• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Archives for February 2025

SHPIRTRAT E ARRATISUR…

February 24, 2025 by s p

Kosta Nake/

Ndoshta është rasti i vetëm në historinë e letrave shqipe të tranzicionit që një roman të ribotohet edhe katër herë të tjera. Dy breza të shoqërisë shqiptare që navigojnë tri botë të ndryshme me konvejerin e kohës: Tiranë – Paris – Pekin. Një zbulim i raporteve afektive dhe shpërthimeve seksuale të moshës më të bukur si shtresëzim indiferent ndaj një epoke me konflikte të mëdha politike. Një zhbirim mjeshtëror i jetës familjare që, duke u bërë pre e ngarkesave politike, shpërbëhet dhe i çon individët në gjendje haluçinative. Një kompozicion i jashtëzakonshëm me një labirinth mjedisesh dhe karakteresh që të fton për t’iu rikthyer edhe një herë udhëtimit nëpër të.

Duke përkthyer diçka nga proza e shkurtër ruse, më është krijuar përshtypja që letërsia shqiptare e pesëdhjetë viteve të fundit, duke u angazhuar thekshëm politikisht, ka pakësuar frikshëm natyrën që e zbut bishën e fshehur brenda shpirtit njerëzor, shqiptarët janë bërë më luftarakë dhe më pak miqësorë; duke lexuar “Dragoin e fildishtë” mendoj se në tranzicion është krijuar një trend për viktimizimin e shoqërisë nën diktaturën komuniste, por nuk është hedhur dritë sa duhet për atë që po ndodh në sistemin e ri me largimin eksodik të shqiptarëve dhe me ftohjen akulluese ndaj jetës së fshatit dhe punëve bujqësore.

Një dashuri e pamundur dhe dragoi i fildishtë

Ndryshe nga romanet bashkëkohës të “Dragoit të fildishtë” të cilët e kanë politikën të ekspozuar pa kursim në shitoret e tyre, Fatos Kongoli ka zgjedhur në këndvështrim të veçantë duke vendosur në vitrinë fatin e individit që, edhe pse është i kushtëzuar nga politika, ka hapësirën e vet të mjaftueshme për ta jetuar jetën sipas ëndrrave, dëshirave, energjive të moshës në një sfidë të përhershme me rrethanat. Ja pse linja e dashurisë mes studentit shqiptar Genc Skampa dhe kinezes së bukur Çao Sui Lin përbën një fill magjepsës në rrjetin e ndërlikuar të strukturës së veprës duke sjellë simotrën e vet në historitë e nëpërkëmbura të dashurisë mes studentëve shqiptarë të viteve ’50 e ’60 që shkonin për studime të larta në vendet e ish-kampit socialist dhe vajzave vendase. Fillon si gjueti prostitutash dhe përfundon si dramë e dhimbshme. Fillon si dashuri me shikim të parë dhe përfundon me një përjetim të thellë e të bukur që as largësia e madhe nuk i mbyll dot të gjitha rrugët, as koha e pamëshirshme nuk e fshin dot siç bën deti me gjurmët në rërën e bregut.

Takimi rastësor i dy të rinjve ndodhi në magazinën Bai Huo Ta Lou në Pekin ku ishte statueta e një dragoi të gdhendur në fildish. Genci shkon për prostituta dhe dikujt pranë tij i bie të fiktit nga uria. Njerëzit mblidhen dhe atë që ndodhi e shpjegon një kineze e bukur që flet rusisht. Krijohet një shoqërim idesh që vazhdon deri në fund të veprës: statueta e dragoit – fytyra e bukur e kinezes – skena e të uriturit. Dragoi ia prish gjumin studentit shqiptar: “Je Kina, iu hakërreva me inat… Enigmatike, kurnace, e pistë. Ti s’më lejon të afrohem, të prek fildishin e ftohtë të zhguallit tënd. Lëviz, ulëri, godite me bisht xhamin e vitrinës, thyeje. Atëherë këtu do të shfaqet një vajzë, si shenjë e dorës së zgjatur të miqësisë sate.” (f.140) Dukej sikur dragoi ruante një të fshehtë dhe duhej t’ia shpjegonte Gencit pse ndodhej në atë vend, të padepërtueshëm si zhgualli i tij, me një enigmë të frikshme te sytë e tij. (f.146) Genci priste që dragoi që i kishte shkuar mysafir në dhomë si një pikturë, “…t’ia jepte pallmës. Si të pëlliste, të teshtinte. E si të teshtinte, përmes shtëllungave të flakëve të shfrynte mbi tryezë vajzën e bukur.” (f.148) Dragoi i shfaqet si mirazh kur katër studentë lundrojnë me varkë në liqen: “Ujërat e liqenit u rrudhën, rrudhat lëvizën, u kthyen në valë, valët rrahën ajrin, dielli u zu e përmes reve u shfaq në fluturim dragoi i fildishtë.” (f.153) Genci rri në një dhomë me një student kinez dhe rastësia bën që në Pekinin pa anë e fund ajo të jetë kushërira e Fengut, madje të shkojë për vizitë në shtëpinë e tyre. Sui Lini kishte qenë disa vite në Moskë, kishte dhe një emër të dytë, Raisa, prandaj Genci e kishte dëgjuar të fliste rusisht në takimin e parë rastësor. Njohja merr një shtysë të fuqishme nga kërkesa e kushëririt Vang Mei që tingëllon si amanet: “Shpëtoje Lui Sinin…Është vajzë shumë e mirë. Dhe shumë e bukur, shpëtoje, pra largoje nga ky vend.” (f. 294) Dragoi i shfaqet sërish në ëndërr Gencit, por këtë herë aspak me pamje të frikshme, sepse tashmë ai takohet hera-herës me Sui Linin. Takimet selitin një dashuri etalon dhe autori vendos një paralelizëm të jashtëzakonshëm mes Aleksandrit të Madh dhe Roksanës nga njëra anë, Gencit dhe Sui Linit nga ana tjetër. Po luftëtari i gjakut tonë të stërlashtë dhe pushtuesi i hapësirave perandorake vritet tepër i ri, kurse Gencit ia vranë dashurinë duke mos e lejuar të kthehet më në Pekin, sepse punonjësit e ambasadës kishin informatorët e tyre për studentët që “dilnin nga udha e Zotit.”

Tridhjetë vite më vonë ka një përpjekje të Gencit për ta gjetur Lui Sinin. Në anën tjetër të botës edhe ajo kishte parë një ëndërr me pulëbardhë para se të arrinte letra e Gencit. Por kjo është një dashuri e prerë dhunshëm për të mos u bashkuar më dhe ajo i shkruan: “Do të ndihem e lumtur po të më harrosh. Atëherë një pulëbardhë do të vijë përsëri të trokasë me sqep në dritaren time. Të më sjellë kujtimin tënd që e kam brenda meje.” (f.105)

Portrete vajzash

Rinia fillon me pubertitein, lulëzon me flirtet dhe dashurinë dhe arrin zenitin me aktin seksual. Bota e adoleshentëve pëson një transformim të madh dhe krijohet një dualitet i heshtur mes nevojave për arsimim dhe dukurive hormonale me sferën e fshehtë të imazheve dhe përfytyrimeve që fokusohen te seksi. Kuadri etik i shoqërisë orientohet drejt dashurisë romantike dhe krijon rrethin e tabuve që e konsideron imoral kontaktin seksual paramaretsor. Nevojat për çlirim seksual vijnë përpara mundësive për punësim dhe për të krijuar familje dhe kjo vjen për të gjithë brezin e ri në botë. Ja pse jeta e studentëve të huaj në Pekin nuk është një garë se kush do të jetë më i miri i kursit, por një kahje e mbërthyer fort drejt dëfrimit me mbrëmje vallëzimi, sport dhe gjueti vajzash.

Ka një histori dashurie paralele të një studenteje shqiptare, Nirvanës, me studentin polak Tomas Oshlovski që përfundon tragjikisht, sepse Nirvanën e dëbojnë të kthehet në Shqipëri, kurse Tomasi përfundon me vetëvrasje. “Nirvana ishte një rubin i ndritshëm.” (f. 89) “Humbja ime e parë quhet Nirvana.” (f. 107) “Ajo gjithmonë kishte qenë më e bukura. Nirvana ishte për mua një tempull i shenjtë, e pacënueshme, si një krijesë prej ajri, nuk arrija të përfytyroja se një ditë do të gjendej dikush që të guxonte të prishte qetësinë e hapësirave të virgjra të këtij tempulli.” (f.118) Ja pse fëmijën e parë e Genci e quajti Nirvana.

Jasmin nga Zanzibari, që e thërrisnin Xhesi, ishte një tjetër yll në qiellin e dashurive studentore: rreth 20 vjeçe, me sy të zinj, buzë të trasha, gjinj të mëdhenj, me lëkurë të hollë e të lëmuar me ngjyrë kafe të errët, e hollë, me flokë të shkurtër. Edhe ajo kthehet në atdhe para kohe për t’u martuar dhe përfundoi e therur.

Mes bukurosheve është dhe mulatja kubane Mercedes, me flokë të dendur të lëshuar, lëkurë ngjyrë çokollate, me buzë të trasha dhe sy të gjelbër, bombë seksi e vërtetë.

Familje të rrënuara nga politika

Për shqiptarët familja ende vazhdon të mbetet në bërthamën e përsiatjeve për të zbuluar oazin e lumturisë dhe bashkimin e forcave për t’i dhënë kuptim jetës. Paralelisht me këto përpjekje tërmete të fuqishëm e tronditin atë deri në themele. Kantautori amerikan Scott Weiland mendon se problemet që lindin duhet të mbeten brenda familjes. Të tjerë mendojnë se pas stuhisë do të ndriçojë dielli, por nuk ndodh kështu kur shkatërrimi i familjes vjen nga goditjet që merr nga jashtë. Fatos Kongoli shkruan: “Kjo jetë është një varg vogëlsirash banale që po nuk iu ruajte ta bëjnë ekzistencën skëterrë.” (f. 20)

Eva shqiptare është ajo që zuri vendin e Lui Sinit e cila mbeti në Pekin e gjunjëzuar para fatit të vet, po është sërish politika që e rrënon familjen e re. Pastrimi i radhëve të drejtuesve të lartë për shkak të zbulimit të grupeve armiqësore prek edhe babain e Gencit, në shtëpinë e të cilit më parë vinte një çift ministror. Ministri përfundoi i pushkatuar duke qenë i lidhur me tel me gjemba me dy të tjerë, kurse e shoqja u hodh nga pallati dhe u vetëvra duke e konsideruar e çmendur. Babai i Gencit, për shkak të lidhjeve me ish-ministrin, mbetet i papunë dhe Eva, për të shpëtuar dy fëmijët e vet nga nxirosja e biografisë, zgjodhi copëzimin e familjes në mënyrë të njëanshme, më pas kërkon divorc me mirëkuptim. Romani fillon trembëdhjetë vite pas ndarjes, pikërisht me pritjen e Gencit për të takuar të birin, Florin. Flori është rritur dhe ka ardhur në një moshë që të lërë takime me vajzat. Udhëheqësi budist Dalai Lama thotë se mënyra më e mirë për të zgjidhur çdo problem në botën njerëzore për të gjitha palët është të ulen dhe të bisedojnë.

Një fat të ngjashëm ka Rita, që pasi humbi virgjërinë, bëri një martesë të dështuar, i shoqi e braktisi dhe iku në Amerikë. Genci më kot është në mëdyshje të martohet me Ritën apo të shkojë në takim ripajtimi me Evën, sepse Rita nuk do të eksperimentojë më. Jeta seksuale e tij është e pasur, por jo vetëm nuk është i lumtur, por vetë konkudon: “Ndihem një karkasë boshe, i ngacmuar nga një shpirt në arrati.” (f. 312) Sikur të mos mjaftonte kjo, kalon një gjyq epistolar nga dikush që mbetet anonim deri në fund dhe që tregon se ka qenë i survejuar dhe anonimi i ngre një akuzë morale: “Je përpjekur ta marrësh veten gjithmonë me të mirë, në kompromise pa fund, s’ke mundur të bashkosh në një jetët e tua të ndara, jetë të fshehura, jetë të pakryera, të nisura e të mbetura rrugëve, të përpira prej tyre.” (f. 216)

Shqipëria e tranzicionit trashëgoi nga sistemi diktatorial plagë të rënda dhe shoqëria e sotme është vënë herë pas here para nevojës dhe mëdyshjes për pajtim kombëtar dhe, sigurisht, dora e parë e zgjatur është ajo e dhunuesve dhe përdhunuesve. Kjo në këtë roman është sjellë artistikisht me ftesat që dërgon Genci për një takim pajtimi në një përvjetor të caktuar, madje ftesat ua dërgon edhe atyre që kanë vdekur. Dy përgjigje refuzuese janë shumë domethënëse: E para është e ish-ministrit të pushkatuar të cilit duhej t’i dërgoheshin tri ftesa sepse gjatë ekzekutimit e kishin lidhur me tel me gjemba së bashku me dy të tjerë. Kjo ftesë bën të hidhet dritë edhe për vetëvrasjen e gruas së bukur të ish-ministrit, jo se ishte e çmendur por sepse vepronte “rregulli klasik i kohërave të barbarisë: u prisnin kokën meshkujve dhe përdhunonin gratë”. (f. 199) Kurse refuzuesi i dytë përgjigjet: “Këtu ku jemi kallur, s’pyesim se ç’bëhet atje sipër, në botën tuaj çmendurisht të poshtër dhe poshtërisht të çmendur.” (f.197)

Gjithsesi mesazhi i autorit përcillet qartë nga letra e bijës Nirvana drejtuar babi Gencit: “Nuk është koha të kërkojmë fajtorët, t’u bëjmë gjyqin. Jemi ende në këtë botë. Të izoluar nga njëri-tjetri. Me mërira, inate dhe dëshira hakmarrëse. Mami, në krizën e panikut, të braktisi për një arsye të vetme, shpëtimin tim dhe të Florit. Të gjithë duhet të bëjmë diçka. Është e tmerrshme të rrimë kështu si muhaxhirë në dyert e botës. Ka një rrugëdalje. Atë e keni në dorë ju të dy, ti dhe mami. Bëni diçka për ne, na shpëtoni.” (f. 176-177)

Politika me Lindje

Mjedisi shqiptar ka qenë dhe vazhdon të jetë i mbytur nga politika, nën diktaturë nga një angazhim i kërkuar dhe i detyruar, në tranzicion nga mendësia që ka nevojë më shumë se gjysmë shekulli që të shkarkohet nga barra e së kaluarës. Prandaj autori nuk i kursen gjembat e groteskut kur i duhet të kalojë përmes korridoreve politikë.

Për shqiptarët: “Ky vendi ynë fatzi duket është mallkuar për të ngrënë e grirë njerëzit e vet.” (f. 194) “Përse jemi kaq hajvanë ne shqiptarët me miqësitë që lidhim?” (f. 262)

Për Shqipërinë e sotme: “Po të futeshe atje duhej të merrje zemrën në dorë. Të përballeshe me jetën dhe vdekjen, Far West-in e madh shqiptar plot aventurierë e kontrabandistë, kriminelë e prostituta… Atje manipulohej e ardhmja në një bixhoz matrapazësh politikë.” (f. 213 – 214)

Për miqësinë e përjetshme shqiptaro-kineze: “Nëse dikush lëshonte një pordhë në Pekin, ajo merrej vesh në Tiranë dhe anasjelltas.” (f.128)

(Romani “Dragoi i fildishtë”, botimi V, Toena, 2018)

Filed Under: ESSE

Promovohen librat e shkrimtarëve Aristotel Mici dhe Namik Selmani në Worcester

February 24, 2025 by s p

Flamur VEZAJ/

Në kishën ortodokse shqiptare “Fjetja e She Marisë” në Worcester, organizata Federata Panshqiptare e Amerikës VATRA Boston dhe dega në Worcester promovuan librat e dy shkrimtarëve të njohur të komunitetit shqiptar, z. Aristotel Mici dhe z. Namik Selmani.

Në një atmosferë të ngrohtë, dhjetëra bashkatdhetarë u mblodhën për të dëgjuar dhe për të mësuar më shumë mbi veprat e prezantuara nga dy autorët. Kryetarja e degës së Vatrës në Worcester, znj. Efi Qeleshi, përshëndeti të pranishmit, duke falënderuar autorët dhe komunitetin për pjesëmarrjen e tyre. Ajo theksoi se VATRA Worcester dhe VATRA Boston do të vijojnë të bashkëpunojnë për ruajtjen dhe promovimin e kulturës shqiptare në Massachusetts.

Kryetari i VATRES Boston, z. Mentor Maksutaj, si bashkëorganizator i këtij eventi, shprehu mirënjohjen ndaj bordit të kishës “Fjetja e She Marisë”, famullitarit At Marku, drejtuesve të VATRES në Worcester dhe dy shkrimtarëve. Ai theksoi rëndësinë e punës për të ruajtur gjuhën shqipe dhe identitetin kombëtar tek brezat e rinj.

Nga ana e tij, At Marku falënderoi organizatorët për këtë aktivitet kulturor dhe nënvizoi rëndësinë e bashkëpunimit për ngjarje që promovojnë dhe ruajnë traditat shqiptare. Ai ftoi komunitetin shqiptar të Massachusetts të marrë pjesë në Festivalin Shqiptar të Worcester , i cili organizohet çdo dy vjet për tre ditë rresht.

Eventi u moderua nga arkëtari i Vatrës Boston, z. Jorid Çelaj, i cili prezantoi autorët dhe veprat e tyre. Fillimisht, Ardi Mici lexoi biografinë dhe punën e shkrimtarit Aristotel Mici, i cili më pas foli për librin e tij “Himni i Flamurit, simbol kombëtar”. Ai theksoi nevojën që fëmijët shqiptarë në SHBA të mësojnë për simbolet kombëtare dhe sugjeroi që në shkollat shqipe të hapura në Massachusetts dhe më gjerë të përfshihet një lëndë e veçantë mbi historinë dhe figurat kombëtare.

Më pas, anëtari i kryesisë së Vatrës, z. Ervis Dhima, prezantoi biografinë e shkrimtarit Namik Selmani. Ky i fundit foli me emocion për librin e tij “Një jetë me Skënderbeun”, i cili rrëfen historinë e një zonje angleze që, përmes shekujve, ka ruajtur me fanatizëm libra të vjetër mbi heroin kombëtar shqiptar. Selmani falënderoi VATREN Boston për mbështetjen dhe mundësimin e botimit të librit.

Në përfundim të aktivitetit, pjesëmarrësit patën mundësinë të marrin libra me dedikim nga autorët dhe të bëjnë pyetje mbi veprat e tyre. Librat tashmë mund të gjenden në librari në Shqipëri, Kosovë, si dhe në disa pika në SHBA.

Foto Ervis Dhima

Filed Under: Opinion

Genetic Cancer Still Destroying People

February 24, 2025 by s p

By Margerita Ndoja/

I am an Albanian who has lived in the United States for almost 30 years, but my homeland still weighs heavily on my heart. The cancer that took my grandfather’s life wasn’t just a disease—it was the government of Enver Hoxha and his regime, which tore him apart, stripped him of everything he had.

My grandfather was a successful businessman, who owned a farm. He was the only one in his town who had a car, traveling to Yugoslavia to buy and sell. the communist government decided that no one should rise above others—so they took everything from him. No explanation, no justification—just destruction in the name of “equality.”

Yet, within a couple of years, cancer consumed him. But was it really cancer that killed him? Or, was it the cancerous government that broke him, drained him, and left him with nothing?

And now, in February 10, 2025, that same cancer still exists in Albania. The government continues to abuse hardworking families—those who build businesses from nothing, who create opportunities, who refuse to be corrupted. Instead of supporting them, the system destroys them. It props up the most corrupt, the dirtiest individuals—not the dirt you see in the streets, but the kind you recognize if you have lived in Albania.

My husband’s brother and his family spent nearly 30 years working, building their dreams from scratch. Husband & wife and 3 of their children working tirelessly, never stopping. They created something beautiful. Was a business that did make everyone’s happiness a dream come true, just by being in these beautiful wedding events…. And just like that, it was all torn apart. No explanation, no justification. What did they do wrong?!

Thirty years of sacrifice—gone. Their entire family was ruined, not because they did anything wrong, but because they were targeted from the Genetic Cancer Government. Why? No answer!!

What just happened? Am I dreaming or this is for real…. No—it’s reality.

Albania is still being abused, destroyed, threatened, and violated. This is trauma that this family went through. This is injustice.

How can a country survive when it systematically wipes out the very people.

This is Genetic disease a Cancer that will stay spread in the Government DNA.

Filed Under: Fejton

A Stronger Voice for Albanian Americans in Congress

February 24, 2025 by s p

Valon Nikçi/

Last night, I had the honor of organizing a roundtable discussion with Congressman George Latimer and a group of distinguished Albanian Americans from Westchester. Our attendees represented a diverse range of fields—doctors, educators, finance professionals, politicians, and successful business owners—all united by a shared commitment to our community.

We congratulated Congressman Latimer on his election to Congress and his new role on the House Foreign Affairs Committee, a position that will allow him to engage in critical foreign policy matters. We emphasized the importance of Kosovo and Albanian-related issues, not only for our community but also for the interests of the United States.

During our discussion, Congressman Latimer reaffirmed that, regardless of which party occupies the White House, the United States will always stand as a steadfast ally of Albanians in the Balkans. His dedication to our cause is invaluable, and we are fortunate to have such a strong friend in Congress.

This roundtable was just the beginning—many more conversations will follow as we continue to advocate for the issues that matter to Albanian Americans.

Good luck, Congressman Latimer, and thank you for your continued support! 🇺🇸🇦🇱🇽🇰.

Attendees:

Congressman George Latimer

Robert Hoch, senior advisor

Vedat Gashi, Westchester Legislative Chair

Adelina Sinanaj, Architect.

Arjete Taipi, Finance.

Avni Mustafaj, Government.

Dr. Mani Celaj, Cardiologist.

Granit Gjonbalaj, Entrepreneur

Harry Bajraktari, Entrepreneur.

Henry Gjonbalaj, Entrepreneur.

Kathy Balaj, Education.

Raza Sinanaj, Education.

Tony Ukaj, Law Enforcement.

Valentina Gojcaj, Entrepreneur.

Valon Nikci, Entrepreneur

Vera Mjeku, Government.

Yllka Gashi, Finance.

Një zë më i fuqishëm për Shqiptarët në Kongres

Mbrëmë pata nderin të organizoja një tryezë të rrumbullakët me Kongresmenin George Latimer dhe një grup të shquar Shqiptaro-Amerikanësh nga Westchester. Pjesëmarrësit tanë përfaqësonin një gamë të gjerë fushash—mjekë, edukatorë, profesionistë të financave, politikanë dhe sipërmarrës të suksesshëm—të gjithë të bashkuar nga një angazhim i përbashkët për kombin tonë.

Ne e uruam Kongresistin Latimer për zgjedhjen e tij në Kongres dhe për rolin e tij të ri në Komisionin për Çështjet e Jashtme, një pozicion që do t’i mundësojë atij të angazhohet në çështje të rëndësishme të politikës së jashtme. Theksuam rëndësinë e Kosovës dhe çështjeve shqiptare, jo vetëm për komunitetin tonë, por edhe për interesat e Shteteve të Bashkuara.

Gjatë diskutimit tonë, Kongresisti Latimer rikonfirmoi se, pavarësisht se cila parti është në Shtëpinë e Bardhë, Shtetet e Bashkuara do të mbeten gjithmonë një aleat i palëkundur i shqiptarëve në Ballkan. Përkushtimi i tij ndaj kauzës sonë është i madh dhe ne kemi fatin të kemi një mik kaq të madh në Kongres.

Kjo tryezë e rrumbullakët ishte vetëm fillimi—shumë biseda të tjera do të pasojnë ndërsa vazhdojmë të mbrojmë çështjet që kanë rëndësi për Shqiptarët kudo që janë.

Suksese, Z. Latimer, dhe faleminderit për mbështetjen tuaj të vazhdueshme.

Filed Under: Komunitet

Themelimi i medias shqiptare

February 23, 2025 by s p

Roland Qafoku/

23 shkurt 1848-23 shkurt 2025. Është një datë që çuditërisht për median shqiptare kalon pa ndonjë interes të veçantë. Si sot 177 vjet më parë, arbëreshi Jeronim De Rada themeloi në Napoli gazetën “L’Albanese D’Italia. Dy herë në javë, të mërkurën dhe të shtunën, ajo doli gjithsej 28 numra por rëndësia e saj është monumentale. Në shqip dhe italisht, kjo gazetë ishte edhe organi i parë meditiak në historinë e shqiptarëve. Ja një pasazh nga Antonio Santori në një arbërishte që edhe sot tingëllon bukur.

Mir se vjen të na gëzohesh

Dishuruame Lefteri!

Mirëse vjen ti rrosh e shtosh

Me tu llafosurin njeri!

Unë besoj fort se dalja e kësaj gazete është themelimi zyrtar jo vetëm i medias, por edhe i Rilindjes Kombëtare Shqiptare. Shqipëria po dilte nga errësira e Mesjetës osmane falë gjakut dhe mendjes arbërore. Së pari nga Jeronim de Rada që pati vizionin dhe shpirtin të sillte edhe një herë për shqiptarët lavdinë e dikurshme të Skënderbeut, flamurin kuq e zi që rrinte i palosur në sënduqe dhe gjuhën e bukur shqipe. Më pas e gjitha është histori. Gëzuar gazetën e parë!

Filed Under: Histori

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 9
  • 10
  • 11
  • 12
  • 13
  • …
  • 51
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • Kontributi shumëdimensional i Klerit Katolik dhe i Elitave Shqiptare në Pavarësinë e Shqipërisë 
  • Takimi i përvitshëm i Malësorëve të New Yorkut – Mbrëmje fondmbledhëse për Shoqatën “Malësia e Madhe”
  • Edi Rama, Belinda Balluku, SPAK, kur drejtësia troket, pushteti zbulohet!
  • “Strategjia Trump, ShBA më e fortë, Interesat Amerikane mbi gjithçka”
  • Pse leku shqiptar duket i fortë ndërsa ekonomia ndihet e dobët
  • IMAM ISA HOXHA (1918–2001), NJË JETË NË SHËRBIM TË FESË, DIJES, KULTURËS DHE ÇËSHTJES KOMBËTARE SHQIPTARE
  • UGSH ndan çmimet vjetore për gazetarët shqiptarë dhe për fituesit e konkursit “Vangjush Gambeta”
  • Fjala përshëndetëse e kryetarit të Federatës Vatra Dr. Elmi Berisha për Akademinë e Shkencave të Shqipërisë në Seancën Akademike kushtuar 100 vjetorit të lindjes së Peter Priftit
  • Shqipëria u bë pjesë e Lidhjes së Kombeve (17 dhjetor 1920)
  • NJЁ SURPRIZЁ XHENTЁLMENЁSH E GJON MILIT   
  • Format jo standarde të pullave në Filatelinë Shqiptare
  • Avokati i kujt?
  • MËSIMI I GJUHËS SHQIPE SI MJET PËR FORMIMIN E VETEDIJES KOMBËTARE TE SHQIPTARËT  
  • MES KULTURES DHE HIJEVE TE ANTIKULTURES
  • Historia dhe braktisja e Kullës së Elez Murrës – Një apel për të shpëtuar trashëgiminë historike

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT