• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Archives for October 2024

GJERMANIA DENON XHELATËT E KOMUNIZMIT, SHQIPËRIA MBRON KRIMET E TYRE!

October 16, 2024 by s p

Këto ditë mësuam nga DW, se një  ish –agjent i Stasi-t, ish sigurimi i shtetit të RDGJ, u dënua  me 10 vite burg nga  Gjykata e Landit të Berlinit për një vrasje në pikëkalimin kufitar të stacionit Berlinit – Friedrichstrabe në vitin 1974. Të hënën gjykata e konsideroi të provuar se tashmë i dënuari, 80 vjeçari, kishte qëlluar një shtetas polak gjatë operacionit të Stasi-t në zonën e tranzit të stacionit. Prokuroria kishte kërkuar dymbdhjet vjet burg. Komisionerja e Brandenburgut  për pasojat e diktaturës komuniste, Maria Nooke e përshëndeti vendimin. Është në përputhje  me vlersimin historik të rastit, tha Nooke. Gjygji tregon rëndësinë e rivlerësimit  ligjor dhe shoqëror  të padrejtësisë së RDGJ, deri sot..

Kjo është drejtësia gjermane, ai komb, që përballoi dy diktatura naziste dhe komuniste, nuk i harron krimet e komunizmit, dhe për dënimin e tyre vendos drejtësia jo politika,  dhe pse kan kaluar mbi 50 vite nga ai regjim. 

Shqipëria është i vetmi vend ish komunistë-stalinistë i cili nuk ka marrë asnjë masë serioze për të pastruar jetën politike  nga mbeturinat e ish sigurimit të shtetit, të cilat ma shumë se kurrë, sot janë ma të rrezikshme se çfaqen në mënyrë të kaumfluar në institucjonet shterore dhe shoqërisë civile si mbrojtse e të drejtave dhe lirive të njeriut. Klasa politike shqiptare asnjëherë deri në sot nuk ka lejuar  që të analizohen shkaqet që çuan në hartimin e skemës së komunizmit shqiptar si një lloj i veçantë nga vendet e lindjes. Krimet e komunizmit në Shqipëri jo vetëm nuk ju nënshtruan analizave juridike, por u përdoren me retorika ideologjike për të gëzuar pushtet dhe jo për ti shërbyer të vërtetës, dhe demokracisë.

Dhe mbas rezolutës së Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Europës për dënimin e krimeve të komunizmit, Shqipëria u mjaftua vetëm me një rezolutë parlamentare dhe kjo e votuar vetëm nga partia Demokratike, për arsye se partia Socialiste trashëgimtarja e partisë komuniste që i kreu këto krime, u largua nga votimi në parlament në vitin 1996 duke demostruar papergjëshmëri morale e politike për krimet e diktaturës komuniste. 

Diktatura enveriste-staliniste në Shqipëri ishte një pushtet xhungël që u aplikuar në një vend të vogël ku krimi ishte dominues në mbatjen e pushtetit. Shifrat tronditse të krimit komunistë  që kan ndodhur në vendin tonë nuk kan të bëjnë fare me pushtetet komuniste në Europën juglindore. Xhelatët e xhunglës  shqiptare , vrisnin kundërshtarët politikë, vritshin mendjet e ndritura intelektuale të fushave të ndryshme si të artit, kulturës, të politikës etj, ata vritshin si fshatarin e thjeshtë, dhe intelektualin me përmasa kombëtare. Kufiri shqiptar ishte bërë arenë e vrasjeve të të  rinjve, dhe qendrat e banuara ishin bërë sheshe manifestimesh e dekorimeve të xhelatëve për vrasjet e shqiptarve antikomunistë dhe duartrokitjeve të komunistëve për aktin barbar që kryenin. Të gjitha këto krime kanë dosjet e shqiptarve të vrarë e të burgosur, të internuar e të mbijetuarve të diktaturës komuniste. Këto dosje i kan krijuar ish politikan, hetues, gjygjtarë, sekretarë partie, operativa të sigurimit të shtetit, administratorë të lartë të diktaturës hoxhiste, sot drejtues të politikbërjes shqiptare. Në cilin vend të botës demokratike mbrohen me kushtetutë krimet e komunizmit. 34 vite që politika shqiptare përdor heshtjen ndaj krimeve të komunizmit ku 35-40% e popullsisë i provoj këto krime me shkatrime brezash. Shqipëria përjeton demokraci formale për mbrotjen e komunistëve dhe nuk venë përball drejtsisë krimet që shkaktoi diktatura. Trumbetohet nga falangat e diktaturës , mbrotja e të drejtave dhe lirive të xhelatëve të diktaturës, dhe heshtet për krimet që pësuan kundërshtarët e diktaturës. I vetmi vend në Europë që ka mbi 6000 shqiptarë të vrarë që ju kan humbur dhe kufomat dhe sot ata që i dhanë Shqipërisë, pamvarsinë, krijuan shtetin e parë shqiptar mbas 500 vitesh pushtim otoman, ata që e pritën fashizmin me armë në dorë, ata që nën pushtimin nazistë, shpëtuan jetë hebrenjsh, ata që i rezistuan diktaturës komuniste për 50 vite, sot nuk kan një varr në tokën e tyre. Demokracia shqiptare flet për të drejtat e xhelatëve dhe nuk i çoi para drejtsisë si Gjermania, por përkundrazi ka ndërtuar ligje priviligjuese politike ekonomike dhe sot , të përndjekurit dhe të burgosurit politikë nuk lejohen të jenë pjesë e politikbërjes apo të marrin poste drejtuese në institucjonet e shtetit shqiptar. Po ju sjellim në vëmendje trajtimin e pensioneve në mes të ish sigurimit të shtetit dhe të ish burgosurve politikë. Të burgosurit politikë  marrin pensione qesharake 100 Ero, në muaj  kurse operativat, hetuesit, gjygjtaret, sekretarët e partisë kan pensione maramendse mbi 1000 euro. 

Sot sistemi politikë, juridik arsimor,  shoqëria civile, drejtohen nga ish prokuror dhe hetues të diktaturës, drejtojnë sistemin politik në vend. Sot librat shkollorë e paraqesin diktaturën si një pushtet që ka ndërtuar Shqipërinë e ka ba luftën, dhe nuk ka një faqe të vetëm për krimet e tyre çnjerzore.

Ka mbi 34 vite që ju kërkojmë institucjoneve të shtetit shqiptar ti dënojnë krimet e komunizmit me ligj si Europa, por Presidenti, Parlamenti, Qeveria, edhe opozita kan mbi 10 muaj që heshtin ndaj kërkesës tonë për të bërë ligjin e dënimeve të krimeve të komunizmit. Konferenca Ipeshknore e Shqipërisë, Komuniteti Mysliman, Bektashian, Ortodoksë ju kan dorzuar kërkesën që të bëhet ligji i denimeve të krimeve të komunizmit. Gjithashtu edhe trupi diplomatik i akredituar në Tiranë i është bashkuar heshtjes shtetrore. Turp kombëtar për këta institucjone që bëjnë politikë me gjakun e pafajshëm të shqiptarve antikomunistë. 

Turp për ambasadorët e vendeve demokratike që i bashkohen kësaj heshtje antinjerzore.

A është antikushtetuese  Zotrinj parlamentar që këto krime mos të dënohen moralisht  dhe ligjërisht  dhe tani mbas 34 vitesh të ashtuquajtur sistem demokratik. A është antikushtetuese  zotrinj drejtues të shtetit shqiptar që diktatori ma i tmerrshëm mbas luftës së dytë botërore Enver Hoxha gëzon titujt e nderit  e viktimat e regjimit skan një varr. Përse në Shqipëri nuk u lejukan të dënohen krimet e komunizmit. Vetëm në kushtetutën  komuniste  ligjërohen krimet e mbrohen kriminelët. Të drejtë pasakan ata që kryen krime, ne që u viktimizuan duhet të heshtim për të “drejtat” e atyre që na viktimizuan. Në rastin tonë kohezioni social kërkon pastrimin e krimit dhe të kriminelve komuniste në një proces të mbeshtetun në drejtsi. 

Ashtë rikthimi i plotë në liri dhe dinjitet për të gjithë , asht mbrotje nga “dora e shtetit” e nga “grushti i hijeve të zeza”… një shtet dhe shoqëri e këtill nuk mund të ndërtohet mbi padrejtsi! Tek ne dhe sot , mbas 34 viteve nuk është dënuar krimi komunist 50 vjeçar , me gjith sjelljen tonë  fisnike që përbuzëm hakmarrjen. Ne antikomunistët jemi breznia që këputëm zingjirin e hakmarrjes, një fitore historike e shpirtit shqiptar.Duhen dënuar krimet e komunizmit siç po i dënon Gjermania për hir të breznive të reja që mos përsëritet e kaluara tragjike.

Kjo është një detyrë primare për të gjith, por sidomos për ne.

Zotrinj parlamentar ju sjell në vëmendje thënjen e një të burgosuri politik spanjoll: “Mos e mbyllni librin e krimeve të komunizmit derisa çdo rrjesht, çdo faqe të lexohet nga të gjithë.” Dhe më tepër nga ju që jeni  ligjvënës e që duhet të mbroni të drejtat dhe liritë e njeriut.

Bëhuni palë në dënimin e krimeve të komunizmit siç vepron drejtësia dhe shteti gjerman se kështu u shërbehet jetëve njerzore të pafajshme shqiptare.

Morali është ligj i pashkruar , por që gjen zbatim çdo ditë në një shoqëri të civilizuar e demokratike.Këtë Shqipëri duam ne të mbijetuarit e xhunglës. Kjo nuk është Shqipëria  për të cilën luftuam ne kundërshtarët e komunizmit. Kjo nuk është Shqipëria demokratike, Shqipëria e qytetarve të lirë. Për të cilën kemi andrruar e shpresuar në këtë 34 vjeçar tranzicjon komunistë” Ndiqni shembullin gjerman, zotrinj shtetarë shqiptar, dënimi i krimeve të komunizmit është drejtsi dhe jo hakmarrje, por dhe paqe për breznitë e reja.

Ne të mbijetuarit e diktaturës po presim çdo ditë, kur do ta kaloni ligjin në parlament që ti dënoni krimet makabre të enverizmit e ti bashkohemi Europës si vendet  e tjera demokratike!

“Hakmarrje Jo “ “Drejtsi po “

Besim NDREGJONI

Filed Under: Komente

AKADEMIK IDRIZ AJETI DHE STUDIUESI BEGZAD BALIU

October 16, 2024 by s p

Skender Karaçica/

Akademik Idriz Ajeti ishte figura intelektuale, shkencore, pedagog i brezave në Universitetin “Hasan Prishtina” në Prishtinë që jetoi dhe mori frymë për një shekull në nënqiellin e Kosovës. Opusin e tij shkencor ndër vite me prorosinë e Akad.Idriz Ajeti iu besua për fushën e studimeve kërkimore-shkencore Prof.dr.Begzad Baliu dhe tevona të angazhimit të Dr.Bahtijar Kryeziu që për frymën në dritën e shkrimit shkencor Akad.Idriz Ajeti ia ndërtuan panteonin e shekullit të dijes akademike për fushën e gjërë të shqipes në vijat e gjuhës së lashtë indoevropiane dhe të kulturës shqiptare.

Në një studim për figurën e albanologut të shekullit të kaluar Akad.Idriz Ajeti në shkrimin e Prof. dr.Begzad Baliu me ka rënë para syve dialogu i shkurtër me profesorin Ajeti në apartamentin e tij në Prishtinë.

Në historinë e frymës shkencore dhe letrare studiuesit dhe shkrimtarët tashti janë bër përmendore në shkencën e gjuhësisë dhe të letërsisë, bartësitë e fushës shkencore-letrare dhe na është prezentuar nga kritika se si ata e parandjejnë orët e fundit të jetës .

Në takimin e tij me Akad.Idriz Ajeti i këndshëm i afërt me taktin e Tij prej shkencëtarit e pedagogut të brezave shqiptarë në Kosovë Prof. Dr.Begzad Baliu pena e tij prej studiuesi hodhi dritë në bisedën në relacionet e jetës që sipas profesor Ajeti tashti ka ardhur fundi i thoshte ai studiuesit të ri Begzad Baliu.

Nuk kam shumë kohë të pres me përseriti duke buzëqeshur.E kishte fjalën profesor Ajeti se mosha e tij një shekull jete në botën kërkimore-shkencore në fushë të shqipes dhe sipas tij trokitja e orëve të fundit të jetës.

– Jo jo i thoshte profesor Baliu, do të keni kohë e do të prisni ju kur do të dalin në dritë botimet e dorëshkrimeve të tij të dijes për shqipen dhe kulturën shqiptare!

Njerëzit e panteonit të dijes shkencore dhe letrare tashmë jemi në dijeni se si e dijnë për orët e fundit të jetës shkruajnë kronikat tona dhe ato të përbotshme.

Profesor Begzad Baliu e mbajti fjalën dhe dorëshkrimet që ia dha në duart e tij Profesor Idriz Ajeti,dolën në dritë dhe u bën pronë e dijes për institucionet shkencore akademike dhe universitare në hapësirën gjithë shqiptare.

Ne të gjithë jemi të tijtë Akademik Idriz Ajeti!

Filed Under: Analiza

SHBA-A hezitojnë votuesit meshkuj të votojnë për një grua, apo ka diçka tjetër? 

October 16, 2024 by s p

Analizë nga Rafael Floqi

WASHINGTON (AP) – Shqetësimi ka qenë aty gjatë gjithë kohës, por tani po flitet hapur: A ngurrojnë disa burra të votojnë për demokraten Kamala Harris sepse ajo është grua? Zëvendëspresidentja rrallë i referohet gjinisë së saj gjatë fushatës, por mbështetësit e saj kryesorë kanë filluar të bëjnë thirrje më të drejtpërdrejta për votuesit meshkuj, duke shpresuar të kapërcejnë seksizmin e rrënjosur – ose thjesht apatinë e thjeshtë – ndërsa afrohet dita e zgjedhjeve. 

Ish-presidenti Barack Obama tha se po fliste me burrat me ngjyrë në veçanti kur sugjeroi se disa “nuk po e ndiejnë idenë e të pasurit një grua si presidente”. Aktori Ed O’Neill krijoi një reklamë të re, “Bëhu burrë: Voto për një grua”. Dhe shoku kandidat i Harris, guvernatori i Minesotës, Tim Walz, po ndihmon në udhëheqjen e “Hombres con Harris” – “Burrat me Harris” – për të ndihmuar në energjizimin e votuesve meshkuj hispanikë. 

Obama u kërkon burrave me ngjyrë të votojnë për Harris

Obama u kërkon burrave me ngjyrë që të paraqiten për Harris ndërsa ai bën fushatë në Pensilvaninë kritike Shembulli më i qartë është Obama i cili, ndërsa bënte fushatë në Pittsburgh të enjten mbrëma, u ndal në një zyrë fushate të Harris-it për të “folur disa të vërteta”, veçanërisht për disa votues meshkuj me ngjyrë që nuk janë entuziastë për të mbështetur zëvendëspresidenten. 

Kujdes, burra amerikanë: Donald Trump dhe aleatët e tij duan që ju të besoni se vota juaj thotë gjëra të mëdha për maskulinitetin tuaj.

Në javët e fundit përpara zgjedhjeve të 5 nëntorit, kandidati republikan po rrit tonin e tij hipermashkullor dhe mbështetjen e roleve tradicionale gjinore, një reflektim i fushatës brenda fushatën për votat e burrave në një përballje me zv/presidenten demokrate Kamala Harris.

Por aty ku Harris po vendos “djem” që përdorin gjuhë me qortime të herëpashershme për të rritur mbështetjen e saj veçanërisht mes meshkujve zezakë dhe hispanikë, kampi i Trump po takohet me burra në terma alfa-mashkullorë. Kjo do të thotë se ai shfaqet në podkastet, platformat e lojërave dhe përkrah surrogatëve që përcaktojnë burrërinë amerikane si votë për ish-presidentin republikan.

Nëse e quan veten burrë dhe s’ voton për Trump, s’je burrë

“Nëse je burrë në këtë vend dhe nuk voton për Donald Trump, nuk je burrë”, tha themeluesi i Turning Point USA, Charlie Kirk në podkastin e tij.

Por gara e ngushtë midis Trump dhe Harris ngre rëndësinë e grumbullimeve të vogla të votuesve që janë apatikë ose në shtetet e fushëbetejës, të gatshëm për të vendosur zgjedhjet. Pra, në një kthesë mbi politikat gjinore dhe identitare, të dy kampet po arrijnë përtej bazave të tyre ideologjike.

“Po mendon të ulesh jashtë apo të mbështesësh dikë që ka një histori të denigrimit tënd, sepse mendon se kjo është një shenjë force, sepse kjo është ajo që është të bën të jesh burrë?” Ish-Presidenti Barack Obama qortoi zezakët javën e kaluar në Pensilvani, shteti më i madh i fushëbetejës. “Kjo nuk është e pranueshme.”

Sondazhet dhe historia tregojnë historinë e kërkimit të kandidatëve për mbështetje nga burrat. Trumpi, i cili ka një histori të gjatë denigrimi të grave dhe mburrjes për madhësinë e pjesëve të trupit të tij, fitoi mes burrave në vitin 2016, kur mundi demokraten Hillary Clinton dhe në vitin 2020, kur humbi nga presidenti Joe Biden.

Këtë vit, burrat duket se janë të prirur drejt Trump dhe gratë drejt Harris, megjithëse madhësia e hendekut ndryshon në sondazhe.

“Ne po ecin në terren të paeksploruar për të arritur tek votuesit që do të vendosin për këto zgjedhje,” tha zëdhënësi i Harris, Seth Schuster. Ndërkohë, tha ai, “të vetmit njerëz me të cilët Trump duket i gatshëm të flasë janë ata që do ta bëjnë atë të ndihet mirë me veten e tij – vështirë se është një mënyrë për të fituar mbi votuesit, veçanërisht gratë e zmbrapsura nga axhenda e tij toksike.”

“It’s a Man’s World”

Kombi ka një listë të pandërprerë të presidentëve meshkuj, të cilët janë paraqitur si figura babai, modele dhe arketipe të maskulinitetit amerikan. Radhët e tyre kanë përfshirë heronj ushtarakë, duke përfshirë George Washington dhe Dwight D. Eisenhower. Ligjvënësit si Abraham Lincoln, Obama dhe Biden. Një bir i jugut, Bill Clinton. Një aktor i kthyer në guvernator në Ronald Reagan. Dhe pasardhës si John F. Kennedy dhe George W. Bush – një fermer nga Teksasi.

Pastaj është Trump, biznesmeni zhvillues dhe argëtuesi i Nju Jorkut, pasuria politike e të cilit i ka mbijetuar një mandati presidencial të trazuar, me 34 dënime për krime nga demokratët, një vendim jurie që e shpallën përgjegjës për sulme seksuale të paqena. Dhe ai u ngrit në mes të të shtënavet në korrik, i spërkatur me gjak dhe me grusht ngritur, duke thirrur, “Luftoni, luftoni, luftoni!”

Ai po merr një qasje paternaliste si pjesë e një strategjie që fushata e tij shpreson se mund ta ndihmojë atë jo vetëm mes burrave, por edhe midis grave që mund të hezitojnë ta mbështesin atë. Trump ka synuar prej kohësh mizogjininë ndaj grave që e sfidojnë atë.

“Unë mendoj se gratë më pëlqejnë sepse unë do të jem mbrojtësi i tyre,” u tha ai mbështetësve në Aurora, Kolorado, të premten, në komentet për imigracionin e paligjshëm. “Gratë duan mbrojtje.”

Javën e kaluar, Trump e quajti prezantuesin e radios Howard Stern, audienca e të cilit është kryesisht meshkuj, një “BETA MALE” në Truth Social. Kohët e fundit ai sugjeroi që një protestuese femër në një event të “kthehej në shtëpi te mamaja” për të “hequr dreqin nga ajo”. Zëdhënësi i tij, Steven Cheung, shkroi në Twitter duke u tallur me fushatën e Harris duke përdorur një zhargon seksi i lized – “i përkulur” – si figurë” e dukshme për dobësi dhe nënshtrim.

Ai shpesh mendohet në skenë për këshilltarët e tij që e këshillojnë të ndryshojë, në mënyrë që ai të apelojë më mirë tek gratë – por më pas i hedh poshtë këshillat e tyre. Trump po përdor një strategji që i ka rrënjët në fund të viteve 1960 dhe 1970, kur republikanët kuptuan se duke i inkuadruar kundërshtarët e tyre si të butë dhe femëror, mund t’i fitonte ata tërheqës mes burrave të bardhë të klasës punëtore, sipas Jackson Katz, një autor dhe krijues i filmit. “Karta e Burrit: 50 vjet gjini, pushtet dhe presidencë amerikane.”

Një telenovelë për meshkuj

Duke e pozicionuar Trumpin si një hero mashkullor, fushata ka krijuar një histori, tha Katz. “Është vërtet si një telenovelë për meshkuj.”

Në një seri kthesash mbi hendekun gjinor gjithmonë të pranishëm dhe politikat e identitetit, gratë e reja po bëhen më liberale, por burrat e rinj jo. Shumica e grave hispanike e shohin Harrisin në mënyrë të favorshme, por burrat hispanikë janë më të ndarë për të. Kambanat e alarmit ranë në radhët e demokratëve fundjavën e kaluar për shqetësimet për mbështetjen e Harris në mesin e burrave me ngjyrë ka rënë në masën mbi 20 %.  Dhe disa të rinj ndihen të pakënaqur kulturalisht në epokën e MeToo dhe Black Lives Matter.

Në javët përmbyllëse të zgjedhjeve, këto dinamika mund të paraqesin mundësi për fushatat pasi ato kërkojnë të gdhendin sa më shumë mbështetje nga pjesët e hollë të elektoratit që ende nuk kanë zgjedhur njërën apo tjetrën anë.

Ish-presidenti gjithashtu hyri në konventën republikane këtë verë nën tingujt e “It’s a Man’s World” të James Brown dhe punimet u ndërtuan rreth promovimit të temave mashkullore, duke përfshirë personalitete nga bota e mundjes. Nga tjetër projekti Lincoln, një grup republikan që kundërshton Trumpin dhe shpesh prodhon reklama që synojnë ta nervozojnë atë, prodhoi një spot në internet të shprehur nga O’Neill, me famën e “Familjes Moderne”, që u bën thirrje burrave, kur bëhet fjalë për Harrisin, ta “lënë atë të udhëheqë. ,” përpara se të përfundonte: “Bëhu burrë, voto një grua. Por këtu nuk është fjala për seksizëm, por për aftësi për te drejtuar boten ne këtë kohe te vështirë pasi Harris nuk  ka konkuruar as në mes të demokratëve. 

“Dudes for Harris” një reklamë qesharake

Harris ka zbuluar një plan për t’u dhënë zezakëve më shumë stimuj ekonomikë dhe mundësi për të lulëzuar. Ajo është ulur për një podcast të martën me Charlamagne tha God, një prezantues me ndikim në radio. Dhe kandidati për nënpresident, Tim Walz, u pa duke gjuajtur fazanë me gazetarët apo duke folur për futbollin, në një përpjekje për të përmirësuar në dukje për t’u afruar jetës sh votuesve ruralë, por dështoi s’e s’dinte ta përdorte çiften. Ndërsa Harris dëshiron që ju të dini se ajo zotëron një Glock dhe se fjala e saj e preferuar e mallkimit, siç tha ajo dikur, fillon me një “m”. 

Harris njoftoi gjithashtu se ajo do të dalë jashtë zonës së saj të rehatisë ideologjike në intervistën e saj të parë në Fox News. Kaq mjaftoi për të aktivizuar Trump. Nga ana e tij, Trump po shfaqet gjithashtu në Fox News këtë javë në një townhall me femra.

Në shenjë se sa të rëndësishme janë votat e burrave edhe për fushatën e Harris: Burrat u bëjnë thirrje burrave që ta mbështesin atë. Prandaj  dhe fushata krijuan grupet  “Dudes for Harris”, “Hombres con Harris” dhe Black Men Huddle Up” në shtetet e fushëbetejës.

Ish-presidenti gjithashtu hyri në konventën republikane këtë verë nën tingujt e “It’s a Man’s World” të James Brown dhe punimet u ndërtuan rreth promovimit të temave mashkullore, duke përfshirë personalitete nga bota e mundjes. Projekti Lincoln, një grup republikan që kundërshton Trumpin dhe shpesh prodhon reklama që synojnë ta nervozojnë atë, prodhoi një spot në internet të shprehur nga O’Neill, me famën e “Familjes Moderne”, që u bën thirrje burrave, kur bëhet fjalë për Harrisin, ta “lënë atë të udhëheqë. ,” përpara se të përfundonte: “Bëhu burrë, voto një grua”. 

Por këtu nuk është fjala për seksizëm, por për aftësi për të drejtuar botën, në këtë kohë të vështirë me sfida, pasi Harris nuk ka konkurruar as në mes demokratëve, por pse ajo nuk është një Angela Merkel, apo një Margaret Thatcher, apo Indira Ghandi ajo duket thjesht e pa asëllt.

Filed Under: Opinion

FORMIMI I SHTETIT ISLAMIK BEKTASHI NË SHQIPËRI, INICIATIVË E RREZIKSHME ANTIKOMBËTARE

October 16, 2024 by s p

NIKË GASHAJ

Politolog/

Për formimin e shtetit islamik Bektashi në Tiranë, Edi Rama, kryeministri i Shqipërisë njoftoi opinion shqiptar përmes “New York Times”. Pra këtë e bëri nëpërmjet të një medie të huaj, për pa u konsultua me faktorin shqiptar. Ideja e Rames për formimin e një shteti islamik bektashi në Tiranë është apolitike, respektivisht politikë  e rrezikshme antikombëtare. Nëse kemi të bëjmë  me një shtet breda shtetit shqiptar, kjo cenon kushtetutën e Republikës së Shqipërisë, sovranitetin dhe integritetin territorial. Sepse, Kushtetuta e Shqipërisë nuk lëjon një shtet brenda shtetit.

Për sa i përketë  komunitetit fetar të bektashive, ata janë pjesë e islamit, apo pjesë e shkëputur e islamit. Njohësit e politikës së Edi Ramës, supozojnë se kjo iniciativë e Ramës e ka burimin nga Beogradi, nga Vuçiqi, për të bërë përçarje ndërfetare dhe kombëtare. Më tutje duhet të konstatohet se krijimi i shtetit bektashi është antikushtetues, se Shqipëria sipas kushtetutës është shtet kombëtar dhe unik i pa ndashëm, pra shtet laik, ndërsa feja dhe shteti janë të ndarura dhe të pavarura nga njëra tjetri. 

 Iniciativa në fjalë mund të nxisë konflikte ndërfetare ndër shqiptarët në Shqipëri me pasoja të renda negative dhe afatgjate. Meqenëse, formimi i shtetit fetar bektashi paraqet diskriminim ndërfetar në Shqipëri, ndëra diskriminimi është i ndaluar me të drejtat ndërkombëtare dhe si i tillë është i sanksionuar. Mirëpo, fatkeqësisht, sikur shihet kryeministri Rama, si dhe këshilltarët e kabinetit të tij qeveritar një gjë të tillë nuk e kanë të njohur.

 Iniciativa e “ mençme” e kryministrit Rama mund të rezultojë me kërkesën e bashkësive të tjera fetare për formin e shtetëve të tyre brenda shtetit shqiptar. Andaj, si rezultat e iniciativës së Edi Ramës, brenda shtetit shqiptar mund të formohen 4 shtete fetare: bektashiane, myslimane, katolike dhe ortodokse. 

Në anën tjetër, po ashtu Serbia, sipas modelit të formimit të shtetit islamik  bektashianë në Shqipëri mund të kërkojë formimin e enklavës politike të kishës ortodokse serbe në Mitrovicën Veriore të Kosovës, pra të shtetit serb brenda Kosovës, me qellim të shkatërrimit të Shtetit të Kosovës. Pra kjo do të ishte rezultati i politikës të Edi Ramës me formimin eventual të Shtetit islamik bektashi në Shqipëri.

Kundra kësaj iniciativë me të drejtë kanë reaguar intelektualë të shumtë dhe të njohur në mbarë hapësirën shqiptare. Ndër të tjerët, hisoriania e njohur, Elena Kocaqi, shprehet : 

“Krijimi e një shteti Bektashian brenda territorit të Shqipërisë, e prezentuar nga kryeministri Edi Rama, është e pabesueshme. Të dalë kryeministri i një vendi dhe të vënë në pikëpyetje sovranitetin e vendit, kjo është e paprecedante në historinë botërore. Kjo është një nga avanturat politike të gjithë karrierës politike të Edi Ramës, sepse gjatë gjithë karrierës së tij   ka bërë avantura në politikën e jashtme, por kjo është një avanturë e rrezikshme, pra kjo është tradhti kombëtare”. 

Rama për formimin e shtetit islamik bektashi në Tiranë si model e merr Vatikanin. Mirëpo, Vatikani është formuar në një kohë tjetër të lashtë historike, në kushte të tjera të ndryshme historike dhe politike, prandej ai nuk mund të merret si mostër për formimin e shtetit islamik bektashi sot në Tiranë. 

Njohjet nga shkencat politike njoftojnë se shtetet moderne bashkëkohore  janë: shtetet kombëtare dhe shtetet qytetare(civile). Ndërsa janë raste të rralla që shteti formohet në baza fetare, për shembull sikurse janë  shtetet islamike: Irani, Pakistani itj. Prandaj, parimisht Kombi dhe feja janë dy kategori të ndryshme shoqërore. Për shqiptarët përzierja e kombit dhe fesë  paraqet çështje të rrezikshme kombëtare, meqenëse në atë mënyrë bëhet shpërbërja e kombit. Në atë drejtim armiqët shqiptar gjatë historisë, sikurse janë: serbët dhe grekët, por dhe të tjerë,  gjithmonë kanë tentuar dhe dëshiruar  përçarjen fetare tek shqiptarët, si dhe përzierjen e fesë me kombin me qellim të shkatërrimit të shqiptarisë. Mirëpo, për fat të mirë, gjatë historisë një numër largëpamës i intelektualëve shqiptar, duke e zbuluar qëllimin dhe strategjinë atishqiptare të armiqëve shekullor  kanë ndermarrë masa të duhura për kultivimin e harmonisë ndërfetare tek shqiptarët dhe të ndërtimit të unitetit kombëtar, çka ata për fatëbardhësi dhe ia kanë arrijtur qellimit. Prandej, sot në shekullin 21, shqiptarët e kanë shumë më lehtë të ruajnë tolerancën dhe harmoninë fetare, si dhe unitetin kombëtar, meqenëse sot shqiptarët kanë mjaftë njerëzë të shkolluar, itelektualë me kulturë dhe dije. Prandaj, ideja për formim e shtetit islamik bektashi në Tiranë, d.m.th. të shtet brenda shtetit, paraqet një ide të rrezikshme antikombëtare. Mirëpo, kjo është dhe pasojë e një amatorizmi të madh politikë.

Shqiptarët gjatë historisë, po ashtu dhe sot kryesisht janë ballafaquar dhe ballafaqohen me krizën e kuadrave në sferën politike, ku kryesisht ka dominuar dhe dominon një amatorizëm i madh i kuadrave politikë, për çka çështja shqiptare ka vuajtuar dhe kryesisht vuan për shkak të kuadrave politikisht të paarsimuara. Natyrisht, me respekt përjashtimeve individuale politike.

Më në fund, formimi i shtetit islamik bektashi në Tiranë, paraqet synim të dezintegrimit të Shqipërisë kombëtare. Sajesa e një shteti islamik në ”zemër” të Evropës do të ishte precedencë. Dhe ajo është në kundershtim me vlerat evropiane,  si dhe me perpjekjet formale të Shqipërisë për antarsimin  në Unionin Evropian.

Filed Under: Politike

KLEMENTIANA, KALAJA APO KËSHTJELLA  QË U SHUA NDËR SHEKUJ PËR  T’I  LËNË AMANET  EMRIN  KELMENDIT

October 16, 2024 by s p

NGA NDUE BACAJ   

Vendi ku quhet Forca e Kelmendit

[

“Kështjella e Kelmendit”

HYRJE

Edhe në trojet e Malesisë së Madhe (si edhe në ato të Shqipërisë ), ndër shekuj nga autoktonët Iliro-Shqiptar janë ndertuar vepra civile e mbrojtëse, të cilat në thelb  tregojnë qytetrimin dhe  zhvillimin e trojeve  Iliro- Shqiptare . Rrebeshet  e moteve që kaluan ndër këto  troje shpesh rrafshuan , qytete, qyteza , fortesa, kala apo kështjella, por fatësisht nuk rrafshuan  kujtesen e banorëve autokton të këtyre trojeve  për historinë e tyre, e cila perveç  gojdhenave, legjendave, dekumentacionit apo historisë së shkruar, kanë  si dëshmi qytetrimi e zhvillimi , toponime, rrënoja, themele , gurë dhe  shenja objektesh të ndryshme, të cilat  vendasit i njohin , dhe kanë trashiguar historinë e tyre nga njeri brez në tjetrin, edhe pse mbi  keto  kanë kaluar,  apo mijera vite.  

HISTORI NGA KËSHTJELLA KLEMENTIANA 

Kështjella  Klementiana (ose shqip kështjella Kelmendi)  është e njohur  të pakten që në shekullin e VI , kur  perandori romak (i lindjes) , Justiniani i parë (me origjinë Ilire)  , do të ndërtonte e rindërtonte qytete , fortesa e kështjella  në trojet e perandorisë tij. Prokopi i Cezaresë , bashkohes i Justinianit parë (527-565)  dhe autor i tre veprave , ku njëra nga këto është ajo DE AEDIFICIS (Mbi ndërtimet) në librin e IV në mes emrave të fortesave të rindertuara e ndertuara në  Iliri shënon emrin e fortesës  Klementiana..1. Ndërsa historiani serb Vladislav Popoviç shkruan se kështjella Klementiana duhet të ketë qënë e vendosur në viset e Kelmendit ose në veri të liqenit të Shkodrës.2. Për Klementianen si kështjellë apo  fortesë  shkruajnë edhe historianë , albanologë dhe studiues të huaj dhe vendas. Studiuesi dhe Albanologu i njohur  Milan Shuflai, për Fortesën (Kështjellen Klementiana),  ndër të tjera shkruan : “ Mbas shekullit VIII  zhduken ngadalë të gjitha keshtjellat romako-bizantine te cilat nuk moren karakter qyteti . Duket më së shumti qëndroi fortesa Klementiana. Në shekullin e XVII nga ky fortifikim merr emrin fisi shumë i fortë i Klementineve (shqip Kelmend)…3. Në këtë mendim është edhe studiuesi e  gjuhtari i njohur shqiptar Eqerem Çabej kur shkruan: “Emri  kështjellës Klementiana… duhet të përmbajnë fazen e lashtë të fisit të sotëm të Kelmendit të Veriut”.4.  Gjithashtu studiuesit  shqiptarë  Lekë  Rrotani dhe Palokë Rrotani   në studimin e tyre me teme : Kelmendi dhe Kelmendasit (mbi vjetërsinë e banimit në Kelmend, mbi prejardhejn e kelmendasve dhe mbi vazhdimsinë e banimit këtu,  ndër të tjera cilësojnë:  “…Vijmë tash tek shekulli VI pas Krishtit. Nuk kemi perse lodhemi e të kerkojmë dokumente të shumta . Dokumenti më i sigurt është vepra “De aedificias” e Prokopit nga Cezareja qe permend Kështjellen e quajtur  KLEMENTIANA, të cilen e vendosë  diku në thellësi të maleve veriore shqiptare. Deri më sot  nuk është percaktuar ende saktësisht  vendndodhja e kësaj  kështjelle  me gjithë hipotezat e ndryshme. Ne mendojmë  se perderisa ai e quan Klementiana  dhe Kelmendi që po marrim në shqyrtim, ka vazhduar jeten në ato rrethina, përse të mos e kerkojmë këtë Kështjellë  brenda Kelmendit, çka do të vertetonte kështu më së miri  vazhdimsinë e banimit  aty ? . Ndonse mund të duket kjo një hipotezë e jona , ne ngulim kembë  se kjo kështjellë  gjendet ne VUKEL të Kelmendit. Përmbledhtas po themi se këtu kemi zbuluar një vendbanim -kështjellë me mure rrethues 1526 metra, me dy porta hyrje  (njëra nga të cilat e mbyllur me gurë më pas ) dhe me dy kulla mbrojtës. Këtu kemi mjaftë gjetje arkeologjike  : qeramike, armë e vegla  hekuri dhe dy monedha bronxi  te shekullit  II – III pas Krsihtit. Brenda rrethimit  ka banesa me një urbanistikë  të rregullt…”.5.  Për  këtë studim interesant vlen të sqarohet se  Prokopi i Cezares ka jetuar dhe shkruar gjatë shekullit VI-të pas lindjes së Krishtit, gjë që  e bënë  të besueshme  ekzistencen e Fortesës apo Kështjellës së Klementianes në trojet e Kelmendit dhe konkrestisht në  Vukel, ku janë konstatuar muriet dhe rrënojat, si dhe për këto ka trashigimi  gojore  në Vukë dhe Kelmend.  Gjetjet arkeologjike të sipercituara që i përkasin shekullit II – III-të  vertetojnë se  fortesa apo Kështjella e  Kelmendit ka  ekzistuar ndoshta  edhe më përpara  shekujve  II dhe III-të  pas Krishtit, si dhe na bëjnë të mendoj se  kjo Keshtjelle  ka sherbyer jo vetem si fortesë apo kompleks fortesash  për qellime ushtarake të perandorisë Romake, por ka pasur edhe karakter të një qytetrimi civil gjë që  na jep të drejtë t’a quajmë, jo thjeshte Keshtjelle ,por nje  qender urbane qe me nivelin me te vogel  ishte Qyteze. Natyrisht muriet dhe rrenojat janë deshmia më e gjallë e një qytetrimi dhe zhvillimi të trojeve të  Kelmendit, ku  duke ditur historinë e  kështjellave –qyteza apo qytete  të  mbreterisë  Ilire, të pakten që nga Teuta e deri tek mbreti Ilir Genci (apo Genti), themi se  kështjella apo në trajtat një qyteze  në Kelmend me emrin e njohur në histori  Klementiana , duhet të kenë një moshë rreth  2250 vjeçare. Kjo moshë e kësaje  kështjelle na  bënë që  të themi pa droje se gjatë se gjatë  luftrave  mbrojtese…,fortunave të moteve dhe rrokopujave historike, ka pasur dëmtime dhe si rrjellojë edhe nevoja për rikonstruksione të bëra në kohen e pushtimit të perandorisë Romake, gjë  që këto rikonstruksione janë shënuar në histori si ndertim i ri i kësaje kështjelle në shkrimet e shekullit VI të Prokopit nga Cezareja, që jetonte dhe shkruante nën Perandorin Romake… Për historinë e kësaj kështjelle është me vlera të citohet edhe studiuesi i  njohur  Ermanno Armao që në një  botim të tij duke ju referuar një kleriku e studiuesi shqiptar,  ndër të tjera citoj: “…Ate Rrok Gurashi  ka vertetuar per mua me mirsjellje  se e quajtura “ Kala e Kelmendit” është e rrethuar në perendim nga Maja e Rriskut, në lindje nga  Maja e Shenikut (Shenkollit) dhe në  jug nga Maja e Kllogjenës…”.6.  Në favor të ekzistences së kështjelles Klementiana  në Vukel shprehet edhe ish konsulli francez ne Shkoder  Hekard  (Hecquard) në mesin e shekullit XIX, ku ndonse ai nuk i “vrojton” rrënojat e saj , ndër të tjera shkruan : ”Jo larg Vuklit, ndodhej siç thonë një kështjelle e fortifikuar, nga e cila sot nuk  gjendet asnjë gjurmë, dhe disa vjet më parë  një banor i këtij fshati, duke mbjellë një hardhi gjeti disa monedha  ari të kohës së perandorëve Kostandin dhe Valentin….”.7. Ndërsa studiuesi dhe  Historiani Marin Sirdani (me orgjinë nga Boga), duke shkruar për “HEROINAT E MALEVE”, në luften antiotomane (gjate shek.XVII) , thotë se : “GJYTETEZA E KELMENDIT, është vendi  ku  është fuqia më e madhe e Kelmendit, dhe ku mblidhen kuvendet, madje në këto kuvende merrnin pjesë edhe gra e vajza, që ma se një herë kishin ra në luftë dhe ishin da me nderë, ku një ndër këto heroina kishte qënë edhe Nora (e Kelmendit) që vrau pashen turk…8.  Mirpo  ky autor Qytezën e vendos ne Nikç e jo në Vukel, gjë që na bënë të mendojmë  se mos vall ka pasur një Qyteze (me fortesën përkatese) edhe në Nikç , apo është një “lapsus”… Albanologu dhe studiuesi Franc Nopça, për pozicionin (tashma thuajse natyror) të kështjellës Klementiana  në Vukel, shkruan: “Kelmendasit në vitin 1624 kishin filluar luftën kundër ushtrive turko-osmane të komanduara nga  Arvat Pasha. Kelmendasit  me të cilët si duket ka qënë i lidhur fisi i Vralit  që banonte në tokat e Vuklit, u terhoq në një vend të fortifikuar të quajtur  FORTESA E  KELMENDIT , që përbëhet nga një pllajë e rrethuar me shkëmbë nga të tria anët dhe nga një anë e pjerrët me majen tatpjetë..”9.  Në shkrime të ndryshme thuhet se Kelmendasit e morën emrin nga kështjella, ku disa studiues këtë e përcaktojnë  tepër vonë, pra ë shekujt e XVI – XVII, gjë që nuk përkon me realitetin kohor pasi  kështjellen Klementiana, dhe emrin e Kelmendit e takojmë shumë më përpara…  Kështjella Klementiana ka qënë qendra e qytetrimit, zhvillimit dhe mbrojtjes të Kelmendit e Kelmendasve gjatë shekujve e motmoteve të historsë së këtyre trojve etnike Iliro-Shqiptare, të njohura kombëtarisht e ndëkombëtarisht… 

REFFERENCAT:

1.Ilirët dhe Iliria te autorët antikë , fq.437-441 , Akademia e shkencave të Shqiperisë ,Instituti i Arkeologjisë ,perg. nga Selim Islami ,Frano Prendi ,Hasan  Ceka , Skender Anamali, botime Toena ,Tiranë 2002.  

2.Dom Nikë Ukgjini , Vështrim i shkurtër historik për fisin e Kelmendit, fq.84.   

3.Milan  Shuflaj ,Serbet dhe  Shqiptaret  fq.15.  

4. Eqerem  Çabej; Disa faza më të moçme të shqipës në dritën e gjuhëve fqinje, buletini shkencor i institutit pedagogjik të Shkodrës, 1964.54.Lekë  Rrotani dhe 5.Palokë Rrotani   Shkodra ndër Shekuj  fq.284-285 , Vii.II. fq.284-285 ,Muzeu historik Shkoder 1998.  

6.Ermanno Armao ; Vende ,Kisha, Lumenj,Male e Toponime të ndryshme të një harte të lashtë teë Shqipërisë Veriore, Fq.157. ( Harta është e Hartografeve Coronelli dhe Cantelli të shekullit XVII,N.B.).  

7.Hyacinthe Hecquard ….HISTORIA DHE PËRSHKRIMI I SHQIPËRISË SË EPERME OSE I GEGERISË, fq.176.  

8.At Marin Sirdani ; NDRIÇIME TË  HISTORISË, TË KULTURËS DHE TË ARTIT SHQIPTAR ,fq.222.  

9.Franc  Nopça, FISET E MALËSISË SË SHQIPËRISË VERIORE dhe e drejta zakonore e tyre fq.184-185.  

Filed Under: Analiza

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 25
  • 26
  • 27
  • 28
  • 29
  • …
  • 51
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • Kontributi shumëdimensional i Klerit Katolik dhe i Elitave Shqiptare në Pavarësinë e Shqipërisë 
  • Takimi i përvitshëm i Malësorëve të New Yorkut – Mbrëmje fondmbledhëse për Shoqatën “Malësia e Madhe”
  • Edi Rama, Belinda Balluku, SPAK, kur drejtësia troket, pushteti zbulohet!
  • “Strategjia Trump, ShBA më e fortë, Interesat Amerikane mbi gjithçka”
  • Pse leku shqiptar duket i fortë ndërsa ekonomia ndihet e dobët
  • IMAM ISA HOXHA (1918–2001), NJË JETË NË SHËRBIM TË FESË, DIJES, KULTURËS DHE ÇËSHTJES KOMBËTARE SHQIPTARE
  • UGSH ndan çmimet vjetore për gazetarët shqiptarë dhe për fituesit e konkursit “Vangjush Gambeta”
  • Fjala përshëndetëse e kryetarit të Federatës Vatra Dr. Elmi Berisha për Akademinë e Shkencave të Shqipërisë në Seancën Akademike kushtuar 100 vjetorit të lindjes së Peter Priftit
  • Shqipëria u bë pjesë e Lidhjes së Kombeve (17 dhjetor 1920)
  • NJЁ SURPRIZЁ XHENTЁLMENЁSH E GJON MILIT   
  • Format jo standarde të pullave në Filatelinë Shqiptare
  • Avokati i kujt?
  • MËSIMI I GJUHËS SHQIPE SI MJET PËR FORMIMIN E VETEDIJES KOMBËTARE TE SHQIPTARËT  
  • MES KULTURES DHE HIJEVE TE ANTIKULTURES
  • Historia dhe braktisja e Kullës së Elez Murrës – Një apel për të shpëtuar trashëgiminë historike

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT