• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Archives for March 2025

GURAKUQI POET E PATRIOT I FLAKET

March 4, 2025 by s p

Nëno moj,mbaj zi për vllanë

Me tre plumba na e vranë

Na e vran’ e na e shanë

Na I thane tradhtor.

Shkruan:Ismail Gashi-Sllovia

Kështu e pat  filluar Noli elegjinë e Tij te famshme”Syrgjyn-Vdekur”, per mikun, bashkëluftëtarin e bashkëpunëtorin e Tij Luigj Gurakuqi , të vrarë më 2 Mars 1925 në Bari të Italisë. Noli pati arsye të madhe ta vajtojë”Katilinarqe” në nivel personal, historik e poetik këtë martir të Lëvizjes Kombëtare. Të vajtojë për këtë patriot të flakët e vigan.këtë poet e arsimdashës te madh. Gurakuqi filloi herët të merret me vargënime, sigurisht i shtyer nga entuziazmi I Rilindasëve para Tij, e veçmas nga mësuesi I madh I Tij, Plaku I nderuar, Jeronim de Rada,”Duke ndëgjuar zanin e Tij të fikët, e tue pa sytë e tij të mekur”, Kur Ai e përmente Shqipërinë dhe Skëndërbeun, para nxënësit të Tij dhe poetit të ardhshëm, I dha shkas e motiv, të shkruajë edhe ai diç për këtë strall që  e përjetoi nga kjo flakë e madhe patriotike. Shkrimet e Gurakuqit,nuk janë vetëm dëshmi e një akumulimi patriotik, sa edhe mllef ndaj dukurive negative, që atij I dukeshin  në letërsi dhe sistemin politik e shtetëror të otomanëve të urrejtur nga poeti I ri. Një numër tjetër vargjesh të Gurakuqit, janë mall e konsideratë ndaj shokëve, veçmas ndaj Filip Shirokës, Hil Mosit, Gjergj Fishtës e të tjerëve, Në vragje e tilla, kemi edhe asosh që bëjnë çortim, ndaj një pjese shkrimesh, të cilat, sipas Gurakuqit, nuk shohin dritë për të tilla poezi, jo të nivelit artistik. Ata poet, nëse Gurakuqi ka menduar vetëm për një pjesë te veçantë, janë bastardhuesit e gjuhës dhe vargnimit shqip.

O t’falitun,ku e xut këtë dituni

Fort jeni tuj gabue

/ T’falun atdhetarit të Kosovës/

Gurakuqit I çante zemra, se këta ishin shkollarët shqiptarë, të shkolluar nëpër qendra të ndryshme të Evropës, që atë culture, nuk e sjellnin për të mirën e atdheut dhe gjuhës së tyre shqipe. Gurakuqi kërkonte nga të rinjtë, që të këndojnë si “Alkej e Safo për Vegjilin”, ose të atillë që,  këndojne si Bajroni “ qi t’Tepelenit iu pat këndue luanin”. Më duket  se. Gurakuqi për një kërkesë të tillë, kaq të prer e mohim kaq të thellë, nuk kishte lexuar e vlersua nivelin e poetikës shqipe, andaj duket paksa kërkesë e madhe. Ndoshta Gurakuqi, nuk kishte pjekuri artistike e as moshë, që të kërkojë edhe më pak, të gjykojë aq rrept  letërsine dhe krijuesit  e letërsisë shqipe dhe të lëshojë nën nivelin që ishte. Dihet se,, në mesin e krijuesve të asaj kohe, kishte të tillë, që kënduan mirë për  shqiptarët e Shqipërinë, për  ngjarjet dhe kohën e tyre, kishte Bajrona e Safo të merituar, Si Naimi Frashëri e Jeronim De Rada, këtë të fundit, Gurakuqi pati fatin, ta kishte mësues. Ate se nuk e çmoi sa lypej e meritueshëm poezinë shqipe, Gurakuqi e dëshmoi edhe në veprën e Tij, ”Vargnimi  I Gjuhës Shqipe”, botuar më 1906. Në të cilen  mendimet teorike, nuk I ilustroi nga brumi I letërsisë shqipe, por me ate nga letërsia e huaj, të cilën me gjasa e njihte më mirë. Pra, Gurakluqi  nuk I përmente disa penda të spikatura të kohës. Ndërsa adhuronte disa të tjera, të cilat në krahasim me të parat, ishin më të ulëta, në pikëpamje të nivelit letrar, artistik e ideor. Si duket natyrshëm ishte paksa karakter I vrullshëm në vlerësim ashtu siç ishte edhe në jetën praktik, I tillë mund të ketë qene edhe ne vlerësim  letrar e artistik. Andaj, edhe disa mendime teorike në veprën e përmendur nuk mund të qëndronim shumë në kohë. Për mendimtar  mund të merret, se Ai u përpoq të thot diç edhe për vargnimet origjinale të letrësisë shqipe të kohës. Në poezinë “Qëndra” e cila konsiderohet për kryevepër poetike  e Gurakuqit, nuk na del aq mendimtar, aq sa duhej të dali dhe çfarë ishte në jetën praktike. Kuptohet,poetët mendimar jane më të rrallë,  ne  marrim Naimin, që ze krye në këtë drejtim, Ndërsa tentimet e Gurakluqit, janë vetëm tentime pozitive për kohën.  Të cilat nuk janë vazhduar më tej. Këtu nuk kemi romatizëm djaloshar, por stoizëm stabil para vështërsive.

Veç nji qëllim I naltë,t’ban me durue

e zemrën ta forcon

ner kundershtime s’vyen kurr me u ligshtue

mjerë ai qi nuk duron.

Kjo më duket është poenta e kësaj poezia, të cilën poeti,  që ishte burr, që rrallë lind malësia,  edhe në jetë e praktikoi.

            Për sa vjersha kushtuar miqve e bashkeveprimtarëve, vendlindjes e atdheut.Vlen të përmenden, Elegjia kushtuar motës së vdekur,”Tuf lulesh,kujtim i të dashunve”, ku më dukët se, vërehet një sentimentalizëm dhëmbjeje e pikëllimi, sa lexusin e benë të derdh pak lot. Gurakuqi, ka ditur të vërejë ngjarjet e ta lexon kohën, për të cilat ishte I interesuar dhe ato t’I shënojë edhe në vargjet e Tija. Kështu, “Dita e 29 tetur 1900” dëshmon për ndjeshmërinë e Tij patriotike, kushtuar arbëreshve të Zarës, që nderuan Skënderbeun. Këto kanë të bëjnë me edukimin e formimin e Tij patriotik prej malësori e atdhetari të përkushtuar. Luigj Gurakuqi shkroi edhe një numër të vogël poezish për të vegjlitë, me të cilat dëshmon për aftësitë dhe nivelin e përgatitjes së tij prej pedagogu. Ato pak vargje që I botoi në”Kendimet”, janë pasqyrë dëshmuese të një njohësi të mirë e të afërt për të vegjëlitë. Për pedagog,ai do të tregohet edhe në Normalen e Elbasanit 1909,në të cilën ishte Drejtori i parë  i sajë, e njëheri edhe hartuesi I shumë teksteve për nxënësit e sajë Gurakuqi duke bërë kështu përpjekje në krijimtari e punë patriotike, dosido iu desht të largohet nga krjimtaria letrare. Këte e bëri,siç thot Akademik Rexhep Qosja,duke parë  se puna patriotike, ishte shumë më efikase dhe e domosdoshme që nuk kishte kohë për pritje, se sa krijimtaria letrare”, Ai e la herët krijimtarinë, edhe pse “me ato pakëz  shkrime e pakez përkthime” që bëri mbetët në vend të merituar në historinë ë letërsisë shqipe. Luigj Gurakuqi, më shumë ishte njeri I aksionit e veprimit praktik kombëtar e intelektua. Kështu më 1908, në emër të delegatit të Shkodrës dhe arbëreshve të Italisë, mori pjesë në Kongrsin e  Manastirit, për çështje të njësimit të alfabetit të gjuhës shqipe. Gurakuqi dha mendimin se, “edhe kombi shqiptar, duhet të marr rrugën e qytetërimit,si gjithë kombet e qytetërura”, E  kur Shqipëria ishte nën zgjedhën  e otomanëve, u hap shkolla e parë e mësuesisë shqiptare, e njohur  me emërin “Normalja e Elbasanit” më 1909.Kjo ishte ngjarje,sa e madhe,aq edhe rëndësisë së domosdoshme për arsimin e popullit tonë. Luigj Gurakuqi, Aleksandër Xhovani e intelektualët të tjerë, punuan me nxënësit e kësaj shkolle, në përgatitjen e kuadrove “ si me mujt mirë me sherbye” arsimit kombëtar në shkollat e ardhshme në gjithë hapësirën etnike shqiptare. Nxënësit e kësaj shkolle u bënë pishtarët e arsimit tonë anë e mbanë, ku flitej shqipja. Poashtu,,këta bijë udhëhoqen edhe luftën për të mirën e popullit dhe Shqipërisë. Merita e dorës së parë, I bije hise, Drejtorit të parë me shkokë, të kësaj shkolle, si edhe për qëndresën e tyre rezistueëse, që këtë shkollë ta rihapin përseri më 1911. pasi turqit e mbyllën si të rrezikshme. Po ashtu Gurakuqi në aktivitetin e Tij në lëmin e gjuhës shqipe, ka merita për iniciativën e Tij, që më 1916, të merr pjesë të punojë e kontribojë në  formimin tash më të njohuren  “Komisija Letrare” në Shkodër, që njihet si veprim I parë konkret për fillimin e njësimit të gjuhës letrare kombëtare.

            Për Gurakuqin më së shumti mund të themi,Gurakuqi veprimtar kombëtar e parlamentar në ballë të opozitës dhe përball kundërshtarëve të jashtëm politik e kombëtar, si dhe publikimet e Tija në gazetat dhe revistat e kohës, si: Albania, Fjamuri i Arbërit e të tjera. Poashtu, ështe I njohur bashkëpunimi i Gurakuqit me shumë poet e patriot, si me Shiroken, Nolin, Skiroin, Fishtën e të tjerë.Bashkëpunoi ngusht me Hasan Prishtinën, Avni Rrustemin, Bajram Currin, Isa Boletinin e Plakun mjekerr  bardh  Ismail Qemailin e Ded Gjo Lulin.Kur shihen me kend punoi, me kend qëndroi, kuptohet edhe ku ishte e kush ishte Luigj Gurakuqi. Me këto përsonalitete madhore historike, patjetër Gurakuqi kaliti patriotizmën e Tij e do të mbetët personalitet I madh në historine shqiptare. Për fatin e Tij të mirë, kjo ishte kohë e vrullit dhe e lavdisë sonë historike. Patrioti stoik, i menqur, i matur dhe enciklopedik, mik i veprës e përparimit, u gjet i pranishëm e në ball të oraginizimit e veprimit në data të lavdishme të historisë sonë kombëtare, u lavdua,më 28 nëntor 1912, që ishte në krahun e djathët të Plakut Mjekër Bardh Ismail Qemailit, në shpalljen e pavarësisë së Shqipërisë nga sundimi mbi pesë shekullor Otoman, në Vlorën Heroike, ku pat thënë: Kjo zgjedhë duhet të jëtë e fundit” dhe për shqiptarët,”Kjo festë  asht e mrekullueshme dhe e madhërishme”.

Me 1921/24 Gurakuqin e shohim Deputet të Shkodrës në Parlamentin shqiptar në Qeverinë e Zogut, vrasësit të tij të ardhshëm, në pushtetin e të cilit Gurakuqi shihte ”pushtetin e hurit dhe të litarit”. Veprimet kundër Zogut në parlament gjithmonë I kishte në mbrojtje të  interesave të fashtarësisë, dhe cdo herë foli në të mirë dhe mbrojtjen e tyre, Foli shumë për emancipimin e femnrës shqiptare, ishte I ashpër dhe I hapur, sa pati guxim, që Zogut para syve t’ia thot fjalët të shkruara nga Noli drejtuar mbretit satrap,  “birit i Kainit,Tabdil si bari”, “sternip I Nasradinit”. Zogu edhe pse u mundua t’ia ndal gojën ketij “zemer hekuri”,kurrë nuk ia arriti qëllimit. Gurakuqi për Shqipërinë ishte patrioti xhevair I shtenjët, që siç thot historiani me kompetencë I historise së letërsisë shqiptare Rexhep Qosja, ” Nuk ka ditur, as nuk ka dashur t’i bëjë punët vangavinga”. Pas vrasjes së Avni Rrusteit, u bë nxitje e favorshme për kryengritje, të cilën e udhëhoqi fan Noli, dhe mu nga kjo kryengritje, nuk vonoi dhe u kororizua me formimin e njohur të Qeverisë Demokratike, Revulucioni e Qershorit më 1924.Edhe pse nuk pati jetë të gjatë, nga armiqët ziliqar sërbë dhe intrigave të me sllavët  e kundërshtarëve tjerë, Jehona e tij qëndroi për shumë kohë  e njihet në histori e dëgjohet edhe sot në Shqipëri dhe gjitha trojet etnike shqiptare. Gurakuqi ishte dorë e djathët e Qeverisë Demokratike shqiptare të Nolit, ku kreu detyrën e Ministrit të Arsimit. Qosja me të drejtë thotë:”Humbëm Qeverine Demokratike, që askush nuk e pati para nesh në Ballkan”. Ishte Qeveri e parë e këtij lloji në siujdhesën tonë. Pas këtij dështimi, Gurakuqi me shokë, shkuan në emigrim, për tu përkatitur e pritur nje ditë të përshtatshme të rikthimit. Por, Zogolli përgatiti mercenar të soji të vetë, që mos ta gjente edhe njeherë e liga mbretërore, i ndoqi, i vrau i shau dhe i zhduku këta patriot atdhetarë, me dorë tradhtare të mercenarëve, Vrau historinë shqiptare, mes Bajram Currit, Hasan Prishtinës, Avni Rrustemit, ndër të parcët vrau Gurakuqin më, 2 Mars 1925, në Bari të Italisë,  Gurakuqi mbeti syrgjyn-vdekur, si edhe Bajram Curri e Hasan Prishtina më vonë  në Selanik e  Avni Rrustemin pse ia vrau dajën mikun më besnik të sërbëve, Esat Pash Toptanin. Luigj Gurakuqi nuk ishte e as nuk mbeti “syrgjyn”.Pasi që tash një shekull, brez pas brezi, shqiptarët e mësojne, e lexojnë e shohi në përmendore të materializuar kudo në hapësirat shqiptare. Vepra letrare, pedagogjike e sodomos personaliteti I Tij historik është i gjallë dhe shërben simbol guximi e përparimi  shqiptar, me të drejtë Noli e mbyll elegjinë:

Nëno moj-ç’është përpjekur

gojë-mjaltë e zemër hekur

syrgjyn-gjall e syrgjyn vdekur

ky vigan liberator.

Filed Under: Histori

Si duhet, që të mos i jepet fund luftës në Ukrainë

March 4, 2025 by s p

Dështimet e së kaluarës e bëjnë të qartë se një paqe e imponuar nuk do të zgjasë

Përktheu Rafael Floqi: Tetiana Kyselova dhe Yuna Potomkina from Foreing Affairs

TETIANA KYSELOVA është profesoreshë e asociuar në Akademinë e Universitetit Kombëtar të Kyiv-Mohyla dhe Drejtore e Qendrës Kërkimore të Ndërmjetësimit dhe Dialogut në Ukrainë.

YUNA POTOMKINA është një avokate dhe ndërmjetëse ukrainase. Ajo shërbeu si Këshilltare e Zëvendës Shefit të Parë të delegacionit negociues të Ukrainës në Grupin Trepalësh të Kontaktit në Minsk nga viti 2020 deri në vitin 2022.

Më 18 shkurt, Rusia dhe SHBA. Zyrtarët u takuan në Arabinë Saudite për të filluar bisedimet për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë – dialogu i parë i tillë i nivelit të lartë që do të zhvillohet që nga pushtimi në shkallë të plotë të vitit 2022, por një pa përfaqësues ukrainas. Përpara bisedimeve, SHBA. Presidenti Donald Trump i bëri lëshime presidentit rus Vladimir Putin dhe që atëherë i ka thënë presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky se ai “po luante bixhoz me Luftën e Tretë Botërore”. Përshtatja e narrativave dhe pozicioneve ruse mund të rezultojë të jetë një lëvizje provokuese, por e zgjuar për ta sjellë Putinin në tryezë – por vetëm nëse Trump vendos standarde dhe kërkesa të larta sapo të fillojnë negociatat.

Deri më tani, hapat e Trump drejt negociatave i kanë ngjan shumë procesit të Minskut që filloi pas aneksimit të Krimesë nga Rusia dhe pushtimit të pjesëve të rajoneve të Donetskut dhe Luhanskut të Ukrainës në vitin 2014. Negociuar nga e ashtuquajtura Katër e Normandisë – krerët e shteteve nga Franca, Gjermania, Rusia dhe dy grupet e Minskut 1 dhe 2, procesi i Minskut , që të dyja përcaktuan kushtet për një armëpushim dhe përshkruan hapat drejt një zgjidhjeje politike në Donbas. Këto marrëveshje të dobëta nuk u zbatuan kurrë siç duhet, dhe ndërsa Putin filloi pushtimin e tij në 2022, ai i anuloi ato plotësisht.

Konteksti politik dhe strategjik ka ndryshuar në mënyrë dramatike që nga viti 2014. Por mësimet e hidhura të procesit të Minskut mbeten më të rëndësishme se kurrë. Fatkeqësisht, negociatat e reja të udhëhequra nga SHBA duket se përsërisin dobësitë specifike nga procesi i Minskut, të tilla si përjashtimi i palëve kryesore në konflikt dhe nxitimi drejt një armëpushimi të papërcaktuar me pak garanci për zbatimin dhe sigurinë. Ashtu si negociatat aktuale, marrëveshjet e Minskut sakrifikuan perspektivën e ndërlikuar por të arritshme të paqes së qëndrueshme për përfitime diplomatike afatshkurtra. Nëse Trump me të vërtetë dëshiron të jetë figura që i jep fund luftimeve midis Rusisë dhe Ukrainës, ai nuk duhet të përsërisë gabimet e Minskut.

MARREVESHJE TË IMPONUARA

Duke kërkuar një marrëveshje në parim dhe duke shtyrë punën për detajet, në mesin e viteve 2010, Kremlini ngriti një kurth që shkatërroi marrëveshjet e Minskut – një mashtrim që duket se dëshiron ta ribëjë tani. Procesi i Minskut nuk ishte menduar të vazhdonte në dy pjesë. Procesi u iniciua nga Katërshja e Normandisë përmes Grupit Trepalësh të Kontaktit, i cili përfshinte përfaqësues nga Rusia, Ukraina dhe Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE). Por Minsk I, i nënshkruar më 5 shtator 2014, nuk arriti të ndalonte përparimet ruse. Pas muajsh luftimesh të vazhdueshme dhe një disfate shkatërruese ushtarake ukrainase në Debaltseve, një marrëveshje e dytë, Minsk II, u negociua dhe u nënshkrua më 12 shkurt 2015.

Edhe pse Katërshja e Normandisë duhej të siguronte një format gjithëpërfshirës, ​​interesat e Ukrainës u eliminuan de fakto nga negociatat e Minskut, sepse aparatet ushtarake dhe civile të vendit ishin në pozita shumë të dobëta – dhe për shkak se aleatët e Rusisë dhe të Kievit ushtronin presion të fortë për të nxituar për një marrëveshje të shpejtë. Nënshkrimi i të dy marrëveshjeve të Minskut pasoi disfata të mëdha ushtarake ukrainase në të cilat Kievi humbi territore të rëndësishme rreth Ilovaisk dhe Debaltseve dhe pësoi viktima të konsiderueshme.

Si rezultat, ukrainasit i perceptuan marrëveshjet e Minskut si të imponuara ndaj tyre dhe shumë i refuzuan ato plotësisht. Për shembull, në vitin 2019, aktivistë të shoqërisë civile ukrainase, politikanë të opozitës dhe veteranë të luftës nisën një lëvizje sociale të quajtur “Jo kapitullimit!” e cila mobilizoi protesta masive kundër lëshimeve politike ndaj Rusisë në kuadër të Minskut. Në një sondazh të kryer nga Rating Group dhe të publikuar në mes të shkurtit 2022, 63 për qind e ukrainasve ranë dakord me deklaratën se “marrëveshjet [Minsk] duhet të rishikohen dhe të rejat të nënshkruhen”, dhe vetëm 11 për qind ranë dakord që Ukraina duhet të përmbushë të gjitha kërkesat e procesit të Minskut. Pjesërisht, ukrainasit nuk e pranuan kurrë procesin e Minskut si legjitim, sepse Kievi ra dakord për kompromise të paqëndrueshme.

KALI TROJAN

Marrëveshjet e Minskut rekomanduan gjithashtu që trupat ruse të largoheshin nga pjesët e pushtuara të rajoneve të Donetskut dhe Luhanskut, por vetëm nëse do të mbaheshin zgjedhjet lokale dhe nëse pjesëve të pushtuara të Donetskut dhe Luhanskut do t’u jepej “status special” në Ukrainë, me të drejtën e mundshme për të kontrolluar forcat e tyre policore dhe për të emëruar gjyqtarë dhe prokurorë – një privilegj që rajoni ukrainas nuk e kishte në asnjë moment tjetër. Rusia e shpalli këtë dispozitë si një hap drejt një modeli federal për Ukrainën. Por edhe pse një rritje e tillë e autonomisë rajonale mund të interpretohet si demokratike, demokracia nën pushtim nuk funksionon. Një marrëveshje e tillë do t’i kishte dhënë Rusisë një kalë trojan për të minuar kursin properëndimor të Ukrainës nga brenda.

Edhe pse palët ranë dakord për zgjedhjet në Donetsk dhe Luhansk gjatë negociatave të Minsk I, ata kundërshtuan kohën. Në nëntor 2014, republikat, ende të pushtuara nga forcat ruse, zhvilluan zgjedhjet lokale në mënyrë të njëanshme, duke pretenduar se zgjedhje të tilla duhej të ndodhnin përpara se trupat të largoheshin. Por Ukraina, OSBE-ja dhe partnerët perëndimorë i panë këto zgjedhje si të paligjshme dhe jo në përputhje me Minsk I, duke argumentuar se trupat supozohej të largoheshin përpara se të mbaheshin zgjedhjet dhe se zgjedhjet duhet të mbaheshin nën mbikëqyrjen e OSBE-së. Por territoret vazhduan të pushtoheshin nga forcat e kontrolluara nga Rusia, pavarësisht pretendimit të Rusisë se nuk kishte trupa atje, dhe në vitin 2018, ata përsëri mbajtën zgjedhje të ngjashme të papajtueshme.

Sot, Rusia kërkon gjithashtu të përdorë negociatat për të ndërhyrë në punët e brendshme të Ukrainës, duke kërkuar që Ukraina të zhvillojë zgjedhje të nxituara presidenciale (të cilat ka të ngjarë të mos përmbushin standardet demokratike), t’i kthejë privilegjet Kishës Ortodokse Ruse në Ukrainë dhe të rivendosë rëndësinë e gjuhës ruse. Këtë herë, udhëheqësit e Ukrainës, grupet e shoqërisë civile dhe qytetarët kanë qenë më të shpejtë për të njohur dhe refuzuar taktika të tilla. Por nëse kushtet e një armëpushimi vendosen përsëri nga Moska dhe aktorë të tjerë – në këtë rast, Uashingtoni – pa pjesëmarrjen adekuate të Ukrainës që në fillim, Kievi nuk do të jetë në gjendje të mbrojë interesat e tij ose të bindë ukrainasit për legjitimitetin e marrëveshjes, duke e dënuar zbatimin e saj. Në një anketë të kryer nga Rating Group në mars 2024, më shumë se gjysma e të anketuarve ukrainas ranë dakord se nëse do të kundërshtonin kushtet e një traktati të mundshëm paqeje, ata “do t’i bashkoheshin një proteste paqësore”; shtatë për qind thanë se do t’i bashkoheshin një “proteste të armatosur”.

ZBATIMI I DËSHTUAR

Për shkak se asnjë armëpushim nuk do të kënaqë plotësisht interesat e Ukrainës ose Rusisë, çdo marrëveshje do të ketë nevojë për mbikëqyrje dhe zbatim të rreptë të palëve të treta si gjatë negociatave të marrëveshjes ashtu edhe pas nënshkrimit të saj. Dispozitat e zbatimit ishin thelbësisht të mangëta në marrëveshjet e Minskut. Asnjë tekst nuk iu referua kurrë garantuesve apo ndonjë pasojë për shkeljen e marrëveshjes.

Në vend të kësaj, pati dy përpjekje për të zbatuar marrëveshjet e Minskut, por të dy mekanizmat ishin të ndërtuar keq. I pari i besoi Misionit Special të Monitorimit të OSBE-së – një organ i themeluar në mars 2014, përpara se konflikti ushtarak të përshkallëzohej, dhe më vonë u përfshi në marrëveshjet e Minskut – monitorimin e shkeljeve të armëpushimit dhe verifikimin që të dyja palët kishin tërhequr armët e rënda nga vija e frontit. Por ajo nuk ia ngarkoi asnjë palë fajin për shkeljet që dëshmoi, e lëre më të rivendoste përputhshmërinë apo të aplikonte penalitete.

Ndërsa konflikti vazhdoi të përshkallëzohej, palët u përpoqën të angazhoheshin më drejtpërdrejt dhe më shpejt sesa përmes ndërmjetësve nga Misioni Special i Monitorimit të OSBE-së. Në shtator të vitit 2014, Rusia dhe Ukraina krijuan Qendrën e Përbashkët për Kontrollin dhe Koordinimin, një ent i përbërë nga oficerë ushtarakë rusë dhe ukrainas, por që i mungonte ndonjë dokument formal themelues. Ideja ishte që të lejoheshin dëshmitarët të hynin në të dyja anët e frontit për të monitoruar më mirë çdo shkelje të armëpushimit. Por atij organi i mungonin gjithashtu mekanizmat sanksionues dhe çdo aftësi që kishte për të zbatuar marrëveshjet u gjunjëzua në vitin 2017 kur Rusia tërhoqi përfaqësuesit e saj dhe i zëvendësoi ata me emisarë nga Donetsk dhe Luhansk të pushtuara, duke shmangur përsëri përgjegjësinë e saj për konfliktin duke u përballur me aktorët e saj përfaqësues. Pa asnjë zbatim apo edhe mbikëqyrje, Rusia mund të shkelë në mënyrë të përsëritur marrëveshjet pa ndonjë pasojë të menjëhershme.

Zbatimi i marrëveshjeve të Minskut u pengua gjithashtu nga paqartësia se kush ishin palët nënshkruese dhe cilat prej tyre kishin detyrimet. Rusia e manipuloi rolin e saj dhe u paraqit si ndërmjetëse midis Ukrainës dhe republikave përfaqësuese në Donetsk dhe Luhansk. Në fund të fundit, të gjithë ata që duhej të ishin përgjegjës për marrëveshjet u la me pak qartësi nëse marrëveshjet ishin ligjërisht të detyrueshme. As presidenti ukrainas dhe as ai rus nuk nënshkruan Minsk I ose II. Dhe as parlamenti i Ukrainës dhe as i Rusisë nuk e ratifikuan asnjërën marrëveshje. (Një rezolutë e Këshillit të Sigurimit të OKB-së u bëri thirrje palëve të zbatonin Minsk II në një rezolutë të vitit 2015, por ky apel pati pak efekt.) Këto defekte nuk mund të korrigjoheshin me asnjë përpjekje konsekuente; kishte të paktën tetë dokumente të gjitha së bashku – duke përfshirë protokollet, memorandumet, shtesat dhe vendimet e Grupit të Kontaktit Trepalësh – dhe të gjitha kontribuan në dështimin e marrëveshjeve.

Bërja e çdo fjalie të një marrëveshjeje, edhe nëse është thjesht një armëpushim, sa më e detajuar dhe e formuluar me kujdes – duke përcaktuar detyrimet dhe duke krijuar afate specifike dhe specifikime teknike për monitorimin dhe llogaridhënien – forcon marrëveshjet përsëri. manipulimi i st. Çdo marrëveshje për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë duhet të parashikojë më qartë edhe një mekanizëm shumë më të fuqishëm të zbatimit. Së pari, çdo zgjidhje duhet të përfshijë masa sigurie që, në rast shkeljeje, do të përdoren shpejt dhe në mënyrë të pavarur. Rusia do të jetë veçanërisht e interesuar në minimizimin e garancive të sigurisë për Ukrainën, dhe kështu garanci të tilla preferohet të bien dakord nga Ukraina dhe aleatët e saj përpara negociatave me Rusinë. Një armëpushim ose një marrëveshje paqeje duhet gjithashtu të integrojë një mekanizëm monitorimi, verifikimi dhe llogaridhënieje që mund të identifikojë objektivisht dhe shpejt shkeljet e armëpushimit, t’ia atribuojë pa mëdyshje fajin njërës prej palëve dhe më e rëndësishmja, të rivendosë pajtueshmërinë – nëse është e nevojshme, duke vendosur sanksione për shkeljet. Duke pasur parasysh mungesën aktuale të besimit midis palëve, një mision i përbashkët paqeruajtës ushtarak, anëtarët e të cilit të gjitha palët negociuese bien dakord, mund të jetë një rrugë përpara.

Zgjidhjet teknike për zbatimin e një armëpushimi do të duhet gjithashtu të marrin parasysh natyrën e luftës moderne. Vija e frontit në Ukrainë aktualisht shtrihet mbi 3,000 kilometra, me luftime intensive që zhvillohen në rreth 970 kilometra. Kjo është të paktën dhjetë herë më e madhe se ajo e frontit gjatë negociatave të Minskut. Çdo ide se një zonë kaq e madhe konflikti – e zgjeruar më tej nga përdorimi i dronëve, raketave të drejtuara me saktësi dhe sistemeve të luftës elektronike – mund të kontrollohet pa zbatim të fuqishëm është një iluzion.

Së fundi, Evropa do të duhet gjithashtu të luajë një rol të madh—dhe një rol më të disiplinuar dhe më të përgjegjshëm se sa në mesin e viteve 2010. Gjatë negociatave të Minskut, Franca dhe Gjermania ishin ndërmjetës që ndërmjetësuan marrëveshjet e nxituara dhe kryesuan grupet e punës të Grupit Trepalësh të Kontaktit që pasuan. Ata rezistuan në njohjen e republikave përfaqësuese që Rusia krijoi në Donetsk dhe Luhansk, por ata gabuan keq, së bashku me Ukrainën, duke lejuar republikat përfaqësuese të nënshkruajnë marrëveshjet, duke mos krijuar asnjë detyrim të qartë për Rusinë.

Sot, shumica e vendeve evropiane duket se e kanë kuptuar shkallën në të cilën interesat e sigurisë të Ukrainës janë gjithashtu të Evropës. Qëndrimi lejues që dëmtoi negociatat e Minskut duhet të shmanget – dhe për fat të keq, si Rusia dhe Shtetet e Bashkuara kanë lëvizur për të përjashtuar vetë vendet evropiane që mësuan mësimet e hidhura të Minskut nga bisedimet aktuale. A ka nevojë Evropa për një vend në tryezën e negociatave?, një qëndrim të unifikuar për ofrimin e mbështetjes së sigurisë, ushtarake dhe ekonomike për Ukrainën; dhe përafrimi me strategjinë e negociatave të Ukrainës.

KËRKOHET PAQE AFATGJATË

Trump ka vendosur një kornizë kohore për arritjen e një marrëveshjeje armëpushimi në Ukrainë prej ditësh në muaj. Në të njëjtën kohë, ai nuk i ka bërë asnjë kërkesë Putinit dhe Rusia vazhdon të bëjë presion ndaj Ukrainës në fushën e betejës dhe të sulmojë infrastrukturën civile në të gjithë vendin. Nxitimi i një marrëveshjeje është pikërisht qasja e gabuar, sepse do të lejojë Rusinë të manipulojë negociatat. Edhe nëse Trump imagjinon se një marrëveshje e përkohshme mund të zgjerohet më vonë, ai nuk mund të lëvizë kaq shpejt. Vijat e para të luftës duhet së pari të stabilizohen në mënyrë që luftimet e vazhdueshme të mos turbullojnë bisedimet. Pastaj, shmangia e paqartësisë shkatërruese të Minskut dhe defekteve të zbatimit do të marrë kohë. Ai do të kërkojë përgatitje dhe koordinim thelbësor nga palët, duke përfshirë Rusinë, Ukrainën dhe Evropën, si dhe Shtetet e Bashkuara.

Procesi i negociatave të Minskut lehtësoi një ulje të përkohshme të armiqësive. Por në fund të fundit, ai minoi kërkimin për një zgjidhje afatgjatë, hapi terrenin për një konflikt më shkatërrues dhe njollosi trashëgiminë e të gjithë të përfshirëve në të. Një rezolutë që zbaton mësimet e Minskut do të jetë thelbësore për t’u mbrojtur

Filed Under: Analiza

Qazim Dervishi: Një dritë që asnjë errësirë nuk mundi ta fikë

March 4, 2025 by s p

Marsel Fregjaj/

Me moton “Nëse rrimë, do ndryshkemi.” – Qazim Dervishi [1][7] ishte kurajoja që sfidoi kohën, padrejtësinë dhe harresën. Disa njerëz lindin për të qenë të zakonshëm, por disa të tjerë, si Qazim Dervishi, lindin për të sfiduar kufijtë, për të ngritur një komb në supet e tyre dhe për të treguar se shpirti i vërtetë i një njeriu nuk thyhet kurrë [1][3]. Ai nuk ishte thjesht një sportist; ishte një flakadan që nuk u shua, një zemër që rrahu fort kundër dallgëve të historisë, një shpirt i pathyeshëm që nuk iu përkul askujt – as fatit, as padrejtësisë, as regjimeve që u përpoqën ta fshinin nga kujtesa e kombit të tij [1][3].

Lindur në Shkodër më 10 qershor 1908, Dervishi nuk ishte një fëmijë i zakonshëm. Ai nuk ecte thjesht nëpër rrugët e qytetit të tij – ai vraponte drejt madhështisë. Toka e Shkodrës, e njomur me historinë e burrave të mëdhenj, do të ishte dëshmitare e një legjende që do të ngrihej nga rrënjët e saj. Dhe ai nuk ndaloi. Asnjëherë [1][2].

Kur hyri në Shkollën Teknike “Harry Fultz” në Tiranë, ai nuk ishte thjesht një student që mësonte – ai ishte një forcë e pandalshme. Në një kohë kur Shqipëria nuk kishte as infrastrukturë sportive, as qendër trajnimi, as modele për t’u ndjekur, ai i krijoi vetë kushtet për zhvillimin e aftësive të tij [1][2]. Motoja e shkollës, “If we rest, we rust” (në shqip: “Nëse rrimë, do ndryshkemi”), pasqyronte filozofinë që shoqëronte çdo hap të përpjekjeve të tij [1].

Nga viti 1924 deri në 1933, ai e dominoi atletikën si një perandor që nuk njihte humbje. Nuk mjaftohej me një sport. Në kërcimin e larti, ai kërkonte qiellin; në garat e shtizës, ai sfidonte distancën; në futboll, ai godiste topin me të njëjtën energji, duke shënuar golin e parë në ndeshjen e parë të kampionatit shqiptar – një moment simbolik që hapi dyert për një epokë të re [1][3][5]. Në basketboll, ai nuk shihte vetëm një lojë, por një revolucion që do të ndryshonte përgjithmonë sportin në Shqipëri [1][3].

Kur Shqipëria ende nuk e njihte basketbollin, ai ishte atje. Kur askush nuk dinte se çfarë do të thoshte të ishe një arbitër ndërkombëtar, ai e bëri realitet. Kur askush nuk kishte guxuar të mendonte se një shqiptar mund të qëndronte pranë më të mirëve të Ballkanit dhe Evropës, ai shkroi historinë [1][3][5].

Në vitin 1930, historia u bë me një goditje të vetme. Ishte ai që shënoi golin e parë në ndeshjen e parë të kampionatit shqiptar të futbollit – një moment simbolik që hapi dyert për një epokë të re. A e dinte ai atëherë se po ndryshonte historinë? Ndoshta jo, por njerëzit e mëdhenj nuk e kuptojnë madhështinë e tyre në çastin kur e krijojnë atë – ata thjesht e bëjnë [1][3].

Dervishi nuk u ndal. Si arbitër, u bë i pari që përfaqësoi Shqipërinë në arenën ndërkombëtare. Në vitin 1946, kur Shqipëria fitoi Kupën Ballkanike, ishte ai që drejtoi ndeshjet vendimtare si arbitër, duke e shkruar historinë me çdo vendim, çdo vrapim, çdo moment kur sytë e të gjithëve ishin drejtuar mbi të [1][2][3].

Por ja ku vjen kthesa tragjike, momenti kur realiteti dhe padrejtësia ndërhyjnë për të shkatërruar një legjendë. Pas Luftës së Dytë Botërore, Shqipëria ndryshoi. Një regjim i ri erdhi dhe shkatërroi gjithçka që nuk mund ta kontrollonte. Një njeri si Qazim Dervishi – një mendimtar i lirë, një shpirt i pavarur, një njeri i ndërtuar mbi vlera – nuk mund të tolerohej. Ai nuk ishte një burrë që mund të përkulej. Dhe për këtë, ai u dënua [2][3][6].

Më 12 shtator 1947, ai u arrestua. Akuzat? Qesharake, absurde, dhe mbi të gjitha, të rreme. Ai u torturua dhe u hodh në errësirën e një burgu të ftohtë, ku edhe ajri dukej se kishte humbur shpresën, duke përjetuar torturat më të egra. Një njeri që kishte ngritur sportin shqiptar, tashmë i lënë në harresë [2][4][6].

Doli nga burgu i thyer fizikisht, por jo i shuar. Mbijetoi, dhe vazhdoi të ecë sërish nëpër rrugët e Shkodrës, edhe pse kurrë nuk mori atë që meritonte plotësisht gjatë jetës së tij. Por e vërteta është si një dritë që, sado ta mbulosh, gjen gjithmonë një mënyrë për të shpërthyer [2][4].

Në vitin 1993, ai u shpall “Mësues i Popullit” – një nder që erdhi shumë vonë, por që dëshmoi se asnjë regjim nuk mund ta varrosë përgjithmonë të vërtetën [1][2]. Në vitin 1996, emri i tij u përjetësua në Pallatin e Sportit “Qazim Dervishi” në Shkodër, si një monument i kujtesës kolektive të një kombi që, më në fund, e njihte heroin e tij të heshtur [1][4][7].

Nuk u dorëzua kurrë. Ai nuk u thye, nuk u shua kurrë.

Çfarë do të thotë të jesh i madh? Nuk është thjesht të fitosh medalje, të thyesh rekorde apo të ndërtosh fusha basketbolli aty ku nuk ka. Është të lësh një gjurmë që askush nuk mund ta fshijë, të mbetesh në zemrat e njerëzve, edhe kur je larg, të jetosh përtej vetes, përtej jetës fizike, përtej kohës [1][3][5].

Ky nuk është një portret biografik klasik, por një moment kujtese dhe mirënjohjeje për veprën e tij madhështore. Kushdo që ka dëshirë të dijë më shumë për këtë figurë mund të gjejë mjaft informacione në internet; nuk do të ndalemi në detaje. Por, Qazim Dervishi ishte më shumë se një sportist – ai ishte një luftëtar i së mirës dhe jetës, një vizionar, një dritë që kurrë nuk u fik.

Emri i tij do të jetojë përjetë.

Referenca

Wikipedia – Qazim Dervishi: [https://en.wikipedia.org/wiki/Qazim_Dervishi]
Kujto.al – Profil i Qazim Dervishi: [https://kujto.al/personat/qazim-dervishi-3/]
Gazeta Dielli – “Qazim Dervishi, Një figurë elitare e sportit shqiptar”: [https://gazetadielli.com/qazim-dervishi-nje-figure-elitare-e-sportit-shqiptar/]
Shkoder.net – Hulumtime mbi Qazim Dervishi (PDF): [https://www.shkoder.net/images/pdf/38_rilindasi_18janar%202015_qazim_dervishi.pdf]
Forum-AL – Historia tragjike e themeluesit të sportit shqiptar, Qazim Dervishi: [https://www.forum-al.com/threads/historia-tragjike-e-themeluesit-t%C3%AB-sportit-shqiptar-qazim-dervishi.43741/]
Shqiptarja.com – Profil dhe kontributi i Qazim Dervishit: (referencë nga artikuj të ndryshëm në këtë portal)
Insajderi – “The founder of Albanian sports was hanged upside down”: [https://insajderi.org/en/themeluesin-e-sportit-shqiptar-varen-kokeposhte/]
Foto: Qazim Dervishi, Elnar Dervishi – youtube channel, https://www.youtube.com/watch?v=pNzmpp-sea4

Filed Under: Kulture

Rendi i ri paqësor i Donald Trumpit, është në interesin e gjithë bashkësisë ndërkombëtare !

March 4, 2025 by s p

Prof.Dr.Mehdi HYSENI/

Prandaj, sikurse dikur (dhjetor 1971) ish-kancelarit gjerman Vili Brant, që Komiteti i Nobelit në Oslo të Norvegjisë ia ndau Çmimin Nobel të Paqes për angazhimin dhe kontributin e tij jetësor sidomos në politikën e jashtme”, që pajtoi Evropën Perëndimore me atë Lindore (Ostpolitik), edhe Presidentit amerikan Donald Trump t’i jipet Çmimi Nobël i Paqes, sa më parë të jetë e mundur, jo të polemizohet me përmbajtjen e tij, që ipso facto është në përligjjen dhe në zbatimin konskuent të koekzistencës paqësore në dimensione botërore.

Ky Propozim, do të duhej të bëhej pikërisht nga Bashkimi Evropian (BE-ja), sepse, para së gjithash Doktrina e Re e Politikës së Jashtme Paqësore e presidentit aktual Donald Trump, është në përligjjen e interesave gjeopolitike, gjeostrategjike, gjeoekonomike, tregtare, mbrojtëse, demokratike, paqësore, si ofertë realiste, racionale dhe e qëndruehsme për bashkëpunimin reciprok, miqësor plotësisht në frymën e detantit me vendet e tjera të Evropës Lindore, siç është edhe Rusia, Ukraina, Bjelorusia etj. Me një fjalë, ky projekt i mirëseardhur për ndërtimin dhe për normalizimin e marrëdhënieve mes shteteve të Evropës Perëndimore dhe asaj Lindore në fyrmën e paqes, do të thotë fundin e konflikteve dhe të luftërave absurde, hegjemoniste, neokolonialiste dhe shfarosëse jo vetëm në truallin e Europës, por edhe në dimensione globale të botës së sotme të shekullit XXI (viti 2025).

Prandaj, ky opsion paqësor i presidentit amerikan Donald Trump, duhet kuptuar seriozisht dhe thellësisht , sepse njëherazi nënkupton edhe kthimin, rivitalizimin dhe zbatimin e rregullave, të normave, të parimeve, të vlerave dhe të standradeve jurdike të detyrueshme, që dalin nga Karta e Kombeve të Bashkuara dhe të së drejtës ndërkombëtare. Ndaj, çdo vepër penale e subjekteve të së drejtës ndërkombëtare, që cenon dhe dëmton vlerat e sistemit juridik pozitiv ndërkombëtar, do të ballafaqohet me sanksionet e caktuara ndëshkuese të miratuara nga Kombet e Bashkuara dhe nga e drejta ndërkombëtare.

Donald Trump-Simbol i paqes botërore

Askush nuk ka të drejtë të dëshpërohet dhe, për më keq të frikësohet nga nga Projekti Paqësor i presidentit Donald Trump, por, gjithë njerëzimi, duhet ta përqafojë PAQEN, jo luftën e askujt, sepse ajo është shkretimi i mbarë vlerave të njerëzimit.
-Doktrina e Donald Trumpit (20 janar 2025) e Rendit të Ri Botëror,, veçohet nga doktrinat e mëparshme politike, sepse në vend të ekzagjerimit të politikës së forcës dhe të garës së ethshme të armatimit bërthamor, ka fokusuar politikën dhe diplomacinë paqësore si mjete dhe instrumente parësore të ligjshme në frymën e së drejtës ndërkombëtare dhe të Kartës së Kombeve të Bashkuara për zgjidhjen e problemeve dhe të konflikteve ndërkombëtare me dialog dhe me paqe,jo me forcë dhe nga pozita e forcës, themelimi i së cilës është meritë kryesore e Shteteve të Bashkuara të Amerikës (1945) .

Jo vetëm Evropa, por e gjithë bota, duhet mbështetur Presidentin amerikan Donald Trump !

Sepse ky personalitet vizionar, do të jetë shpëtimtari i paqes , i drejtësisë dhe i sigurisë së bashkësisë ndërkombëtare, duke qenë se në vend të luftërave, konflikteve dhe të konfrontimeve të armatosura që çojnë në asgjësimin e popujve të vegjël, të varfër, të pazhvilluar, në zhvillim dhe të pambrojtur nga kolonizatorët e ndryshëm hegjemonistë dhe militarist të së kaluarës, ka zgjedhur rrugën e paqes, të bashkëpunimit dhe të miqësisë, që shpie në krijimin e mirëbesimit të qëndrueshëm dhe të normalizimit të marrëdhënieve të ndërsjella mes shteteve qoftë të mëdha a të vegjël të bashkësisë ndërkombëtare.

Normalizimi i marrëdhënieve mes Uashingtonit dhe Moskës, para së gjithash është në favorin e Evropës Perëndimore dhe të Rusisë si vend fqinjë të saj. Pikërisht, për këtë arsye shtetet e Evropës Perëndimore (BE-ja) nuk kanë pse të shqetësohen e as të brengosen pse presidenti amerikan Donlad Trump bisedoi me presidentin rus Vladimir Putin, më 13 shkurt 2025 lidhur me përfundimin e luftës në Ukrainë pëmes negociatave diplommatike paqësore, pa asnjë alternativë të politikës së forcës dhe të diktatit
Doktrina e jashtme e presidentit Donald Trump nuk parashikon copëtimin e Evropës Perëndimore, por unitetin, mbrojtjen, sigurinë dhe bashkëpunimin e saj reciprok paqësor me Amerikën dhe me Evropën Lindore me Rusinë në krye , cila realisht është edhe pjesë e Evropës, jo vtëm e kontinetit të Azisë. Prandaj, është i pashmagshëm bashkëpunimi me të qoftë ekonomik, politik, diplomatik, tregtar, kulturor, shkencor, tekniko-teknologjik e sportiv…etj. Ashtu, siç ishte dikur në praktikën e deritashme tradicionale të marrëdhënie ndërkombëtare të dy superfiqve botërore ( SHBA dhe BRSS, 1945-1990).

Pikërisht, një vacuum i tillë i bashkëpunimit reciprok dhe paqësor me Rusinë (1990-2025) ka ndikuar negativisht në zhbalancimin e sistemit të marrëdhënieve ndërkombëtare, jo vetëm në Evropën Lindore dhe Juglindore. Së fundi, këtë e dëshmoi edhe invadimi i Ukrainës nga agresioni pushtues i Rusisë së Vladimir Putinit ( 24 shkurt 2002 – 17 shkurt 2025).

Presidenti Trump me çdo kusht po do paqe, jo luftë për asgjësimin e bashkësisë njerëzore !

Kështu, presidenti Dolad Trump me doktrinën e re paqësore, të shpaluar përmes zëvendëskryetarit të SHBA-së, J. D. Vance në Konferencën e Sigurisë në Berlin , më 13 shkurt 2025, bëri me dije opinionin e gjerë botëror, se do të bëjë përpjekje maksinale për pajtimin dhe normalizimin e marrëdhënieve të Evropës Perëndimore me Evropën Lindore përmes procesit të dialogut paqësor të pranueshëm për palët e interesuara për zgjdhjen e problemeve të tyre ndërfqinjësore, dhe në kuptimin më të gjerë të sistemit të marrëdhëieve politike dërkombëtare.

Edhe Trumpi për një Evropë të integruar, demokratike dhe paqësore, jo të copëtuar dhe të armiqësuar !

Amerika, edhe gjatë LDB ishte aleate me Evropën Perëndimore dhe me Evropën Lindore nën flamurin e Koalicionit Antihitlerian me ç’rast triumfuan mbi forcat e nazifashizmit hitlerian. Po ashtu, edhe pas përfundimit të LDB (9 maj 1945) Amerika kishte marrëdhënie të mira bashkëpunimi, edhe me Moskën, edhe me Londrën, edhe me Parisin, edhe me Gjermaninë Federale Perëndimore, si dhe më vonë, edhe me Gjermaninë Demokratike Lindore, që doli si rezultat i administrimit të territorit të Gjermanisë pas luftës, si kompromis mes Bashkimit Sovjetik dhe Amerikës, Francës, Britanisë së Madhe.

Photo: Republican presidential nominee former President Donald Trump speaks at a campaign rally, Nov. 4, 2024, in Pittsburgh, Pa.
Evan Vucci/AP

Filed Under: Ekonomi

12-vjetori i degës së Vatrës në Queens: një përkushtim i ri për aktivizmin shqiptaro-amerikan

March 4, 2025 by s p

Vatra Queens/

Në një atmosferë tejet konstruktive e miqësore dhe me pjesëmarrjen e mjaft anëtarëve, aktivistëve dhe profesionistëve të rinj të komunitetit shqiptaro-amerikan, dega e Vatrës në Queens shënoi 12-vjetorin e saj me një event të veçantë. Ky përvjetor nuk ishte vetëm një reflektim mbi rrugëtimin e deritanishëm, por edhe një diskutim i gjerë për veprim dhe angazhim më të madh për të ardhmen e shqiptarëve në diasporë dhe në trojet etnike.

Kryetari i degës, Dr. Skënder Murtezani bëri në hapje të takimit me një përmbledhje kronologjike të arritjeve të deritanishme të degës dhe shpalosi vizionin për të ardhmen, duke e vënë theksin te hapja e degës dhe te përfshirja e sa më shumë profesionistëve të rinj. Një nga çështjet më të ndjeshme që u trajtua ishte largimi masiv nga atdheu, një fenomen që po prek drejtpërdrejt strukturën demografike të trojeve shqiptare. Ai theksoi se ka ardhur koha që Vatra të kalojë nga observimi i problemit në aksion konkret, duke u angazhuar më fuqishëm për të krijuar mundësi kthimi dhe sensibilizm të gjerë për këtë fenomen.

Një hap kyç në këtë drejtim është krijimi i një rrjeti informativ mbi shqiptarët në SHBA që kanë mundësinë dhe eksperiencën për të ndihmuar në zhvillimin ekonomik të Shqipërisë, Kosovës dhe trojeve të tjera shqiptare në Ballkan. Duke mbështetur dhe orientuar investime të reja, synohet që të krijohen kushte më të favorshme për ata që duan të ndërtojnë një të ardhme në atdhe.

Një tjetër pikë e rëndësishme e diskutimit ishte angazhimi politik dhe diplomatik i degës. Dr. Murtezani vuri në dukje se tashmë janë krijuar kontakte me senatorë, kongresmenë dhe përfaqësues lokalë, ndërsa theksoi nevojën për t’iu përshtatur stilit dhe metodave të reja të administratës aktuale. Ai shtoi se është e domosdoshme që Vatra të jetë gjithmonë aktive në arenën e aktivizmit politik dhe të mbrojë me urtësi interesat e shqiptarëve.

Zonja Nevila Dudaj, një aktiviste dhe sipërmarrëse e suksesshme, paraqiti iniciativën e saj për krijimin e një faqeje zyrtare të degës, një platformë që do të shërbejë për informim dhe koordinim të aktiviteteve të komunitetit. Aktiviteti i parë që do të organizohet përmes kësaj platforme do të jetë peticioni mbarëshqiptar për riatdhesimin e Dr. Fan Noli, një figurë madhore e historisë sonë kombëtare.

Në vijim, zonja Lume Hadri-Devine ndau me të pranishmit përvojën e saj të pasur në lobimin për çështjet shqiptare. Ajo ndau shembuj konkretë të suksesit në të kaluarën dhe theksoi se bashkërendimi i përpjekjeve është çelësi për të arritur rezultate të prekshme. Ajo ngriti dhe çështjen e pasivizimit të adresave të shqiptarëve në Lugine të Preshevës, një spastrim etnik i heshtur që ka ndërmarrë administrativisht qeveria serbe, duke sugjeruar që Vatra Queens ta trajtojë këtë çështje kritike si pjesë të agjendës së saj publike.

Eventi u mbajt në restorantin prestigjioz Club A Steakhouse në Manhattan, në pronësi të aktivistit të shquar Bruno Selimaj. Ky përvjetor shënoi jo vetëm një moment reflektimi mbi të kaluarën, por edhe një angazhim të fortë për të ardhmen dhe Vatra Queens, e cila, në vazhdën e traditës historike të Federatës Vatrës, do të vazhdojë të jetë një zë i fuqishëm në mbrojtje të interesave kombëtare dhe një urë lidhëse mes shqiptarëve kudo që ndodhen.

Filed Under: Opinion

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 43
  • 44
  • 45
  • 46
  • 47
  • …
  • 49
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • Dashuria që e kemi dhe s’e kemi
  • “Jo ndërhyrje në punët e brendshme”, dorëheqja e Ismail Qemalit, gjest atdhetarie dhe fletë lavdie
  • Arti dhe kultura në Dardani
  • Gjon Gazulli 1400-1465, letërsia e hershme shqipe, gurthemeli mbi të cilin u ndërtua vetëdija gjuhesore dhe kulturore e shqiptarëve
  • “Albanian BookFest”, festivali i librit shqiptar në diasporë si dëshmi e kapitalit kulturor, shpirtëror dhe intelektual
  • VEPRIMTARI PËRKUJTIMORE SHKENCORE “PETER PRIFTI NË 100 – VJETORIN E LINDJES”
  • 18 dhjetori është Dita Ndërkombëtare e Emigrantëve
  • Kontributi shumëdimensional i Klerit Katolik dhe i Elitave Shqiptare në Pavarësinë e Shqipërisë 
  • Takimi i përvitshëm i Malësorëve të New Yorkut – Mbrëmje fondmbledhëse për Shoqatën “Malësia e Madhe”
  • Edi Rama, Belinda Balluku, SPAK, kur drejtësia troket, pushteti zbulohet!
  • “Strategjia Trump, ShBA më e fortë, Interesat Amerikane mbi gjithçka”
  • Pse leku shqiptar duket i fortë ndërsa ekonomia ndihet e dobët
  • IMAM ISA HOXHA (1918–2001), NJË JETË NË SHËRBIM TË FESË, DIJES, KULTURËS DHE ÇËSHTJES KOMBËTARE SHQIPTARE
  • UGSH ndan çmimet vjetore për gazetarët shqiptarë dhe për fituesit e konkursit “Vangjush Gambeta”
  • Fjala përshëndetëse e kryetarit të Federatës Vatra Dr. Elmi Berisha për Akademinë e Shkencave të Shqipërisë në Seancën Akademike kushtuar 100 vjetorit të lindjes së Peter Priftit

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT