Këngëtarja e madhe shqiptare, “Artistja e Popullit”, Vaçe Zela festoi te dielen 74-vjeçarin e saj. News24 ka mundur të kontaktojë me të dhe familjarët e saj, duke i përcjellë dhe urimet me të përzermërta për këtë këngëtare, fillesat e së cilës nisen që prej fëmijërisë në qytetin e Lushnjës nga ku ka dhe origjinën. Këngët e saj si “Çelu si Mimoza”, “Djaloshi dhe shiu”, “E dua vendin tim”, “Ëndrra ime”, “Lemza”, “Nënave shqiptare”, “O diell i ri”, “Sot mbusha 20 vjet”, “Të lumtur të dua”, “Moj e bukura Shqipëri”, e shumë të tjera do të mbeten gjatë në kujtesën e publikut shqiptar.
Në shenjë mirënjohje për vlerën e saj të rralla si këngëtare, Vace Zela është nderuar në vitin 1973 me çmimin “Artiste e Merituar”, në 1977, “Artiste e Popullit” e mandej “Mjeshtre e madhe e punës” dhe “Qytetare Nderi e Lushnjës”.
Vaçe Zela ka marrë “Diskun e Artë” nga Amerika për kontribut në shoqëri në vitin ‘97, është zgjedhur gruaja e vitit ‘97-‘98 në Kembrixh të Anglisë, “Mikrofoni i Artë” nga Ministria e Kulturës e Kosovës, “Çmimi i karrierës” e shumë të tjera. Ndërsa Instituti Biografik Amerikan e rreshton në botimin e tij ndër 500 njerëzit më me influencë.(kortezi: Balkanweb)
Elba says
Mund te themi me krenari,kengetare e madhe!Nje vend i vogel si Shqiperia te kete kengetare te mire si Irma,Qazimi,Zhegu,Dushi,Tershana dhe me vone Ndoci,Laze e tjere.Vace Zela qendron mbi te gjithe e paarritshme!I uroj jete te gjate,gezim ne Familje!