Pikëpyetja qafë , ngjirje bulkthi/
Si kapërtinë e thyer libri/
Nëdarën e pamëshirshme tëdorës /
Shtrënguar nga udhëtimi trurit-univers./
Jastëku i pabindur ndjek qëllimin./
Puplat rrebelohen … sëri zogj ?!/
Ah ! Mëkati qënies brishtë, komoditet?/
Shtrati , grindaveci prehjes
Loz me vargonjtë gjumin-vdekje,
Si tymi i duhanit
Twist dritëhijet e llampës
Në zgjimin e imazheve halogene.
Tenori vajton këngën e Palaços
E oktavët rrahin muret e sallës
Si erë e veriut qepenat e tregtarit grindavec.
Skanari natyrës rebele.
Endrra , ky mbret i mallit !
Na merr për dore… lëndinave ,
Pyjeve, ujvarave , herogasm pambarim …
Me të dashurën , motrën , vëllanë,
Me nënën – babain përmallim.
Me mikun e vërtetë , dhe më të pabesin mik.
Ankthi , ekuacion hieroglifesh,
piramidë pa derë,
Por , ëndërr është jeta dhe jeta ëndërr.
Njëra nusja… dhe tjetri është dhëndër.
***
Vjeshta
Vjeshta, sëri pjek ngjyrat e gjetheve
Si pranvera lulet dhe vera frutin…
Era e freskët zhvesh pemët plot delikatesë
Ashtu si femrat dhe pemët zbulojnë linjat
Nga rrënjët e zemrës …
Prarim i jetës paqton njëmijë ngjyra
Vello ndjesie !
Mall , frymëzim.
Vjeshta , shalli i poetëve.
Stolisësi i qilimit më të bukur në botë,
Antikorpi dimrit .
Vjeshta , Inventari i natyrës,
Vepra superiore e Hyut!
***
Ditëlindja
…Ditëlindja…
Një minut më i ri ,
Një orë më i lumtur,
Një javë më i fortë,
Një muaj më kërkues,
Një vit më me shpresë,
Një vit më i pjekur.
Ditëlindja…
Një orë për të kujtuar nënën,
Një orë për të kujtuar babanë,
Një minut për t’u kujtuar nga të dashurit,
Një orë për të kujtuar njerëzit e zemrës,
Një orë për të vendosur,
Një orë për të ëndërruar,
Një moment për të falur.
Ditëlindja…
Një minut reflektimi,
Një moment ëndërrimi,
Një minut retrospektivë kohe,
Dy orë për familjen,
Tri orë për atdheun!
Një moment në ngritjen e dollive.
Asnjë sekond për gjykim!
Ditëlindja…
Lodër mistike,
Rëflektimi i djeshmes tek e sotmja,
Dita e falemnderimit të misterit të jetës.
September 10 , 2018
- Sot, Ditëlindja e autorit. Vatra dhe “Dielli” i dërgojnë shumë Urime Alfonsit!-Qofsh gjithë Jetën i gëzuar e i Lumtur si në Ditën e Lindjes!