TIRANË/ Ambasadori i SHBA-së në Tiranë, Aleksandër Arvizu i dorëzoi Youth Solidarity Albania çmimin “Kampionët e Vepro Tani”, për muajin shkurt.
Youth Solidarity Albania është vlerësuar për përpjekjet e tyre për të mbledhur kapakët e shisheve dhe përdorimin e të ardhurave prej riciklimit të tyre për të blerë karroca për personat me aftësi të kufizuar.
Gjatë vlerësimit të gurpit, Ambasadori theksoi se, qysh prej nisjes së projektit në mars 2013, Youth Solidarity Albania ka mbledhur pothuajse 5 tonë kapakë shishesh. Ambasadori tha se kjo përpjekje e jashtëzakonshme mishëronte frymën e Vepro Tani! dhe se nuk është e tepërt të themi se “çdo kapak shisheje përfaqëson shprese,” për ata njerëz që përdorin karroca.