

Në vitin e mbrapsht 1997 u krye Referendumi i ndryshimit të formës së regjimit, shqiptarët folën qartazi PRO sistemit qeverisës mbretëror, por ata që akoma ëndërronin Kongresin e Përmetit dhe yllin e kuq, si edhe dihet, i manipuluan rezultatet.

Sot, më tepër se kurrë, duke u nisur edhe për çfarë ka ndodhur dhe rruga nēpër të cilën ka kaluar Shqipëria që prej vitit 1939 e deri sot, gjendjen aktuale ekonomike, politike e sociale ku jemi, kanë bërë që shqiptarët të kërkojnë gjithnjë e më tepër kthimin e mbretërisë në Shqipëri.

Prandaj, vetëm shkurtimisht për sa tham më dipër, është gjëja minimale e detyrim prej të gjithve, që data 1 Shtator të shpallet dhe përkujtohet si ditë historike kombëtare.

“ATDHEU MBI TË GJITHA”🇦🇱

*Ribotim

Filed Under: Kronike

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 44
  • 45
  • 46
  • 47
  • 48
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • Kontributi shumëdimensional i Klerit Katolik dhe i Elitave Shqiptare në Pavarësinë e Shqipërisë 
  • Takimi i përvitshëm i Malësorëve të New Yorkut – Mbrëmje fondmbledhëse për Shoqatën “Malësia e Madhe”
  • Edi Rama, Belinda Balluku, SPAK, kur drejtësia troket, pushteti zbulohet!
  • “Strategjia Trump, ShBA më e fortë, Interesat Amerikane mbi gjithçka”
  • Pse leku shqiptar duket i fortë ndërsa ekonomia ndihet e dobët
  • IMAM ISA HOXHA (1918–2001), NJË JETË NË SHËRBIM TË FESË, DIJES, KULTURËS DHE ÇËSHTJES KOMBËTARE SHQIPTARE
  • UGSH ndan çmimet vjetore për gazetarët shqiptarë dhe për fituesit e konkursit “Vangjush Gambeta”
  • Fjala përshëndetëse e kryetarit të Federatës Vatra Dr. Elmi Berisha për Akademinë e Shkencave të Shqipërisë në Seancën Akademike kushtuar 100 vjetorit të lindjes së Peter Priftit
  • Shqipëria u bë pjesë e Lidhjes së Kombeve (17 dhjetor 1920)
  • NJЁ SURPRIZЁ XHENTЁLMENЁSH E GJON MILIT   
  • Format jo standarde të pullave në Filatelinë Shqiptare
  • Avokati i kujt?
  • MËSIMI I GJUHËS SHQIPE SI MJET PËR FORMIMIN E VETEDIJES KOMBËTARE TE SHQIPTARËT  
  • MES KULTURES DHE HIJEVE TE ANTIKULTURES
  • Historia dhe braktisja e Kullës së Elez Murrës – Një apel për të shpëtuar trashëgiminë historike

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT