• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Archives for June 2025

BREZAT E RINJ SHQIPTARË DHE ARSIMIMI  NË AMERIKË

June 13, 2025 by s p

Skënder Karaçica/

“Arsimi është një diell e dytë për njerëzit”-(Platoni).  

Po bëhet një shekull kur shqiptarët nga trevat etnike, për shkak të rrethanave të rënda  historike të regjimit serb dhe të pushtuesve të tokave shqiptare  nga fqinjët  tanë, u detyruan të marrin udhën e gjatë të mërgimit kendej Atlantikut  në Amerikën e largët. Ardhja  e tyre në këtë vend të lirë sikur iu kthye fryma e jetës dhe, parakalimet në të gjitha qytetet urbane amerikane. Në këto vite të mërgimit, u bënë disa breza të shqiptarëve, që, u lindën, u rritën, u shkolluan në arsimin dhe edukimin e shkollave, të universiteve të këtij vendi me një fidanishte të demokracisë dhe të njeriut të lirë.

Në këtë qershor, në të gjitha shkollat fillore, të mesme dhe në universitete, parakaluan më botën e librave të dijes, më qindra të rinjë e të reja shqiptare nga të gjitha trevat etnike dhe, me rezultate ata qendronin në rreshat e parë ndër më të mirët. Në këtë qershor, prindërit shqiptarë në Çikago, në të gjitha tubimet e maturimit u bënë shend verë me përmasën e dijes të brezit të ri shqiptar, që, në udhën e arsimit e të edukimit premtojnë të ardhmën e Shqipërisë Etnike.

Në të dyja shkollat Jerling Junior High(Class of 2025)dhe Carl Sandburg High Schol në Orland Park, Illinois, prindërit nga Drenasi Driton dhe Diana Leku, ishin mbushur me emocione të gëzimit, ku fëmijët e tyre Drini dhe Dea, me rastin e maturimit u shpallën nxënësit më të mirë të shkollës. Diplomat e dijes do të vazhdojnë në shkollimin e mesëm dhe universitar, thoshte Drin Leku, i cili ka përzgjedhur shkencat teknike në universitetin në Çikago dhe, synimet e tij në botën e shkencës teknologjisë shkencore të shekullit të ri, në shenjë hareje na thoshte se, do të bëhet në të ardhmen inxhinier  në NASA!

Pas shkollimit universitar të rinjët shqiptarë në Amerikë, tashmë janë sistemuar në kompanitë më të njohura  të fushës së biznesit, të tekonologjisë, të mjekësisë, të administratës, të bankave dhe në armatën amerikane. Për këtë pasuri të dijes universitare e të rinjve shqiptarë në Amerikë, Shqipëria zyrtare dhe Shqipëria tjetër Kosova, do të ishte mirë që të hedhin dritë përmes programit shtetërorë për rikthimin në atdhe të rinisë shqiptare me diploma të universiteve amerikane, që për të ardhmen e Shqipërisë Etnike, në fillim të këtij shekulli do të bëhej një krah i fortë i zhvillimit të gjithmbarshëm në fushë të ekonomisë shqiptare.

Nuk duhet lënë në harresë ketë pasuri të supërstrukturës së dijes universitare shqiptare në Amerikë, tashti janë krijuar kahet e reja, ku populli shqiptar me tërë resursët e pasura tokësore dhe njerëzore, do të bëjnë të zhvillaur shtetin dhe kombin,duke tejkaluar gjeografinë shekullore të varfërisë.

Filed Under: Ekonomi

Kur kryeministri Pandeli Evangjeli i dha nënshtetësinë shqiptare Aleksandër Moisiut dhe bashkëshortes së tij gjermane

June 13, 2025 by s p

Nga ROLAND QAFOKU/

Edhe pse ka disa shkrime, apo studime sporadike, duke përfshirë kujtimet e vetë tij, shumw njihet jeta e aktorit të madh Aleksadër Moisiu. Për ta nxjerrë më të plotë profilin e tij nevojiten studime të thelluara që për fat të keq deri më sot nuk janë realizuar. Kjo shkresë që po botoj është një vendim i qeverisë së kryeministtit Pandeli Evangeli që mban datën 26 shkurt 1934. Në të vendoset që Aleksandër Moisiut ti jepej nënshtetësia shqiptare. Madje edhe bashkëshortes së tij gjermane. Theksojmë se ka qenë kërkesa e vetë Aleksandër Moisiut për ta marrë këtë shtetësi dhe jo një iniciativë e shtetit shqiptar.

Pra, gjigandi i skenave botërore kishte paraqitur kërkesën te autoritetet shqiptare që të merrte nënshtetësinë shqiptare. Dhe shteti shqiptar ia plotësoi menjëherë këtë kërkesë. Mes të tjerave argumentet për dhënien e saj jepen me këto fjalë:

“Ministria e Brendshme dhe e Jashtme, tue tregue se Aleksandër Moissi, tash shtetas gjerman, me banim në Zvicëer e lindun në Trieste më 2.IV.1880, përveç qi është me orgjinë shqiptare, e qi e që nuk e ka mohue kurrë Kombësin e tij Shqiptare, por tue marre parasysh edhe shërbimet e shumta qi i ka bnërë vendit t’onë në Shtete më të mëdhaja të botës me profesionin e tij si dramatist me famë, mbi kërkesën e bame prej tij, propozojmë qi në bazë t’ Art 9 të Kodit Civil t’i akordohet shtetësija shqiptare bashkë me zonjën e tij Giovanna Moissi Terëin me orgjinë gjermane dhe lehun në Munchen më 18.III.1884 edhe kjo artiste”.

Më pas ky vendim qeverie u dekretua nga Mbreti Ahmet Zogu.

Filed Under: Kulture

Book Event Massacres in Kosovo 1998-1999 by Shkelzen Gashi marks the 26th Anniversary of Kosova’s Liberation Day and Sparks a Debate

June 13, 2025 by s p

Rafaela Prifti/

The promotion of Shkelzen Gashi’s book Massacres in Kosovo 1998-1999 hosted by the Consulate General of Kosova and St. John’s University in New York, on Thursday, was an homage to the 26th anniversary of Kosova’s Liberation Day that gave pause for thought, more than any ceremonial setting. Concerns regarding the community, Kosova government and the present global situation quickly engaged the audience and the panelists. Ambassador Blerim Reka reminded the audience that “June 12 is a special day for Kosovo. We are forever grateful to the US and the International community for its support. While we hope to join the UN member states, Kosova is a tantalizing success story.” Making a quick remark on the book, Ambassador Reka said that “the events in it belong to a history that is not far removed.”

“This book is a bonafide document that is exceedingly important in terms of reconciliation which moves Kosovo forward towards Europe,” said keynote speaker Christopher Hyland, a respected diplomat and businessman. In his presentation, Hyland, a former member of President Clinton’s cabinet, shared some important moments pertaining to his interactions with Kosova’s late president Ibrahim Rugova. A recipient of Vatra Gold Medal, Hyland singled out Jim Xhema as a leading figure that rallied the Albanian community, and restaurateur Bruno (Selimaj) for his role in the “Albanian Restaurant Revolution.” Highly critical of the Association of Serb Municipalities, Hyland denounced it as a destabilizing move designed to indefinitely impede Kosova’s efforts to join the European Union. “Historically,” he noted, “the policies around religious and ethnic divides, generally put forth by the West, have failed the countries that have implemented them, as is the case of Lebanon 32 years later.”

Giving a very positive review of Gashi’s book, Prof. Dr. Anna Di Lellio, NYU Adjunct Clinical Professor and sociologist, said that “it is right on account of its credible sources,” “it is right to the victims and survivors” and it is “opportune because of its distance in time and also the current situation.” In a quick rebuttal to Hyland’s statement with regard to reconciling through memory, Prof. Di Lellio voiced the position that there is “little connection between remembering and reconciliation” citing the cases of Bosnia and even present day Germany to prove her point.

Dr. Basilio Monteiro, Chair and Associate Professor at St. John’s University guided the discussion in a respectful and engaging manner. Before inviting author Shkelzen Gashi to address the event, Dr. Monteiro noted that “St. John’s University has hosted previous events with Kosovo President and Kosovo Former Ambassador Frymezim Isufaj.”

“Although this book chronicles 83 massacres, it is important to understand that such acts constitute one of the violations under the International Human Rights Law,” said Gashi. He listed one by one the violations: killings and targeted killings, (he cited two examples: Bajram Kelmendi – a Kosova Human Rights Lawyer, Fehmi Agani, a Kosova academic and leading politician of LDK,) disappearances, rapes, tortures, looting, arrests, forced displacements of citizens, burning of property, cultural building and monuments, pets. “This book is about justice for the victims.” Calling attention to school textbooks, Gashi noted that they should be based on the facts, on both sides.” In that context, the book, published by the NGOs Admovere and Integra, contains accounts that are in Albanian, Serbian and English.

Noticing a lack of documentation, Shkelzen Gashi, a human rights activist, set out to research and collect the data on the massacres carried out between February 28, 1998 and July 23, 1999 in one book. He intends to keep researching and publishing such records that he believes are “important for the reconciliation.” The three conditions, as he put it, are: to know the truth, reparations, and institutional reforms. Two examples: Vucic, who is serving as Serbia’s President since 2017, led its Ministry of Information in 1998-1999, and Ivica Dacic, Serbia’s Minister of Foreign Affairs, was the spokesperson for Milosevic, the late nationalist president of Serbia.

The panel of three engaged in a session of questions and answers. The question from the audience What can Kosovo do now? opened the door for a sharp rebuke by Hyland of the Kosova community here and government for refusing to create a Kosova Caucus or a lobbying group in the US Congress, because as he put it, on the Hill “Kosova doesn’t exist.” At the same time, the diplomat urged the audience to support Kurti’s government for “its loyalty to constitutionality”. Not mincing any words, he condemned the approach in the last years by the International Community and Europe’s opposition of Kurti “that is designed to break the back of Kosovo.”

The event concluded with book signing, refreshments and possible future presentations at the venue. On behalf of the hosts, Luca Iandoli, Dean for the Collins College of Professional Studies, and Associate Dean for Global Programs and Research at St. John’s University welcomed and greeted the author, featured speakers, dignitaries and guests. The event was covered by TV 21 Senior Reporter Halil Mulaj, Vehbi Bajrami, activist of the Albanian American community and President of llyria Publishing and Dielli newspaper.

Filed Under: Opinion

HOMAZH NDERIMI PËR NJË BIR TË MADH TË KOSOVËS – DR. BUJAR BUKOSHIN

June 13, 2025 by s p

Nga Dr. Elmi Berisha

Kryetar i Federatës Pan-Shqiptare të Amerikës “Vatra” – New York/

Me dhimbje të thellë, por me krenari dhe nderim të lartë, bashkohem me gjithë shqiptarët kudo që janë, për të përkujtuar jetën dhe veprën e njërit prej burrave më të mëdhenj të historisë moderne të Kosovës – Dr. Bujar Bukoshin. Ndërroi jetë një njeri i urtë, një lider me vizion, një mjek i përkushtuar dhe një atdhetar i pakompromis – por la pas një trashëgimi që do të jetojë përgjithmonë në memorien historike të popullit tonë.

Dr. Bukoshi nuk ishte thjesht një emër në radhën e figurave të rëndësishme të kombit – ai ishte një gur themeltar i Republikës së Kosovës, Kryeministri i parë i saj, i cili për nëntë vite rresht udhëhoqi qeverinë në ekzil, në kohërat më të vështira për fatin e popullit tonë. Ai ishte zëri dhe zemra e rezistencës politike shqiptare në një kohë kur vendit i mungonte gjithçka, përveç vullnetit për liri. Nga zyrat modeste të qeverisë në mërgim e deri në takimet me liderë botërorë, Dr. Bukoshi mbeti përfaqësuesi dinjitoz i një populli që kërkonte drejtësi dhe shtet.

I edukuar në frymën e dijes, i diplomuar për mjekësi dhe i përkushtuar ndaj shëndetit të njerëzve, ai ndërroi drejtimin e jetës së tij për të shëruar plagët e një kombi të tërë. Themelues i LDK-së, bashkëpunëtor i ngushtë i Presidentit historik Dr. Ibrahim Rugova, Dr. Bukoshi ishte përfaqësuesi më autentik i frymës institucionale të rezistencës paqësore, dhe një arkitekt i hershëm i shtetësisë së Kosovës.

Ai ishte jo vetëm një strateg i zgjuar politik, por edhe një zë i kthjellët që ftoi gjithmonë për bashkim, maturi dhe pjekuri kombëtare. Kontributi i tij për organizimin e shërbimeve të shtetit të Kosovës të arsimit dhe shëndetësisë, mekanizmave dhe institucioneve të tjera, ishte themelor për mbijetesën e shoqërisë sonë në vitet më të errëta të okupimit serb.

Në mërgatë, veçanërisht në diasporën shqiptare në Evropë dhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Dr. Bujar Bukoshi gëzonte një respekt të thellë. Ai ishte simbol i përkushtimit institucional, i përpjekjes për njohje ndërkombëtare, dhe mbi të gjitha, një lidhje e fuqishme e diasporës me kauzën e Kosovës. Federata Pan-Shqiptare e Amerikës “Vatra” kishte fatin dhe nderin ta ketë mik, bashkëpunëtor dhe shpesh, partner në përpjekjet tona lobuese për çështjen kombëtare.

Sot, kur arkivoli i tij pushoi përfundimisht në tokën e Kosovës së lirë – asaj për të cilën ai punoi një jetë të tërë – ne përulemi me respekt dhe mirënjohje para veprës së tij. Jeta e Dr. Bukoshit është një testament i përhershëm i idealit të lirisë dhe i sakrificës për të.

Kombi ka humbur një figurë që e mbajti gjallë shpresën kur errësira mbulonte gjithçka. Mërgata ka humbur një njeri që e kuptoi më mirë se kushdo rolin jetik të saj në fatin e kombit.

Por historia shqiptare ka fituar një shtyllë më shumë në themelin e saj. Emri i Dr. Bujar Bukoshit do të mbetet i shkruar me germa të arta në librin e lavdisë kombëtare, krahas emrave të njerëzve që nuk jetuan për veten, por për popullin.

Ngushëllimet më të sinqerta familjes së tij të dashur, bashkëpunëtorëve, popullit të Kosovës dhe gjithë shqiptarëve kudo që janë.

U prehtë në paqe, në dheun që aq shumë e deshi dhe e nderoi.

Lavdi jetës dhe veprës së Dr. Bujar Bukoshit!

Filed Under: Politike

12 qershori 1999 dhe 12 qershori i vitit 2025

June 13, 2025 by s p

Imer Lladrovci/

Me 12 qershor 1999 hynë trupat e shteteve të NATO-së në Kosovë dhe aty gjetën dy ushtri që e kishin luftuar gjithë kohën njëra-tjetrën: Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës dhe Ushtrinë e Jugosllavisë. Në këtë luftë që drejtohej kundër Ushtrisë së Jugosllavisë, UÇK-ja dhe NATOja ishin në marrëdhënie aleance. Derisa në ajër ishin aeroplanët e NATO-së, në tokë e vetmja ushtri që i luftonte serbët ishte UÇK-ja. Këtë fakt, strategët ushtarakë të NATO-së e vlerësonin jashtëzakonisht shumë. Tre ditë më parë, 9 qershor 1999, u nënshkrua Marrëveshja e Kumanovės mes NATO-së dhe Ushtrisë Jugosllave për përfundimin e bombardimeve mbi Jugosllavinë-Serbinë dhe Malin e Zi. Kjo marrëveshje përbën faktikisht kapitullimin e Beogradit ndaj Brukselit. Përfundimi i luftës u prit me gëzim të madh nga të gjithë, sidomos nga një milion refugjatët shqiptarë në rajonë. Filloi kthimi i tyre i shpejtë në atdhe, madje edhe duke i shpërfillur rregullat themelore të sigurisë. Në Prishtinë u formua Qeveria e Përkohshme e Kosovës.

Sot në 26 vjetorin e kësaj ngjarjeje udhëheqësit kryesorë të asaj kohe gjenden në Burgun e Hagës. Hashim Thaçi, Jakup Krasniqi, Kadri Veseli dhe Rexhep Selimi presin shpalljen e vendimit të Gjykatës Speciale, pas njė maratone të gjatë të procesit të hetimeve dhe gjykimit. Siç kanë dëshmuar dhe deputetë të dikurshëm shqiptarë, Gjykata Speciale në Hagë nuk ishte çështje e thjeshtë vullneti politik, por një detyrim ndërkombėtar që, në rast të mosrespektimit, do të kishte pasoja të mëdha për vendin tonë, Ndaj dhe formimi i saj nga Kuvendi i Kosovës u bë në mbrojtje të interesave vitale të shtetit që u shpallë me 17 shkurt 2008. Kush e votoi themelimin e kësaj gjykate i kishte parasysh arsyet shtetërore dhe dhe jo interesat personale. Katërshja e Madhe, siç është bërë zakon të quhet grupi i politikanëve në Hagë, tregoi guxim e vetëmohim kur vendosi që të formojë këtë instiucion juridik sipas të drejtës ndërkombëtare. Urojmë që Gjykata të merrë një vendim të arsyeshëm që rezulton nga provat!

Ne e dimë se Serbia e dërgoi në Hagë gjithë elitën politike tė vendit me synimin për ta pezulluar sovranitetin shtetëror të Kosovės. Gjykimi i dha fund administrimit të provave dhe tani është rradha e shpalljes së vendimit! Si shqiptarë, ne duam shpalljen e pafajsisë së atyre që luftuan për shtetin e Kosovës!

Filed Under: Rajon

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 26
  • 27
  • 28
  • 29
  • 30
  • …
  • 51
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • Dashuria që e kemi dhe s’e kemi
  • “Jo ndërhyrje në punët e brendshme”, dorëheqja e Ismail Qemalit, gjest atdhetarie dhe fletë lavdie
  • Arti dhe kultura në Dardani
  • Gjon Gazulli 1400-1465, letërsia e hershme shqipe, gurthemeli mbi të cilin u ndërtua vetëdija gjuhesore dhe kulturore e shqiptarëve
  • “Albanian BookFest”, festivali i librit shqiptar në diasporë si dëshmi e kapitalit kulturor, shpirtëror dhe intelektual
  • VEPRIMTARI PËRKUJTIMORE SHKENCORE “PETER PRIFTI NË 100 – VJETORIN E LINDJES”
  • 18 dhjetori është Dita Ndërkombëtare e Emigrantëve
  • Kontributi shumëdimensional i Klerit Katolik dhe i Elitave Shqiptare në Pavarësinë e Shqipërisë 
  • Takimi i përvitshëm i Malësorëve të New Yorkut – Mbrëmje fondmbledhëse për Shoqatën “Malësia e Madhe”
  • Edi Rama, Belinda Balluku, SPAK, kur drejtësia troket, pushteti zbulohet!
  • “Strategjia Trump, ShBA më e fortë, Interesat Amerikane mbi gjithçka”
  • Pse leku shqiptar duket i fortë ndërsa ekonomia ndihet e dobët
  • IMAM ISA HOXHA (1918–2001), NJË JETË NË SHËRBIM TË FESË, DIJES, KULTURËS DHE ÇËSHTJES KOMBËTARE SHQIPTARE
  • UGSH ndan çmimet vjetore për gazetarët shqiptarë dhe për fituesit e konkursit “Vangjush Gambeta”
  • Fjala përshëndetëse e kryetarit të Federatës Vatra Dr. Elmi Berisha për Akademinë e Shkencave të Shqipërisë në Seancën Akademike kushtuar 100 vjetorit të lindjes së Peter Priftit

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT