Nga Gjergj Lacuku/ Jacksonville/
Me ardhjen ne pushtet te se ashtu-quajteres Parti Socialiste ku si moto kishte Rilindjen, nuk asht e çuditshme qe e vetmja gja qe rilindi ishte pikerisht figura e Diktatorit famekeq,Enver Hoxhes.
Shpesh here degjoj teza te ndryshme qe ne Shqipni nuk ka as te majte as te djathte por thjeshte forca politike ose mafje te ligjerume. Po te i referohemi shkalles se korrupsionit , padyshim se asht e kjarte se çdo gja bahet per interesat e ngushta klanore.
Por ajo çka asht thelbesore ne kete ndarje , ku nga njana ane jane te majtit dhe nga ana tjeter jane te djathit, asht shfaqja ndër festa zyrtare e portretit Hoxhe.Ketu qendron nje ndamje e madhe ideologjike, dhe Partia Socialiste qe asht ne pushtet , po fyen nji popull ,po legjitimon krimet monstruoze dhe kjo mbase ska se si te ndodhe ndryshe kur keto akte sadiste jane kry pikerisht nga baballaret e tyne. Kryeminstri jone , qe dojme apo s’dojme ne,po tregon hipokrizine ma te ulet ne syte e botes politike. Lind pyetja; Çfare vlere demokratike dhe dinjitoze kishte pritja qe i bane Papes ne aeroport? Ç’ vlera humanizmi dhe nderimi kishte kujtimi dhe vendosja e fotografive te martirve te fese ne sheshin e Tiranes ? Valle a nuk ishte pikerisht ai diktator qe i vrau gjthe keto martire nen akuzen si agjente te Vatikanit. Zoti Rama , un nuk e di se me ke jeni. Nese je me Enverin , s’mund te jesh me Papen, e nese je me Papen s’mund te jesh me Enverin. Njeriu nga natyra, lind me nji identitet dhe jo me dy, e aq ma teper kur bahet fjale per lider te nji vendi. Mos valle duhet te pajtohemi me ate shprehjen se politikani asht produkt i shoqnise ku ban pjese , e ne kete rast un po kam frike se jemi nji shoqni me krize identiteti.
Ne fund te fundit , çdo te thote te jesh Socialist Shqiptar?
Disa prej pergjigjeve qe mora jane si ma poshte:
Do te thote te jesh komunist i kamufluar.
Do te thote te jesh regres per shoqnine
Do te thote te jesh ujk me lekure qengji
Do te thote te jesh kriminel i heshtur
Shpresoj qe keto te jene thjeshte vetem fjale dhe te mos jene pjese e Rilindjes Ramhoxhjane.
EMIGRANTI USA. says
Zoti GJergji, cuditem me ju dhe me nonje opinjonist tjeter qe ve shenje barazimi, midis Enverit dhe Edi Rames. Per dijenin tuaj dhe te nnje lexusi qe se di, Edi Rama esht nje nder intelektualet e pare qe ju kundervu diktatures dhe diktatorit Hoxha, bile edhe para Sali Berishes, te cilin e dergoj Ramiz Alia, per te qetesuar studentet, midis te cileve ishte edhe Edi Rama, si pedagog. Edi Rama me bashkeshorten, eshte ai qe i beri vizit ne selin e shenjte ne vatikan dhe e ftoj Papa Franceskun, te vizitonte SHqiperine. Eshte Kryeministri Rama qe ideoj dhe vendosi ne bulevardin ;Deshmoret e Kombit 40 kleriket martir te diktatures Hoxhjane. Esht kryeministri Rama, Ai dhe qeveria qe ai drejton qe se bashku me gjithe shqiptaret, pa dallim feje i ben nje pritje madheshtore ATIT TE SHENJTE, qe se ka pare historia, SHiko falnderimet ndaj qeveris dhe kryeministrit Rama nga Papa Francesku dhe ta kuptosh se me ke esht zoti Rama. Se fundi shiko deklaraten e sotme, se si distancohet nga disa fanatike qe dalin me potretet e Enverit. Te jemi realiste, jemi ne demokraci, ku fjala e lire dhe bindjet politike respektohen me kushtetute, ndryshe nga diktatura. KETE SE KUPTONI OSE ME DASHJE E DEFORMONI DHE KEQ INTERPRETONI. Mos haro se disa prej tyre e kane patur udheheqsin kryesor te LNCL.dhe per ate periudhe ai ka meriten si komandat fitimtar qe e rradhit SHqiperin ne bllokun antifashist dhe fitimtar. Ky esht Edi Rama, nese nuke di mesohe.
Jakov from Israel says
Artkulli qendron totalisht dhe une jam plotesisht dakord me te .Nuk eshte hera e pare ku cfaqet figura e urryer e nje diktatori qe mesoi cdo maskarallek prej Stalinit e Hitlerit .Thone se nxenesi shume here ja kalon mesuaesit te tij .Dhe AI beri me shume se te siperpermendurit ne krime ,vrasje barbare e dhune te pashembellt kunder tre milion shqiptareve –bashkkombesve te tij .Per mua e shume te tjere Eh nuk ishte shqiptar prej te jatit ,por biri i nje krimineli kroat -Bimbashit te Gjirokastres i cili pati lidhje dashurie me anene e fameshme te cilen jevgu qe ish sherbyes ne shtepine e tyre ,para se ta conte tek i jati ,kalonte disa ore qejfi ne shtepine e Bimbashit .Nuk ka si spjegohet ndryshe qe EH ishte shume me i gjate se gjithe familjaret e tijdhe i pashem si kroati simpatik .Ne 16 tetor te ketij viti kjo skene u perserit ne Gjirokaster ne datelindjen e te mallkuarit ku moren [pjese edhe tre ministra te qeverise se Rames .Zonja Dade qe ish asokohe ne Nyne nje mbledhje iu pergjigj programit te VOA ne menyren me cinike duke demostruar nje perkrahje te hapur per kete veprim .Kjo eshte qeveria e te kuqeve qe lejon te perdhosen vlerat e atij populli dhe e fyen ate deri ne injorim duke sjelle ne varrezat e deshmoreve te kombit -fytyren me te ndyre qe ka nxjerr ai komb Qoftlargun e Gjirokastres .
Fritz Radovani says
Te lumte Gjergj Lacuku! As edhe 100 vjet nuk do te kete demokraci aty ku sillen surretnit e diktatures!
Pershndetje e te lumte mendja e dora!