• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Archives for October 2024

Ramush Haradinaj i dha kombit shqiptar nder, dinjitet dhe lavdi

October 20, 2024 by s p

Dr. Elmi Berisha*/

I nderuar Kryeministër, komandant emblematik i UÇK-së, njeri i qëndresës, sakrificës dhe burrështetas i shtetndërtimit,

I dashur Ramush,

Deputet Besnik Tahiri,

Të dashur bashkëkombas,

Zonja dhe zotërinjë,

Më lejoni që në emrin tim dhe të Federatës Pan-Shqiptare të Amerikës “VATRA” t’i dëshiroj një mirëseardhje të ngrohtë dhe të veçantë një personaliteti të shquar, një figure emblematike të lirisë dhe qëndresës së shqiptarëve – ish Kryeministrit dhe ish Komandantit Emblematik të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, zotit Ramush Haradinaj.

Sot ne nderojmë një njeri që përfaqëson frymën e rezistencës dhe të dinjitetit kombëtar. Një luftëtar i përkushtuar që sfidoi padrejtësitë më të mëdha, një udhëheqës që qëndroi i palëkundur në përballjen me vuajtjet dhe vështirësitë më të mëdha për lirinë e Kosovës.

Zoti Haradinaj është një simbol i qëndresës dhe një shembull i pashuar i sakrificës për atdheun. Me guximin e tij të pashoq dhe përkushtimin e tij të pakushtëzuar, ai ka treguar se çfarë do të thotë të qëndrosh besnik ndaj idealeve kombëtare dhe të mos përkulesh kurrë përballë sfidave. Ai ka qenë gjithmonë aty, në radhët e para të betejës për liri, duke i udhëhequr me krenari dhe vendosmëri të gjithë ata që kërkuan drejtësi, liri dhe pavarësi.

Ramush Haradinaj është një nga burrështetasit që me vendosmëri punoj pandalshëm në etapat sfiduese të shtetndërtimit, që Kosova jonë e shënjtë të forcohet, zhvillohet, dhe të zëj vendin me krenari si demokraci e konsoliduar bashkë me kombet dhe vendet e tjera në strukturat euro-atlantike.

Zoti Haradinaj është mik i “VATRËS”, bashkë me deputetin parimor dhe unifikues, mikun tim dhe të “VATRËS” z. Besnik Tahiri janë binom i kujdesit dhe respektit që kanë për trungun shqiptar në SHBA.

Zoti Haradinaj,

Sot “VATRA” si kurrë më parë është në një dinamikë të shtuar të angazhimeve për cështjen shqiptare. Duke e ditur se jemi në kohë sfiduese të krizave globale dhe jostabilitetit në Ballkanin Perëndimor, ne kemi ndërtuar relacione të ngushta komunikimi dhe koordinimi me qendrat kryesore vendimmarrëse në Vashington filluar nga Shtëpia e Bardhë, Departamenti i Shtetit, Senati dhe Kongresi si dhe qarqe të tjera që kanë impakt në avansimin e cështjes shqiptare në përgjithësi, Kosovës dhe trojeve etnike në vecanti. Në vizitat e mia të fundit ne viset shqiptare, kam takuar të gjithë përfaqësuesit tonë politik dhe institucional, kemi partneritet me dy Parlamentet relevante në Tiranë dhe Prishtinë, jemi në komunikim të përhershëm edhe me Shkupin, Preshevën, Ulqinin e Tuzin në mënyrë që të shtyjmë përpara kauzat, agjendat dhe interesat tona kombëtare në Vashington.

Federata Panshqiptare e Amerikës “VATRA” me të gjitha potencialet e veta është e përkushtuar që të mbështes shtetin e Kosovës në të gjitha fushat. Kohëve të fundit kemi intensifikuar kontaktet dhe bashkëpunimin me të gjitha institucionet e shtetit mik amerikan si aleati dhe garantuesi kryesor por edhe partneri strategjik i progresit të gjithmbarshëm të Kosovës drejt antarësimit në NATO dhe integrimet euro-atlantike.

Ju faleminderit,

Z. Haradinaj.

*Fjala e kryetarit të Vatrës Dr. Elmi Berisha në nderimin që Vatra i bëri z.Ramush Haradinaj.

Filed Under: Vatra

FEDERATA VATRA NDEROI RAMUSH HARADINAJN, HEROIN E LIRISË SË KOSOVËS

October 20, 2024 by s p

Sokol Paja/

New York, 19 Tetor 2024 – Federata Pan-Shqiptare e Amerikës Vatra nderoi heroin e lirisë së Kosovës z.Ramush Haradinaj si “Anëtar Nderi” i përjetshëm i Federatës Vatra me motivacion: “Për dashurinë dhe respektin ndaj Vatrës, për merita të jashtëzakonshme si udhëheqës, luftëtar e çlirimtar në Luftën e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, si burrështetas i shquar për forcimin e miqësisë shqiptaro-amerikane dhe lidhjen e ngushtë të Amerikës me Kosovën e Shqipërinë, për merita të veçanta në lidershipin politik e institucional në Kosovë, dhe afirmimin e Kosovës në arenën ndërkombëtare”.

Në fjalën e mirëseardhjes kryetari i Vatrës Dr. Elmi Berisha renditi vlerat dhe kontributin monumental të Z.Haradinaj për Kosovën e kombin shqiptar, si komandant, politikan, luftëtar e çlirimtar. Z.Haradinaj i tha Kosovës lavdi, nder dhe dinjitet tha z.Berisha. Në fjalën falenderuese z.Ramush Haradinaj shprehu mirënjohje dhe falenderoi Vatrën për nderimin dhe vlerësimin dhe u shpreh sa Vatra ka vlera të veçanta ashtu si Amerika, shpresa e njerëzve në vështirësi.

Në fjalën e tij z.Haradinaj theksoi se Kosova duhet të përmirësojë marrëdhëniet bilaterale me Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Kosova e meriton në planin strategjik të sigurisë që të sigurojë nga bashkësia ndërkombëtare një plan masash për anëtarësim në NATO, pasi sipas Haradinajt Kosova ka ushtri të aftë, profesioniste, me standarde europiane dhe ushtrinë më të re në botë, një gjeneratë e shkëlqyer profesionistësh. Ushtria e Kosovës është ndër me të aftat në botë për demontimin e minave theksoi Haradinaj dhe shtoi se Kosova i jep vlera NATO-s dhe siguri rajonit të Ballkanit.

Anëtarësimi në NATO ndryshon strategjinë e brëndshme, perspektivën kombëtare dhe sigurinë shtetërore e rajonale ngulmoi z.Haradinaj.

Procesi për anëtarësim në NATO afron Kosovën me BE por Kosova duhet të ndryshojë kurs politik e diplomatik dhe përafrim me BE dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës porositi Haradinaj. Ai vlerësoi Shqipërinë në planin e sigurisë dhe afrimin me standardet dhe vlerat e NATO.

Z.Haradinaj kërkoi nga mërgata shqiptare e Amerikës një lobim në institucionet amerikane e politikanët e Amerikës në interes afirmimit të Kosovës e anëtarësimit të saj në NATO e BE. Z.Haradinaj i kërkoi mërgatës shqiptare të bëhen pjesë e ndryshimit të Kosovës më 9 shkurt në zgjedhjet parlamentare. Hirësi Theofan Koja, nënkryetari i Vatrës Boston bekoi të gjithë të pranishmit me një lutje të veçantë për vëllazëri, paqe, zhvillim, bekim e mirësi. Në takimin e përzëmërt e vëllazëror me heroin e Kosovës Ramush Haradinaj, pyetën dhe diskutuan Tom Paloka e Asllan Bushati i cili bëri një analizë globale të çështjeve të sigurisë kombëtare dhe armëve bërthamore.

Takimi patriotik me pjesëmarrjen e personaliteteve më të shquara të mërgatës, i përzëmërt e vëllazëror vazhdoi me biseda të ngrohta e çaste të paharrueshme për të gjithë të pranishmit.

Filed Under: Featured Tagged With: Sokol Paja

Naim Frashëri, apostulli i shqiptarizmës

October 19, 2024 by s p

Aristotel Mici

Illyria,  20 tetor, 2003/

Me rastin e 20 Tetorit, dita perkujtimore e vdekjes së poetit Naim Frasheri, në vitin 1900.

Ese

  Unë jam në shpirtin tuaj,

  Mos më kini për të huaj.

 N.Frashëri

Në relievin e letërsisë shqiptare Naim Frashëri me veprën dhe fjalën e tij të frymëzuar shënon majën  më kulmore të mendimit poetik, duke u bërë një burim  dritëdhënës për zgjimin e ndërgjegjes  kombëtare në dekadat e fundit të shekullit XIX  dhe më pastaj. I pushtuar nga  angazhimi i madh i  atdhetarisë ai u tret  për idealin e shenjtë të përlindjës së  kombit të vetë. Naim Frashëri digjej  nga  dëshira për ta parë  Shqipërinë të çliruar nga robëria shekullore turke. Poeti e donte  Shqipërinë një vend  të lulëzuar, që të “zgjohej atëherë, kur u ngrohmoti,“  si shoqet përqark:

“Pa shiko lulet e tjera,

Q’u çel e lul’e u lulëzuan,

Shih, pa shih ç’u zbukuruan,

I ngjalli përsëri vera.

I ndërgjegjshëm  për qëllimin e tij si atdhetar i flaktë, poeti ka kënaqësinë  ta quaj Shqipërinë  “Mërmë” dhe veten  djalë i saj i përgjëruar :  

  Shqipëri! të qofsha falë!

Të kam mëm’ e  më ke djalë.-        (poezia  “Parajsa”) 

Duke studjuar  misionin  e shkrimtarit  në veprën e Naim Frashërit, Prof. E. Çabej ka shkruar

Për të:  “Poeti e ndjen veten të dërguar që me anë të fjalës së tij  të zgjojë kombin nga  gjumi i gjatë i shekujve. Rëndësia e tij qendron kryesisht këtu, që ai në kohë të sundimit të huaj ndezi pishtarin e lirisë, që e hodhi këtë në literaturë dhe e mbajti ndezur ne dorë. Ai  përmbushi  detyrën  që i pat caktuar vetes……ai  i  derdhi të gjitha fuqitë e tij mendore e fizike dhe në këtë punë shkriu veten në kuptimin e vërtetë të fjalës. Qiriri që ai këndon në një nga vjershat e tij, i cili digjet vetë për t`u ndritur të tjerëve, është një simbol i poetit vetë dhe i veprës së tij..”

I  frymëzuar nga dëshira e zjarrtë për t`u dhënë shqipëtarëve“pakëz  dritë”, Naim Frashëri shkroi më gjithë fuqinë e shpirtit vjersha patriotike, me qëllimin e lartë që të  ngjallte në zemrat e bashkëkombësve dashurinë për Atdheun dhe lirinë dhe të forconte  në mbarë popullin e tij vetëdijën kombëtare,duke u bërë ashtu me veprën e përkushtimin e vetë Apostull i Shqipëtarizmës, i ndërgjegjshëm për misionin historik të poetit, ai  përgjërohet  para bashkëkohësve:

Në mes tuaj kam qendruar

E jam duke përvëluar

Që t`u jap pakëz dritë,

Natën t`ua bëj ditë.

…………………………..

Për ju do rri të tretem

Asnjë çik të mos mbetem.

“Kurrë ndonjë poet s`është nisur  ashtu  vetëdijshëm  rrugës së vetmohimit për hir të një qëllimi të shenjtë” – ka shkruar për të  Prof. R.Qosja, dukë analizuar  përkushtimin e  madh  të këtij  poeti.  Një personaliteti të tillë dritëdhënës i përshtaten fare mirë fjalët e novelistes amerikane Edith Wharton : “Janë dy mënyra për të shpërndarë dritë: të jesh qiri, ose pasqyrë që e reflekton atë”. Themi kështu, pasi Naimi me veprën e tij ndriti si qiri nga njëra anë, po nga ana tjetër pasqyroi dhe mendimin progresiv të kohës.

Figura  iluministe  e Naim  Frashërit u shfaq në horizontin shqiptar në momentin historik më  të nevojshëm, atëherë kur Perandoria Turke po numëronte vitet e fundit, kur  vendet fqinjë kishin fituar pavarësinë dhe atdheu kish  nevojë për dritë. Me veprën  e tij ai u bë Volteri dhe Russoi i parë i Shqipërisë.

Si poet romantik dhe përçues i iluminizmit, Naim  Frashëri  u përpoq të  rilindte   ndërgjegjen kombëtare së pari  përmes evokimit të së kaluarës historike, duke treguar lashtësinë e popullit dhe heroizmat e figurave më të shquara. Ashtu ai  përpiqej  poetikisht të rriste krenarinë kombëtare,  të shtonte dashurine për Shqipërinë dhe ndjenjën  e të qenurit  shqipëtar:

“Bota që kur është zënë,

Shqipëria gjallë ka qënë.

Pellazg` u thoshin më parë,

Më së fundi  shqiptarë.

Përkrahës i teorisë pellazgjike lidhur më  origjinën ë kombit tonë, Naim Frashëri  rreh  të kumtojë se “Neve jemi më të parët” në Evropë krahas helenëve dhe romakëve e madje dhe më të  lashtë se ata.  Tek  rrëfen lashtësinë e kombit, poeti gjen rast dhe përmend figurat më të shquara të së kaluarës, thur vargje për  trimërinë e heronjëvë të dikurshëm:

Pirrua ish nga  Shqipërija

Trim q` e lëvdon historija,

Skënderbeu  Kastrioti,

Q`u rrëfye aq i zoti,

Ishte burr` i Shqipërisë         

Kështu gjithnjë  po  me këtë synim patriotik poeti  tregon  po me atë ndjenjë krenarie:

E   kush e bëri  Morenë?

Gjith shqipëtarë qenë.

S` ish shqiptar Marko Suli?

Xhavella e Miauli?

Bubulina e  Kanari?

Shqipëtar bir shqiptari.?

Po ndjenjën e patriotizmit dhe të krenarisë kombëtare, më tepër  se në çdo vepër , poeti do ta shfaqte  te  poema epike  “Histori e  Skënderbeut”.  Është e vërtetë se  autorë të hershëm  shqiptarë si  Marin Barleti, Tivarasi, Dhimitër Frangu , Gjon Muzaka, e më  pastaj,  Frang  Bardhi e kishin vënë në qendër të  librave dhe të shkrimeve të tyre heroin  tonë kombëtar,Gjergj  Kastriotin, Skënderbeun.  Po ashtu qe vlerësuar dhë ngritur lart Skënderbeu edhe nga  përsonalitete të shquara të botës. Papa Kalisti  III  do t`i jepte tiullin e lartë të  “kapitenit të përgjithshëm të  Selisë së Shenjtë “.  Ky  papë e lavdëronte dhe e propagandonte Skënderbeun si një “mbrojtës të krishtërimit” dhe i shkruante atij më 1457:  “Nuk ka njeri  në botë, i cili të mos dijë  trimëritë që keni bërë, dhe i cili  të mos ju lavdërojë gjer në qiell si një kryengritës të vërtetë dhe si një kryeluftëtarë bujar të krishtërimit” [Hist.ë Shqipërisë – f -310, 1959].  Po ashtu do ta  çmonte heroizmin e Skënderbut më vonë,  në kohën e iluminizmit, filozofi  i famshëm francez, Volteri. Poeti angles, Bajroni, do ta kujtojë në veprën e tij “Çaild Harold”. Shkrimtarë e piktorë  europianë  e deri  tek Longfellow në Amerikë do të trajtojnë në veprat e tyre  figurën e  Skënderbeut. Po rëndësia e veprës së  Naim   Frashërit për Skënderbeun qendron në atë se ai e shkroi në radhë të parë për gjithë popullin shqiptar dhe në një  periudhë që ajo nevoitej aq shumë. Me poemën e tij  ai e ngriti dhe e lartësoi  Skënderbeun.“Naimi i jep dimensione të gjëra  fytyrës madhore të Skënderbeut dhe e ngriti atë njeri (të ngritur në  veprat e veta luftarake dhe morale) në nivelin e simbolit kombëtar të luftës  për liri e  pavarësi.”        

Për ta dhënë sa më madhështore dhe tërheqëse figurën e  heroit kombëtar, Naim  Frashëri përdori gjithë talentin e tij poetik dhe përvojën letrare, që kish fituar nga letërsia klasike botërore. Përmes një imazhi  gjysëm mitologjik, si  tek “Íliada” dhe “Eneida”,  ngrihet natën hija e të atit të Skënderbeut, Gjon  Kastriotit dhe endet në hapsirat e luftës, për të gjetur të birin, Gjergjin, e mbiquajtur Skënderbe: 

U  ngrit fat`i Shqipërisë,

Si i vdekuri nga varri,

Mori rrugën e Asisë,

Duke rendur si i marri.

Dhe kur hija e fanepsur e takon heroin, fillon t`i flasë. Ashtu si në  një pamje danteske, si në një legjendë, hija  bisedon me të birin, si i vdekuri më të gjallin:

Flë, i thotë, o jetëgjatë,

   Nuk e di se ç`është bërë!

Ç`e gjëti  të zinë tët atë

Dhë Shqipërinë të tërë.

Po qëllimi kryesor i poetit nuk është vetëm që të jap informacion për epokën  e trimërisë Skënderbejane, por  dhe  të  ndezë  te lexuesit zjarrin e luftës kundër sulltanit dhe zgjedhës  së robërisë turke. Jo më kot hija e të atit e vë në pozitë të vështirë heroin, kur do që ta nxisë  për   kryengritje:

A më sheh ti mua plaknë?

Të qenkësha si ti djalë!

Muratit i pinja gjaknë,

S`gënjehesha sot më fjalë.

Kuptohet se  këto vargjëe  kishin një tingëllim aktual. Analogjia historike është më se e qartë: Ashtu si luftuan Skënderbeu dhe i ati kundër  sulltanëve,  ashtu duhet të bënin edhe  bashkëkohësit e poetit, që të shpëtonin Shqipërinë dhe të fitonin  lirinë.  

Me  përmasa madhështore dhe  si me imazhe  homerike jepet edhe kthimi  çlirimtar  i  Skënderbeut në Krujë.

Zjente fusha tundej mali

Nga armët e trimërisë,

Hingëllin e s` mbahej  kali,

Që sjell mbrenë e Shqipërisë.

Poeti ishte i sigurt se çdo shqiptar, po të dinte  dhe  të njihte  luftrat dhe trimëritë e  Skënderbeut, do të  krenohej me të dhe të kaluarën e atdheut. Për këtë arsye Naim  Frashëri përpiqet  të nënvizojë çdo vlerë morale e pamje heroike të kryëtrimit të  Shqipërisë, aq sa  edhe për armët e tij, kur i pa në muzeun e Vjënës, u mrekullua dhe shkroi i mahnitur e gjithë frymëzim:

Lum ti moj  Shqipëri,thashë,

Armët ` e  tij kur i pashë,

Ndë Belvedere, në  Vjenë,

Sikur pashë  Skënderbenë. 

Ndjenjat patriotike poeti mundohet  t`i forcojë  jo vëtëm  duke evokuar të kaluarën heroike dhe lashtësinë e kombit, po edhe duke  treguar  me gjithë frymëzimin e tij bukuritë e natyrës shqiptare. Me mall të patreguar dhe gjithë krenari ai shkroi për bukuritë e madhështinë e vendlindjes poemën  e famshme lirike “Bagëti` e  Bujqësija”. Tek këndon  me dashuri të  zjarrtë  për malet e larta, për fushat e gjera me lule, për lumenjtë e kulluar dhe pyjet e gjelberuar të atdheut të tij, mbushet me krenari dhe flet me eksklamacion:

Ti ,  Shqipëri më ep nder, më ep emërin shqiptar,

Zemërënë ti ma gatove, plot me dëshirë dhe me zjarr.

Kjo poemë qe një hymn madhështor për Shqipërinë dhe  gjithë shqiptarët e kohës së Rilindjes, që ushtroi një ndikim të jashtëzakoshëm për edukimim e ndjenjave patriotike dhe forcimin e ndërgjegjes kombtare. Poema “Bagëti e Bujqësija” ka qenë  dhe është edhe sot e kësaj dite një burim i pashtershëm  atdhedashurie për të gjithë brezat.

Rigjallërimin e vetëdijës  kombëtare poeti përpiqej ta bëntë edhe duke shtuar dashurinë për gjuhën amëtare, që ajo të mësohej e këndohej sa më mirë. Për poetin   gjuha shqipe është e shenjtë dhe e lashtë sa vetë kombi. Sipas poetit shqipëtarët kanë atë  “Gjuh` që flisnin Përënditë, /Atë flisnin Pëllazgjitë” Po gjuha e nënës sonë nuk është vetëm e lashtë, po edhe e bukur dhe e lehtë, prandaj duhet ta duan e ta mësojnë të gjithë:         

                                                Gjuha jonë sa e mirë!

Sa e ëmbël! Sa e gjerë!

Sa e lehtë! Sa e lirë!

Sa ë  bukur ! Sa ë vlërë!

Naim Frashëri i pushtuar nga  frymëzimi  i zjarrtë i shqiptarizmës, shkruan më ndjenjë  krenarije po edhe me një kënaqësi dhe admirim për bukurinë magjepsëse të gjuhës shqipe:

E ku shkruhen në kartë

Fjalët e gjuhës së zjarrtë!

Poeti me të drejtë vlerësonte lartë mësimin e gjuhës aq sa mësimin e saj e lidhte me përparimin kombëtar:

Vëllezër shqiptarë!

Të prekim urtësinë,

Të zëmë udhën e mbarë,

Të ngjallim  Shqipërinë.

Të shkruajmë gjuhën tënë,

Kombin ta ndriçojmë,

Gjithë ç`është e ç`ka qënë,

Nga  dalëz ta mësojmë.

Naim Frashëri,që shkroi me kaq  dashuri për  bukurinë e gjuhës shqipe, u përpoq me gjithësa  mundi intelektualisht me veprën e tij për lartësimin e nivelit kulturor të saj.  Këtë anë të rëndësishme të veprës së poetit nënvizonte edhe albanologu i famshëm Norbert Jokl-i , i cili, duke shkruar për autorin e “Historisë së Skënderbeut” dhe të  “Qerbelasë”, theksonte rolin e madh të veprës së këtij poeti për formimin e gjuhës letrare shqipe. Me veprat  e Naimit gjuha shqipe u pasurua edhe nga ana leksikore me shumë fjalë të reja. Është shumë e dukshme përpjekja e tij si edhe dëshira e madhë për ta   pasuruar, po edhe për ta pastruar gjuhën shqipe. Kjo anë e krijimtarisë së  poetit  duket edhe në titujt e  librave shkollore e diturake, që botoi siç janë  “Vjersha për Mësonjëtoret e  Para” dhe “Këndimi  i Çunave”,  ku fjala “mësonjëtore “  zëvëndësonte fjalën  “shkollë” dhë fjala  “Këndim” fjalën “lexim”.

Naim  Fashëri si poet mbarëkombëtar, i pushtuar tërsisht nga ideja  patriotike e bashkimit dhe vëllazërimit të të gjithë shqiptarëve, ngrihet mbi  ndasitë fetare. Shpirti i tolerancës e lartëson edhe më tepër figurën e tij si Apostull i shqiptarizmës. Nuk është e rastit që në librin  “Lulet e Verës” midis vjershave  me motive të ndryshme, ndodhet edhe poezia “Para  Krishtit”. Në këtë   poezi autori nuk e shikon Krishtin  as si shenjtor, as si fetar, po si një njeri tokësor, si përfaqësues i humanizmit më të thellë, që predikon mirësinë dhe drejtësinë dhe që sakrifikon veten për njerëzinë.

Se kjo fytyrë

Është paqyrë,

Dhe na rrëfenë,

E s’na gënjen.

Gajithçka hequr njeriu i mjerë

Nga veth’ e tinë  e nga i vëllaj

Që kanë vrarë  e kanë prerë

Pa gjyq, pa fjalë, pa pasur faj.

   Toleranca fetare e Naimit nuk e çudit  aspak lexuesin, pasi ajo është edhe tolerancë e popullit të tij , gjë që flet  për një psikologji të qytetëruar,  për një  civilizim  mbarëshqiptarë. Poeti mbi gjithçka vë mëmëdhenë.  Ai i drejtohet  Nënës  Shqipëri me apoteozë, duke u përfalur me përgjërim: “Shqipëri të qofsha falë,/ Të kam mëmë e më ke djalë”. Kështu, heroi lirik i Naimit u jep shëmbullin e tij shqiptarëve, që ta ndjejnë veten  si ai, bijë të Nënës Shqipëri,  që në radhë të parë  Shqipëria të jetë metaforikisht “Parajsa” e tyre, kurse feja të mos i përçajë, se jemi  vëllezër të një kombi, të një gjaku, të një gjuhe  dhe një bese:

Gjithë ç`jemi shqipëtarë,

Jemi një fis e një farë,

Kemi të tërë një shpresë,

Një gjak, një gjuhë,një besë.

Të bashkuar dhe jo të ndarë, shqipëtarët do ta shpëtojnë mëmëdhënë, prandaj ai i këshillon bashkëkohësit:

“Lëreni më nj`anë fenë,

Të shikojmë mëmëdhenë”

                                                         (Parajsa)

Po është e vetëkuptueshme se me këtë këshillë poeti shtron nevojën e bashkimit kombëtar, duke u ngritur kundër ndasive fetare, që viheshin re gjithandej. Pra, Naimi, kur thotë “Lëreni më nj’anë fenë”, nuk ngrihet kunder feve dhe as nuk tregohet “ateist”. Për më tepër, për të qënë sa më i vërtetë, pas kësaj porosije, ai bën edhe pak didaktikë, kur shkruan : 

“Fet` e besët t`i kemi,

Po të ndarë të mos jemi,

Hoxh’ e xhami e dervishë,

Priftër e kallogjër’ e kishë

Nderë që kanë ta kenë,

Po të duan mëmëdhenë,

Të duan njerëzinë

Dhe tërë Shqipërinë

Kjo ide e Naim Frashërit, që feja të mos na ndajë, që për  Shqipërinë “ t`i  lëmë më nj’anë  besimet fetare”,   për analogji na kujton vetiu thirrjen e famshme të Pashko Vasës :

                                  “ Çonju shqiptarë prej gjumit, çonju,

                                     Si vëllazën në një besë shrëngonju

Dhe mos shikjon kisha e xhamia

                                    Fe e  shqyptarit asht shqyptarija”                                                 

Pra dy autorë të famshëm të Rilindjes kanë  ide të njëjtë për bashkimin kombëtar, duke kërkuar që ndasitë fetare të mos bëhen pengesë për idealin patriotik të unitetit mbarëkombëtar.  

.

*   *   *

Vargje  e më sipërme të marra nga poezitë e  këtyre dy autorëve të  Rilindjes sonë flasin  për një dukuri të  psikologjisë  sonë  kombëtare, për  atë që shqipëtarët ndjenjën  patriotike e kanë  të shenjtë dhe mbi gjithçka. 

Kjo ide e fuqishme e karakterit  atdhetar të shqiptarit i pat tërhequr vemëndjen  studjuesit austriak   J.  G. Hahnit, i cili rreth 150 e ca vjet më parë, më 1867, siç e thekson edhe  Prof. Çabej,  kur në veprën e tij shkruante: “Greku dhe vëllahu lirinë politike ia sakrifikon besimit. Shqiptarit i vjen aq rëndë të durojë zgjedhën, sa lirimin nga kjo zgjedhë e paguan me besimin e të parëve”. 

Për ta përforcuar edhe më shumë këtë ide le të kujtojmë edhe deklarimin e ish kryeministrit të Malit të Zi, Vojvodës,  Mark Milani, i cili pohonte se “sa herë që ne përpiqeshim të ndërsenim në Shkodër katolikët kundër  muslimanëve, apo anasjelltas, e kishim betejën të humbur, sepse shqiptarët e kishin ndjenjën kombëtare shumë më të fortë” .

            Më një fjalë, thënë më shkoqur, te shqiptari  ndjenja  kombëtare qendron e fuqishme dhe mirëkuptimi ndër fetar midis tyre është gjë normale. Aspekt i kësaj dukurie  janë edhe martesat midis mijëra e mijëra  shqiptarëve me besime të ndryshme, gjë  që  dëshmon realisht  pohimet e J. G. Hahnit  dhe M. Milanit.

                                                 *   *   *   

.   Po edhe kur shkruan për  Abas Aliun dhe  Qerbelanë, Naim Frashëri  nuk është se do të propagandojë dogma fetare; përkundrazi, ai do të japë një mesazh, duke marrë  anën  racionale, humane dhe përparimtare të ngjarjeve. Qendrimi ideoemocional i autorit është pro me Alinë  dhe me të bijtë, po është kundër  palës regresive të përfaqësuar  me Mauvian dhë  Jezidin. Në një analizë për poemën  “Qerbelaja”, Prof. Kristo Frashëri, njohës i historisë së Orientit, ka shkruar se Naimi ka marrë anën e  Aliut dhe të bektashizmit, për arsyen se ky ishte drejtimi më progresiv, ishte si një lloj  protestantizmi brenda  muslimanizmit. 

          Lidhur me bindjen  pantheistike të  Poetit duhet  nënvizuar  edhe  ideja e tij   botëkuptimore  për ndeshjen e së mirës me të keqen. Kjo gjë duket në natyrë siç është fenomeni  i ditës dhe i natës , i dritës dhe i  errësirës; në jetën njerëzore, ku ndeshet e vërteta me  gënjeshtrën.  Ashtu  si  ndodh  edhe  në jetën  vetiake të njeriut, ku përzihen:

Dhe Parajsi dhe  Skëterra,

Dhe ëngjëlli dhe djalli,

Edhe gjithçka të tjera,

Janë brenda tek i gjalli.

Këtë dualizëm konfliktuos poeti e shtrin edhe te puna e njeriut  si edhe te subjekti i veprës letrare. Siç ka vënë re me kohë  Prof E.Çabej  “Te  “Istori e   Skënderbeut” të tërheq vëmendjen fakti  se përfaqësuesit  e  së keqes janë sulltanët  turq, Muradi  II  dhe Mehmëdi  II, përfaqësuesi i së mirës i krishteri  Skënderbë ( lë të nënkuptojmë këtu edhe të atin dhe gjithë njërëzit e tij të afërt  – shënimi ynë -A.M.).  Në  këtë mënyrë trajtimi duhet t`ia çmojmë aq shumë poetit, kur që  ky vetë ishte  muhamedan. Kjo ndodh në frymë të karakterit të popullit shqiptar, tek i cili  ndjenja etnike ka qenë gjithmonë më e fortë  se ndjenja   religjioze . Naimi i shikuar dhe nga kjo anë na tregohet pjella e thjështë  e kombit të tij. Ai është  frymë nga fryma jonë dhë gjak nga gjaku ynë”. 

Naim  Frashëri qe në të njëjtën kohë dhe poet dhe edukator i kombit të vet. Si një sociolog largëpamës ai këshillonte shoqërinë shqiptare që  “gruaja duhet të jet`  e mësuar  më shumë nga burri, se fëmija së pari nga mëma e marrën arësimin dhe mësimet…..Gruaja është mëmë e fëmijësë, zonjë e shtëpisë dhë krei i njerëzisë”. Të shtroje  para opinionit shoqëror ide të tilla progresive, kur në Shqipëri dhe në gjithë vendet fqinjë patriarkalizmi ishte aq sundues, do të thotë të ishe  njeri me autoritet intelektual  të jashtëzakonshëm, një dijetar me aureolë qiellore,  para të cilit  burrat e rëndë ulin kokën. Në fushën e edukimit dhe të pedagogjisë nuk duhë harruar edhe thënia tjetër  e Naimit  për arsimimin e rinisë, që çdo prind të kujdesej më sa të mundej për të mësuar  fëmijët , se ata, siç shkruante ai “janë për një kohë më tej nga koha juaj”. Ndërsa  vetë të rinjtë  i  këshillonte me fjalën e urtë  “Trupi shëndoshet me të punuar,,/ Mendja  ndritohet me të mësuar”…. Po si edukator i  kombit ai nuk mjaftohej vetëm me këshilla, po vriste mëndjen të ndihmonte konkretisht duke  bërë  libra  diturakë  për fëmijët e atëhershëm të  Shqipërisë  siç janë  “Vjërshat për Mësonjëtoret e Para”,  “ Këndimet e  Çunave”, vjersha  “Dituritë” ,  “Istori e përgjithshme”. Sot këto  botime  shkollore  do të dukëshin didaktikë dhe miturake, por për në atë kohë, kur në Shqipëri kishte vetëm një shkollë  shqipe dhe asnjë libër, rëndsia e tyre ka qënë e jashtëzakonshme. Përmes atyre  teksteve të shkruara më një gjuhë të rrjedhëshme dhe të natyrëshme, autori përpiqej të jepte mësime edukative dhe informacoine shkencore. Me gjithë paraqitjen  didaktike  të atyre  librave, ne , po të thellohemi në realitetin shqiptar të asaj kohe, gjejmë tek ato vepra  edhe edukatorin, edhe dijetarin edhe artistin e fjalës, poetin  e përkushtuar për gjithë  çështjen kombëtare. E rëndësishme  është të theksojmë me këtë rast se  edhe   nga ato tekste të thjeshta shkollore marim vesh mendimet përparimtare, që kishte përqafuar autori.  Naimi kishte një kutpim materialist për Universin,  sistemin diellor dhe planetet”:

Dheu është në mes të qiellit,

I vjen rreth e rrotull diellit.

Po kështu edhe  për vetë diellin  ai shkruan në përputhje me idenë e heliocentrike të  N.Kopernikut

Dielli ësht` një yll i zjarrtë

Që ndrin posi lëmsh i artë,

Është me mijëra herë

Nga dheu m`i math e m`i gjërë.

Në mënyre realiste shpjegon  Naim Frashëri edhe fenomenet e natyrës, reshjet atmosferike, vetëtimën, gjëmimet,elektrikun, për botën e gjallë shtazore,bimore, njeriun dhe evolucionin e tij nga barbaria deri në kohët e reja. Dikur njeriu “Me egërsirat luftonte”, po pastaj  “Zu kafshët  e i përdori,/Metalet nga dheu i nxori,/ Gjithë ç` kish nëvoj`,/ Mihu ,lëroi,  mbolli korri,/ Shoshi, bloi, mbrujti e gatoi.”

Po t` i hedhësh një sy gjithë veprës letrare të  Naim  Frashërit,  si në poezi ashtu edhe në prozë, dallon me një herë së ai   kishtë një informacion shumë të gjerë kulturor; ai njihtë mirë letërsinë antike greko- romake, sidomos  Homerin e Virgjilin, letërsinë  europianë, Danten e autorët romantikë si  Shatobriani, Lamartini e V.Hugoi;  mbështetej  në  filosofinë e  iluministëvë dhe idetë e dijetarëve materialistë si Volteri, Russoi, Lajbnici, Darvini  e të tjerë,ashtu siç njihte edhe poetët e dijetarët orientalë si Firdusi e  Rumiu.                                  

Si u tha më sipër, Naimi, si ish student i gjimnazit  Zosimea, pati ndikime të ndjeshme nga iluminizmi, që ka qënë  rrymë filozofike e shek.XVIII.  Iluminizmi  qe një revolucion në  mënyrën e të menduarit, që parapërgatiti ideologjikisht njerëzit dhe i priu revolucionit demokratike ne  Europë dhë në  Amerikë. Ishte koha e shkëlqimit të dritës mendore, kur  Volteri në Francë i kishte hapur luftë obskurantizmit, dhe  kërkonte që bota të drejtohej nga mbretëria e arsyes,duke lartësuar  diturinë. Ish koha, kur  Emmanuel  Kanti në Gjermani  reklamonte se motoja e jetës duhët të jetë  “ Të guxosh për të ditur”-”Dare  to  know”,  kur Th. Jeffërsoni në Amerikë, i ndikuar nga filozofia e Lockut dhe  Volterit, përpiqej për diturinë e gjithë popullit the deklaronte “Dituria është fuqi”- (Knowledge is power).  Ide të tilla përparimtare lëshonin dritë në mendjet e njerëzve. Ishte pikërisht ajo dritë që ënderronte dhe dëshironte Naim  Frashëri  me vargjet e 

 poezisë së tij:

Jak` o drit` e uruar,

Që lind nga perëndon.

At` an` e ke ndrituar,

E ne pse na harron?.

Si iluminist poeti ka shumë besim te dituria, se dritë e diturisë  përpara do të na shpjerë, prandaj ai u bën thirrje  të  gjithëve për të fituar  dituri dhe dritë:

O burra shqipëtarë,

Të marrim dituritë,

Se s` është  koh` e parë,

Tani lipset dritë.                                                                                     Poetin  e ngazëlleu hapja  e shkollës së parë shqipe dhe me një lavdërim të veçantë shkruan për qytetin, që pat nderin të çelte i pari derën e saj: 

Lumja ti , moj  Korç` o lule,

Që i le pas  shoqet e tua,

Si trime në ball` u sule,

Ta paçim për jetë hua.

Shkollat që po hapeshin dhë forcimi i  përditshëm i ndërgjegjës kombtare e bënin optimist Naim Frasherin për çlirimin e Shqipërisë nga  sundimi i  Turqisë:

Se shqipëtari 

E gluha  e tija

Venë së mbari

Dhe Shqipëria.

  Besimi i  poetit për ardhmërinë e  Shqipërisë ishte  i patundur, sepse ai e  kuptonte  që  drita e diturisë po e mundte errësirën:

Për  Shqipërinë

Ditët e mira

Paskëtaj vinë.

Shkoi errësira.

  Naim Frashëri qe i bindur se dita e Pavarësisë nuk do të ishte ë largët.  Me frymëzimin  e tij poetik ai  parandjente  dritën e agimit të  Shqipërisë:

Lum kush ta shoh

Për pak kohë.

Po ai  vet, ai që u  tret  tërë jëtën si qiriri,  nuk arriti ta shikonte  atë ditë aq të dëshiruar. Për gjithë këto ane të personalitetit të tij intelektual dhe krijues ai qe bërë një apostull i shqiptarizmit.  Naim  Frashëri vdiq më 20  Tetor  të vitit 1900, në Stamboll,  dukë lënë pas dritën e veprës së tij dhe dëshirën e madhe që “Shqipëria të ndritohet, të lulezohet”. Ashtu,  më veprën dhë fjalën e  vetë, poeti qe futur në mendjen dhë në zemrën e gjithë  shqiptarëvë. Si  apostull i shqiptarizmës ai që bërë pjesë e ndërgjegjës  kombëtare. Poeti  e ndjente dashurinë e njerzëve, prandaj edhe shkroi:

Unë jam në shpirtin tuaj,

Mos më kini për të huaj.

Dhe  vërtetë   ai është e do të jetë në  mendjën e kombit shqiptar me  vargjet e tij   patriotike  dhe dritën e mendimit   poetik. Vepra e  Naim  Frashërit  bëri epokë në kulturën dhe letërsinë shqiptare. Së pari se me  fjalën e tij  edukoi gjithë popullin me dashurinë për atdhenë dhe së dyti se krijoi shkollën e parë poetike shqiptare, që nga morrën  e marrin  dritë breza  të tërë poetësh deri në ditëtë tona..

Illyria,  20 tetor, 2003

Filed Under: LETERSI

NË 180-VJETORIN E LINDJES SË ZEF SEREMBES

October 19, 2024 by s p

Vilma PROKO

Qendra e Studimeve dhe Publikimeve për Arbëreshët/

Ka qenë një rastësi e bukur që Kuvendi i Parë i Studimeve Arbëreshe organizuar nga Qendra e Studimeve dhe Publikimeve për Arbëreshët më 27-28 shtator të vitit 2021 përkoi me 120-vjetorin e vdekjes së Zef Serembes, njërit prej poetëve më origjinalë dhe më fatkeq të letërsisë arbëreshe dhe, në plan të gjerë, të letërsisë shqiptare. Më këtë rast përgatita dhe kumtesën me temë: “Zef Serembe – Skicë-ide për një botim të veprës së poetit nga Qendra e Studimeve dhe Publikimeve për Arbëreshët”, e cila ishte një përpjekje modeste për të hedhur ide e për të rihapur diskutime mbi dy probleme nevralgjike që lidhen me poezinë e Zef Serembes, një ndër poetët lirikë më origjinalë të letërsisë arbëreshe dhe në plan të gjerë të letërsisë shqiptare: Çështjen e ribotimit të poezive të tij, si edhe çështjen e një vlerësimi objektiv të kësaj poezie në disa rrafshe, të cilat do t’i paraprinin rigrupimit për arsye studimi në një botim të vetëm nga Qendra e Studimeve dhe Publikimeve për Arbëreshët (QSPA).

Më 11 nëntor 2021 në sallën shkencore të Bibliotekës Kombëtare në Tiranë u çel edhe një ekspozitë përkujtimore “Zef Serembe (1844-1901)”- në 120-vjetorin e ndarjes nga jeta të poetit arbëresh.

Zef Serembe (it.: Giuseppe Serembe) lindi para 180 vjetësh më 6 mars të vitit 1844, në një fshat arbëresh plot kontraste ngjyrash, në Strigar (San Kozmo Albaneze), Ky poet i ardhshëm, madje i shquar do t’i përkiste drejtimit letrar të romantizmit arbëresh, e që do të ishte një degë e romantizmit shqiptar të Rilindjes.

Studiuesi Vincenzo Belmonte nga dëshmitë e vet poetit dhe të të tjerëve e përshkruan kështu poetin në “Parathënien” “Si një meteor” të veprës “Kënka” (“Canti”): “I përndjekur nga fatkeqësitë dhe njerëzit, psikologjikisht i brishtë, i pafuqishëm përballë ligësisë së botës, i dashuruar me dashurinë, dëshpërimisht fetar, patriot i flaktë si ndaj Italisë ashtu edhe Shqipërisë, soditës i pareshtur i natyrës, ëndërrimtar i pashërueshëm për shkak të bredhjeve nëpër botë”.

Krijimtaria e tij do të ndryshonte shumë nga e paraardhësve, edhe për faktin që do të shkëputej nga sfondi historik karakteristik gjer atëherë i kësaj letërsie, nga forma tradicionale e vargut tetërrokësh trokaik, huazuar nga poezia popullore arbëreshe, për të kaluar në një metrikë të shumëllojshme. Poeti vijon të ndikohet jo më nga këngët tradicionale epiko-lirike të poezisë popullore arbëreshe të sjella me vete nga atdheu, po nga këngët lirike popullore njëstrofëshe të dashurisë të lëvruara në Itali, duke i dhënë një ngjyrë moderne poezisë arbëreshe.

Duke vijuar traditën e De Radës dhe të poezisë popullore, poezitë e Serembes me afsh patriotik kishin motivin konkret të nxitjes për luftë kundër pushtuesit otoman, por ndryshe nga De Rada dhe Dara, ai e lëvroi hapur motivin e dashurisë, në vetë të parë, jo më në vetë të tretë, duke e pasuruar poezinë arbëreshe dhe shqiptare me kultin e ndjenjës dhe të gruas dhe, në një afri të dukshme me romantizmin europian, sillte gjithashtu në poezinë tonë frymën e “pikëllimit botëror”, karakteristik për këtë romantizëm. Të bën përshtypje te ky poet që shkruan mbi ndikimin nga folklori me elitarizmin, guximi për të lëvruar një lloj të vështirë si soneti.

Po shtjellojmë më tej dy problemet nevralgjike të përmendura më sipër që shqetësojnë shkencën e sotme letrare lidhur me poezinë e Serembes:

Çështja e ribotimit të poezisë së tij (është fjala për vëllimin “Poezi italisht dhe këngë origjinale përkthyer nga shqipja” (1883), në të cilin letërsia e arbëreshëve të Italisë u pri pas llojeve më të përhapura lirike: këngës, sonetit, elegjisë, odës etj., duke formësuar, veç motiveve atdhetare, edhe motive të mendimit, dashurisë, peizazhit etj dhe çështja e një vlerësimi objektiv të kësaj poezie, në disa rrafshe, duke shmangur gjykimet e skajshme, shpesh rrjedhojë e formimit ideologjik dhe subjektiv të studiuesve, për ta vendosur përfundimisht Seremben në vendin e duhur në hartën e letërsisë shqipe.

Siç dihet është botuar pak nga krijimtaria e Serembes, nisur nga shkaqe të ndryshme, objektive por edhe subjektive, të cilat do t’i cekim më pas. Studiuesi i thelluar i tij, Vincenzo Belmonte, pohon se “Vepra e mbijetuar në gjuhën shqipe nuk i kalon dy mijë rreshtat”, dhe këtu përfshihen si autentike 484 vargjet e dorëshkrimeve të zbuluara e të mbledhura në Fondin Gangale të Bibliotekës Mbretërore të Kopenhagës, nga studiuesi Giuseppe Gangale në arkivat private të Arbëreshëve. Po ashtu përfshihen 140 vargje (oda për Elena Gjikën) dhe 60 vargje të elegjisë për vdekjen e patriotit nga Lungro, Pietro Irianni. Për çfarë mbetet i duhet “besuar” nipit të tij, Cosmo Serembe, i cili i mblodhi dhe i botoi, por që në titull duket ndërhyrja e tij, Vjershe, Milano 1926.

Nga tërë krijimet e tij arbërisht, Serembe mundi të botojë në të gjallë vetëm tri: një të përfshirë në përmbledhjen e Dhimitër Kamardës, botuar në Livorno më 1870 (krahas, “Dora d’Istrias-Shqiptarët” (“A Dora D’Istria–Gli Albanesi”) dhe dy të tjera në shtypin e kohës. Për sa u përket krijimeve të tij italisht, ato qenë më me fat: poeti botoi në të gjallë katër vepra poetike (njëra prej të cilave i siguroi suksesin tek intelektualët bashkëkohës të shquar arbëreshë dhe të huaj):

1. “Poesie italiane e canti originali tradotti dall’albanese” (“Poezi italisht dhe këngë origjinale të përkthyera nga shqipja”), 1883; 2. “Sonetti vari” (“Sonetet e shumëllojshëm”) 1890; 3. “ Il reduco soldato” (“Ushtari i kthyer”), 1893, 1895; 4. “A Dio : canto polimetrico” (“Zotit : këngë shumëmetrike” (bot. I. 1883, Cosenza, bot. II. Buenos Aires, 1897).

Shumë dorëshkrime të Serembes kanë humbur (midis tyre një poemë e gjatë dhe ndoshta disa drama). Më 1926 (pas vdekjes) u botuan në arbërisht Vjershe (gjithsej 39) në Milano, nga nipi i poetit, Kozmo Serembe, i cili pretendonte se i kish gjetur një pjesë në dorëshkrim dhe një pjesë nga dëshmitarë (të cilëve poeti ua kishte recituar në të gjallë), duke e siguruar lexuesin se i kish qëndruar besnik, me sa kish mundur, origjinalit të autorit, me përjashtim të disa “barbarizmave”… Po, shumë vite më vonë, studiuesit (në fillim Dhimitër Shuteriqi që e hedh këtë mendim qysh më 1961, më vonë Belmonte më 1976) arritën në konkluzionin që botuesi i ka cenuar vjershat e të ungjit me ndryshime arbitrare të leksikut dhe të dorëshkrimit. Në këtë përfundim ata kanë arritur nëpërmjet një krahasimi midis gjuhës së vjershave të botuara dhe të folmes së Strigarit (dihet se arbërishtja si dialekt arkaik i shqipes i ruajtur me shekuj në kolonitë arbëreshe të Italisë, nuk është unike, por e copëzuar në disa të folme). Përfundimi i mësipërm lidhet edhe me një tregues tjetër: përdorimi i disa fjalëve nga gjuha e shqiptarëve të atdheut mëmë, të cilat nuk mund të njiheshin nga poeti në kohën e shkrimit të poezive.

Në botimin e 1926-s vihet re një përpjekje për t’ju afruar gjuhës shqipe, por mendohet që nuk mund të jetë veçse fryt i përpunimit të botuesit (pavarësisht nga letërkëmbimi në të gjallë e poetit me bashkëvëllezërit shqiptarë).

Pra, përpunimi i vjershave nga ana e botuesit ka pasur, pa dyshim një synim fisnik, po pavarësisht nga kjo, botuesi i lartpërmendur nuk ka kryer më pak një krim shkencor, duke cenuar autenticitetin e krijimeve të autorit (të të ungjit). Teza e Shuteriqit dhe e Belmontes sot pranohet nga tërë studiuesit, duke përjashtuar Domenico Cassiano-n që, në botimin që u bëri vjershave të Serembes, e vë në dyshim manipulimin nga ana e nipit të origjinalit autentik të Serembes, duke u mbështetur në larminë e materialit të mbledhur nga burime të ndryshme. Madje Cassiano pohon: “Ngjan si e tepruar, e guximshme dhe – pse jo? – aspak bujare akuza si manipulues e hedhur kundër Kozmo Serembes”, duke e përkufizuar si “të skajshme dhe jo bujare” tezën e lartpërmendur.

Me daljen në dritë të dorëshkrimeve të panjohura të poetit, mbledhur në arkivat privatë të Arbëreshëve, (poezi autografe që konsiderohen më autentiket e Serembes e që i përkasin fazave të ndryshme kronologjike), siç u përmend më sipër në Fondin Gangale të Bibliotekës Kombëtare të Kopenhagës (Danimarkë) na përvijohet një panoramë më e gjerë e krijimtarisë së poetit. Të nëntë këngët e Dorëshkrimit poetik të Kopenhagës janë botuar më 1985 nga Shtëpia botuese “Rilindja” te “Vepra” 3, madje duke përfshirë edhe këngën e dhjetë “Kangjel”. Këtyre vjershave mund t’u shtohen disa krijime arbërisht që prof. Dh. Shuteriqi i mori nga studiuesi arbëresh Vincenzo Selvaggi dhe i botoi në revistën “Studime filologjike” (po për to nuk ka siguri të plotë autenticiteti).

Studiuesit shqiptarë e kanë botuar, pas vdekjes, krijimtarinë e Serembes veçse në përshtatje. Veçojmë përmbledhjet “Vjersha” (1962) të Ziaudin Kodrës që u pasua me disa variante botimesh për shkollat apo “Poezija popullore arbëreshe”, si edhe “Poezi”, përshtatur nga arbërishtja dhe të përkthyera nga italishtja nga studiuesja Klara Kodra më 2010.

Në fund të viteve ’70, nga Sektori i Historisë së Letërsisë të Institutit të Gjuhësisë dhe Letërsisë të Akademisë së Shkencave u hodh ideja mbi mundësinë e një botimi kritik të vjershave të Serembes, por për shkaqe të ndryshme ky projekt nuk u realizua.

Arbëreshët nga ana e tyre nxorën në dritë tri variante botimesh të vjershave të Serembes (“Poeti i Strigarit” më 1977, më 1988 dhe “Duke kërkuar Seremben autentik” që nuk e zgjidhin problemin e një botimi të saktë shkencor sipas kritereve të filologjisë së sotme. I pari, botuar më 1977 nga Bashkia e Strigarit kishte më tepër karakter divulgativ se sa shkencor.

Po ashtu u botuan “Serembe – Poezi të zgjedhura”, Tiranë, 1999; “Serembe – Më të bukurës në Strigari”, Tiranë, 2000, të cilat plotësojnë njohjen për krijimtarinë e poetit, por që janë destinuar për një publik të gjerë.

Me problemin e një botimi të saktë të krijimtarisë së Serembes sipas modeleve të botimeve të plota të De Radës dhe Santorit, të nxjerra në dritë nga Katedra e Gjuhës dhe Letërsisë Shqipe të Universitetit të Kalabrisë, lidhet edhe vlerësimi sa më objektiv i poezisë së Serembes, origjinaliteti i të cilit spikati që në të gjallë, po që nuk u ndriçua saktësisht dhe plotësisht nga studiuesit.

Më 1985 u botuan “Veprat” në 4 vëllime, të përkthyera nga Latif Berisha. Më i ploti nga këto botime është “Homazh Xhuzepe Serembes”, nën kujdesin e V. Belmontes (1988). Ky tekst përfshin botimet e njohura në të gjallë të Poetit, dorëshkrimet e njohura si autentike, ndonjë vjershë të mbledhur nga ndonjë studiues tjetër ose që ka qarkulluar si popullore. Belmonte në studimin e thelluar “Kozmo Serembe–portreti i një ndërshtenësi” i vihet ndërmarrjes së vështirë e gati të pamundur të rindërtimit të tekstit autentik origjinal, duke u bazuar në të folmen e sotme të Strigarit, meqë citoj: “…paraqiten fakte të ndryshme rreth ripunimeve prej të tjerësh që i janë bërë veprës së Zef Serembes. Krijimet, shumica e të cilave për fatin e tyre të keq, siç dihet, mbërritën deri në ditët tona të zhveshura nga shumë elemente që herë lidhen drejt për drejt me artin krijues, herë me kohën kur janë shkruar, herë me riprodhimin e saktë të tyre prej të tjerëve”.

Në vijim të tezave të tij, Belmonte në Simpoziumin Ndërkombëtar për Arbëreshët të 2008-ës, mbajtur në Tetovë, e përkufizon në mënyrë të goditur Seremben përmes një epiteti sintetik “bjerratekst” në referimin e tij të titulluar: “Problemi i tekstit të Serembes”.

Në Parathënien e librit “Zef Serembe/Më të bukurës në Strigari” me titull Serembe-“Gjeniu i lirikës arbërore”, f. 10 studiuesi Perikli Jorgoni e dallon Seremben si poet të madh e gjenial, krijues të poezisë lirike moderne arbërore, duke e ngritur këtë poezi në nivelet më të mira të poezisë evropiane bashkëkohore, por ndërkaq jep një citim të ekzagjeruar “Serembja e nisi udhën e poetit si poet romantik dhe e përfundoi si […] akuzonjës i tmerrshëm i padrejtësisë, i shthurjes morale, dhe i kalbëzimit të shoqërisë së kohës.

Situata që trashëgojmë dhe pritshmëritë

Serembe nisi të vlerësohej që në kohën e vet nga bashkëvendësit, shqiptarët e përtej kufijve dhe studiuesit italianë. Për herë të parë u vlerësua nga Albert Straticò e më vonë nga Michele Marchianò.

Në tekstin “Manuale di Letteratura Albanese”, botuar në Milano, në v. e largët 1896, Straticò-i thotë bukur se Serembeja “ka qenë si zogu që këndon duke fluturuar, dhe që, duke kënaqur udhëtarin, i cili e dëgjon, nuk lë pas vetes veçse jehonën e ëmbël të melodive të tij të këndshme”. Ndërsa Marchianò, në tekstin “Kolonitë shqiptare të Italisë dhe letërsia e tyre (“Le colonie albanesi d’Italia e la loro letteratura”)- Ekstrakt i fashikullit të korrikut 1913, i Revistës së Italisë”, botuar në Romë më 1913, e cilëson poetin arbëresh si “gjëja më marramendëse që natyra mund të krijojë për sa i përket poezisë. Autor i një numri të madh poemash, dramash, poezish, të parat në përmasa shumë të mëdha, të dytat të pafundme në numër,….”. Po ashtu, në tekstin historiko-letrar të Giuseppe Schirò Junior, “Storia della letteratura albanese”, si pjesë e kolanës “Historia e letërsive të së gjithë botës”, botuar në Milano, 1959, Schirò-i e cilëson kështu poetin arbëresh: “Serembe është lavdia e Strigarit (San Cosmo Albanese) në krahinën e Kozencës, ku lindi më 1843 dhe pa dyshim që është mes poetëve më të sinqertë me të cilët mund të krenohet letërsia shqiptare”… “Serembe nuk njihet mirë: e ardhmja do ta vendosë mes poetëve më të mëdhenj shqiptarë këtej e përtej detit”.

Poezia e Serembes u bë objekt shkrimesh të shkurtra kritike ose eseve, kryesisht në vitet ’30 të shek. XX. Prof. Çabej në veprën “Shqiptarët midis Perëndimit dhe Lindjes” e mohon ndikimin e poetit nga folklori. Madje, në tekstin për shkollat e mesme: “Elemente të gjuhësisë e të literaturës shqipe” (1936), prof. Çabej e klasifikon Seremben si poetin me shpirt të komplikuar dhe të përfshirë nga mal du siècle – ashtu si të tjerë poetë romantikë europiano-perëndimorë të kohës së tij.

Gjysma e dytë e shek. XX, përkundrazi, e sheh poetin e Strigarit në tekste të shkollës së mesme dhe universitare, në studime serioze shkencore si nga studiues brenda vendit ashtu edhe nga studiues arbëreshë dhe kosovarë. G. Gradilone në veprën e tij “Frymë e formë nga poezia e Xhuzepe Serembes” (“Spiriti e forme della poesia di Giuseppe Serembe”) arrin të zbulojë disa nga komponentët e formës së poetit arbëresh që përcaktojnë origjinalitetin e tij si spontaneitetin dhe autobiografizmin romantik që është për të, si cilësi, ashtu edhe e metë kur ekzagjerohet. Duke u mbështetur në metodën stilistike e duke vënë në plan të parë tekstin ai sheh lidhjet e Serembes me romantizmin europian, ndërsa lidhjet me romantizmin shqiptar të atdheut të origjinës i sheh te përbashkësia me tematikën dhe problematikën. Prof. Rexhep Qosja, duke ndërthurur metodën sociologjike me metodën psike-analitike, zbuloi anë të ndryshme të romantizmit të Serembes, atipik në krahasim me romantizmin shqiptar, tipik në krahasim me romantizmin europian. Në veprën e tij “Dialog me shkrimtarë”, 1968, arrin të zbulojë disa anë të origjinalitetit të Serembes që lidhen me biografinë e tij. Madje edhe studiuesja Klara Kodra në artikullin Romantiku atipik Zef Serembe dhe enigmat e poezisë së tij, botuar në gazetën ExLibris të datës 20 mars 2024 evidenton se Serembeja një poet atipik për romantizmin arbëresh dhe shqiptar, po tipik i romantizmit europian, për herë të parë sillte në romantizmin arbëresh (dhe shqiptar) “brengën e shekullit”, “etjen për pafundësi”, madje edhe titanizmin, të gjitha këto karakteristike për romantizmin e Europës Qendrore.

Ndër studiuesit e Serembes në Shqipëri u dalluan Ziaudin Kodra dhe Dhimitër Shuteriqi. Studiuesi Z. Kodra, duke e përcaktuar Seremben si “poet të lindur” (në kuptimin e një talenti spontan, individual) dhe duke u ndalur në begatinë e figuracionit në poezinë e tij, të cilën për herë të parë e lidh me poezinë popullore theksoi karakterin aktual dhe modern të poezisë së Serembes, duke hedhur një hap para në zbulimin e origjinalitetit të tij.

Në v. 1961, prof. Shuteriqi, ndërsa evidentoi stilin origjinal të Serembes dhe lidhjen e tij me letërsinë italiane e europiane në studimin mbi krijimtarinë e Serembes, vuri në dukje evolucionin e poetit dhe bëri një klasifikim në tri grupe tematike të poezisë së tij, duke anashkaluar ndikimin e poetit nga folklori, sidomos në etapën e dytë të krijimtarisë së tij, të karakterizuar me ulje e ngritje.

Prof. Ali Xhiku në veprën e tij “Romantizmi arbëresh” përpiqet të vërë në dukje romantizmin e Serembes, ndërsa në shkrimin e Revistës “Nëntori” të 1973-it “Mbi disa probleme botëkuptimore të poezisë së Zef Serembes” do të vinte në dukje kultin e ndjenjës dhe misticizmin e Serembes. Mendojmë se kjo tezë që ka pa dyshim, në pikënisje një bazë reale, më vonë shfaq një nga skajshmëritë në interpretimin e krijimtarisë së Poetit, përmes pohimeve “…duket sikur i vetmi realitet për Seremben është bukuria dhe dashuria e vajzës”, “dashuria për poetin arbëresh qe shndërruar në thelb të jetës, në të vetmin kuptim të saj”, “poezia e Zef Serembes nuk krijoi dot situata të fuqishme opozitare”, apo tek shprehja që Serembeja “preferon më mirë t’u shmanget konflikteve me shoqërinë”, vërejmë një shpërfillje të patriotizmit luftarak të Poetit arbëresh dhe interesit të tij ndaj çështjes së lirisë të popujve.

Po ashtu, mbledhësi e studiuesi i folklorit të ngulimeve arbëreshe të Italisë, Kolë Kamësi, ndër një varg artikujsh për Arbëreshët e Italisë, të botuar kryesisht te revista “Leka” “1934–1944”, e të përmbledhur në vëllimin “Shqiptarët e Italisë”, e përmend Seremben ndër poetët arbëreshë që ditën të lëvronin në mënyrë mjaft të hijshme artin e bukur të poezisë; citoj: “Poezinë e Zef Serembes, nunës të shkruamë në dialekt të Shqytarëve t’Italis, janë mjaft të bukura e me mêndime te nalta;…”.

Më 1975 doli në dritë monografia e parë e plotë për poetin nga studiuesja K. Kodra, kushtuar jetës dhe krijimtarisë së Serembes, në të cilën zbulohet për herë të parë lidhja e theksuar e Poetit me poezinë popullore që mohohej nga disa studiues, flitej për disa faza zhvillimi të kësaj poezie dhe analizoheshin ndikimet e poetëve të tjerë romantikë italianë, francezë, anglezë në të. Heroin lirik të poezisë së Serembes e gjejmë në artikuj e studime të Klara Kodrës, përmes të cilave, ajo na bën me dije se te Serembe i gjemë të dy llojet e këtij heroi lirik. Madje ajo e cilëson “ tipik për romantizmin europian, por deri atëherë i panjohur për romantizmin tonë dhe dëshmon për novatorizmin e Serembes”. Edhe studiuesja ruse Serkova zbulon veçoritë specifike të heroit lirik të poezisë së Serembes që s’është më, sipas saj, heroi tribun dhe luftëtar, karakteristike për romantizmin shqiptar të rilindjes, po heroi rebel kundër shoqërisë, individi që qëndron më lart se ajo.

Në vitet tetëdhjetë Latif Berisha do ta cilësonte vlerën e madhe të poezisë erotike të Serembes si kreacion artistik që e bën atë të ngrihet dhe mbi kufijtë kohorë e hapësinor të mediumit të vet.

Në vitet nëntëdhjetë dhe dymijë vijuan studimet historiko-letrare dhe esetë e kushtuara Serembes, duke zbuluar gjithnjë anë të reja të krijimtarisë së tij. Akademik Qosja e rimerr studimin e këtij poeti origjinal që e kishte portretizuar te “Dialogë me shkrimtarë” dhe i kushtoi një kapitull të rëndësishëm të veprës së tij për romantizmin shqiptar në “Historia e letërsisë shqipe – Romantizmi”, vëll. 3.

Robert Elsie i jep një vend Serembes në “Historinë e letërsisë shqiptare” të 1995-ës (përkthyer në shqip më 1997), duke pranuar gjykimin e dhënë nga shumë studiues se “poezia e tij është poezia më e mirë lirike shqipe” para kohëve të reja. Ka edhe studiues si Anton Nikë Berisha që në veprën “Interpretime të letërsisë së Arbëreshëve të Italisë” priret për të vënë në dyshim vlerën estetike të poezisë së Serembes, të cilën ai e vendos më poshtë se De Rada, Dara, Skiroi, dhe se folklori arbëresh, citoj: “megjithëse arti i Serembes krahasuar me atë të De Radës, Santorit, Darës dhe Skiroit vlerësohet si më i zbehtë në disa këndvështrime përsëri, ai si poet zë një ndër vendet e nderit si përfaqësues i denjë i romantizmit shqiptar në përgjithësi e krijimtarisë së arbëreshëve të Italisë në veçanti. Ndërkaq, studiuesi Milazim Krasniqi e veçon Seremben si një poet me origjinalitet të dallueshëm qartë, pavarësisht se në çfarë forme poetike shprehet, citoj: “…poezia e Zef Serembes përgjithësisht është më lirike, më ekspresive, më e shkurtër dhe më pak narrative, se poezia e De Radës dhe e Gavrill Darës së Ri”.

Përkundrazi, studiues të tjerë e vlerësojnë poetin shumë lart: Hamit Xhaferri e ndërlidh figurën e Serembes me rilindjen e një letërsie me një krijimtari poetike të mrekullueshme; Vebi Bexheti arrin në përfundimin që Zef Serembe mbetet edhe mëtutje zëri ndër më të fuqishmit lirik të poezive arbëreshe. …. Figura e Zef Serembes …dhe veprat e tij lirike të vrullit luftarak që aq shumë janë të mëshiruara në mes veti, mbeten ndër margaritarët më të çmueshëm në mbarë letërsinë e Rilindjes Kombëtare, ndërsa Bardhosh Gaçe, duke e cilësuar ndër të tjera heroin lirik të Serembes si trim të poezisë popullore, që dashuron dhe vuan, vashën gjithashtu e vizaton me mjete stilistike popullore…., ai arrin në përfundimin se Zef Serembe përpunoi në hapësira të gjera lirikën e vet, duke shfrytëzuar përvojën e pasur të poezisë sonë popullore dhe duke dhënë përvojën e vet individuale të vjershërimit.

Është folur për qartësinë e gjuhës së Serembes. Po deri ku kjo qartësi është fryt i përpjekjeve të tij me anë të limës e deri ku i përpunimeve të të nipit? Kësaj pyetjeje s’mund t’i përgjigjesh pa bërë krahasime midis poezive që dihen me siguri si autentike dhe poezive të tjera ku ka pak siguri.

Studiuesit shqiptarë e arbëreshë vijojnë të interesohen për autenticitetin e poezive të Serembes. Poeti e studiuesi arbëresh Giuseppe (Zef) Schirò Di Maggio te artikulli “Kush do ta falë shtrembërimin e çmendur?” (“Chi perdonerà la “matta profanazione?”), botuar te revista “Filologia” (“Biblos”) më 2005, ngre problemin e një poezie të Serembes, e gjetur në Arkivin e Famullisë së Horës së Arbëreshëvet, të cilën ja kish dorëzuar Papas Jani Pecoraro. Ai në fillim shpresoi se ishte fjala për një dorëshkrim autentik, meqenëse mbante firmën e Poetit dhe historikisht ky kishte qenë në Horën e Arbëreshëvet (1886), ku kishte lënë edhe disa poezi. Prandaj, i entuziazmuar, Di Maggio e fotografoi faqen që mbante vjershën dhe e mori me vete në Seminarin Ndërkombëtar me rastin e 100-vjetorit të vdekjes së De Radës, organizuar nga Katedra e gjuhës shqipe të Universitetit të Kalabrisë më 2003. Atje u takua me studiuesin Belmonte nga i cili mësoi se vjersha nuk qe autentike, po e modifikuar. Më pas, në po këtë seminar, do të zbulonte nga një kumtesë për De Radën, mbajtur nga studiuesi Giovanni M. Belluscio, se Poeti i Madh (De Rada) kritikonte ashpër drejtuesit e periodikut arbëresh “Arbëri Rii” (Sicili), pikërisht për modifikimin arbitrar të një poezie të Serembes. Doli se ishte fjala për vjershën e zbuluar nga Di Maggio. Se kush e kishte modifikuar ai e zbuloi pas kërkimesh të mëtejshme në botimin “Omaggio a Giuseppe Serembe” nga Belmonte dhe në botimin e veprave të plota Opera Omnia të Zef Schirò-it nga prof. Matteo Mandalà. Autori i modifikimit, sipas të gjitha gjasave, ishte vetë Zef Schirò-i (Plaku), një nga drejtuesit e revistës asokohe. Modifikimi në fjalë kishte ndodhur me vjershën (Këngës së Mallit) ose sipas origjinalit të Poetit (Kënk Tharosi), për t’ia bërë të kuptueshme publikut të Horës së Arbëreshëve. Studiuesi Di Maggio mendon se nuk mund të flitet për shtrembërim siç pohon De Rada, po më tepër për përmirësim, meqenëse bukuria e vjershës së Poetit nuk cenohet dhe vjersha kështu u bë popullore në Horën e Arbëreshëvet.

Në përfundim, botimi i saktë i krijimtarisë së Serembes lidhet me problemin e një vlerësimi sa më objektiv të poezisë së tij, origjinaliteti i së cilës spikati që në të gjallë të Poetit, po që ende nuk është ndriçuar saktësisht dhe plotësisht nga studiuesit. Madje, ende i pazgjidhur deri më sot është problemi i një botimi kritik të vjershave të tij që kërkon zbulimin e më shumë dorëshkrimeve autentike. Me botimin kritik të dorëshkrimeve të 9 vjershave të Serembes (1989) si edhe të poezisë kushtuar Dora d’Istrias (1986), prof. G. Gradilone ka çelur një hulli që duhet ndjekur për botimin e dorëshkrimeve të tjera që mund të gjinden si edhe rivlerësimin e botimeve që janë në qarkullim.

Kjo është një sfidë që qëndron para studiuesve të sotëm për të mundësuar botimin në shqip të veprës së plotë që do ta vendoste Poetin arbëresh në piedestalin e merituar.

Po e përmbyll këtë studim me disa poezi të Serembes marrë nga vepra “Zef Serembe, Vepra 1”, SHB “Rilindja”, Prishtinë, 1985.

KËNGA E MALLIT TË PARË

Dëgjo, vash’, këngën e par’

që ta thot’ një djal’ bujar,

Dëgjo, vash’ këtë kangjele

q’është e butë posi dele.

Një e diel ishte pagdhirë

tërë dritë e gaz të dlirë.

Dolla jashtë e s’kish njeri,

kisha helm, jo lumturi:

E një vashëzë kërkonja

po hirplote, siç e donja.

***

Mesha e madhe, ja po biJe

e nga kisha mënt i shtije;

Dola: vashëzat po vinin.

qetë e lehtë në kishë hynin.

Asnjë vash’ s’m’u duk e mirë

e asnjëra s’m’ip dëshirë,

Dhe kjo zemër psherëtinte,

se nuk gjente kë kërkonte.

Po kjo zemër u gëzua

kur një vashëz u afrua,

Kur te sheshi ajo shkonte,

tërë sheshi dritë lëshonte.

I shkëlqenin ata sy

që nuk shihnin as njeri,

Si një fluturëz e lehtë

vej në kishë e zhdukej vetë.

***

Kur e vrejta, kur e pashë,

,,Sa e bukur”! sakaq thashë.

Që ahere s’pat pushim

ky i mjeri shpirti im.

Ditë e natë un’ e kujtonj,

natë e ditë e dëshironj;

Posi hije pas i rri,

e vështronj me dashuri,

Kur më sheh e më ve re,

ndjej të madhe një hare.

Kur dëgjoj fjalën e kthyer

të Parajsës hapen dyer;

Kur më flet e më shikon,

zemrën një shigjet’ ma shpon.

E kur vjershën ajo shtije

duket se më vjen të bije!

***

E kur gjumi pra më zë

unë në paqe s’mund të flë:

Me at sy n’ëndërr më rri,

që të fshehur kan’ magji.

Se m’do fort ajo më thotë

edhe nxjerr dy pika lotë:

E tek veshi më rrëfen

se sa mall për mua ndjen.

Asaj dorëzën ja ngas,

buz’ më buzë asaj i flas,

Edhe mezin ja shtrëngonj:

duke e puthur un’ gëzonj.

Pra si nj’ëndër vete e shkon,

po në zemër më qëndron.

Kushedi a më dëgjove,

mallin tim a e kuptove?

Kushedi tek ti a foli

malli e zemrën a ta ndolli?

Me gjith’ zemrër un’ të dua,

se fort më pëlqeve mua.

Ti me mua, vashëz, eja,

se të dua si veteja.

Tok të rrojmë te ky dhe

si në zi e në hare.

Tok të rrimë në rini,

tok edhe në pleqëri.

VRULL

Zogj të bukur këndojnë me hare,

Po zemra do më plasë mua në gji.

I helmuar e shkoj jetën te ky dhe,

Mërzitem në katund, në vetmi.

Tërë shkëlqim m’hapet përpara deti

Që zgjon te trutë e mi mendime shumë,

Zëmra m’u shqerr nga tmerri mua të shkretit

Aqsa vetëm pushoj kur bie në gjumë.

Arbëri matanë detit, na kujton,

Se ne të huaj jemi te ky dhe!

Sa vjet shkuan! E zëmra nuk harron,

Që ne turku na la pa mëmëdhe.

Hakmarrja na jep shpresë e na ndriçon

Por fryn era dhe akull më zë,

Se ç’ka qënë Arbëreshi po harron:

Dhe s’i vjen turp aspak, po rri e flë.

VASHES SË LARGËT

Fati ynë është shumë i fort

Se na jep helme dhe mort,

Posi hënës, posi djellit,

Që kërkohen kot prej qjellit,

Se i shkreti fat i zbon

Edhe kurrë s’i bashkon.

Edhe i ligu mirë e di

Që është drita dashuri.

E kur fatin tim kujtoj

Derdh un’ lot e psherëtoj

Plag’ e rëndë s’hiqet dot

Që më bëre ti qëmot:

Qenë ilaçe e qenë bare

Që s’më vlejtën mua fare.

Nuk pushon ky helm i fort,

Që na jep përdita mort.

KËNGËTARI DHE BILBILI

Jam i vetëm në mesnatë

si bilbili i pafatë

Që me zënë e tij i thotë

sa mjerime ndjen dhe lotë

Trëndafiles dal nga gjembi

q’e ka zëmërën si shkëmbi

Fërshëllimet që këndon

Trëndafilja s’i dëgjon

Fërshëllimet që këndoj

i rrëmbeu mali e përroj

Edhe un’, këngtar i mjerë

vajtoj fshehtas heraherë

E këndoj e qaj si dua

e me lotët bëj një krua

Vashë, syt’ m’i përvëlove:

unë të desha, ti më zbove

Je si një tufan që shkrep

që rrëmben e rreh e shqep

Flaka jote më rrëmbeu

kurm e shpirt më dogji e preu

Shkove e zjarri që më le

më bën hi, më fut në dhe

Ahet që mjerimi i sjell

ngrijnë e larg era i shtjell.

FYTYRA E SAJ

Si vajza ime e bukur s’ka asnje

E prerë, e holl’ si kumbull, drejt më rri:

Kur ecën, shkon si zog e mbase më

Zërin e saj ngre plote harmoni.

I ndan flokët në mes e rrethas vë

Gërshetin që i shkëlqen krejt në të zi,

I feks balli që rreze zë

Si gryka e detit ne agim’n e ri.

Te zes e tërë mend e mall të thellë,

Sytë e saja shkëlqejnë më se hënë,

Në mes faqes i qesh hunda e hollë.

Ka buzët si merxhan, është faqehollë,

Dorën dhe zverkun si alabastër vënë

Edhe, kur qesh, sikur te ngre ne Qiellë.

NJË DITË ËSHTË JETA

Po vrej si Agimi, ja, nga deti ngjitet,

Dëgjoj si era mbushet me freski:

Shoh si dheu me dritë krejt stoliset

E si dielli shtie zjarr e bukuri,

Në gjithë vëndet gumëzhima shqitet,

Jeta me shpresë qesh dhe ëmbëlsi,

E hapet gazi edhe gëzimi rritet,

Largohet mjegulla ngado që ri.

Koha shkoi e mesdita na pllakosi;

Mërzimi nëpër sheshet mbretëron,

Do të thotë se koha e mirë sosi.

Mbrëmja hapë dyert e natës edhe nxin,

Gjumi gjindjen e zë dhe s’e lëshon.

Njerinë fati ashtu në varr përpin.

TE BREGU I DETIT

Atje nga bregu i detit shoh një valë

Që me oshëtimë stuhia e degdis,

Si në mal ujët ngrihet pa u ndalë

Si për të rrahur qiellin e zi pis.

Dielli mbulohet, qielli është i zënë

Nga mjegulla që dhenë e tërë fsheh:

Dhe koha e keqe krejt pas krahve le

Helmet dhe frikën që s’kanë të thënë.

Era ra dhe tufani, ja, mbaroi,

Duke qeshur në qiell dielli dolli

Dhe natyra stoliset me hare.

Mëkata paqën e vjetër dërmoi

Edhe neve një valë helmesh na solli:

Po gjaku i Krishtit dha paqën e re.

ALI TEPELENASIT

Shkrepën malet një ditë e u qé treguar

Si dielli i Shqipërisë plot me re:

U tromaks turku e mbeti i helmuar

Kur madhërinë tënde vuri re.

Krejt bota ktheu syt’ për të shikuar

Se mos në malet tona shkrep rrufé,

Se mos raca burrërore tue lëftuar

Mirr fronin që i përkiste asaj mbi dhe

Oh, sa shpresa të kota! Si u ndërrove?

Me të rrema e me gjak ndeze atë zjarr

Që dogj lirinë në tona luadhe.

Ti burra e gra gjakose e shkatërrove

Rrodhën lotët përdhe si rrëké e madhe:

Me nëmë e turp u fute ti në varr.

Bibliografi:

Altimari, Francesco. (2012). Gli Arbëresh d‘Italia per la rinascita dell Albania tra XVIII-XIX Secolo: paralelizmo con altre diaspore di area italo-balcanica në: “Studia Albanica”, ASHSH. Tiranë.

Belmonte Vincenzo. (1988). Omaggio a Giuseppe Serembe, Amministrazione Comunale di S. Cosmo Albanese. “Vatra”.

Belmonte Vincenzo. (1976). Vjershe, Strihar (San Cosmo Albanese). Tito-Linotipya GraphiSud ACR.

Belmonte Vincenzo. (1991). Alla ricerca del Serembe autentico, Cosenza.

Belmonte, Vincenzo. (2018). I canti (Kënka), Cosenza.

Berisha, A. Nikë. (2013). Interpretime të letërsisë së arbëreshëve të Italisë. “Faik Konica”, Prishtinë.

Berisha, Latif. (2002). Vepra, Fakulteti i Filologjisë, Prishtinë.

Bexheti, Vebi. (2020). Studime arbëreshe, Tetovë.

Cassiano, Domenico. Poeti i Strigharit: (Zef Serembe). Strigari, Cosenza, 1977.

Çabej, Eqrem. (1978). Studime gjuhësore, V, Prishtinë.

Çabej, Eqrem. (1994). Shqiptarët midis Perëndimit dhe Lindjes, “Çabej” MCM, Tiranë.

Di Maggio, G. Schirò. “Chi perdonerà la “matta profanazione”? Una poesia di Giuseppe Serembe contraffatta dai Nostri”, në: “Biblos”, Biblioteka Komunale e Horës së Arbëreshëvet – anno XII, N. 26 2005.

Elsie, Robert. (1995). Historia e letërsisë shqiptare, Tiranë.

Gradilone, Giuseppe. (1960). “Spiriti e forme della poesia di Giuseppe Serembe”, në: Studi di letteratura albanese, “Urbinati”, Roma.

Gradilone, Giuseppe. (1986). Zonjës madhe perëndeshë Elenës Gjika – Canto a Dora D’Istria, edizione–introduzione, trascrizione, apparato critico. Istituto di Studi Albanesi. Roma.

Gradilone, Giuseppe. (1989). Contributo alla critica del testo dei canti di Giuseppe Serembe. Istituto di Studi Albanesi. Roma.

Gjendja Aktuale e Studimeve për Arbëreshët. Kuvendi i Parë i Studimeve Arbëreshe. Qendra e Studimeve dhe Publikeimeve për Arbëreshët. 27–29 shtator 2021, Tiranë.

Gjuha dhe Letërsia e Arbëreshëve. (2011). Aktet e Simpoziumit Ndërkombëtar për Arbëreshët, Tetovë, 28–29 prill 2008. Universiteti i Europës Juglindore. Fakulteti i Gjuhëve, Kulturave dhe Komunikimit. Tetovë.

Historia e letërsisë shqipe. (1960). USHT, vëll. II. Tiranë.

Kamarda, Dhimitër. (1870). Dora d’Istrias–Shqiptarët (A Dora D’Istria – Gli Albanesi). Livorno.

Kamsi, Kolë. (2006). Shqiptarët e Italisë, Universiteti i Shkodrës “Luigj Gurakuqi”, “Phoenix”, Shkodër.

Kodra, Klara. (1975). Vepra poetike e Zef Serembes, AShRSh, Tiranë.

Kodra, Klara. (2000). Zef Serembe. Poezi. “Argeta LMG”, Tiranë.

Kodra, Klara. (2018). Paralele dhe kryqëzime: ASA, IGJL. vëll. I. Tiranë.

Kodra, Klara. Romantiku atipik Zef Serembe dhe enigmat e poezisë së tij, ExLibris 20.03.2024.

Mandalà, Matteo (2006). Gjurmime filologjike për letërsinë e vjetër arbëreshe, “Çabej”, Tiranë.

Marchianò, Michele. (2021). Kolonitë shqiptare të Italisë dhe letërsia e tyre. (Ekstrakt i fashikullit të korrikut 1913, i Revistës së Italisë), Romë, 1913. QSPA, Tiranë.

Poezija popullore arbëreshe. (Mbledhur, përshtatur dhe vënë në gjuhën e sotme nga Ziaudin Kodra). Ndërmarrja Shtetërore e Botimeve, Tiranë, 1957, XXXI + 163 f.

Proko-Jazexhiu, Vilma. (2021). Një vështrim mbi botën arbëreshe në të dy fjalorët enciklopedikë të Akademisë së Shkencave të Shqipërisë, “Continuum”–Revistë e Studimeve Arbëreshe. QSPA. Viti I, 2020–2021, Nr. 1, Tiranë.

Qosja, Rexhep. (1968). Dialog me shkrimtarë, Instituti Albanologjik i Prishtinës. Prishtinë.

Qosja, Rexhep. (1986). Historia e letërsisë shqipe. Romantizmi, ASHAK, vëll. 3. Prishtinë.

Schirò, G. Junior. (2021). Historia e letërsisë shqipe. QSPA, Tiranë.

Serembe, Zef. (1883). Poesie italiane e canti originali tradotti dall’albanese, Cosenza.

Serembe, Zef. (1926). Vjershe (nën kujdesin, me parathënie e shënime nga avokat Cosmo Serembe). Milano.

Serembe, Zef. (1977). Poeti i Strigarit. Ribotim, nën kujdesin e Domenico Cassiano (botim i Amm. Comunale.

San Cosmo Albanese).

Serembe, Zef. (1985). Vepra 1. Vjersha. “Rilindja”, Prishtinë.

Serembe, Zef. (2000). Vepra 4, Studime dhe Kritikë/Monografi, “Rilindja”, Prishtinë.

Serembe, Zef. (2000). Më të bukurës në Strigari. “Toena”, Tiranë.

Serkova, T. F. (1967). “Poezija italianskih Arbereshej i problemi albanskovo romantizma”, ACTES DU PREMIER CONGRÈS INTERNATIONAL DES ÉTUDES BALKANIQUES ET SUD-EST EUROPÉENNES: Sofia, 26 août-1 septembre 1966, Académie Bulgare des Sciences, Sofia.

Studi di letteratura albanese. (1960). “Urbinati”, Roma.

Studime për nder të Aleksandër Xhuvanit. (1986). ASHRPSSH. IGJL. Tiranë.

Shuteriqi, Dhimitër. (1961). “Mbi jetën dhe krijimtarinë e Zef Serembes”. “Buletin i USHT”, Seria e Shkencave Shoqërore, Tiranë, nr. 4.

Shuteriqi, Dhimitër. (1973). Nëpër shekujt letrarë, “Naim Frashëri”, Tiranë.

Shuteriqi, Dhimitër. (1980). Nga letërkëmbimi i Zef Serembes, “Studime filologjike”, Tiranë, nr. 4.

Shuteriqi, Dhimitër. (1999). Disa vjersha që mendohet se janë të Zef Serembes, “Studime filologjike”, Tiranë, nr. 3-4.

Xhiku Ali, (1973). Revista “Nëntori”, 4. Tiranë.

Xhiku, Ali, (1980). Romantizmi arbëresh. “Naim Frashëri”, Tiranë.

Xhiku, Ali, (1981). “Veçori të romantizmit në letërsinë arbëreshe”, Studime për letërsinë shqiptare, I, Instituti i Gjuhësisë dhe i Letërsisë, ASHSH. Tiranë.

Bibliografi e pashfrytëuar për artikullin

Aliu, Ali, “Vështrim tjetër për Seremben”, Seminari Ndërkombëtar për Gjuhën, Letërsinë dhe Kulturën Shqiptare, SNGJLKSH 21/1, UP-FF & UT-FHF Prishtinë 2003: 43-45.

Bulo, Jorgo, “Njëqind vjet pas vdekjes së Zef Serembes”, Seminari Ndërkombëtar për Gjuhën, Letërsinë dhe Kulturën Shqiptare, 20/2, ASH-IGJL & UP-FF, Prishtinë, 2002: 17-18.

Gashi, Osman, Prishtinë, “Pikëtakime në poezinë e Zef Serembes dhe të Giaccomo Leopardit”, Sesioni: “Letërsia arbëreshe”, Seminari Ndërkombëtar për Gjuhën, Letërsinë dhe Kulturën Shqiptare,21/1, UPFF & UT-FHF Prishtinë 2003: 75-79.

Hamiti, Sabri, “Zef Serembe: romantiku i vetmuar”, Tryeza: 100 – vjetori i vdekjes së Zef Serembes, Seminari Ndërkombëtar për Gjuhën, Letërsinë dhe Kulturën Shqiptare,20/2, ASH-IGJL & UP-FF, Prishtinë, 2002: 7-15.

Jakupi, Muharrem, “Karakteristika arbëreshe në lirikën e Zef Serembes dhe Vorea Ujkos”, Sesioni: “Letërsia arbëreshe”, Seminari Ndërkombëtar për Gjuhën, Letërsinë dhe Kulturën Shqiptare, 21/1, UP-FF & UT-FHF Prishtinë 2003: 66-74.

Jorgo, Kristaq, “Serembja si problem historiografik”, Sesioni: “Letërsia arbëreshe”, Seminari Ndërkombëtar për Gjuhën, Letërsinë dhe Kulturën Shqiptare, 21/1, UP-FF & UT-FHF Prishtinë 2003: 47-51.

Krasniqi, Milazim , “Sonetet e Zef Serembes”, Sesioni: “Letërsia arbëreshe”, Seminari Ndërkombëtar për Gjuhën, Letërsinë dhe Kulturën Shqiptare, 21/1, UP-FF & UT-FHF Prishtinë 2003: 53-65.

Izet Bebeziqi. “Shkrimtarët arbëreshë. Zef Serembe”, Izet Bebeziqi, “Shkrimtarët arbëreshë. Zef Serembe”, “Revista letrare” Tiranë, 1944, nr.12, f. 10.

Filed Under: Komente

Damiano Gualiardi një figurë e rendësishme në  shpërndarjen e kulturës arbereshe

October 19, 2024 by s p

Sot, në pak rreshta dëshiroj  t’iu njohë me një figurë arbëreshe, i cili sipas meje njihet më tepër për rolin e tij në fushë të politikës se sa për kontributin e tij  të vlefshëm  në fushë të kulturës arbëreshe. Ky  arbëresh quhet   Damiano Gualiardi. C:\Users\iljas\Downloads\FB_IMG_1729103249470.jpg

Z. Gualiardin e njoha nën shoqërimin e një mikut tim shumë të mirë prof Francesco Marchiano disa vite më parë në Spezzano\ Spixano, ngulim arbëresh. Mu prezantua si “Uomo della politica” por unë e perceptova më tepër si një arbëresh i cili donte botën arbëreshe,  hulumtues i saj  dhe kishte dhënë një kontributë gjigand në shpërndarjen e kulturës arbëreshe.

Atë mbrëmje  ndodheshim në San Benedetto Ullano (qyteza arbërshe në Kalabri), ku do të mbahej pjesa e dytë e kuvendit “Arbëria dhe Fëmijët”,  organizar nga Federata  Uniarb, zhvilluar në datat  10, 11, 12 tetor,  dhe argumenti në këtë pjesë  ishin kostumet. 

Në fakt  kisha dëgjuar për kostumin e grave të Mongrassano,  qytezë kjo për të cilën  Z.Gualiardi, thelloi studimet dhe arriti që në 1988 të publikonte tekstin Mongrassano, “Viggio nei secoli di una comunità” dhe nisa ta pyesja për argumentin në fjalë. Si gjithmonë ndodh që argumenti sjellë argument, dhe si përfundim vijnë një seri informacione të cilat do t’i lexoni në vijim 

Atë mbrëmje në qytezën e  San Benedetto Ullano, frynte një erë e ftohtë, dhe si rrjedhojë  gjetëm një vend ku ishim më pak të goditur nga era.  Në një kënd të oborrit Agri- Art gjendej një stol Përballë ishte guzhina dhe na vinte aroma e gatimeve ku po gatuhej për mysafirët që të darkonin së bashku. Në ato momente i zoti i lokalit  Oreste Blandi na sjellë një shishe birrë të shoqëruar me një piatë, ku mblidhej filozofia e shpirti arbëror. Dy qofte nga një për secilin, një fetë bukë, por mbi të gjitha ai ambjent i qeshur, i gëzuar. Një atkosferë që ia kalonte çdo atmosferë e një restoranti të c’do kalibri qoftë ai.  U rezervova vetëm me fjalën “faleminderit” por me siguri që zemrat tona, (të të treve)  kishin perceptuar më parë atë çka deshën të thonin  shikimet tona. 

Ndjeva një ndjesi të çuditshme, një ndjesi gjitonie”  shqisat ishin të gjitha në  ato vite fëmijërie, e më dha idenë e atyre festave, kur mblidheshim farë e fisë në shtëpinë e gjyshes, në atë obborin e saj. Për njëçast heshta,  ndërsa shpirti im  voziste si një e marrë  në atë epokë të shkuar. 

Bisda me Z Gualiardi  nisi me kerkimet e tij në ngulimin arbëresh të Mongrassano-s, Cs, dhe vura re që ai më fliste me shumë dashuri për atë qytezë sikur të ishte lindur dhe rritur në atë ngulim arbëresh. 

Mongrasano- më tha Ai- është një ngulim  e formuar në dy pjesë. Njëra pjesë është më e lashtë se tjetra.  Padyshim që  ky ngulim ishte e populluar nga një grup i familjeve ardhur nga Shqipëria; rreth vitit 1478 ose në fillim të vitit 1500. Më 20 korrik 1459 Princi i Bisignano e dha në juridiksionin civil Peshkopit të S. Marco. Më 1642 familja Gaetani e bleu atë, e cila në 1688 ia shiti Marquises  se Fuscaldos që e mbajtën atë deri në heqjen e feudalizmit (1806).. Në 1811 u bë një pjesë e Serra di Leo. Më 1816 u ngrit në një bashki, me Serra di Leo e fraksionin e saj. 

Foto në vijim Mongrassano.

Në këtë rrugëtim Autori shtrihet në hapsirë dhe në kohë në kërkimet e bëra prej tij, duke na dhënë një vizion të Mongrassano-s në shekuj.  Ndërsa më rrëfente, ai nënvizon faktin se  arbëreshët e Mongrasano-s  ardhur nga territoret e Shqipërisë vazhdojnë të ruajnë akoma mbi 750 fjalë arbëreshe. Mbiemrat e tyre janë edhe një tregues shumë i qartë, dhe se ruajnë ende sot idiomën e gjuhës nga kanë ardhur , si  edhe disa vjersha që i quajnë Vajtime. 

Për të arritur në këto konkluzione, Gualiardi  kishte ndjekur një metodologji dhe kishte  përdorur  intrumenta: mapën demografike, Komparatën, fjalorin e Domenico Zangari, Çabej, Fan Noli fq 13.( Në 1978 ai kishte themeluar; Centro di Documentazione e Ricerca Arbëreshe në San Demetrio Corone\ Shën Mitër).  

Autori në këtë “Udhëtim”  kishte krijuar  një album fotografik mbi kostumet dhe jetën e arbëreshëve të Mongrassano-s,  duke krijuar atyre  “Një park” me  pemë gjenealogjike të familjeve,  të cilat krijonin historikun e e atzre shekujve të qytezës së tyre. Këto metoda hapnin  njëkohësisht kapilar për tu kryer studime antropologjike, etnolinguistike, Eco linguistike,  etje . Munda të grumbulloja 2000 foto dhe 3000 persona dhe kjo u realizua në 1977.

Interesante është se si arbëreshët e Mongrassano-s mbajnë mbiemrat e tyre si Sarri( Sharri, Peta, Golemi, Losh). Fjalët më antike për organet gjenitale shprehur  në zhargonin “ volgar” metaforik “ Rrush”  ende dëgjohet  sot në fjalorin e  tyre të përditshëm. Në viti 2019 i publikon këto mbiemra në : L-origine albanese di alcuni cognomi della comunità di Mongrassano, Edizioni Vatra. 

Foto e vitit 1912. Është bërë në ditën e Karnavaleve. Kjo e re është veshur me kostumin e nusërisë së arbëreshëve të Mongrassano-s 

Kërkime mbi botën arbëreshe autori kishte filluar vite më përpara. Në vitin 1984 Gualiardi publikon librin : Gli arbëresh di Calabria- note sui origini, sviluppo, stato attuale e problemi. Ndërsa një Fjalor Italisht- shqip  e kishte publikuar në 1985.  Në foton Leo Serra,  pamja na jep një vështrim të shkurtër të jetës së përditshme të arbëreshëve të dikurshëm  bërë nga sakrifica të mëdha, por edhe njerëz të heshtur dhe këmbëngulës, të injoruar nga institucionet, të detyruar ta lidhin fatin e tyre me tokën dhe solidaritetin të lindur nga nevoja: furra e përbashkët bëhet jo vetëm një instrument i bërjes së bukës, por edhe i miqësisë mes tyre.

Në 1988,  autori publikon; Orme di una rinascita. 

Dëshira për ta parë këtë botë arbëreshe të ngjallet. Kontesti hisorik, politik e shoqëror i jepte atë ideal të një rilindje të kësaj bote arbëreshe e cila kishte dhënë shenja agonie. 

Në 2001 jemi jo shumë larg pas miratimit të ligjit mbi pakicat kombëtare hisorike, dhe shohim dhe deklaron që  ky ligji nuk është një ligj i denjë për krahinat ku shtrihen arbëreshët. Këtë pikë Gualiardi  e shtron si “ Uomo di politico” por dhe një individ i kulturës, ku deklaron qartë se arbërishtja dueht të jetë pjesë e detyrueshme e kurrikulave shkollore.  Vetëm kështu mund ta shpëtojmë Arbërinë e Arbëreshëve.  

Autori në tekstet që publikon nuk ndalon vetëm tek gjuha, tek historiku, por edhe tek ajo kulturë që është ende gjallë që është ende e vyer shumë e rëndësishme. Pikërisht për këtë autori grupon minorancën e re dhe të vjetër, krijon një atlante, ku prezantohet objektet kulturore si ato materiale  jo materiale dhe shtron kërkesën e shpëtimit të saj.  (Vecchie e nuove minoranze 1990)  

Guagliardi është një djalosh, i cili rritet në një qytezë arbëreshe ku fryma e botës shqiptare nuk kishte munguar asnjëherë. Arsyeja ishte  sepse jo largë prej asaj qyteze rreth 2 km larg  ishte Istituti Shën Adriano ku ku kalitën profesorë e intelektualë shumë të zotë. Pasi mbaron studimet në liceun Klasik në Shën Mitër, vazhdon studimet për sociologji. Ishte dega që prferonte dhe që kishte bërë kërkime mi atë etni ku pjesë e së cilës ishte dhe vetë Ai. Kush më mirë se sa ai në atë grupë studentësh  njihtë këtë pakicë minoritare pjesë e së cilës ishte edhe ai. Gualiardi rritet me ideale. Ideale të një komunizmi utopik, ku egziston barzia dhe lumturia është e të gjithëve. Karrjera e tij politike fillon më 1976, kur emërohet këshilltarë në Komunën e San Demetrio Corone. Ngjit shkallët në karrjerën e tij politike. Në 1981 formon Lega Italiana della Minoranza arbëreshe (Lidma). 

Në vitin 2000 zgjidhet në Këshillin Rajonal në shtatë legjistratura, dhe më vonë Assessore rajonal te Turizmit dhe të Mirat kulturale, i deleguar për pakicat minoritare lingustike të  Kalabrezve në botë.  Projektues dhe Drejtor të Istitutit Internacional, Centro iconografik arbëresh di Mongrassano 1990-1997, dhe sot është Presidente i Federates dhe shoqatave arbëreshe. 

Ndërsa bisedon me të nuk të jep idenë atyre individëve në fushë të politikës të cilët mbajë një guckë që të krijon distancë. Flet me pasion, dhe butësia nuk  është indiferente. Nuk më flet shumë për karrjerën e tij poltike. Përqëndrohet tek ato vite kur Shqipëria edhe pse nën një rregjim të fortë nuk munguan asnjëherë librat mga Shqipëria drejt arbëreshëve. Po ashtu edhe grupet folklorike të asaj kohe. 

Me shumë entuziazëm nis dhe rrëfen për grupin e tij “ Zjarri”. Vitet e rinisë. Bukuria  e atyre viteve në një qytezë të thjeshtë. Faqet e atij libri të një stil të rrjedhshëm plot informcione, data, kostume, ngjarje, përshkrime por edhe kontest historik të atyre viteve ’70 vite revolucioni të një shoqëria sa transitore aq edhe  industriale. Ishin vitet që u shtuan edhe aktivitete kulturore me Shqipërinë. 

Në 1974 ishte 30 vjetori i pavarësisë së Shqipërisë, dhe po fillonin përgatitjet. Unë isha në atë kohë një djalosh me ide të komunizmit dhe caktohem nga  Haki Keta, përfaqësues i Ambasadës shqiptare në Romë. Në aktivitet  ishte e ftuar  edhe Poetesha, paritizania  Joyce Lassu. Vjen Asnsambi i këngëve dhe i valleve, Hysni Zela, Vaçe Zela,  e shumë artistë të tjerë të mëdhenjë. Kush kujton atë aktitet i vinë mornicat edhe sot. Kishim në shpirt idealet për një botë më të mirë. Në sytë tanë  kishim dritën e vëllazërisë.  

Janë shumë kujtime. Në këto momente më bie ndërmend viti  1976, z.Haki Keta që ishte përfaqësues i amasadës shqiptare  në Romë më bënë një telefonatë dhe më thotë se  Anasambli i shtetit të Shqipërisë do të vinte në Itali.  Problemi ishte që të organizoheshin e të gjendeshin  fondet  për të realizuar këtë aktivitet. Cesaro Marino  në ato vite  ishte Kryetar Bashkie në Sezzano Albnanese\ Spixano  i cili  organizoi këtë takim  ku ansambli nuk  nxorri asnjë kokërr leku. 

Raportet i mbanim me përfaqësuesin  Misto Treska. Edhe këtu aktiviteti pati një jehonë dhe çdo gjë shkoi më së miri. 

 Në 1978 vjen nga Shqipëria  Ansambli shtetëeror në Shën Mitër. Kishte ardhur vetëm Kori..  Duhet të dini se në ato vite ne kishim një rringjallje me botën shqiptare. Në këtë periudhë nga 17 buste të Gjergj Katriotit të cilët u vendosën në territorin Italian,  9 prej tyre  janë vendosur me mbështetjen time në periudhën e Legës\ Lidhjes ku kisha themeluar dhe bëja pjesë.  

Arbëreshët gjatë kohës së rregjimit nuk mbajtën vetëm raport në fushën e kulturës, mbanim edhe raport në fushë të kërkimeve shkencore. Në vitin 1977 vijnë në Kalabri profesor si Aleks Buda, Jurgo Bula, Eqerm Çabej.  Më vonë vijnë edhe profesor Jup Kastrati, Dhimitër Shuteriqi, Ali Xhiku.. Pata fatin që ti njohë këta studiues, koka të mëdha të shkencës shqiptare  që më bënë akoma më shumë të njohë, të dua tokën nga erdhën të parët e mi, por edhe të ruaj kete gjuhë të stërgjyshëve të mi. 

Në vitin 1978  kur ishte java e dytë e karnavalit u mbajtë ekspozita e fotografive. Depozituam 100 fjalor të gjuhës shqipe 1, 2, 3, por edhe volumet të profesor Kastallarit, Shuteriqi etje. 

Në mujain e nëtorit 1979, do të organizohej një tjetër aktivitet i madh. I dërgoj z. Taqo Zota, si dhe z. Minella Totona katër kuponat e pagimit për koncertin në Frasnitë, Civita, Cerzeto, Spixano. Brënda 10 ditëve do të jepnim listën e pjesëmarrësve. Ishim të ftuar nga z. Pirro Lako. 

Nisemi në 26 dhjetor dhe  mbrrijmë në 27 Dhjetor në 1979 në Han të Hotit. Ishim gjithsej 7 persona dhe ishim të shoqëruar nga Zoti Taqo Zota. Në Pgradecë  bie një borë e madhe dhe bllokohemi.  Nuk mund të niseshim me autobus. Funksiononte vetëm treni që nisej nga Gur i kuq dhe mbrrinte në Tiranë. Dëshira e tyre ishin të na përcillnin me makina, por për një moment iu them. Për ne nuk ka problem ngjietemi edhe në tren. 

Mbrrijë në stacion të trenit dhe atje gjejmë ushtarë që kryenin ushtrinë në rrethin e Korëçs. Rrobat e tyre si mos më keq. Këpëucë të grisura, ndonjë pallto edhe të arnuar. Kishte plot fshatare të varfër të atyre zonave. I kam ndër mend edhe sot. Për një moment organizatorët na thenë se trenin duhet të shfrytëzohej vetëm për personat e grupit. Unë në ato momete nuk duroj dotë atë gjendje dhe iu them: Ne do të ngjitemi të gjithë në tren dhe do të udhëtojmë së bashku. O të gjithë ose asnjë. Kështu u bë,  u ngjitëm të gjithë në atë trenë duke udhëtuar Guri Kuq- Pogradecë- Han I hotit.  Kemi kënduar dhe qeshur, rrëfyer,  dhe kemi ndjerë një entuziazëm sikur të ishim vëllezër motra, miq e shokë të një familje të madhe. Gjaku nuk mashtron kurrë!  Ishte 2 Dhjetor të vitit 1980

Në vitin 1980 futen në botën arbëreshe disa fjalor. Unë kisha si qëllim të shpërndaja shumë libra të cilat  ishin pjesë e gjuhës, dhe e kulturës sonë. Kujtoj Fjalorin  e Z Emil Lafe shqip italisht  Shtëpia botuese Vatra. Sollëm maune( Tir) plot me libra të cilat ua shpërndamë bibliotekave të komunave po ashtu edhe atyre privateve. 

Në 1981, vjen këtu Profesor Jup Kastarti,  Shuterqi,  Ali xhiku, etje dhe i shoqërojmë në qytezat arbershe. Shikonim tek këta profesorë atë lidhjen e fortë që na lidhte me tokën mëmë dhe që prindërti gjithmonë na i kishin futur në deje, që ne ishim një popull që kishim ardhur nga Shqipëria dhe që do të mbanim gjallë amanetin e të parëve duke ruajtur gjuhën traditat.    

Në 1984, në fushën kulturore të botës arbëreshe ndodhi dicka madhështore. Atë vit do vinte ansambli i këngës dhe i valleve nga Shqipëria. Kishim organizuar dicka  dhe  me fondet që kishim arrinim të mbulonim vetëm disa prej qytezave si Spixanë, Shën Mitër, Fermë, Firmozë, Civita, Frasnitë, etje në Kalabri. Ky aktivitet po kalonte kufijët rajonal dhe po i jepte mundësi që të njiheshim arbëresh me arbëresh té cilat gjendeshin në krahinat e tjera. 

Sido tia bënim? Marrë në telefonin, sepse qëllimi im ishte që ky koncert të shtrihej në të gjithë arbërinë. Në faktë Ajo i kaloi tejet e saj, sepse ky aktivitet  shkon në Casalvecchio, Chieuti, Ururi. 

Në atë zonë aty, në Molize, kemi mikun tonë arbëresh prof Mario Massari i cili ishte edhe Kryetar Bashkie. Marrë në Telefon prof Mario, i cili më thotë që nuk kishte më detyrën e Sindakos por do mundohemi ti sistemojmë nëpër shtëpira. Arrijmë dhe jepet koncerti i parë në sukses i jashtëyakonshëm me mijëra arbëresh degjonin tingujt e ardhur nga toka mëmë. Këndonim së bashku, një sienergji gjaku të shprishur ishte krijuar që bënte më të fuqishme atë vazhdimësi shekullore. Më takonte që ti shoqëroja deri në Bari. Ishte shumë emocionuese sei arbëreshët e Portokanonit ishin vendosur gjerdan,  përpara autobizit dhe nuk lejonin aspak që të nisej autobuzi. Nuk harroj kurrë ato emocione, ato sy  të përlotur, si dhe  tek taku i zemrave mes këtyre vëllezërve që krijonte atë magji shekullore rrahjesh zemre e shpirti nga koha që kur të parët e tyre ishin ndarë. 

I shoqëroj deri në Bari dhe kthehem në qytezën time.  Ata do të merrnin tragetin dhe do të niseshin për në Shqipërinë Mëmë.  

Vitet e vështira ishin gjatë periudhës së Revltës.  Ishte Mars i Viti 1991. Dëgjoja se ç’po ndothe në Shqipëri. Ato momente delikate që po kalonte Shqipëria, kur vëmëndja e të gjithëve ishte tek ndërrimi i sistemit, di dhe ndaj atyre që po vinin drejt bregut të Italisë, si dhe preokupimi se ku do të sistemoheshin, mëndja ime shkoi edhe tek ata shqiptare të papaunë,  që iu ishin djegur fabrikat, uzinat,  tek ata fshatarë  që bujqësia iu ishte  shkatërrua dhe ishin në një mjerim të pa parë.  Nuk ndenja, por menjëherë kërkova të bëja diçka për të. Mobilizohem dhe iu them miqëve të mi: Djema ndihmojmë ata vëllezër e motra në Shqipëri që po vdesin nga Uria dhe skamja. Në këtë grupë bënte pjesë edhe Prof Cettina Mazzei 

Spedicioni i parë drejt Shqipërisë ishte ai imi, Mars 199,  ku së bashkë me shumë qytetarë të ndershëm nisim drejt Shqipërisë 3(tre) Maune ( Tir)  drejtë Durrësit. I Kujtoj edhe sot ato momente kur në horizont pash të mbrrinte drejt bregut  trageti. Gjithmonë kisha patur mëndjen që t’iu bëja mirë vëllezërve të mi.

Më kujtohet që  kur vinte ansambli i shtetit, apo kur vinin grupe artistike, në fushën e shkëmbimeve kulturale , jo vetëm që jam munduar të jap më të mirën time të mundëshme por edhe i kam ftuar në shtëpi  kam kërkuar që ti redne pjesë të familjes, aq sa i kam hapur deri  dyert e dollapit, ku kanë qenë rrobat e mia  dhe u kam thënë: Merrni çfarë të doni. Vonë shumë vonë mora vesh që këta këngetare ishin pjesë të një “ Mercato nero” ku shisnin me çmime shumë të larta çfarë iu dhuronim, por kjo është tjetër histori. 

Gjatë gjithë karrjerës sime politike, kujtoj të gjitha ato hapa që bëja me idealin tim në shpirt për të mbajtur lidhje me këta vëllezër, që ata kishin nevojë për ne dhe ne kishim nevojë për ata.  

Ka shumë për të rrëfyer, por doja të shtoja periudhën e kur ishim grup i Zjarrit. Ishim të rinjë. Janë ato hapa ku ideali, pasioni dashuria forca patriotike nuk njohin kufij. Nuk do të harrojë kurrë Papas Xhuzepe Faraka, që na mblodhi dhe na na shtoi atë dashuri, për tu ndjerë pjesë e asaj bote arbërore që na përkiste.  Ishte viti 1973 kur u krijua grupi Zjarri. Foto në vijim Frasnitë 1973.

C:\Users\iljas\Downloads\20241017_110142.jpg

Jeta jonë ishte e rrethuar mes kostumeve arbërore, mes fjalëve arbërisht, mes festave të traditave si dhe mes atyre katundeve ku ne dëgjonim gjuhën tonë atë arbërore. Një rini e shëndetshme. 

Gualiardi është  president i FAA, dhe një lidhje të ngushtë e kishte edhe me qëndrën që themeloi At Bellusci në 1980.  Më gëzoi pa masë kur më tha se At Bellisci ishte i vetmi nga Priftërinjtë që nuk  ndalej në atë fjalë “ Komunist” dhe nuk u sollë si shumë priftërinjë të tjerë që mbyllnin derën por ai ishte me mentalitet të hapur. Sa herë që silleshin libra nga Shqipëria dhe shpërndaheshin në biblioteka ai kurrë nuk tha Jo, por i merrte sado të karakterit “Enverist” që ishin. Ai kurrë nuk i dogji ato libra dhe revista me përmbajtje të një rregjimi, sepse librat nuk digjen kurrë, janë pjesë e historisë sado të hidhura qofshin ato. 

Vitet e fundti Zoti ishte lidhur shumë me FAA dhe Gualiardin në veçanti, i interesonte një Arbëri e bashkuar, një Arbëri e fortë.  

C:\Users\iljas\Downloads\FB_IMG_1729103758128.jpg

Në vitin 2003 del një punë kolosale e Gualiardit “ La diversità Arbereshe. Testo antologico in quattro volumi. Nje tekst qe meriton njò vòmòndje dhe njò kritikò leterare.  

Vëllimi i parë është i ndarë në katër pjesë. Pjesa e parë fillon me rrëfimin historik të formimit të bashkësive shqiptare të Kalabrisë dhe më pas, duke kapërcyer afirmimin e letërsisë dhe intelektualitetit arbias, duke arritur në veprimtarinë bashkëkohore, pa harruar gjendjen aktuale të të folurit dhe diglosisë shqipe në shqipfolës. kontekst. Në pjesën e dytë donim të jepnim një paraqitje gjithëpërfshirëse të shprehjeve të diversitetit në kulturën popullore: festat fetare dhe popullore, kultura materiale, zakonet femërore, momentet e jetës së përditshme dhe cikli i vitit…. historia e ritit grek , dallimet liturgjike, kishat mijëravjeçare, kishat me strukturë arkitekturore greke dhe ato të ritit latin përbëjnë temën e pjesës së tretë. Së fundi, në pjesën e katërt theksohen elementët themelorë të organizimit urban të fshatit arbëresh.  Për më tepër, është përfshirë informacion i detajuar për asetet e tjera kulturore të komuniteteve; bibliotekat dhe koleksionet e librave, muzetë dhe strukturat kulturore, ekspozitat, arkeologjia. 

Teksti është vepër e plotë e Damiano Guagliardit, i cili përdori kontributet e Pier Luigi Ferraro, Rosanna Guagliardi dhe Giuseppe Carlo Siciliano në disa kapituj.

Vëllimi i dytë, me karakteristika mbizotëruese të informacionit historik, është i ndarë në dy pjesë. Pjesa e parë i kushtohet komuniteteve individuale të provincës së Kozencës, formimit të tyre dhe ngjarjeve historike më të spikatura; pjesa e dytë përmban biografitë e rreth pesëqind personaliteteve më të rëndësishme të historisë së Arberisé me përfshirje të pjesshme të bashkëkohësve. Vëllimi është krijuar tërësisht nga Giuseppe Carlo Siciliano.

C:\Users\iljas\Downloads\unnamed (4).jpg

Vëllimi i tretë është rezultat i një përpjekjeje me tre duar. Pjesa e parë, kushtuar letërsisë arbëreshe dhe redaktuar nga Giuseppe Carlo Siciliano, përmban një antologji poetike nga Variboba deri në ditët e sotme, duke përfshirë disa tekste anonime nga tradita gojore. Antologjia prezantohet nga një ese e redaktorit mbi intelektualët shqiptarë në Risorgimento Calabria. Pjesa e dytë që lidhet me këngën është kuruar nga muzikanti Pirro Pano, ish-drejtor artistik i grupit të këngës dhe valleve popullore “Na bashkoi kenka popullore” të Teatrit të Operës së Tiranës dhe profesor i kontrabasit në Konservatorin Kombëtar të Shqipërisë. Ky kapitull përfshin tekste këngësh popullore me tematika që variojnë nga ato fetare, lirike dhe epike; Këngës i paraprin një studim krahasues i elementeve të përbashkëta midis këngës popullore arbëreshe dhe asaj të Shqipërisë së Pirro Panos. Së fundi, pjesa e tretë paraqet një koleksion bibliografik mbi arbereshet dhe është redaktuar nga Damiano Guagliardi. Koleksioni përfshin afërsisht treqind tituj duke përfshirë tekste, artikuj shkencorë dhe dokumente historike.

Puna e Gualiardit nuk ka të sosur edhe pse ndonjëherë gjëndja shëndetësore nuk është nga më të mirat, ai vazhdon të mbështesë me mish e shpirt botën arbëreshe, promovon dhe publikon, dhe si një individ i politikës  vazhdon  të cojë përpara ligjin 482\ 99 që gjuha të jetë pjesë e kurrikulave shkollore. Ai pret e përcjellë cilin do që vjen nga Shqipëria dhe  dhe i ka hapur dyert për këdo që do dhe mbështet botën arbërore. . 

Eshtë vonë. Ora ka kaluar 21, as vetë nuk di se si fluturuan  orët, por kur flitet për Arbërinë, për plagët e saj agoninë e saj, je e përqëndruar vetëm në atë qark, por mbi të gjitha mësova shumë për rolin konkret të këtij arbëreshi që prapa atyre epiteteve “ enverist”  gjendet një shpirt i gjerë, i butë,  ndaj popullit arbëror,  që ka vënë në shërbim të saj mundin, sakrificat dhe  dashurinë për Arbërinë dhe Shqipërinë. 

Filed Under: Reportazh

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 19
  • 20
  • 21
  • 22
  • 23
  • …
  • 51
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • NJЁ SURPRIZЁ XHENTЁLMENЁSH E GJON MILIT   
  • Format jo standarde të pullave në Filatelinë Shqiptare
  • Avokati i kujt?
  • MËSIMI I GJUHËS SHQIPE SI MJET PËR FORMIMIN E VETEDIJES KOMBËTARE TE SHQIPTARËT  
  • MES KULTURES DHE HIJEVE TE ANTIKULTURES
  • Historia dhe braktisja e Kullës së Elez Murrës – Një apel për të shpëtuar trashëgiminë historike
  • Lirizmi estetik i poetit Timo Flloko
  • Seminari dyditor i Këshillit Koordinues të Arsimtarëve në Diasporë: bashkëpunim, reflektim dhe vizion për mësimdhënien e gjuhës shqipe në diasporë
  • Ad memoriam Faik Konica
  • Përkujtohet në Tiranë albanologu Peter Prifti
  • Audienca private me Papa Leonin XIV në Selinë e Shenjtë ishte një nder i veçantë
  • PA SHTETFORMËSINË SHQIPTARE – RREZIQET DHE PASOJAT PËR MAQEDONINË E VERIUT
  • “Ambasador i imazhit shqiptar në botë”
  • “Gjergj Kastrioti Skënderbeu në pullat shqiptare 1913 – 2023”
  • Albanian American Educators Association Igli & Friends Concert Delivers Electrifying Evening of Albanian Heritage and Contemporary Artistry

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT