• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Archives for February 2025

Ibrahim Kodra (22 prill 1918-7 SHKURT 2006), “Picasso” shqiptar…

February 7, 2025 by s p

Saimir Kadiu/

Shqiptari më i njohur ndërkombëtarisht në fushën e arteve figurative. Mbi 6000 punime, nga të cilat 2000 janë të regjistruara. I panjohur për shumicën e shqiptarëve deri në fundvitet 80’…Në vitin 1968 ka hapur një ekspozitë të tij në Prishtinë.

Konsiderohet një nga “produktet” më të njohura të Akademisë së Breras (Milano).

Mban titullin “Ylli i Breres”…

Mik i ngushtë i figurave të tilla si Picasso, Dino Buzzati, Paul Eluar, Salvadore Quasimodo, Renato Guttuso…

Poeti i madh lirik francez Eluar ka shkruar pasi u takua me piktorin shqiptar: “Kodra eshte primitivi i fundit i nje civilizimi te ri”.

Megjithese jetoi pjesën më të madhe te jetes (rreth 70 vjet) ne Itali dhe lidhjet me gjuhen shqipe erdhen duke u dobesuar, amaneti i tij ishte qe trupi te prehej ne atdheun e tij pas vdekjes…

Piktori Ibrahim Kodra gjithmone ka permendur për prejardhjen e tij nga fshati Likmetaj i Ishmit (Durrës), duke bërë një krahasim me sukseset e arritura.

“6000 piktura janë në gjithë botën. Kam kërkuar gjithmonë gjërat më të vështira të botës dhe të jetës së njeriut, misterin e kozmosit, misterin e lindjes, misterin e perëndimit, kam kërkuar gjëra të vështira që njeriu nuk mund t’i kuptoj….

Toka që po e kërkoj sot besoj ka me qenë atdheu im Shqipëria.

Filed Under: Kulture

Në Kosovë, politikanët kanë katër vjet që flasin – Në 9 shkurt do të flasë populli

February 7, 2025 by s p

Mos mungoni në votime – zgjidhni më të mirët – dita e votës është një ditë e shenjtë për demokracinë.

Nga Harry Bajraktari

Ditën e 9 Shkurtit, Kosova do të shkojë në zgjedhjet parlamentare të radhës.

Bashkatdhetarët tanë brenda dhe jashtë vendit duhet të votojnë masivisht. Vota është mënyra me të cilën të gjithë themi fjalën tonë për të ardhmen e vendit.

Populli i Kosovës ka sakrifikuar shumë për të siguruar votën e lirë. Për të fituar të drejtën që të zgjedhë ata që e qeverisin. Tani e kemi vetë në dorë se kë duam që të kujdeset për ekonominë tonë, se kë duam që të jetë përgjegjës për sigurinë tonë brenda dhe jashtë vendit. Se kë duam të drejtojë arsimin dhe shëndetësinë në Kosovë.

Është dashur shumë mund, dhimbje, dhe gjak, për të fituar këtë të drejtë prandaj nuk mund ta injorojmë. Po nuk votuat sot, mos u ankoni nesër për qeverisjen dhe njerëzit në pushtet.

Shqiptarët duhet të shkojnë në votime këtë të dielë dhe të votojnë për partitë dhe kandidatët që duan. Duhet të votojnë të lirë atë që u thotë mendja dhe zemra.

Mes kandidatëve të shumtë, duhet votuar për ata që kanë dëshmuar seriozitet në punën për ta begatuar Kosovën. Një ekonomi e fortë e bën shtetin të fortë dhe i jep autoritet edhe në fushat e tjera, sidomos në sigurinë e vendit dhe të qytetarëve, në politikën e jashtme dhe kudo tjetër. Të votojnë për ata që dinë se si të ndihmojnë sektorin privat, sepse ai sjell hapjen e vendeve të punës. Vendet e punës me paga të mira ndihmojnë shqiptarët që të ardhmen e tyre ta shohin në Kosovë, që të kenë një jetë me dinjitet për vete dhe familjet e tyre.

Vota duhet të shkojë për ata politikanë që tregojnë vëmendje dhe kujdes për edukimin dhe shëndetësinë. Ka shumë probleme në Kosovë sot, por ka edhe potencial të madh. Duhet të votojmë për ata që kanë treguar se kanë vizionin e duhur për ta çuar Kosovën përpara.

Mendoni të gjitha këto e probleme të tjera të jetës përpara se të votoni – jo vetëm çështjet e mëdha ndërkombëtare.

Dita e Zgjedhjeve është Ditë e Shenjtë, sepse vota eshtë e shenjtë. Është dita që i jep popullit mundësinë që të zgjedhë se kush do ta qeverisë për katër vitet e ardhshme.

Prandaj i lus shqiptarët e Kosovës brenda dhe jashtë atdheut. Të mos mungojnë në votime. Të dalin i madh e i vogël dhe të thonë fjalën e tyre.

Për katër vjet më radhë kanë folur politikanët. Tani e ka radhën populli të thotë fjalën e tij.

Harry Bajraktari është themeluesi dhe ish-botues i gazetës “Illyria” (1991-1998). Ai është një veprimtar, biznesmen dhe filantropist shqiptaro-amerikan, i nderuar me shumë çmime mes tyre edhe Nderi i Kombit nga Presidenti i Shqipërisë, Medalja Presidenciale e Kosovës për Merita si dhe Dekorata e Thirrjes Presidenciale për Shërbim nga Shtëpia e Bardhë në SHBA.

Filed Under: Politike

Intervista/Flet Dr. Harold Hayes, amerikani që u bllokua në Shqipërinë e pushtuar nga nazistët me 30 kolegët e tij doktorë dhe infermierë

February 7, 2025 by s p

“Kjo intervistë e rrallë me Dr. Harold Hayes vjen për herë të parë në shtypin shqiptar. Intervista me Dr. Harold Hayes është zhvilluar via e-mail në vitin 2015-ë, kur ai jetonte ende dhe ishte në moshën 92 vjecare. Me profesion Doktor Ushtarak, Harold Hayes mbylli sytë përgjithmonë më 29 janar 2017 në moshën 94-vjeçare.”

Nga Raimonda MOISIU

Dr. Harold Hayes ishte anëtari i fundit i mbijetuar i një skuadre të përbërë nga mjekë dhe infermierë amerikanë që gjendeshin në një aeroplan evakuimi mjekësor në nëntor të vitit 1943, i cili u detyrua të ulej në një terren të ashpër dhe të rrezikshëm malor dhe të panjohur për ta, (600 milje -qindra km) përgjatë bregdetit Adriatik, gjatë Luftës së Dytë Botërore, në Shqipërinë e pushtuar nga nazistët gjermanë. Grupi prej 30 veta, mes tyre 13 infermiere femra, dhe 13 mjekë meshkuj, së bashku me ekuipazhin prej katër personash të aeroplanit u bllokuan befasisht për nëntë javë, dhe qëndruan të fshehur në shpellat e malet me borë, në fshatrat përreth Belshit, në Shqipëri, fare pranë prapavijave të trupave ushtarake gjermane, në frontin e luftës. Të mbijetuarit u përballën me urinë, të pashpresën, shpesh edhe nga bombardimet dhe mësymjet e nazistëve gjermanë, stuhisë së borës dhe agonisë së frikëshme për jetë a vdekje. Por edhe të prekur nga morrat dhe të dobësuar fizikisht nga sëmundjet si dezenteria dhe pasojat negative të tyre, porse më në fund ata ia dalin të shpëtojnë dhe të mbijetojnë në sajë të ndihmës, humanizmit, kurajos dhe heroizmit të popullit shqiptar të zonës së Belshit dhe Beratit. Odisea e heroizmit të atyre partizanëve dhe fshatarëve shqiptarë që i ndihmuan, i strehuan, dhe i ushqyen, u klasifikua si “Top Secret”. Të mbijetuarit u këshilluan nga vetë eprorët ushtarakë, për ta mbajtur të fshehtë këtë histori edhe për vitet më pas, të mos diskutonin detajet e kësaj ngjarje me këdo, madje edhe me anëtarët e familjes së tyre. Mbajtja sekret i kësaj ngjarje humanizmi jo vetëm gjatë luftës, por edhe vite e dekada më pas, ishte për të mbrojtur popullin- partizanët dhe fshatarët shqiptarë të zonës së Belshit e Beratit, të cilët ndihmuan grupin e infermierëve dhe të mjekëve amerikanë së bashku me mjetet e arratisjes të aviatorëve, -me një heroizëm, bujari, guxim e kurajo të pashoq. Disa prej partizanëve dhe fshatarëve shqiptarë u pushkatuan nga gjermanët nazistë për aktet e tyre të humanizmit, ndërsa disa të tjerë pas luftës, në bazë të fjalëve të përhapura nën zë, që dyshoheshin se kishin ndihmuar amerikanët u ekzekutuan nga rregjimi komunist në Shqipëri, i udhëhequr nga Enver Hoxha. Tashmë pothuajse 70-ë vjet më pas, Dr. Harold Hayes, i vetmi anëtar i grupit i cili jeton ende, atëhere ai ishte vecse 21 vjet, ndërsa tashmë 92 vjet, na rrëfen këtë historie të rrallë dhe përvojat e tij, në këtë ngjarje.

-Cili ishte roli juaj në Forcat Ajrore të Ushtrisë dhe ku po shërbenit në fillim të nëntorit të vitit 1943?

Roli im ishte e një mjeku ushtarak dhe isha pjesë e skuadronit 807 të aeroplanit të evakuimit ajror mjekësor, i pozicionuar në Katania, Siçili. Skuadrioni ynë u nis nga Sicila, jugu i Italisë, me aeroplanë transporti që transportonin pajisje dhe staf mjekësor drejt vijës së parë të frontit, dhe ndihmonim në evakuimin e të plagosurve të luftës, i shoqëronim në aeroplan për në bazat tona në Siçili ose Afrikën e Veriut, për të marrë një trajtim më të mirë mjekësor.

-Kush po udhëtonte me ju në aeroplanin e transportit C-53D atë ditë nëntori, të vitit 1943?

Kjo aventurë e rrezikshme nisi dy muaj pasi Italia e Benito Musolinit kapitulloi, dhe Forcat Aleate u pozicionuan po ashtu në Itali, për të nisur mësymjen finale kundër gjermanëve në të gjithë Europën. Më 8 nëntor 1943, një aeroplan i Skuadronit 807 të Transportit Mjekësor i Evakuimit Ajror të Forcave Ajrore të Ushtrisë Amerikane u ngrit nga Catania, Siçili, me destinacion Barin, në bregun lindor të Italisë, ku qindra ushtarë të plagosur prisnin evakuimin ajror. Në aeroplan ishim gjithsej 30 veta; dy pilotët, një operator radio dhe një shef ekuipazhi, plus 13 infermiere femra dhe 13 mjekë meshkuj. Shiu që kishte nisur të binte prej tre ditësh, nuk pengoi asnjërin prej nesh që të ndërmerrnim këtë mision sekret, të largoheshim nga Katania. Kështu që komandanti i skuadrionit tonë, vendosi të dërgonte gjysmën e personelit mjekësor për të ndihmuar në evakuimin e të plagosurve të shumtë që prisnin. Vetëm një anëtar, nuk ishte pjesë e skuadrionit dhe ekuipazhit të fluturimit 807, ai ishte një mjek i skuadrionit 802, i cili erdhi me ne për në Bari, në jug të Italisë.

-Cfarë ndodhi dhe pse pilotët u detyruan të ulnin aeroplanin?

Aeroplani i evakuimit punonte me dy motorë dhe nuk mbartëte armë, sepse piloti kryesor, Charles Thrasher, 22 vjecar, nuk parandjente ndonjë luftim. Të 13-ë infermieret femra ishin me gradën toger, dhe ishin të moshës 22 deri në 32 vjet. Ndërsa të 13-ë mjekët meshkuj, ishin ekuivalent me gradën rreshter si të ekuipazhit të aeroplanit, dhe varionin nga mosha 21 deri në 36 vjet. Kur ne u ngritëm në fluturim nga baza ajrore e Sicilisë, në qiell nuk kishte asnjë re, por sa më shumë që i afroheshim Barit, aq më shumë re shfaqeshin. Një orë pas fluturimit, aeroplani u përfshi nga një stuhi bore me erëra të forta. Fillimisht humbëm komunikimin me bazën në Bari. Pilotët e ngjitën aeroplanin mbi re, por kur u ngritën në rreth 8000 feet, (gati 2500 metra mbi nivelin e detit), krahët e aeroplanit nisën të zinin akull, kështu që pilotët u detyruan të hynim midis reve, nga ku mundën të shihnim një vijë bregdetare; pilotët mendonin se mund të ishin duke fluturuar përgjatë bregut perëndimor të Italisë, porse nuk e patën kuptuar se po fluturonin përgjatë detit Adriatik. Pilotët u përpoqën të uleshin në një tokë që dukej si një aeroport i braktisur, por sapo u afruan dikush nisi të qëllonte drejt aeroplanit dhe pilotët u detyruan të ngriheshin menjëherë dhe përsëri drejt reve. Kjo ishte ndoshta pjesa më e frikshme – fluturimi nëpër një luginë ku majat e maleve ishin më të larta se retë. Kur dolëm nga retë, aeroplani ishte shumë afër një aeroplani luftarak gjerman dhe më pas edhe me një tjetër. Pilotët vazhdonin të bënin përpjekjet për të shmangur avionët e armikut, derisa aeroplani zhytet mes stuhisë së fortë, mbi detin Adriatik, busulla dhe komunikimi më radio pësojnë avari dhe nuk funksionin. 100 milje larg kursit, aeroplani kalon në brigjet e Shqipërisë dhe pikaset nga ushtarët gjermanë të cilët nisin ta qëllojnë me armët kundërajrore. Kështuqë aeroplani kalon 25 milje nëpër një kënetë në brendësi të tokës. ëillis Shumëay, 23 vjecar, komandanti i ekuipazhit, ishte i vetmi viktimë, me një dëmtim në gju që e la atë të paaftë për të ecur.

-Kush ju ndihmoi pas përplasjes?

Të 30 anëtarët e skuadrionit amerikan, ishim të frikësuar e të coroditur, dhe nuk e kishim idenë se ku ndodheshim. Nga frika e shpërthimit të karburantit, dolëm menjëherë nga aeroplani dhe befas hasim me një grup burrash me pamje të vrazhdë që kishin pushkë në sup dhe kama në brez. Ata ishin partizanët shqiptarë, anëtarë të grupeve të rezistencës (Luftës Nacional-Clirimtare) që luftonin kundër gjermanëve. Njëri prej tyre fliste pak anglisht. Emri i tij ishte Hasan Gina, që kishte dalë partizan dhe luftonte kundër pushtuesve gjermanë. Ai ishte edhe komandanti i cetës partizane. Ai u tha amerikanëve se ndodheshin në Shqipëri, 150 milje në lindje të Barit, në anën e gabuar të Adriatikut, të rrethuar nga forcat gjermane që kishin pushtuar Shqipërinë prej muajsh dhe gjendeshin gjithashtu në një luftë civile midis grupeve rivale; ballistë e partizanë. Amerikanët nuk dinin pothuajse asgjë për Shqipërinë, një vend i vogël, kryesisht mysliman, që kishte ndryshuar pak në shekuj. Terreni malor ishte tejet i thyer, i rrethuar nga fshatra të varfër. Nuk kishte hekurudha dhe pak rrugë. Mushkat dhe kuajt ishin transporti kryesor. Kishte pak ujë të rrjedhshëm ose energji elektrike. Dimri ishte i egër, ushqimi ishte i pakët por ata dhe disa fshatarë shqiptarë të zonës së Belshit na ndihmuan së tepërmi. Gjatë javëve që pasuan, të udhëhequr nga partizanët, në u ngjitëm nëpër male dhe ecnim fshehur përgjatë luginave, ndonjëherë edhe uleshim për t’u clodhur. Disa herë ecnim të gjithë bashkë, por kishte raste që ndaheshim në grupe të vogla, për të shmangur patrullat gjermane, qëndronim jashtë në natyrë ose strehoheshim në shtëpitë e fshatrave që kalonim, duke ndarë bukën e misrit me fshatarët.

-Cili ka qenë shqetësimi tuaj më i madh kur ishit të bllokuar pas prapavijave të armikut?

Një nga shqetësimet tona më të mëdha ishte se ushtria amerikane, si dhe familjet tona, nuk e dinin se ku ishim. Ata as që e dinin që ishim në Shqipëri; ata nuk dinin asgjë për fatin dhe jetën tonë. Shqetësimi tjetër kryesor ishte se këpucët tona po grisëshin shpejt për shkak të terrenit malor, veçanërisht ato të infermiereve. Shpresonim të arrinim sa më shpejt në breg të detit, dhe e vetmja mënyrë ishte të ecnim sa më shumë. Të 30 –ët u klasifikuam të “zhdukur në mision” dhe autoritet dërguan teleegramet e ngushëllimit familjeve tona. Ndërkohë të mbijetuarit, mbartnin në një barelë të sajuar me ndenjëset e aeroplanit, rreshterin e plagosur që nuk mund të ecte, derisa më vonë fshatarët shqiptarë sollën një mushkë dhe e vendosëm aty. Pas pesë ditësh nëpër male dhe shtëpitë e fshatarëve arritëm në një qytet që kontrollohej nga partizanët të quajtur Berat, ku u brohoritëm nga vendasit se kujtuan se ishim anëtarë të ndonjë misioni aleat për të çliruar Shqipërinë. Aty u takuam edhe me drejtues të tjerë partizanë, dhe mësuam për një agjent britanik, i cili kohët e fundit kishte rënë me parashutë në vend. Aty ne qëndruan tre ditë, ditën e katërt u zgjuam nga të shtënat me armë zjarri dhe nga shpërthimi i predhave të artilerisë, teksa forcat gjermane po hynin në qytet. Në konfuzionin që pasoi, avionët gjermanë goditën një kamion që transportonte disa nga në amerikanët në arrati. Tre infermiere u ndanë nga grupi kryesor dhe qëndruan në Berat; ato u strehuan në një shtëpi në një fermë dhe qëndruan të fshehur në atë zonë për katër muaj.

-Si kaloi grupi gjatë atyre muajve të vështirë?

Në pjesën më të madhe, ne shkuam shumë mirë, por kishte disa prej tyre që griceshin me njëri-tjetrin gabimisht. Kur jeni të uritur, të ftohtë dhe të lodhur, harroni pothuajse gjithçka tjetër dhe mendoni vetëm për të mbijetuar. ëatson, një nga infermieret, tha: “Çdo gjë që një mjek mund të bëjë, unë mund ta bëj”, dhe kjo është ajo që bëri pikërisht ajo. Më 27 nëntor 1943 inteligjenca britanike në Shqipëri mësoi nga partizanët se aeroplani amerikan 807 ishte rrëzuar dhe se infermieret, mjekët dhe ekuipazhi ishin gjallë, duke u përpjekur që të arrinin në breg të detit. Gjeneral Dëight D. Eisenhoëer, komandanti i Forcave Aleate në Europë, dhe vetë Presidenti Franklin D. Roosevelt u dhanë lajmin e mirë familjeve të të zhdukurve. Në dhjetor të po atij viti ‘43, u ndërrmor një plan tjetër amerikan shpëtimi, i udhëhequr nga një kapiten i ushtrisë, Lloyd G. Smith, 24 vjeç, i cili u caktua në Zyrën e Shërbimeve Strategjike, pararendëse e Agjencisë Qendrore të Inteligjencës. Nën mbulesën e errësirës, ​​ai rrëshqiti me varkë në bregdetin shqiptar që ruhej me forca të shumta ushtarake, dhe ngriti një kamp bazë në një shpellë në shkëmbinjtë me pamje nga Adriatiku. Të tjerë u bashkuan me të dhe ata u zhvendosën në brendësi të vendit për të na gjetur, ne amerikanët. Ndërkohë britanikët organizuan një përpjekje të dytë shpëtimi nën drejtimin e toger Gavan Duffy, një agjent sekret, i cili me një ekip të vogël kishte arritur në Shqipëri muaj më parë me parashutë dhe në këmbë. Nëpërmjet kontakteve partizane, ai i gjeti amerikanët në Shqipërinë lindore dhe nisi të na çonte drejt perëndimit, duke synuar të arrinte në bregdet. Por në gjysmë të rrugës, në Gjirokastër, trupat gjermane bllokuan rrugën dhe ne ishim të lodhur, të sëmurë dhe të rraskapitur për të vazhduar më tej. Ai kërkoi nëpërmjet radios për një shpëtim ajror amerikan. Dy aeroplanë mallrash C-47 fluturuan me shoqëruesë luftarakë, por gjermanët e pikasën dhe toger Duffy e anuloi uljen e avionit. Por ne e rifilluam udhëtimin dhe me ndihmën amerikane dhe britanike derisa arritëm në bregdet. Më 9 janar, pas një sprove 63-ditore, 27 amerikanët – 10 infermierë dhe 17 mjekë dhe ekuipazhi fluturues – hipën në një anije britanike dhe kaluan në Itali.Tre infermiere mbetën pas në Beratin e pushtuar nga gjermanët. Kapiteni Lloyd Smith i solli ata të sigurtë në mars të vitit 1944. Të hipur në mushka që ecnim në tufë në pjesën më të madhe të rrugës, arritëm në bregdet dhe u pritën nga një barkë me silur, e cila na çoi përtej Adriatikut.

-Pse ju ndaluan të tregonit për përvojën tuaj në Shqipëri, edhe pas përfundimit të luftës?

Kur u kthyem në bazat e Forcave Aleate, eprorët tanë ushtarakë nuk na lejuan t’i tregonim askujt se ku kishim qenë, kush na ndihmoi ose si shpëtuam. Madje as të mos diskutonin detajet e kësaj ngjarje me këdo, madje edhe me anëtarët e familjes. Konspiracioni ishte për të mbrojtur njerëzit që na kishin ndihmuar dhe shpëtuar jetën. Nëse ata do të kapeshin nga gjermanë, kishte të ngjarë që do t’i kishin vrarë. Edhe pas luftës me vendosjen e rregjimit komunist, ne ishim të shqetësuar se po të përmendnim emrat e atyre heronjve shqiptarëve që na shpëtuan jetën, ata do të vriteshin. Më vonë mësuam se njëri prej partizanëve që na ndihmoi e strehoi, Kostaq Stefa, u burgos menjëherë pas luftës dhe në fund u ekzekutua nga rregjimi komunist. Jam mëse i sigurtë se pa ndihmën e popullit shqiptar, ne nuk do të kishim mbijetuar atë dimër.

Pergatiti, dhe solli në shqip,

Raimonda Moisiu

Author/ Freelancer

Jacksonville, Florida USA

Filed Under: Interviste

Heshtja ndaj së keqes si “një krim kundër njerëzimit”…

February 7, 2025 by s p

Agim Baçi/

Ish-i burgosuri i kampit famëkeq të Aushvicit, shkrimtari hebreo-italian, Primo Levi, në librin e tij “Të shpëtuarit dhe të mbyturit”, përshkruan se si Hitleri helmoi moralin e shoqërisë përpara se të helmonte hebrenjtë. Levi shpjegon se duke falsifikuar kujtesën dhe duke asgjësuar gjuhën e njohjes së realitetit, pushteti ndërton një realitet të ri, që bëhet edhe arena e ideve, ku diskreditohen edhe bashkëpunëtorët, edhe kundërshtarët politikë, me qëllim që të ketë vetëm një version: gjuha e liderit. Kështu ndodhi edhe në ish-vendet komuniste, e padyshim edhe në Shqipëri, ku gjuha e komunikimit dhe kultura u përcaktua nga gjuha e liderit.

Ndërkaq, shkrimtari dhe eseisti Arthur Koestler, e konsideronte heshtjen ndaj së keqes si “një krim kundër njerëzimit”. Në romanin e tij “Errësirë në mes të ditës”, Koestler na sjell përpara nesh rrëfimin se sa delikate dhe arrogante është beteja mes vetë të shtypurve, pasi gjithkush rrezikon të humbë moralin dhe të luftojë më pas me të njëjtat mjete me të cilat lufton edhe shtypësi ndaj tyre. Një nga sugjerimet e Koestler, të cilën më vonë e ka marrë në idetë e tij Xhorxh Oruelli në romanin “1984”, është shmangia me çdo kusht e shoqërisë nga pesimizmi. Sipas Koestler, qeveritë gjithnjë synojnë dekurajimin si rrugën më të sigurt ku qytetarët do të kthehen më pas në aprovues, pa i shkuar ndërmend se duhet t’i debatojnë ato që u thuhen, që u urdhërohen. Ndaj, është lehtësisht e konstatueshme e njëjta gjuhë dekurajuese gjatë gjithë këtyre viteve: “ne nuk bëhemi”, “këtu nuk ka opozitë”, “nuk kemi kujt t’i besojmë?”. Përballë kësaj gjuhe është e rëndësishme që të gjendet më së pari një kurë e shmangies së pesimizmit. Por, për të shmangur pesimizmin, për të kërkuar ndryshimin, duhen “njerëz me gjak”, pra, qytetarë që besojnë se mund t’ia dalin.

Dhe për këtë rrugëtim duhen shmangur minutat oruelliane të urrejtjes dhe pesimizmit dhe të rikthehet bindja se një popull e ka gjithmonë mundësinë të marrë në dorë fatin e vet.

Filed Under: ESSE

PETI CAMAJ – NJË PATRIOT I KOHËVE MODERNE

February 7, 2025 by s p

Nga Ramazan Çeka/

NJË JETË DEDIKUAR KOMBIT DHE KULTURËS SHQIPTARE

Malësia e Madhe – një krahinë madhështore që përcjell histori, krenari dhe qëndresë. Në këtë vend, që ngjan si një kështjellë e rrethuar me male dhe histori të lavdishme, lindi dhe u formua një figurë unike që ruan të gjitha vlerat e Malësisë: Peti Camaj, shembulli i njeriut që kurrë nuk harron rrënjët e tij.

Malësia është vendi ku rrënjet e identitetit shqiptar janë shumë të forta, sepse në ata troje historia shkruan të kaluarën e lavdishme dhe takon të ardhmen e ndritur, duke trashëguar brez pas brezi atë që quhet patriotizëm, dashurinë për vendlindjen dhe Atdheun.

Ky është tregimi për Peti Camajn, djalin e shquar të trojeve të Malësisë.

Peti Camaj, i biri i Gjeto Kolës nga vllazëría Vuksanlekaj, u rrit në një familje që mishëronte të gjitha karakteristikat e traditës malësore, vlerat e punës, atdhetarizmit dhe besës.

Kulla Vuksanlekaj, një simbol i historisë së tyre, qëndron si kujtesë e heroizmit dhe krenarisë malësore, duke luajtur një rol kyç në formimin e identitetit të familjes Camaj, po edhe të pinjollëve të saj. Kjo kullë mbetet një monument që lidh të kaluarën me të ardhmen edhe në shtigjet e lavdishme të historisë kombëtare

Prindërit e Petit, ashtu si të parët e tij, prehen në Malësi, por vlerat e tyre jetojnë e trashëgohen përmes veprave dhe kujtimeve të Petit.

I tillë është edhe vetë Peti, një baba i përkushtuar dhe një model për pasardhësit e tij.

Si shumë shqiptarë të tjerë, në vitin 2001, Peti Camaj emigroi në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, por asnjëherë nuk i harroi rrënjët e tij, pasi vazhdoi të mbante gjallë frymën dhe amanetet e Atdheut. Edhe pse larg vendlindjes, Peti u bë një zë i fuqishëm për ruajtjen e identitetit kombëtar dhe kulturor. Ai ka qenë dhe është pjesëmarrës aktiv në organizimin e aktiviteteve kulturore dhe artistike, duke u bërë një urë lidhëse mes brezave të rinj dhe traditave të Malësisë.

Në këtë shkrim do të përpiqemi të përshkruajmë disa nga kontributet e tij në shërbim të kulturës dhe traditës malësore në veçanti dhe asaj kombëtare në përgjithësi.

Si anëtar i Shoqatës “Jehona e Malësisë” në Michigan, Peti ka dhënë ndihmesë të vyer për ruajtjen e kulturës dhe traditave shqiptare. Në edicionin e 33-të të Festivalit Shqiptar në Kishen e Shën Palit në Michigan, Peti Camaj ka qenë sponsor dhe producent mediatik, cili bëri të mundur që tre netët e këtij Festivali të transmetohen në Televizionin Shqiptar dhe në Televizionin “Kultura Shqiptare” në Nju Jork.

Peti Camaj nuk është vetëm një biznesmen i suksesshëm, por edhe një njeri i përkushtuar për promovimin e kulturës shqiptare. Ai ka mbështetur organizatat lokale dhe ka qenë një figurë e shquar në promovimin e vlerave të Malësisë në Diasporë.

Peti është një shembull i gjallë i asaj që do të thotë të jesh patriot. Ai është gjithmonë aty, duke ndihmuar komunitetin shqiptar .

Me kontributin dhe përkushtimin e tij, ai ka qenë një shtyllë mbështetëse për vëllanë e tij të ndjerë, Lindon Camaj, i cili me muzikën dhe këngën e tij mbajti gjallë shpirtin shqiptar në Diasporë. Peti e kujtoi dhe e përjetësoi trashëgiminë e tij si pasqyrë e shpirtit të Malësisë me një Dokumentar Televiziv në bashkëpunim me Televizionin Shqiptar, duke e promovuar atë edhe në vendlindjen e tyre.

Siç thotë një fjalë e urtë, dardha bie nën dardhë. Fëmijët e Peti Camajt: Iliriani dhe Shpresa, janë shembuj të një trashëgimie të pasur që vazhdon të lulëzojë si lulet e pranverës dhe që me frymën e tyre valëvisin flamurin. Përmes tyre, kujtimet dhe vlerat e familjes Camaj do të mbijetojnë dhe nuk do të shuhen kurrë për brezat e ardhshëm.

Sot Iliriani, djali i Petit, po e përcjellë dhe përjetëson këtë trashëgimi me talentin e tij të shkëlqyer. Iliriani është krenar për familjen e tij dhe gjithçka që ata kanë bërë për kombin tonë, si dhe ata që janë krenar për birin e tyre.

Iliriani pati një start të suksesshëm që në fillimet e tij si një këngëtar i vogël, por me një talent të madh. Ai ka realizuar me shumë sukses dy këngë të fuqishme patriotike: “K’tu si nip më pret Malsia” dhe “Kam ardh sot si pllumb i bardhë”, që farkëtojnë dashurinë për Atdheun dhe tregojnë se kjo dashuri e ka çerdhen në zemrat e këtyre djemve e vajzave malësore.

Para pak kohësh u bë inagurimi i rikonstruksionit të Kullës Historike të Bajraktarëve të Hotit, e cila është një dëshmi e gjallë e qendresës së malësorëve ndaj pushtuesëve turq dhe synimeve serbo-malazeze ndaj trojeve shqiptare, ku bën pjesë edhe një nga të parët e Petit, Dëshmori i Atdheut, Dedë Gjon Ujka.

Sot kjo Kullë e përtërirë jo vetëm si godinë, por dhe si një Muzeum Historik dhe etno-kulturor, do të shërbejë si dëshmi e historisë qindra e mijëra vjeçare për gjithë brezat të lindur e rritur në trojet shqiptare, si dhe në Diasporë.

Përurimi i Kullës së Bajraktarit, Çun Mulës e Mul Delisë mblodhi shqiptarët nga ana e anës, sepse Kulla e Bajraktarit në momentet e vështira historike u bë Kulla e Flamurtarit, duke u kthyer në një Kala të pamposhtur.

Në këtë datë të shënuar, shkallët e Kullës i ngjitën me qindra vizitorë, por këto shkallë i ktheu në një tribunë përshëndetjeje me zërin e tij këngëtari i vogël i ardhur nga Amerika, malësori Ilirjan Camaj, duke bërë që muret e Kullës ta përcillnin këngën e tij në të gjithë Malësinë.

Zëri i Ilirianit ishte më i veçanti, sepse ai përfaqësonte brezat që do të kujdesen për Kullën e Bajraktarëve të Hotit dhe të gjitha Kullave Historike të Shqipërisë.

Iliriani, si përfaqësues i denjë i emrit që mban, nipi i këngëtarit të paharruar Lindon Camaj, ishte i pari këngëtar që e përshëndeti me një këngë të re pas ringritjen dhe ringjalljen e Kullës së Bajraktarit, gjithmonë si një trashëgimtar i denjë i Malësisë së Madhe dhe gjithë Shqiptarisë.

Por Iliriani nuk ndalet me talentin, pasionin e performancat e tij. Ai përsëri bëhet pjesë e ngjarjes historike për të nderuar Prijësin Kombëtar të Shqiptarëve, Gjergj Kastriotin – Skenderbeun në sheshin e Tuzit, duke përshëndetur nga Amerika, për të përshëndetur treven e Malësisë së Madhe pertej kufirit shtetëror, për pritjen madhështore që i rezervuan Heroit Tonë Kombëtar, Gjergj Kastriotit, në praninë e qytetarëve të Malësisë, nga hapësira mbarëshqiptare dhe të mërgimtarëve nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Kjo këngë u performua në prani të njëmijë fëmijëve dhe prindërve të tyre në koncertin Festiv të Fëmijëve, organizuar në Kishën e Shën Palit në Michigan nga Shoqata “Jehona e Malësisë.

Në koncertin festiv mori pjesë në korin e fëmijëve “Lulet e Diasporës” edhe vajza e Petit, e cila dëshmon se tradita muzikore në familjen e Petit vazhdon me shumë përkushtim dhe sukses.

Peti Camaj na mëson se dashuria për kombin dhe rrënjët është një detyrim moral dhe një privilegj për të punuar për komunitetin dhe për të mbajtur gjallë shpirtin e kombit shqiptar kudo që ndodhemi. Ai është shembulli i atdhedashurisë dhe i frymëzimit, duke lënë një trashëgimi të gjallë për komunitetin dhe familjen e tij, jo vetëm me fjalë e këshilla, por edhe me veprimtari konkrete, të cilat ne herë pas here i kemi publikuar në shkrimet dhe dokumentarët tanë.

Historia e Peti Camaj nuk është vetëm një rrëfim për suksesin, por një thirrje që na fton të kujtojmë rrënjët tona, të punojmë për komunitetin dhe të mbajmë gjallë shpirtin e kombit shqiptar kudo që ndodhemi.

Historia e Peti Camaj është pasqyra e vlerave që na lidhin me të kaluarën dhe na udhëheqin drejt së ardhmes. Një histori që ruhet, të vlerësohet se ajo frymëzon brezat që vijnë vetëm nëpërmjet përkushtimit të patriotëve si Peti Camaj.

Peti Camaj është shembull frymëzues i këtij përkushtimi, i motivimit se çdo të thotë të jesh patriot në kohë moderne. Me veprat e tij ai ka treguar që, pavarësisht se ku ndodhemi, zemra jonë rreh gjithmonë për Atdheun.

Michigan, Shkurt 2025

Filed Under: Histori

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 38
  • 39
  • 40
  • 41
  • 42
  • …
  • 51
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • Kontributi shumëdimensional i Klerit Katolik dhe i Elitave Shqiptare në Pavarësinë e Shqipërisë 
  • Takimi i përvitshëm i Malësorëve të New Yorkut – Mbrëmje fondmbledhëse për Shoqatën “Malësia e Madhe”
  • Edi Rama, Belinda Balluku, SPAK, kur drejtësia troket, pushteti zbulohet!
  • “Strategjia Trump, ShBA më e fortë, Interesat Amerikane mbi gjithçka”
  • Pse leku shqiptar duket i fortë ndërsa ekonomia ndihet e dobët
  • IMAM ISA HOXHA (1918–2001), NJË JETË NË SHËRBIM TË FESË, DIJES, KULTURËS DHE ÇËSHTJES KOMBËTARE SHQIPTARE
  • UGSH ndan çmimet vjetore për gazetarët shqiptarë dhe për fituesit e konkursit “Vangjush Gambeta”
  • Fjala përshëndetëse e kryetarit të Federatës Vatra Dr. Elmi Berisha për Akademinë e Shkencave të Shqipërisë në Seancën Akademike kushtuar 100 vjetorit të lindjes së Peter Priftit
  • Shqipëria u bë pjesë e Lidhjes së Kombeve (17 dhjetor 1920)
  • NJЁ SURPRIZЁ XHENTЁLMENЁSH E GJON MILIT   
  • Format jo standarde të pullave në Filatelinë Shqiptare
  • Avokati i kujt?
  • MËSIMI I GJUHËS SHQIPE SI MJET PËR FORMIMIN E VETEDIJES KOMBËTARE TE SHQIPTARËT  
  • MES KULTURES DHE HIJEVE TE ANTIKULTURES
  • Historia dhe braktisja e Kullës së Elez Murrës – Një apel për të shpëtuar trashëgiminë historike

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT