“Me rastin e Festës së Republikës Italiane, përmes notave të Himnit të Mamelit, si Ambasadore e Republikës së Kosovës dëshiroj t’i shpreh urimet e mia të përzemërta dhe të sinqerta Italisë, popullit mik italian, arbëreshëve dhe gjithë italo-kosovarëve që tashmë kanë përfituar dyshtetësinë.
Ky 78-vjetor i themelimit të Republikës Italiane përfaqëson një moment të rëndësishëm për të kremtuar vlerat e demokracisë, lirisë dhe unitetit kombëtar që Italia mishëron.
Marrëdhëniet ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Republikës së Italisë bazohen në një lidhje të fortë miqësie dhe bashkëpunimi të ndërsjellë. Në këtë moment festiv, shpresoj që këto lidhje të vazhdojnë të rriten dhe të përparojnë, duke forcuar tutje lidhjet dhe marrëdhëniet tona dypalëshe drejt një Partneriteti të vërtetë Strategjik. Urimet më të mira për të gjithë!
Rroftë Italia! Rroftë Kosova!”