GEZUAR DITELINDJEN POETIT FASLLI HALITI-DIELLI/
PERSHENDETJE Z.EDITOR I DIELLIT/
ME 5 DHJETOR, KA 83-VJETORIN E LINDJES POETI DHE, GJYSHI IM,
FASLLI HALIT, ME KETE RAST EDHE UNE MBESA E TIJ PO JU DERGOJ KETE
ANTOLOGJI TE VOGEL POETIKE ME POEZI NGA KOLEGET ME DESHIREN QE
TA SHOH TE BOTUAR NE GAZETEN TUAJ, TE FAMSHME, ” DIELLI” SI NJE
KUJTESE NGA SHOKET E KOLEGET E TIJ DHE PER KOLEGET, SHOKET, LEXUESIT
NGA ANA E VETE ATIJ.
Krisa Ruli (Grey)
ANTOLOGJI E VOGËL POETIKE ME POEZI TE KOLEGEVE PER DITELINDJEN E POETIT FASLLI HALITI
FATBARDH RUSTEMI
KUQALASHËT DHE POETI /
Faslli Haliti
Jam ndjerë i përdorur,
jo se ma kanë hedhur,
nuk mund të them se s`ma kanë punuar…
Duke luajtur me bezen e kuqe
kuqalashët më kthyen në një dem të tërbuar.
Ata nuk luanin me rrezikun,
sikurse ndodh me një teroador hero,
Sepse mua më kishin llogaritur
në një shtojcë të vetes, dosido.
Një Koz Dynjaja me beun hopa,
Një Koz Dynjaja me beun hopa,
e namin ma hapën si frikacak,
Por në shpirtin tim flakëroi revolta
dhe s`njoha idhuj e butakë!
Atëherë kuqalashët më rrasën lopatën
Në vend të penelit delikat…
Si e si të më bënin qole
Një shall të kuq më lidhën në qafë.
Më gallavitën me të kuqen,
Në dekor të qytetit më mbajtën peng,
Nëse ditën shkruaja parulla
Natën komplotoja bashkë me Kadarenë
I shoh kuqalashët në ditën e pashkës
Të lyejnë vezët me bojë të kuqe,
Njësoj si dikur rrëmojnë nëpër vargje
Se mos gjejnë në to mbeturina parulle.
LIR L E V O N J A /
Gëzuar ditëlindjen poet
poetit Faslli Halitit
Gëzuar ditëlindjen poet,
ti mësues, burrë, prind e gjysh,
qytetar, lektor,
koferencier,
piktor i sofizmave si dromca shiu,
që arti i mbledh për zjarrin e vatrës…,
….. gëzuar me shumicë.
Gëzuar sikur me qenë afshi i kësaj stine
ku vrunduj ere me duargjethe mbushin rrugët,
e dielli hapet pash derisa të gjejë edhe skajin e fundit
më të fundit,
më të skajshim – atë që e gjete edhe ti –
prandaj ka pranverë, verë vjeshtë dhe dimër,
ta dish poet.
Gëzuar mbi të gëzueshmen
rreth një tavoline,
mes adhurueseve tek bredhi i Buçit
në Lushnje,
gëzuar poet
edhe shtatëqind e shtatëdhjetepesë vjet!
PËRPARIM HYSI
POR S’U NDALE, PROMETHE
Faslli Halitit
Ti piktor seç shkruaje vargje
Seç “gatuaje” në një magje.
Dhe me gjuhën e Ezopit
Seç i bije “Babazotit”
Liliputët nëpër zyra
Lëpijnë kocka,prehin thika
Dhe vendosën:”Lër arsimin!”
Ndal pikturën,ndal dhe shkrimin!
Shpejt në fshat;larg nga qyteti
“Edukim” kërkon pushteti
Korre jonxhë,hape kanale
Pas të rri “hija tinzare”
Por s’u ndale,Promethe
S’pyet për”diell” apo “rrëke” *
Dhe u rrite nëpër vite
Ata poshtë,po ti u ngjite.
I shkurtër nga shtati
I madh si njeri
Lushnja të krenohet
Me poet si ti.
ULLMAR QVICK
DIELLI I SHQIPËRISË
Sa herë, nëpër muzg, nëpër mjegull
Përtej trishtimit të nëntorit nordik
Kam parë me sytë mbyllur
Dritën e diellit të Shqipërisë.
Ky diell më djeg lëkurën
Atje në plazh të Durrësit
Më përshëndet si mik nga rinia
Kur më mori flakë shpirti
Më mori flak shpirti
Mori flak se e ndezi Migjeni
Me rrezet që ranë në tullumbat
E Lulit të vocërr.
Më mori flakë shpirti
me rrezet e furisë së Faslli Halitit*
Dielli dhe rrëkerat luftuan
Mbi çatinë e shtëpisë së tij.
U mblodhën pa mëshirë
në poezi me dritë e terr
por fjalët u tretën
në rrebeshët e stinës.
Dhe më mësoi Fatos Arapi
se nuk janë udhët pa fund të jetës
si këto rrze të diellit
që çajnë drejt universitetit.
As statujat s’janë të pavdekshme
E dinë tani, e dinë
E pavdekshme është vetëm
Dashuria që mundi shekujt.
Bile me sy të mbyllur, aman
Sa herë kam parë
Nëpër muzg, nëpër mjegull nordik
Dritën e diellit të Shqipërisë.
Dhjetor 1990
*Poet nga Lushnja. Poema e tij «Dielli dhe rrëkerat», u botua në gazetën «Zëri i rinisë» më 16 dhjetor 1972. U bë objekt sulmi për përmbajtjen e saj satirike
BAJAME HOXHA (ÇELIKU)
POETIT FASLLI HALITI
Shpirtin Plotë petale
Jeta gjithë stuhi
Ditët dallgë e valë
Gjithnjë pashë tek ty.
Pashë dhe poezinë
Thellë, thellë tek ty
Shkonë në lartësinë
Ndritë porsi hyjni.
Frymëzim i blertë
Ngre peshë edhe malet
Duket n’horizont
Vargu me petalet.
Çdo poet në Lushnjë
Çdo poet i ri
Do nëpër vargje do të ketë
Patjetër pak Faslli.
- «MËKATI» I PRANVERËS…
« Mëkati» i pranverës,, te Faslli Haliti,
te sythet e tija, te gjethet e zgjimit,
„ pranvera sykaltër,,mua më mahniti,
Ky poet i madh, i solli dritë agimit.
( nga libri Puthja)
FERDINAND LAHOLLI
NË KROIN E FJALËS TËNDE
Faslli Halitit
U përkula në kroin e fjalës tënde
dhe piva diellin e artë të mendimit.
Në rrugën drejt vetes, ku rigon terrdhembje,
po fekson festivi ylber i besimit.
KËSHTU NDODHKA ME FJALËN
F. H.
Bëhet urë ndër kohëra.
bëhet urë ndër njerëz,
kur rrënjët i paska në truallin e zemrës.
( nga libri «urrejtja nuk është dashuria ime» )
2008.
QERIM SKËNDERAJ
POET I VARGJEVE “TË VERDHA”
(Faslli Halitit)
Ti prap ke mbetur Ai
Një “libër i verdhë”, i ndaluar,
Me vargjet plotë diell në liri
Pikment i fjalës së shkruar!
2008.