• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Archives for July 2025

4 Korriku – Meteor i Demokracisë Botërore dhe Dritë Udhërrëfyese për Lirinë e Popujve

July 4, 2025 by s p

Prof. Dr. Fejzulla Berisha

(Rrëfimi i një kombi që jeton falë Amerikës)/

Ka data që nuk janë vetëm të një kombi – janë të gjithë njerëzimit. Ka vlera që nuk janë vetëm kombëtare – janë universale. Dhe ka aleanca që nuk ndërtohen mbi interesa të përkohshme – por mbi besë, gjak dhe drejtësi.

Një prej këtyre datave është 4 Korriku – dita kur lindi jo vetëm një shtet, por një vizion për botën e lirë.

Në vitin 1776, kur 13 kolonitë shpallën pavarësinë nga perandoria britanike, ata bënë shumë më tepër se një akt politik – ata shpalosën moralin e një bote të re. Ata shpallën që të gjithë njerëzit janë krijuar të barabartë. Ata vendosën që liria nuk është privilegj i pakicës, por e drejtë e çdo njeriu, e çdo populli.

Amerika – meteor i vlerave që nuk shuhet

Kjo dritë që shpërtheu atë 4 Korrik nuk u shua kurrë. Ajo udhëtoi nëpër kontinente, nëpër luftëra, nëpër epoka. Herë si zë i ndërgjegjes, herë si forcë çliruese, herë si mburojë e atyre që ishin të pambrojtur.

Në fund të shekullit XX, kjo dritë erdhi edhe në Kosovë.

E erdhi si shpëtim për një popull që po fshihej nga faqja e dheut, nga një regjim që s’njihte as mëshirë, as drejtësi, as njerëzi.

SHBA – garanci e ekzistencës sonë

Në vitet 1998–1999, kur shqiptarët e Kosovës po përjetonin spastrim etnik, masakra dhe dëbime masive, Shtetet e Bashkuara nuk heshtën.

Ato nuk e relativizuan dhimbjen tonë. Nuk e maskuan të keqen me fraza diplomatike.

Amerika foli. Amerika veproi. Amerika na shpëtoi.

Presidenti Bill Clinton, Sekretarja Albright, komandanti Wesley Clark – këta emra nuk janë thjesht figura politike për ne. Ata janë pjesë e historisë sonë, janë gurët e themelit të lirisë sonë.

E prej atëherë, në çdo hap që Kosova ka bërë drejt pavarësisë, drejt ndërtimit të shtetit, drejt forcimit të demokracisë – Amerika ka qenë aty.

Ne nuk jemi vetëm një komb që falënderon – jemi një komb që kujton

Ne nuk e kujtojmë Amerikën vetëm më 4 Korrik.

Ne e kemi në zemër në çdo ditë të lirisë sonë.

Kur fëmijët tanë shkojnë në shkollë në gjuhën e tyre.

Kur ngrijmë flamurin në arenat ndërkombëtare.

Kur i themi botës me krenari: “Po, ne jemi Kosova!” – ne e dimë se pa Amerikën, kjo nuk do të ishte e mundur.

Një lidhje që s’njef kohë e nuk matet me interes

Kjo lidhje nuk është politike. Është shumë më shumë se kaq.

Është një lidhje gjaku – e larë me lot, me vuajtje, me besë dhe me shpresë.

Është një miqësi që nuk kërkon ndere, sepse është vetë nderi.

Është një lidhje që lindi në errësirë dhe u bë dritë përjetësisht.

Amerika në shpirtin tonë

Në këtë 4 Korrik, kur Amerika feston ditëlindjen e saj, Kosova feston bashkë me të.

Jo vetëm nga mirënjohja, por nga ndjenja e thellë se çdo hap i Kosovës në rrugën e lirisë është një hap që fillon në zemrën amerikane.

Kosova është bijë e sakrificës së saj dhe dëshmi e drejtësisë së saj.

Gëzuar 4 Korrikun, Amerikë!

Na dhe shpresë kur nuk kishim,

Na dhe zë kur na e kishin ndalur,

Na dhe jetë kur po na vdiste drita.

Ti je meteor i demokracisë në këtë botë,

e Kosova është një yll i ndezur prej teje –

përgjithmonë në qiellin e lirisë

July 4th – A Meteor of Global Democracy and a Guiding Light for the Freedom of Nations

(The Testimony of a Nation That Lives Because of America)

By: Prof. Dr. Fejzulla Berisha

There are dates that do not belong to just one nation – they belong to all humanity. There are values that are not merely national – they are universal. And there are alliances that are not built on temporary interests – but on trust, sacrifice, and justice.

One of these dates is July 4th – the day when not just a state was born, but a vision for a free world.

In 1776, when the 13 colonies declared independence from the British Crown, they did far more than a political act – they unleashed the moral foundation of a new world. They proclaimed that all men are created equal. They declared that freedom is not a privilege of the few, but a right of every human being, of every nation.

America – a meteor of unwavering values

That light which burst forth on July 4th has never faded. It traveled across continents, across wars, across centuries. At times as a voice of conscience, at times as a liberating force, and always as a shield for those without protection.

At the end of the 20th century, this light reached Kosovo.

And it came as a lifeline for a people facing erasure, from a regime that knew no mercy, no justice, no humanity.

The USA – the guarantor of our very existence

In 1998–1999, when the people of Kosovo were suffering ethnic cleansing, mass killings, and forced expulsions, the United States did not remain silent.

America did not relativize our pain. It did not hide evil behind diplomatic phrases.

America spoke. America acted. America saved us.

President Bill Clinton, Secretary Madeleine Albright, General Wesley Clark – these names are not merely political figures for us. They are part of our national story, the very cornerstones of our freedom.

And ever since, at every step that Kosovo has taken toward independence, toward building a state, toward strengthening democracy – America has stood by our side.

We are not just a grateful nation – we are a nation that remembers

We do not remember America only on July 4th.

We carry it in our hearts every day we breathe free.

When our children go to school in their own language.

When we raise our flag in international arenas.

When we tell the world with pride: “Yes, we are Kosovo!” – we know that without America, this would not have been possible.

A bond beyond interest, rooted in honor and sacrifice

This connection is not merely political. It is far more than that.

It is a bond forged in blood – cleansed by tears, strengthened by struggle, sealed in hope.

It is a friendship that does not ask for favors – because it is a favor itself.

It is a bond born in darkness – and became a light that shall never fade.

In conclusion – America lives within our soul

On this 4th of July, as America celebrates its Independence Day, Kosovo celebrates with it.

Not only out of gratitude, but out of a profound belief that every step Kosovo takes toward liberty begins in the American heart.

Kosovo is the daughter of its sacrifice, and a living testimony of its justice.

Happy 4th of July, America!

You gave us hope when we had none,

You gave us voice when it had been silenced,

You gave us life when our light was fading.

You are the meteor of democracy in this world,

and Kosovo is a star lit by you –

forever shining in the sky of freedom!

Filed Under: Politike

FEDERATA VATRA: AMERIKË, GËZUAR 4 KORRIKUN, 249 VJETORIN E PAVARËSISË

July 4, 2025 by s p

New York, 4 Korrik 2025- Federata Pan-Shqiptare e Amerikës Vatra me rastin e 249 vjetorit të Pavarësisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës uron të gjithë popullin amerikan, shqiptaro-amerikanët e vatranët: Gëzuar 4 Korrikun.

Në këtë ditë të shenjtë e madhështore për mbarë popullin e shtetin Amerikan, Federata Vatra shpreh mirënjohje, respekt e falenderim dhe nderon e kujton heronjtë e lirisë së shtetit e kombit amerikan dhe të gjithë ata që kanë kontribuar në historinë, lirinë, zhvillimin e demokracinë e Shteteve të Bashkuara Amerikës.

Si shqiptaro-amerikanë ndihemi me fat dhe të privilegjuar që jemi pjesë e këtij shteti e kombi të lavdishëm, të lirë, të fortë, të begatë, të dashur e të vlerësuar nga e gjithë bota.

Kombi shqiptar i detyrohet përjetë shtetit amerikan, popullit e kësaj toke të bekuar për gjithçka që Amerika ka bërë për Shqipërinë, Kosovën e kombin tonë në ditët tona më të vështira.

Shqiptarët në çdo cep të globit janë krenarë dhe falenderues për miqësinë e sinqertë, aleancën e pandarë dhe partneritetin jetëgjatë me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Miqësia me Amerikën është vlerë e shenjtë për kombin shqiptarë.

Zoti e bekoftë Amerikën.

Zoti i bekoftë shqiptarët e Amerikës.

Gëzuar 4 Korrikun.

Gëzuar Amerikë.

Mirënjohës përjetë

Me gëzim të veçantë

Kryetari i Federatës Pan-Shqiptare të Amerikës VATRA

Dr. Elmi Berisha

Filed Under: Featured

10 arsye përse ne shqiptarët duhet të duam SHBA-në pa kushte

July 4, 2025 by s p

Nga ROLAND QAFOKU/

Sot është 4 korriku, dita e Pavarësisë së SHBA-ve. Nuk besojmë se ka një komb tjetër në rruzull që festa e pavarësisë të një kombi tjetër të ketë kaq shumë rëndësi sa festa kombëtare e SHBA-ve për Shqipërinë. Jemi populli më proamerikan në Botë. Jemi populli që miqësinë ndaj Amerikës e kemi të shfaqur masivisht por jemi edhe populli më mirënjohës për atë që SHBA ka bërë për Shqipërinë. Por duket se vitet e fundit ka një tendencë herë për snobizëm, herë për politikë të mirëfillitë të ngushtë dhe herë të inspruar nga qarte antishqiptare që gazetarë, politikanë e deri te zyrtarë të shtetit të hedhin vickla dhe thumba ndaj Amerikës. Kemi parë të bëjnë deri gafa të rënda si ajo e kryeministrit Rama që jo vetëm shprehu preferencë për kandidatin për president të SHBA por me “një mos o Zot zgjidhet Trump” bëri që vëmendja e shtetit më të fuqishëm të Botës ndaj Shqipërisë të kthehej negativisht. Por kemi parë edhe Luzim Bashën që herë në një formë e herë në një tjetër atakon ambasadorin amerikan në Tiranë sepse nuk është në linjën e partisë së tij a thua se politika e tij është personale dhe jo e Departamentit të Shtetit. Por ne kemi parë edhe gazetarë dhe analistë që nën frymën e idhullit të tyre politik dhe të linjës çuditëse editoriale të etiketojnë një ambasador dhe të akuzojë diplomatët amerikanë si persona që i bëjnë dëm Shqipërisë. Kjo nuk është thjesht naivitet por është një dashakeqësi, arsyet e të cilave vetëm ata i dinë. Në këtë ditë të madhe për Amerikën, ne kombi më proamerikanë në rruzull, kemi shumë arsye jo thjesht ti urojmë Amerikës për festën e tyre. Janë të paktën 10 arsye të forta në historinë e Shqipërisë që kjo dashuri dhe mirënjohje është shprehur në dekada dhe kështu dop të vazhdojë edhe në të ardhmen. Sa herë që Shqipëria kalonte një situatë të vështirë me fqinjët dhe Amerika ishte shpëtimi I vetëm, korifeu Fan Noli shkrunte: Nëno mos ki frikë/ Se ke djemtë në Amerikë!

1. PAVARËSIA MË 28 NËNTOR 1912.

Kombi shqiptar duhet ti jetë mirënjohës Amerikës prej një burri të quajur Charles Telford Ericson që erdhi në Shqipëri në 1908 dhe pasi njohu mirë Shqipërinë dhe shqiptarët duke i quajtur “zambaku i Ballkanit” u bë i huaji i parë flamurtar që punoi për pavarësinë e Shqipërisë nga Turqia. Në shumë shkrime në gazetat amerikane dhe angleze që nga mbërritja në Shqipëri deri në 1913, Ericson i bëri jehonë e asaj që po bëntë Evropa ndaj Shqipërisë por dhe masakrat e Serbisë dhe Greqisë ndaj popullisë shqiptare.

2. KONFERENCA E PAQES NË PARIS 1919.

Kombi shqiptar duhet ti jetë përjetë mirënjohës presidentit të 28-të të SHBA-ve Thomas Woodrow Wilson, i cili në Konferencën e Paqes në Paris 1919 mbështetur në doktrinën e vetëvendosjes së popujve mbështeti fuqimisht rinkonfirmimin e pavarësisë së Shqipërisë që në realitet në ato momente ishte një pavarësi e humbur. Ishte vetoja e Wilson ndaj Shqipërisë që shkatërroi planet e Evropës dhe sidmos të Serbisë, Greqisë dhe Italië për të eleminuar dhe fshirë nga harta shtetin shqiptar. Sa sinjifikative është të lezosh sot pas 99 vjetrësh atë që Ëilson e tha ato ditë në Paris: Amerika e ka për detyrë të pranojë thirrjet e shqiptarëve, të cilët kërkojnë ndihmë, njëlloj sikurse kapiteni i anijes e ka për detyrë ti përgjigjet sinjalit SOS dhe ti afrojë ndihmë anijes që po mbytet.

3. DIPLOMACIA AMERIKANE PRO SHQIPËRISË NË VITET 20-TË

Kombi shqiptar duhet ti jetë mirënjohës diplomacisë amerikane që më 22 korrik 1922 arriti të vendosë marrëdhënie zyrtare diplomatike me Shqipërinë duke i dhënë prioritet këtyre marrëdhënieve nëpërmjet një sërë vendimesh. Jo vetëm statusi i kombit të favorizuar më 28 dhjetor 1925, jo vetëm heqja e vizave me Shqipërinë, por ndërtimi i godinës së ambasdës amerikane në Tiranë më me vedimin e 21 gushtit 1926 për 60 mijë dollarë, e para godinë që Departamenti i Shtetit ndërtoi jashtë SHBA-ve, tregoi për vizionin e qartë të marrëdhënieve të SHBA-së me Shqipëinë. Si vitrinë e këtyre marrdhënieve qendron marrëveshja unikale e ekstradimit mes presidentit Franklin Delano Rosevelt me mbretin Ahmet Zogu në vitin 1937 që tregon shkallën e nivelit të këtyre marrëdhënieve.

4. QENDRIMI I SHBA GJATË LUFTËS SË II-TË BOTËRORE.

Kombi shqiptar duhet ti jetë mirënjohës Shteteve të Bashkuara të Amerikës i vetmi shtet në botë që denoncoi pushtimin e Shqipërisë nga Italia më 7 prill 1939. Ndërsa Evropa nuk e quajti as lajm këtë pushtim, SHBA ende asnjanëse në atë kohë ndaj luftës, bëri çmos që ta ekspozonte dhe dënonte aktin e pushetett. Vlen të përmendet se mbasadori amerikan në Tiranë në atë kohë Hugh Grant, më 6 prill I afroi mbretit Zog tre pasaporta, për të, për mbretëreshën Geraldinë dhe për Lekën 1 ditësh për tu strehua rnë ambasadën amerikane në Tiranë duke i marrë në mbrojtje. Zogu nuk pranoi por nëse do ta bënte këtë, historia do shkruhej ndryshe.

5. RRËZIMI I KOMUNIZMIT

Ndonëse pati një indiferencë nga shtetet e Evropës Perëndimore ndaj Shqipërisë pas konferencës së Jaltës, SHBA kanë qenë të vëmendshme që vendi ynë të ishte jashtë orbitës komuniste. Në fund të viteve 80-të angazhimi dhe impenjimi i SHBA ndaj Shqipërisë ka qenë në atë shkallë që asnj shtet amerikan nuk e ka patur. Vetëm radioja shtetëror e Departamentit të Shtetit, “Zeri I Amerikës” ka luajtur nj rol të jashtëzakonshëm në rrëzimin e komunizmit.

6. KONSOLIDIMI I DEMOKRACISË

Angazhimi i SHBA-së për vendosjen e demokracisë në Shqipëri është i jashtëzakonshëm. Nuk ka ansjë sitautë, rrethanë apo ngjarje e madhe politike që SHBA të mos mbështesë dhe inkurajojë politikën shqiptare për të zhvilluar demokracinë. Vizita e Sekretarit Amerikan të Shtetit James Becker më 6 qershor 1991 dhe vizita historike më 10 qershor 2007 e presidentit George Ë. Bush por më vonë edhe të sekretarëve Hillary Clinton dhe Madaleine Allbright janë shembuj të kësaj mbështetejeje. Nuk ka proces të rëndësishëm në Shqipëri për konsolidimin e isntitucioneve që të mos ketë mbështetjen e SHBA-së. Së fundi refroma në drejtësi është një sipërmarrje dhe mbëhsteteje eksklzuyive e SHBA-së.

7. PAVARËSIA E KOSOVËS.

Shpallja e pavarësisë së shtetit të Kosovës më 17 shkurt 2008 është eksklzivisht vepër e SHBA-së. Kjo është ngjarja më e madhe dhe më e rëndësishme në historinë e shtetit shqiptar pas 28 nëntorit 1912 të shpalljes së pavarësisë së Shqipërisë. Pas afro 100 vjet që Serbia e kishte bërë pjesë të saj Kosovën, SHBA arriti ta shkëpusë prej saj dhe ti japë pavarësinë e humbur prej një shekulli. Sot kombi shqiptar ka dy shtete shqiptare dhe kjo kryevepër është produkt ekskluziv i SHBA-së.

8. ANËTARËSIMI NË NATO

Anëtarësimi i Shqipërisë në NATO –s më 1 prill 2009 është një tjetër kryevepër ekskluzive e SHBA-së. Mbështetja që diplomacia dhe shteti amerikan i ka dhënë Shqipërisë për këtë anëtarësim ishte dhe mbetet një punë e përhershme dhe ekskluzive e shtetit amerikan. Që nga ai moment Shqipëria jo vetëm është një vend më i sigurtë, por është pjesë e aleancës më të madhe që ka njohur njerëzimi.

9. MBËSHTETJA E SHTETEVE PERËNDIMORE

Nëse pas rrëzimit të komunizmit Evropa Perëndimore ka treguar mbështetje ndaj Shqipërisë, kjo ka qenë e inspiruar dhe nxitur padyshim nga SHBA. Është vepra e diplomacisë dhe shtetit amerikan që Evropa ta tërhiqte në gjirin e vet Shqipërinë që gjeografikisht ishte në kontinent por tashmë është në një proces pa kthim për tu bërë një ditë pjesë e Bashkimit Evropian. Kordinimi I dip,omacisë amerikane me atë evropiane, ka qenë i pandërprerë dhe vazhdon me të njëjtin temp edhe sot.

10. PËRKRAHJA E SHQIPËRISË KUNDËR ARMIQVE TË SAJ

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë një kontribut të jashtëzakonshëm për përkrahjen që i kanë dhënë Shqipërisë në shumë momente decisive kur fqinjët tanë kanë synuar ose ti marrin toka dhe terrirore ose ta dobësojnë si shtet. Janë një sërë situatash në këto 107 vjet shtet shqiptar që Serbia, Greqia, Mali i Zi, Maqedonia kanë treguar deri agresione ushtarake ndaj Shqipërisë por SHBA në çdo rast u ka thënë ndal.

(Facebook memory 4 korrik 2020)

Filed Under: Analiza

Jehona e Deklaratës së 4 Korrikut të vitit 1776 në SHBA dhe Shqipëria

July 4, 2025 by s p

Shpendi Topollaj/

Sido që kanë kaluar plot 249 vjet nga Shpallja e Deklaratës së Pavarësisë të SHBA, jehona e tridhjetë të shtënave përshëndetëse me artileri, ende dëgjohet me krenari jo vetëm në veshët e popullit amerikan. Burrat e shtetit të republikës së parë të madhe, me në krye plantatorin Xhorxh Uashington, pasi kishin shkrirë statujën e mbretit të Anglisë dhe e kishin kthyer në plumba, me të cilët goditën ushtarët e regjimenteve angleze, gjë që solli Traktatin e Paqes të vitit 1783, iu kthyen me gjithë energjitë e tyre, ndërtimit të shtetit sipas parimeve të baronit Monteskie të strukturës tridegëshe të qeverisjes: atij ekzekutiv, legjislativ dhe gjyqësor që mund të kontrollonin dhe balanconin njëri-tjetrin.

Koha që kaloi, vërtetoi drejtësinë e atyre që u quajtën të drejtat e njeriut, aq sa pas Luftës së Dytë Botërore, ato i bëri të vetat edhe statuti bazë i OKB-së dhe vetë SHBA-ve jo vetëm mbetën pararoja e lirive dhe të drejtave demokratike të popujve, por dhe fituan respektin e shumicës së vendeve të qytetëruara. Mbi këtë bazë, pas shembjes së regjimit totalitar komunist në Shqipëri, janë ndërtuar edhe marrëdhëniet miqësore mes dy popujve dhe vendeve tona. Aty nga fundi i viteve dyzetë, kur qeveria shqiptare në kuadrin e çmendurisë që e kishte përfshirë përzinte misionin diplomatik amerikan, shefi i këtij misioni, zoti Jakobs, një burrë i zgjuar dhe shumë serioz, pasi i futi krahun shkrimtarit dhe atdhetarit tonë Petro Marko, që po e përcillte në aeroport, në intimitet i pëshpëriti disa fjalë mbresëlënëse: “Ne po largohemi… E shohim se shihemi këtu si armiq. Po dua t’ju them vetëm këtë: Ju mund ta shani Ruzveltin, Ajzenhauerin e të tjerët, mua dhe gjithë autoritetet amerikane, por jo kurrë flamurin e lavdishëm të Amerikës. Ju atë e keni poshtëruar. Amerika këtë s’ka për t’ua harruar kurrë, kurrë”.

Më 11 shtator të vitit 1991, shkrimtari ynë i pavdekshëm, Ismail Kadare, që nga Parisi, ku në një farë kuptimi qe bërë pasqyra e ndërgjegjes dhe aspiratave tona kombëtare, i drejtohej me një letër Xhorxh Bushit, ku i shkruante: “Zoti President i ShBA-ve! Mendoj se është e palejueshme dhe në kundërshtim me të gjitha ligjet e natyrës, të së drejtës universale dhe të Zotit, që ky komb të vazhdojë të jetë i dënuar kështu. Dhurata që ju bë terroristëve serbë që vranë më 1914 në Sarajevë, dukën Ferdinand të Austro-Hungarisë, duke i dhënë si shpërblim gjysmën e Shqipërisë, është një nga krimet më të rënda në historinë e njerëzimit. Sa më shpejt që bota e qytetëruar ta çlirojë veten e saj nga ky krim, aq më mirë do të jetë”. Natyrisht, lind pyetja: Përse populli ynë i rraskapitur nga dallgët e tërbuara të fatit, i zhgënjyer deri në mosbesim, orientohej në subkonshiencën e tij nga ai vend për të cilin për dekada të tëra kish dëgjuar sharje, shpifje dhe fyerje monstruoze dhe e priste zgjidhjen e çështjes kombëtare nga ai që sistematikisht ishin munduar ta bindnin se qe xhandari ndërkombëtar, tigri prej letre dhe kështjella prej rëre? Por, po kaq natyrshëm, vjen edhe përgjigja: Popujt qëndrojnë përmbi ligësitë dhe mbrapshtitë e sundimtarëve. Ata me një intuitë të mprehtë e gjithmonë të pagabueshme e gjejnë të vërtetën.

Ndaj dhe populli ynë e kuptoi shpejt se Amerika kish bërë me kohë të vetën, thënien lapidare të avokatit virxhinas, Tomas Xhefersonit, formuluesit të Deklaratës së Pavarësisë: “Të drejta të barabarta të gjithëve, privilegje të veçanta asnjërit” dhe se ky bashkim shtetesh, që dikush e quan planet, qeverisej, të paktën që nga korriku i 1776-ës nga burra që artin e drejtimit e mbështesnin në artin e të qenit i ndershëm dhe që e kuptonin madhështinë e vendit të tyre, siç thoshte Vilsoni, në madhështinë e njerëzve të thjeshtë. Kur Platoni kodifikonte parimet e republikës së tij, nuk kishte fare parasysh Amerikën, pasi ajo ende nuk qe zbuluar, por po të qe gjallë ai, me mburrje do të shprehej: “Ja kështu e kam përfytyruar atë. Kur u kthye një miku im nga Amerika dhe më përsëriti pohimin modest të një të njohuri të tij atje, se SHBA kanë çdo gjë, veç historisë, m’u kujtua një fjalë e urtë se “Koha matet jo me gjatësi, por në thellësi.” Ndoshta, pikërisht këtë kanë dashur të thonë dy profesorë të njohur të historisë në universitetin Xhorxh Uashington dhe atij të Kolumbias, kur librin e tyre e nisin me këto fjalë: “Në fillim të viteve 1600 një lumë emigrantësh nga Evropa erdhi e u derdh në brigjet e Amerikës Veriore. (Është fjala për ata që pasuan tri anijet që hodhën spirancat në gjirin e Çesapikut më 1607-ën. i autorit). Ai rrodhi për më se tri shekuj. Nisi si një çurg i hollë me disa qindra kolonë anglezë, por me kohë u shndërrua në një rrëke të vërtetë… Nisur nga qëllime të ndryshme, por tepër të vendosur, ata ndërtuan një qytetërim krejt të ri në një kontinent deri atëherë të egër”.

Duke u bërë brenda një kohe kaq të shkurtër, shteti më i konsoliduar, më i fuqishëm dhe më i begatë, duke mbetur zilia dhe pika e referimit për të tjerët, shembulli që duhet ndjekur nga kushdo e strehë e përbotshme, që për devizë ka shprehjen e Grantit se “Puna nuk e turpëron njeriun, por ka njerëz që e turpërojnë punën”, Amerika ka historinë më të lavdishme dhe me të drejtë mund të krenohet për këtë. Autorit të “Gjykimit të shëndoshë”, T. Peni, që aq shumë bëri për Amerikën e më gjerë, fatmirësisht ju vërtetua profecia: “Kurrë dielli s`ka ndriçuar mbi një kauzë me rëndësi më të madhe. Nuk është puna e një qyteti, e një krahine, province apo mbretërie, por e një kontinenti… Nuk është puna e një dite, një viti ose e një epoke, në këtë luftë merr pjesë edhe njerëzimi i ardhmë, mbi të cilin ngjarjet e sotme do të ndikojnë pak a shumë njësoj sa të jetë jeta. Tashti është koha të mbjellim bashkimin kontinental, besimin dhe nderin. E çara më e vogël sot do të mbetet si skalitja e një emri në lëkurën e butë të një lisi të ri, me pemën bashkë do të rritet dhe kjo skalitje dhe pasardhësit do të lexonin atë emër në germat e zmadhuara plotësisht…: “Popujt e ardhur nga të katër anët e globit, konverguan në forma nga më të ndryshmet, u bashkuan fort dhe u angazhuan ndaj principeve të demokracisë, mundësive ekonomike, lirisë fetare dhe sundimit të ligjit”, – shkruajnë autorët Tindal e Shi. Por s’duhet harruar se për qytetarin amerikan, liria ka po atë kuptim që kish ajo për Bernen se “Nuk ka njeri që të mos e dojë lirinë, por i drejti e kërkon atë për të gjithë, kurse i padrejti – vetëm për vete”.

Po kështu, ata i japin dhe paqes, – virtytit të civilizimit, siç e quan Hygoi, po atë kuptim që i jep R. Rolani se, “Paqja e vërtetë kërkon që në radhë të parë të mënjanohen zotërinjtë e luftës”. Dhe ja pse, porsa drejtuam sytë nga SHBA, në ditë të vështira për ne, erdhi inkurajues mesazhi vëllazëror i Presidentit Klinton se “Ju nuk jeni as të harruar, as të braktisur”. Pastaj, në vazhdim, duke konstatuar siç thoshte vetë, se “Varrezat e Ballkanit janë mbushur plot, me premtimet e shkelura të Presidentit Millosheviç”, ai pati burrërinë të marrë mbi vete përgjegjësi historike, duke dhënë me zë të vendosur, komandën “Zjarr”. Ne shqiptarët e dinim mirë se kjo nuk qe aspak e lehtë, pasi përvoja na kishte mësuar se lufta nuk është një shëtitje gjuetarësh të ngeshëm nëpër pyll. Dhe pas kontributit që dhanë dhe vetë bijtë e bijat e Dardanisë me armë në dorë dhe me gjakun e derdhur, ja ku është sot ajo e lirë dhe e qetë. Dhe ja ku kosovarët po ndërtojnë vetë të ardhmen e tyre. Dhe ja ku vemë e vijmë ashtu siç është e vërteta, sa herë të duam te njëri-tjetri, për t’u bërë një në kuadrin e Bashkimit Evropian. Ne shqiptarët patëm rastin ta provojmë vetë seriozitetin e deklaratës: “Kur bota përgatitej të hynte në mijëvjeçarin e ri, pyetja që qëndronte përpara komunitetit të shteteve që ndajnë vlera të përbashkëta dhe të shenjta për demokracinë dhe lirinë, ishte nëse do të kishte një bashkëjetesë me filozofinë e dominimit të urrejtjes dhe të shtypjes së një kombi nga një komb tjetër”, – deklaratë e cila e çoi në maja të larta thelbin e vërtetë të psikologjisë së politikës amerikane, që tek e fundit i ka rrënjët pikërisht tek ajo ditë e ndritur e vitit 1776 kur u sanksionua fraza: “Shpallim se këto të vërteta janë absolute. Të gjithë njerëzit janë krijuar të barabartë”.

Është fat që edhe sot e kësaj dite, me presidentin e dyzeteshtatë, të nderuarin Donald Trump, SHBA i mbeten besnik parimit të shpallur jo shumë larg, se bota ka nevojë për paqe dhe jo luftëra. Kjo është dhe arsyeja që sqaron interesimin e këtij shteti të madh për arritjen e demokracisë dhe stabilitetit në Ballkan dhe natyrisht edhe në vendin tonë. Kjo përligj edhe shqetësimin e këtij aleati strategjik për kryerjen e reformave cilësore në Shqipëri, ku të mos ketë korrupsion që gërryen dhe padrejtësi që sjellin pakënaqësi në popull. Ja pse dhe fjalët e thëna nga zoti Jakobs, në aeroportin e Tiranës, nuk i drejtoheshin popullit shqiptar, por ishin shfrim i dufit të neverisë që një sistem demokratik kish ndaj atij bizantino-komunist, ja pse SHBA-të do të nderohen me gjithë zemër nga populli ynë dhe ja përse flamuri amerikan do të valëvitet në krah të flamurit tonë kombëtar, njësoj si ai flamur që është vendosur në atë shtizën e lartë, në krah të pallatit të Pavarësisë në Filadelfia të Pensilvanisë, ku u nënshkrua ajo deklaratë historike, një kopje origjinale e të cilës mund të shitet në ankand miliona dollarë, por që mbetet thesari më i madh i të gjithë brezave njerëzorë, për nga vlerat universale që mbart dhe perspektivat e sigurta që çel. Roli shpëtimtar i SHBA në momente kyçe të historisë së kombit tonë ka qenë shpëtimtar, prandaj ne shqiptarët, më shumë se çdo popull tjetër e festojmë Ditën e Deklaratës së Pavarësisë, njësoj si Festën tonë!

“Panorama”

Filed Under: Emigracion

Sotir Kolea, 4 shtator 1872 – 3 korrik 1945

July 3, 2025 by s p

Sotir Kolea ishte leksikograf, folklorist, publicist, veprimtar i Lëvizjes Kombëtare dhe drejtor i Bibliotekës Kombëtare në vitin 1928. Një nga organizatorët e Kongresit të Triestes dhe pjesëmarrës në Konferencën e Paqes në Paris. Në vitet 1928-1945 kontribuon në zhvillimin e vlerave kulturore kombëtare. Eshtë meritë e tij ngritja e Muzeut Kombëtar, vënia në baza shkencore dhe pasurimit të fondit të librave dhe dokumenteve me vlera të veçanta të Bibliotekës Kombëtare. Kolea shtoi fondin e bibliotekës me 14.000 tituj te rinj, zbuloi dhe mblodhi dokumente për Skënderbeun dhe një sërë personalitetesh të tjera kombëtare. Ishte një nga anëtarët e Institutit të Studimeve Shqiptare. Kolea ka lënë një trashëgimi gjuhësore të madhe me 5 fjalorët të hartuar prej tij por, edhe shumë shënime të tjera të cilat ruhen në fondin personal të tij në AQSH.

Lozanë, 24 dhjetor 1915

Për Z. Midhat Bej Frashëri

6, Ulitza Tsar Siméon

Sofia

I dashur Midhat Bej,

Zotëroj letrën tuaj të datës 6 të këtij muaji; mora gjithashtu gazetat, që përmendeshin në të, të cilat i dorëzova tek Z. Gode, i vogli, që të kujdeset për dërgimin e tyre së bashku me numrin e ardhshëm të [gazetës] Albanie. Ia komunikova letrën tuaj Doktorit , që më ngarkoi t’ju falënderoj për adresat; përsa i përket çështjes Cilka, premtoi se do të bënte gjithçka të mundur deri në fund. Që këtej, asnjë lajm për t’ju përcjellë; mblidhemi vazhdimisht po të njëjtët në kafe dhe presim ngjarjet; e për të shtyrë orët e pritjes, hartojmë plane strategjike nën vështrimin atëror e qesëndisës të Tahsin Pashës, një palë tek eklipson palën tjetër për pushtimin e kurdëve dhe fitoren ndaj Egjyptit!

Prej disa kohësh kemi mes nesh ImZot Kaçorrin. Veç Hysniut, ndodhen Z. Ali Bej, Sherif Frashëri dhe Mehdi Bej Zavalani, të cilët, me sa di unë, janë disi të afërm me ju apo të lidhur me krushqi. Ali Bej ka ardhur për të vizituar zonjën e tij (çupën e Eshref Beut nga Pogradeci) dhe Habdi Bej për të marrë veten nga ana shëndetësore. Prej 2-3 ditësh ndodhet në Lozanë Surja Bej Vlora. Ajet Bej, megjithse premtoi, nuk u kthye më në Lozanë dhe me siguri ka shkuar në Korfuz pranë familjes.

I shkruajnë Abdi Beut nga Durrësi se misri shitet tetë piastra oka; ishte çmimi para zbarkimit të pjesës më të madhe të serbëve të dëbuar nga Maqedonia; tani, veç uri duhet të ketë atje. Po ashtu, i shkruajnë Abdi Beut se në postin e guvernatorit të Durrësit është emëruar Xhemil Bej Vlora dhe në kryesinë e bashkisë Qemal Bej Vrioni. Në Berat është Sami Bej Vrioni, që mban prej mjaft kohësh postin e guvernatorit. Kurse Teki Bej Frashëri mundi t’u shpëtojë thonjve të Esatit falë punës së kryer me devotshmëri.

Ja tërë bagazhi i lajmeve të mia; por më fal, se desh harrova më kryesoren: që prej disa kohësh, jam shkëputur nga ata zotërinj, ose më mirë të them nga ajo zonjë – gazeta; s’kish si të ndodhte ndryshe, kur ju, nga ana juaj, e kishit parashikuar një gjë të tillë në kohën e duhur. Ju pata shkruar më 15 nëntorin e shkuar dhe disa ditë më pas ju dërgova edhe një kartëpostale nga ana e Abdi Beut.

U takova dje në darkë me Hivziun; i ka mbaruar provimet tremujore dhe tani s’i mbetet veç të përfitojë gjithë gëzim nja dhjetë ditë pushime.

Përshëndetje shumë të çiltëra,

SKl [Sotir Kolea]

Instituti “Lumo Skendo”

Filed Under: Sofra Poetike

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 18
  • 19
  • 20
  • 21
  • 22
  • …
  • 26
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • Kontributi shumëdimensional i Klerit Katolik dhe i Elitave Shqiptare në Pavarësinë e Shqipërisë 
  • Takimi i përvitshëm i Malësorëve të New Yorkut – Mbrëmje fondmbledhëse për Shoqatën “Malësia e Madhe”
  • Edi Rama, Belinda Balluku, SPAK, kur drejtësia troket, pushteti zbulohet!
  • “Strategjia Trump, ShBA më e fortë, Interesat Amerikane mbi gjithçka”
  • Pse leku shqiptar duket i fortë ndërsa ekonomia ndihet e dobët
  • IMAM ISA HOXHA (1918–2001), NJË JETË NË SHËRBIM TË FESË, DIJES, KULTURËS DHE ÇËSHTJES KOMBËTARE SHQIPTARE
  • UGSH ndan çmimet vjetore për gazetarët shqiptarë dhe për fituesit e konkursit “Vangjush Gambeta”
  • Fjala përshëndetëse e kryetarit të Federatës Vatra Dr. Elmi Berisha për Akademinë e Shkencave të Shqipërisë në Seancën Akademike kushtuar 100 vjetorit të lindjes së Peter Priftit
  • Shqipëria u bë pjesë e Lidhjes së Kombeve (17 dhjetor 1920)
  • NJЁ SURPRIZЁ XHENTЁLMENЁSH E GJON MILIT   
  • Format jo standarde të pullave në Filatelinë Shqiptare
  • Avokati i kujt?
  • MËSIMI I GJUHËS SHQIPE SI MJET PËR FORMIMIN E VETEDIJES KOMBËTARE TE SHQIPTARËT  
  • MES KULTURES DHE HIJEVE TE ANTIKULTURES
  • Historia dhe braktisja e Kullës së Elez Murrës – Një apel për të shpëtuar trashëgiminë historike

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT