• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Archives for January 2025

Kujtimet e Guvernatorit të Hitlerit për Shqipërinë

January 26, 2025 by s p

Hermann Neubacher* luajti një rol të rëndësishëm si përfaqësues i posaçëm i Gjermanisë naziste në Shqipëri gjatë viteve 1943-1944.

NGA NDREK GJINI

MA, University of Galway

Hermann Neubacher, ish-kryetar i Bashkisë së Vienës dhe më vonë i ngarkuar i posaçëm i Ministrisë së Jashtme të Gjermanisë naziste për Europën Juglindore, ofron në librin e tij “Guvernatori i Hitlerit për Ballkanin” një këndvështrim unik dhe të brendshëm të politikës së Gjermanisë naziste në Ballkan gjatë Luftës së Dytë Botërore.

Libri përmban kujtime dhe reflektime të autorit mbi ngjarjet dhe figurat kryesore të asaj periudhe, duke përfshirë edhe vetë Adolf Hitlerin.

Përmbajtja kryesore

Neubacher përshkruan detyrën e tij të veçantë në Shqipëri, e cila u bë veçanërisht e rëndësishme pas kapitullimit të Italisë në shtator 1943. Ai shpjegon se si Shqipëria, për shkak të pozicionit të saj strategjik në ngushticën e Otrantos, u bë një prioritet i lartë për Gjermaninë naziste.

Një aspekt interesant i librit është përshkrimi i qëndrimit të Hitlerit ndaj Islamit.

Sipas Neubacher, Hitleri shfaqte një simpati të veçantë për Islamin, duke e quajtur atë “një fe për burra”. Hitleri madje shprehu mendimin se “Sikur gjermanët të ishin bërë myslimanë, do të kishin bërë më përpara në histori”. Kjo tregon se si nazistët përpiqeshin të shfrytëzonin fenë për qëllime politike dhe ushtarake. Neubacher gjithashtu përshkruan se si ai u përpoq t’i shpjegonte Hitlerit rëndësinë politike të Islamit në Ballkan dhe lidhjet e tij me Lindjen e Afërme. Ai përdori shprehjen “Nëse ju godisni një mysliman të Sanxhakut, do ju shajë një student në Kajro” për të ilustruar këtë pikë.

Rëndësia historike

Libri i Neubacher është i një rëndësie të veçantë historike për disa arsye: Ofron një këndvështrim të brendshëm: Si një zyrtar i lartë nazist, Neubacher jep informacione të dorës së parë për vendimmarrjen dhe strategjitë e Gjermanisë naziste në Ballkan.

Ndriçon politikën gjermane ndaj Shqipërisë: Libri shpjegon se si Gjermania e shihte Shqipërinë si një vend strategjik pas rënies së Italisë fashiste.

Zbulon qëndrimin e Hitlerit ndaj Islamit: Komentet e Hitlerit për Islamin, të raportuara nga Neubacher, ofrojnë një pamje të rrallë të mendimit të diktatorit nazist për fenë.

Tregon përdorimin e fesë për qëllime politike: Libri ilustron se si nazistët përpiqeshin të shfrytëzonin fenë, veçanërisht Islamin, për të fituar mbështetje në rajonet e pushtuara.

Dokumenton ndryshimet gjeopolitike: Përshkrimi i Neubacher për rëndësinë në rritje të Shqipërisë pas kapitullimit të Italisë tregon ndryshimet e shpejta gjeopolitike gjatë luftës.

Vlerësimi kritik

Ndërsa libri i Neubacher ofron një burim të vlefshëm historik, është e rëndësishme të lexohet me një sy kritik.

Si një ish-zyrtar nazist, perspektiva e Neubacher është e njëanshme dhe mund të përpiqet të justifikojë veprimet e tij dhe të regjimit nazist. Gjithashtu, kujtimet e tij mund të jenë të ndikuara nga dëshira për të minimizuar përgjegjësinë e tij personale për krimet e luftës.

Megjithatë, pavarësisht këtyre kufizimeve, libri mbetet një dokument i rëndësishëm për të kuptuar politikën gjermane në Ballkan gjatë Luftës së Dytë Botërore.

Ai ofron një pamje të rrallë të mendimit strategjik nazist dhe të mënyrës se si Gjermania naziste përpiqej të shfrytëzonte tensionet etnike dhe fetare në rajon për qëllimet e saj.

Libri “Guvernatori i Hitlerit për Ballkanin” është një burim i vlefshëm për historianët dhe studiuesit e Luftës së Dytë Botërore, duke ofruar një perspektivë unike mbi një periudhë kritike të historisë së Ballkanit dhe Europës.

Libri ndihmon në të kuptuarit e kompleksitetit të politikës gjermane në rajon dhe të rolit që luajtën faktorë të ndryshëm, përfshirë fenë, në strategjinë naziste të pushtimit dhe kontrollit.

* Hermann Neubacher luajti një rol të rëndësishëm si përfaqësues i posaçëm i Gjermanisë naziste në Shqipëri gjatë viteve 1943-1944. Roli i tij kryesor përfshinte:

Emërimi dhe detyra

U emërua nga Hitleri si “I ngarkuari i posaçëm i Ministrisë së Jashtme për Europën Juglindore” në gusht 1943.

Pas kapitullimit të Italisë më 8 shtator 1943, u ngarkua me detyrë të veçantë për Shqipërinë.

Misioni i tij kryesor ishte të ndihmonte në krijimin e një Shqipërie “të pavarur me iniciativën e vet”.

Veprimtaria në Shqipëri

Mbërriti në Tiranë me avion ushtarak më 11 shtator 1943.

Bashkëpunoi ngushtë me forcat gjermane të Wehrmachtit në Shqipëri.

Ndihmoi në formimin e Këshillit Kombëtar që shpalli pavarësinë e Shqipërisë.

Mbikëqyri krijimin e qeverisë shqiptare dhe Këshillit të Regjencës.

Kundërshtoi formimin e batalionit vullnetar “Skënderbeu” nga shqiptarët e Kosovës.

Qëndrimi ndaj sovranitetit shqiptar

Insistoi që Gjermania të respektonte pavarësinë dhe sovranitetin e Shqipërisë.

Protestoi kundër emërimit të një komandanti ushtarak gjerman për Shqipërinë.

Kërkoi që forcat gjermane të konsideroheshin vetëm si “mysafirë” në Shqipëri.

Marrëdhëniet me politikanët shqiptarë

Bashkëpunoi ngushtë me figura si Xhafer Deva, Rexhep Mitrovica dhe Mehdi Frashëri.

Përshkroi Mehdi Frashërin si një burrë shteti.

Analizoi qeveritë e ndryshme shqiptare të formuara gjatë kësaj periudhe.

Roli i Neubacher në Shqipëri përfundoi me kapitullimin e Gjermanisë në 1945. Pas luftës, ai u arrestua dhe u dënua si kriminel lufte për veprimtarinë e tij në Ballkan.

Filed Under: Histori

“REÇAK: HISTORIA E NJË KRIMI LUFTE”

January 26, 2025 by s p

Ngjarja që ndryshoi të ardhmen e Kosovës — Libër i ish-Diplomatit Amerikan William G. Walker.

Nga Frank Shkreli

A person standing at a podium with a flag

Description automatically generated

25-vjet më parë forcat terroriste ushtarako-policore të Serbisë fashiste kanë ndërmarrë një sulm barbar kundër banorëve të një fshati të vogël të Kosovës, i quajtur Reçak, nja 30-killometra në jug të Prishtinës. Javën që kaloi, masakra barbare e kryer me 15 të janarit 1999, u kujtua nga qindra pjesëmarrës – përfshir udhëheqsit më të lartë të Republikës së Kosovës –që morën pjesë në aktivitetet e organizuara për të nderuar dhe kujtuar, si çdo vit, 45 civilët e pafajshëm shqiptarë, të vrarë nga forcat terroriste serbe.

Në veprimtaritë që shënuan 25-vjetorin e kësaj dite të rëndë në historinë e Kombit shqiptar, mori pjesë edhe Ambasadori amerikan William Walker, ish-Shef i OSBE-së në Prishtinë 2-dekada e gjysëm më parë.  Siç dihet, ishte Ambasadori i nderuar amerikan William Walker, ai i cili me të shkuar në vendin masakrës, asaj ngjarjeje të tmershme, atij krimi kundër njerzimit, një ditë më vonë me 16 Janar, 1999 — ku ishin hedhur kufomat në Reçak – njoftoi Shtetet e Bashkuara dhe botën mbarë për masakrën serbe kundër civilëve shqiptarë në Reçak. Ishte vlerësimi i gjendjes së përgjithshme shumë të rëndë në Kosovë në atë kohë dhe sidomos dëshmia e Ambasadorit Walker për masakrën që kishte parë me sytë e vet në Reçak, që çoi më në fund në ndërhyrjen e NATO-s kundër forcave terroriste policore dhe ushtarake serbe në territorin e Kosovës dhe anë e mbanë Serbisë. https://telegraf.al/opinion/frank-shkreli-masakra-qe-ndryshoi-politiken-boterore-ndaj-kosoves-2/

Ashtu si edhe çdo vit tjetër, në këtë datë të zezë, Ambasadori Walker e ka bërë zakon dhe viziton Kosovën dhe Reçakun në shoqërimin e udhëheqsve më të lartë Kosovës. Kështu ndodhi edhe sivjet në 26-vjetorin e masakrës në Reçak – aty në “Reçak, fshatin e vogël, me histori të madhe”, siç e cilësoi Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani gjatë përkujtimit të këtij viti, “Aty ku 26-vjet më parë, njerëzorja dhe mizorja patën ndeshjen më makabre, në këtë pjesë të Evropës”, është shprehur Zonja Osmani. “Kujtesa jonë është mburojë kundër harresës dhe garanci që krime të tilla nuk do të përsëriten kurrë më”, ka thenë Presidentja Vjosa Osmani. “Reçaku nuk është vetëm një tragjedi që lidhet me këtë fshat dhe banorët e tij. Është dëshmi e vuajtjeve të gjata të popullit tonë që kërkoi dhe vazhdoi të luftonte për liri dhe për të drejtën e ekzistencës”, ka thenë Presidentja e Republikës së Kosovës.  Ndërsa kryeministri i Kosovës Albin Kurti gjithashtu gjatë ceremonive përkujtimore në kujtim të masakrës së Reçakut tha se deklaratat e Walker, drejtuar Amerikës dhe botës, pas masakrës “ekspozuan brutalitetin me të cilin po përballej Kosova dhe ndryshuan diskursin ndërkombëtar për luftën e Kosovës…Deklaratat e ambasadorit Walker ishin denoncime zyrtare të forcave dhe autoriteteve serbe, të cilat po kryenin krime kundër njerëzimit dhe krime lufte kundër civilëve shqiptarë në Kosovë”, është shprehur Kryeministri I republikës së Kosovës, Albin Kurti.

Reçaku dhe Kosova, në shenjë falënderimi, 8 vite më parë ngritën në Kompleksin Përkujtimor në Reçak, përmendoren e Ambasadorit William Walker.  Sivjet në 26-vjetorin e masakrës, Ambasadori Walker ia këthei nderin Reçakut dhe Kosovës me botimin e një libri monumental si dëshmi historike për brezat e ardhshëm të shqiptarëve –mbi krimet serbe kundër njerzimit ndaj shqiptarëve të Kosovës në Reçak. Një rast ky që sërish sjell në kujtesë atë që ndodhi në Reçak 26-vjet më parë nga një autor dëshmitar okular i asaj masakre. Dëshmi autentike për krimet e kryera nga regjimi i Serbisë në Kosovë,

Një libër-monument, si të thuash, një dhuratë që Ambasadori Walker tha se ia kishte premtuar Kosovës pothuajse 25-vjet më parë. Ai kërkoi ndjesë me këtë rast, duke shprehur keqardhjen e tij që i mori aq shumë kohë ta botonte librin e premtuar. Por, ja më në fund, shtoi ai, libri u botua në shqip dhe anglisht për lexuesit sot dhe për brezat e ardhëshëm të shqiptarëve, nesër. “Jam shumë i kënaqur që u mundësua botimi i këtij libri – i kënaqur gjithashtu se Presidentja dhe Kryeministri më kanë thenë se ky libër është një thesar për rininë e këtij vendi në veçanti dhe për popullsinë e Kosovës në përgjithsi. Për ta është shumë e rëndësishme dëshmia ime e ngjarjeve, pjestar i të cilave isha dhe arsyeja se pse mora pjesë në ato zhvillime 26 vjet më parë”, është shprehur Ambasadori Walker në lidhje me botimin e librit: Reçak: Historia e një Krimi Lufte, që u promovua, javën e kaluar në Librarinë “Duklagjini” të Prishtinës me 15-16 Janar.  

Në një njoftim i datës 14 Janar. 2025 nga zyra e Kryeministrit të Republikës së Kosovës, Albin Kurti thuhet se në një takim që zhvilloi me ish-diplomatin amerikan William Walker, ish-shef i Misionit Verifikues të OSBE-së, ata diskutuan një nga ngjarjet më të rëndësishme dhe tragjike të historisë moderne të Kosovës: Masakrën e Reçakut dhe dëshminë e paçmueshme të Ambasadorit Walker për këto ngjarje. Në këtë takim, Kryeministri Kurti shprehu mirënjohjen për angazhimin e Ambasadorit Walker në mbështetje të së vërtetës dhe drejtësisë, si dhe për kontributin e tij në përkujdesjen dhe promovimin e ndihmës ndërkombëtare gjatë periudhës së luftës në Kosovë. Njëherazi, ai theksoi përpjekjet dhe ndihmën financiare prej 70,000 eurove dhenë nga qeveria e Kosovës për këtë iniciativë të rëndësishme duke bërë të mundur botimin e librit të kujtimeve të Ambasadorit Walker, ku dokumenton ngjarjet e tmerrshme të Masakrës së Reçakut.  Në njoftim thuhet se Kryeministri Kurti tha se ky libër dhe këto dëshmi të Ambasadorit Walker do të shërbejnë si një mjet për promovimin e së vërtetës për Kosovën dhe për forcimin e narrativës ndërkombëtare që vendi ynë ka përjetuar gjenocid nga ana e shtetit të Serbisë. Vepra si ky libër na ndihmojnë të ruajmë kujtimin e ngjarjeve të tmerrshme si masakra e Reçakut. Ndërsa, Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani tha me këtë rast, se “Të rinj, të reja e fëmijë që takuam sot, janë brezi i ri i Reçakut, pasardhësit e viktimave, që dëshmojnë pathyeshmërinë e qëndresën e popullit tonë, përkundër sakrificës e dhimbjes së madhe — Lavdi martirëve e dëshmorëve të Reçakut!, është shprehur Vjosa Osmani. Ndërkaq, edhe Ambasada e Shteteve të Bashkuara përkujtoi përvjetorin e masakrës së Reçakut me një NeverForget, duke thenë se Shtetet e Bashkuara i bashkohen popullit të Kosovës duke kujtuar viktimat e masakrës së Reçakut: “Një pikë-kthese tragjike kjo për njerëzimin, por që nxiti botën të veprojë. Ndërsa nderojmë viktimat, ne ripërtërijmë angazhimin tonë të përbashkët për të vërtetën, drejtësinë dhe pajtimin,” thuhet në reagimin përkujtimor të Ambasadës Amerikane në Prishtinë.

Libri i ish-diplomatit amerikan William Walker, “Reçak: Historia e një Krimi Lufte”, është një autobiografi mbi jetën ç’prej fëmijërisë dhe një përshkrim i veprimtarisë së tij të gjatë diplomatike deri në largimin e tij nga detyra e Shefit të Misionit Verifikues të OSBE-së, që ai kryesonte në Kosovë, në kohën e masakrës së Reçakut.  Ky është një libër nga një ambasador i një vendi të madh mik i Kosovës dhe shqiptarëve – ish-diplomati amerikan Wlliam Walker — i cili si dëshmitar i masakrës së Reçakut, ka shkruar me këtë rast një histori të vërtetë, paanësisht, duke treguar të drejtën dhe ngjarjen e vërtetë të tragjedisë në Reçak – me rëndësi për historinë e Kombit shqiptar por edhe për historinë e Ballkanit dhe të Evropës. Ambasadorit Walker i urojmë jetë të gjatë – është me gëzim e përzemërsi që çdo shqiptar kudo të përshëndesi botimin e William Walker, “Reçak: Historia e një Krimi Lufte”, Lavdi martirëve të Reçakut – I përjetshëm qoftë kujtimi i tyre!

Frank Shkreli

           

Ambassador William Walker promotes book dedicated to the Racak massacre

Ish-Diplomati amerikan, William Walker duke dedikuar për një blerës librin: “REÇAK: HISTORIA E NJË KRIMI LUFTE”, në promovimin e veprës së tij, në hapësirat e Librarisë “Dukagjini”, në Prishtinë, javën e kaluar

Image

                                     Lavdi martirëve të Reçakut!

        ImageUdhëheqsit e Republikës së Kosovës nderojnë diplomatin amerikan, Ambasadorin William Walker, njeriun që ekspozoi masakrën brutale të forcave terroriste serbe kundër civilëve të pafajshëm, 26-vjet më parë, në fshatin Reçak të Kosovës

May be an image of 16 people
image slot

                  Versioni anglisht                              Versioni shqip

A group of people standing around a wall with Buekorps Museum in the background

Description automatically generated

Autori me mikun e shqiptarëve dhe me mikun e të VËRTETËS, Ambasadorin William Walker — folësit kryesorë në festimin e 15-vjetorit të Shpalljes së Pavarsisë së Republikës së Kosovës — organizuar nga Shoqata Shqiptaro-Amerikane, “Skenderbej”, Inc. në Nju Jork, 12 Shkurt, 2023

A book cover with a picture of a person

Description automatically generated

                   

 “Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker – ngjarja që ndryshoi të ardhmen e Kosovës.

Filed Under: Politike

GJEOGRAFIA SHPlRTËRORE NË VEPRËN E BESNIK MUSTAFAJT

January 26, 2025 by s p

Jusuf BUXHOVI/

Gjeografia shpirtërore shqiptare nuk është kartografi, por identitet historik. Është një pikturë e madhe me një tablo identitare, të cilën koha dhe rrethanat shoqërore dhe politike nga lashtësia e deri te koha jonë e kanë kthyer në mozaik. Kjo ka ndodhë në antikitet, ka ndodhë në mesjetë, ka ndodhë gjatë Perandorisë Osmane dhe veçmas pas shembjes së saj. Kështu, mozaiku i kujtesës sonë historike nga viti 1913, është kthyer në një kartografi politike, ku Shqipëria Londineze, si shtet shfaqet e përgjysmuar, ndërsa Kosova, Maqedonia dhe Çamëri, të cilat, nga Lidhja Shqiptare e Prizrenit e deri te pavarësia kanë qenë qendra e saj kulturore dhe politike, me mbetjen të pushtuar në Serbi, Mal të Zi dhe Greqi, kthehen në pakica fetare, që i priste asimilimi ose shpërngulja për në Turqi, siç ndodhi me një pjesë të mirë të tyre.

Nga këndvështrimi i sotëm shtrohet pyetja se çfarë përgjigje i dhanë shqiptarët e ndarë kartografisë së re politike nga vitet 1913-1914, gjatë luftës së parë botërore, gjatë luftës së dytë botërore dhe pas luftës së dytë botërore, nga viti 1945-1991 në rrethanat kur midis dy luftërave botërore (1916-1918) dhe gjatë luftës së dytë botërore (1941-1944) pati intermexo kohore të bashkimeve të përsëritshme, të cilave u dha fund fitorja e komunizmit në Shqipëri dhe në Jugosllavinë e Titos?

Nëse anashkalohen rrethanat midis dy luftërave botërore, të cilat me ndryshimet e mëdha të gjendjeve ishin të pamjaftueshme për çfarëdo konsolidimi politik, shoqëror dhe kulturor, megjithatë ato që solli fundi i luftës së dytë botërore, pra komunizmi në Shqipëri, mund të thuhet se ishte ideologjia, ajo që gjeografinë shpirtërore, me metodën e realizmit socialist në krijimtari veçmas në letërsi e zhveshi nga çfarëdo fryme kombëtare. Heroi i ri pozitiv ishte në funksion të krijimit të njeriut të ri socialist, me kujtesë të fshirë, një monstum! Kjo e qëlloi më së shumti letërsinë e traditës dhe gjithë ato vlera që krijoi mendësia e Rilindjes kombëtare. Kështu, krijimtaria u vu fund e krye në shërbim të doktrinave ideologjike.

Në Kosovë, hiq periudhën kur shovinizmi serb nga viti 1945-1966, shfrytëzoi parullën e vëllazërim-bashkimit, për të vazhduar planet e njohura nga platforma e Çubrilloviqit për asimilimin dhe shpërnguljen e shqiptarëve për në Turqi, nga viti 1966 kur bie pushteti policor i Rankoviqit, me ndryshimet kushtetuese të vitit 1968 dhe ato të vitit 1974 kur fitohet statusi i njësisë federative, për ndryshim nga Shqipëria komuniste, ku shkrimtarët që nuk i përmbaheshin metodës socrealiste internoheshin në kampe pune edhe vareshin (i fundit u var në Kukës poeti Havzi Nela në vitin 1988), pra krijimtaria artistike, veçmas letërsia, në saje të asaj se Jugosllavia në vitin 1949 përjashtoi metodën e socrealizmit në art dhe krijimtari, i kthehet identiteti kulturor dhe historik shqiptar.

Në veprat letrare të shkrimtarëve të brezit të mesëm dhe atij të ri zuri vend të theksuar tematizimi i historisë nga antikiteti, mesjeta dhe koha jonë gjithnjë e parë si tërësi dhe me vazhdimësi së cilë planet hegjemoniste serbe ia mohonin. Duke u ndërlidhur me veprat e Martin Camajt “Nji fyll ndër male” dhe “Kanga e vërrinit” si dhe romanin antologjik për të rijnë të Rexhep Hoxhës “Lugjet e verdha”, që paraqesin hyrje poetike në histori në përputhje me gjeografinë shpirtërore , shfaqen vepra të rëndësishme që dëshmojnë formacionet shoqërore dhe politike në thellësitë e saj me principata e deri te mbretëritë. Të tilla janë “Trilogjia ilire” te Ymer Shkrelit, “Trungu ilir” i Sabri Hamitit, “Akrostiku i Skënderbeut” i Beqir Musliut, drama e Tekin Dërvishit “Zhvarrosja e Pjetër Bogdanit”, romani i Jusuf Buxhovit “Shënimet e Gjon Nikollë Kazazi”, “Udhëzimet për kapërcimet e dertit” të Mehmet Krajës si dhe vepra të tjera që plotësonin gjeografinë shpirtërore shqiptare.

Metoda socrealiste në Shqipëri me letërsi të shumtën me vepra të propagandës politike, pa ndonjë vlerë letrare, në njërën anë dhe në tjetrën anë, veprat e shkrimtarëve të Kosovës që rikthejnë identitetin tonë historik dhe shpirtëror në letërsi, paraqesin një absurd historik, ku raportet politike dhe shtetërore që krijoi Konferenca e Londrës me ndarjen shqiptare, që i konfirmoi edhe Konferenca e Parisit e viti 1919 dhe ajo e vitit 1945, të qendrës (Kosovës – periferi) dhe të shtetit të përgjysmuar shqiptar – qendër, kulturalisht “periferinë” – Kosovën ta kthejë në qendër shpirtërore shqiptare, ndërsa shtetin shqiptar komunist, ta kthejë në pjesë të kartografisë ideologjike të kartës politike të botës komuniste që shtrihej nga Moska deri në Pekin, Kubë dhe Afrikë!

Ky absurditet historik, megjithatë, së paku politikisht, mori fund në vitin 1991 me ndryshimet politike në Shqipëri dhe shpërbërjen e Bashkimit Sovjetik, kur bie edhe qendra kryesore prej nga artit dhe kulturës për afër një shekulli iu caktuan recetat socrealiste, që rrënuan vlerat shpirtërore dhe ato kulturore të popujve që u pushtuan nga sistemi komunist.

Me këto ndryshime, arti dhe kultura në Shqipëri hoqi tiraninë e metodës së socrealizmit, por kjo nuk mjaftoi që saora që kartografinë ideologjike ta kthejë në gjeografi shpirtërore në përputhje me identitetin historik.

Megjithatë, viteve të fundit, disa nga shkrimtarët e brezit të rinj kanë filluar t’i qasen me përkushtim kësaj. Ndër ta dallohet Besnik Musftaj me dy nga veprat e tij: ”Fati i marrë” dhe “Një roman i papërfunduar”.

Si shkrimtar që vjen nga Tropoja, të cilën kufiri i vitit 1913, me ndarjen nga Gjakova dhe Kosova, ia prenë damarët ekzistencial, por edhe i krijon shkëputje nga një identitet i përbashkët kulturo së cilës i ka takuar, përpiqet që ta pasqyrojë fatkeqësinë që sjell ndarja e kufirit, përafërsisht me kundrimin që kishte vepra e H. Salihut në vitete e shtatëdhjeta. Në këto vepra Mustafaj, sjell kujtesën e shkëputur historike, duke e ndërlidhur me realitetin e ri jetësor, me ç’rast konceptit të Shqipërisë politike, i kthehet ai i dimensionit etnik historik. Në këtë veprim Mustafaj ndërlidhet me omonimet, patronimet, toponimet, mitet dhe gjithë ato vlera të treaditës që shkojnë edhe deri te simbolet e kozmogomisë, që ruhen në atë që Mis Durham e quan “Shqipëri e Epërme”.

Në këtë mënyrë, mund të thuhet se veprat e Mustafajt letërsisë sonë ia hapin rrugën që të rikuperojë, po qe se kjo është e mundur, plagët e thella që botës shqiptare ia shkaktuan konferenca londineze dhe dy të Parisit, e mbi të gjitha koncepti ideologjik i metodës së socrealizmit, që Shqipërinë e ktheu në një Gullak politik, ndërsa kulturalisht, me doktrinën e shtetit ateist, e barazoi me Kmerët e kuq!

(Theksime nga fjala e lexuar në Takimin me shkrimtarin Besnik Mustafaj organizuar nga shoqata “Tropoja” në Tiranë)

Filed Under: LETERSI

Në Treviso të Italisë me Mërkur Bua Shpatën

January 26, 2025 by s p

Luan Rama/

Po perëndonte, nxitoja. Isha nisur drejt Treviso-s. Një ditë më pas më duhej të shkoja në Udine, të takoja një mik të vjetër dhe pastaj të merrja udhën për Milano, për të prezantuar librin tim poetik në italisht « Cose animate » të Mantabone Edizione. Kohë më parë kishte botuar një libër për stradiotët shqiptarë të ardhur nga Peloponezi apo brigjet shqiptare të Adriatikut. Kisha shkruar gjithashtu disa shkrime për Mërkur Bua-n apo Maurizio siç e quanin italianët, një nga kalorësit më legjendar pas Skënderbeut, si dhe një tregim mbi jetën e Bua-s në Treviso. Por tregimi ishte një fiksion i mbështetur mbi të dhëna historike dhe kohën kur një nga piktorët e famshëm të Renesancës, Lorenzo Lotto pikturonte portretin e këtij heroi.

Pra ishte një kureshti e madhe të shikoja një qytet ku kishte luftuar dhe jetuar dhe ku kishte vdekur njëkohësisht ky “Kalorës i Shën Markut” i Republikës venedikase. Sapo mbërrita me avion në Treviso, një autobus më çoi në qendër të qytet, ku që në fillim mu shfaqën kanalet me ujë çka kishte bërë që qytetin ta quanin Venecie e dytë. Ujra të pastra rridhnin ngado disa degëzime të lumit Sile, në këtë qytet me portat e dikurshme mesjetare si Porta San Tomaso në veri, Porta Santi Quaranti në lindje dhe më tej Porta Altivia, etj. Në hartë kisha parë vendndodhjen e Kishës Santa Maria Maggiore ku dija që ishte varrosur Merkur Bua apo Maurizio siç u quajt nga italianët. Kështu mora udhën Via Calmaggiore në kërkim të kishës. Një grua të vjetër që pyeta, pasi te rinjtë nuk duan t’ia dinë për kishat, e kuptoi çfarë kërkoja : « Ah, Madona Grande! – më tha dhe më tregoi rrugën që duhet të merrja një kthesë. « Pastaj gjithnjë drejt », – shtoi më në fund. Ecja krah ndërtesave të vjetra dhe imagjinoja Buan tek ecte në ato kalldrëme hipur mbi kalë. Dhe jo vonë u shfaqa para asaj kishe, ku në krah të majtë kishte një kambanore të lartë.

Në fakt nxitoja, sepse dhe një orë dritë kisha. Duhej të fotografoja pasi të nesërmen duhej të nisesha me tren për në Udine. E kisha përfytyruar më parë çastin kur do të isha para varrit të këtij luftëtari të shquar, birit të shqiptarit të madh të Peloponezit, Petro Bua të cilin shqiptarët e Peloponezeit dhe venecianët e kishin shpallur komandant të gjithë shqiptarëve. Bua vetë ishte larguar i ri nga Nafplio, nga kështjella veneciane për të ardhur në Venecie si luftëtar i ushtrisë venedikase. Dhe ardhja e atij grupi stradiotësh në sheshin San Marko, zbarkuar nga anija me kuajt dhe armët e tyre, ishte një spektakël që la gjurmë në kronikat e kohës.

Kur hyra në kishë një heshtje e madhe mbretëronte. Veç dy–tre pleq, ulur ne bango të ndryshme, meditonin, lufteshin apo bisedonin me të vdekurit e tyre. Tutje, në sfond, ishte shapela me monumentin e Virgjëreshës Maria. Ecja drejt saj dhe vështroja sa majtas-djathtas për të gjetur pllakën e madhe të varrit që kisha parë në një fotografi. Dhe më në fund, kur u gjenda shumë afër Virgjëreshës dhe shapelës së saj, në krahë të majtë pashë pllakën e madhe me mbishkrime si dhe ornamente skulpturale sipër saj për nder të heroit të madh të luftrave jo vetëm venedikase. Pikëtakohesha kështu me heroin e ëndërruar, kalorësin e Serenissima-s dhe njeriun legjendar, pasi Mërkur Bua, në momente të ndryshme historike, ishte angazhuar në beteja të shumta, herë në krah të venedikaseve, herë për mbretin Louis XII, për mbretin e mëpasëm François I, për Sforzat e dukatit të Milanos apo perandorin e perandorisë romano-gjermanike Maximilien I. Iu afrova vendit ku preheshin eshtrat e këtij luftëtari të madh, të shpallur kont nga Louis XII, të dekoruar nga Maximilien I, heroit që dozhët e Venedikut e prisnin me ndere të mëdha.

Luftëtari me origjinë shqiptare flinte aty prej pothuaj pesë shekujsh. Preka me dorë mermerin e Carrara-s dhe afrova pastaj aparatin duke nisur të fotografoj këtë monument funerar ku në pllakën e mermerit për të ishte shkruar: « Al conte Mercurio Bua dei principi del Peloponneso, comandante dei [cavalieri] epiroti, il quale, dopo aver più volte battuto i Francesi che combattevano contro gli Aragonesi e averli cacciati dal regno di Napoli, dopo aver restituito la libertà a Pisa e a Ludovico Sforza il ducato di Milano, dopo essere stato messo in fuga dal Trivulzio, una volta espugnata Novara e, avendo sconfitto Pavia in battaglia, di lì portò via questo sepolcro degno d’un re come prezioso bottino di guerra; e dopo aver restituito Bologna a papa Giulio II e ricondotto i Bavaresi sotto l’autorità dell’imperatore Massimiliano, dopo aver difeso dagli Svizzeri, a Marignano, Francesco I re di Francia, alleato dei Veneziani; ed infine dopo essere divenuto comandante supremo dell’intero esercito a seguito della morte dell’Alviano e dopo aver sbaragliato gli Spagnoli presso Verona, ammirevole per l’abilità militare, qui riposa in pace per l’eternità. Francesco Agolanti, nobile trevigiano, pronipote di sua nipote, [qui] pose, nell’anno di Salvezza 1637. » Ky monument funerar ishte në fakt vepër e skulptorit Agostino Busti, i quajtur gjithashtu Il Bambaio. Kur Mërkur Bua me stradiotët e tij pushtoi Pavian, ai e mori këtë monument dhe e solli në Treviso për ta patur si monument për varrin e tij të mëvonshëm. Meqë Buan e thërrisnin nga një luftë në tjetrën dhe kthehej përsëri në shtëpinë e tij në këtë qytet, ai gjithnjë mendonte për varrin dhe vdekjen e tij. Prandaj dhe kishës Santa Maria Maggiore, kryesorja në Treviso ai i kishte lënë dhe dukatet për varrimin e tij, duke zgjedhur vendin krah monumentit të Vigjëreshës. Vështroja statuetat e varrit dhe mendoja për emblemat, titujt apo flamurin që i dhuroi perandori Maksimiliani I-rë me figurën e shqiponjës dhe katër iniciale të emrit Bua mbi të. Po, bëmat e Buas ishin të jashtëzakonshme gjatë pothuaj katër dekadave.

E vështirë të përfytyroje në këtë kishë katolike të ritit roman dhe në stilin gotik të fundit të shekullit XV jetën e një heroi të vdekur pesë shekuj me parë. Ai nuk u vra në luftë, edhe pse mori pjesë në betejat më të mëdha të historisë së asaj kohe, siç ishte dhe Beteja e Marignano-s, ku u ndesh ushtria franceze e François I me ushtritë gjermano-zvicerano. Historia e kësaj beteje na tregon se ishte pikërisht kondotieri venecian Bartolomeo d’Aviano dhe Mërkur Bua me stradiotët e tij që udhëtuan gjithë natën nga Venediku e Milano drejt Marignano-s, duke hyrë papritur në betejë me thirrjen e tmerrshme « Marco ! Marco ! », çka i sollën fitoren mbretit francez, në një kohë që ai po shikonte humbjen me sytë e tij. Duke vështruar varrin e tij, brenda asaj kishe që mbante një pjesë të historisë së Treviso-s, e përfytyrova Merkurin nisur nga portreti i mrekullueshëm që kishte pikturuar Lotto, me në sfond Trevison dhe dy unazat në gishtat e tij, ku njëra tregonte martesën me gruan e parë që sapo i kishte vdekur, Katerina Bokali, vajza e stradiotit dhe mikut të tij Nikolo Bokali, dhe tjetra, e gruas së tij të re, signorina Elisabeta Balbi, me të cilën u martua në Treviso më 1525 dhe pati katër fëmijë: Maria-Helena, Curio, Alessandro dhe Polissena. Deri në mesin e shekullit XX kjo tablo mbahej nën titullin « Fisniku », por që më pas, historianët e artit e identifikuan si portret i Mërkur Bua-s.

Më së fundi e lashë atë kishë që në një kohë konsiderohej si bazilikë dhe u ktheva në rrugën drejt qendrës, Duomo-s, ku në një kript roman ishte dhe një vepër e Tizianos. Në një kishë më tutje ishin dhe varret e djalit të Dantes apo e vajzës së Bokaçios. Treviso është vërtet një qytet i vogël por mjaft i bukur. Vërshimi i ujrave nëpër kanalet e ndryshme si Cagnan Medio, më piktoresku, që i jep një bukuri e gjallëri të veçantë. Fillimthi ndalova në sheshin kryesor të qytetit, Piazza dei Signori, ku është dhe Palazzo dei Trecento Një afishe e madhe e Museau Santa Caterina njoftonte për ekspozitën e piktorit të Renesancës, Bordon, i cili për shumë e shumë vite kishte qenë i ftuar i mbretit francez dhe në Paris kishte pikturuar veprat e famshme të tij, ku gratë me gjinjtë e xhveshur janë të preferuarat dhe të shumtat e krijimeve të tij. Po aty afër ëshë Loggia dei Cavalieri, një ndërtesë e ulët me një çati që mbahet në kollona romane dhe që ishte një nga vendet më të preferuara të qytetit, pasi aty mblidheshin kalorësit e fisnikët me kuajt e tyre, një vend ku diskutonin apo luanin dhe pinin në kohë të paqta. Aty ndalonte shpesh dhe Mërkur Bua, të cilit fisnikët i linin vendin e nderit. Ecja në qytet dhe kërkoja gjurmët e tij edhe pse gjurmët e tij i kapërcenin kufijtë e këtij qyteti, pasi ato u lidhën me betejat më të mëdha të asaj epoke. Në Treviso, Mërkuri mezi priste miratimin e Senatit venedikas që të nisej me stradiotët e tij për të çliruar Peloponezin, Epirin dhe dominionet veneciane në Greqi, kur turqit u thyen në Korfuz, por Senati nuk pranoi ta ndihmonte me flotën e tyre. Sipas tregimit të historianit grek Constantin Sathas që i referohet një dokumenti venecian dhe që ka lidhje me nipin e tij “Prodano Bua, nip i kontit Bua”, Mërkuri ishte ende gjallë në 31 mars të vitit 1541. Pikërisht në këtë vit, Senati venedikas i kërkoi Buas të shoqëronte ambasadorin francez, fisnikun Antoine Rincon që vinte nga Stambolli (me aleancën e re me Sulejmanin e Madhërishëm) dhe shkonte për në Francë bashkë me agjentin e mbretit francez, kalorësin Cesare Fergoso. Por kur ata të dy kishin kaluar lumin Po dhe ishin ndarë me Bua-n, pranë Pavia-s, më pas ishin vrarë pabesisht nga guvernatori i Milanos në shërbim të Charles Quint. Si duket ata nuk kishin guxuar ti sulmonin, për sa kohë Bua ishte me ta. Në vitet e fundit, siç shkruhet në kronikat e kohës, Bua vuante nga artriti i gjymtyrëve. Plagët dhe luftrat e shumta siç duket e kishin drobitur trupin e tij. Sipas një dokumenti të Arkivit Komunal të qytetit, përmendur nga G. Netto, ai duhet të ketë vdekur më 1545, meqë tashmë shtëpia Në San Nicolo, ku jetonte vihet në emër të nipit të tij. Kronistë të tjerë e caktojnë datën e vdekjes së tij në vitin 1542.

Të vish në Trevizo nuk ka si mos të gjesh gjurmët e një prej heronjve më të mëdhenj të asaj kohe. Lidhjet e tij të para me këtë qytet janë realisht në vitin 1520, kur Senati venedikas pranoi që ai të jetonte në kështjellën e qytetit. Më pas sipas një kontarte të firmosur përfundimisht më 1537 ai zgjodhi një terren dhe e ndërtoi shtëpinë e tij dhe stallat e kuajve në San Nicolo, çka i bie sot në Via Risorgimento dhe oborrit të Centro Studentesco. Një nga vajzat e tij ishte Theodosia, e cila ishte murgeshë në manastirin e Trevisos. Për birin e tij Curio shkruhej : « Mercurius Augustinus Hieronymus, filius strenni et illustrissimi comitis Curii Buae, q.illustrissimi et strenni domini Mercurii ». Sipas dokumenteve dhe informacionit të historianit G.Netto « Dominus » Bua kishte dy vajza, Rashela, e martuar me kontin Paolo de Castello dhe Venusin, gruan e fisnikut të qytetit Alessandro degli Agolanti dhe nëna e Francesco Agolandi, i cili dhe u përkujdes për mbishkrimin në varr për shërbimet e mëdha të si një kalorës legjendar. Një nga djemtë e tij, i quajtur Pirro, ai e kishte pagëzuar në kishën San Maria Formosa të Venecies, një kishë me në kampanile madhështore dhe tablo të Tiepolos si de një afresk të Bassanos (Darka e fundit). Historianët shkruajnë dhe për birin tjetër Flavio. Por ai që do të hynte në histori ishte i nipi, pra biri i Curios, i quajtur Mercurio Agostino Girolamo Bua i lindur më 9 mars të vitit 1550, kur Bua i shquar kishte katër vjet që kishte vdekur. Pothuaj çerek shekulli më vonë, në vitin 1574 vdiq mbreti i Francës, Charles IX, i vëllai i Henri de Valois që ishte mbret në Poloni dhe duk i Lituanisë. Atëherë, Henri de Valois u nis kthehej në Francës për të marrë kurorën e mbretërisë franceze.

Ai ndaloi në Venecie e pastaj në Treviso ku u organizua një festë e madhe. Mërkurio, nipi i Mërkur Bua-s ishte 24 vjeç dhe atë ia prezantuna mbretit të ardhshëm francez si një kalorës të mrekullueshëm dhe nip i stradiotit të famshëm Mërkur Bua, i cili i kishte shërbyer mbretit Louis XII dhe që kishte dhënë një kontribut të madh jo vetëm në luftrat kundër gjenovezëve etj, Fornova, Garigliano, Flandre et Baviere por dhe në betejën e famshme të Agandello-s (pikturuar nga Da Vinçi) si dhe në Marignano më 1515. Dhe Henri de Valois e pa me simpati këtë kalorës energjik. Kështu Mërkurio u nis menjëherë në Francë dhe ndoqi mbretin francez, i cili u kurorezua në Reims të Francës me emrin Henri III. Por shumë shpejt në Francë rifilluan luftrat fetare mes klanit të kalvinistëve protestanë dhe Ligës së Katolikëve. Mercurio u shqua në shumë beteja të famshme siç ishte në Coutras, etj, dhe e ndoqi mbretin në Paris. Madje ai me stradiotët e tij vazhdoi ti shërbente mbretërisë franceze. Ai mbeti në shërbim të klanit të katolikëve, dukës De Guise. Madje në një nga ndërtesat në zemër të Parisit ishte garnizoni i shqiptarëve. Pikërisht në këtë kohë humbim dhe gjurmët e lavdisë së tij ushtarake. Sipas historianit italian Burchiellati, ai ka vdekur në vitin 1596, në kohën kur lufta fetare arriti kulmin e saj. Askush deri më sot nuk e di nëse u vra apo vdiq në mënyrë natyrale Mercurio Agostino Girolamo Bua. Fakti është se ai nuk u kthye më në shtëpinë e tij Treviso.

Me Trevison lidhen dhe betejat e shumë stradiotëve të famshëm shqiptarë që e mbrojtën këtë qytet nga sulmet e ushtrisë franceze e gjermanike, veçanërisht në vitin 1511. Kronisti venecian Sanudo shkruan në kronikat e tij për bëmat e stradiotëve shqiptarë Giorgio Busichio, Constantin Araniti, Christofal Albanese, Andrea Maneshi Lecha Busichio etj. Në data të ndryshme të ditarit, shkruhet dhe për stradiotët që luftuan për mbrojtjen e Trevisos si Dimitri Megadusha, Constantino Paleologo, Zuan Paleologo, Nicolo Paleologo, Teodoro Klada, etj. E përgjakshme ishte beteja e madhe që u zhvillua ne muret e Trevisos midis stradiotëve dhe trupave të xhandarmërisë franceze të komanduar nga komandanti i përgjithshëm Jacques II de Chabannes de la Palice. Shumë stradiotëve, Senati i Venedikut u shpërndau medalje ari me fytyrën e Shën Markut, veçanërisht të plagosurve dhe për familjet e të vrarëve. Më së fundi kur të rrethuarit u ranë gjithë kambanave të kishave, francezët e kuptuan se nuk mund ta pushtonin qytetin dhe duke parë humbjet e mëdha ata u larguan. Ishte 14 tetori i vitit 1511.

Të nesërmen në mëngjes, pasi u enda për disa kohë në kalldrëmet e qytetit dhe përgjatë kanaleve plot ujë, u largova. Lija pas gjurmë të lavdisë shqiptare, gjurmë të kalorësve të ikur nga Peloponezi dhe brigjet e Shqipërisë të cilët u vunë në shërbim të Venedikut për të luftuar kundër perandorisë osmane e që më në fund të ktheheshin ne atdheun e tyre të lirë. Por mjerisht ata nuk u kthyen. Sot është koha që ata ti rikthejmë përmes hulumtimeve tona dhe zgjimit të kësaj historie të lavdishme, si referenca të heroikës shqiptare në kontinentin europian. E megjithatë, është e trishtueshme që asnjë rrugë apo shesh në këtë qytet nuk mban emrin e një kalorësi shqiptar dhe për më tepër të Mërkur Buas që bëri aq shumë për këtë qytet. Historia nuk mund të harrohet !

Filed Under: Kulture

Mustafa Kruja dhe hebrenjtë në Shqipëri

January 25, 2025 by s p

Nga Marcel Hila/

Në një shkrim të tijin, Pjetër Arbnori, duke dashur që të interpretonte misterin që barte jeta e tij, thoshte se realiteti ia kalon çdo fantazie. E kishte fjalën për sesi i shkuan punët dhe peripecitë e ngjarjeve të tija. Thoshte se kur kishte qenë i ri kishte lexuar shumë libra, kryesisht letërsi artistike, romane e novela, e shprehet se në shumë raste nuk ishte dakord me zgjidhjen që autorët e ndryshëm kishin dhënë për fatet e personazheve të tyre. “Nuk i besoja, sepse e tepronin, jepnin zhvillime të pabesueshme, e nuk i aprovoja. Por kur vonë iu ktheva jetës sime, pashë se ajo ia kalonte çdo fantazie të një autori të mundshëm. Unë që isha dënuar me pushkatim, që u gjenda në qeli në pritje të ekzekutimit të vendimit, më vonë u gjeta se u zgjodha dy herë kryetar i Kuvendit Popullor. Asnjë shkrimtar nuk do të guxonte të fantazonte kështu!”.

Pse e solla këtë shembull? Sepse po kështu është edhe jeta e zotit Eugjen. A do t’i kishte shkuar atij në mendje se ai, i arrestuari që po hetohej se kishte folur fjalë të mira për gjyshin e tij Mustafa Kruja, ai që mori dënimin me shumë vite burg për akuzën e agjitacion e propagandës, ai që u çua në Spaç për ta bërë të dënimin, ai djali i ri që ecte në tunelet e minierës, ndërsa shkonte çdo ditë të nxirrte bakër e pirit duke shtyrë vagonët, ai, pra, a do ta besonte se një ditë do të hiqte ai vetë, me dorën e vet, copën që mbulon bustin e Mustafa Krujës, gjyshit të tij në qytetin e lindjes së tij, në Krujë, me bekimin e institucioneve shtetërore? Kurrë nuk do ta kishte besuar, nëse dikush do t’ia thoshte këto fjalë në atë fillim të viteve ’80, ndërsa i dënuar kishte lënë prindërit në internim. Por ja se edhe në këtë rast, realiteti ia kalon çdo fantazie. Mendja krijuese dhe fantazia e asnjë shkrimtari nuk do të mund ta imagjinonte një gjë të tillë. 

Por kjo na çon edhe pak më larg, kjo do të thotë se drejtësia bëhet, vihet në vend, edhe pse kalojnë shumë vite e personi i mohuar e i nëpërkëmbur deri dje, pra plot tetëdhjetë vite i përfolur e i anatemuar, ky person, gjyshi i tij, zë vendin që i takon në mes të qytetit të tij, Krujës. Kjo do të thotë se Zoti ekziston dhe se ka shpresë për të gjithë të nëpërkëmburit, të shtypurit e viktimat e padrejtësive. Çast i madh triumfi i të së vërtetës.

Unë sot jam këtu të flas për një aspekt tjetër të Mustafa Krujës, që nuk e pashë se e cekën në këtë takim: atë se ky njeri human, shpëtoi hebrenjtë në kohën e Luftës së Dytë Botërore, kur ishte me detyrën e kryeministrit. Unë jam shkrimtar dhe shkrimtari i përngjet ndërtuesit. Ndërtuesi i banesave, përpara se të fillojë, mbledh lëndën e parë: tullat, llaçin, hekurin e pastaj i vihet punës. Kështu edhe shkrimtari, nëse është një i tillë që shkruan për një roman historik. Ka nevojë për këtë material. Edhe unë, në përpjekjen që të shkruaja romanin “Rrufeja në shtëpinë e mikpritësit”, që flet për odisenë e një familjeje hebreje në tokën shqiptare, gjeta se Mustafa Kruja nuk ka pranuar që të implikohet në arrestimin dhe depërtimin e hebrenjve e dorëzimin e tyre gjermanëve nazistë. 

Gjeta, mes fakteve historike, se Jakomoni, që ishte mëkëmbësi i perandorit italian në Shqipëri, e thërret një ditë zotin Kruja e i kërkon informacion për hebrenjtë që janë këtu, sepse, sipas një kërkese që ka ardhur nga Italia, mbështetur në aprovimin e ligjeve racore antihebraike, të firmosura pak kohë më parë nga vetë Vittorio Emanueli III, kërkohet njoftim për ta se sa janë, nga janë, ku gjenden? Mustafai ngrihet në këmbë e ia refuzon qartë e prerë e i thotë se “unë nuk jam këtu për të arrestuar të pafajshëm e për t’i çuar që të eliminohen padrejtësisht. Nëse ky refuzimi i im përbën problem, unë jap në vend dorëheqjen!”. Mora vesh, në atë material që gjeta, se vetë mëkëmbësi kishte mbetur i mrekulluar nga ky qëndrim burrëror. 

Por është edhe rasti tjetër, kur vetë zoti Kruja, propozon në këshillin e ministrave që refugjatët hebrenj që kanë ardhur tashmë në tokën shqiptare, të çohen në kampe, të financuara nga qeveria e tij, larg, në Berat e në Gjirokastër, që gjithsesi të mos jenë afër kufijve veriorë, ku mund të ketë prani gjermane. Dhe e realizon një gjë të tillë, ngritjen e këtyre kampeve.

Po kështu kalon një tjetër peripeci të sikletshme me konsullin e përgjithshëm gjerman, Martin Schliep. Ngjarja kishte qëlluar kështu. Në vitin 1941, në Kosovë, tamam-tamam në Mitrovicë, një grup hebrenjsh, të thuash më mirë i gjithë komuniteti hebre i këtij qyteti, merr vesh se gjermanët duan të bëjnë një mësymje mbi ta, t’i fusin në dorë, t’i arrestojnë e t’i çojnë në Auschwitz. Si parantezë duhet thënë se kur Gjermanët vendosën të zhbënin Jugosllavinë, pasi e pushtuan në prill të vitit 1941, duke pasur informacion të zgjedhur e duke pasur parasysh se në Mitrovicë jetonte edhe një komunitet serb, që italianët, të cilëve iu dorëzua gati e gjithë Kosova (duke formuar atë që u quajt tokat e lirueme) përveç kësaj zone veriore, vendosën ta mbanin ata, sepse vetëm ata mund t’i bënin ballë serbëve, nëse ata do të përpiqeshin të ngrinin krye. E dinin se italianët nuk do të ishin të aftë ta kryenin një gjë të tillë. Një ditë, pra, hebrenjtë, në mënyrë tepër sekrete, njoftohen se gjermanët kanë vendosur që të nesërmen në mëngjes të një dite të caktuar të muajit dhjetor 1941, të kapin hebrenjtë e këtij qyteti e t’i çojnë në Poloni, në kampin e tmerrshëm. Pasi e marrin vesh, në mesnatë, të veshur me zhele e të nxirë në fytyra me qymyr, marrin rrugën në këmbë e kalojnë në territorin që kontrollohet nga italianët e mbërrijnë në mëngjes në Prishtinë. Atje i del dikush para e i drejton për tek spitali civil i qytetit, drejtor i të cilit është Spiro Lito, gjirokastrit, doktor. I porositur nga vetë Kryeministri Kruja, që është kryeministër edhe për territoret e aneksuara të Kosovës, i kërkohet tij që të njoftojë të shtruarit në spital që të largohen për dy ditë, sa të bëjnë dezinfektimin e spitalit e pastaj të paraqiten prapë. Të sëmurët lanë spitalin. Me një shpejtësi skëterrë, të gjithë hebrenjtë e ardhur në qytet, drejtohen, të sugjeruar, tek spitali i zbrazur tashmë e fshihen aty. Nuk vonon e shihen motoçikletat gjermane që kanë shkelur protokollin e kanë hyrë pa autorizim në Prishtinë, në territorin që kontrollohet prej italianëve. Janë në kërkim të hebrenjve, që janë zhdukur pa nam e pa nishan nga Mitrovica, por që një informacion i ka thënë atyre se kanë mbërritur në Prishtinë. Prandaj, ia kanë mësyrë këtij qytetit. Sillen, kontrollojnë, rrinë në pritje, gjurmojnë rrugë, rrugica e qoshe, por nuk gjejnë asgjë. Por nuk mbaron me kaq, sepse është e nevojshme që hebrenjtë të shpërngulen prej andej, që të mos bien viktimë e reprezaljeve të tjera të papritura të gjermanëve e pra lind nevoja që të nisen për në Shqipëri. Kalojnë kufirin e me autorizim të kryeministrit Kruja, mbyllen sytë e futen këtu. Pastaj, struken dikush në një vend e dikush në një vend tjetër e fshihen, treten, si kripa në ujë, pa e marrë vesh askush se ku gjenden.

Ndërkohë, nga informatorë të ndryshëm, njoftohet konsulli i përgjithshëm Martin Schliep se hebrenjtë që kanë ikur nga Mitrovica janë në Shqipëri, të strehuar, që kanë kaluar kufirin nga Kukësi me bekimin e zotit Mustafa. Atëherë, zoti Schliep i kërkon, në zyrën e kryeministrit, informacion për personat që kanë kaluar kufirin dhe a ka ai dijeni për një kalim të tillë. Zoti Kruja mohon se hebrenj kanë kaluar kufirin me dijeninë e tij. “Ka mundësi që të kenë mbërritur, por jo në rrugë zyrtare, nuk janë paraqitur në pikat e kalimit kufitar, por kanë kaluar tinëzisht, ilegalisht!”. Ia doli për herë të dytë të largonte gjurmët nga hebrenjtë. Schliepi u përpoq që ta kërcënonte, duke i thënë se nëse do ta verifikojmë se ke dorë në këtë mesele ose se fsheh informacionin, ju që po prishnin marrëdhëniet mes anëtarëve të aleancës , do të jepni llogari. Por zoti Kruja nuk u lëkund.

Desha të kujtoj edhe se ata që kanë rrezikuar jetët e tyre për të shpëtuar hebrenjtë, kudo në Evropë gjatë kohës së Luftës së Dytë Botërore, i kanë emrat e tyre në mure, në një bulevard, në Jerusalem, që quhet Jad Vashem, rruga e të drejtëve të kombeve. Atje janë shumë e shumë prej atyre që rrezikuan seriozisht jetën për të panjohurit që i ranë në derë. Shqiptarët kanë 69 emra të tillë. Por mungojnë edhe emrat e Mustafa Krujës, Ibrahim Biçakut, Kol Bib Mirakës, Xhafer Devës e Mehdi Frashërit e shumë e shumë të tjerëve, njerëz të thjeshtë, që nuk janë përfshirë deri tashti. 

Kur isha në Izrael, në vitin 2018, më qëlloi të njihja një hebre, familja e të cilit ishte shpërngulur nga Gjermania për atje. Iu prezantova si shkrimtar. Më pyeti se çfarë po shkruaja tani. I tregova se “kam në dorë një histori të shpëtimit të një familjeje hebrenjve, familjes Rabinovitz nga Vjena, e cila vjen të kërkojë strehim e shpëtim në Shqipëri!”. Kur ai mori vesh për fabulën e romanit e u njoh me faktin se burra shteti kanë rrezikuar jetën e tyre për shpëtimin e hebrenjve, më pyeti: “a i është mirënjohëse Shqipëria këtyre burrave të mëdhenj që kanë rrezikuar jetët e tyre, duke shpëtuar të panjohurit? Janë treguar në lartësinë e një humanizmi shembullor?”. I thashë se Shqipëria i çoi në plumb të gjithë, si armiq të popullit të vet. “Kanë shpëtuar njerëz të popullit të huaj e kanë tradhtuar popullin e vet? E pamundur!”. U shpreh me keqardhje hebreu në moshë. “Po”, – i thashë, – “ky paradoks na ra për hise!”. “Tragjik populli i juaj deri në absurd!” – më tha.

Sot, pra, Kruja për gëzon jo vetëm se po nderon birin e saj, Mustafa Krujën, por edhe për gjë tjetër shumë më të madhe, shpresëdhënëse për çdo njeri: po përsërit këtu, sy të gjithëve, mësimin që Zoti na e jep pa pushim, edhe pse njerëzit janë të leshtë e të ngadaltë të kuptojnë e të padurueshëm në kohën e veprimit të tij: drejtësia vonon, por nuk harron kurrë të vijë. 

Lavdi veprës së zotit Mustafa Kruja dhe gëzim për mësimin e madh moral që po marrim përsëri. 

Filed Under: Komente

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 8
  • 9
  • 10
  • 11
  • 12
  • …
  • 48
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • Kontributi shumëdimensional i Klerit Katolik dhe i Elitave Shqiptare në Pavarësinë e Shqipërisë 
  • Takimi i përvitshëm i Malësorëve të New Yorkut – Mbrëmje fondmbledhëse për Shoqatën “Malësia e Madhe”
  • Edi Rama, Belinda Balluku, SPAK, kur drejtësia troket, pushteti zbulohet!
  • “Strategjia Trump, ShBA më e fortë, Interesat Amerikane mbi gjithçka”
  • Pse leku shqiptar duket i fortë ndërsa ekonomia ndihet e dobët
  • IMAM ISA HOXHA (1918–2001), NJË JETË NË SHËRBIM TË FESË, DIJES, KULTURËS DHE ÇËSHTJES KOMBËTARE SHQIPTARE
  • UGSH ndan çmimet vjetore për gazetarët shqiptarë dhe për fituesit e konkursit “Vangjush Gambeta”
  • Fjala përshëndetëse e kryetarit të Federatës Vatra Dr. Elmi Berisha për Akademinë e Shkencave të Shqipërisë në Seancën Akademike kushtuar 100 vjetorit të lindjes së Peter Priftit
  • Shqipëria u bë pjesë e Lidhjes së Kombeve (17 dhjetor 1920)
  • NJЁ SURPRIZЁ XHENTЁLMENЁSH E GJON MILIT   
  • Format jo standarde të pullave në Filatelinë Shqiptare
  • Avokati i kujt?
  • MËSIMI I GJUHËS SHQIPE SI MJET PËR FORMIMIN E VETEDIJES KOMBËTARE TE SHQIPTARËT  
  • MES KULTURES DHE HIJEVE TE ANTIKULTURES
  • Historia dhe braktisja e Kullës së Elez Murrës – Një apel për të shpëtuar trashëgiminë historike

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT