Tregim i jetuar nga Memisha Gjonzeneli – Tragjasi/
Ne Foto: Memisha Gjonzeneli-Tragjasi, burgosur politik, dekoruar me Medaljen e ARTE ”Naim Frasheri”/
Kishin kaluar shumë vite, që kishja dalë nga burgu, ku vuajta dënimin si “armik i popullit”. Ishja vetëm 16 vjeç kur më arrestuan… Nje pasdite po shëtisja buzë detit. Ishte verë, kembet i fusja në ujë për t`u freskuar dhe këpucët i kishja lënë në anë të detit. Kishja humbur në kujtimet e mia, por me pruri ne vete nje klithmë gruaje:- Po mbytet, ndihmë , ndihmë, më shpëtoni djalin, amani ndihimë dhe donte të futej në det ashtu siç ishte e veshur.
Ktheva kokën nga vinin klithmat dhe pashë gruan që bertiste me të madhe. Në det përpara saj, mezi dallova një kokë njeriu që herë zhdukej herë dilte mbi ujë. S`mendova më gjatë u leshova me shpejtësi drejt djalit që po mbyetj. Ndofta ishin lëvizjet e fundit të tij. Kur u afrova djali u fundos dhe më humbi nga shikimi. U zhyta thellë pa menduar se ç`po bëja e kërkova me sy në thellësinë e detit dhe mezi e pikasa, që po e tërhiqte tutje rryma detare. Ca flluska ajri po i dilnin nga goja. E kapa, pa menduar se ai mund të më merrte me vete edhe mua dhe fatmirësisht e nxorra në sipërfaqe. Ishte një fëmijë rreth 15 vjeç. E tërhoqa me mundim deri në breg, ku ishin grumbulluar edhe njerëz të tjerë.
E ktheva përmbys me kokën posht. Uji filloi ti dalë nga goja . Nëna e tij lebetiste dhe s`të linte të punoje . E hipëm në një makinë, dhe drejt e në spital. Sa e futem brenda, une doja te ikja, ishja zbathur se kepucet i pata lënë te ana e detit dhe i lagur, por nuk më lanë deri sa doli infermjerja dhe më tha:
– Bravo! Ke shpëtuar një jetë njeriu. Ky fëmijë ta ka borxh jeten. Ejani ta shihni.
Ishte dyll i verdhe, por po e merrte veten. Doktori kërkoi të afërmit e fëmijës, dy qytetarë që më shoqëruan mua ë thanë se ne nuk e njohim fare, e pamë që kishte nevojë për ndihmë, e ndimuam, detyra jonë mbaron këtu. Ashtu bëra edhe unë.
– Jo tha mjeku, ti do rrish këtu deri sa të vijë ndonjë i afërm.
Pas pak u dëgjuan të bërtitura tek dera, ishte e ëma e fëmijës që ne nga nxitimi nuk e kishim marrë në makinë.
-Amani, amani, më shpëtoni djalin se vetem atë kam, dhe hyri brenda, ishte katandisur në ditë të hallit. Doktor, të lutem më shpëto djalin, por nuk priti përgjigje shkoj me shpejtësi në dhomën e të birit. Ai i hapi syte. Ajo filloi ta puth dhe ta përqafoi duke falnderuar për mrekullinë që bëri Zoti, pastaj u kthye nga unë më përqafoj fort dhe më puthi në të dy faqet.
-Te faleminderit, te faleminderit , më thoshte mua pa pushim.
Ndërkaq po mbrinte edhe i ati i fëmijës që ishte oficer i Sigurimit. Unë i kërkova leje doktorit dhe u largova me shpejtësi, që babai i djalit të mos më gjente aty. Dola jashtë, po ku do shkoja ashtu i lagur dhe zbathur? Me vite shumë turp e ndërsa ecja ashtu i menduar më kaloi pranë me shpejtësi nje makine police. Ktheva kokën dhe e pashë. Në këtë makinë thash do të jetë edhe babai i fëmijës që unë i shpëtova jetën.
Pa s ca ditësh, rastësisht takova doktorin. Sa më pa filloi të qesh.
Ç`fare ke? i them.
– Atë ditë, më tha doktori, që ti solle fëmijën e mbytur, erdhi i ati i djalit. Kur e mori vesh qe të birin e kishje shpetuar ti, ju kthye djalit i nervozuar:
– E shikon ç`farë na ke bërë mor palaço. Djali mbuloj koken me çarçaf. Edhe këtë kishim mangut të na shpëtoj jetën një armik i popullit, një i burgosur politik ! Ata i njeh gjithë Vlora.
Ua tha e shoqja e habitur dhe e trembur po unë e putha edhe në faqe! Si? bërtiti ai, te pa njeri? Jo tha gruaja vetëm doktori. Epo doktori është yni.
Po ku e dija unë more burrë se cili ishte ai, po ta shikoje si notonte në det, ai sikur ecte me këmbë në ujë. Sa bertita unë e ai u gjend te te djali.
-Ah moj grua, tha ai i merzitur, ti nuk i njeh ata se ç`farë armiqsh janë. Dosjet e tyre u vem gjurin kur i shtërngojm kaq shumë krime kanë, por harroje atë njeri!
– Te faleminderit doktor, i thash i menduar.