• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Archives for June 2025

SPAÇI – BURGU QË DUHET TË FLASË. MUZE I KUJTESËS DHE DINJITETIT…

June 5, 2025 by s p

nga Visar Zhiti/

Ka vende që janë plagë, jo vetëm mbi trupin e atdheut, por mbi ndërgjegjen e tij. Spaçi është një nga ato plagë… 

Burgu famëkeq në zemër të maleve të veriut, dikur skenë e fshehur, aq sa mundej, i dënimit dhe vuajtjes torturuese sistematike, i punës së detyruar dhunuese dhe përpjekjes për të zhbërë njeriun, por dhe vend martir i qendresës emblematike, i rebelimit historik, ku të burgosurit politikë guxuan dhe ngritën të ngjyrosur me gjak Flamuri Kombëtar, pa yllin e socializmit real, por siç ishte në epokën e Skënderbeut dhe siç është tani, – nguliteni në mendje, në ndërgjegje dhe kujtesën kolektive:  “Flamuri siç është sot”, – dhe sot ky Spaç ka mbetur një rrënojë arkeologjike e vetvetes dhe e moralit. 

Por a duhet të mbetej kështu?

A duhet ta ruajmë këtë rrënojë siç është – një trup i shkatërruar që flet vetë – apo duhet të ndërhyjmë me kujdes, që të mos jetë thjesht një gërmadhë, por të bëhet një muze, një altar për të përndjekurit dhe brezat që nuk e kanë njohur kurrë frikën e hekurave për një mendim të lire, një z:e që I flet s;e ardhmes nga e shkuara?

Mendoj se nuk është thjeshtë një çështje arkitektonike. Është një zgjedhje (j)etike dhe kult/urë. Shqipja më ndihmon të nënkuptoj më shumë se fjala. Pra, Spaçi t:e jet:e një referendum i heshtur me historinë.

Kujtesa: një e kaluar apo një përgjegjësi?

Filozofi francez Paul Ricoeur, në veprën e tij “Kujtesa, historia, harresa”, na kujton se: “Kujtesa e drejtë është ajo që nuk fsheh as krimin, as viktimën – ajo që kërkon drejtësi përmes të vërtetës.”

Spaçi është një vend ku krimi shtetëror dhe viktima/ dissident,/ kundërshtar, /hero  kanë qenë përballë çdo ditë, madje edhe janë. Aty ku fjala e lirë u fut në minierat primitive me skllevë aspak modernë, por si atëhere, dhe në errësirën e thellë të zgafellave të shkatërrimit moral. 

Moskujtesa do të ishte një formë tjetër dënimi. Heshtja është një lloj amnistie që i bëhet së keqen.

Spektri i thyer i debateve 

Debati për fatin e burgut të Spaçit si vend-muze është më shumë se një çështje arkitekturore apo utilitare — është një sfidë për ndërgjegjen historike, kujtesën kolektive dhe etikën e një shoqërie që kërkon të pajtohet me të kaluarën e saj të dhunshme.

Shqetësimet mund të përmblidheshin n:e k;eto çështje: 

1. Të restaurohet siç ka qenë (model konservues):

Qëllimi: Ruajtja autentike e strukturës si një dëshmi e gjallë e diktaturës.

– Pro: Jep një ndjesi të drejtpërdrejtë të realitetit të së kaluarës; ka vlerë të madhe dokumentare dhe muzeale.

– Kundër: Rrezikon të kthehet në një relike të ngrirë në kohë, pa shumë 

efekt edukativ nëse nuk shoqërohet me kuratorí dhe programim.

2. Të restaurohet me ndryshime utilitare, edukuese (model interpretues):

Qëllimi: Shndërrimi në muze bashkëkohor i kujtesës, me panele informuese, teknologji ndërvepruese, dëshmi të gjalla, arkiv digjital.

– Pro: Mund të shërbejë si hapësirë për edukimin e brezave të rinj; forcon ndërgjegjen demokratike dhe shërben si paralajmërim.

– Kundër: Rrezikon t’i humbasë elementët autentikë; mund të interpretohet si “teatër” i së kaluarës.

3. Të lihet në gjendjen e tanishme (model arkeologjik-moral):

Qëllimi: Ta ruajmë si rrënojë, si një shenjë e mosndërhyrjes, siç janë kampet naziste që ruhen në heshtje dhe zhveshje.

– Pro: Rrënoja flet vetë, heshtja është gjuhë e fuqishme, e pandotur nga aktualizime ideologjike.

– Kundër: Degradimi fizik i objektit çon në zhdukje; ndonjëherë rrënoja hesht më shumë sesa flet.

4. Të ndërhyjë Shteti – por si?

– Detyra shtetërore: Pjesë e përgjegjësisë kombëtare për kujtesën historike dhe arsimimin qytetar.

– Rreziku: Ndërhyrja burokratike mund ta shndërrojë në projekt propagandistik ose të zhveshur nga përmbajtja e vërtetë.

– Dhe aq më keq, nëse do të jetë një zbukurim i diktaturës si BunkArt 1 e 2 apo “Shtëpia me gjethe” apo shtëpi të tjera ngjashëm, por muzeu i qendresës I kundërshtar;eve dhe martirëve ende mungon. 

5. Të dëgjohen ish-të burgosurit dhe shoqatat:

Pse: Ata janë dëshmitarët e parë; pa zërin e tyre, projekti s’ka shpirt.

Sfidat: Mosmarrëveshjet midis vetë të përndjekurve; trauma personale; përplasja e vizioneve.

Në fund të fundit, Spaçi nuk është thjesht gur e hekur, beton e parrulla por kujtesa e njeriut shqiptar që vuajti për fjalën dhe lirinë, që vendi të jetë I lire dhe i hapur, pjesë e kulturës euroaltlantike, etj. 

Nëse nuk kujtojmë me dinjitet dhe përkushtim dhe ndjeshmëri, rrezikojmë të ndëshkojmë për së dyti viktimat – me harresë. Po vet;em kaq, t:e rroposim idealet.

Modelet në botë, kur heshtja flet:

1. Kampi i përqendrimit Auschwitz (Poloni)

Rrënojat janë ruajtur me përpikmëri, pa ndërhyrje estetike apo modernizuese. Mbetet një vend i heshtur, por i fuqishëm në dëshmi.

Eshtrat e ndërtesave, dhomat e gazit dhe telat me gjemba janë pjesë e narrativës së dhimbjes, ku çdo gur është kujtesë.

– Historiani Tony Judt shkruan se “kujtesa nuk është vetëm akt personal, por përgjegjësi publike.” Auschwitz është një akt i tillë përgjegjësie.

2. Muzeu i Stasit – Berlini Lindor (Gjermani)

Ish-selia e shërbimit famëkeq të sigurimit është ruajtur siç ka qenë, por me ndërhyrje kuratoriale moderne.

Brenda saj, të rinjtë gjermanë mësojnë sesi një shtet i përgjonte dhe terrorizonte qytetarët.

Sipas Aleida Assmann, teoriciene e kujtesës kulturore: “Kujtesa institucionale e dhunës shtetërore kërkon hapësira të materializuara ku e kaluara të bëhet e prekshme, por jo e stërkomentuar.”

3. Shtëpia e Terrorit – Budapest (Hungari)

Ish godina e policisë sekrete naziste e më pas komuniste është kthyer në muze me ndërthurje artistike, dëshmi të gjalla dhe simbolikë të fortë vizuale.

Ka krijuar debat: a është tepër spektakolare, apo tërheqëse estetikisht për një vend dhimbjeje?

Sipas Timothy Snyder, ky është rreziku kur “e kaluara shndërrohet në ekspozitë për konsum emocional, jo për kuptim etik.”

4. Memoriali i Paqes – Hiroshima (Japoni)

Kupola e vetme që mbeti në këmbë nga bomba atomike u la ashtu siç ishte – një rrënojë e shenjtë që flet pa fjalë.

Aty është realizuar një kombinim mes ruajtjes së rrënimit dhe instalimeve edukative moderne.

Sipas sociologes japoneze Yoshiko Nozaki: “Kujtesa nuk është vetëm çfarë ndodhi, por si vendosim ta tregojmë dhe kujt t’ia tregojmë.”

Sociologë dhe mendimtarë me ndikim mbi kujtesën kolektive:

1. Maurice Halbwachs – themeluesi i konceptit të “kujtesës kolektive”:

“Asnjë kujtim nuk qëndron vetëm: ai lidhet me strukturën sociale që e mirëpret ose e shtyp.”

2. Paul Ricoeur – filozof francez, autori i La mémoire, l’histoire, l’oubli (Kujtesa, historia, harresa): “Kujtesa e drejtë është ajo që nuk fsheh as krimin, as viktimën – ajo që kërkon drejtësi përmes të vërtetës.”

3. Zygmunt Bauman – sociolog i modernitetit:

“Shoqëritë moderne preferojnë të fshijnë të shkuarën për ta rikonfiguruar sipas nevojave të së tashmes.”

Shtesë për Shqipërinë:

Paralajmërime për rrezikun e manipulimit të kujtesës, sidomos në projekte që mund të përdoren për “lavazhin moral” të historisë.

– Në mungesë të një narrative shtetërore të unifikuar për krimet e komunizmit, Spaçi është kthyer në simbol të heshtjes zyrtare.

– Kujtesa është mbajtur më shumë nga të përndjekurit dhe shoqëria civile, jo nga institucionet shtetërore.

– Kjo sjell një obligim moral: nëse shteti nuk ndëshkon të keqen e djeshme, të paktën le të kujtojë viktimat me dinjitet.

Çfarë duhet bërë me Spaçin?

Të mos ndërhysh do të thotë ta lësh kujtesën në harresë, në mëshirë të agjentëve atmosferikë, të erës dhe të shiut dhe të vapës çmendurake, por dhe të agjentëve të së keqes, që u intereson fshehja e krimit. 

Të ndërhysh pa ndjeshmëri, rrezikon ta shndërrosh në një ekspozitë, mbase dhe zbavitëse. 

Të ndërhysh me etike do të thotë:

1. Ta ruajmë autenticitetin fizik të Spaçit – strukturat e tij, dhomat, shkallët, taracën e numërimit, mencën e urisë, qelitë ndëshkimore, të mbeten siç janë, të konservuara, jo të rindërtuara, grykat përbindsh:erore të minierës.

2. Të ndërtohet rreth tij një muze i heshtjes dhe qëndresës që përfshin:

– Dëshmi të të mbijetuarve.

– Dosje të deklasifikuara.

– Dokumentarë e arkiva digjitale.

– Pjesëmarrjen aktive të të rinjve në projekte kujtese dhe etike.

3. Të përfshihen zërat e ish-të përndjekurve, shoqatave të tyre, studiuesve dhe arkitektëve të kujtesës.

4. Të ketë status ligjor si vend me vlerë kombëtare historike dhe morale, të mbrojtur nga shteti dhe i hapur ndaj vizitorëve, studiuesve, studentëve.

Konkretisht: “SPAÇI – MUR I FJALËS SË LIRË”

Një muze që të mos jetë vetëm për të parë, por për të kuptuar. M:e tej rrethimit me tela me gjeba si dukur, të ketë një qendër dokumentimi, një hapësirë për aktivitete edukative, për performanca të kujtesës, poezi, art, për bashkëbisedim ndërbrezor.

Një qendër që të merret me histori jo për të ndalur kujtimin, por për ta dhënë atë si dritë për të ardhmen. Sepse, siç thotë Hannah Arendt:

“E keqja më e madhe është kur njeriu i zakonshëm nuk e vë më në dyshim të keqen e përditshme.”

Jo një përfundim, por një fillim:

Pra një model i mirë për Spaçin do të ishte, – përsërisim, – një kombinim mes autenticitetit të rrënojës dhe ndërhyrjes edukative:

– Ta ruajmë strukturën siç është, si në Auschwitz, por

– Të krijojmë rreth tij një muze i heshtjes dhe rezistencës, me dëshmi, arkiv, dhe përfshirje të të mbijetuarve, si në Berlin.

  – Një muze i tillë nuk do të ishte thjesht kujtesë e së kaluarës, por parandalim për të ardhmen. Siç thotë Hannah Arendt prapë: “Ne nuk kujtojmë për të qarë mbi të shkuarën, por për të mos e lejuar të përsëritet.”

Nëse Spaçi hesht, atëherë kemi dështuar ta mbrojmë kujtesën. Dhe pa kujtesë, demokracia është vetëm një dritë e përkohshme mbi një gërmadhë.

Spaçi mund të jetë vendi ku njeriu shqiptar mësoi të mos dorëzohej. Le të jetë tani vendi ku ne mësojmë të mos harrojmë.

EPILOGU IM

Fillimi i punimeve bashkë me dabatin për Spaçin, koinçidojnë dhe me përpjektjet tona për xhirimin e një filmi artistik për revoltën historike të të burgosurve politikë, dëshmi të dhunës dhe të qendresës, etj. 

Regjisori dhe producenti Namik Ajazi e ka ndjerë si mission një film të tillë, që mungon. Të rinjtë janë të sulmuar nga filmat e realizmit socialist. 

Skenari i filmit “Kryengritje në ferr” është shkruar nga autori i këtij shkrimi para disa vjetësh, ish i burgosur politik, me familjen të përndjekur nga regjimi. Po kështu dhe regjisori dhe babai i tij janë ish të burgosur politikë      

Është menduar që edhe piktori i filmit të jetë një ish i burgosur politik dhe në role, jo vetëm figurantë, por edhe episodikë, të ketë nga ish të burgosurit politikë, të mbetur gjallë, kjo do ta bënte filmin unik në botë, ndërsa në rolet kryesorë janë gjetur nga regjisori aktorë të njohur, shqiptarë dhe të huaj. Mbështetja e huaj, interesi i tyre kinematografik është, ajo e shtetit shqiptar ende mungon.

Spaçi si burg fizik tani mungon. Nëse ai do të ishte si muze i kujtes:es, xhirimet do të bëheshin aty dhe ky do të ishte dhe intersi i filmit. Kaq.

Kur vuajtja dhe dhimbja, persekutimi, të vërtetat dhe traumat e shkaktuara prej tyre arrijnë të kthehen në jo vetëm në muzeume, po më fort e të gjalla në poezi e pikturë, në romane, drama e filma, është emancipim i vërtetë i një shoqërie të kulturuar, ku e kaluar kështu s’është më pengesë, por përvojë dhe art.      

Filed Under: Komente

Seanca në Kongres thekson kërcënimet në rritje ndaj NATO-s dhe stabilitetit në Ballkanin Perëndimor

June 5, 2025 by s p

Albanians For America/

Washington, D.C. – Sot, Nënkomiteti për Evropën në kuadër të Komitetit për Punë të Jashtme në Dhomën e Përfaqësuesve, i kryesuar nga Kongresmeni Keith Self (TX-03), zhvilloi një seancë dëgjimore të rëndësishme me titullin “Vlerësimi i sfidave me të cilat përballet NATO”, me fokus në kërcënimet që po evoluojnë ndaj Aleancës dhe ndaj stabilitetit në Ballkanin Perëndimor.

Kryesuesi Self e hapi seancën me fokus të veçantë në rëndësinë e sigurisë dhe përparimit demokratik të Kosovës, si dhe në domosdoshmërinë për të kundërshtuar ndikimin e dëmshëm të Rusisë dhe Kinës në rajon. Ai gjithashtu ngriti shqetësimin për aktivitetet destabilizuese që burojnë nga Serbia dhe Republika Sërpska – zhvillime që po tërheqin gjithnjë e më shumë vëmendjen e zyrtarëve amerikanë dhe të NATO-s.

Në dëshminë e tij, Admirali në pension Mark Montgomery dha një vlerësim të qartë dhe shqetësues:

“Serbia dhe Republika Sërpska janë aktorë të rrezikshëm që minojnë stabilitetin në Ballkan.”

Ekspertë të tjerë të ftuar ishin Dr. Nile Gardiner dhe Ambasadorja Julianne Smith, të cilët ofruan perspektiva për rëndësinë strategjike që ka Ballkani për unitetin dhe sigurinë afatgjatë të NATO-s.

Organizata Albanians For America (AFA) ishte e pranishme në këtë seancë dhe vazhdon të avokojë për angazhim më të fuqishëm të SHBA-së në mbështetje të lirisë, vlerave demokratike dhe sundimit të ligjit në të gjithë Ballkanin. AFA vlerëson angazhimin e liderëve si Kongresmeni Keith Self, të cilët po e vendosin Kosovën dhe çështjet rajonale në qendër të vëmendjes globale në një moment kyç për rajonin.

“E përshëndesim përqendrimin e sotëm në Ballkanin Perëndimor dhe mbështesim çdo përpjekje që promovon paqe, parandalim dhe partneritete të qëndrueshme,” tha njëri nga përfaqësuesit e AFA.

Duke marrë parasysh kërcënimet e identifikuara gjatë dëgjimit, AFA bën thirrje që Shtetet e Bashkuara dhe aleatët e NATO-s të përshpejtojnë hapat drejt integrimit të plotë të Kosovës në Aleancë. Si një partnere e përkushtuar ndaj vlerave euroatlantike, përfshirja e Kosovës do ta forconte krahun juglindor të NATO-s dhe do të kontribuonte në siguri afatgjatë për të gjithë rajonin.

Filed Under: Opinion

“TEQEJA N’SULTI OSE TYRBJA E KOLSHIT NË MALËSINË E LEZHËS.”

June 5, 2025 by s p

Teqeja n’Sulti ose Tyrbja e Kolshit ndodhet mbi një kodër të ulët në pjesën veriore të fshatit Kolsh, në Malësinë e Lezhës, afër rrugës së vjetër që lidh qytetin (lagjen Shehër) me fshatrat e kësaj zone. Ky pozicion gjeografik i jep monumentit një funksion strategjik dhe simbolik njëkohësisht. Afërsia me qytetin e Lezhës dhe me rrugën tradicionale e vendos tyrben në një vijë të dukshme të komunikimit ndërmjet qendrës urbane dhe periferisë. Kjo përforcon rolin e saj si një shenjë e synuar vizualisht e pranisë dhe autoritetit fetar osman në territor. Materiali ndërtimor përbëhet kryesisht nga gurë gëlqerorë të gdhendur e të puthitur me kujdes, të lidhur me llaç të fortë gëlqereje, i cili ka arritur kalcifikim të plotë. Gjurmët e pastra të llaçit të mbetura në segmente të ndryshme të mureve dëshmojnë qartë se ndërtesa ka qenë e suvatuar si në pjesën e jashtme, ashtu edhe në atë të brendshme.

Ndërtesa ka një planimetri të rregullt katrore me trashësi mesatare murale prej 0.90 m dhe me përmasa që variojnë shumë pak ndërmjet tyre: muri verior është 5.21 m i gjatë, ai perëndimor 5.23 m, lindori 5.25 m, ndërsa ai jugor 5.27 m. Lartësia murale e strukturës katrore, e matur në këndin jugperëndimor, arrin në 3.30 m. Mbi këtë bllok qëndron një bazament tetëkëndësh me lartësi 1.10 m, mbi të cilin ngrihet kupola. Kjo e fundit, e ndërtuar me gurë shtufi, ngrihet deri në një lartësi prej 0.87 m, përmes një sistemi harqesh të brendshëm, për të përfunduar në një rozetë qendrore prej guri me 12 rrathë simetrikë. Kjo strukturë përfaqëson kulmin e sofistikimit teknik të monumentit, me një lartësi përfundimtare prej 4.17 m. Pjesa kulmore ku duhej të ishte “guri çelës” është e zbrazët dhe si e tillë shërben si dritare e vogël ajrimi. Ndërsa, kombinimi ndërmjet trupit katror dhe tamburit tetëkëndësh që mbështet kupolën përfaqëson një tipologji të zakonshme të arkitekturës funerare osmane në Ballkan, duke siguruar një tranzicion estetik dhe funksional të harmonizuar me terrenin kodrinor. Vendkalimet ndërmjet formave gjeometrike janë shoqëruar me realizimin e dy kornizave të theksuara horizontale, të punuara me gurë të latuar dhe të profiluar, të cilat e dallojnë vizualisht këtë ndërrim strukturor.

Kupola ka qenë e mbuluar me tjegulla, të cilat sot nuk ruhen më, ndërsa në katër cepat e zgjatura të bazës katrore janë vendosur rrasa guri, të ruajtura pjesërisht deri në ditët e sotme. Hyrja në monument është pozicionuar në pjesën lindore të murit verior dhe përbëhet nga një derë e ulët me përmasa të jashtme 1.28 m lartësi × 0.70 m gjerësi, ndërsa nga brenda ajo zgjerohet në 1.55 m lartësi dhe 1 m gjerësi. Fasada e jashtme e saj mbulohet me një qemer të vogël të harkuar lehtë, i ndërtuar me dy gurë të latuar. Në anën jugore dhe atë perëndimore janë vendosur dritare të harkuara me përmasa mesatare, të cilat, përveç funksioneve ndriçuese dhe ajrosëse, kanë shërbyer edhe si hapësira për lutje nga jashtë – një praktikë devocionale e dokumentuar në kontekste të tjera të islamit ballkanik. Dritarja jugore është 1.10 m e lartë dhe 0.70 m e gjerë, ndërsa ajo perëndimore, e cila ishte kthyer në një hyrje të lartë në një fazë të mëvonshme të përdorimit të monumentit, është restauruar pjesërisht në vitin 2014. Në murin verior dhe atë lindor janë të pranishme dy kamare të vogla, të realizuara me korniza guri të latuar.

Po ashtu, në të katër fasadat janë të dukshme vrima të thella që përshkojnë muret tejpërtej; këto kanë shërbyer për mbajtjen e trarëve horizontalë, të cilët kryqëzoheshin në qendër të hapësirës së brendshme, në një lartësi rreth 2 m mbi dysheme, ndoshta për mbajtjen e ndonjë elementi druror dekorativ ose funksional. Në mungesë të mbishkrimeve dhe dokumentacionit historik, datimi i tyrbes mbështetet në analiza stilistike dhe dëshmi gojore. Format, teknikat e ndërtimit dhe elementët dekorativë e lidhin atë me shekullin XVII, periudhë kur islamizimi i qytetit të Lezhës dhe zonave përreth u përforcua nëpërmjet rrjeteve religjioze të lidhura me urdhrat sufistë dhe administratën osmane. Monumenti mund të jetë ndërtuar për një dervish të shquar ose për një funksionar të rëndësishëm osman me autoritet lokal, ndonëse emri i të varrosurit nuk ruhet në kujtesën kolektive.

Tyrbja ka shërbyer si vend pelegrinazhi i kufizuar, i përdorur sporadikisht nga komuniteti egjiptian i Lezhës deri në fillim të shek. XXI, i cili e vizitonte me rastin e 6 majit, “Festa e Shën Gjergjit (sipas Kalendarit Julian).” Kjo praktikë synkretike dëshmon për një përdorim fleksibël të hapësirave të shenjta në kontekste multikonfesionale. Veçanërisht domethënës është fakti që monumenti u shpëtua nga shkatërrimi gjatë Revolucionit Kulturor Ateist të vitit 1967 falë mbrojtjes nga komuniteti katolik i fshatit, një akt solidariteti që flet për ndërthurje kulturore dhe respekt reciprok ndaj vendit të shenjtë, përtej përkatësisë fetare. Monumenti u restaurua për herë të parë në tetor të vitit 2014, nga autori i këtij studimi, pas një periudhe të gjatë braktisjeje. Ndërhyrja u përqendrua në murin perëndimor, i cili kishte pësuar dëmtime gjatë regjimit komunist. Restaurimi synoi ruajtjen e autenticitetit të ndërtesës përmes metodave minimale ndërhyrëse dhe përdorimit të materialeve tradicionale. Tyrbja e Kolshit, ndonëse e panjohur deri më sot në literaturën historiografike dhe e mbetur pa një identitet të qartë individual, përfaqëson një dëshmi të rrallë dhe të çmuar të arkitekturës funerare osmane në Shqipërinë Veriore.

Vendndodhja e saj në një zonë periferike kodrinore dhe pranë një rruge tradicionale tregon për praninë e strukturave religjioze të mirëorganizuara edhe jashtë qendrave urbane, në një periudhë kur Perandoria Osmane ndërmerrte hapa për të institucionalizuar islamin në të gjitha shtresat dhe hapësirat e shoqërisë. Monumenti fton në një rishikim të paradigmave klasike të islamizimit në Ballkanin Perëndimor, të cilat shpesh kanë theksuar qendrat urbane si vatra të përhapjes së fesë së re. Në rastin e Kolshit, ndërthurja e arkitekturës, topografisë dhe devocionit lokal dëshmon për një model alternativ të islamizimit – atë të periferisë kodrinore, ku ndërlidhjet lokale dhe ndikimet perandorake gërshetohen në një sintezë të veçantë të përkatësisë fetare dhe kulturore. Në këtë kuadër, tyrbja e Kolshit nuk përfaqëson vetëm një tipar arkitektonik të veçantë, por edhe një pikë takimi midis traditës vendore dhe ndikimeve osmane. Ajo përçon trajtat tipike të arkitekturës funerare islame – si planimetria katrore, kupola qendrore, orientimi simbolik – ndërkohë që integron elementë lokalë që reflektojnë tradita ndërtimore dhe besime popullore të zonës.

Monumenti, kësisoj, bëhet një dëshmi e gjallë e mënyrës sesi kultura osmane u ndërthur me substratin lokal për të prodhuar forma të reja identitare. Në një plan më të gjerë, tyrbja e Kolshit ofron një pikë referimi të vlefshme për studimin e islamizimit periferik dhe të përhapjes së kulturës funerare islame në viset jashtë qendrave të mëdha urbane. Ajo ndihmon në ndriçimin e procesit të osmanizimit të zonave kodrinore të Shqipërisë Veriore dhe vë në dukje rolin e rëndësishëm që arkitektura religjioze ka luajtur në konsolidimin e një identiteti të ri fetar dhe kulturor në shek. XVII. Në një kohë kur shumë tyrbe të tjera janë shembur ose nuk janë dokumentuar kurrë, ky monument përfaqëson një dëshmi të rrallë dhe të ruajtur shumë mirë, që mund të shërbejë si pikë reference për rindërtimin e tipologjisë dhe shpërndarjes së arkitekturës funerare osmane në Shqipërinë e Veriut. Kjo e bën monumentin një objekt me vlerë të lartë për arkeologjinë arkitektonike, historinë e fesë dhe Trashëgiminë Kulturore.

Nga: Paulin Zefi.

Lezhë: 04.06.2025.

Filed Under: Kulture

Arbëreshët demostrojnë edhe një herë botës se ende ata janë gjallë, dhe se gjuha nuk është relique, por gjuhë e shpirtit të tyre

June 5, 2025 by s p

Ornela Radovicka 

Drejtuese e Qëndrës  Albanologjike mbi Gjuhën dhe Kulturën Arbëreshe Themeluar nga At Bellusci. Frascineto  /

Sot, kur bota globale, po homologon qytete, shete dhe kontinente, në një cepë të Italisë ende është një popull edhe pse në agoni këron të marrë frymë e të shprehet në gjuhën e tij. Pikërisht për kët motiv në Ungra, ngulim arbërshë në Kalabri u krijiua gjatë ktij viti shkollor një klasë ku do të mësohej gjuha dhe kultura arbëreshe. 

Ky akord u arrit  falë  Drejtorit të përgjithshëm Ing, Prof, Gianfranco Maletta, të ndjekura nga dy mësues të kurriculave shkollore, me origjinë arbërshe, njohëse të gjuhës arbëreshe; Maria Tolisano dhe Nicoletta Buono. Teksti që u përdor si metodikë, ishin dy vellime “ Alfabetizazzione”. 

(Nuk mohojmë faktin se teksti  në fjalë ka  mangësi,  por deri më sot , nuk egziston asnjë tekst tjetër “Prodhim” dalë  nga  Katedrat  e Gjuhës dhe Kulturës arbëreshe, apo nga organet  akademike. Teksti “ Alfabetizazzioni” publikohet në vitin 2001 nga Katedra  e gjuhës dhe kulturës arbëreshe e Universitetit në Napoli,  nën drejtimin e prof. Italo Fortino, (Ish shef i Katedrës të këstij deparatamenti) i ndjekur nga studiues të gjuhës arbëreshe si prof Agostino Giordano,  nga mësuesi Carmine Stamite etje. Teksti iu shpërndah falas nxënësve të Ungrës  nga Eperkia e Ungrës. 

Mësimi, mbi mësimin e arbërishtes zgjati një vit shkollor, dhe zhvillohej çdo ditë të enjte, pranë shkollës së Ungrës, me një kohëzgjatjeje dy orë në jave. 

Nuk mohojmë vështirësitë, duke filluar nga mungesa e një teksti të përbashkët, mungesa e një  fjalori të përgjithshëm, (por që u vu në përdorim Fjalorin  i Zotit Giordano Emmanuele, të cilin e kemi shpërndarë falas, nga prof Agostino Giordano).  Edhe mësueset kishin vështirësitë e tyre, por me vullnet, pasion e dëshira për të mësuar gjuhën e të parëve vazhduan të ecnin përpara. 

Në fillim klasa  u hap me 5 nxënës dhe dalëngadalë arriti numërin 23 nxënës.  Suksesi i këtij projekti është se askush nga nxënësit nuk braktisi  grupin.Të gjithë këta nxënës kanë mësuar të shkruajnë e ta lexojnë gjuhën e tyre.

Sot, nxënësit, takimin do të takohen me miqtë e tyre, të cilët i kanë njohur nëpër video konference, dhe në këtë takim do të komunikojnë në gjuhën e tyre. 

Nxënësit  e Zvicërës për tu njohur deri diku me vëllezërit arbëreshë kanë bërë kurse javore  të nivelit  të parë të gjuhës arbëreshe. Kjo gjë do t’i bëjë ata që të jenë  disi me afër me njeri tjetrin dhe t’i sensibilizojmë në moton: “Mos harromi gluhën”, sensibilizim ky mbështetur në deklaratën e Unesco e cila deklaron gjuhën arbërshe në rrezik zhdukje, por në të njejtën koh që deri sa të dalin mundësi të reja për ndryshimin e ligjit 482\99 ta shfrytëzojmë si ligj se për ndryshe asimilimi pret botën arbëreshe në mënyrë të veçantë të gjitha krahinat me përjashtim deri diku Hora e Arbërshëve ku ende zhvillohet një orë mësimi në jave, por edhe atje gjendja është kritike.  

Në klasën e Ungrës, sipas programit të didaktikës  do të zhvillohet një orë mësimi,  ku nxënësit  do të rrëfejnë për atë ç’ka kanë mësuar gjatë viti shkollor. Programi përmban, rrëfime,  bashkëbisedime, poesi, etje. Në këtë takim  do të të shikohet konkretisht  numëri i fjalëve të mësuara,  po ashtu  edhe e shkruara. 

Nxënëst e diasporës së Zvicrës do të janë nën drejtimin e koordinatorit  prof Vaxhid Seidiu, të shoqëruar nga dy mësueset Minire Azemi, Qefsere Osmani Seidiu, si edhe nga një grup prindërsh të cilët shoqëronin fëmijët t tyre, e prekin për herë të pare këto treva me ngulim arbëreshe.

Gjatë vizitës së tyre katër ditore në  qytezat arbëreshe nxënësit e  Zvicërës  do të shohin pesë qyteza: San Basile, Acquafirmosa, Firmo,  Lungro, Civita, Frascineto, si dhe  do të vizitojnë  Bibliotekën Antonio Bellusci. 

E veçanta e këtij takimi ështe se për herë të parë  realizohet një projekt i tillë, ku ka patur që në fillim një program të veçantë,  përfshirjen  e nxënësve të diasporës dhe konkluzioni i një takimi takimi mes këtyre dy shkollave ku protagonist nuk do të jenë profesorët, por  nxënësit vet me rrëfimet e tyre, bashkëbisedime, si dhe me artin e tyre. 

Nxënësit arbëreshë,  janë rreth 23 fëmijë. Ata  do të shoqërojnë vëllezërit e tyre të një gjaku në  qytezat arbëreshe  e do t’i bëjnë të njihen  me kulturën 600 vjeçare arbëreshet.  Do të mësojnë diçka mbi këtë popull që kanë  ardhur  nga trojet shqiptare  të gadishullit Ballkanik dikur i quajtur gadishulli ilirik, gjatë shekujve XV- në fillim të shek XVIII.  Kjo dyndje shqiptarësh erdhën në Itali për tre motive; Ushtarake, për shkak të pushtimi otoman turk, si edhe motivit ekonomik.  Mbrritën në tokën italiane si nërmjet  udhëtimit të tyre nga toka, duke dalë në territore venetikas, po ashtu edhe nga deti, duke përshkuar si detin  Adriatik po ashtu edhe deti Jon. Popullsia e vendosur në Kalabri, mendohet që  të kenë zbritur në gjirin e Sibarit.

Nuk gjenden dokumenta të sakta se nga cilat vende të Shqipërisë kanë ardhur arbëreshët, por ka të dhënë se kur janë populluar dhe se kur janë themeluar këto fshatra.

Kjo nisëm e këtij projekti  lindi nga Qëndra Albanologjike themeluar nga Antonio Bellusci,  kur ende ishte në jetë, si dhe drejtuesja e saj Ornela Radovicka. Mission ky që u mbështet  nga Drejtori i Bibliotekës Internacionale, Tommaso Bellusci, u përkrah nga Lidhja e Shkrimtarëve dhe krijuesve në Mërgatë(me Kryetar të saj Musa Jupolli, e Sekretar të saj Mentor Thaqi),  dhe u realizua nga Drejtori i Përgjithshëm i shkollave në gjashtë qytezat arbëreshe Zoti Gianfranco Maletta me koordinatorin zoti Vaxhid Seidiu.  

Në këtë projekt një falenderim i madh  për punën kolosale i shkon zotit  Ing Tommaso Ferrari i cili ka dhënë ndihmesë në koordinimin me istituzionet dhe komunat,  si dhe Gazetari Rexhep Rifati, siç e quajti edhe At Bellusci dishepulli i arbëreshëve i cili dha një ndihmesë duke krujuar ura  konkrete midis botës arbëreshe dhe asaj shqiptare në diaspore. Kjo punë e tij  bëri të kemi  edhe përkrahjen e  Shoqatës  Hora e Skënderbeut, me qendër në Zvicër (Adnan Asllani, Shqipe Bytyqi, Veli Genc Berisha, Ramadan Morina të cilët ndihmuan konkretisht, me një shumë 1200 euro), Shoqata Martin Camaj, Bashkim Halilaj me  tekstet e gjuhës shqipe,  si edhe  zoti Nasip Thaqi * 100 euro nëpërmjet rrjetit.Fb  si edhe me përkrahjen e shumë individëve  në rrjet, në Fb. 

Nuk mund të harrojmë edhe arbëreshet si  Maria Antonieta Rimoli, Prof Agostino Giordano, Caterina Adducci përgjegjëse e kulturës arbëreshe pranë komunës së Frasnitës, Lucia Martino, si edhe Sekretari i bibliotekës  Emmanuele Rossanova  nxënësi i fundit të At Bbelluscit, të cilët kanë qenë prezentë sa herë që trajtohen tematika mbi botën arbëreshe. 

Për sensiblilzimin e këtij projekti si edhe për mbështetjen konkrete mbi sensibilizimin e gjuhës dhe kulturës arbëfreshe falenderojmë edhe shtypin, në mënyrë të veçantë: Gazeta ”Dielli”  me Kryeredaktorin e saj Sokol Paja,  Platforma Prointegro , Gazeta  Diasora, etje.

Të jesh arbëresh është një privilegj, se flet  gjuhën më  të vjetër, je ai fenomen i rrallë antropologjik, siç quajti Pasolini, je një  një popull , që ruajte  gjuhën dhe kulturën për rreth 600 vjet në tokë të huaj, të cilën e  ktheve atë tokë në një atdhe të dytë, duke mbajtur  zjarr në gji  mallin në shekuj, për atë atdhe që shumë nuk e panë kurrë por që i kënduan me aq mallëngjim.   

Unesco e ka deklaruar gjuhën arbëreshe si gjuhë në rrezik zhdukje. 

Ky takim ka si për qëllim që të promovohet  gjuha e shkruar arbërshe, kultura arbëreshe, që ajo të bëhet pjesë e kurrikulave të detyrueshme shkollore. Në vijim ditari oër të gjitha ditët që vizituan Ngulimet arbëreshe 

Civita\ Cifti 

Ora 11: 00 nxënësit e diasporës në Zvicër  së bashku me Mësueset e tyre u pritën në qytezën e bukur të Civita- Cifti ku u  da mirëseardha në  një kofernecë shtypi në Zyrën e shtypit në Bashkinë e Ciftit. U pritën me entuziazëm dhe iu fol për programin që do të ndiqej.  

Ora 16: OO pritja nga istituzionet,  Shkolla, Bashkia, si  edhe  nga prindër dhe qytetareë të Ciftit.  

Në takim ishin  mbi 25 nxenes  te shkolles se Civites. 

Pasi dhane ne koncert, kenge, recitime, dhe valle, femijet dolen ne qyteze dhe rrefyen per here te pare ne arberisht, mbi kulturën e tyre. U njohen me historikun  e qytezes se Tyre, kur u themelua,  pikpamja arkitektures, u njohen me shtepite amorfe,  me Muzeun Etnografic ku i priti Profesor Dimetrio  Emanuele, i cili iu dhuroi rdhe nje reviste KATUNDI Yne. 

Falenderojme, Mesueset ne pergjithesi  dhe mesuese Anna ne vecanti.

Nje falenderim i shkon Assesorit  te kultures, Kryetarit te Komunes se Civita, dhe ajo qe mbajti gjalle kete aktivitet eshte studiuesja dhe kerkuesja e botes arbereshe  Flavia D’Agostino. 

Nje rol te madh ne organizim eshte edhe Rosanna La Cattiva, e cila se bashku  me Flavian shoqeruan femijet ne te gjithe kete qyteze te bukur. 

Nuk munguan vizitat edhe te kisha, ku Zoti Romeo, iu rrefeu mbi historikun e kishes.

Gjate kesaj ore didaktike nxenesit shkembyen  informacione mes tyre, dhe Kryetari I Bashkise zoti Alessandro Tocci,  vleresoi Z. Vaxhid Sejdiu  me nje cmim, mbi kontributin e tij ne boten arbereshe. 

Faleminderit Civita/ Cifti!

Ungra \ Lungro 

Ne mengjesin e datës  30 Maji nxënësit e shkollës në diasporë, te shoqeruar  nga Koordinatori  zoti Vaxhid Sejdiu,  Mesueset  Qefsere  Seidiu,  Minire Azemi, si dhe anetari i Nderii te Qendres Albanologjike si dhe Nnen kryer i LKSHM, Zoti Rexhep  Rexhep Rifati u nisën vizitë në qytezat arbëreshe. 

Grupi u prit ne oborrin e shkolles nga Drejtori I Përgjithshëm  inxhinjeri z. Gianfranco Maletta, nga dy Mesueset Maria Tolisano , Nicoletta Buono , Kryetari I Komunes Carmine Ferraro,  Pergjegjesja e Kultures Valentina Pastena  si edhe Guida Savarina Bavasso, e cila i shoqeroi nxenesit e Diaspores, ne Qytezen e Ungres duke i rrefyer  gjithshka  per kete qyteze si dhe nga Organizatoret dhe hartues i ketij projekti Tommaso Ferrari, si dhe nga Presidenti I Bibliotekës Internacionale A.Bellushi, zoti Tommaso Bellusci. 

Nxënësit e diasporës dhe arbëreshe morën pjesë konkrete  në orën didaktike. Mbi 5 ore qendruan se bashku , dhe dhane provimin  per ate c’ka kishin mesuar gjatë këtyre muajve sipas planit mësimor.

Ishim shume te emocionuar kur  Drejtori i Përgjithshëm per here te pare  iu dorezoi krtyre nxenesve,   Certifikaten per vitin shkollor  2024-2025 mbi gjuhen dhe kulturen arbereshe…!

Hera e pare qe femijet marrin nje deftese  te tille në gjuhën arbëreshe.

Mbasdite, u priten, ne muzeun e Salines\ Kripës. U njohën me punën e vështirë të arbëreshëve që punonin në minierë. Në fund  Drejtoresha e muzeut i dhuroi secilit fëmijë  nga një punëdorë , një thes i vogël, ku brenda mante një grusht krip, dhe një laps që punëtorët e minierës mbanin për të shënuar  vetëm datën e paraqitjes në punë. 

Nje delegazion nga te dy palet, si ajo e Diasporës  se Zviceres, dhe ajo arbereshe,  u priten nga   Peshkopi Monsignor  D.Oliverio në selinë e tij,  i cili iu dhuroi  tekstin e Alfabetizzazione.

Mes nxenesve te Zvicer dhe Arberesheve u organizua edhe nje tryeze e ngrohet ku amvisa  kishin  pergatitur  KULACIN, tradicional,   me flamurin shqiptar  dhe ate Italian.

Ne fund u dha nje koncert dhe nxenesit  shkembyen mes tyre numerin e telefonave…

Nën drejtimin e nxënësve të Ungrës u shoqëruan edhe për të parë qytezën 

Një vështrim historik, kulturor për Ungrën

Ungra,( Lungro) gjendet në krahinën e Kalabrisë, e vendosur si një shqiponjë mbi një fole, krahëhapur, mes maleve të Polinit.   

Arbëria dhe Polini  janë në simbioze me njeri- tjetrin. Ato, janë sa të ngrohtë, por dhe krenar.Të  thjeshtë dhe madhështor.  

 Pothuajse të gjitha qytezat e arbëreshëve  të Kalabrisë, si petalet e  një trëndafili gigand,  janë  futur  mes “pjellave” të  Polinit të shpërndara në të katër erërat, por qe konservojne me “fanatizëm” frangrancën-Arbëri”, duke e mbajtur gjallë atë pstilin e tij, ku ajo farë e Arbërisë mos të humbasë. 

Kur viziton  Polinin, shikon  pemë me dy degë të përulura,  që duken  sikur luten, që u ngjajnë kockave të bardha, të lemuara, por qe iu kanë rezistuar stuhive duke kërkuar Diellin për fotosintezën e tyre.  E njejta gjë ndodh me ngulimet arbëreshe, në këto anë.  Shtëpitë e tyre  janë  të ndërtuara të gjitha me fytyrë nga dielli, edhe varret i kanë me fytyrë nga lind dielli,  dhe sheshet e këtyre qytezave. Shikon njerëz si pishat, të kërrusur,ku  çdo ditë shpopullohen, por ora e tyre biologjike e të qenit arbër iu reziston moteve. 

Ecën në Ungrën e bukur, ku shtëpitë prej guri shekullore  përballen  me rrugë paralele e  tërthore. Sot, shumë prej atyre shtpëpive  ka mbirë bari e dominon edra,  por ende frymojnë. 

Të gjitha daljet kryesore  të rrugëve të përcjellin në  gjirin e gitonisë:, Bregu, kisha, sheshi, 

Ungra me aristokracinë e saj.: Palazzo della Curia Vescovile, Palazzo De Marchis,Palazzo Stratigò, Palazzo Kabregu, Palazzo Damis, Palazzo Belluscio,Palazzo Cucci,Palazzo Vaccaro. 

Ungra, me legjendat dhe rrefimet.  

Ungra, me ritin e saj Bizantin. Ungra  ku liturgjia flitet në arbërisht, ku vajtojnë  e këndojnë në arbërisht, dhe dashurohet në gjuhen e nenes. 

Ungra  me historinë e saj; Kisha e Llirit ( sant Elia), dhe vargjet e poetit te Stratigò qe ngriten lart frymen revoluzionare. Ungra,  me krojet e saj qe gurgullojne  me emrat që sollën nga vatani: Gjini, Hunda, Batit , Muzgu, Gjitonia etje. 

Ungra, dhe gjaku i minatorëve të kripës  

Më 1880 gjeologu Taramèlli  shkroi për minatorët: «Rreth 400 burra punojnë në minierë. Te palodhshme dhe te duruar  si milingonat, ngjiten  dhe zbresin mijera shkalle. Here lakuriq, duke mbaitur frymen,  me pesh ne krahe, të paktën dyzet kilogram kripë në shpinë. Të tjerë me aftësi të mëdha,  shkallmojne shkëmbin duke e ndare ate ne pjese te madha, të cilat me zhurmë të madhe bien në tokën e  atyre sgavrave  të mëdha të gërmimeve, shpërthejnë në copa më të vogla dhe më pas punojnë në kategorinë e ndarësve. Në fund të një pusi pashë një çikrik, por ishte jashtë përdorimit. Transporti i shpatullave është më i lirë, dhe ata njerëz fitojnë jo më shumë se një lira në ditë “.

 Ungra dhe Bujaria e saj: “[“Italiano delle Calabrie”, Gazeta Zyrtare e Komitetit të Shëndetit Publik Nr 9 – 18 Qershor 1848] shkruante: 

Punetoret e kripes ne Lungro qe  vullnetarisht  vendosen te sheshojne uren  “Cornuto”, hoqën dorë nga çdo pagese  duke pranuar  vetëm ushqimin e përditshëm. Komiteti ka urdhëruar që bujarët të shpërblehen gjerësisht. Ne tregojmë se ata janë shqiptarë, të denjë e  pasardhësit e Skenderbeut  të pavdekshëm 

Ungra, me  listen e saj risorgimentale. Mbi  155 pjesemarres arberesh ne levizjne risorgimentale. Ungra e Garibarldiane e Karbonara.  Ungra e dhe historia e saj: gjeneral  Damis, e  Vincenzo Stratigò Francesco Santojani, Salvatore Cortese, Camillo Vaccaro,  Alberto Straticcò,  Giuseppe Samengo,  Francesco Trifilio,   pasquale Trifilio, Pietro Irianni,  Cesaro Martino, Angelo Pugliese.Ungra me grate e saj heroina; Lucia Irianni, Mantile Matilde, Cintia Mattino, Maria Cucci. 

Ungra me bukurine e saj, me kostumet e saj ku venat , arteriet e kapilarët  arberore gershetohen dhe rrjedhin perjetësine e tyre;  Ungra ku Gjaku i  Arbërit Rron dhe sot janë takuar dy diasporat ajo e vjetra 600 vjeçare dhe diaspora e re ajo e shqiptarëve në Zvicër.   

Ata edhe sot vazhdojnë të jenë pinjolle të atij  gjakut kodik arbëror,  që skaliten trimerinë, atdhedashurinë, bujarinë  në historinë arbërore, e mbajtën në shpirt tingujt e atij  tingulli të Ballkanit ilirik,  që ashtu  si dielli tërheq  pemët e Polinit e  kërkojnë fotosintezën. 

Firmo 

Nxënësit e shkollës shqipe  së diasporë në Zvicër,  të shoqëruar nga Drejtori i shkollës  z. Vaxhid Seidiu, nga mësueset Minire Azemi,  nga  Nën kryetari Lidhjes së Krijuesve në Diasporë dhe anëtar nderi të Qëndrës Albanologjike themeluar nga At Belliushi, Tommaso Bellusci, Presidenti i Bibliotekës Internacionale A. Bellusci,  si edhe Hartues e koordinues programi Zoti Tommaso Ferrari,  nisen për të vazhduar programin mbi  Didaktikën Ditore  në Kalabri  me temën“ Mos Harromi Gluhën” nën nismën e Qëndrës Albanologjike themeluar nga At Bellusci drejtuar nga Ornela Radovicka. 

Ora 9: 00. Mbrrijmë në shkollën e  Firmos\ Fermë \ Kalabri. Në këtë qytezë të vogël me një pozitë të thyer gjeografike na prisnin nxënësit e shkollës, Mësueset,  Kryetari i Bashkisë Giuseppe Bosco.  , si edhe shumë prindër dhe qytetarë, aktivistë të shoqatave të mdryshme. Ishte shumë emocionuese. 

Dukej si një ditë feste,  nxënit ishin veshur me kostumet e bukuara arbërshe. 

Edhe këtu ishin protagonist nxënësit.. Ishin pikërisht ata që u shprehen në arbërisht dhe na shoqëruan në shkollën e tyre dhe na folën mbi aktivitetet e tyre  edhe për çdo laborator. Nxënësit u lidhën menjëherë. Na dhanë përshtypjen sikur njiheshin prej vitesh. Ndoshta  gjaku, gjuha, i bënin edhe më të afërt. Problemi  edhe i kësaj  qyteze arbëreshe është se jo vetëm po shpopullohen por edhe po asimilohen në gjuhë. 

Nën drejtimin e nxënësve shkuam tek tek Museu i Firmos  “Ka kallogjrat”. Dikur kjo ndërtesë antike ndërtuar nga Basilinet. Në të gjendet një hartë gjeografike e shekullit 16 si edhe disa libra prej kësaj bibloteke shekullore. Ajo që i tërhoqi nxënësit ishte  muyeu i kostumeve të grave arbëreshe. Në një kënd ishte edhe muzeu i jetës  së thjeshtë fshatare të shekullit 16- fillimi shekullit 20-të

Nxënësit e shkollës së diasporës së Zvicërës, mësuan  mbi Firmo,  posita e saj gjeografike, e cila ndodhet në rrafshinën Sibari, ne zinxhirin Pollino pas saj, në të djathtë të luginës së mesme të përroit të Tiros. Ndodhet afer Aquaformosa, Ungra, dhe San Basile. Perballe saj eshte Spezzano Albanese. Firmo edhe pse eshte kaq e vogel ndahet ne dy pjese : Firmo posht ( sotano) dhe Firmo e siperme  (soprano) 

Gjurmet me te hershme i kemi ne Firmon “ sotano” ( posht) dhe mbajne daten 1486, ku u vendosen 10 familje arbershe 

Ne 1497 kemi ngulimet arbereshe ( soprano) ne pjesen e siperme dhe atjte ishin po  10 familje.

Ne vitin 1502, casale e Firmos numeroheshin 10 familje midis tyre Alessio Comite, Gangale, Bellizzi. Keto te tria jane edhe familjet e para te Firmos.

Ne 1503 casale Sottano, rezultonin 23 familje. Mbiemri  Prevatà, vjen nga fjala shqipe “Preva” (thuhet se kjo familje kishte origjine luftarake)

Takojme zonjén Adeline Aiello, dikur nje ish- punonjese, ne komunen e Firmos, dhe ne te njejten kohe themeluese e shoqetes me aktive ne Firmo prej dhjete vitesh “Proggetto Donna”, e cila iu dhuron të gjithëve librin mbi  Nicola Tarsia. 

Eliza Bellizzi, pjesë e administratës pasi na njohi me ambjentin e shkollës, na foli edhe për traditën kulinario. Amvisat e Firmos kishin përgatitur një bufe, e mes tyre edhe  Embëlsirën, tradicionale  “Mostacciolo”, e cila  përgatitet për ditën e martesës.  Kjo ëmbëlsirë  ka formën  e një drejtkëndëshi dhe brënda saj edhe dy pëllumba. Sipas traditës çifti, vendoset përpara kulacit dhe e tërheqin, kush kap pjesën më të madhe ai “ Komandon“ në familje. Po thuajse gjithmonë pjesën më të madhe e marrin gratë, se kur  e përgatisin, e presin  pak në anë dhe  gjatë ceremonisë kur  dhëndri e tërheq, thyet, dhe pjesa e madhe i ngelet  nuses.  

Nxënësit shkuan edhe tek busti i Gjergj Kastrioti  Skënderbe, dhuratë nga shqiptarët e qytetit të Lushnjes.  

Në fund,  ndahen dhurata si edhe vlerësohet me një target nga Komuna e Firmos, Z. Vaxhid Seidiu, koordinator i shkollës së Diasporës në Zvicër. Ishte jo vetën një eksperiencë didaktike por edhe një festë socializimi. Të gjithë së bashku kënduan dhe kërcyen. Protagonist ishin nxënësit  Rrugëtimi vazhoi për San Basile 

Acquafirmoza \ Firmozë

Mesimi didaktike, te projektit, ” “Mos Harromi Gluhen,”  midis nxenesve te diaspores ne Zvicer vazhdon  ne Firmoz/ Acquafirmosa.

Ne kete manifestim, priten me dashuri nga femijet e Firmosës, nje qyteze  arbëreshe e veçnatë se është multietnike.  Në këtë qytezë askush nuk ndihet i huaj. Qyteze integrimi. 

Mesueset  presin me kengen O è bukura More, te kenduar  nga femijet.

Priten me dashuri nga i deleguari  i Bashkise se Acquafirmosa, 

pergjegjesja  e kultures, nga kryetari  I Shoqates  ” Shkembi ” Nicola  Mele i cili  I percjelle  duke treguar, historinë  e qytezes se tyre, arkitekturen, ritin… 

Shume banor te qytezes  i priten me shume  mall  si gjaku I tyre i shprishur. 

Ne fund, iu dhuruan liber me poezi nga autoret Arberesh, simbol  “culinario” te qytezes se tyre. Nxenesit e Diaspores se Zviceres  kennduan dhe qendruan me ore te tera te sheshi i Firmozës  ku eshte edhe nje nga kishat me te bukura ne Itali, mozaik punuar nga Capparelli, U njohën me arkitekturën e kësaj qyteze duke i njohur me shtëpinë e parë arbëreshe, që ende është që nga viti 1470, si edhe me kishën më antike të këtij ngulimi ku ende mund të shikosh afreske nga më të rrallat. 

Faleminderit  FIRMOZ per Mikpritjen. 

San Basile \ Shën Vasili 

Didattica mes nxenesve te shkolles  se shqipe te Zvicrës  vazhdon ne qytezen  e San Vasilit, Shen Basile. Ne kete qyteze priten istitucionet  vendore, nga Kryetari i Bashkise  z. Filippo Tocci, si edhe nga pergjegjesja e kultures se Shen Vasilit, Francesca  Bellizzi 

Nxenesit, te shoqeruar  nga administrata e bashkise dhe vet Kryetari i Bashkise njihen me qytezen,  aspektin historik, vizitojne gjitonine, kishen, ndalojne te shtatorja e Gjergj  Kastriotit  Skenderbeu,  pastaj tek Manastiri Bazilian ku u fabrikuan shume prifterinje qe u bene mesues per arberishten. 

Amvisat e qytezes, shtruan nje dreke ne shtepine e quajtur  “Skenderbe”, shtepi kjo e krijuar  per mysafiret, shkak se te ky fshat nuk ka asnje ristorante!

Shen Vasili/ San Basile, demostroi shpirtin e bardhe e te madh, por qe gjuha ketu nuk flitej nga të rinjtë, dhe  as nuk kishte kush t’iua mesonte!  Deri diku gjuha fleitej nga moshat e thyera.

Qellimi i kesaj vizite ishte edhe sensibilizimi per gjuhen ne keto qyteza!

Frascineto\ Frasnitë 

Ora 16: 00 Nxënësit e shkollës së diasprës në Zvicër u mirëpritën nga nxënësit e shkollës së Frasnitës, së bashku me mësuesit, nxënësit arbëresh si edhe përfaqësues nga institucionet vendore .

Në Frasnitë nxënësit pasi vizituan qytezën, u njohën me pozitën gjeografike, me historikun e saj  me kulturën dhe shumë figura  të njohura e të rëndësishme   si Vicenzo Dorsa, Emanuele Giordano, Luca perrone, Vorea Ujku, Solano, At Bellusci ,e shumë të tjerë. 

Ndaluan tek shkolla ku u dha edhe një koncert shumë i bukur mes fëmijëve arbëresh dhe të diasporës  shqiptare në Zvicër.  

Në fund ceremonia u mbyll me vizitë në Qëndrën Albanologjike dhe bibliotekën Internayionale A Bellusci. 

Ceremonia, u drejtua nga Tommaso Bellusci,  Presidenti I Bibliotekës  Internacionale A.Bellushi i cili foli  mbi Bibliotekën si dhe kur  lindi kjo Bibliotekë,  dhe cili ishte Ate Bellusci.

Fjalen e mori Drejtuese e Qendrës Albanologjike Kerkime mbi gjuhen dhe kulturen arbereshe, Ornela Radovicka; Ky fjalim iu pasua gazetarit Rexhep Rifati, Anetar nderi I Qendres Albanologjike,  dhe ceremonia 

qytezat  e tyre Arbereshet. 

Gjate qendrimit te tyre ne Biblioteke,  pane regjistrimin e fjales se Ate  Belluscit ne New York, per sensibilizimin e ceshtjes se Kosoves, te lirise dhe pavaresise se saj.  Jemi ne ne vitet 1989  kur ende ceshtja e Kosoves  vazhdoi me pranine e  Ingegneri Profesor Tommaso Ferrari,  Hartues i Programmit  te ketij projekti i cili “kurorezoi”  c’do  nxenes me Plisin e At Belluscit, dhuruar nga 4000 shqiptar  te  diaspores ne New Jork, me rastin  e nje Konference e mbledhur per sensibilizimit te ceshtjes se Kosoves  me 1989 ne pranine e senatorit amerikan arbereshit Josif Dioguardi, nga ku u hodhen rrenjet e para per Pavaresine e Kosoves…

Nxenesve iu dhurua  libri Antologjia  mbi gjuhen arberore te Greqise, hulumtime te At Bellushit,  ndersa mesuesve Qefsere Seidiu dhe Minire Azemi iu dhuruan librin mbi Fjalorin  ne tre gjuhë, si edhe Koordinatori  DR. Prof Vaxhid Seidiu, iu dhurua  libri me shprehje frazeologjike  ne arberisht, anglisht, dhe shqipja standart shkruar nga At Bellusci. 

Duke konsideruar faktin qe Ate Bellusci ishte edhe nje etnololog,  nxenesve iu shperndane edhe souvenir nga territoret e Kalabrise   ku themeluan trajtohej si mohim i te  drejtave te njeriut.

Ne fund, nxenesve iu shperndane nje bufe e vogel,  per tu ndjerë  si ne familje.

Kaluan disa caste, te gezuar por edhe  te mallengjyera ku si rrjedhoje  lote emocioni  nuk munguan, por fuqizuan me thelle dashurine, per edhe vellazerine!

Te dashur, Shqiptar, Arberesh,  Arberore,  Mergate/ Diaspore  kudo qe jeni “Mos horrojme gjuhen tone te bukur, ta flasim se ajo tingellon, natyren dhe shpirtin e gjakut tone te shprishur”

Zonja Katerina Bellusci  me moshën e saj 90 vjeçare përcjellë mysafirët me këngë. 

Dua të shtoj faktin se me shumë sakrifica, pa ndihmën e shteteve, por me zemer dhe vullnetarisht iu arrit ky takim 5 ditor në qytezat arbëreshe. Falenderojmë të gjithë ata që na mbështetën

Filed Under: Reportazh

Çfarë fshihet pas krizës parlamentare në Kosovë?

June 5, 2025 by s p

Hisen Berisha/

Kosova po kalon një periudhë të zymtë të stagnimit politik për shkak të vakancës institucionale, e cila nuk është më një pasojë e ndasive politike apo kalkulimeve të përkohshme, por është shndërruar në një strategji të qëllimshme që synon ruajtjen e një status quo-je të paralizuar, ku askush nuk merr përgjegjësi dhe asgjë nuk lëviz.

Në thelb të kësaj strategjie qëndron frika nga ndryshimi i raporteve të fuqisë në skenën politike të vendit, nëse ajo lihet të ecë lirshëm drejt zgjedhjeve dhe garës së ndershme demokratike.

Fyerjet e rënda dhe sulmet personale të vazhdueshme ndaj kundërshtarëve politikë nuk janë rastësi. Ato nuk janë vetëm produkt i polarizimit, por pjesë e një taktike të qëllimshme për të pamundësuar formimin e një konsensusi minimal dhe për të penguar ndërtimin e një alternative reale që mund të sfidojë pushtetin aktual. Zvarritja sistematike e procesit të konstituimit të Kuvendit, në këtë kontekst, shfaqet si pjesë përbërëse e kësaj taktike, sidomos duke pasur parasysh qëndrimet e shprehura në vazhdimësi se çdo zhvillim politik duhet të qëndrojë pezull derisa të përfundojnë proceset juridike ndaj krerëve të UÇK-së në Hagë.

Kjo qasje, në dukje pasive, në realitet është aktive dhe e dëmshme. Ajo synon të mos krijojë as kushtet më minimale për lirim të përkohshëm për mbrojtje në liri të liderëve të UÇK-së, sepse rikthimi i tyre eventual në skenën politike do të përmbyste ekuilibrat aktualë. Prania e tyre do të fuqizonte një alternativë që natyrshëm do të kishte mbështetje të gjerë popullore, por edhe mbështetje të fuqishme ndërkombëtare, me theks të veçantë amerikane, diçka që aktualisht mungon në mënyrë dramatike.

Ky vakum i krijuar në mënyrë të qëllimshme nuk është një fenomen i izoluar. Ai ndodh në një mjedis gjeopolitik gjithnjë e më agresiv ndaj Kosovës, ku Rusia dhe Serbia po bëjnë gjithçka për ta mbajtur vendin në krizë permanente, pa zgjidhje, pa stabilitet dhe pa institucione të qëndrueshme e përfaqësim serioz ndërkombëtar. Në këtë kontekst, vakumi institucional që po mbrohet me zell nga një pjesë e klasës politike në Kosovë i shkon për shtat drejtpërdrejt interesave të Moskës dhe Beogradit. Ky është një kaos i kontrolluar që u shërben jashtë vendit, por dëmton brenda çdo aspekt të jetës politike, demokratike dhe shtetërore.

Edhe incidentet e kontrolluara duken gjithnjë e më shumë si manovra për të devijuar vëmendjen e opinionit publik nga kriza e thellë dhe permanente politike. Kur nuk ka institucione, nuk ka debat serioz dhe kur partitë nuk garojnë për ide e programe, atëherë incidentet dhe tensionet artificiale bëhen “agjenda e ditës”.

Ndërkohë, Shtetet e Bashkuara, së bashku me Bashkimin Evropian – përfaqësuar së fundi nga vizita e znj. Kaja Kallas – kanë përcjellë një mesazh të qartë se nuk ka më kohë për stanjacion dhe llogari të brendshme partiake. Kallas e vizitoi Prishtinën për të dërguar një sinjal të prerë që Kosova duhet të dalë nga ky qorrsokak politik. Pritshmëritë ndërkombëtare janë të thjeshta: krijimi i institucioneve, rifillimi i dialogut, garantimi i stabilitetit dhe avancimi drejt integrimit evropian. Mosveprimi nuk është më opsion dhe për çdo vonesë të mëtejshme, do të ketë pasoja.

Në fund, dilema për Kosovën është e qartë: ose do të mbetet peng e një logjike politike që i frikësohet garës së ndershme dhe mbështetjes ndërkombëtare për alternativat e reja, ose do të zgjedhë rrugën e përgjegjësisë, konsensusit dhe partneritetit me Perëndimin. Zgjedhja nuk është e lehtë, por është urgjente dhe koha nuk pret më. Orët dhe ditët e ardhshme mund ta zhbllokojnë situatën. Deklarata e fundit e Fatmir Limajt për gatishmërinë për debllokim, nëse lexohet me kujdes mes rreshtash, jep indikacione se marrëveshja mes NISMA-s dhe LVV-së është e mundur. Në këtë rrethanë, zhbllokimi i procesit mbetet çështje ekskluzive e vullnetit politik të Kurtit, i cili tashmë mban çelësin e formimit të institucioneve.

Përpjekjet e vazhdueshme për të imponuar mënyrën e zgjedhjes së kryetarit të Kuvendit përmes ndryshimit të formës së votimit nga i hapur në të fshehtë, në mes të së njëjtës seancë apo vazhdimeve të saj, përbëjnë një shkelje të qartë të normës kushtetuese dhe rregullores së Kuvendit. Kjo praktikë jo vetëm që minon integritetin procedural të legjislativit, por është edhe precedent i rrezikshëm për shtetin e së drejtës.

Ndryshimi i formës së votimit nuk mund të bëhet arbitrarisht në mes të seancës. Edhe sikur të tentohej në fillim të saj me votim dhe dakordim politik, do të mbetej i kontestueshëm për sa kohë që nuk është në harmoni me frymën dhe germën e Kushtetutës. Kushtetuta, në gërmën e saj, vendos parimin e transparencës në procesin e vendimmarrjes parlamentare thekson se “votimi është rregullisht publik”. Votimi i fshehtë është përjashtim dhe mund të përdoret vetëm kur parashihet shprehimisht nga Kushtetuta ose Rregullorja e Punës së Kuvendit.

Kjo që po ndodh nuk është vetëm çështje teknike apo taktike parlamentare, por thelbësisht një akt manipulativ me rregullat, në funksion të vullnetit politik të një subjekti që pretendon legjitimitet absolut, ndërsa në praktikë e shkel atë.

Alternativa ndaj mosveprimit prej shtetari të Kurtit është që Gjykata Kushtetuese ta japë opinionin juridik-kushtetues për hapjen e rrugës drejt krijimit të institucioneve. Edhe koha në dispozicion prej tre muajsh për shqyrtimin e kërkesës nga kjo Gjykatë mund të shkurtohet nëse Presidentja paraqet kërkesë të njëjtë, meqë vetë Gjykata ka vendosur që nuk jep opinione në pyetje hipotetike pa vendim të formës së prerë. Në fund, e vërteta është se Kurti dhe LVV nuk i kanë votat për ta bërë qeverinë – përkundër spekulimeve publike se mund t’i kenë. Prandaj bllokada ka vazhduar pikërisht sepse ai është frikësuar të hyjë në afatet kushtetuese që do të çonin në një zgjidhje të imponuar nga Kushtetuta.

Filed Under: Rajon

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 40
  • 41
  • 42
  • 43
  • 44
  • …
  • 51
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • Kontributi shumëdimensional i Klerit Katolik dhe i Elitave Shqiptare në Pavarësinë e Shqipërisë 
  • Takimi i përvitshëm i Malësorëve të New Yorkut – Mbrëmje fondmbledhëse për Shoqatën “Malësia e Madhe”
  • Edi Rama, Belinda Balluku, SPAK, kur drejtësia troket, pushteti zbulohet!
  • “Strategjia Trump, ShBA më e fortë, Interesat Amerikane mbi gjithçka”
  • Pse leku shqiptar duket i fortë ndërsa ekonomia ndihet e dobët
  • IMAM ISA HOXHA (1918–2001), NJË JETË NË SHËRBIM TË FESË, DIJES, KULTURËS DHE ÇËSHTJES KOMBËTARE SHQIPTARE
  • UGSH ndan çmimet vjetore për gazetarët shqiptarë dhe për fituesit e konkursit “Vangjush Gambeta”
  • Fjala përshëndetëse e kryetarit të Federatës Vatra Dr. Elmi Berisha për Akademinë e Shkencave të Shqipërisë në Seancën Akademike kushtuar 100 vjetorit të lindjes së Peter Priftit
  • Shqipëria u bë pjesë e Lidhjes së Kombeve (17 dhjetor 1920)
  • NJЁ SURPRIZЁ XHENTЁLMENЁSH E GJON MILIT   
  • Format jo standarde të pullave në Filatelinë Shqiptare
  • Avokati i kujt?
  • MËSIMI I GJUHËS SHQIPE SI MJET PËR FORMIMIN E VETEDIJES KOMBËTARE TE SHQIPTARËT  
  • MES KULTURES DHE HIJEVE TE ANTIKULTURES
  • Historia dhe braktisja e Kullës së Elez Murrës – Një apel për të shpëtuar trashëgiminë historike

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT