• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Armiku është vetë Rama, o kapter…

December 25, 2019 by dgreca


Nga Ilir Levonja/ Bash në ditën e lindjes së Krishtit, në Shqipëri ngrihet një ish kapter dhe përpiqet të sqaroj shqiptarët se kush e do Edi Ramën armik të Kosovës. Ky është Alfred Peza që u bë deputet duke i premtuar Peqinit një stadium si Bernabeu. Një qytet i vogël buzë lumit Shkumbin që për nga fuqia ekonomike ndofta futbollin e ka thuajse më të panevojshmin aktivitet, pasi sot ka kosto të lartë financiare për më tepër kur kërkon ta mbash në elitën e superiores, por tek ne për të mbuluar varfërinë e ofrojnë si të parin aktivitet. Nga ana tjetër del thuajse çdo natë në tv, kudo me një tufë shkresurinash dhe një palë syze që i rëndojnë si e si të mbuloj dështimin e një njeriu kancer për vendin, me emrin Edi Rama. Flet për gjithçka dhe akuzon gjithkënd megjithëse aktualiteti e ka nxjerrë jashtë loje për shkak të një skandali mbi një aferë milionash në euro në vitin 2017, prapë puplon kudo. Shkurt një diskordancë e çmendur midis borderosë ku ai firmoste për 80 mijë lekë apo 800 mijë lekë rrogë në muaj dhe pagës së deklaruar me gojë prej 10 mijë euro në muaj. Pa u sqaruar pra asnjëherë se burimi i pasurisë së një gazetari milioner ishte paga e borderosë apo ajo e deklaruar me gojë. Dhe thotë studiove me gojën gropë që vendi nuk ka drejtësi. Si të ketë kur ti duhet të ishe diku tjetër dhe jo në studio. Dhe ta dini mos prisni pushtet të katërt kur ai dominohet nga milionerë të tillë që gjithë ditën akuzojnë të tjerët pa sqaruar kurrë pasurinë e tyre. Për më tepër kur pyetjes së një panelisti mbi këtë mister pasurie, ky i përgjigjet se po e kalon në çështje personale. Pra kjo është Shqipëria jonë, e mutërve që hedhin ca xhel kokës, vendosin ca syze firmato por që kurrë nuk arrijnë ta shmangin dot atë sepse ekzistojnë, lëndën e tyre, atë me material muti. Tani po përpiqet të gjej armiq midis Edi Ramës dhe Kosovës. Ose më saktë po përpiqet të shpiki armiq midis këtij dallkauku dhe shqiptarëve në pjesë e sipërme të kombit më fatkeq në botë pikërisht për shkak të sojit me shumicë të mutërve të tipit kapter. Nuk asnjë armik, kapter ai është vetëm një dhe e ka emrin Edi Rama. Sot bota virtuale i ka dhënë mundësinë të gjithëve ta përdorin dhe koherencë është pronë e shpërndarë. Bajatllëku i Edi Ramës nuk është ky mini Shengeni ballkanik, ky ka pjesë sigurisht por jo atë më kryesorin. Bajatllëku i Ramës zë fill kur vendos një taksë në të vetmen arterie që bashkon shqiptarët. Si nuk e kuptuat që termat e taksimit nuk duhet të ekzistojnë në asnjë libër shteti kur bëhet fjalë për kombin. Sado ti kushtonte buxhetit, një parteneritet midis dy qeverive do kishte mbajtur hapur, pa tra, rrugën e kombit por edhe atë të merdares deri në Prishtinë. Kurse ju o burra, shyqyr që janë kosovarët e të vjelim ca para për të mbulur gropat e korrupsionit. Nuk ke se çfarë i bën, Shqipërisë së gjorë i bie për pjesë të qeveriset nga mutërit, kaq. E dyta, nuk ka armik tjetër veç këtij zullapit që deklaron nga mbledhja e fundit me kryesinë e Ps, se mini Shengeni është ide e Europës dhe Amerikës. Kur po atë mbrëmje presidenti i Serbisë në një studio në Beograd deklaron se si Europa, si Amerika nuk e kanë me qejf mini Shengenin e ideuar nga Serbia. Janë dërrasa që kërcasin dhe në Kosovë kanë televizorë, njerëzit dëgjojnë, shohin. Dhe më e poshtërta lëvizje politike, është deklarata mbi mosnjohjen a shpikjen e masakrës së Raçakut nga palamilitarët serbë, pra deklarata e Vuçiçit pikërisht para ardhjes në Tiranë. Nuk ka shqiptarë të Kosovës që ta kapërdijë këtë, por ju dhe shokët e tuaj doni të mbuloni dështimin, rënien, rrëzimin e Shqipërisë prej sojit tuaj. Nuk i vjen mirë asnjë shqiptari në Kosovë të shohi se si një që ka lënë mjekër flet në emër të kombit etj., se si akuzon për izolim apo shtrëngon duart me një president që i mohon të vrarët. Kujton se je në Shqipëri ku nuk ngele pa bërë dëshmor edhe ata që vriteshin për incest, si e si të kapje shifrën 28 mijë. Jo or kapter, akoma janë plagë e hapur listat e të të zhdukurve. Por ne e kemi si tepsi trahanaje çështjen kombëtare, ulemi aty me lugë në brez dhe aq. Sa herë që Shqipëria i afrohet perëndimit del një mut dhe e ndalon, ia zhvendos drejtimin… shpiket një Varshavë, një koferencë orintale, një bllok lindor deri në Kinën e largët. Ndaj sot jemi si ai mjeti reportabël që xhiron gomat në llucë, bën të bëj përpara, uturon por nuk del. Se e di, nuk e ka fajin mjeti, por muti që e drejton.


Filed Under: Analiza Tagged With: Armiku, Rama

Armiku i Edi Ramës është një grua

May 10, 2017 by dgreca

Armiku i Edi Ramës është Monika Kryemadhi!/

1-elida-bucpapaj-300x130Nga Elida Buçpapaj/

Armiku i Edi Ramës nuk është Sali Berisha.

As Lulzim Basha!

As Ben Blushi apo Koço Kokëdhima,

Bile as Ilir Meta!

Armiku i Edi Ramës është…një grua

Natyrisht jo nga ato gratë e veta, deputetet, ministreshat, drejtoreshat, fotografeshat, që e adhurojnë si të ishte Zot!

Armiku i Edi Ramës është Monika Kryemadhi!

Harrojeni atë proverbin që thotë se koha i shëron plagët!

Se bashkëqeverisja ja shëroi pezmin Monikës!

Koha dhe durimi, sipas Lev Tolstoit, janë dy luftëtarë të fuqishëm, për t’u hakmarrë.

Në Shqipëri nuk ka drejtësi,  ka hakmarrje.

Edi Rama ku ta gjente që të kishte armik njërin prej atyre të përmendurve më sipër, ose të ndeshej me të gjithë ata së bashku, veç me Monika Kryemadhin të mos kishte të bënte, së cilës i ka ardhur ora që t’i lajë hesapet me Edi Ramën për vitin e mbrapshtë kur Ilir Meta u detyrua të japë dorëheqjen dhe të heqë dorë nga imuniteti.

Të jetë për Monika Kryemadhin, ajo bëhet menjëherë me Berishën dhe e kalon në opozitë Edi Ramën, që tashmë ka kaluar në opozitë.

Të jetë për Monika Kryemadhin, Edi Rama ishte djegur në turrën e druve, metaforikisht.

Dhe me të drejtë, sepse asaj i del në ëndërr si makth dhe ankth 2010  kulmuar me janar-shkurtin e vitit 2011 kur PS kishte dalë në demonstrata me në krye Edi Ramën, pasi Dritan Prifti shfaqi videon e famshme dhe opinioni shqiptar u ngrit në këmbë.

Nuk e harron atë kohë apokaliptike Monika Kryemadhi, që e bëri të urrente në heshtje dhe me durim Edi Ramën dhe t’i ishte mirënjohëse për gjithë jetën Sali Berishës!

Edhe në intervistën e saj më të freskët, kur Edi Rama tashmë e ka luajtur kartën fatale, që e bëri Ilir Metën President të Republikës, Monika Kryemadhi shpërtheu pa doreza fare!

Iu bëri thirrje gjithë simpatizantëve të PS të votojnë për LSI, pastaj si kryetare partie, sepse Petrit Vasili është sa për sy e faqe, i doli hapur dhe ballë për ballë.

Tani që Ilir Meta ka siguruar vendin e Presidentit të Republikës, paçka se e shkel çdo ditë Kushtetutën e vendit, duke bërë fushatë për LSI, Monika Kryemadhi e ka ngrehur shpatën kundër Edi Ramës. Mllefet e kohëve të shkuara, të grumbulluara nëpër vite dhe me durim tani ka ardhur koha që t’i shprehë lirshëm.

Edhe Monika Kryemadhi është shkelëse e  Kushtetutës, sepse ka konflikt të hapur interesi. Kushtetueshmërisht Presidenti duhet të shprehë unitetin kombëtar, dhe nuk ka sesi, kur bashkëshortja është kryetare e LSI-së, partia, që bashkëshortët e trajtojnë si pronën e tyre të patundëshme.

Por në  Shqipëri nuk ka shtet ligjor! Dhe deri kur të vendoset shteti ligjor, kupola e faktorëve politikë që kanë 26 vjet duke e hequr zvarrë këtë vend, e bëjnë vetë ligjin!

Dhe Monika Kryemadhi e ka nënshkruar fermamin, për ta nxjerrë jashtë loje Edi Ramën, të cilit i ka shpallur hapur luftë.

Do të vijë një kohë, shumë shpejt, kur Edi Rama do të mbetet pa kryeministrinë dhe pa partinë, veç me lapsat për të zhgarravuar!

Nuk i ka fajin kush! As atij dhe as Berishës!

Edi Rama deri tani e ka patur kohën e të përpjetës. Tani i vjen rradha kohës së tatëpjesës, kur rënia është sikur e thonë italianët me fjalën e tyre më të gjatë me 11 rrokje e 26 gërma, precipitevolissimevolmente, por që ka kuptimin e kohës skajshmërisht të limituar, të zvogëluar e të shkurtër, që shqip thuhet, do të bjerë sa hap e mbyll sytë.

Filed Under: Analiza Tagged With: Armiku, Elida Buçpapaj, Lulzim Basha, Rama, Sali berisha

Berisha: Irinej, armiku i egër i shqiptarëve

June 2, 2014 by dgreca

Edi Rama ka zgjedhur kryepeshkopin Irinej si nun të vizitës së tij ne Beograd/
Ish kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha i ka dënuar deklaratën e Patriarkut Irineu të Kishës Ortodokse të Serbisë.
Berisha ka thënë se Irinej nuk duhej të ftohej kurrsesi në Tiranë ashtu dhe aktet provokuese tw ulta tw suitës se huliganeve serb qe e shoqëronin atë.
Më tej Berisha ka thënë se mesa duket Edi Rama ka zgjedhur kryepeshkopin Irinej si nun të vizitës së tij ne Beograd, 5 herë të shtyre deri tani nga pala serbe.
“Te dashur miq, duke vlerësuar si historike ne jetën shpirtërore te kombit tone shenjtërimin e katedrales “Ngjallja e Krishtit”, natyrisht dënoj si deklaratën e Irinej, këtij armiku te egër te shqiptareve qe nuk duhej te ftohej kurrsesi ne Tirane, ashtu dhe aktet provokuese te ulta te suitës se huliganeve serb qe e shoqëronin atë. Por këto akte nuk duhet te zbehin apo te përbaltin rendësin historik qe ka për kishën tone ortodokse autoqefale shenjtërimi i katedrales “Ngjallja e Krishtit”.
Ultranacionalisti Irinej, qe ka duar dhe shpirt te lyer me gjak shqiptaresh, i cili kurresesi nuk duhej ftuar, me deklaratat e tij, dhe huliganet qe e shoqëronin me aktet e tyre, deshmuan se kane ardhur me qellim pikërisht ta shndërrojnë ketë akt te madherueshem hyjnor ne një akt sherri te turpshëm.
Duke dënuar me ashpërsi deklaratën e kryepeshkopit Irinei, ftesën e tij ne këtë ngjarje te shenjte për shqiptaret si dhe rrugaçërinë e suitës se tij, shpreh dhe një here urimin tim me te përzemërt për te gjithë besimtaret ortodoks shqiptare për këtë ngjarje te madhe ne historinë shpirtërore te kombit tone. Mesa duket Edi Rama ka zgjedhur kryepeshkopin Irinej si nun te vizitës se tij ne Beograd, 5 here te shtyre deri tani nga pala serbe.
Une ftoj miqte e mi te mos konfondojne aktet primitive te Kryepeshkopit Irinej dhe huliganeve qe e shoqëronin me aktin e madhërishëm e hyjnor te shenjtërimit te katedrales “Ngjallja e Krishtit” ne Tirane, nje akt historik për Shqipërinë dhe shqiptaret”, ka shkruar Berisha në Facebook.

Filed Under: Opinion Tagged With: Armiku, Berisha: Irinej, i egër, i shqiptareve, Sali berisha

A R M I K U

August 4, 2013 by dgreca

Tregim i jetuar nga Memisha Gjonzeneli – Tragjasi/

Ne Foto: Memisha Gjonzeneli-Tragjasi, burgosur politik, dekoruar  me  Medaljen   e  ARTE  ”Naim   Frasheri”/

Kishin  kaluar  shumë  vite,  që kishja dalë nga burgu, ku vuajta dënimin si “armik i popullit”.  Ishja vetëm 16 vjeç kur më arrestuan… Nje pasdite  po shëtisja buzë detit. Ishte verë, kembet i fusja në ujë për t`u freskuar dhe këpucët i kishja lënë në anë të detit.   Kishja humbur në kujtimet e mia, por  me pruri ne vete  nje klithmë gruaje:- Po mbytet,  ndihmë , ndihmë,  më  shpëtoni djalin, amani ndihimë  dhe donte të futej  në  det ashtu siç ishte e veshur.

Ktheva kokën nga vinin klithmat dhe pashë  gruan që bertiste me të madhe.  Në det përpara saj, mezi  dallova  një kokë  njeriu që herë  zhdukej  herë  dilte mbi ujë. S`mendova më gjatë  u leshova me  shpejtësi drejt djalit që po mbyetj.   Ndofta ishin  lëvizjet e fundit të  tij.  Kur u afrova  djali  u fundos dhe më humbi nga shikimi. U zhyta thellë pa menduar se ç`po bëja   e kërkova me sy në thellësinë e detit dhe mezi e pikasa, që  po e tërhiqte tutje rryma detare.  Ca flluska  ajri  po i dilnin  nga goja.  E kapa, pa menduar se ai mund të më merrte me vete edhe mua dhe fatmirësisht  e nxorra në sipërfaqe.   Ishte një fëmijë rreth 15 vjeç. E tërhoqa me mundim deri në breg, ku ishin grumbulluar edhe njerëz të tjerë.

E  ktheva  përmbys  me kokën  posht. Uji  filloi  ti dalë nga  goja . Nëna e tij lebetiste dhe   s`të  linte të punoje . E hipëm në një makinë,  dhe drejt e në spital. Sa e futem brenda,  une doja  te  ikja,  ishja zbathur se kepucet   i  pata  lënë  te  ana e detit dhe i  lagur, por nuk më lanë deri sa doli infermjerja dhe më  tha:

– Bravo! Ke shpëtuar një jetë njeriu.  Ky fëmijë ta  ka borxh  jeten. Ejani ta shihni.

Ishte dyll  i verdhe,  por po  e merrte veten. Doktori  kërkoi të afërmit e fëmijës, dy  qytetarë që më shoqëruan mua  ë thanë se ne  nuk e njohim  fare, e pamë  që kishte  nevojë  për  ndihmë,  e ndimuam, detyra jonë mbaron këtu.  Ashtu bëra edhe unë.

– Jo tha mjeku, ti do rrish këtu deri sa të vijë ndonjë  i afërm.

Pas pak u dëgjuan  të bërtitura  tek dera, ishte e ëma e fëmijës që ne nga nxitimi nuk e kishim marrë në makinë.

-Amani,    amani,  më shpëtoni  djalin se vetem  atë kam,  dhe hyri  brenda, ishte katandisur në ditë të  hallit.  Doktor,  të lutem më  shpëto  djalin, por nuk priti përgjigje shkoj  me shpejtësi në dhomën e të birit. Ai i hapi syte. Ajo  filloi  ta  puth dhe ta përqafoi duke falnderuar për  mrekullinë që  bëri  Zoti, pastaj  u kthye nga  unë  më përqafoj fort dhe më  puthi në të dy faqet.

-Te faleminderit,  te faleminderit , më   thoshte mua pa pushim.

Ndërkaq po mbrinte edhe i ati i  fëmijës që ishte oficer i Sigurimit. Unë i kërkova leje doktorit dhe u largova me shpejtësi, që babai i djalit të mos më gjente aty.  Dola jashtë, po ku do  shkoja ashtu i lagur dhe zbathur?  Me vite  shumë  turp  e ndërsa ecja ashtu i menduar  më kaloi pranë  me shpejtësi  nje  makine  police.  Ktheva kokën dhe e pashë. Në këtë makinë thash do të jetë edhe babai i fëmijës që unë i shpëtova jetën.

Pa s ca ditësh, rastësisht takova doktorin.   Sa më pa filloi  të qesh.

Ç`fare ke?  i them.

–  Atë  ditë, më tha doktori, që  ti solle fëmijën e mbytur,  erdhi i ati  i djalit.  Kur e mori  vesh  qe të birin e kishje  shpetuar  ti,  ju kthye  djalit i nervozuar:

– E shikon  ç`farë  na  ke bërë  mor  palaço. Djali  mbuloj  koken  me çarçaf. Edhe këtë kishim  mangut të na shpëtoj  jetën  një armik i popullit, një  i burgosur  politik !   Ata i njeh gjithë Vlora.

Ua  tha e shoqja e habitur dhe e trembur po unë e putha  edhe në  faqe!  Si?  bërtiti ai,  te  pa njeri?  Jo  tha  gruaja  vetëm  doktori.  Epo  doktori  është  yni.

Po ku   e dija unë  more   burrë se cili ishte ai,  po ta   shikoje  si  notonte në det, ai  sikur ecte me  këmbë në ujë.   Sa bertita unë e ai  u gjend te  te djali.

-Ah  moj  grua, tha ai i merzitur,  ti  nuk i njeh  ata se ç`farë armiqsh janë. Dosjet  e tyre  u vem  gjurin  kur  i shtërngojm kaq shumë  krime  kanë,  por harroje atë njeri!

–  Te  faleminderit  doktor,  i thash i menduar.

 

 

Filed Under: Sofra Poetike Tagged With: Armiku, Memisha gjonzeneli, tregim i jetuar

Artikujt e fundit

  • PER KRISTAQ DHAMON…
  • TË ARRITURAT E AMBASADORËVE TË KULTURËS, GJUHËS DHE TRADITËS SHQIPTARE NË SKANDINAVI NUK KANË TË NDALURA
  • Në Prishtinë hapet Seminari i 40-të Ndërkombëtar për Gjuhën, Letërsinë dhe Kulturën Shqiptare
  • Një atentat për shqiptarët dhe një dhuratë për Serbinë !
  • Kryeministri Kurti e Presidentja Osmani pritën në takim Presidentin e Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj
  • Luftëtarë e shkrues në Pashallëkun e Janinës
  • Roli i Medias në Moralin Publik
  • Lamtumirë Diregjenti i regjisurës së filmit shqiptar
  • Në Prizren u mbajt edicioni i 21-të i DokuFest
  • Dy libra të çmuar të Qerim Vrionit, në dy vitet e fundit: “Miq në 50 foto” dhe “Shqetësime qytetare”
  • REZISTENCA ANTIFUNGALE: NJË SHQETËSIM GLOBAL SERIOZ PËR SIGURINË USHQIMORE DHE SHËNDETIN PUBLIK
  • U NDA NGA JETA ‘MËSUESI I MERITUAR‘ SADIK SEJDI LEKA 
  • Monsinjor Dr. Zef Oroshi dhe persekutimi i familjarëve të tij
  • LE TË PIMË…
  • PUBLIÇISTIKA  E  DON LAZЁR SHANTOJЁS  DHE NYJET  E PAZGJIDHURA  TE HISTORIOGRAFISЁ  SHQIPTARE

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari Albin Kurti alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fadil Lushi Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Hazir Mehmeti Ilir Levonja Interviste Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT