• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

KOMUNITETI SHQIPTARO-AMERIKAN NE BALLE TE KUJTIMIT TE VIKTIMAVE TE LUFTES NE KOSOVE

April 29, 2019 by dgreca

NGA FRANK SHKRELI/

Komuniteti shqiptaro-amerikan, i udhëhequr nga Orgnaizata e grave shqiptaro-amerikane “Motrat Qiriazi” dhe disa organizata të tjera të grave shqiptaro-amerikane dhe i mbështetur nga një numër i madh organizatash të tjera të diasporës shqiptare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, kanë shpallur 30-Prillin, 2019, si “Dita e Veprimit e Komunitetit Shqiptaro-Amerikan”. Është kjo një ditë kushtuar kujtimit të viktimave të luftës në Kosovë, me moton se, “Ne nuk do të harrojmë kurrë dhimbjet, dëmet dhe vrasjet e shkaktuara mbi popullin tonë.”

Siç mund të shihet edhe më poshtë nga itinerari i ditës së ngjeshur me plot aktivitete në Washington, kjo ditë përkujtimore do të fillojë në ora 10 të mengjesit me një seancë dëgjimore në sallën Rayburn të Kongresit Amerikan, një sallë kjo që është dëshmitare e shumë seancave të tilla gjatë pothuaj 40-viteve të fundit, kushtuar halleve të shqiptarëve, jo vetëm në Kosovë por edhe në Shqipëri dhe anë e mbanë trojeve shqiptare. Njoftohet se dëshmitarja kyresore në atë seancë do të jetë Vasfije Krasniqi, e mbijetuar e dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë dhe njëkohësisht, themeluese e organizatës, “Drejtësi për të gjithë”.

Pas seancës dëgjimore në Kongresin Amerikan, një delegacion përfaqsues i komunitetit shqiptaro-amerikan do të takohet me kongresmenë dhe senatorë të Shteteve të Bashkuara, për t’i njoftuar ata mbi grate viktima të luftës në Kosovë dhe për faktin se deri tashti askush nga kriminelët serbë që kanë kryer këto krime lufte, ende nuk është ndëshkuar për ato krime kundër njerëzimit. Fatkeqsisht, është një anë e luftës që për një arsye ose një tjetër ëshët lnë mënjanë deri tashti, por më në fund, kësaj tragjedie po i kushtohet vëmendja që meriton, përfshirë komunitetin shqiptaro-amerikan, i cili nepërmjet organizatave dhe të përfaqsuesve të saj ka ndërmarrë këtë fushatë informimi për këto viktima në 20-vjetorin e luftës në Kosovë edhe në kryeqytetin e Amerikës, aty ku historikisht janë qajtur hallet tona. Veprimtaria e ditës është në plan të përfundojë me një protestë para ambasadës së Serbisë në Washington, gjithashtu një vend i cili i njeh mirë protestat e shqiptarëve kundër krimeve të Serbisë ndaj popullësisë shqiptare civile të pafajshme gjatë shekullit të kaluar.

Në të vërtetë, një javë e sa më parë në Prishtinë, në kujtim të 20-vjetorit të luftës në Kosovë, gjëndej një delegacion shqiptaro-amerikanësh i Batalionit “Atlantiku”, në krye me anëtarin e Bashkisë së Nju Jorkut, shqiptaro-amerikanin Mark Gjonaj, i cili përveç aktiviteteve të tjera në kujtim të këtij përvjetori, mori pjesë edhe në një ceremoni para monumentit “Heroinat”, kushtuar viktimave seksuale të luftës në atë vend. Shqiptaro-amerikani, Mark Gjonaj kujtoi me atë rast luftën dhe viktimat, gratë dhe vajzat heroina.


Mark Gjonaj me Vasfije Krasniqin para monumentit “Heroinat” në Prishtinë, kushtuar vikitmave seksuale të luftës në Kosovë

“Këto gra heroina, janë viktima të luftës, por sot janë të mbijetuara. Nga luftëtarët e Batalionit “Atlantiku”, një vajzë (Linda Muriqi), e cila u bashkua me UÇK-në në moshën 16 vjeçare, kishte kurajon për të luftuar me këta djem të këtij batalioni që erdhën nga SHBA për clirimin e Kosovës. Dua t’iu them heroinave sot se armiku jonë, barbarët serbë, u munduan ta marrin nderin, por e vërteta është se ju jeni nderi jonë, nderi i kombit, jeni heronjtë tanë. U bëj thirrje udhëheqsve politikë dhe partive, të dëgjojnë rrëfimet e këtyre heroinave, të ndjejnë ngjarjet e tyre dhe të sjellin këta kriminelë para drejtësisë, një herë e përgjithmonë. Motrat tona, vajzat tona, nënat tona po presin që të bëhemi pjesë e zërit me to. Të qëndrojmë pranë tyre dhe me ato, për veten, për popullin tonë dhe për shtetin tonë”, ka thënë me atë rast, këshilltari i Bashkisë së metropolit të Nju Jorkut, Mark Gjonaj.

Dita e Veprimit sot në Washington e organizuar nga diaspora shqiptare në Amerikë, është një thirrje për përgjegjësi dhe ndëshkim për barbarizmat serbe ndaj viktimave të pafajshme, krejtësisht në frymën e drejtësisë amerikane, ashtu siç u shpreh edhe Ambasadori amerikan në Prishtinë, Z. Kosnett me rastin e kujtimit 20-vjetorit të krimeve të bëra nga forcat kriminale serbe në Mejë. Duke folur në emër të popullit amerikan, Ambasadori Kosnett kujtoi tmerrin e realitetit të krimeve të kryera në Mejë tha: “Më lejoni të reflektoj çka nënkupton sakrifica juaj për Shtetet e Bashkuara të Amerikës, si dhe ti shpreh disa mendime se si të gjithë përpiqemi ta ndërtojmë të ardhmen më të mirë duke u përballur sy më sy me të kaluarën. Së pari, të mos lejojmë askënd të harrojë apo mohojë arsyen pse Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe aleatët tanë dolën në mbrojtje të popullit të Kosovës. Shtetet e Bashkuara të Amerikës morën pjesë në përdorimin e domosdoshëm dhe legjitim të forcës nga ana e NATO-s si mjeti i fundit për ti dhënë fund fushatës së spastrimit etnik të regjimit të Millosheviqit… Shtetet e Bashkuara të Amerikës vepruan në mbështetje të civilëve të pambrojtur. Vepruam në emër të paqes, lirisë dhe stabilitetit për rajonin. Këto qëllime i pasqyrojnë thellësisht vlerat amerikane. Ne besojmë se të gjithë njerëzit, pa marrë parasysh përkatësinë etnike apo fetare, e meritojnë për të jetuar me dinjitet në liri dhe siguri”, ka thënë ndër të tjera kryediplomati amerikan në Republikën e Kosovës.

Ambasadori i i Shteteve të Bashkuara, Z. Philip Kosnett në Mejë

Janë, pra këto vlera amerikane, në bazë të cilave edhe sot 20-vjet pas luftës në Kosovë — jo vetëm komuniteti shqiptaro-amerikan — organizon një ditë të ngjeshur me aktivitete në Washington për të kërkuar, si gjithmonë më parë në mbrojtje të të drejtave dhe lirive për shqiptarët në trojet e veta, por edhe që të zbulohet e vërteta, para botës, për fatin e viktimave të pafajshme të luftës në Kosovë. Është një ditë kjo kur komuniteti shqiptaro-amerikan – në emër të këtyre vlerave, në bazë të cilave kemi nderin dhe priviligjin të jetojmë në këtë vend të bekuar – kërkon mu në zemër të demokracisë amerikane, aty në Kongresin që përfaqëson të gjithë amerikanët pa dallime politike, etnike a fetare — drejtësi dhe ndëshkim për barbarizmat e kriminelëve serbë ndaj vikitmave të pafajshme të luftës në Kosovë.

Filed Under: Politike Tagged With: FRANK SHKRELI-MARK GJONAJ-VIKTIMAT E KOSOVES

Përfundon Samiti i Berlinit. Thaçi: U pajtuam që të mos pajtohemi

April 29, 2019 by dgreca

Ne Foto: Presidenti Hashim Thaçi, kancelarja, Angela Merkel dhe presidenti i Francës Emmanuel Macron /

Është përmbyllur me një darkë joformale samiti i Berlinit u cili u organizua nga kancelarja gjermane Angela Merkel dhe presidenti i Francës, Emmanuel Macron, në përpjekje për t’i dhënë shtytje proceseve të pajtimit dhe integrimit në Ballkanin Perendimor.

Por, Samiti duket se ka pasur pak rezultatet pasi presidenti, Hashim Thaçi, në përfundim të tij tha se emërues i përbashkët i të gjitha diskutimeve ishte fakti se “u pajtuam për të mos u pajtuar”.

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi tha se takimi nuk ka qenë i lehtë dhe se ka theksuar gjatë bisedimeve se faktori ndërkombëtar, në mënyrë specifike shtetet e Kuintit, nuk kanë dëshmuar unitet dhe përkrahje për përpjekjet tona për marrëveshje gjithëpërfshirëse Kosovë-Serbi. Po ashtu Thaçi ka thënë kjo marrëveshje është e pamundur të arrihet pa rolin vendimtar të SHBA-së.

“Kundërshtimet kryesisht janë bërë duke keqinformuar dhe duke rritur frikën se gjoja ne po përpiqemi t’i ndryshojmë kufijtë në Ballkan dhe ata i duam përgjatë vijave etnike. Por, këto pretendime kanë qenë dhe janë tërësisht të pavërteta! Kurdo që arrihet një marrëveshje ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, demarkimi i kufirit ndërmjet dy shteteve është i pashmangshëm. Sovraniteti shtetëror i Kosovës është dhe do të mbetet i pacenueshëm. Serbia duhet ta njoh pavarësinë e Kosovës dhe të heq dorë nga cenimi i sovranitetit tone”, ka thënë Thaçi.

Një Samit i ngjajshëm, sipas presidentit Thaçi pritet të mbahet më 1 korrik në Paris nën organizimin e presidentin të Francës, Emmanuel Macron.

Përderisa Thaçi në samitin e Berlinit ka folur për nevojën e demarkimit të kufirit mes Kosovës dhe Serbisë, kryeministri Haradinaj ka thënë se Serbia duhet ta njohë pavarësinë dhe sovranitetin e Kosovës, në kufijtë e saj ekzistues.

“Ky është realiteti që duhet pranuar dhe kështu mund të ecim përpara. Diskutimet për ndarje etnike dhe kufij, hapin rrugë për tragjedi të reja në Ballkan dhe askush më mirë se ne, nuk i kupton përjetimet e para dy dekadave”, ka thënë kryeministri Haradinaj.

Në hapje të samitit, Kancelarja gjermane Angela Merkel porositi që zgjidhja përfundimtare ndërmjet Kosovës dhe Serbisë nuk duhet “të bëhet në dëm të vendeve tjera të rajonit”.

Në një konferencë për media se bashku me presidentin e Francës, Emmanuel Macron, si nikoqir të Samitit të Berlinit, Merkel tha se në kuadër të këtij samiti do të diskutohet hapur për të gjitha sfidat.

Nga ana e tij, presidenti i Francës, Emmanuel Macron gjithashtu porositi që në kuadër të samitit të diskutohet hapur për të gjitha opsionet që janë në tryezë sa i përket Serbisë dhe Kosovës.

“Nuk e kemi për qëllim të imponojmë zgjidhje për Beogradin dhe Prishtinën. Ne dëshirojmë që të shqyrtojmë gjitha mundësitë, por edhe të shmangim tensionet e mundshme në rajon të cilat mund të ndodhin për shkak të opsioneve që janë në tryezë”, tha Macron.

Merkel dhe Macron përmendet Marrëveshjen për emrin mes Greqisë dhe Maqedonisë së Veriut si një shembull të zgjidhjes së mosmarrëveshjeve mes vendeve të rajonit.

Më herët gjatë ditës, presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi iu tha gazetarëve se“Bashkimi Evropian është shumë i dobët dhe jo unik për të lëvizur gjërat përpara në Ballkan prandaj duhet përfshirja e Shteteve të Bashkuara”.

Delegacioni i Kosovës ka zhvilluar një takim edhe me ambasadorin amerikan në Gjermani, Richard Grenell.

Para se të fillojë Samiti i Berlinit, presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi dhe ai i Serbisë, Aleksandar Vuçiq kanë takuar ndaras Përfaqësuesen e Lartë të Bashkimit Evropian, Federica Mogherini.
“Një marrëveshje ndërmjet Kosovës dhe Serbisë është jetike që të ecim të gjithë përpara së bashku. E kemi përkrahjen e Bashkimit Evropian, SHBA-së dhe tërë botës për ta arritur një marrëveshje paqësore, përfundimtare dhe gjithëpërfshirëse me Serbinë. Ne jemi të gatshëm të rifillojmë dialogun në Bruksel”, ka shkruar Thaçi në Facebook pas këtij takimi.-
(Kortezi:Europa e Lire)

Filed Under: Opinion Tagged With: Berlin

Gjermania dhe Franca forcojnë angazhimin në Ballkan

April 29, 2019 by dgreca

-Gjermania dhe Franca duan të forcojnë bashkëpunimin e tyre për stabilitetin e rajonit të Ballkanit Perëndmor nëpërmjet një agjende rajonale në sektorin e zhvillimit social, të sigurisë, të mbrojtjes dhe drejtësisë.-

Nga Anila SHUKA/DW/

Kancelarja gjermane Angela Merkel dhe presidenti francez Emmanuel Macron do ta forcojnë angazhimin e tyre në Ballkanin Perëndimor. “Ndjehemi përgjegjës për perspektivën evropiane të këtyre vendeve”, tha kancelarja gjermane, Angela Merkel në Berlin në një konferencë të përbashkët me presidentin francez Emmanuel Macron, në prag të takimit të nivelit të lartë mes krerëve të Gjermanisë, Francës, të vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe Sllovenisë dhe Kroacisë, si dhe përfaqësuesen e Komisionit të BE-së për çështje të jashtme, Federica Moghierini.

Të dy theksuan se samiti nuk kishte si synim të gjente një zgjidhje për problemet e hapura, por thjesht të fliste hapur për problemet në rajon. “Duam të arrijmë që problemet të mos jenë aq të pazgjidhshme sa ç’duken”, tha kancelarja. Ajo përmendi çështjen e doganave të Kosovës ndaj Serbisë dhe Bosnjës si një “zhvillim jo në drejtimin e duhur.

Sa i përket zgjidhjes së problemit të Kosovës, të dy thanë se nuk donin të ofronin zgjidhje konkrete, por Merkel theksoi se zgjidhja duhet të jetë në të mirë të gjithë rajonit: “Nuk mund të ketë marrëveshje pasojat e të cilës mund t’i vuajnë vendet e tjera”, tha Merkel. Që të dy përmendën zgjidhjen e konfliktit të Maqedonisë së Veriut si shembull pozitiv.

Macron paralajmëroi kthim të angazhimit francez në Ballkan, si në vitet ’90, Macron u shpreh për një agjendë rajonale, pavarësisht nga ajo e zgjerimit, dhe tha se agjenda përbëhet nga katër sektorë: Zhvillimi social, siguria, ku hyn lufta kundër trafikut ilegal të armëve, kundër krimit të organizuar, terrorizmit dhe emigracionit të parregullt, mbrojtja, ku hyn misioni evropian paqeruajtës në Bosnjë-Hercegovinë, si dhe sektori i drejtësisë dhe i forcimit të bashkëpunimit në luftën kundër kriminalitetit ekonomik. Macron tha se është i bindur se “stabiliteti realizohet me një agjendë rajonale”.

Merkel dhe Macron theksuan se samiti i Berlinit nuk e zëvendëson as “Procesin e Berlinit” e as negociatat e zgjerimit të BE-së. Më parë kancelarja gjermane kishte pasur biseda bilaterale me kryeministrin e Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, dhe atë të Shqipërisë, Edi Rama.

Filed Under: Analiza Tagged With: MERKEL-MAKRON-Ballkani

Vdiq ish senatori amerikan, Richard Lugar

April 29, 2019 by dgreca

–
“Kosova sot ka humbur një nga miqtë e saj të shquar, ish-Senatorin amerikan nga Partia Republikane Richard Lugar, mbështetësin e madh të pavarësisë sonë /Kryeministri Ramush Haradinaj/

Në SHBA vdiq në moshën 87-vjeçare ish-senatori i shtetit të Indianës Richard Lugar, ekspert i politikës së jashtme.

Republikani Lugar do të mbahet mend si njeriu i cili ndihmoi në çmontimin e mijëra armëve bërthamore në ish-shtetet sovjetike dhe kontribuoi në shkatërrimin e armëve kimike të Shqipërisë.

Qendra Lugar në Uashington tha në një deklaratë se Richard Lugar vdiq të dielën në Spitalin e Sëmundjeve të Zemrës Inova në Fairfax të shtetit Virxhinia.

Lugar u zgjodh për herë të parë në Senat në vitin 1976, pas tetë vjetësh si kryetar bashkie i qytetit Indianapolis.

Senatori republikan shërbeu për dekada të tëra në Komisionin e Senatit për Marrëdhëniet me Jashtë, ku ka qenë dy herë kryetar. Në këtë funksion, senatori Lugar ndihmoi në realizimin e marrëveshjeve për pakësimin e armëve nën administratat e presidentëve George H.W. Bush, Bill Clinton dhe Barack Obama.

Duke filluar nga viti 2004, programi u zgjerua përtej këtyre vendeve dhe përfshiu shkatërrimin e armëve kimike në Shqipëri.

Senatori Lugar mbështeti zgjerimin e NATO-s dhe favorizoi ndihmën për kryengritësit Kontra të Nikaraguas.

MBËSHTETI NDËRHYRJEN E NATOS NË KOSOVË

Senatori Lugar ishte mbështetës i ndërhyrjes së NATO-s njëzet vjet më parë në Kosovë, udhëheqësit e të cilës e cilësuan e vlerësuan si mik të madh të saj.

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, shkroi në rrjetet sociale të dielën se “ai bëri shumë për Kosovën, në ditët më të vështira për popullin tonë. Ishte një prej zërave më të mëdhenj pro intervenimit të NATO-s dhe një mbështetës i pavarësisë sonë. Do ta ruajmë përjetësisht kujtimin për të!”

***

Kryeministri Ramush Haradinaj, tha se “Kosova sot ka humbur një nga miqtë e saj të shquar, ish-Senatorin amerikan nga Partia Republikane Richard Lugar, mbështetësin e madh të pavarësisë sonë. Shqiptarët do t’i jenë mirënjohës përjetë përfaqësuesit të shtetit Indiana në Senat, Lugar, i cili së bashku me John McCain përkrahu Presidentin Bill Clinton për intervenim kundër Serbisë, për ta parandaluar gjenocidin në Kosovë”.

Filed Under: Politike Tagged With: Vdiq Senatori Lugar-Dhimbje ne Kosove

PROF. DR. GJON BERISHA VIZITOI VATRËN

April 29, 2019 by dgreca

Prof. Berisha i dhuroi bibliotekes se VATRES botimin librin e tij” GJERGJ KASTRIOTI-SKËNDERBEU NË FONDET E ARKIVIT SHTETËROR TË DUBROVNIKUT”, botuar nga Instituti i Historisë, Prishtinë 2018 me nënshkrimin: Për Vatrën dhe Vatranët!-autori./

Të shtunën, 27 Prill 2019, Prof. Dr. Gjon Berisha, historian i njohur i periudhës së Mesjetës, sekretar i Institutit të Historisë në Republikën e Kosovës, vizitoi Vatrën. Ai u prit nga anëtari i kryesisë së Vatrës, njëkohësisht arkëtar i saj z. Marjan Cubi. Editori i Diellit e njohu me rrugëtimin historik të VATRËS dhe gazetës së saj “DIELLI”.

Mysafiri shkroi në librin e vizitorëve mbresat dhe emocionet që provoi gjatë kësaj vizite:” Një ndjenjë e vecantë provon kushdo që viziton VATRËN, këtë vatër të ngrohtë shqiptare, që ngroh zemrat dhe shpirtin e shqiptarëve.Vatra dhe vatranët janë të njohur për kontributin e tyre në fushën financiare, në kontributin kombëtar, politik dhe kulturorë, në ndërtimin dhe rritjen dhe mbrojtjen e Shqiptarisë. ..Kujtesë për të gjithë gjeneratat që kontribuan në Vatër..”.

Prof. Dr. Gjon Berisha.

Prof. Berisha i dhuroi bibliotekes se VATRES botimin librin e tij” GJERGJ KASTRIOTI-SKËNDERBEU NË FONDET E ARKIVIT SHTETËROR TË DUBROVNIKUT”, botuar nga Instituti i Historisë, Prishtinë 2018 me nënshkrimin: Për Vatrën dhe Vatranët!-autori.

Prof.dr. Gjon Berisha edhe pse përfaqëson brezin e ri të studiuesëve të historisë, shquhet për kontribut cilësor në fushën e studimeve historike. Përherë kërkues ndaj vetes, nuk është ndalur për kualifikimin shkencor. Në vitet 2010-2013 ishte në Qendrën e Studimeve Albanologjike, Instituti i Historisë në Tiranë. Më 2014, Janar, ai mbrojti doktoraturën me temën : “Arbërorët ndërmjet Kishës Perëndimore dhe asaj Lindore gjatë shekujve XI-XV”, udhëhequr nga Prof.dr.sc.Pëllumb Xhufi.
Ndërkohë që, më 2009 ishte në Universitetin e Zarës në Kroaci, Fakulteti Filozofik, Departamenti i Informacionit dhe Bibliotekarisë, ku kreu studimet pasuniversitare për bibliotekari dhe informacion (Magjistraturë) dhe fitoi titullin:-Magjistër i Shkencave të Informacionit dhe Bibliotekarisë me temën :“Albanske Novine i časopisi 1848-1912”, udhëhequr nga Prof.asoc.dr.Zoran Velagić.”

Kualifikimit të tij shkencor i kanë shërbyer edhe trainimet në Ceki, Spanjë e vende të tjera.

Këto ditë që ishte në SHBA, Prof. Dr. Gjon Berisha punoi në Librarinë e Kongresit në Washington, në librarinë publike në Nju Jork etj.

Ai vizitoi edhe bibliotekën e Vatrës.
Kënaqësi që e kishim mysafir në Vatër!

Filed Under: Emigracion Tagged With: Prof.Dr. Gjon Berisha-VATER

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 1031
  • 1032
  • 1033
  • 1034
  • 1035
  • …
  • 5724
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • “Shënime për historinë antike të shqiptarëve”*
  • Si funksionon sistemi juridik në Shqipëri dhe pse ai ka nevojë për korrigjim?
  • Emisionet postare festive të fundvitit në Kosovë
  • JAKOBSTADS TIDNING (1939) / MBRETI ZOG, SHUMË BUJAR ME BAKSHISHE. — EMRI I TIJ NUK DO TË HARROHET KAQ SHPEJT NGA PRONARËT DHE PERSONELI I HOTELEVE NË VARSHAVË.
  • HAFIZ SHERIF LANGU, DELEGATI I PAVARËSISË TË CILIT IU MOHUA KONTRIBUTI PËR 50 VJET ME RRADHË, KLERIKU DHE VEPRIMTARI I SHQUAR I ÇËSHTJES KOMBËTARE
  • RIPUSHTIMI I KOSOVËS – KUVENDI I PRIZRENIT 1945
  • Nikola Tesla, gjeniu që u fiksua pas pëllumbave dhe u dashurua me njërin prej tyre
  • Bahamas njeh Kosovën!
  • Legjenda e portës shkodrane, Paulin Ndoja (19 dhjetor 1945 – 16 prill 2025) do të mbushte sot 80 vjeç
  • “Roli dhe kontributi i diplomacisë shqiptare në Maqedoninë e Veriut nga pavarësia deri sot”
  • Marie Shllaku, kur një jetë e re u shndërrua në përjetësi kombëtare
  • Në sinoret e Epirit…
  • Mbrëmë hyri në fuqi Ligji i SHBA për autorizimin e mbrojtjes kombëtare
  • Skënderbeu “grek”, ose si të bëhesh grek pa e ditur
  • A historic moment of pride for the New Jersey Albanian-American community

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT