• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Archives for March 2025

Zbulimi i Shtatores së Kryheroit Gjergj Kastriotit

March 2, 2025 by s p

Dr. Lulzim Nika

Lezhë, më 2 mars 2025/

Sot, në këtë kohë krize identiteti, ligësie dhe dobësie, në kërkim të një Rilindje të re Kombëtare, sërish kemi nevojë për mëshirën, ndihmën, por edhe forcën tënde kryehero. Gjergji ynë i Madh, që të na frymëzosh me idealet tua të luftës për liri dhe mbrojtje të shqiptarisë! Qoftë e pavdekshme fama jote!

Në këtë moment historik, që nderon të kaluarën dhe na ndihmon të shohim përpara, zbulojmë shtatoren e Kryeheroit, Gjergj Kastrioti, të cilin historia e mban si simbol të sakrificës, guximit dhe dinjitetit. Ky akt shënon një rikthim te rrënjët tona kombëtare, një kujtesë se shqiptarët kanë gjithmonë forcën të ngrihen ndaj sfidave dhe të ruajnë krenarinë e tyre.

Le të jetë kjo shtatore një udhërrëfyes për të ardhmen tonë, një simbol që na bashkon në besimin tek liria dhe forca e identitetit kombëtar. Gjergji ynë i Madh, të lutemi që shembulli yt të mos humbasë kurrë dhe të na frymëzojë për të ndërtuar një Shqipëri të fortë, të bashkuar dhe krenare.

Qoftë e pavdekshme fama jote!

Filed Under: Histori

Vatra Hartford hap shkollën shqipe në Connecticut

March 2, 2025 by s p

Vatra Hartford

Foto: Noli Tv/

Federata Pan-Shqiptare e Amerikës Vatra dega Hartford, Connecticut, hapi shkollën shqipe për fëmijët shqiptarë të cilët do mësojnë gjuhë shqipe dhe kulturë shqiptare. Vatra në Hartford festoi një arritje të rëndësishme për mbarë komunitetin shqiptar duke hapur dyert për nxënësit e rinj që janë të etur për të mësuar gjuhën, kulturën, traditat dhe historinë shiptare. Kjo iniciativë ka si qëllim të ruajë dhe promovojë trashëgiminë kulturore identitare shqiptare te brezi i ri dhe të nxjerrë në pah pasurinë e traditave të pasura shqiptare. Ngjarja atdhetare u shënua nga prania e anëtarëve të njohur nga Vatra, kryetari z.Ilir Gjomarkaj, prof.Milaim Tahiri, producenti Nazim Salihu (Noli Tv), Anxhelo Kuka etj të cilët kanë qenë thelbësorë në promovimin e kulturës shqiptare brenda komunitetit tonë. Stafi mësimor përfshin Fatmira Hasajn, një mësuese profesioniste dhe e dedikuar, e apasionuar për t’i mësuar fëmijët dhe për të transmetuar njohuritë mbi gjuhën dhe artet shqiptare nxënësve shqiptarë në Hartford e zonat përreth. Një mysafir i veçantë në këtë ngjarje komunitare e kulturore ishte prania e Majores së Rocky Hill, Znj. Lisa J. Marotta e cila mori pjesë për të treguar mbështetje për iniciativat arsimore dhe edukative që forcojnë lidhjet kulturore brenda komunitetit shqiptaro-amerikan. Pjesëmarrja e zyrtarëve lokalë nënvizon rëndësinë e këtyre programeve në promovimin e trashëgimisë së komunitetit shqiptare në Connecticut. Kjo shkollë shqipe është një mundësi e artë për fëmijët dhe familjet shqiptare në mërgim për të ruajtur identitetin kombëtar shqiptar në mërgatën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Shkolla pranon fëmijë nga mosha 6 deri në 14 vjeç. Mësimi i gjuhë, kulturës, artit, këngëve e valleve organizohet çdo të shtunë nga ora 10:00 deri në 12:00. Ky program edukativ e kulturor është krijuar për të argëtuar dhe edukuar fëmijët, duke e bërë mësimin një përvojë të gëzueshme e shumë të çmuar. Adresa e shkollës shqipe është: 33 Church St, Rocky Hill, CT 06067.

Le të mbajmë traditat tona gjallë dhe të inspirojmë brezin e ardhshëm së bashku! Mos e humbisni këtë mundësi të jashtëzakonshme!

Ju mirëpresim të gjithëve.

Filed Under: Opinion

KUVENDI I LEZHËS DHE KONTEKSTI AKTUAL GJEOPOLITIK I SHQIPTARËVE

March 2, 2025 by s p

Shqiptarët në Shqipëri, Kosovë dhe rajon duhet të synojnë krijimin e një politike të jashtme më të koordinuar, e cila reflekton një strategji të qartë kombëtare. Ashtu si Skënderbeu që manovroi mes fuqive të kohës për të siguruar mbështetje pa u varur plotësisht nga asnjëra, edhe sot shqiptarët duhet të ndjekin një diplomaci të mençur, duke ruajtur ekuilibrin mes SHBA-së dhe BE-së.

Nga Prof.dr. Skender ASANI

Kuvendi i Lezhës i vitit 1444 është një ngjarje historike që edhe sot prodhon mesazhe rëndësishme për kombin shqiptar. Ky akt politik dhe diplomatik, i cili bashkoi princërit arbërorë përballë kërcënimit osman, dëshmoi se uniteti është arma më e fuqishme për mbrojtjen e sovranitetit kombëtar. Në kontekstin e sotëm, ku bota përballet me një konfigurim të ri gjeopolitik të formuar nga divergjencat mes Shteteve të Bashkuara dhe Evropës, shqiptarët duhet të mbajnë një qëndrim të matur dhe strategjik për të ruajtur dhe avancuar interesat e tyre.

Historia ka treguar se përçarja e brendshme ka qenë gjithmonë një faktor që ka dobësuar shqiptarët në arenën ndërkombëtare. Ashtu si në shekullin XV, kur princërit shqiptarë lanë mënjanë rivalitetet për të krijuar një front të përbashkët kundër një rreziku ekzistencial, edhe sot është e nevojshme që shqiptarët të ndjekin të njëjtën logjikë për të përballuar sfidat globale. Fragmentimi politik brenda Shqipërisë, Kosovës dhe trevave të tjera shqiptare në rajon mund të pengojë aftësinë për të pasur një strategji të qartë kombëtare. Në një botë ku fuqitë e mëdha si SHBA dhe BE shpesh ndajnë qëndrime të ndryshme për çështje kyçe, shqiptarët duhet të ruajnë balancën e duhur në diplomaci, duke mos u bërë viktima të përçarjeve të mëdha globale, por duke përfituar nga secila palë në përputhje me interesat e tyre strategjike.

Divergjencat mes SHBA-së dhe BE-së janë evidente në disa fusha kryesore, duke përfshirë politikën e jashtme, sigurinë dhe qasjen ndaj krizave ndërkombëtare. Për shqiptarët, të cilët historikisht kanë pasur një mbështetje të fortë nga SHBA, por që janë të integruar dhe të varur ekonomikisht nga BE-ja, pozicioni i tyre duhet të jetë i ekuilibruar dhe i mençur.

Tradicionalisht SHBA ka qenë një mbështetëse kyçe e shqiptarëve në momente vendimtare, duke filluar nga Konferenca e Versjajës ku Presidenti Wilson pati rol vendimtar në ruajtjen e qenies shqiptare nga coptimi dhe dezientegrimi, pastaj ndërhyrja e NATO-s në Kosovë më 1999, me një rol vendimtar të administrates amerikane, apo mbështetja për pavarësinë e Kosovës në vitin 2008. Kjo aleancë është e pazëvendësueshme dhe duhet të forcohet në fushat e sigurisë dhe diplomacisë.

Në anën tjetër, integrimi evropian mbetet një objektiv strategjik për të gjithë shqiptarët. Bashkimi Evropian është partneri kryesor ekonomik dhe garantues i stabilitetit institucional për Shqipërinë dhe Kosovën. Shqiptarët duhet të ndjekin një diplomaci të zgjuar, duke mos u pozicionuar ashpër kundër asnjë pale, por duke ruajtur një qasje pragmatike që siguron përfitime afatgjata. Shqiptarët në Shqipëri, Kosovë dhe rajon duhet të synojnë krijimin e një politike të jashtme më të koordinuar, e cila reflekton një strategji të qartë kombëtare. Kuvendi i Lezhës tregoi se uniteti politik është jetik për mbijetesën kombëtare, dhe kjo vlen edhe sot, kur një qasje e koordinuar në diplomaci do të forconte pozitat e shqiptarëve në arenën ndërkombëtare.

Një faktor kyç për të siguruar një pozicion të fortë të shqiptarëve në arenën globale është mobilizimi i diasporës. Ashtu si kombet e tjera të vogla kanë arritur të përdorin diasporën për të ndikuar në politikën ndërkombëtare, edhe shqiptarët duhet të ndërtojnë mekanizma më efikasë për lobim në SHBA, BE dhe vende të tjera me ndikim. Diaspora shqiptare, e cila nga viti në vit po etablohet në vendet euro-atlantike përms intelektualëve dhe profesionistëve të shquar, sidomos në Shtetet e Bashkuara, ka një potencial të jashtëzakonshëm për të ndikuar në vendimmarrjet strategjike që prekin çështjen shqiptare. Në këtë drejtim, është e domosdoshme krijimi i një platforme të organizuar lobimi, e cila mund të veprojë në mënyrë të koordinuar për të mbrojtur interesat kombëtare në arenën ndërkombëtare.

Kuvendi i Lezhës na mëson se uniteti është faktori kyç për të mbijetuar dhe avancuar në kohëra të trazuara. Shqiptarët sot përballen me një botë në transformim të shpejtë, ku divergjencat mes SHBA-së dhe BE-së kërkojnë një diplomaci të kujdesshme dhe strategji afatgjata. Në vend që të bëhen viktima të këtyre përplasjeve, shqiptarët duhet të mbajnë një ekuilibër të mençur, duke ruajtur aleancën me SHBA-në, duke përshpejtuar integrimin në BE dhe duke ndërtuar një politikë të jashtme të koordinuar. Nëse dikur princërit shqiptarë lanë mënjanë përçarjet për t’u përballur me një sfidë ekzistenciale, sot është koha që shqiptarët, kudo ku ndodhen, të ndjekin të njëjtin parim, duke u bashkuar rreth një vizioni të përbashkët për të siguruar një të ardhme më të sigurt dhe më të begatë për kombin shqiptar.

Nëse i referohemi dokumenteve arkivore do të shohim se diplomacia e Skënderbeut është edhe sot një model i vlefshëm për politikën e jashtme shqiptare. Ai arriti të krijojë dhe të ruajë aleanca me fuqitë kryesore të kohës, si Vatikani, Napoli dhe Venediku, duke e pozicionuar çështjen shqiptare në qendër të ekuilibrave evropianë. Ashtu si Skënderbeu që manovroi mes fuqive të kohës për të siguruar mbështetje pa u varur plotësisht nga asnjëra, edhe sot shqiptarët duhet të ndjekin një diplomaci të mençur, duke ruajtur ekuilibrin mes SHBA-së dhe BE-së, si dhe duke ndërtuar politika të jashtme të koordinuara që mbrojnë interesat kombëtare në një botë gjithnjë e më të fragmentuar dhe më të trazuar.

Shkup, 02 mars 2025

Filed Under: Politike

QASJA ETNO-SOCIOLOGJIKE E FISHTËS DHE KOLIQIT

March 1, 2025 by s p

Ndriçim Kulla – “Histori e Mendimit Shqiptar”/

Në shpjegimin e zanafillës e të domethënies historike të dukurive të etnokulturës te rilindasit dhe vijuesit e ideologjisë së tyre, mbizotëroi gjithmonë një romantizëm entuziast, sidomos gjatë gjithë kohës së Pavarësisë e deri në fund të Luftës së Dytë Botërore, kur veprimtaria kërkimore e botuese e tyre u ndalua nga regjimi komunist. Ky romantizëm e gjente mbështetjen më së miri në thesaret e kulturës popullore, në faktet e pashtershme të etnologjisë e të folklorit të tij. S’kish hyrë ende shekulli XX, e në ato vite, franceskani i ri, Gjergj Fishta, pasi kishte kryer vitin e noviciatit ose siç quhej ndryshe ndërrimi i emrit, i vazhdon studimet e larta për filozofi në një kuvend të Dalmacisë. Ishte kjo koha kur ai frymëzohet nga rilindja e popullit kroat dhe nga veprimtaria e dy prej personaliteteve më të shquara të kohës, Ndreu Kaciq, kroat, dhe At Gega Martiq, nga Bosnja. Nën ndikimin dhe sipas shembullit të tyre ai iu afrux kulturës popullore dhe folklorit. Ndaj, me të mbaruar studimet, e filloi veprimtarinë kishtare në Gomsiqe ku, siç rezulton, ai shkoi i nxitur edhe nga interesa hulumtuese shkencore. Në këtë zonë përfaqësuese, nga pikepamja historike dhe etnokulturore, ai njohu “shpirtin e races”, mënyrën tradicionalisht shqiptare të jetesës, gojëdhënat, doket, zakonet, normat juridike etj, të cilat do t’i shfrytëzonte mjeshtërisht për veprat e tij. Ai dhe Shtjefen Gjeçovi benë që Kisha e Gomsiqes të shndërrohej në një institut të vërtetë etnologjik. Me “Lahutu e Maleis”, Fishta është quajtur “Homeri i shqiptarëve”. Por Homeri ishte edhe një eksplorator i madh, që ka bërë të njohur jetën e popujve që ka takuar dhe, në këtë vështrim, si është quajtur si me ndër etnologët e parë. Me të njëjtën logjikë kemi të drejtë të pohojmë se Fishta ishte një ndër etnologët e parë shqiptarë. Ai ishte edhe psikolog apo etnopsikolog, në kuptimin që kanë marrë në kohën tonë këto fjalë.

Fishta është edhe shkencëtar social

Pohimi se Fishta është edhe shkencëtar social, mund të kontestohen me “argumentin” se ai nuk ka shkruar vepra të veçanta mbi filozofinë, sociologjinë, antropologjinë, politologjinë apo degë e nëndegë të tjera të shkencave sociale, siç shkruajnë studiuesit e sotëm të këtyre fushave. Megjithatë, duhet të mbajmë parasysh faktin se këto degë të shkencave sociale nuk kanë qenë gjithmonë qartësisht të diferencuara nga njëra-tjetra. Ne Francë, për shembull, Monteskje quhet si një ndër themeluesit e sociologjisë, megjithëse hihnidi latino-grek i termit sociologi, do te permendej për herë të parë gati një shekull pasi ai shkroi veprën e tij “Mhi frymën e ligjeve”. Në këtë kuptim, nuk kemi pse habenen që Gjergj Fishta, në shkrimin e tij me përfaqësues me natyre polemike, “A janë të zotët shqiptarët me u mbajtë shtet me vete?” (botuar me 1913- 1914 në H.D), i qemnon gjërat me erudicitetin dhe me thetodën e emologut. At thekson se çdo popull mund të kuptohet në dy mënyra së pan si race est fis (në kuptimin e bashkësisë etnike, me gjuhën e me etnologjinë et, dhe, se dyti si komb, ku vërehet organizimi i jetës shoqërore e politike të

tij.” Në këtë logjikë, provokimit armiqësor se përse vallë “populli shqiptar në histori nuk gjendet ndonjëherë i përfshirë i tëri, me tërë trojet e tij, Brenda përbrenda qarkut të një njësie kombëtare gjithëpërfshirëse në një shtet të vetëm” (po aty), ai i përgjigjet, se “shkaku duhet kërkuar në rrethanat e pafavorshme politike e topografike e jo prej egërsisë e barbarisë së racës shqiptare, sepse populli shqiptar si racë e si fis është më bujar e më kreshnik se popujt sllavë të Ballkanit.” (po aty). I pozicionuar në krahun e atyre që qytetërimin e popujve e rrjedhin jo prej kronologjisë, por prej psikologjisë, ai pohon se “burimet më të para në të cilat shqyrtohet si në pasqyrë shpirti i një populli, janë ligjet e kanunet e tij… Këtyre u shtohet edhe poezia popullore, doket apo ndjesitë që ai ka për fenë, nderin dhe burrërinë” . Në vijim, Fishta, në petkun e dijetarit, shpjegon me vërtetësi bashkekohore kushtet e krijimit, të natyrës e të mbajtjes në shekuj të ligjeve popullore, si mjet qëndrese, si mjet i organizimit social, si mjet ekuilibri e kohezioni brenda kësaj bashkësie etnike, edhe në kushtet e mungesës së një shteti mbarëkombëtar të shqiptarëve. “Nieri ka tri rode r’mira mi tokë: jeten, gjån e nderen e t’gjitha ligjët e kanünet e njerzimit janë n’projtim t’ktyne tri t’mirave…e ne tuj marrë n’kujdes se ligjët e kanünet e Shqypnisë janë vëndue per me pruejt jeten, gján e nderen e nierit t’shoqnueshem, múnd t’thomë me gjith arsye, se populli shqyptar nuk asht nji race barbare e e poshtme n’Europë.” Kemi kështu një hulli trajtimi sociologjik nga pikëpamja e provave dhe përgjigjeve që na jep shkenca e etnologjisë. Një karakteristikë e tillë, ndeshet shpesh në publicistikën e këtij autori. Më në thellësi e gjerësi Fishta e ka analizuar këtë të drejtë dokësore shqiptare në “Parathënie” të Kanunit të Lekë Dukagjinit, mbledhur e kodifikuar nga Shtjefën Gjeçovi. Ai thekson: “Folklore” (kupto këtu traditat popullore, tërë etnokulturën, me folklor e etnologji) asht pasqyra e khielltë e psihes së kombit; asht rrasa e mermerit, me të cilën historia zgavrron (shënon) të endunt (të formuarit) e të shendunit (të shuarit) e popujve, asht cehja (miniera) e pashterrshme e gjuhësisë e të letërsisë kombëtare. “Folklorën”, po, do të skjyrtojsh, po deshe me shkrue historinë e kombit, e cila me hamende nuk shkruhet, po qi edhe pa ta kombi jetë nuk ka.” Nëpërmjet këtij parimi etnokulturor, ai jep përgjigjie edhe për pyetjen e qarqeve të caktuara europiane, nëse janë apo jo shqiptarët një komb barbar dhe i egër, duke argumentuar “se, me pasë ata për t’rrmue e per t’shoshitë natyren e Poczis Popullore sonë, má teper, kishte me ju dashtë me dishmue se kta janë må t’zhdrivilluem kah menda, se nuk janë sllavët e Ballkanit.” Është një parim ky që e gjejmë të mëshuar fortësisht edhe te Koliqi, kur thotë: “letrësia gojore e një populli duhet konsiderue pasqyra ma besnike e shpirtit të tij kolektiv. Në të reflektohet karakteri i popullit me gjitha vlerat e veta të veçanta, virtytet, veset, shkaqet psikike e primjet gjenetike. Nga bashkimi i tana ktyne cilësive zbulohen konceptet që shqiptari ka mbi botën dhe jetën.”

Koliqi dhe ruajtja e traditave kombëtare

Koliqi, gjithashtu, ka argumentuar bindshëm rëndësinë dhe domosdoshmërinë e njohjes dhe ndjekjes së traditave kombëtare në çdo fushë të jetës, me nevojën e ruajtjes së vetive tona karakteristike si shqiptarë. Nëse nuk ndiqet kjo hulli që të parët çelën për vete dhe për ne, kjo do të çojë pashmangshmërisht në humbjen e identitetit tonë kombëtar. “Pa tharmin e traditës, nuk ka përparim qytetërimi shqiptar… pasi derdhja e yndyrës së traditës tek e reja, i fuqizon rrënjët e kombit.” Një lis pa rrajë, shprehet Koliqi, nuk qëndron në kambë. Po ashtu, një komb që përbuz traditat e veta vendos vetëvrasjen e vet.” Një dëshmim të tillë ai do ta përsërisë në shumë trajtime sociologjike, duke marrë ndihmë nga autentikja dhe etniciteti shqiptar, për të gjetur shpjegimet e pyetjeve që shtron, duke e bërë kështu etnokulturën si ngjyresën kryesore të rrafshit të tij sociologjik. Po të njëjtën qasje ndaj traditës dhe vlerave të racës patën edhe dy autorë të tjerë të qarkut të klerikëve të veriut. Palci i jetës dhe i shpirtit shqiptar është i shëndoshë dhe i paprishun, mendonte Valentini, ndërsa Harapi ishte i bindur se nëse kemi shpëtuar pa humbë gjuhë e komb, duhet t’ua dijmë virtyteve të të parëve tanë dhe prehnit të nënave shqiptare. Këto mësime të dijes më të përparuar botërore, që Fishta i shpreh me fjalët e veta, janë aktuale dhe sot. Duke iu referuar autoriteteve e dijetarëve juristë me njohje botërore, Fishta thekson se në hartimin e ligjeve duhet marrë si mbështetje psikika e popullit, pra dhe ligjet dokësore e traditat popullore. “Ligjet, – vëren ai, ndryshojnë sipas kohëve, sipas vendeve, sipas kombeve, në përkim të gjendjes së përcaktuar në kohë e hapësirë. Ndryshojnë njerëzit, ndryshojnë shoqëritë, ndryshojnë dhe ligjet, “kohët ndrrojnë e na me to! Shifet kjartas, pra, se ligjet, për me kenë vërtet të dobishme, posë se të drejta e të nderëshme, do të jenë edhe të gjashme (të përshtatshme), due me thanë: të preme mbas psihes, mbas nevojave të njimendta të popullit qi do t’i mbajë; e se prandaj fuqija ligjdhanëse e nji shteti para se të presë nji ligjë të re, duhet ta njohë mirë shpirtin e popullit e t’i përkojë sa duhet nevojat e kohëve e të vendit, për të cilat ajo ligjë pritet.” Do të gjejmë një jehonë të fortë e të qenësishme të këtij parimi, vite më vonë në thirrjen merxhaniane “Lipsen reformal” së cilës ai i vendos menjëherë përbri kushtin e tyre themelor: “Mirëpo, reformë do të thotë studim sociologjik i jetës dhe zbatim jo vetëm i ligjeve, jo vetëm i urdhrave, por, para çdo gjëje, zbatim i një sistemi sociologjik, zbatim i një sistemi të nevojave kombëtare.” Është pkërisht kjo simbiozë e nevojave popullore, e njohjes së psikikës dhe shpirtit të tij, ajo që e kthen ligjin, jo në një dhunë, por në një hulli. Kjo është një vlerë e madhe aktuale, pasi shumica e reformave shqiptare të tranzicionin se kanë pasur kurrë parsysh një parim të tillë. Gjejmë, pra, që të këto shkrime të Fishtës, fillesat e mendimit etnologjik shqiptar që do të shpërthejë nga studimet në vitet 30-të, e sidomos në shkollën e katolikëve të Veriut, me shkrimet e shumta për këtë temë në “Hylli i Dritës” dhe “Leka”.

Filed Under: Analiza

KRIJIMI I MUZEUT ATEIST, KULMI I REPREZALJES FETARE NË SHQIPËRINË ATEISTE

March 1, 2025 by s p

Sokol Paja/

Media e shkruar në komunizëm luajti një rol të tmerrshëm në shkatërrimin e fesë në Shqipëri. Shteti nëpërmjet organeve të shtypit ateist krijoi një bindje në masat popullore dhe i nxiti “revolucionarët” në aksione fizike konkrete për shkatërrimin e fesë si ideologji dhe institucione. Muzeu Ateist në Shkodër u inagurua më 9 qershor 1973. Këtij Muzeu i parapriu ekspozita “Mbi rolin reaksionar të fesë” organizuar më 10 korrik 1968. Propaganda antifetare për likuidimin e klerit dhe të institucioneve fetare i mëshonte faktit se populli nuk është krijuesi i ideologjisë së cilësuar prej komunistëve si obskurantiste fetare, por viktima e saj. Propaganda antifetare në shtypin komunist, me qëllim që të prekte e ta bënte për vetë popullin shkruante se përgjatë historisë së dhimbshme të pushtimit të popullit shqiptar, klerikë reaksionarë gjoja kanë bashkëpunuar me pushtuesit e Atdheut.

Nën udhëheqjen e partisë komuniste dhe me ndihmën e organeve të pushtetit për ngritjen e Muzeut Ateist u mobilizua e gjithë inteligjenca e rrethit të Shkodrës e Tiranës, me qëllim gjetjen e dokumenteve, të objekteve fetare, përpunimin e tyre për në muze, u miratua një plan ekspozicional-tematik me përmbajtje të thellë ideologjike. Muzeu Ateist, në Shkodër, jep një mundësi të jashtëzakonshme për zhvillimin e një propagande frontale në luftën kundër fesë. Aty ku feja kishte ndikim, aty goditej edhe më shumë. Në këtë muze paraqiten, sipas Vasil Llazarit, në shkrimin “Feja, “drogë” e rrezikshme”, botuar në gazetën “Jeta e re”, të datës 6 tetor 1973, ilustrime me dokumente të shumta rreth rolit reaksionar e antikombëtar të klerit të tri besimeve fetare në Shkodër përgjatë historisë qindvjeçare të Shqipërisë që fillon që nga Lidhja e Prizrenit, shpallja e pavarësisë, regjimi i Zogut, pushtimi i Shqipërisë nga italianët dhe gjermanët, por kryesisht autori shkruan rreth figurave kryesore katolike.

Detyrë e këtij Muzeu ishte që të organizonte sa më shumë aktivitete me përmbajtje të luftës kundër fesë në mënyrë që nëpërmjet propagandës dhe punës së mëtejshme hulumtuese të shndërrohej në një vatër edukimi marksist-leninist. Sipas Kleanth Dedit, në shkrimin “Muze që akuzon”, botuar në gazetën “Mësuesi” të datës 25 korrik 1973, në shekuj atmosfera ka qenë rënduar nga feja që në shkrim quhet një re e zezë. Autori akuzon duke deklaruar se veprimtaria dhe ekzistenca klerikale është shoqëruar nga gënjeshtra dhe hipokrizia, që shqiptohej me plot gojën nga njerëzit me veladon, me çallmë e me kamillaf. “Figura të ashtuquajtura të shenja, të gdhendura në dru, të derdhura në allçi e në bronz, të pikturuara në beze, dërrasa e mure, gjeje jo vetëm në institucionet fetare, ku me nderime u bëheshin ceremonitë e shumta, por ato kishin depërtuar edhe në familje” çka tregon për aksionin e jashtëzakonshëm antifetar që do të depërtonte deri në individët e secilës nga familjet shqiptare. Besimin e trashëguar nga të vjetrit e sidomos nga plakat, autori e sheh me dhimbje duke i quajtur të shkretat plaka që, sipas autorit, përgojoheshin pas atyre figurave, besonin në çudinë e tyre, u ndizni qiri, harxhonin edhe pikën e fundit të vajit për të ndriçuar, na hiqnin edhe atë grusht miell gruri për shpirtin e tyre. Sipas autorit për këto veprimtari antiatdhetare e antipopullore më përpara dihej fare pak, por me ardhjen e socializmit në drejtimin e shtetit gjyshërit e prindërit tanë, që nderin e adhuronin aq shumë, që Atdheun e donin me shpirt, që armikut i kishin treguar vendin, që shtypjen e padrejtësinë e urrenin, dhe luftonin, tronditeshin nga ky ortakllëk i klerikëve, nga poshtërsitë e tyre, dhe në këtë mënyrë, sipas autorit, vendosën braktisjen e fesë dhe përqafimin e idealeve marksiste-leniniste. Gënjeshtrat dhe shkrimet patetike ateiste të komunisteve, ndikuan në shkatërrimin e botës shpirtërore të shqiptarëve dhe krijimin e njerëzve monstra të një sistemi kriminal, monstruoz dhe komunist.

Foto: shqiptarja.com

Filed Under: Sociale

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 46
  • 47
  • 48
  • 49
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • Kontributi shumëdimensional i Klerit Katolik dhe i Elitave Shqiptare në Pavarësinë e Shqipërisë 
  • Takimi i përvitshëm i Malësorëve të New Yorkut – Mbrëmje fondmbledhëse për Shoqatën “Malësia e Madhe”
  • Edi Rama, Belinda Balluku, SPAK, kur drejtësia troket, pushteti zbulohet!
  • “Strategjia Trump, ShBA më e fortë, Interesat Amerikane mbi gjithçka”
  • Pse leku shqiptar duket i fortë ndërsa ekonomia ndihet e dobët
  • IMAM ISA HOXHA (1918–2001), NJË JETË NË SHËRBIM TË FESË, DIJES, KULTURËS DHE ÇËSHTJES KOMBËTARE SHQIPTARE
  • UGSH ndan çmimet vjetore për gazetarët shqiptarë dhe për fituesit e konkursit “Vangjush Gambeta”
  • Fjala përshëndetëse e kryetarit të Federatës Vatra Dr. Elmi Berisha për Akademinë e Shkencave të Shqipërisë në Seancën Akademike kushtuar 100 vjetorit të lindjes së Peter Priftit
  • Shqipëria u bë pjesë e Lidhjes së Kombeve (17 dhjetor 1920)
  • NJЁ SURPRIZЁ XHENTЁLMENЁSH E GJON MILIT   
  • Format jo standarde të pullave në Filatelinë Shqiptare
  • Avokati i kujt?
  • MËSIMI I GJUHËS SHQIPE SI MJET PËR FORMIMIN E VETEDIJES KOMBËTARE TE SHQIPTARËT  
  • MES KULTURES DHE HIJEVE TE ANTIKULTURES
  • Historia dhe braktisja e Kullës së Elez Murrës – Një apel për të shpëtuar trashëgiminë historike

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT