• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Archives for July 2025

Join us in New York City for the 77th Annual Albanian American National Convention

July 31, 2025 by s p

Join us in New York City for the 77th Annual Albanian American National Convention, where we’ll honor remarkable individuals whose service, leadership, and dedication continue to uplift and inspire.

Filed Under: Komunitet

Dukuri të artit ushtarak të shfaqura në Luftën e Dibrës

July 31, 2025 by s p

Prof. Asoc. Dr. Bernard Zotaj/

Pjesa II

Përcaktim i drejtimit të goditjes kryesore

Forcat kryengritëse përcaktuan drejtimin e goditjes kryesore, përqëndruan forcat e mjetet e shumta në këto drejtime dhe në pika të caktuara, dhe pse ishin inferiore në raportin e forcave, arritën të krijojnë epërsie ose të zbusin raportin e forcave. Kryengritja e gusht-shtatorit e 1920-s e bërë nga populli i Dibrës kundër pushtuesit serb luajti një rol të rëndësishëm edukativ dhe mobilizues për periudhat e mëvonshme. Së pari, u rrënjos edhe më tepër te masat e popullit urrejtja për pushtuesin e huaj, i cili e tregoi fytyrën e vërtetë prej shtypësi e vrasësi. Së dyti, u shtua dhe u forcua edhe më shumë ndjenja e patriotizmit të masave të popullit. U forcua dhe u shtua edhe më shumë bashkëpunimi tradicional midis dibranëve dhe kosovarëve në luftë me të njëjtin armik. Së treti, spikati trimëria, guximi deri në vetëmohim dhe heroizmi masiv i malësorëve dibranë që në kushtet e pushtimit, pa marrë parasysh sakrificat në njerëz dhe në ekonomi, u përleshën me një ushtri të rregullt, të armatosur më së miri dhe në numër shumë herë më të madh. Së katërti, u provua dhe një herë aftësia luftarake dhe taktika popullore. Së pesti, u demaskua reaksioni vendas. Së gjashti, u hodhën poshtë akuzat falso të qarqeve të larta të borgjezisë serbe mbi “egërsinë” e dibranëve, të cilët, megjithëse kishin pësuar shumë në kurrizin e tyre, u sollën në mënyrë njerëzore ndaj të plagosurve dhe robërve duke i mjekuar ushqyer e përcjellë deri në destinacion. Së shtati, u bënë përpjekje, sado të kufizuara, për të bashkërenditur veprimtarinë me qarqet politike maqedone që vepronin kundër politikës serbomadhe, për mevetësinë e Maqedonisë. Së fundi, u bë e qartë për elementët e mashtruar, esadistë të Dibrës, se politika e serbëve ndaj Shqipërisë ishte një politikë armiqësore dhe çdo bashkëpunim i mëtejshëm me ta ishte në dëm të interesave kombëtare.

Mësymja në përgjithësi filloi nga rajonet malore dhe u drejtua mbi garnizone dhe qendra të vogla, sipas vendimit të kuvendit, çetat dhe forcat luftarake u nisën në drejtimin e objektivit të mësymjes sikurse ishin përforcimet serbe. Luftëtarët ju afruan objektit në kolona marshimi dhe rreth 2 km pranë objektit të sulmit, ndalonin në vende të maskuara. Këtu pas njohjes me terrenin dhe objektivat, përcaktuan detyrën luftarake për luftim dhe kohën kalimit në sulm me sinjale. Sulmet zakonisht ishin rrethore dhe të vrullshme mbi garnizonin. Brenda ditës luftimet ishin të përfunduara dhe me fitor të forcave kryengritëse.

Mbrojtja zakonisht fillonte kur luftëtarët kishin kapur pozicione të rëndësisë taktike dhe deri operative dhe ishin afër rajoneve të fortifikuara. Mbrojtja e luftëtarëve u karakterizua gjithmonë nga manovra e shpejtë dhe krahëmarrëse. Pikënisja e luftimeve ishte ndeshja në një vijë dhe pozicion të caktuar terreni, ku luftëtarët organizuan mbrojtje, prita dhe kurthe.

Forcat kryengritëse kaluan në mësymje dhe duke realizuar objektivat operativë me metodat taktike, me goditje të njëpasnjëshme, e nga disa drejtime duke shfrytëzuar sistemin e mbrojtjes armike të përbërë nga garnizone të veçuara, me largësi ndërmjet tyre, si dhe përfituar nga karakteri i thyer i terrenit.

Në rezultat të pushtimit të garnizoneve ushtarake fortifikuese kur armiku u përqëndrua, forcat kryengritëse duke e njohur armikun, në forca e mjete dhe në mbrojtjen e fortifikuar, u përqëndruan në mënyrat e sulmit mbi objektet e fortifikuara. Objektivat u arritën duke gërshetuar drejt sulmet e vazhdueshme me karakter shqetësues, raskapitës e demostrativ, me veprime mësymëse të të gjitha çetave në kushtet e luftës frontale për shpërthimin e rajoneve të fortifikuar. Në këtë mënyrë u shmang luftimi pozicional, u përdorën metoda aktive, dinamike që ndikuan në kompesimin në forca e mjete të luftëtarëve, i dhanë luftës karakter vendimtar duke çuar në shpartallimin e armikut superior dhe çlirimin e Peshkopisë dhe të Dibrës.

Realizimi i disa masave të maskimit, si një nga tiparet e artit taktik, bëri që përgatitja e çetave në fshehtësi dhe shpejtësi, të ishte parësore në drejtim. Risi e re ishte kalimi i pengesave, i transheve deh i luftimeve trup me trup. Masa luftarake të marra nga njëra anë, si dhe qëndrimi në pozicione i ushtrisë serbe, e vunë komandën serbe përballë të papriturave duke u bërë faktor i rëndësishëm për suksesin.

Çështja e furnizimit me ushqime e materiale të tjera luftarake ishte një ndër problemet e ndërlikuara që u zgjidhën në luftë e sipër. Duke vlerësuar kushtet e vështira të furnizimit, u përcaktua si e vetmen zgjidhje, mbështetja në forcat e çdo fshtai për çetën e vet. Burim kryesor i furnizimit u bënë fshatrat e Dibrës. Masa e gjërë e fshatarësisë, megjithëse mjaft e varfër vunë në dispozicion të forcave kryengritëse të gjitha sendet e nevojshme ushqimore, blegtorale e bujqësore e siguruan ndihma të konsiderueshme dhe për mjaft materiale të tjera. Burim shumë i rëndësishëm për furnizimi u bë dhe armiku, sidomos për armatim e municion. Sigurimi i armatimit duke ia rrëmbyer armikut në fushën e luftës, ishte një nga objektivat kryesore të planit të komandës së forcave kryengritëse, veçanërisht gjatë fazën e parë të luftës, i cili u realizua me shumë sukses dhe i përmirësoi në mënyrë të ndjeshme kushtet e armatimit të Forcave Kryengritëse gjatë fazës së dytë të luftës.

Taktika e luftimit përdori forma e metoda orgjinale që u mbështetën në traditën e pasur luftarake të popullit dhe që u mbajtën parasysh në format e organizimit ushtarak e shkallën e pajisjes me teknikë luftarake të Forcave Kryengritëse. Forcat Kryengritëse gërshetuan drejt taktikën e luftës në front të rregullt me format e metodat e luftës tradicionale. Taktika u shqua nga aktiviteti, dinamizmi dhe shpirti sulmues. Nëpërmjet goditjeve të befasishme, sulmeve natën, vendosmërisë në luftim, manovrueshmërisë e shfrytëzimit të terrenit, përdorimit me shpirt krijues i mjeteve rrethanore, etj., Forcat Kryengritëse kapërxyen pengesat me tela, shpërthyen pozicionet e fortifikuara dhe zgjidhin detyra të vështira në luftim. U bënë veçori e taktikës sulmet e pandërprera me forca të kufizuara, që nuk i lanë forcat serbe të merrnin frymë, i mbajtën në panik e në tension të vazhdueshëm nervor dhe u siguruan forcave kryengritëse iniciativën. Në Luftën e Dibrës përdorim të gjerë morën veprimet luftarake mësymëse, por në momente të caktuara u përdorën dhe luftimet mbrojtëse. Taktika e luftimeve mbrojtëse u karakterizua gjithashtu nga qëndrueshmëria, aktiviteti, ndërtimi i kurtheve, pritave etj.

Lufta e Dibrës e viteve 1920-1921 tregoi vitalitetin dhe energjinë luftarake të një populli që u ngrit në këmbë për të mbrojtur me gjak lirinë dhe pavarësinë e vet. Kjo luftë u bë një thesar i paçmuar i traditave luftarake të tij, u trashëgua e u ngrit në një shkallë të lartë nga formacionet partizane të Luftës Antifashiste Nacionalçlirimtare. Këto tradita, kjo përvojë duhet të mësohen e të njihen nga ushtarakët e të gjitha strukturat e sigurisë në interes të rritjes së aftësive luftarake e të përdorimit me mjeshtëri në fushën e luftës të formave e metodave të luftimit sa më të gjalla e më të larmishme.

Filed Under: Interviste

Ledia Xhoga, autorja shqiptaro-amerikane në garë për çmimin “Booker Prize 2025”

July 31, 2025 by s p

Shkrimtarja shqiptaro-amerikane Ledia Xhoga është përfshirë në listën e gjatë të pretendentëve për çmimin prestigjioz “Booker Prize 2025”, me romanin e saj “Keqinterpretimi” Ky është një nga vetëm dy romane debutuese që konkurrojnë këtë vit për çmimin me vlerë 67,000 USD, dhe përfaqëson një moment të veçantë për letërsinë shqiptare në skenën ndërkombëtare. Romani i Xhogës është vendosur në Nju Jorkun e sotëm dhe ndjek historinë e një përkthyeseje shqiptare, e cila pranon me ngurrim të përkthejë gjatë seancave terapeutike të Alfredit, një të mbijetuar torture nga Kosova. Pavarësisht paralajmërimeve të burrit të saj, ajo përfshihet emocionalisht në botën e ndërlikuar të klientit të saj. Ankthi i Alfredit ngjall tek ajo kujtime të thella dhe të shtypura. Në përpjekje për t’u shkëputur nga gjithçka, ajo udhëton spontanisht në Shqipëri për t’u ribashkuar me nënën e saj, një përballje që e bën të rikthejë në vëmendje jetën që ka ndërtuar në Shtetet e Bashkuara. Kur kthehet në Nju Jork, ajo përballet me pasojat e veprimeve të saj dhe detyrohet të vërë në pikëpyetje kufirin midis realitetit dhe imagjinatës, si dhe të vërtetës dhe keqinterpretimit.

“Keqinterpretimi” është botuar nga Daunt Books Originals dhe është vlerësuar nga kritika për ndjeshmërinë dhe thellësinë emocionale me të cilat trajton temat e traumës, identitetit, përkthimit dhe kujtesës. Përfshirja e Ledia Xhogës në listën e gjatë për çmimin “Booker” përfaqëson një arritje të rëndësishme jo vetëm për autoren, por edhe për letërsinë shqiptare dhe diasporën letrare shqiptare në përgjithësi. Vepra e Xhokës është pritur shumë mire dhe vcanërisht nga studjuesit e disporës shqipëtare. Juria do të shpallë listën e ngushtë me 6 finalistët më 23 shtator 2025, ndërsa fituesi i çmimit do të bëhet publik më 10 nëntor në një ceremoni në Londë.

Zenel Çeliku

Foto: https://www.bklynlibrary.org

Filed Under: Opinion

Siguria – Shtylla e jetës dhe zhvillimit njerëzor

July 31, 2025 by s p

Prof. Dr. Muhamet Racaj/

Siguria është një kusht themelor për jetën dhe zhvillimin e njeriut. Pa siguri, çdo projekt jetësor mbetet i pasigurt dhe çdo zhvillim është i brishtë. Shprehja “ndjenja e vërtetë e sigurisë” nuk kufizohet në dokumente ligjore apo sigurime financiare; ajo është një përvojë e brendshme paqeje dhe stabiliteti.

Ky punim ka në qendër sigurinë individuale, si baza nga e cila burojnë të gjitha format e tjera të sigurisë. Për ta kuptuar më qartë këtë, përfshijmë edhe Dekalogun e Jetës, i cili përçon mesazhin se shumë vlera nuk mund të sigurohen dhe të blihen kurrë me para. Kështu, siguria nuk është vetëm mbrojtje fizike, por edhe mbrojtje e dinjitetit, e shëndetit, e dashurisë dhe e kohës.

Elaborimi i përmbajtjes

1. Përkufizimi i Sigurisë

Siguria mund të përkufizohet si një gjendje mbrojtjeje të integritetit fizik, emocional, kulturor dhe ekonomik nga çdo kërcënim. Në hierarkinë e Maslow-it, siguria është nevoja e dytë pas nevojave fiziologjike, që krijon mundësinë për vetërealizim.¹

2. Nivelet e Sigurisë

Në literaturë dallohen disa nivele të sigurisë:

• Siguria individuale – mbrojtja e jetës, shëndetit, dinjitetit dhe lumturisë së individit;

• Siguria komunitare – mbrojtja e familjes dhe grupit shoqëror nga rreziqet e brendshme e të jashtme;

• Siguria kombëtare – integriteti territorial, rendi kushtetues dhe paqja e brendshme e një shteti;

• Siguria ndërkombëtare – rendi global, marrëdhëniet mes shteteve dhe parandalimi i konflikteve të armatosura.

• 3.Dimensioni filozofik dhe teorik

Një individ që nuk e ndjen veten të sigurt nuk arrin dot të zhvillojë potencialin e tij të plotë në arsim, krijimtari apo marrëdhënie shoqërore. Në këtë këndvështrim, siguria nuk është vetëm një koncept operacional, por edhe një kategori e thellë filozofike që lidhet me ekzistencën.

4.Ndjenja e vërtetë e sigurisë

Një aspekt i veçantë i këtij koncepti është përjetimi i brendshëm i sigurisë. Shumë individë mund të kenë të gjitha mjetet materiale dhe ligjore për mbrojtje, por të mos përjetojnë siguri të vërtetë për shkak të pasigurisë emocionale apo mungesës së stabilitetit social. Kjo ndjenjë e vërtetë e sigurisë lidhet me përfshirjen, dashurinë dhe harmoninë në raportet ndërpersonale dhe komunitare.

5. Siguria si element zhvillimor

Siguria nuk është vetëm një mbrojtje nga kërcënimi, por edhe një parakusht për zhvillim. Shoqëritë e sigurta tërheqin investime, zhvillojnë sistemet arsimore dhe krijojnë hapësirë për inovacion. Individët që ndihen të sigurt janë më të gatshëm të marrin iniciativa, të krijojnë familje dhe të kontribuojnë për komunitetin.

6. Ndjenja e vërtetë e sigurisë dhe Dekalogu i Jetës

Siguria e vërtetë nuk matet me para. Dekalogu i Jetës na kujton këtë të vërtetë të thjeshtë por thelbësore:

▪︎ Me para mund të blesh një shtëpi, por jo edhe një vatër ku ndihet siguria dhe ngrohtësia familjare.

▪︎ Me para mund të blesh një orë të shtrenjtë, por jo edhe kohën qe e ke siguruar të kalosh me njerëzit e dashur.

▪︎ Me para mund të blesh një shtrat të butë, por jo edhe sigurinë për gjumë te qetë dhe ëndrrat pa ankth.

▪︎ Me para mund të blesh ushqime të mira, por jo edhe të sigurosh oreksin dhe shijen e vërtetë të jetës.

▪︎ Me para mund të paguash mjekun më të mirë, por jo edhe të sigurosh shëndetin që të mban gjallë.

▪︎ Me para mund të blesh sigurime të ndryshme, por jo edhe ndjenjën e vërtetë të sigurisë – atë paqe të brendshme që vjen kur e di se je i mbrojtur, i dashur dhe i pranuar, pavarësisht çdo rrethane.

▪︎ Me para mund të blesh libra të rrallë, por jo edhe ta sigurosh mençurinë për t’i kuptuar.

▪︎ Me para mund të blesh luks e pasuri, por jo edhe të sigurosh dashurinë e sinqertë që lind prej shpirtit.

▪︎ Me para mund të blesh shërbëtorë e ndihmëtarë, por jo edhe të sigurosh miqësinë e vërtetë që nuk ka çmim.

▪︎ Me para mund të blesh argëtim dhe spektakle, por jo edhe të sigurosh lumturinë që buron brenda teje.

Ky dekalog i thjeshtë por i fuqishëm është një kujtesë se ndjenja e vërtetë e sigurisë nuk vjen nga pasuria, por nga dashuria, shëndeti, koha, siguria shpirtërore dhe ngrohtësia njerëzore.

Përfundim

Siguria është një nevojë universale dhe një element i domosdoshëm për ekzistencën dhe zhvillimin e qenies njerëzore.

Ajo nuk mund të blihet, nuk mund të imitohet, por duhet të kultivohet në të gjitha nivelet: nga individi te kombi dhe deri në komunitetin ndërkombëtar. Dekalogu i Jetës e përforcon këtë ide duke na kujtuar se dashuria, koha, shëndeti dhe ndjenja e sigurisë janë vlerat më të mëdha që kemi.

Shoqëritë që garantojnë sigurinë individuale krijojnë kushtet për zhvillim ekonomik, arsimim dhe krijimtari. Një individ i sigurt guxon të ëndërrojë, të punojë dhe të kontribuojë në komunitet.²

Rekomandime:

• Të fuqizohen mekanizmat ligjorë dhe institucionalë për mbrojtjen e jetës dhe të drejtave të njeriut.

• Të promovohet edukimi për sigurinë individuale dhe emocionale në familje e shkolla.

• Të zhvillohen politika që ulin pasigurinë ekonomike dhe sociale.

• Të forcohet ndjenja e komunitetit dhe solidaritetit njerëzor.

• Të kujtohet gjithmonë se siguria është një gjendje e brendshme dhe vlerë shpirtërore.

Fusnota

• Abraham Maslow, A Theory of Human Motivation, Psychological Review, 1943.

• Barry Buzan, People, States and Fear: An Agenda for International Security Studies in the Post-Cold War Era, London: Harvester Wheatsheaf, 1991.

• David A. Baldwin, “The Concept of Security,” Review of International Studies, vol. 23, no. 1, 1997.

Literatura e shfrytëzuar

• Maslow, Abraham. A Theory of Human Motivation. Psychological Review, 1943.

• Buzan, Barry. People, States and Fear: An Agenda for International Security Studies in the Post-Cold War Era. London: Harvester Wheatsheaf, 1991.

• Baldwin, David A. “The Concept of Security.” Review of International Studies, vol. 23, no. 1, 1997.

Filed Under: ESSE

Tezat që ndërtuan harresën për Çamërinë

July 31, 2025 by s p

Teza # 3

“Çamët u larguan vetë”

Kur viktima akuzohet për arratisjen nga vrasësi.

Një nga pretendimet më të përhapura në narrativën zyrtare greke është se çamët nuk u dëbuan, por u larguan vetë gjatë Luftës së Dytë Botërore, për shkak të “konflikteve” dhe “klimës së pasigurisë”.

Kjo është më shumë se një shtrembërim i historisë – është një akt i dytë dhune mbi viktimën: përveç se i masakruar dhe i dëbuar, ai shpallet fajtor për vetë përzënien e tij.

Por kjo tezë është jo vetëm historikisht e rreme, por edhe moralisht çnjerëzore.

Masakra dhe dëbimi – e vërteta historike

Në verën e vitit 1944, forcat nacionaliste greke të EDES-it, të komanduara nga gjenerali Napolon Zerva, ndërmorën një fushatë sistematike spastrimi etnik në rrethinat e Filatit, Paramithisë, Margëlliçit, Gumenicës dhe kudo në Çamëri të banuara nga shqiptarët myslimanë të Çamërisë.

* Sipas raporteve britanike të misionit ushtarak në Epir (Field Report, 1945), masakrat ndaj popullsisë civile ishin të koordinuara dhe me urdhër: “Fshatrat u dogjën, civilët u masakruan, gratë u përdhunuan. Dëbimi i çamëve nuk ishte reagim i popullit, por një veprim ushtarak i organizuar.”

* Raporti i UNRRA-s (Agjencia Ndërkombëtare për Ndihmat e Kombeve të Bashkuara) evidenton se: “Rreth 28.000 shqiptarë myslimanë janë dëbuar me forcë drejt territorit shqiptar, në gjendje të mjerueshme.”

* Ndërsa në dhjetor 1945, shqiptarët çamë të mbijetuar formuan në Shqipëri Komitetin Antifashist të shqiptarëve të Çamërisë, i cili në kërkesat zyrtare drejtuar misioneve aleate kërkonte:

– Kthimin në trojet e tyre

– Dënimin e autorëve të masakrave

– Kthimin e pronave dhe të drejtave të tyre si shtetas grek.

Nëse çamët “kishin ikur vetë”, pse do të organizoheshin politikisht për t’u kthyer menjëherë pas luftës?

Largimi nën dhunë është dëbim dhe përbën krim ndërkombëtar

* Në të drejtën ndërkombëtare, çdo zhvendosje e detyruar e një popullsie për shkak të dhunës, përkatësisë etnike ose fetare konsiderohet krim kundër njerëzimit (Statuti i Romës, Konventa e Gjenevës).

* Të thuash “u larguan vetë” është një ndryshim qëllimshëm i termit për të mohuar krimin dhe për të fshirë përgjegjësinë e autorëve.

Përdorimi i kësaj teze justifikoi konfiskimin e pronave

* Pas dëbimit, shteti grek shpalli pronat e çamëve “të braktisura” dhe i konfiskoi përmes ligjeve të posaçme.

* Në fakt, pronarët ishin gjallë dhe kërkuan kthim, por nuk u lejuan të rikthehen dhe u trajtuan si “armiq të shtetit”.

* Gjyqi në Janinë në vitin 1945–1946, ku u dënuan në mungesë 1,930 çamë, ishte mjeti për ta bllokuar ligjërisht çdo kthim apo kompensim.

Teza e mohimit: shpifje për të shuar kujtesën

Pretendimi se “çamët u larguan me dëshirë” është një strategji e mirëfilltë e mohimit të krimeve, e ndërtuar për të shmangur çdo përgjegjësi morale dhe ligjore nga autoritetet greke. Kjo tezë u përhap që në vitet 1950 dhe më pas u përdor:

* Për të justifikuar konfiskimin e pronave çame

* Për të penguar rikthimin e tyre

* Për të shuar çdo ndjenjë faji në shoqërinë greke

* Për të krijuar një narrativë zyrtare që fshin historinë reale

E vërteta është: Çamët nuk ikën vetë. U përzunë. U masakruan. U vranë në oborret e shtëpive të veta duke i lënë pa varre.

Historia njërëzore nuk njeh asnjë ikje masive nëse mbi të nuk kryhen akte ç’njerëzore me qëllim spastrimin etnik ose nëse nuk ka katastrofa natyrore. Në Çamëri ndodhi spastrim etnik i mirëmenduar prej shumë dekadash dhe i realizuar në fund të luftës së dytë botërore.

Alket VELIU

Filed Under: Histori

  • 1
  • 2
  • 3
  • …
  • 26
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • Kontributi shumëdimensional i Klerit Katolik dhe i Elitave Shqiptare në Pavarësinë e Shqipërisë 
  • Takimi i përvitshëm i Malësorëve të New Yorkut – Mbrëmje fondmbledhëse për Shoqatën “Malësia e Madhe”
  • Edi Rama, Belinda Balluku, SPAK, kur drejtësia troket, pushteti zbulohet!
  • “Strategjia Trump, ShBA më e fortë, Interesat Amerikane mbi gjithçka”
  • Pse leku shqiptar duket i fortë ndërsa ekonomia ndihet e dobët
  • IMAM ISA HOXHA (1918–2001), NJË JETË NË SHËRBIM TË FESË, DIJES, KULTURËS DHE ÇËSHTJES KOMBËTARE SHQIPTARE
  • UGSH ndan çmimet vjetore për gazetarët shqiptarë dhe për fituesit e konkursit “Vangjush Gambeta”
  • Fjala përshëndetëse e kryetarit të Federatës Vatra Dr. Elmi Berisha për Akademinë e Shkencave të Shqipërisë në Seancën Akademike kushtuar 100 vjetorit të lindjes së Peter Priftit
  • Shqipëria u bë pjesë e Lidhjes së Kombeve (17 dhjetor 1920)
  • NJЁ SURPRIZЁ XHENTЁLMENЁSH E GJON MILIT   
  • Format jo standarde të pullave në Filatelinë Shqiptare
  • Avokati i kujt?
  • MËSIMI I GJUHËS SHQIPE SI MJET PËR FORMIMIN E VETEDIJES KOMBËTARE TE SHQIPTARËT  
  • MES KULTURES DHE HIJEVE TE ANTIKULTURES
  • Historia dhe braktisja e Kullës së Elez Murrës – Një apel për të shpëtuar trashëgiminë historike

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT