
Nga Mimoza Dajçi/
Në vitin 2012 revista prestigjoze amerikane “Time”e renditi NënëTerezën të tetëmbëdhjetën ndër personalitetet më të fuqishëm të botës, 100 prej tyre ishin njerëzit më me influencë. Personalitetet botërore që ndodheshin përkrah figurës së Nënë Terezës ishin Presidenti i 16-të i SHBA Abraham Linkoln, ish Presidenti i Afrikës së Jugut dhe aktivisti i të drejtave të njeriut Nelson Mandela, një nga shkencëtarët më të mëdhenj të shekullit të 20-të Albert Einstein, Lidershipi modern për të drejtat civile në SHBA Martin Luther King Jr., Mjeshtri i Artit Michelangelo, Mbretëresha e Anglisë Elizabetha e Parë, Vizionari Digital Steve Jobs, Grupi Legjendar muzikor “The Beatles” etj.
Sot revista “Life” në New York, krahas 100 emrave të grave që ndryshuan botën ka vendosur të dhjetën portretin e Shenjtores Shqiptare Nënë Tereza. Sigurisht është krenari për ne të njihemi me materiale të tilla të rëndësishme, ku mbarë opinioni botëror vlerëson figurën e Nobelistes Shqiptare – Anjezë Gonxhe Bojaxhi.
Në brendësi të “Life” gjendet një artikulli shkruajtur pikërisht për Nënë Terezën, shoqëruar me një foto të saj në Calkutta veshur thjeshtë me kostumin bardhë e blu, e cila njëherësh ka pohuar të vërtetën e saktë se Anjezë Gonxhe Bojaxhi ka lindur në Shqipëri, origjinë të cilën ajo nuk e ka mohuar kurrë, paçka se politika Serbe – Maqedonase flet të kundërtën.
Anjezë Gonxhe Bojaxhi ka lindur në 26 Gusht të vitit 1910 në Shkup dhe vdiq më 5 Shtator të vitit 1997 në Indi. Është fituese e Çmimit “Nobel për Paqen” dhe në çastin e marjes së Çmimit në vitin 1979 deklaroi se, “Kam lindur në Shkup, jam shkolluar në Londër, jetoj në Kalkutë dhe punoj për të gjithë njerëzit e varfër në botë. Atdheu im – ka thënë ajo – është një vend i vogël, me emrin Shqipëri”.
Nënë Tereza ishte kujdestare për 7.500 fëmijë në 60 shkolla të botës, mjekonte 960.000 të sëmurë në 213 dispanseri, ishte e vetmja që kuronte 47.000 viktima të lebrozës, kishte birësuar 160 fëmijë bonjakë etj. Qeveria komuniste shqiptare i mbylli derën në fytyrë për vite të tëra duke refuzuar kërkesat e saj për të hyrë në Shqipëri. Vetëm pas përmbysjes së regjimit komunist Nënë Tereza arriti të hapë edhe në Shqipëri disa qendra bamirësie, të cilat u mirëpritën nga shqiptarët, njërën prej të cilave pata rast ta vizitoj në Tiranë, në rrugën e Elbasanit, vilë ku jetoi për vite me radhë udhëheqësi i lartë i Partisë së Punës Myslym Peza. Nënë Tereza ka qenë një grua me vlera të larta humane, si e tillë do të mbetet gjithmonë një legjendë e gjallë tek ne, e brezat që do të vijnë.
Përveç Nobelistes Shqiptare Nënë Tereza, disa nga emrat e grave që kanë sjellë revolucion në zhvillimin dhe ndryshimin e jetës në rang botëror revista “Life” ka renditur, Amelia Earhart e para grua që fluturoi e vetme përtej Atlantikut, Rosa Park aktiviste e të drejtave të njeriut, Mary e Nazareth figure fetarere, Elizabeth e Parë – Monarke, Cleopatra – Monarke, La Malinche, përkthyese, Clara Schumann pianiste dhe kompozitore, Ada Lovelace matematiciente, MalalaYousafzai aktiviste, Megan Rapinoe futbolliste dhe aktiviste, Anne Frank tregimtare, Jacqueline Kennedy Onassis First Lady dhe editore, Amy Tan shkrimtare, Maya Angelou poete, Marilyn Monrore aktore, Eleonor Roosevelt First Lady dhe aktiviste, Margarite Thatcher politikane, Rachel Carson shkencëtare, Marlene Dietrich artiste, Diana Princess e Wales, Elizabetha II Monarke, Coco Chanel desinjatore, stiliste, Mata Hari spiune, Marie Curie fizikante, Harriet Tubman abolitionist, Angela Merkel politikane, Nina Simone këngëtare dhe aktiviste, Sappho poete, Taylor Swift muzikante etj.
Shqipëria, Kosova dhe të gjitha trevat shqiptare kanë shumë për të shkruar e rrëfyer rreth jetës dhe veprave të vazjave dhe grave shqiptare, që sollën ndryshim në jetën e vendit. I takon hulumtuesve shqiptarë të hedhin dritë mbi këto fakte e dëshmi reale, ku fuqishëm edhe ato kanë kontribuar në shkencë, politikë, arsim, kulturë, letërsi dhe art, mjekësi, sport e muzikë, veprimtari patriotike dhe kombëtare, humanitare etj. Të shpresojmë…



