I.Lladrovci: “U bëjë thirrje prindërve shqiptarë që t’i regjistrojnë fëmijët në gjuhën shqipe”Y.Avdiu-”Të dashur vëllezër, u thërras që t’i mbushni klasat me nxënës shqiptarë, vijueshmëria është shqetësuese”. Z.Giegler: “Integrimi është çelësi i lidhjes sonë”./
Shkruan: Hazir Mehmeti, Vjenë/
Në një ambient të bukur u mbajt gara e diturisë “Linci 2015” në Landin e Austrisë së Epërm i organizuar nga Shoqata e Mësuesve Shqiptarë “NaimFrashëri” në Austri. Peshën kryesore në realizimin e programit e kishte mësuesi nikoqir, z.IsmetSinani me gjithë familjen e tij. Në garë morën pjesë mësues/e nga e gjithë Austria.
Nga Ambasada e Republikës së Kosovës ishte z.ImerLladrovci, konsull. Mysafir tjerë ishin edhez.YmerAvdiu, drejtor drejtorie për diasporë në Ministrinë e Diasporës, z.NuhiGashi, koordinator për mësimin shqip në diasporë pranë MASHT së Kosovës, z.ArifDemolli, shkrimtar.Hajro Ulqinaku, shkrimtar, FatimeBlakaj veprimtare etj. Nga vendoret mori pjesë z.StefanGiegler dhe z.BelimrZec nga Bashkia e Lincit, përfaqësuesi i Partisë SPÖ z.JakobHuber, Drjtoeresha, znj.BammerInge, Mustafa-Selimpahic, kryetar i shoqatës së mësuesve të gjuhëve amtare në Austri i cili i përshëndeti të pranishmit në emër të shoqatës që drejton. Manifestimin e drejtuan me shije Valbona Krasniqi dhe Besian Sinani. Manifestimin e hapi Kryetari i Shoqatës së Mësuesve Shqiptarë në Austri z.IsmetSinani. Ai përshëndeti në emër të shoqatës. “Sot na bashkoi Linci, një qytet me traditë e kulturë, ku strukturat udhëheqëse të qyteti gjenden në mesin e festave tona dhe të nacionaliteteve tjera duke i përkrahur aktivitetet tona në bashkëjetesën tonë shumëkulturore, për të krijuar ura lidhëse mes nacionaliteteve në Linc” Në emër të Ambasadorit të Kosovës z. Sami Ukelli, përshëndeti konsulliz.ImerLladrovci. “Ju po e trasoni rrugën e rilindësve tanë, ju fëmijë të dashur, në ruajtjen dhe kultivimin e gjuhës shqipe. Ju bëjë thirrje të gjithë prindërve shqiptarë në Austri që t’i regjistrojnë fëmijët e tyre në mësimin shqip. Ky është interesi i fëmijës, familjes, kombit. Suksese! Ai në emër të Ambasadës ndau mirënjohje z.IsmetSinani, si organizues i manifestimit. ”NuhiGashi (MASHT-Kos) përshëndeti të pranishmit në emër të dikasterit që përfaqëson. “ Uroj që gara të jetë fituese e të gjithëve dhe të jeni të lumtur”.YmerAvdiu nga Ministria e Diasporës: “Ju përshëndes të gjithëve. Dua që t’i bashkëngjitëm thirrjes së z.Konsull që të regjistrohen të gjithë nxënësit shqiptarë dhe të mbushen klasat me nxënës. Suksese!” Përfaqësuesi i qytetit të Lincit, këshilltar z.StefanGiegler:“ Mirëdita! (shqip) Në Linc jetojnë njerëz me prejardhje nga 150 kombe dhe fliten mbi njëqind gjuhë e shumë besime fetare. Ne synojmë që banorëve në qytetin tonë t’iu japim shanse për jetë e perspektivë me dëshirën të jetojmë së bashku dhe integrimin e shohim çelës i lidhjes sonë. Në këtë rast dua ta përshëndes Shoqatë e Mësuesve në Austri dhe ta falënderoj njëkohësisht për këtë angazhim në Kuizin Integrues të parin në Linc. Është me rëndësi shprehja, jo vetëm në gjermanisht por edhe në gjuhën amtare dhe kjo është shumë më rëndësi në kapjen e njohurive mbi historinë, kulturën, gjuhën e vendit të origjinës”. Znj.BammerInge, drejtoreshë: “Unë kam shumë nxënës në shkollën time dhe jam krenare me ta dhe prindërit e tyre. I falënderoj për bashkëpunimin e frytshëm!” Në emër të Shoqatës “Kosova” në Linc përshëndeti veprimtari zAfrim Dedushaj. Shkrimtari i njohur ArifDemolli lexoi nga krijimtaria e tij për fëmijëi cili u prit ngrohët nga publiku.
Në garën e Ciklit të Ulët me temën “Integrimi” morën pjesë ekipet: Linc:“Shqiponjat”, “Prizreni”, “Opoja”, “Llapi”; Welsi,”Dardanët”, nga Vjena “Fluturat”, “Bletët” dhe “Ilirët”, nga Graci ekipet “Dituria” dhe “Dita”, nga Harbergu “Dardania”, nga Welsi ekipi “Shpresat”.
Juria e përberë nga mësueset: I. Hasani, F. Aredini dhe R.Ndrecaj, fitues shpalli ekipin “Llapi” nga Linci, vendi i dytë “Dardania” Hartberg, vendi i tretë ekipi “Shpresat” nga Linci.Kuizi me temë “Integrimi” i projektuar dhe organizuar nga organizatori u mbajt në gjuhën gjermane dhe sipas njohurive të mësuara në shkollë. Kjo formë pati kritika nga disa prindërit, disa e pëlqyen por në fund ekipet mbeten të kënaqura.Në garën e Ciklit të Lartë i fillores gara u mbajt në gjuhën shqipe në formën e përgjigjeve alternative e hartuar dhe projektuar nga z.NuhiGashi (MASHT) i cili i paraqiti pyetjet sipas ecurisë së garës. Kjo formë është tërheqëse edhe për publikun e gjerë. Në këtë cikël në gara morën pjesë tetë ekipe, juria: M.Berisha, M.Demaj,F. Aredinaj, fitues shpalli grupin e nxënësve “Afrim Zhitia” nga DeutschWagrami “me mësues Ibrahim Hasani, vendi i dytë i takoi ekipit “Dukagjini” dhe të tretin ekipi “Iliria”. Morën pjesë edhe ekipet: ” Dituria”, “Yjet ” ,” Rozafa” , “Shqiponjat” e “Flamuri ” Programi artistik ishte i pasur me këngë, valle recitime nga nxënësit, ku veçan u dalluan vallet nga grupi i Gracit të përgatitura nga mësuesja Bukrije Limani. Me recitime u paraqitën:Yllka Vllahiu, Jetlira Maliqi, AgnesaSinani.Deline e Benard Krasniqi, ekzekutoi në violinë Fiona Kabashi etj. Mësuesi nikoqir i cili organizoi kuizin u përkrah nga disa donator, ku Ministria e Diasporës u dallua nëtri vitet e fundit me mbështetjen e saj çdo vit me 2 mijë eurosh. Të tjerët:Fondi SPÖ, Bashkia e Lincit, kompania “Festimi Turs”, Kompani e udhëtimi ZhitiaTurs” u dallua në bartjen e nxënësve nga Grazi në Linc dhe anasjelltas etj. Salla e bukur në Linc me pajisjet e nevojshme, foli e këndoj shqip me zërin e ëmbël të nxënësve shumë nga të cilët të veshur me kostum kombëtar, me flamuj kuqezi dhe të Republikës së Kosovës i dhanë gjallëri e kuptim që do mbetet gjatë në kujtesë. Disa pengesa si: zëri i lartë, gabimet teknike, pëshpëritjet e personave pa ndërgjegje, hamendjet e jurisë u mbytën në madhështinë e garës dhe mundi i organizatorit u shpërblye.