Zyrtarët në ishullin italian të Lampeduzës thanë se të paktën 82 persona gjetën vdekjen pasi një anije me imigrantë afrikanë mori zjarr dhe u përmbys në det të hapur.
Zyrtarët qeveritarë thanë se të paktën 150 persona janë shpëtuar deri tani.
Nuk është e qartë sa persona ishin fillimisht në anije dhe si filloi zjarri.
Lampeduza, një ishull më pranë kontinentit Afrikan nga brigjet e Italisë, është shpesh destinacion i anijeve me imigrantë që kërkojnë të hyjnë në Bashkimin Evropian.
Të hënën, 13 imigrantë u mbytën në brigjet pranë Siçilisë pasi anija e tyre u përmbys dhe ata u munduan të notonin drejt bregut.