Letër/Thirrje e Hapur (Publike) Politikanëve dhe Udhëheqësve të Kosovës: Është Çasti i Fundit që të Veproni-Nëse nuk dini, a nuk mundeni, hapni rrugën! /
NGA SADIK ELSHANI/ SHBA*/
Të nderuar politikanë e udhëheqës të Kosovës,
Kanë kaluar gati pesë muaj nga zgjedhjet e 8 qershorit dhe ju ende nuk jeni në gjendje t’i formoni, instuticionet, qeverinë dhe kuvendin. Me këtë ju po tregoni se jeni të paaftë të udhhiqni shtetin e Kosovës. Ju mungon përkushtimi, këmbëngulja, vullneti për të punuar për mirëqenjen e popullit të Kosovës. Një shteti të qëndrueshëm i duhen institucionet demokratike funksionale që ju gjer më sot keni dështuar t’i formoni. Kur ju me veprimet tuaja, thënë më mirë mosveprimet tuaja, nuk po e respektoni shtetësinë e Kosovës, si mund të kërkoni nga të tjerët që ta njohin shtetin e Kosovës? Deri kur të huajt duhet të na kryejnë punët që ne vetë duhet t’i kryejmë? Si mund t’ju marrë dikush seriozisht kur vetë nuk jeni seriozë ?
Nga këto sjellje tuaja të papërgjegjshme, Kosova dhe populli i Kosoves janë të humbur, ndërsa përfitues janë kundërshtarët dhe armiqtë e shumtë të Kosovës. Me këtë gjendje të krijuar, të gjithë janë të zhgënjyer, përfshirë këtu edhe miqtë e përkrahësit tanë më të përkushtuar. Kosova nuk eshtë pronë e juaja dhe e ardhmja e saj, mirëqenja dhe fatet e njerëzve nuk janë letra pokeri në duart tuaja që të lozni si të doni. Për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës, breza të tërë shqiptarësh kanë bërë përpjekje mbinjerëzore, kanë luftuar dhe kanë flijuar jetën e tyre. Sot të mos i përdhosim këto sakrifica, të ndërtojmë shtetin e shumedëshiruar demokratik të Kosovës.
Ekziston një aksiomë: “Çdo problem e ka një zgjidhje – nëse nuk ka zgjidhje, atëherë problemi nuk ekziston”. Edhe ky ngërç, kjo narkozë politike që ju e keni shkaktuar mund të zgjidhet. Kur ju i lini mënjane, joshjet, lakmite vetjake, egot tuaja (unin tuaj), interesat tuaja të ngushta dhe i veni në plan të parë interesat kombëtare, atëherë zgjidhja gjendet shumë lehtë. Bashkëveproni si motra e vëllezër që jeni, mirruni vesh dhe formoni institucionet e Kosovës në frymën e Kushtetutes, ligjeve të Kosovës dhe vullnetit tuaj të mirë. Meqenëse asnjë parti nuk ka fituar bindshem dhe dallimi i numrit të votave në mes PDK-së e LDK-së nuk është aq i madh, pse të mos formohet një qeverisje e bashkimit (unitetit) kombëtar. Dhe pas gjithë kësaj vonese, këtij dëmi që i keni bëre imazhit dhe çështjes së Kosovës, kjo do të sillte një porosi të madhe: ne jemi një dhe do të punojmë së bashku për mirëqenjen e vendit, popullit tonë.
Një fjalë e urtë e Sami Frashërit thotë: “Mirësia që pritet të bëhet për një kohë të gjatë, humb vlerën kur ralizohet”. Ju keni humbur dhe jeni duke humbur shumë kohë, prandaj, politikanë dhe udhëheqës të Kosovës është çasti i fundit që të veproni. Nëse nuk doni, apo nuk mund të veproni, atëherë tërhiquni nga skena dhe të veprojnë ata që dinë,duan dhe munden.
Me nderime,
*Shënim: Sadik Elshani është doktor i shkencave të kimisë (kimi organike) dhe veprimtar i dalluar i bashkësisë shqiptaro – amerikane të Filadelfias.
EMIGRANTI USA. says
Zoti Sadik, si bashkekombesi tuaj, bashkohem me tDHE hirjen qe po ju beni politikane te kosoves te cilet per interesat e tyre vetiake, kane lene intaresat kombetare duke u bere gazi i botes. NJe qendrim dhe veprim i tille u jep shkas te akuzojne shqiptaret per munges shtetformimi. Edhe pse po u behet thirje nga BE dhe SHBA, ata slevizin nga pozicjoni, Turp ne vend qe te formohehen organet legjslative dhe ekzekutive per funksjonimin e shtetit, behen pazare e llogje fjalesh qe ne esence kane interesa personale, marje postesh e karike, pse jo per interesa personale, fisnore, miqesh e shokesh. SHPRESOJME SE LETRA TUAJ E HAPUR ZOTI SADIK, E SINQERT DHE ME INTERES KOMBETAR, DOTE NDIHMOJ POLITIKANET TI THERASIN MENDJES DHE TA CBLLOKOJNE SITUATEN QE E KANE KRIJUAR ME DASHJE.
SAMI says
I NDERUARI SADIK
KENI SHUM TË DREJT POR SOD NUKA KUJT MEI TREGU SE JAN ULUR GJIT HAJNAT DHE KARIKASHËT KARIJERISTAT FATKEQSISHT KTO JAN NË KRYE QË DERIGJOJN [ VENDIN ] !!!!