Ata dënojnë këtë akt dhe vlerësojnë se ka për qëllim frikësimin e qytetarëve shqiptar në trojet shqiptare të okupuara nga Mali i Zi.
Prishtinë 19 gusht 2014 – Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së, shpreh shqetësim për rastin e arrestimit të veteranit të luftës së UÇK-së Naim Prelvukaj, nga ana e policisë malazeze. Ata dënojnë këtë akt dhe vlerësojnë se ka për qëllim frikësimin e qytetarëve shqiptar në trojet shqiptare të okupuara nga Mali i Zi. Madje OVL e UÇK-së kërkojnë lirimin e tij të menjëhershëm.
“Organet e drejtësisë në Mal të Zi, duhet që të ndërprejnë këto praktika dhe të tregojnë veten se nuk janë vazhdimësi e organeve e politikave të Milosevicit. Shqiptarët në Mal të Zi nuk janë minoritet që janë vendosur aty, por ata jetojnë me mijëra vjet në trojet e veta, të cilat fatkeqësisht me marrëveshjen e Shën Stefanit dhe Kongresin e Berlinit, u aneksuan padrejtësisht nga Mali i Zi. Si të tillë, shqiptarët duhet të gëzojnë të drejta të barabarta dhe të mos krijohet atje ambient antishqiptar, sepse me këto politika më së shumti do të dëmtohen malazezët dhe regjimi i tyre antishqiptar”, thuhet në reagimin e tyre.B.Salihu
Arrestimet e shqiptarëve nga mujsharët malazias , në përgjithësi dhe i veprimtarëve, si Naim Prelvukaj, në veçanti, që janë venë në shërbim të realizimit dhe mbrojtjes së të drejtave të ligjshme të popullit të tyre, duhet të shqetësoj shqiptarët kudo që janë, sidomos Tiranën dhe Prishtinën!
Arrestimi i veteranit të UÇK-së, veprimtarit për mbrojtjen e të drejtave të shqiptarëve në Mal të Zi, është një dëshmi e bazuar, se Gjukanoviq ka harruar se pa shqiptarët, Mali i Zi nuk do të ishte i pavarur. Ai “Si një vazhdues i mësuesit të tij Sllobodan Milosheviq, ai deklaroi se tashmë do të flasë ndryshe me shqiptarët…” Por. Duhet ta ketë të qartë, se me shqiptarët në armiqësi, ai do ta humbas edhe Podgoricën!
Shih:http://almakos.com/lajme/ballkan/42825-gjukanoviq-me-gjuhen-e-millosheviqit-kunder-shqiptareve-ne-mal-te-zi.html
Është obligim njerëzor dhe kombëtar për Tiranën dhe Prishtinën zyrtare që të kërkojnë nga Podgorica, që t’u jep fund, njëherë e përgjithmonë, përndjekjeve dhe arrestimeve arbitrare të shqiptarëve, të cilët pa dëshirën e tyre, edhe për një kohë, mbeten nën sundimin e Malit të Zi.