• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Archives for December 2024

Të menduarit për cilësinë e jetës në rininë shqiptare në kohën e globalizimit

December 4, 2024 by s p

Davida Marku/

Në epokën e globalizimit, rinia shqiptare përballet me sfida dhe mundësi të reja që ndikojnë drejtpërdrejt në cilësinë e jetës së tyre. Qasja ndaj teknologjisë, mundësitë për arsimim ndërkombëtar dhe mobiliteti global i kanë hapur dyer të reja, duke krijuar perspektiva për zhvillim personal dhe profesional. Megjithatë, këto ndryshime vijnë edhe me presione dhe sfida të veçanta.

Shqetësime kryesore që prekin cilësinë e jetës:

1. Përplasja e vlerave tradicionale dhe moderne: Ndërsa globalizimi sjell një kulturë të re që nxit individualizmin dhe përparimin personal, rinia shpesh përballet me tensione në ruajtjen e identitetit kombëtar dhe vlerave tradicionale.

2. Migrimi dhe humbja e trurit: Shumë të rinj largohen nga Shqipëria në kërkim të kushteve më të mira jetese dhe arsimimi, duke ndikuar negativisht në zhvillimin e vendit dhe duke krijuar sfida të reja për ata që mbeten.

3. Presioni i suksesit: Në një botë gjithnjë e më konkurruese, të rinjtë ndihen të detyruar të arrijnë standarde të larta që shpesh krijojnë stres dhe ankth.

4. Pabarazitë socio-ekonomike: Jo të gjithë kanë të njëjtat mundësi për t’u përshtatur me ritmet e globalizimit, çka krijon ndarje mes grupeve të ndryshme rinore.

Disa mundësi për përmirësimin e cilësisë së jetës:

• Fuqizimi i arsimit: Përfshirja e më shumë programeve ndërkombëtare dhe teknologjisë në arsim përgatit të rinjtë për një treg pune global.

• Politika rinore më efektive: Krijimi i strategjive që mbështesin punësimin dhe sipërmarrjen për të rinjtë mund të ulë migrimin dhe të rrisë cilësinë e jetës brenda vendit.

• Ruajtja e identitetit kulturor: Promovimi i traditave dhe kulturës shqiptare si pjesë e identitetit global të të rinjve mund të ndihmojë në balancimin mes globalizimit dhe origjinës.

• Shëndeti mendor: Nxitja e programeve që përkrahin mirëqenien mendore dhe fizike përbën një bazë të rëndësishme për zhvillimin e një brezi të shëndetshëm dhe produktiv.

Rinia shqiptare është një forcë transformuese me potencial të madh. Sfida është të gjejmë mënyra për t’i fuqizuar ata, duke i bërë pjesë aktive të një bote gjithnjë e më të ndërlidhur, pa humbur rrënjët dhe vlerat e tyre.

Filed Under: Sociale

Vendosja e shtatores së Skenderbeut në Tuz – një krenari e gëzim

December 4, 2024 by s p

Xheladin Zeneli/

Uroj bashkëkombasit e mi të Malësisë në inagurimin e përmendorës së heroit tonë kombëtar Gjergj Kastriotit-Skenderbeut, në Tuz, në ditën e Festës më të rëndësishme tonë kombëtare, 28 Nëntorin-Ditën e Pavarësisë së Shqipërisë dhe Ditën e Flamurit. Përgëzoj për punën e të gjithë atyre që u angazhuan në realizimin e këtij projekti madhështor, në rend të parë kontribuesit financiar të cilët ishin kryesisht shoqatat shqiptare të Mërgatës së Malësisë në SHBA.

S’ka dyshim se një meritë e posaçme për ngritjen e shtatorës së Gjergj Kastriotit-Skenderbeut, brenda një afati të arsyeshëm kohor, ka Komuna e Tuzit dhe administrata e saj. Gjithashtu, realizimi i këtij projekti me rëndësi të rëndësishme për identitetin kulturor dhe historik për shqiptarët në Mal të Zi, është një shembull suksesi dhe një model bashkëpunimi në mes pushtetit vendor të Komunës së Tuzit dhe shoqatave shqiptare të Malësisë që veprojnë në SHBA çka dëshmon respektin që kjo Komunë ka për mërgatën e saj.

Pse Ulqini vazhdon të jetë zhgënjim ?

Derisa të gjithë i gëzohemi inagurimit të monumentit të heroit tonë kombëtar në Tuz, nuk mund e të mos përmendet fakti se në një komunë tjetër ku shqiptarët përbëjnë shumicën e popullsisë , pra në Ulqin, realizimi i projektit të njëjtë është një zhgënjim.

Muajin e kaluar u mbushëm plot 6 vite nga dita kur Kuvendi i Komunës së Ulqinit ka miratuar ngritjen e momunentit të Gjergj Kastriotit-Skenderbeut në qytetin e vet,por që deri më sot ky projekt jo vetëm që nuk është realizuar por edhe pas gjithë kësaj kohe, ende nuk ka filluar!? Siç e dini pjesën financiare të realizimit këtij projekti duke përfshirë ndërtimin e shtatorës bashkë me pediastalin, e ka marrë mbi sipër Mërgata shqiptare në SHBA me prejardhje nga kjo komunë, përkatësisht Fondacioni “Dom Simon Filipaj” me seli në New York në bashkëpunim me shoqatat e tjera të këtij komuniteti.

Që nga viti 2018 , pra që nga koha kur është aprovuar vendimi për realizimin e këtij projekti janë ndërruar katër kryetarë komune, por asnjëri prej tyre deri më sot ,nuk ka arritur që ta vendos nënshkrimin e tij në egzekutimin e vendimit për realizimin e monumentit në fjalë !?

S’ka aspak dyshim se përgjegjësinë për zvarritjen kaq të gjatë e realizimit të këtij projekti kryesisht e mban pushteti lokal në Ulqin dhe kryetarët e Komunës të cilët kanë shërbyer në gjashtë vitet e fundit dhe që asnjëri prej tyre deri më sot, nuk e ka nënshkruar formalisht egzekutimin e vendimit të marrë nga Kuvendi i KU, në tetor të vitit 2018 për ndërtimin e shtatorës në fjalë.

Kryetari aktual i Komunës së Ulqinit, Genci Nimanbegu i cili gjindet në këtë detyrë vetëm disa muaj, ka mundësinë që të bëj ate çka nuk e kanë bërë tre para ardhësit e tij.Gjithashtu, z.Nimanbegu përfaqëson një parti nacionale shqiptare, e cila e ka për obligim angazhimin në aspektin e ruajtjes dhe kultivimit të trashigimisë, kulturës dhe identitetit kombëtar të shqiptarëve në Mal të Zi, ku përshihet edhe ngritja e monumenteve të figurave tona historike e kombëtare në vendbanimet ka ata gravitojnë.

Gjergj Kastrioti-Skenderbeu jo vetëm që është krye heroi i popullit tonë por për shqiptarët në Mal të Zi ai është njëherit simbol i cili përfaqëson identitetin e tyre kulturor e kombëtar dhe këtu qëndron rëndësia ngritja e shtatorës së tij edhe në qytetin e Ulqinit.

Ky shkrim le të jetë edhe një apel i rradhës për kryetarin aktual të Komunës së Ulqinit për fillimin, sa më parë të punës në ngritjen e shtatorës së heroit tonë kombëtar, Gjergj Kastriotit-Skenderbeut në qendrën e këtij qyteti dhe me këtë të zbatohet një vendim i Kovendit komunal të Ulqinit dhe një kërkesë e Mërgatës shqiptare në SHBA nga kjo Komunë.

Filed Under: Fejton

“Në mundsh”, një poezi sa njëmijë mësime që shenjtërojnë artin e fjalës dhe fisnikërojnë qëndresën e njeriut në stuhi

December 4, 2024 by s p

Albert Vataj/

Poezia “Në mundsh” e Rudyard Kipling është një margaritar i letërsisë botërore, një udhërrëfyes i mençurisë dhe stoicizmit që ka frymëzuar miliona zemra përmes mesazheve universale të saj. Të shumtë janë ata që e kanë komentuar fuqinë dhe thellësinë e kësaj poezie, duke u përpjekur të kuptojnë pse vargjet e saj kanë një rezonancë kaq e fuqishme në çdo epokë dhe kulturë.

Në mes të vargjeve të “Në mundsh” mëkimin e shpirtbardhësisë së një mësuesi të heshtur, një dorë e përkujdesit atëror që të mban kur furtunat të tronditin shpirtin. Aty ku sukseset nuk janë kurorë, por veç një çast sprove dhe kurajoje për të besuar, dhe dështimet nuk janë rrënim, por mësim për të nesërmen. Poezia përfaqëson me hijeshi ngulmimin e njerëzores, si një dritë e heshtur vezulluese, duke më mësuar artin e qëndrueshmërisë dhe mbushur me vetëbesim, duke më treguar se çdo pengesë është një betejë që të fton në ndeshje, për të fituar. Mund të mbash ëndrrat si shokë, por jo si mbretër, më thotë, dhe të përballesh me mashtrimin e kohës pa u përkulur.

Në poezinë “Në mundsh” Kipling flet jo me fjalë, por me një pëshpëritje, me zë të një zemre që ka njohur edhe gëzimet, edhe plagët. Në secilin varg, ndjej fjalë për mua, për ty, për ne, për atë që lufton me demonët brenda dhe jashtë vetes. Ai tregon se, ndoshta vetëm një poezi mund të të motivojë për të qenë vetja dhe për të ecur përpara, duke bërë ballë çdo stuhie dhe duke mbetur në këmbë mes dallgëve.

E kuptoj që poezia nuk është thjesht një vargëzim i një mëtimi shpirtëror, ajo është udha që na ndriçon përmes mjegullës së shpirtit. Nëse mund të buzëqesh në dhimbje, të eci kur këmbët të lëkunden, pikërisht atëherë ke gjetur fuqinë që kjo poezi e thur me kaq mjeshtëri, kë gjetur tek ajo dorën që të mban kur je duke rënë.

“Në mundsh” nuk është vetëm poezi – është pasqyrë, ku shohim fytyrat tona të vërteta, të forta, të brishta, dhe ndoshta, përmes këtij reflektimi, bëhemi më njerëzorë, më të përulur dhe më të plotë në udhëtimin tonë të jetës.

Për “Në mundsh” e Rudyard Kipling janë shprehur edhe personalitete me famë botërore:

Barack Obama, ish-president i SHBA-së, e ka përmendur poezinë si një shembull të qartësisë së vizionit për përballimin e sfidave. Në disa prej fjalimeve të tij, ai ka theksuar rëndësinë e rezistencës ndaj trysnive dhe ruajtjes së ekuilibrit shpirtëror, vlera këto të mishëruara në poezi.

Maya Angelou, poete dhe aktiviste, e ka vlerësuar poezinë për universalen që përçon. Ajo ka shprehur admirimin për mënyrën sesi Kipling flet për një dinjitet të heshtur, të thjeshtë dhe të pandalshëm, të cilin çdo individ mund ta zotërojë përmes vetëdijes dhe kurajës.

Nelson Mandela, në disa intervista, ka përmendur se ka gjetur frymëzim te poezitë që përçojnë qëndrueshmëri morale dhe shpirtërore, dhe “Në mundsh” është një prej tyre. Ai e ka parë si një udhërrëfyes për ruajtjen e qetësisë së brendshme në kohë të vështira.

Robin Sharma, autor i librave për vetëzhvillim si “Murgut që shiti Ferrarin e tij,” e ka cituar shpesh poezinë si një burim frymëzimi për ndjekësit e tij. Ai e ka përkufizuar si një manifest për udhëheqjen dhe jetën me integritet.

Në vargjet e saj, poezi si “Në mundsh” mbetet e pavdekshme sepse nuk i përket vetëm një njeriu apo një kohe; ajo u flet të gjithë atyre që kanë guximin të përballen me jetën pa frikë, me përulësi ndaj suksesit dhe dështimit, me vendosmërinë për të mbajtur të pandryshuar thelbin e tyre përballë furtunave të botës.

Nëse do të qëndrojmë stoikë siç sugjeron Kipling – të qetë mes kaosit, të fortë mes brishtësisë – atëherë do të kuptojmë se poezia e tij është një udhëtim drejt përvetësimit të vlerave që ndërtojnë jo vetëm njeriun, por edhe njerëzimin.

“Në mundsh” mbetet një nga veprat më të dashura dhe të cituara të letërsisë botërore. Ajo ka kaluar përtej kontekstit të saj historik, duke u bërë një simbol i qëndrueshmërisë njerëzore dhe një burim frymëzimi për individët që përballen me sfida. Për disa, ajo është një poezi motivuese; për të tjerë, një relike e një epoke të kaluar me pikëpyetje morale.

Filed Under: Sofra Poetike

Në mbështetje të studentëve shqiptarë

December 4, 2024 by s p

Nancy Kajo/

Në emër të Organizatës së Studentëve Shqiptarë në Seton Hall, jemi krenarë të njoftojmë se në ngjarjen tonë të parë për Ditën e Pavarësisë së Shqipërisë arritëm të mbledhim $1,765! Këto fonde do të shkojnë drejtpërdrejt për të mbështetur studentët në nevojë në Shqipëri, duke investuar në të ardhmen tonë.

Kjo nismë jo vetëm që promovon rëndësinë e arsimit për të rinjtë shqiptarë, por gjithashtu tregon forcën dhe solidaritetin e komunitetit shqiptar në diasporë. Për organizatat studentore dhe shqiptare si e jona, aktivitete të tilla janë thelbësore për të ruajtur traditat, për të forcuar lidhjet me atdheun dhe për të ndihmuar ata që kanë më shumë nevojë.

Duke mbështetur arsimin e studentëve në Shqipëri, ne po kontribuojmë në ndërtimin e një Shqipërie më të fortë dhe më të begatë. Për të zgjeruar ndikimin tonë, kemi hapur një GoFundMe, ku çdo donacion, i madh apo i vogël, ndihmon për të sjellë ndryshime të qëndrueshme. Ju lutemi klikoni dhe shpërndajeni linkun.

Le të bashkohemi si një komunitet dhe të mbështesim të rinjtë, të ardhmen dhe kombin tonë!

https://www.gofundme.com/f/help-educate-children-in-dukat-and-orikum-albania?attribution_id=sl:00c21347-b304-4777-8bba-910a4abbaa6f&utm_campaign=natman_sharesheet_dash&utm_medium=customer&utm_source=copy_link

Filed Under: Komunitet

NGA “VATRA” DHE “DIELLI” DO TË KENI MIRËNJOHJEN E PËRJETSHME…

December 4, 2024 by s p

Sokol Paja/

Federata Pan-Sqiptare e Amerikës “Vatra” dhe gazeta “Dielli” shprehin mirënjohjen e përjetshme, falenderimet më të thella e respektin më të veçantë për të gjithë ata vatranë e patriotë shqiptarë, biznesmenë e atdhetarë, aktivistë e veprimtarë që iu përgjigjën menjëherë fushatës së Vatrës për të blerë ndërtesën e re të Vatrës dhe për të mbështetur gazetën Dielli në rrugëtimi historik në shërbim të çështjes shqiptare, gjuhës shqipe, historisë e kulturës shqiptare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Mirënjohja e parë shkon për biznesmenin, humanistin dhe filantropistin e njohur z. Kadri Morinaj pronar i Eurosig, Insig, Insig Jetë, Eurosig Kosovë, UBA Bank, Reastorant Bar Piazza dhe disa bizneseve të suksesshme në Europë i cili dhuroi 1 milion dollar për objektin e ri të shtëpisë së Federatës Vatra në New York. Z. Morinaj ka propozuar që të blehet parcela dhe të ndërtohet objekti i ri me hapsirat përcjellëse dhe infrastrukturën e nevojshme që do të plotësojnë nevojat për të mbuluar veprimtaritë patriotike, atdhetare e komunitare të Vatrës dhe do jenë në shërbim të komunitetit shqiptar në SHBA. Z. Morinaj ka propozuar formimin e Komisionit Mbikqyrës dhe Koordinues në mënyrë që të gjitha procedurat të zhvillohen në transparencë të plotë si dhe objekti aktual i Vatrës të shëndrrohet në Muze, Arkiv e Bibliotekë Shkencore për Vatrën. Z. Morinaj ka bërë donacione edhe më herët për Vatrën. Dashuria e tij për vendin dhe popullin mik amerikan ilustrohet më së miri me faktin se ai e pagëzoi djalin e tij të vogël me emrin Wesly Clark në shenjë respekti e mirënjohje për Gjeneralin e Ushtrisë Amerikane që udhëhoqi fushatën ushtarake për lirinë e Kosovës. Federata Pan-Shqiptare e Amerikës Vatra i është shumë mirënjohës filantropit dhe biznesmenit z. Kadri Morinaj dhe e siguron atë dhe opinionin publik se lokacioni dhe objekti i ri i Vatrës do të jetë krenari e komunitetit tonë dhe i mbarë kombit shqiptar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Kjo shtëpi e re e Vatrës do të shërbejë për të zhvilluar të gjitha aktivitetet patriotike, atdhetare e komunitare të Vatrës e gazetës Dielli. Kjo shtëpi do të jetë qendër kombëtare që do ta bashkojë të gjithë shqiptarët e Amerikës.

Vatra shpreh mirënjohje e falenderim për kompaninë investuese “Albanica Homes” nga Kosova lider i padiskutueshëm në fushën e investimit, ndërtimit, zhvillimit urban, inxhinierisë e arkitekturës në Kosovë, Shqipëri dhe Mal të Zi, e udhëhequr nga filantropi i shquar Driton Gerbeshi në bashkëpunim të ngushtë me shqiptarin e madh Behgjet Pacolli, dhuroi 200 mijë dollarë për shtëpinë e re të Vatrës në New York. Një shtëpi kombëtare që do të bashkojë të gjithë shqiptarët e Amerikës në Vatrën e ngrohtë atdhetare që udhëheq me krenari e dinjitet proceset patriotike e komunitare në dobi të çështjes kombëtare prej 112 vitesh në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Vatra shpreh mirënjohje për shkrimtaren e shquar e letërsisë për fëmijë, sekretare e degës së Vatrës Ridgewood Monda Hamitaj që është vatranja e parë e cila dhuroi 2 mijë dollarë për shtëpinë e re të Vatrës.

Vatra shpreh mirënjohje e falenderim për drejtuesit e Vatrës, veprimtarë, aktivistë, patriotë shqiptarë e personalitete të shquara shqiptare në mërgatën e Amerikës që iu përgjigjën menjëherë fushatës për mbështetjen e gazetës Dielli. Fushata 1 mujore 28 tetor – 28 nëntor 2024 bashkoi 26.850 dollarë për Diellin e Vatrës, Diellin e kombit shqiptar.

Fushata e Vatrës për Diellin është një traditë fisnike dhe patriotike ku shqiptarët e Amerikës e më gjërë kontribuojnë për jetëgjatësinë e gazetës më të vjetër që botohet në diasporën shqiptare. Gazeta “Dielli” është vetë historia, identiteti dhe krenaria e shqiptarëve të Amerikës. Dielli është një pasuri tejet e çmuar dhe trashëgimi e shkëlqyer e shqiptarëve të Amerikës. Gazeta “Dielli” ka në themel historinë e kulturën kombëtare, gjuhësinë, albanologjinë, arkeologjinë, median, datat historike, ngjarje dhe figura të shquara të kombit shqiptar.

Qëllimi i gazetës është edukimi, promovimi i imazhit dhe vlerave më të larta të kombit shqiptar në arenën ndërkombëtare, informimi i saktë, promovimi i talenteve dhe personaliteteve të botës shqiptare kudo në mërgatë, promovimi i suksesit dhe thithja e mendimit intelektual në gazetën “Dielli”, ruajtja e gjuhës, kulturës, traditës dhe identitetit kombëtar shqiptar në mërgatën e Amerikës e më gjerë. Gazeta “Dielli” shërben si një urë lidhëse mes shqiptarëve të mërguar dhe Atdheut mëmë, në botim që nga 15 Shkurti i vitit 1909.

“Vatra” e “Dielli” shprehin mirënjohjen e përjetshme për donatorët e kontributorët e fushatës në mbështetje të gazetës “Dielli”: Elmi Berisha, David Balaj, Harry Bajraktari, Behlul Gashi, Qendra Islame Shqiptaro-Amerikane Queens, Ekrem Bardha, Elez Biberaj, Alfons Grishaj, Kolec Ndoja, Dr. Pashko Camaj, Mondi Rakaj, Ilir Cubi, Efi Qeleshi, Pjetër Lucaj me vëllezër, Paulin Mrnaçaj +Drita Vushaj, Dr. Sulejman Çelaj, Mark Gjonaj, Cafo Boga, Ylli Cakani, Toni Sufaj, Av. Harry Metuku, Gjon Gjokaj, Shaqir Salihu, Ahmet Xhafo, Loro Stajka, Marjan Cubi, Sokol Paja, Nazim Salihu ( Noli Tv), Agim Aliçkaj, Artan Nati, (Thomas Christo, Thanas Gjika, Agim Beqiri, Cellar Bar & Grill, Edi Postol), Prend Ndoja, Mëhill Gjuraj, Dr. Skender Murtezani, Florina Pupla, Asllan Bushati, Anonim, Viktor Popaj, Besim Malota, Vatra Ridgeëood, Age Ivezaj, Shoqata Kraja, Aleksandër Nilaj, Dorand Vojka, AAA SKENDERBEJ INC , Gjergj Domgjoni, Flori Lloga, Muharrem Xhydollari, Tom Shkreli, Jasmina Hasaj, Pashk Maksuti, Hana Malota, Lejda Troci, Vehbi Bajrami, Dr. Dritan Demiraj, Dr. Paulin Marku, Bashkim Musabelliu, Tasim Ruko, Shaqir Gjokaj, Alma Jaku, Julida Cepele, Shkumbin Tetaj, Afrim Shabani, Xheladin Zeneli, Dritan Matraku, Fatos Mustafaj, Adem Malellari, Erlind Çela, Akri Çipa, Lekë Përlleshi, Toni Musaj, Iris Halili, Mirela Kanini, Ardian Ruci, Dhimo Jano, Gjon Ivezaj, Familja Alibegu nga Ulqini, Lulash Junçaj, Adrian Tahiri, Valdete Dida Cenalia dhe Latif Sharka. Faleminderit nga zemra dhe mirënjohje përjetë e mot.

Filed Under: Opinion

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 48
  • 49
  • 50
  • 51
  • 52
  • …
  • 58
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • Kontributi shumëdimensional i Klerit Katolik dhe i Elitave Shqiptare në Pavarësinë e Shqipërisë 
  • Takimi i përvitshëm i Malësorëve të New Yorkut – Mbrëmje fondmbledhëse për Shoqatën “Malësia e Madhe”
  • Edi Rama, Belinda Balluku, SPAK, kur drejtësia troket, pushteti zbulohet!
  • “Strategjia Trump, ShBA më e fortë, Interesat Amerikane mbi gjithçka”
  • Pse leku shqiptar duket i fortë ndërsa ekonomia ndihet e dobët
  • IMAM ISA HOXHA (1918–2001), NJË JETË NË SHËRBIM TË FESË, DIJES, KULTURËS DHE ÇËSHTJES KOMBËTARE SHQIPTARE
  • UGSH ndan çmimet vjetore për gazetarët shqiptarë dhe për fituesit e konkursit “Vangjush Gambeta”
  • Fjala përshëndetëse e kryetarit të Federatës Vatra Dr. Elmi Berisha për Akademinë e Shkencave të Shqipërisë në Seancën Akademike kushtuar 100 vjetorit të lindjes së Peter Priftit
  • Shqipëria u bë pjesë e Lidhjes së Kombeve (17 dhjetor 1920)
  • NJЁ SURPRIZЁ XHENTЁLMENЁSH E GJON MILIT   
  • Format jo standarde të pullave në Filatelinë Shqiptare
  • Avokati i kujt?
  • MËSIMI I GJUHËS SHQIPE SI MJET PËR FORMIMIN E VETEDIJES KOMBËTARE TE SHQIPTARËT  
  • MES KULTURES DHE HIJEVE TE ANTIKULTURES
  • Historia dhe braktisja e Kullës së Elez Murrës – Një apel për të shpëtuar trashëgiminë historike

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT