• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Archives for May 2025

Join Us This Week for the Albanian Festival of Worcester!

May 27, 2025 by s p

Dear St. Mary’s Family and Friends,

The spirit of tradition, faith, and community is alive as we prepare to welcome you to this week’s Albanian Festival of Worcester, hosted at St. Mary’s Assumption Albanian Orthodox Church!

Built on a strong foundation of faith and community, our church has always been a place where generations come together to celebrate our culture, support one another, and grow in unity. The Albanian Festival is an integral part of that tradition, bringing us all closer through shared food, music, dancing, and joyful fellowship.

Festival Dates: May 30, 31 and June 1, 2025

Location: St. Mary’s Assumption Albanian Orthodox Church

All are welcome—bring your friends and family!

We look forward to seeing you and sharing this beautiful celebration together!

With love and blessings,

St. Mary’s Albanian Orthodox Church

Filed Under: Fejton

KRIZA E PARLAMENTIT TË KOSOVËS NË ASPEKTIN JURIDIK: ANALIZË ME RASTE KONKRETE DHE KRAHASIME KOMPARATIVE

May 27, 2025 by s p

Prof. Dr. Fejzulla BERISHA/

1. Kuadri kushtetues dhe baza juridike e funksionimit të Kuvendit

Kuvendi i Kosovës, si organi më i lartë përfaqësues dhe legjislativ, ka funksione themelore: miratimin e ligjeve, mbikëqyrjen e ekzekutivit dhe përfaqësimin e qytetarëve. Nenet 64–70 të Kushtetutës së Kosovës rregullojnë përbërjen, kompetencat dhe funksionimin e këtij institucioni. Sipas nenit 66, seanca konstituive e Kuvendit duhet të thirret brenda 30 ditëve nga shpallja e rezultateve përfundimtare të zgjedhjeve.

Kriza juridike lind kur ky afat nuk respektohet ose kur subjekti fitues dështon të propozojë kandidatin për Kryeministër, duke bllokuar procesin e formimit të institucioneve të reja. Në këto rrethana, krijohet një vakum institucional, që pamundëson ushtrimin efektiv të pushtetit dhe cenon funksionalitetin kushtetues të shtetit.

2. Raste konkrete të krizave parlamentare në Kosovë

a) Kriza e vitit 2014.Pas zgjedhjeve të qershorit 2014, u krijua një përplasje kushtetuese për të drejtën e propozimit të kandidatit për Kryeministër. Partia fituese (PDK) pretendonte të drejtën automatike për formimin e qeverisë, ndërsa një koalicion paszgjedhor opozitar pretendonte shumicën parlamentare. Gjykata Kushtetuese, në Aktgjykimin KO103/14, vendosi se Presidenti mandaton kandidatin nga subjekti politik që ka fituar zgjedhjet (në kuptimin e partisë së parë), dhe jo nga një koalicion i krijuar paszgjedhorisht. Ky interpretim ngushtoi fleksibilitetin kushtetues dhe krijoi precedent për kriza të ardhshme.

b) Kriza e vitit 2017.Pas dorëheqjes së Qeverisë Mustafa dhe mbajtjes së zgjedhjeve të jashtëzakonshme, Kuvendi nuk arriti të zgjedhë Kryetarin për më shumë se një muaj për shkak të përplasjeve ndërmjet subjekteve politike. Si pasojë, edhe formimi i qeverisë u vonua ndjeshëm, duke shkaktuar bllokadë institucionale.

c) Kriza e vitit 2020.Rënia e Qeverisë Kurti pas një mocioni mosbesimi dhe mandatarizimi i Avdullah Hotit pa kaluar përmes subjektit fitues (VV) shkaktoi një krizë të thellë politike dhe juridike. Gjykata Kushtetuese, në Aktgjykimin KO95/20, legjitimoi veprimin e Presidentit për të propozuar një kandidat tjetër, pa shkuar në zgjedhje të reja. Ky vendim u kritikua si shkëputje nga praktikat e mëparshme dhe si dorëzim ndaj nevojës për stabilitet politik, në kurriz të legjitimitetit demokratik.

d) Kriza paszgjedhore e vitit 2025.Pas zgjedhjeve të 9 shkurtit 2025, Lëvizja Vetëvendosje, si subjekti fitues, nuk arriti të sigurojë shumicën parlamentare për formimin e institucioneve. Në të njëjtën kohë, partitë tjera nuk arritën të formojnë një koalicion alternativ. Kuvendi nuk u konstituua brenda afatit të paraparë në nenin 66 të Kushtetutës, duke shkaktuar një ngërç kushtetues dhe një krizë funksionale që çoi vendin drejt zgjedhjeve të reja, për shkak të mungesës së një mekanizmi të ndërmjetësimit kushtetues.

3. Pasojat juridike të krizave parlamentare

Mosrespektimi i afateve kushtetuese dhe pamundësia për konstituimin e Kuvendit shkaktojnë pasoja serioze juridike dhe institucionale:

-Pamundësohet zgjedhja e Kryetarit të Kuvendit dhe formimi i komisioneve parlamentare;

-Bllokohet mandatarizimi i Qeverisë së re;

-Ndalohet miratimi i ligjeve dhe i buxhetit shtetëror;

-Kufizohet ose zhduket kontrolli demokratik mbi qeverinë në detyrë.

Kriza të tilla krijojnë terren për ndërhyrje të aktorëve jashtëinstitucionalë dhe rrezikojnë besimin qytetar në rendin kushtetues dhe në sistemin demokratik të qeverisjes.

4. Raste komparative ndërkombëtare

a) Belgjika – Kriza të gjata pa qeveri funksionale.Belgjika përjetoi një krizë të gjatë politike në vitet 2010–2011, kur vendi funksionoi pa qeveri për 541 ditë. Megjithatë, mekanizmat kushtetues të Belgjikës, përfshirë rolin e Mbretit si ndërmjetës politik, siguruan vazhdimësinë institucionale dhe shmangën vakumin juridik.

b) Izraeli – Zgjedhje të shpeshta dhe fragmentim politik.Izraeli organizoi katër palë zgjedhje brenda dy viteve (2019–2021), për shkak të fragmentimit politik. Megjithatë, Knesseti konstituohet menjëherë pas zgjedhjeve dhe qeveria në detyrë vazhdon me kompetenca të plota deri në formimin e qeverisë së re.

c) Gjermania – Qeverisje e përkohshme e rregulluar me KushtetutëNë Gjermani, në rast se nuk zgjidhet menjëherë një kancelar i ri, kancelari ekzistues qëndron në detyrë me kompetenca të kufizuara. Kushtetuta gjermane (Grundgesetz) parashikon qartë mekanizmat për qeverisje të përkohshme, duke shmangur vakuumin institucional.

d) Maqedonia e Veriut – Ndërhyrja presidenciale si rrugëdalje kushtetuese.Në disa raste të ngërçeve paszgjedhore, Presidenti i Maqedonisë së Veriut ka ndërhyrë si aktor neutral për të mandatarizuar kandidatin për kryeministër ose për të shpërndarë Kuvendin, kur kanë dështuar dy tentativa për formimin e qeverisë. Kushtetuta maqedonase ofron mekanizma të qartë për zgjidhje automatike në raste bllokimi.

5. Nevoja për reforma dhe garanci juridike

Për të shmangur krizat e përsëritura parlamentare, është i domosdoshëm një reformim juridik dhe institucional që përfshin:

a) Reforma kushtetuese.Qartësimi i procedurave për mandatarizimin e Kryeministrit;Parashikimi i afateve dhe pasojave të shkeljes së tyre;Përcaktimi i rolit ndërmjetësues të Presidentit në rast bllokimi.

b) Ligj për qeverisjen e përkohshme.Kufizimi i kompetencave të qeverisë në detyrë për të parandaluar abuzime;Sigurimi i një minimumi funksional institucional për vendimmarrje emergjente.

c) Forcimi i Gjykatës Kushtetuese.Rritja e pavarësisë së saj nga ndikimi politik;Garancitë për interpretim të drejtë dhe të njëtrajtshëm të Kushtetutës, veçanërisht në periudha krizash.

d) Ndërtimi i kulturës politike parlamentare.Nxitja e përgjegjësisë politike të deputetëve ndaj mandatit të qytetarëve;Prioritizimi i funksionalitetit institucional përballë interesave të ngushta partiake.

Kriza parlamentare në Kosovë nuk përfaqëson thjesht një problem politik, por një sfidë të thellë juridike që cënon funksionimin e të gjithë sistemit kushtetues. Në mungesë të garancive të fuqishme për zbatimin e rregullave kushtetuese dhe ndarjes së pushteteve, çdo krizë politike rrezikon të kthehet në një ngërç juridik.

Shembujt nga vende të tjera tregojnë se stabiliteti institucional nuk varet vetëm nga vullneti politik, por mbi të gjitha nga ndërtimi i një sistemi juridik të qartë, elastik dhe funksional, që respekton parimet kushtetuese dhe vullnetin qytetar.

Filed Under: Ekonomi

PATRIOTI SHQIPTAR LULZIM CINA NGA DIASPORA SHQIPTARE E GREQISË VIZITOI VATRËN

May 27, 2025 by s p

Sokol Paja/

Patrioti dhe veprimtari i çështjes kombëtare Lulzim Cina, kryetari i Lidhjes së Shoqatave Shqiptare të Kretës dhe anëtar i bordit drejtues të diasporës shqiptare të Greqisë vizitoi Federatën Pan-Shqiptare të Amerikës Vatra. Ai u prit nga vatrani legjendar Marjan Cubi me 45 vite kontribut në Vatër dhe komunitetin shqiptar në Amerikë, Nazim Salihu këshilltar për art dhe kulturë, anëtari i kryesisë Ilir Cubi, editori i Diellit dhe patrioti Edi Plaka. Patrioti Lulzim Cina shprehu mirënjohje për punën historike të Vatrës në dobi të kombit shqiptar duke e quajtur “zemra e shqiptarëve të Amerikës”. Z. Cina solli përshëndetjet e shqiptarëve të Greqisë me dashuri e respekt për Vatrën si qendër atdhetarie në mërgatën e Amerikës. Z. Cina shpjegoi se falë punës së patriotëve shqiptarë në vitin

2001 u hap shkolla e parë shqipe në Greqi në qytetet Kretë, Selanik e Volos. Në të gjithë Greqinë janë rreth 100 klasa të mësimit të gjuhës shqipe, shpjegoi z.Cina. “Projektet humanitare e komunitare, ruajtja e gjuhës shqipe dhe kulturës e traditës shqipe dhe të drejtat e shqiptarëve brenda shtetit Grek, janë motiv kryesor i punës patriotike, deklaroi z.Cina.

Marjan Cubi shpjegoi etapat e zhvillimit të Vatrës, përpjekjet e Federatës Vatra për komb, komunitet e atdhe. Këshilltari për art dhe kulturë z.Nazim Saliu shpjegoi projektet kulturore dhe mbështetjen që jep Vatra, ndërsa Ilir Cubi shpjegoi ndihmat që ka dhënë Vatra për shkollat shqipe duke dhuruar abetare, libra shqip, gazeta Dielli e flamuj kombëtarë për fëmijët shqiptarë të shkollave shqipe. Z. Cina bëri thirrje që Vatrën ta vizitojnë të gjithë shqiptarët në mbarë botën si vlerësim e respekt për dedikimin, përkushtimin dhe investimin në çështjen kombëtare në mërgatën e Amerikës dhe trojet etnike.

Filed Under: Opinion

VATRA MORI PJESË NË NDERIMIN E VATRANIT ELIAS MALIQ LAZARATI NË DITËN PËRKUJTIMORE

May 27, 2025 by s p

Federata Pan-Shqiptare e Amerikës Vatra përfaqësuar prej drejtorit të degëve z.Mondi Rakaj mori pjesë në organizimin e përkujtimores kushtuar vatranit patriot Elias Maliq Lazarati pjesë e ushtrisë amerikane. Në ditën përkujtimore, në Teqenë Bektashiane Shqiptare në Miçigan, shoqata patriotike “Lazarati” bashkoi shqiptarët e Amerikës për të nderuar kujtimin e një shqiptari, atdhetari që bëri histori në komunitetin shqiptar dhe shtetin amerikan. Atdhetari Elias Maliq Lazarati ishte kryetari i Vatrës në degën nr.29 në New York. Në emër të kryetarit Dr. Elmi Berisha, kryesisë dhe këshillit të Vatrës, z.Rakaj deklaroi se Federata Pan -Shqiptare e Amerikës Vatra është krenare me këto figura të shquara patriotike që kanë drejtuar degët e Vatrës e udhëhequr patriotizmën në Amerikë. Z. Rakaj garantoi të pranishmit se në të ardhmen e afërt Federata Vatra do ta nderojë Elias Maliq Lazaratin me medaljen e artë të lirisë pas vdekjes për kontribute të shquara patriotike.

Babai i Teqesë Bektashiane Shqiptare në Miçigan Baba Eliton Pashaj deklaroi në fjalën e tij të bekimit të darkës ti bashkohemi lutjeve tona në këtë ditë, ku kujtohen ata burra, gra, të rinj dhe të reja, të cilët për lirinë, demokracinë dhe përparimin e këtij vendi, falën jetën e tyre që ne sot të mund të jetojmë të lirë.

Të lutemi ty o Zot të bekosh këtë përkujtimore, falu të gjithë të pranishmëve paqe, mirësi, begati e fatbardhësi. Mëshiro për të ndjerin Elias ashtu siç mëshiron për besimtarët mbasi ti je mëshiruesi dhe mëshirbërësi. O Zot, shtona e mos na pakëso! Jepna nder e mos na poshtëro! Jepna e mos na privo. Jepna përparësi e mos i jep përparësi tjetërkujt mbi ne! Jepna gëzim dhe gëzohu nga ne! Zoti i madh bekoje Shqipërinë dhe shqiptarët. Ruaje mërgatën tonë kudo që janë. Kërkoj mbrojtjen e dritës tende bujare që ndriçoi qiejt dhe tokën, që largoi errësirat dhe rregullon çdo gjë. Ndriçoje dhe përmirësoje gjendjen e kombit tonë të dashur. Bëje atdheun tonë Shqipërinë shpresë për ata që janë aty dhe krenari për ne në mërgim. O Zot bekoje popullin dhe kombin Amerikan. Zot bekoje tokën, ujin dhe bukën e Amerikës që është atdhe i dytë për të gjithë ne.

Filed Under: Politike

Përfundon edicioni i 29 i festivalit ndërkombëtar “Netët korçare të poezisë”

May 27, 2025 by s p

Fundjava që sapo u mbyll, 24-25 maj 2025, solli në qytetin e Korçës poetë nga e gjitha bota, të cilët u bënë pjesë e festivalit ndërkombëtar “Netët e poezisë”, edicioni i 29. I organizuar me mbështetjen e bashkisë së qytetit, të bibliotekës “Thimi Mitko” dhe Qendra Pen e Shqipërisë, ky festival merr shkas nga vargjet e poetit të shquar kombëtar, Asdreni, shkëputur nga përmbledhja poetike “Rreze drite”. Zanafilla e këtij festivali dhe bashkëthemelues ka qenë poeti Skënder Rusi dhe më vonë ai mbështetet nga bashkia dhe biblioteka e Korçës. Prej fillimit e deri më sot veprimtaria ruan surpriza duke e kthyer qytetit në nëj kryeqendër të promovimit të letërsisë shqipe dhe asaj të huaj.

Një broshurë e përgatitur enkas për këtë veprimtari mban në krye përshëndetjen e kryebashkiakut Sotiraq Filo, ku ndër të tjera shkruan se “Korça që është qytet i traditës, kulturës dhe artit, do të ketë krijuesit më të spikatur nga vendi dhe bota. Do të jemi të bashkuar dhe të drejtuar nga fuqia e artit sepse fuqia universal e letërsisë përmban vlerat e humanizmit, njerëzimit, pavarësisht gjuhëve dhe kufijve”.

Në këtë edicion përfshihen dhjetra krijues konkurues dhe përshëndetës, mes të cilëve Aida Topalli, Albi Lushi, Albina Roshi, Angela Durazzo, Antonio Babliku, Artur Shkira, Bardhosh Gaçe, Bledar Tafaj, Christina Florou, Çerçiz Loloçi, Dinos Kubatis, Entela Kasi, Gerta Bandilli, Gaqo Apostoli, Helena Halilaj, Jonela Spaho, Julika Prifti, Klaudia Hasanllari, Maklena Nika, Mario Çaçi, Pierr Ech-Ardour, Rajmonda Moisiu, Rakela Zoga, Resul Shabani, Sadik Bejko, Sasha Basholli, Stefania Romito, Tsvika Nir, Valbona Lola, Valmira Rashiti, Vlora Konushevci, Zyhdi Dervishi, etj, të cilët shoqërohen me një biografi të shkurtër në shqip dhe anglisht.

“Të dyja netët e festivalit do të zhvillohen në orën 19:00. Natën e parë do të jetë hapja solemne e festivalit ‘Netët korçare të poezisë’ dhe poetët e ftuar nga Shqipëria, nga diaspora, Kosova, Greqia, personalitete nga Izraeli, Franca dhe Italia do të performojnë poezitë e tyre në gjuhën amë. ‘Rreze drite’ e Asdrenit është një temë e festivalit, ku poezitë konkurruese të gjitha kanë përmbajtjen rreze drite, të cilat do të recitojnë aktorët dhe të rinjtë e talentuar të qytetit të Korçës”, pohoi për mediat Jorida Tollkuçi, drejtore e bibliotekës publike “Thimi Mitko”.

Në ditën e parë autorët dolën para pjesëmarrësve të shumtë duke lexuar krijimet e tyre, ndërsa në dytën e dytë aktorë të njohur të teatrit “Andon Zako Çajupi” sollën një tjetër atmosferë duke intepretuar krijimet e poetëve pjesëmarrës.

Gjithashtu u organizuan katër panele letrare në bibliotekën “Thimi Mitko”, një vizitë në muzeun Gjon Mili dhe një tjetër në galerinë “Guri Madhi”. Emocione të veçanta solli mbjellja e një peme në kopshtin qendror të qytetit nga poeti laurat Sadik Bejko si dhe shpallja e fituesve, mes të cilëve Zyhdi Dervishi, Rakela Zoga, Maklena Nika.

Juria e festivalit përbëhej nga Entela Kasi, presidente e Qendrës Pen për Shqipërinë; Pierre Ech-Ardour, personalitet francez, botues dhe poet dhe Prof. Dr. Jonela Spaho, dekane e Fakultetit të Filologjikut dhe Edukimit./albspirit

Filed Under: LETERSI

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 7
  • 8
  • 9
  • 10
  • 11
  • …
  • 46
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • NJЁ SURPRIZЁ XHENTЁLMENЁSH E GJON MILIT   
  • Format jo standarde të pullave në Filatelinë Shqiptare
  • Avokati i kujt?
  • MËSIMI I GJUHËS SHQIPE SI MJET PËR FORMIMIN E VETEDIJES KOMBËTARE TE SHQIPTARËT  
  • MES KULTURES DHE HIJEVE TE ANTIKULTURES
  • Historia dhe braktisja e Kullës së Elez Murrës – Një apel për të shpëtuar trashëgiminë historike
  • Lirizmi estetik i poetit Timo Flloko
  • Seminari dyditor i Këshillit Koordinues të Arsimtarëve në Diasporë: bashkëpunim, reflektim dhe vizion për mësimdhënien e gjuhës shqipe në diasporë
  • Ad memoriam Faik Konica
  • Përkujtohet në Tiranë albanologu Peter Prifti
  • Audienca private me Papa Leonin XIV në Selinë e Shenjtë ishte një nder i veçantë
  • PA SHTETFORMËSINË SHQIPTARE – RREZIQET DHE PASOJAT PËR MAQEDONINË E VERIUT
  • “Ambasador i imazhit shqiptar në botë”
  • “Gjergj Kastrioti Skënderbeu në pullat shqiptare 1913 – 2023”
  • Albanian American Educators Association Igli & Friends Concert Delivers Electrifying Evening of Albanian Heritage and Contemporary Artistry

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT