• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Archives for February 2025

Për Shqipërinë dhe trungun shqiptar të Shqipërisë së natyrshme

February 3, 2025 by s p

Prof.Dr. Fejzulla Berisha/

Deklarata “Jam i betuar: Ekzistoj dhe veproj për Shqipërinë dhe trungun shqiptar të Shqipërisë së Natyrshme” përfaqëson një angazhim të fortë kombëtar dhe politik për mbrojtjen dhe avancimin e të drejtave të shqiptarëve në trojet e tyre historike. Ky ideal është i rrënjosur në histori, i mbështetur nga argumente juridike dhe i ndikuar nga faktorë gjeopolitikë.

Në këtë analizë të zgjeruar do të shqyrtojmë në detaje:

1. Kontekstin historik dhe padrejtësitë ndaj shqiptarëve

2. Aspektin juridik të Shqipërisë së Natyrshme dhe të drejtën për vetëvendosje

3. Sfidat dhe mundësitë në aspektin gjeopolitik

4. Veprimet konkrete për të avancuar këtë ideal

5. Paralelizmat me raste të tjera në botë

6. Përfundimet dhe hapat e ardhshëm

1. Konteksti Historik dhe Padrejtësitë ndaj Shqiptarëve

Shqiptarët janë një ndër kombet më të vjetra të Ballkanit, por historia e tyre ka qenë e mbushur me ndarje dhe padrejtësi. Këto ndarje kanë ardhur si pasojë e interesave të fuqive të mëdha dhe politikave ekspansioniste të shteteve fqinje.

1.1 Konferenca e Londrës (1913) – Copëtimi i Shqipërisë

Në vitin 1913, Konferenca e Londrës, pas Luftës së Parë Ballkanike, ndau territoret shqiptare midis:

       Serbisë (Kosovën dhe Luginën e Preshevës)

       Malit të Zi (Tuzin, Plavën, Gucinë, Ulqinin)

       Greqisë (Çamërinë dhe pjesë të tjera të Epirit)

       Shqipërisë së cunguar, e cila u shpall shtet, por me kufij shumë më të vegjël se territoret e banuara nga shqiptarët.

1.2 Kosova nën Jugosllavi dhe Lëvizjet për Pavarësi

Pas vitit 1913, Kosova mbeti nën Serbi dhe më pas u përfshi në Mbretërinë e Jugosllavisë, ku shqiptarët përballeshin me shtypje sistematike.

       Lëvizja e Kaçakëve (1918-1924): Rezistencë e armatosur kundër sundimit serb.

       Demonstratat e 1981 në Prishtinë: Dëshmuan për kërkesën e shqiptarëve për liri dhe barazi.

       Lufta e UÇK-së (1998-1999): Çlirimi i Kosovës me ndihmën e NATO-s dhe shpallja e pavarësisë në 2008.

1.3 Shqiptarët në Maqedoninë e Veriut dhe Luginën e Preshevës

       Në Maqedoninë e Veriut: Politikat asimiluese u kundërshtuan nga UÇK-ja në 2001, duke çuar në Marrëveshjen e Ohrit, e cila rriti të drejtat e shqiptarëve.

       Në Luginën e Preshevës: Shqiptarët vazhdojnë të përballen me diskriminim dhe kërkojnë bashkimin me Kosovën.

1.4 Çamëria – Një Tragjedi e Heshtur

Gjatë Luftës së Dytë Botërore, mijëra çamë shqiptarë u masakruan nga forcat greke të Napoleon Zervës. Sot, shqiptarët e Çamërisë kërkojnë të drejtat e tyre historike dhe njohjen e gjenocidit.

2. Aspekti Juridik i Shqipërisë së Natyrshme dhe E Drejta për Vetëvendosje

Sipas së drejtës ndërkombëtare, shqiptarët kanë të drejtën për vetëvendosje, një parim kyç i ligjit ndërkombëtar.

2.1 Parimet e OKB-së dhe E Drejta për Vetëvendosje

       Neni 1 i Kartës së OKB-së: Përcakton të drejtën e popujve për vetëvendosje.

      Rezoluta 1514 (1960) e OKB-së: Mbështet pavarësinë e popujve të shtypur.

2.2 Precedentë Ndërkombëtarë

       Rasti i Kosovës (2008): Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë konfirmoi se shpallja e pavarësisë nuk ishte në kundërshtim me ligjin ndërkombëtar.

       Rasti i Ribashkimit të Gjermanisë (1990): Një precedent që tregon se shtetet mund të bashkohen paqësisht.

3. Sfidat dhe Mundësitë Gjeopolitike

3.1 Roli i SHBA-së dhe NATO-s

       SHBA ka qenë mbështetësi kryesor i Kosovës dhe një faktor kyç për stabilitetin e shqiptarëve në rajon.

       Ndryshimi i administratave në Washington mund të ndikojë në të ardhmen e shqiptarëve

3.2 Serbia dhe Rusia – Pengesa Kryesore

       Serbia ende nuk e njeh Kosovën dhe tenton destabilizimin e rajonit.

       Rusia përdor çështjen e Kosovës për të sfiduar Perëndimin.

3.3 Integrimi në BE dhe Strategjia Shqiptare

        Shqipëria dhe Kosova duhet të forcojnë bashkëpunimin për të avancuar procesin e integrimit në BE.

4. Veprimet Konkrete për të Avancuar këtë Ideal

       Forcimi i institucioneve për të ndërtuar një shtet të fuqishëm.

       Bashkimi ekonomik dhe infrastruktura e përbashkët përmes projekteve si “Rruga e Kombit.”

       Lobimi në SHBA, BE dhe organizata ndërkombëtare për mbështetje diplomatike.

       Ndërgjegjësimi kombëtar në arsim dhe kulturë për të forcuar identitetin shqiptar.

5. Paralelizmat me Raste të Tjera në Botë

       Ribashkimi i Gjermanisë (1990): Një proces paqësor që u realizua me mbështetje ndërkombëtare.

       Pavarësia e Kosovës (2008): Një model për të drejtat e popujve për vetëvendosje.

6. Përfundim dhe Hapat e Ardhshëm

Shqipëria e Natyrshme nuk është thjesht një ideal, por një projekt kombëtar që kërkon:

       Forcimin e institucioneve në Shqipëri dhe Kosovë.

       Bashkimin gradual përmes institucioneve të përbashkëta.

       Sigurimin e të drejtave të shqiptarëve në Maqedoni, Preshevë, Mal të Zi dhe Çamëri.

       Diplomaci dhe lobim për mbështetje ndërkombëtare.

       Ndërgjegjësim kombëtar për të ruajtur identitetin shqiptar.

Historia ka treguar se kombet që veprojnë me strategji dhe unitet arrijnë qëllimet e tyre. Shqiptarët duhet të punojnë me vizion dhe vendosmëri për realizimin e Shqipërisë së Natyrshme.

Filed Under: Analiza

NJË TREGIM BEFASUES PËR FËMIJË “ANA E VOGËL DHE DHELPRA LILI”

February 3, 2025 by s p

Hasan Gremi/

Edhe një herë shkrimtarja dhe studiuesja e njohur Klara Kodra na befason me vëllimin e saj të ri për fëmijë, “Ana e vogël dhe dhelpra Lili*, botuar nga sh. b. “Agora” dhe i paraqitur në panairin e fundit. Ku qëndron e papritura në këtë tregim të vogël? Qëndron te një nga personazhet kryesorë që nuk i përket botës njerëzore, po të kafshëve, dhelpra Lili që jeton në një kopsht zoologjik dhe çuditërisht nuk është, si në përgjithësi personazhet dhelpra të përrallave dhe tregimeve, një personazh negativ. Ajo na del personazh pozitiv dhe mjaft simpatik. Sigurisht, jo për një trill të thjeshtë të autores, po për të shprehur një mesazh.  Një  mesazh të ri që jepet në një formë të re, origjinale.  Një mesazh që është lidhur ngushtë me mjedisin natyror në rrezik dhe me kafshët e pyllit që gjithashtu ndodhen në rrezik zhdukjeje. Gjithashtu një mesazh dashurie për tërë frymorët që si ne kanë ndjenja dhe vuajnë. Në këtë tregim të vogël dhelpra rizbulohet me veçoritë e saj biologjike. Ajo shihet si e bukur. Në fakt dhelprat kanë një bukuri natyrore brenda llojit të vet: qimet e gjata e të buta me ngjyrën e gjetheve të kuqe  që shkunden                                                                                                                 nga drurët në vjeshtë, bishtin e gjatë që i ngjan një  freskoreje. Ajo shihet gjithashtu si e zgjuar: dinakëria tradicionale e dhelprave është një armë e fuqishme në luftën për jetën. Njëqind dredhimet e saj janë provë zgjuarsie. Ajo shihet edhe si nënë. Dihet se kafshët janë jashtëzakonisht të lidhura me këlyshët e tyre; janë të gatshme të bëjnë gjithçka për ta. A ju kujtohet “Dhelpra me të bijat e lodhura”  që kërkon më kot një kokërr rrush te  “ Këngët e Milosaos”?  A s’ të zgjon vallë një farë dhemshurie?                                                                                                Dhelpra e tregimit të Klara Kodrës është nënë. Dhe është e ndarë nga fëmijët prej dorës së njeriut. Pra, dhelpra zhvishet nga tiparet negative të dinakërisë dhe lakmisë që ka nëpër përralla dhe që lidhen me antropomorfizimin e kësaj kafshe. Në mjedisin e saj natyror këto nuk janë vese, po thjeshtë shfaqje të luftës së natyrshme për mbijetesë.                                                                                                                                 Pra, personazhi i dhelprës së rizbuluar meriton dashuri. Dhe protagonistja e vogël ia jep, pasi zhvishet nga paragjykimet tradicionale për “dhelprën dinake”, duke folur me babanë e vet  si njeri më me përvojë që tregohet i drejtë.                                                                                                                                                        Pra, mesazhi i këtij tregimi për fëmijë është i rëndësishëm. Ai ka gjetur formën e përshtatëshme, dy monologë një të vajzës së vogël dhe një të dhelprës së antropomorfizuar. Autorja ka menduar të depërtojë në ndjenjat e fëmijës dhe – deri diku- të vihet në vendin e personazhit kafshë.                                                                                                                            Tregimi përshkohet nga dramatizmi i cili qendron krah për krah me një lirizëm të butë. Ky tregim të sjell ndërmend një tjetër tregim të llojit animalistik të kësaj autoreje i shkruar për fëmijë “Vogëlushja e shtëpisë* që kishte fituar çmimin për shkrimtarët e huaj në konkursin “ Teramo“ në Itali..                                                                                                                                                  

C:\Users\Administrator\Desktop\DHELPRA.jpg

Në këtë vëllim është në qendër  macja simpatike Xheki. Veçse ajo portretizohet nga jashtë, jo nga brenda. Ajo nuk antropomorfizohet, as nuk bëhen përpjekje për të kuptuar ndjenjat e saj në një vështrim më objektiv, po vizatohet portreti i saj i jashtëm, sytë e saj, ngjyra e qimeve të saj,  lëvizjet e saj, cilësitë dhe të metat e saj dhe të gjitha këto ndriçohen nga dashuria që ka për të rrëfimtarja e cila është një alta-ego i autores. Edhe në këtë vëllim të ri, tok me simpatinë e protagonistes së vogël Ana për dhelprën, ndihet qëndrimi simpatizues i autores, ndonëse i fshehur. Mund të shpresohet se kjo simpati e dhemshuri të ndihet edhe nga lexuesit e vegjël. Tregimi shfaqet me një gjuhë të kuptueshme dhe komunikuese për fëmijët. 

Filed Under: Kulture

Kosova dhe Presidenti Trump

February 3, 2025 by s p

Faton Bislimi /

Kosova dhe Presidenti Trump/

Dje, Presidenti Trump vazhdoi të implementojë në praktikë ato që deri dje njiheshin si “kërcënime elektorale,” duke firmosur urdhërin ekzekutiv për tarifa 25% në produktet kanadeze, meksikane, dhe kineze, që importohen nga SHBA-të. 

Ky vendim shënon një moment kritik, sidomos në marrëdhënjet në mes SHBA-së dhe Kanadasë. Të dyja këto vende me një sistem ekonomik jashtezakonisht të ndërlidhur dhe ndërvarur bile me marrëveshje bilaterale për sigurinë që është unike në botë. Të dyja po ashtu vende anëtare të NATO-s. 

Shto këtu edhe diskutimin serioz nga Shtëpia e Bardhë për Grenlandën, që së fundi ka nxitur mbi gjysmën e popullatës së Danimarkës ta shohin SHBA-në si kërcënim ndaj vendit të tyre. 

Mos të harrojmë, përsësi se edhe Danimarka është anëtare e NATO-s. 

Çështja më shqetësuese tanimë në gjeopolitikën globale është siguria ndërkombëtare: a do të ndikojnë apo ndoshta edhe zhbëjnë aleancën më të fortë ushtarake në botë, NATO, këto kontradikta të thella ekonomiko-politike në mes të SHBA-ve dhe vendeve aleate në NATO?

Nejse, ajo që për neve është kryekëput shumë e rëndësishme, është vendi ynë si Kosovë në krejt këtë vorbullë dinamike të gjeopolitikës botërore. 

Vlerësoj se është obligim yni patriotik, kombëtar e politik, që të jemi proaktiv dhe të zëmë vendin tonë meritor karshi Administratës Trump. 

Të pretendojmë se ne mund të vazhdojmë të sillemi me komoditetin e përkrahjes së garantuar amerikane, është gabim i pafalshëm. Mos të harrojmë: dështimi për t’u përgatitur është përgatitje për dështim! 

Klasa politike e Kosovës (pozitë e opozitë) duhet të jetë e njëzëshme karshi marrëdhënjeve me SHBA dhe ta bëjë fokus primar të angazhimit, interesin kombëtar të Republikës së Kosovës. 

Janë të kota debatet pro e kundër të së kaluarës, po aq të kota sa edhe idetë e afërsisë ose ftohtësisë së dikujt karshi një zyrtari amerikan apo një përfaqësuesi të Presidentit Trump. Nëse Presidenti Trump ka kristalizuar diçka në javët e para në Shtëpinë e Bardhë është çasja e tij e pakompromis ndaj kujtdo e gjithëckaje që sipas tij dëmton apo nuk përkrah interesin kombëtar amerikan. 

Nëse Kosova dëshiron të mos bije nga radari i aleatëve të SHBA-ve nën Trump, ajo duhet ta sforcojë marrëdhënjen me Amerikën, duke konfirmuar se përkrahja amerikane për të është pikërisht në interesin strategjik e gjeopolitik kombëtar amerikan. Besimi ynë se ‘Amerika e din’ dhe ne s’kem nevojë me ‘iu kallxu atyre se na jemi me ta,’ është vetkënaqësi e padobishme, e besa e dëmshme! 

Përkundrazi, përvoja ime mbi dy dekadëshe në Capitol Hill në Washington, DC, për kauzën kombëtare shqiptare, më thot se angazhimi ynë tani duhet shumëfishuar. Tani është momenti kritik të zëmë vendin meritor në listën e prioriteteve të Presidentit Trump. Tani është nevoja për të konsoliduar përpjekjet tona kombëtare e shtetërore për Kosovën. Çfarëdo vonimi ne këtë drejtim, rritë shumë koston politike për ne. 

Si shqiptar me atdhedashuri të pafund per Kosovën, unë do e vazhdoj misionin tim bashkë me secilin dhe të gjithë që vlerësojnë se Kosova pa SHBA-të është shumë fragjile dhe e ka të pamundur rrugëtimin e sigurtë drejtë familjes së madhe euroatlantike. 

Ajo që mund të bëjmë sot me pak, mund të mos arrihet nesër as me shumë më shumë. Koha është aset që nuk kthehet asnjëherë; momentumet e humbura mbesim veçse objekte studimi për historinë! 

Dje, Presidenti Trump vazhdoi të implementojë në praktikë ato që deri dje njiheshin si “kërcënime elektorale,” duke firmosur urdhërin ekzekutiv për tarifa 25% në produktet kanadeze, meksikane, dhe kineze, që importohen nga SHBA-të. 

Ky vendim shënon një moment kritik, sidomos në marrëdhënjet në mes SHBA-së dhe Kanadasë. Të dyja këto vende me një sistem ekonomik jashtezakonisht të ndërlidhur dhe ndërvarur bile me marrëveshje bilaterale për sigurinë që është unike në botë. Të dyja po ashtu vende anëtare të NATO-s. 

Shto këtu edhe diskutimin serioz nga Shtëpia e Bardhë për Grenlandën, që së fundi ka nxitur mbi gjysmën e popullatës së Danimarkës ta shohin SHBA-në si kërcënim ndaj vendit të tyre. 

Mos të harrojmë, përsësi se edhe Danimarka është anëtare e NATO-s. 

Çështja më shqetësuese tanimë në gjeopolitikën globale është siguria ndërkombëtare: a do të ndikojnë apo ndoshta edhe zhbëjnë aleancën më të fortë ushtarake në botë, NATO, këto kontradikta të thella ekonomiko-politike në mes të SHBA-ve dhe vendeve aleate në NATO?

Nejse, ajo që për neve është kryekëput shumë e rëndësishme, është vendi ynë si Kosovë në krejt këtë vorbullë dinamike të gjeopolitikës botërore. 

Vlerësoj se është obligim yni patriotik, kombëtar e politik, që të jemi proaktiv dhe të zëmë vendin tonë meritor karshi Administratës Trump. 

Të pretendojmë se ne mund të vazhdojmë të sillemi me komoditetin e përkrahjes së garantuar amerikane, është gabim i pafalshëm. Mos të harrojmë: dështimi për t’u përgatitur është përgatitje për dështim! 

Klasa politike e Kosovës (pozitë e opozitë) duhet të jetë e njëzëshme karshi marrëdhënjeve me SHBA dhe ta bëjë fokus primar të angazhimit, interesin kombëtar të Republikës së Kosovës. 

Janë të kota debatet pro e kundër të së kaluarës, po aq të kota sa edhe idetë e afërsisë ose ftohtësisë së dikujt karshi një zyrtari amerikan apo një përfaqësuesi të Presidentit Trump. Nëse Presidenti Trump ka kristalizuar diçka në javët e para në Shtëpinë e Bardhë është çasja e tij e pakompromis ndaj kujtdo e gjithëckaje që sipas tij dëmton apo nuk përkrah interesin kombëtar amerikan. 

Nëse Kosova dëshiron të mos bije nga radari i aleatëve të SHBA-ve nën Trump, ajo duhet ta sforcojë marrëdhënjen me Amerikën, duke konfirmuar se përkrahja amerikane për të është pikërisht në interesin strategjik e gjeopolitik kombëtar amerikan. Besimi ynë se ‘Amerika e din’ dhe ne s’kem nevojë me ‘iu kallxu atyre se na jemi me ta,’ është vetkënaqësi e padobishme, e besa e dëmshme! 

Përkundrazi, përvoja ime mbi dy dekadëshe në Capitol Hill në Washington, DC, për kauzën kombëtare shqiptare, më thot se angazhimi ynë tani duhet shumëfishuar. Tani është momenti kritik të zëmë vendin meritor në listën e prioriteteve të Presidentit Trump. Tani është nevoja për të konsoliduar përpjekjet tona kombëtare e shtetërore për Kosovën. Çfarëdo vonimi ne këtë drejtim, rritë shumë koston politike për ne. 

Si shqiptar me atdhedashuri të pafund per Kosovën, unë do e vazhdoj misionin tim bashkë me secilin dhe të gjithë që vlerësojnë se Kosova pa SHBA-të është shumë fragjile dhe e ka të pamundur rrugëtimin e sigurtë drejtë familjes së madhe euroatlantike. 

Ajo që mund të bëjmë sot me pak, mund të mos arrihet nesër as me shumë më shumë. Koha është aset që nuk kthehet asnjëherë; momentumet e humbura mbesim veçse objekte studimi për historinë! 

Filed Under: Ekonomi

Memo: Rizbulimi i historisë apo demaskimi i “deep state”

February 3, 2025 by s p

Analizë nga Rafael Floqi

Koncepti i “deep state” ose “shteti i thellë” është një teori që sugjeron se një grup i fshehtë i individëve, shpesh nga institucione të fuqishme si agjencitë e inteligjencës, ushtria, dhe burokracia, vepron pas skenave për të manipuluar ose kontrolluar politikat e shtetit, duke e shpërfillur ndonjëherë vullnetin e popullit dhe qeveritarëve të zgjedhur. Kjo teori, që ka fituar popullaritet në dekadat e fundit, është shpesh përdorur për të shpjeguar veprime ose vendime që duken të paqartë ose të larguara nga interesat e drejtpërdrejta të shumicës së njerëzve.

Në këtë kontekst, deklasifikimi i dokumenteve lidhur me vrasjet e John F. Kennedy, Robert F. Kennedy dhe Martin Luther King Jr. nga administrata Trump, ishte një moment i rëndësishëm që e solli këtë temë në diskutim. Trump nënshkroi një urdhër ekzekutiv në vitin 2025 për të deklasifikuar dokumentet që lidhen me vrasjet e këtyre figurave të njohura të historisë amerikane. Ky akt ka ngritur pyetje për ndikimin e “shtetit të thellë” dhe për rolin që mund të kenë pasur agjencitë si CIA, FBI dhe institucione të tjera në mbajtjen e disa informacioneve sekret për një periudhë kaq të gjatë, ndoshta i nxitur dhe nga dy atentatet kundra tij.

Deklasifikimi i këtyre dokumenteve mund të ndihmojë në zbardhjen e aspekteve të panjohura të këtyre ngjarjeve tragjike, duke ofruar mundësinë që të nxirren në dritë fakte që mund të kishin qenë të mbajtura sekret për arsye të paqarta ose për shkak të ndikimeve të “shtetit të thellë”. Ndonëse disa besojnë se ky hap mund të hedhë dritë mbi mundësitë e një komploti më të gjerë, të tjerë dyshojnë nëse do të shfaqen ndonjë informacion i rëndësishëm që mund të ndryshojë kuptimin që kemi për këto vrasje.

Kjo ka krijuar një lloj tensioni politik, pasi deklasifikimi mund të sfidojë perceptimin që publiku ka pasur për këto ngjarje, dhe gjithashtu mund të nxisë diskutime rreth ndikimit të agjencive të inteligjencës dhe pasojave të mundshme për rolin e “shtetit të thellë” në manipulimin e ngjarjeve të mëdha historike. 

Për të krijuar një opinion më të detajuar dhe të plotë mbi çështjen e deklasifikimit të dokumenteve lidhur me vrasjet e John Kennedy-t, Martin Luther King-ut dhe Robert Kennedy-t, është e rëndësishme të shqyrtojmë disa aspekte kyçe, përfshirë ndikimin e këtyre ngjarjeve në shoqërinë amerikane, mundësitë që deklasifikimi i dokumenteve të sjellë përmbysje të realiteteve historike, dhe mundësitë që këto informacione të mund të hedhin dritë mbi teoritë e konspiracionit që kanë mbizotëruar për dekada të tëra.

Vrasja e John F. Kennedy dhe Pasojat

Në vitin 1963, vrasja e presidentit John F. Kennedy shokoi jo vetëm SHBA, por gjithë botën. Disa muaj pas ngjarjes, një komision qeveritar, i njohur si Komisioni Warren, deklaroi se Kennedy ishte qëlluar për vdekje nga Lee Harvey Oswald, një ish-ushtar që vepronte i vetëm. Megjithatë, që nga ajo kohë, kjo teori ka qenë e diskutuar dhe shumë kritikë të komisionit të hetimit e kanë quajtur të paplotë dhe të paqëndrueshme. Gjatë viteve, janë formuluar shumë teori konspirative që sugjerojnë se pas vrasjes mund të qëndronin grupime më të fuqishme, si CIA, mafia, ose madje qeveria sovjetike dhe kubanët në mërgim.

Një element kyç që ka kontribuar në këtë ndjenjë dyshimi është mënyra se si dokumentet lidhur me vrasjen janë trajtuar nga autoritetet amerikane. Shumë informacione, përfshirë ato që mund të hedhin dritë mbi hetimet e zhvilluara, janë mbajtur të klasifikuara për dekada të tëra. Kjo ka nxitur një ndjenjë të thellë mosbesimi te qytetarët, të cilët ndjehen se po fshehen të vërteta të rëndësishme. Ndaj, kërkesat për deklasifikimin e këtyre dokumenteve kanë qenë të shumta, dhe tani, pas dekadash spekulimesh, ekziston mundësia që publikimi i këtyre dokumenteve të na sjellë më afër të vërtetës.

Senatori Robert F. Kennedy i shtrirë në tokë disa minuta pasi u qëllua më 5 qershor 1968

Deklasifikimi i këtyre materialeve ka potencialin të zbulojë detaje të panjohura deri tani, siç sugjeron James Robenalt, një ekspert i çështjes, i cili beson se dokumentet mund të zbulojnë lidhjet e CIA-s me Oswaldin dhe mund të ndihmojnë në lidhjen e copëzave të ngjarjeve të atij periudhe. Ky proces mund të mundësojë që të mësojmë më shumë rreth ndihmës që agjencitë amerikane mund të kenë ofruar për të mbuluar detaje që lidhen me vrasjen, ose mund të hedhin dritë mbi përpjekjet për të penguar hetimet.

Vrasja e Robert Kennedy dhe Martin Luther King

kennedy

Edhe vrasjet e Robert F. Kennedy dhe Martin Luther King kanë qenë të mbështjella me mistere dhe dyshime. Robert Kennedy u qëllua për vdekje në qershor të vitit 1968, ndërsa Martin Luther King, lideri i drejtave civile, u vra në prill të vitit 1968. Ashtu si me vrasjen e John Kennedy, këto ngjarje kanë nxitur një mori teorish konspirative, dhe mundësia që deklasifikimi i dokumenteve të lidhura me to të hedhë dritë mbi motivet e mundshme dhe autorët e vërtetë të këtyre ngjarjeve është një aspekt që ka tërhequr interesin e shumë ekspertëve dhe qytetarëve.

Deklasifikimi i këtyre dokumenteve mund të shfaqë detaje të panjohura deri tani lidhur me hetimet e zhvilluara për këto vrasje, duke mundësuar që të sqarohen dyshimet dhe të konfirmohen, ose hedhur poshtë, teori të ndryshme konspirative. Për shembull, në lidhje me vrasjen e Martin Luther King, ka pasur shumë spekulime rreth mundësisë që organizatat që kundërshtonin lëvizjen për të drejtat e njeriut mund të kenë pasur një rol në vrasjen e tij, një teori që ende është objekt diskutimi.

Vlerësimi i Mundësive të Deklasifikimit

Martin Luther King duke përshëndetur mbështetësit më 28 gusht 1963 në Uashington, gjatë "Marshit në Uashington. Në këtë ngjarje, ai mbajti fjalimin e tij "E kam një ëndërr"

Deklasifikimi i dokumenteve ka mundësinë të ndihmojë në një proces të domosdoshëm të transparencës dhe mund të japë mundësinë që opinionet publike të informohen në mënyrë të plotë për ngjarjet që kanë ndodhur në vitet ’60. Kjo mund të ndihmojë në uljen e nivelit të dyshimeve dhe të përmirësojë besimin e publikut ndaj institucioneve që kanë administruar këto hetime, duke i dhënë mundësinë qytetarëve të shohin një pamje të plotë të situatës.

Sidoqoftë, ka disa sfida të mundshme që lidhen me deklasifikimin e këtyre dokumenteve. Një nga këto është shqetësimi se publikimi i disa materialeve mund të dëmtojë agjencitë e sigurisë kombëtare dhe mund të zbulojë burime ose metoda të mbledhjes së informacionit që mund të kompromentojnë sigurinë kombëtare. Kjo është arsyeja pse disa dokumente mund të mbeten të klasifikuara, pavarësisht kërkesave të mëdha për deklasifikim.

Në fund të fundit, deklasifikimi i këtyre dokumenteve është një hap i rëndësishëm drejt sqarimit të ngjarjeve të rëndësishme historike që kanë pasur një ndikim të thellë në historinë moderne të SHBA-së dhe në perceptimin global të drejtësisë dhe transparencës. Por, siç sugjeron edhe ekspertët e fushës, përmbysja e gjithë historisë mund të mos jetë aq e thjeshtë siç duket dhe dokumentet mund të konfirmojnë përfundimet që janë bërë deri më tani, ose mund të hedhin dritë mbi aspekte të reja që do të ndryshojnë mënyrën se si ne i kuptojmë këto ngjarje.

Përfundimi:

Deklasifikimi i dokumenteve lidhur me vrasjet e John F. Kennedy, Robert Kennedy dhe Martin Luther King ka potencialin të na ndihmojë të kuptojmë më mirë ngjarjet që kanë formësuar historinë e SHBA-së dhe të zbulojmë informacione që mund të hedhin dritë mbi teori të ndryshme konspirative. Megjithatë, kjo ka nevojë për një balancë të kujdesshme mes transparencës dhe ruajtjes së sigurisë kombëtare. Nëse këto dokumente do të çojnë në një sqarim të plotë dhe të besueshëm të ngjarjeve, ato mund të përbëjnë një hap të rëndësishëm në forcimin e besimit te institucionet dhe në përmirësimin e kuptimit të historisë. 

Filed Under: Komente

Anglishtja e përkryer (Perfect English)

February 3, 2025 by s p

Lazer Stani/

Gjithmonë, kur kam pak kohë të lirë para ose pas punës, bëj një shtëtitje nga Penn Station deri në Herald Square, ku ndalem e ndez një cigare, i përhumbur në mendimet e mia, krejtësisht i çliruar nga ankthet e ditës. Edhe atë pasdite të vonë vjeshte këmbët me kishin çuar vetvetiu në Herald Square, ku ndalova, i shmangur disi nga turmat e njerëzve, që bridhin lart e poshtë dhe ndeza një cigare. Atë çast më terhoqi vëmendjen një burrë i veshur në mënyrë të çuditshme që ishte ngjitur mbi një nga shkëmbinjtë e vendosur në shesh dhe po recitonte. Recitonte si një mjeshtër i vërtetë i skenës, si një aktor profesionist, pa e vrarë mendjen për njerëzit që kalonin indiferentë përbri tij. Papritmas bërtiti në kupë të qiellit:

Hej njerëz, poezia që do recitoj tani është e Louise Glück fituese e çmimit Nobel.

“I have a friend who still believes in haven…”

(“Kam një mike që ende beson në Parajsë…”)

Interpretonte me pasion, duke tundur duart dhe trupin sipas ritmit të vargjeve, me një zë të thellë të që të ngjethte mishin.

Papritmas ndaloi në mes të recitimit:

“Kjo nuk është poezi, bërtiti. Ajo nuk është poete. Komiteti i Nobelit është çmendur! Janë çmendur të gjithë: redaktorët, botuesit, kritikët, juritë, Komiteti i Nobelit. Askush nuk e njeh më poezinë, tha duke iu drejtuar turmës mospërfillëse.

Unë po e degjoja me vemendje i magjepsur nga anglishtja e tij përfekte. Për herë të parë ndjeva dhimbje për veten që nuk do të flisja dhe as do të shkruaja kurrë një anglishte të tillë të përkryer. Disa humbje i kemi të parashkruara qëkur vijmë në këtë botë dhe betejen me to nuk do ta fitojmë kurrë.

Papritmas m’u avit një grua e panjohur dhe, duke më buzëqeshur, tha:

“Pse e dëgjon? A nuk e shikon se është krejtësisht i çmendur?

“Anglishtja e tij është e përkryer,”, i ktheva, duke thithur i pikëlluar cigarën time.

E panjohura, duke menduar se po bëja shaka, ia krisi të qeshurit.

“Paskeni një humor ekselent”, tha gruaja që ende vazhdonte të qeshte dhe u largua, duke më lënë në pikëllimin tim në sheshin tashmë pothuajse të zbrazët, ku burri i ngjitur mbi shkëmb ende vazhdonte të recitonte në anglishten e tij të përkryer.

Filed Under: ESSE

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 45
  • 46
  • 47
  • 48
  • 49
  • …
  • 51
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • Kontributi shumëdimensional i Klerit Katolik dhe i Elitave Shqiptare në Pavarësinë e Shqipërisë 
  • Takimi i përvitshëm i Malësorëve të New Yorkut – Mbrëmje fondmbledhëse për Shoqatën “Malësia e Madhe”
  • Edi Rama, Belinda Balluku, SPAK, kur drejtësia troket, pushteti zbulohet!
  • “Strategjia Trump, ShBA më e fortë, Interesat Amerikane mbi gjithçka”
  • Pse leku shqiptar duket i fortë ndërsa ekonomia ndihet e dobët
  • IMAM ISA HOXHA (1918–2001), NJË JETË NË SHËRBIM TË FESË, DIJES, KULTURËS DHE ÇËSHTJES KOMBËTARE SHQIPTARE
  • UGSH ndan çmimet vjetore për gazetarët shqiptarë dhe për fituesit e konkursit “Vangjush Gambeta”
  • Fjala përshëndetëse e kryetarit të Federatës Vatra Dr. Elmi Berisha për Akademinë e Shkencave të Shqipërisë në Seancën Akademike kushtuar 100 vjetorit të lindjes së Peter Priftit
  • Shqipëria u bë pjesë e Lidhjes së Kombeve (17 dhjetor 1920)
  • NJЁ SURPRIZЁ XHENTЁLMENЁSH E GJON MILIT   
  • Format jo standarde të pullave në Filatelinë Shqiptare
  • Avokati i kujt?
  • MËSIMI I GJUHËS SHQIPE SI MJET PËR FORMIMIN E VETEDIJES KOMBËTARE TE SHQIPTARËT  
  • MES KULTURES DHE HIJEVE TE ANTIKULTURES
  • Historia dhe braktisja e Kullës së Elez Murrës – Një apel për të shpëtuar trashëgiminë historike

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT