• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

KOSOVA FESTON KRISHTLINDJEN E 20-të NË LIRI

December 25, 2018 by dgreca

-Kosova feston Krishtlindjen e 20-të në Liri, Ipeshkvi i Ipeshkvisë Prizren-Prishtinë, Imzot Dodë Gjergji: Pas një viti kremtimesh intensive të Vitit të Gjergj Kastriotit, edhe një herë me porosinë e përvitshme për festën e Krishtlindjes, në këtë kohë shprese dhe gëzimi/ 

1 amb usht amer

-Ambasadori i SHBA-ve në Prishtinë, Philip Kossnet, si dhe ushtarë Amerikanë të KFOR-it morën pjesë në meshën e Krishtlindjes në Katedralen Shën Nënë Tereza në kryeqytetin e Kosovës/  1 dobrusha

Gazeta DIELLI nga korrespondenti në Kosovë Behlul Jashari 

1 Behluli

PRISHTINË, 25 Dhjetor 2018/ Kosova feston gëzuar Krishtlindjen me urimet edhe për 2019-tën e 20 vjetorit të Lirisë e të 11 vjetorit të Pavarësisë.

1 ushtaretMesha solemne e Krishtlindjes, e udhëhequr nga Ipeshkvi i Ipeshkvisë Prizren-Prishtinë, Imzot Dodë Gjergji, u mbajt  nga mesnata në Katedralen Shën Nënë Tereza në kryeqytetin e Kosovës, të shuguruar vitin e kaluar në 5 shtator, në njëvjetorin e shenjëtërimit të shenjtëreshës shqiptare.

Ipeshkvi Gjergji, tha se pas një viti kremtimesh intensive, në kuadër të Vitit të Gjergj Kastriotit, po vinte edhe një herë me porosinë e përvitshme për festën e Krishtlindjes, në këtë kohë shprese dhe gëzimi.

“Dëshiroj që në këto ditë Krishtlindjesh të ftoj  popullin tim shqiptar, kudo që jeton, të jetë i vetëdijshëm se udhëtimi shekullor i popullit tonë drejtë kthimit në familjen e popujve të qytetëruar ka qenë tejet i vështirë. Kjo që gëzojmë sot, është arritur me mund, djersë e gjak të shumë gjeneratave”, tha ai.

Këndej, vijoi Ipeshkvi, duhet të kihet kujdes që as një dështim i yni ose padrejtësi që na bëhet, të mos e rrezikojë bashkëudhëtimin tonë drejtë të ardhmes me popujt e Evropës dhe Rajonit, sepse e dimë mirë  se si kemi  pësua kur kemi gabuar.

“Ftoj edhe popujt e Evropës, sido që janë të organizuar në institucionet shoqërore, politike dhe ekonomike, që të jenë më të drejtë dhe të kenë më shumë besim te ne shpatarët”, u shpreh Ipeshkvi i Kosovës, Imzot Gjergji.

Edhe diplomatë të akredituar në Prishtinë, mes të cilëve Ambasadori i SHBA-ve Philip Kossnet, si dhe ushtarë Amerikanë të KFOR-it, morën pjesë në meshën e Krishtlindjes katolike në Katedralen përplot me qytetarë edhe të besimeve tjera të shtetit të Kosovës,  me vlerë tradicionale themeltare tolerancën dhe mirëkuptimin ndërfetar, të ndërtuar e të kultivuar ndër shekuj, të theksuar edhe në urimet e drejtuesve institucionalë, politikë e fetarë.

Në meshë ishin edhe ish-Presidentja e Kosovës Atifete Jahjaga, aktorja Arta Dobroshi si dhe personalitete të tjera të trojeve etnike dhe diaspora shqiptare nga vende të ndryshme të botës.

Programi kremtimit të Krishtlindjes 2018 në Katedralen Shën Nënë Tereza nisi mbrëmjen e djeshme në vigjilje të Krishtlindjes me pritjen solemne në Qendrën “Bogdanipolis”, organizuar nga Ipeshkvi, ku morën pjesë e uruan edhe Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi e Kryeministri Ramush Haradinaj, duke u shprehur se Krishtlindjet janë festë e jetës, paqes dhe dashurisë mes njerëzve dhe se tek shqiptarët ndër shekuj është kultivuar tradita dhe harmonia fetare si vlerë humane dhe civilizuese. 

Ipeshkvi Gjergji bëri thirrje për dialog, paqe dhe dashuri në mes të njerëzve, ndërsa theksoi se sot festojnë të gjithë si miq dhe si besimtarë, duke përçuar mesazhin e dashurisë dhe paqes te të gjithë njerëzit në Kosovë. Para meshës solemne në Katedralen e kryeqytetit të Kosovës u mbajt  Programi i Krishtlindjes nga fëmijët e Famullisë së Prishtinës.

Sot, në Ditën e Krishtlindjes, në ora 11:00 u mbajt mesha në Katedralen Shën Nënë Tereza në Prishtinë, ndërsa Ipeshkvi Imzot Dodë Gjergji kremtoi meshën në Katedralen Zoja Ndihmëtare në Prizren.

Në Kosovë, mesha u mbajtën edhe në kishat tjera katolike, ndërsa tradicionlisht festimet për Krishtlindjen nisin në mëngjesin e 24 dhjetorit  dhe vazhdojnë në mbrëmje nëpër familje me ritet e Buzmit bujar, një feste të lashtë iliro-shqiptare që ruhet ende në shumë vise të vendit.

Krishtlindjet në Kosovë që festohen në liri në këtë vit janë të 20-tat, ndërsa në vitin 1999 të çlirimit ishin të parat.

Krishtlindjet janë festë zyrtare e përcaktuar me Ligjin për festat zyrtare në Republikën e Kosovës miratuar në Kuvend në 21 maj 2008 – vitin e shpalljes së pavarësisë në 17 Shkurtin historik.

Dekretimi i  këtij ligji si dhe i 40 ligjeve tjera të  dala nga paketa e Propozimit Gjithpërfshirës për Zgjidhjen e Statusit të Kosovës të Kryenegociatorit Martti Ahtisaari – Emisarit Special të OKB-së, ishte një nga zhvillimet e ditës së 15 qershorit 2008 të hyrjes në fuqi të Kushtetutës, e cila është miratuar nga Kuvendi  para  10 vitesh në 9 prill, më pak se dy maj pas shpalljes së pavarësisë së Kosovës.

POROSIA E IMZOT DODË GJERGJIT PËR KRISHTLINDJE 2018

Meshtarëve, rregulltarëve e rregulltareve,

vëllezërve e motrave në fe

dhe të gjithë njerëzve vullnetmirë! 

Të dashur vëllezër e motra,

pas një viti kremtimesh intensive, në kuadër të vitit të Gjergji Kastriotit, po vij edhe njëherë tek Ju me porosinë time të përvitshme për festën e Krishtlindjes, në këtë kohë shprese dhe gëzimi.

Njeriu, që nga zanafilla, është ndier i braktisur, i vetmuar dhe i humbur në humnerën e mëkatit të vet. Ai është detyruar të përballoj trishtimin e vetmisë në përballje me vetën, me botën, me mëkatin dhe me vdekjen; po ashtu është detyruar të përballoj vuajtjet individuale dhe kolektive gjatë shtegtimit nëpër tokë. Mu për këtë, njeriu  kurrë s’ka pushuar duke kërkuar ta rifitojë atë që ka humbur me mëkatin e vet dhe ta rigjejë Krijuesin e tij, që ta ngushëllonte dhe ta shoqëronte në ditët e jetës mbi tokë. Edhe sot, çdo njeri bartë të  fshehur në zemrën e vetë një dëshirë të mrekullueshme, që të gjejë personin i cili nuk e gjykon, por e kupton dhe i beson.

Për ne të krishterët, ky person është Foshnja e Betlehemit, Mesia, Biri i Hyjit të gjallë. Ne, Atij ia besojmë të gjitha brengat, Atij ia shpalosim të gjitha dëshirat, nëpërmjet uratës ia tregojmë të gjitha fshehtësitë tona, ia rrëfejmë mëkatet, ia besojmë jetën dhe vdekjen,  e Ai na kupton, na beson, na ngushëllon; asnjëherë nuk befasohet nga dobësitë tona,  kurrë nuk na gjykon, gjithnjë na do  e na pajton me Atin tonë qiellor.

Këndej, ne Kisha e Tij, s’pushojmë kurrë duke i ftuar të gjithë njerëzit, që të kthehen e të lejojnë që t’i shndrisë Krishti me Shpirtin e Tij të Shenjtë. Dhe atyre që përpiqen ta gjejë, iu ndihmon t’i lartësojë sytë drejt dritës që shndritë errësirën e zemrave  dhe i aftëson të ecin me gëzim ditëve të jetës. Nën shkëlqimin e kësaj drite dhe shoqërimin e Foshnjës së Betlehemit, çdonjëri prej nesh zbulon në zemrën e vet dëshirën për shenjtërim, dashurinë për çdo njeri dhe  arin të gjejë të mirën në tërësinë e gjërave që e rrethojnë, po edhe mëson të dialogon me të gjithë njerëzit me të cilët e ndanë të përkohshmen.

Me lindjen e Krishtit është hapë një proces i ri i dialogut mes Krijuesit dhe krijesës për shpëtimin e tokës dhe njerëzimit. Preambulë e kësaj marrëveshje në dialog, mes Mesisë besnik dhe popullit   që kërkon dënimin e tij,  mes dashurisë që falë dhe botës që hakmerret dhe mes pushtetit të Pilatit, që gjykon me vdekje në kryq dhe pushteti të Krishtit, që shpërblen me jetën e pasosur është Besëlidhja e vjetër. Kurse teksti i marrëveshjes  është Ungjilli dhe e tërë Besëlidhja e re. Zbatimi konkret i kësaj marrëveshje, të lidhur me Besë, siguron pajtimin përfundimtar ndërmjet Krijuesit dhe krijesës, ndërmjet njeriut dhe Hyjit.  Ky dialog dhe kjo marrëveshje i ofrohet çdo njeriu. Ai që e pranon, e nënshkruan në zemrën e vet   dhe e lejon Kishën që ta pagëzoj me ujë. Kurse Hyji, të njëjtën marrëveshje e nënshkruan me gozhdën e Kryqit dhe me gjakun e të Birit të Tij.

Vëllezër dhe motra,

nëse Hyji s’ka pasur frikë të dialogoi me botën, aq më pak duhet të kemi frik ne të dialogojmë me njëri-tjetrin, në familje e në shoqëri, ndërmjet familjeve, partive dhe popujve. Dialogu është parakusht i paqes, pajtimit dhe të mirës së përbashkët. Buron nga vullneti i mirë dhe dëshira për të ardhmen më të mirë të të gjithëve. Këndej, askush nuk duhet të ndihet i lodhur nga dialogu dhe askush nuk duhet ta keqpërdor apo ta mohoj nevojën për të.

Dëshiroj që në këto ditë Krishtlindjesh të ftoj  popullin tim shqiptar, kudo që jeton, të jetë i vetëdijshëm se udhëtimi shekullor i popullit tonë drejtë kthimit në familjen e popujve të qytetëruar ka qenë tejet i vështirë. Kjo që gëzojmë sot, është arritur me mundë, djersë e gjak të shumë gjeneratave. Këndej, duhet të kihet kujdes që as një dështim i yni ose padrejtësi që na bëhet, të mos e rrezikojë bashkëudhëtimin tonë drejtë të ardhmes me popujt e Evropës dhe Rajonit, sepse e dimë mirë  se si kemi  pësua kurë kemi gabua.

Ftoj edhe popujt e Evropës, sido që janë të organizuar në institucionet shoqërore, politike dhe ekonomike, që të jenë më të drejtë dhe të kenë më shumë besim te ne shpatarët. Ne, nuk na befason padrejtësia, sepse jemi të mësuar më të, në të kaluarën. Ne, sot shpresojmë në drejtësi dhe barazi,  në mesin e popujve. Mbi gjitha, popujt e Evropës, nuk duhet ta shohin popullin tim si rrezik, por si trashëgimi kulturore dhe shpirtërore të qytetërimit vet. Sidomos ftoj popujt e Rajonit që të mos thurin plane për të ardhmen duke na përjashtuar neve, por të përpiqen se bashku me ne, të arrijmë paqen, të ardhmen ma të birë dhe integrimin në familjen europiane.

Në fund, uroj që Krishti, Biri i Hyjit të gjallë, ditëlindjen e të cilit po e kremtojmë, t’i mbush zemrat Tuaja me dashuri, ju dhashë forcën për të përballuar vështirësitë e jetës dhe padrejtësitë e botës. Ju ngushëlloftë në pikëllim dhe Ju përcjellë me mëshirë dhe dhembshuri gjatë gjitha ditëve të vitit të ri, që do e fillojmë një javë më vonë.

Ju garantoj të gjithëve, unë dhe e gjithë kisha, se do t’Ju kemi në lutjet tona, do T’ju shërbejmë me përvujtëri dhe dashuri, ashtu si na porosit Foshnja e Betlehemit.

Për shumë mot Krishtlindja dhe Viti i Ri 2019!

Ipeshkvi Juaj, Dodë Gjergji

*Per me shume fotografi shihni ne Facebook dielli vatra

Filed Under: Featured Tagged With: Bell Jashari, Kosova feston, KRISHTLINDJEN E 20-të, NË LIRI

Katedrales Nënë Tereza i dhurohet një skulpturë e Pjetër Bogdanit

December 25, 2018 by dgreca

-Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli: Në prag të Krishtlindjes, vizitova Katedralen Nënë Tereza në Prishtinë, të cilës i dhurova një skulpturë të Pjetër Bogdanit/

2 PjeterBogdani

PRISHTINË, 25 Dhjetor 2018/ Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Kadri Veseli, bëri të ditur se, në prag të Krishtlindjes ka vizituar Katedralen Nënë Tereza në Prishtinë, të cilës i ka dhuruar një skulpturë të Pjetër Bogdanit, vepër e punuar me mjeshtëri nga artisti ynë Ylber Krasniqi.

“Ne ndihemi krenarë teksa kujtojmë që edhe në kohët më të vështira, Kosova pati dijetarë e mendimtarë të nivelit evropianë, siç ishte Pjetër Bogdani, simbol i aspiratës evropiane të kombit tonë.

Në këtë natë të shenjtë, të gjithë të krishterëve të Kosovës, katolikë e protestantë, ua uroj Krishtlindjen, festën e madhe të shpresës, humanizmit dhe dashurisë njerëzore”, deklaroi Kryeparlamentari Veseli./b.j/

Filed Under: Histori Tagged With: Behul Jashari, Katedralja Nene Tereza, Skulptura e Pjeter Bogdanit, Veseli

I lirë injorant

December 25, 2018 by dgreca

 Nëse një komb zgjedh të jetë injorant dhe i lirë, ai është nisur i sigurt në udhëtim drejt një fatkeqësie të madhe, në mos përfundimtare./
2 astrit-LulushiNga Astrit Lulushi/
Arkeologët çdo ditë kryejnë gërmime në kërkim të venbanimeve të lashta. Dhe, thellë nëntokë ata zbulojnë rrënoja ndërtesash e qytetesh të mbuluara nga pluhuri i shekujve. Vepra të shumta arti nga këto zbulime qëndrojnë sot nëpër muzeume, dhe shijohen. Ato janë pjesë e trashëgimisë shpirtërore që la pas njerëzimi i asaj kohe.
Dihet se cilësia e jetës së një shoqërie varet nga sasia e mallrave që prodhon. Në të kundërtën, kur asgjë s’prodhohet, brenda njeriut krijohet një hendek që e ndan mëdysh; materialisht të pasur dhe shpirtërisht të varfër. Kur koha keq-manaxhohet, kur ajo përdoret si shtrat dhe jo si mjet, njeriu humbet sigurinë, koha e lë pas dhe ai ngadalë mbulohet nga pluhuri që rëndon e shkatërron. Njeriu materialisht i pasur nuk do të kujtohet për kontributin ndaj shpirtit njerëzor që përcillet e jeton, por për fitoret apo humbjet në biznes apo politikë që një ditë shuhen.
Morali dhe dija janë të nevojshme për qeverisjen e mirë dhe lumturinë e një populli, shkollat dhe mjetet e edukimit duhet të inkurajohen. Atëherë, kush është i lirë?, dhe Horaci (65 pes-8 pes) përgjigjet – “I mençuri, i cili mund të urdhërojë pasionet e tij, që nuk ka frikë as vdekjen, as zinxhirët, që i reziston orekseve dhe përçmon nderimet e botës.”
Kartmonedhat mbajnë fjalët ‘Në Zot ne besojmë’. Njeriu bën betimin duke kërkuar ndihmën e Tij në mbajtjen e këtij betimi. Dhe ne shpallim se jemi një komb nën Perëndi kur zotojmë besnikërinë ndaj flamurit. Por në shkolla emri i Zotit nuk mund të përmendet, edhe të këndohen himne fetare nuk lejohet. Krishtlindjet mund të kremtohen në klasë me një pemë pishe, por nuk duhet përmendur njeriu të cilit ditëlindja i festohet. Çuditesh se si mësuesi do të përgjigjej nëse një nxënës e pyeste pse kjo festë u quajt Krishtlindje. Nëse një komb zgjedh të jetë injorant dhe i lirë, ai është nisur i sigurt në udhëtim drejt një fatkeqësie të madhe, në mos përfundimtare.

Filed Under: ESSE Tagged With: Astrit Lulushi, I lirë injorant

GËZUAR KRISHTLINDJEN!

December 24, 2018 by dgreca

MERRY CHRISTMAS!

1 Gezuar.JPG

GËZUAR KRISHTLINDJEN!/
MERRY CHRISTMAS!
Të dashur besimtarë të krishterë shqiptarë kudo ku ndodheni, në trojet arbërore apo në mërgim:
Gëzuar Krishtlindjen!
MERRY CHRISTMAS!

Filed Under: Featured Tagged With: dalip greca, GËZUAR KRISHTLINDJEN

Mesha, Heroi Gjergj Kastrioti, Shenjtëresha Tereza dhe Festa në Washington

December 24, 2018 by dgreca

Meshë e Shenjtë dhe Festë Shqiptare në Washington DC/

1 a nunsi flet1 a Falust pianiste3 femijet muzike2 Nuci Merita Mondi9 Mondi ne sfond1 Feste Uashing.JPG

Mesha e Shenjtë është mbajtur nga Shkëlqesia e tij, Arqipeshkvi Charles Brown, Nunsi Apostolik në Tiranë./

1 a bashke em nuncin

Nga Merita B. McCormack/Dielli/

Festimet e komuntietit shqiptar në Washington DC për të mbyllyr vitin  e Skënderbeut edhe ditëlindjen e 110 të Nënë Terezës, filluan me një Meshë të Shenjtë mbajtur nga Shkëlqesia e tij, Arqipeshkvi Charles Brown, Nunsi Apostolik në Tiranë. Kjo meshë e shenjtë shënoi edhe integrimin e nderimit ne gjuhën shqipe në dioqezën lokale.  Dhe ky eveniment mblodhi shqiptarë të të gjitha krahinave dhe feve, pasi ne shqiptarët tradicionalisht festojmë bashkë.

Arqipeshkvi Brown me një shqipe mjaft të bukur në fillim përshëndeti pjesëmarrsit, falenderoi organizatorët dhe mikrpitësit dhe  pastaj mbajti meshën në gjuhën shqipe. Ishte një festim Hyjnor . Euharistia  Shenjt në altar, u bë i pranishëm përmes lutjeve në shqip të Arqipeshkvit Brown. Ai u ndihmua në meshë nga meshtari i Universitetit mikpritës ku u mblodhën pjesëmarrësit dhe nga seminaristi shqiptar Z.Vasel Gjonlejkaj.

Shërbyesit në altar ishin fëmijë shqiptarë dhe miq të shqiptarëve.

Muzikantët po ashtu ishin shqiptarë dhe miq të shqiptarëve, të gjithë të rinj e të talentuar.  Lexuesit ishin shqiptaro-Amerikanë dhe një amerikan që ka mësuar shqip.

Në meshë merrnin pjesë shumë shqiptaro -amerikanë të zonës,  anëtarë të komunitetit dhe miq nga Nju Jorku e Detroiti. Ishte e pranishme gjithashtu edhe një motër religjioze nga Staten Island, Sr.Regina Gega, e cila shoqërohej nga Aida dhe Gjergj Balaj. Mondi Rakaj, krytari i Degës së Vatrës nga Michigani ishte gjithashtu i pranishëm në këto festime. Fatkeqësisht askush nga diplomatët e Tiranës  apo të Prishtinës  në DC nuk mundi të ishte pjesemarrës . Ambasadorja Faber ndodhej diku gjetkë për momentin dhe njoftoi me keqardhje për mungesën.

Në predikimin e tij të shkëqlyer Arq.Brown theksoi  mes të tjerash vlerat familjare të kombit shqiptar, harmoninë ndërfetare dhe trajtoi disa çështje të tjera që lidhen me rëndësinë e jetës dhe dinjitetin e njeriut. Ai  foli gjithashtu gjatë për dy figurat  më të shquara kombëtare tonat,  Gjergj Kastriot Skënderbeu dhe Nënë Tereza.

Pas meshës të pranishmit, nën tingujt e  hymnit “Ave Maria”, patën mundësinë të nderonin reliket e klasit të parë të katërmbëdhjetë martirëve shqiptarë,  grupit të Msgr. Vincenz Prennushi me shokë.

Pas meshës u kalua në hollin e pritjes, zbukuruar shumë si për festat e Krishtlindjes por edhe me flamur amerikan e shqiptar.  Atje u bë një festim i bukur me një program të veçantë.(Lexoje të plotë në gazetën Dielli te printuar-Per me shume foto shkoni en Facebook dielli vatra)

Filed Under: Featured Tagged With: Arqipeshkvi Charles Brown, Merita B McCormack, Meshe e Shenjte, Nuci Ap[ostolik, Washinton DC

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 1164
  • 1165
  • 1166
  • 1167
  • 1168
  • …
  • 5724
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • Dashuria që e kemi dhe s’e kemi
  • “Jo ndërhyrje në punët e brendshme”, dorëheqja e Ismail Qemalit, gjest atdhetarie dhe fletë lavdie
  • Arti dhe kultura në Dardani
  • Gjon Gazulli 1400-1465, letërsia e hershme shqipe, gurthemeli mbi të cilin u ndërtua vetëdija gjuhesore dhe kulturore e shqiptarëve
  • “Albanian BookFest”, festivali i librit shqiptar në diasporë si dëshmi e kapitalit kulturor, shpirtëror dhe intelektual
  • VEPRIMTARI PËRKUJTIMORE SHKENCORE “PETER PRIFTI NË 100 – VJETORIN E LINDJES”
  • 18 dhjetori është Dita Ndërkombëtare e Emigrantëve
  • Kontributi shumëdimensional i Klerit Katolik dhe i Elitave Shqiptare në Pavarësinë e Shqipërisë 
  • Takimi i përvitshëm i Malësorëve të New Yorkut – Mbrëmje fondmbledhëse për Shoqatën “Malësia e Madhe”
  • Edi Rama, Belinda Balluku, SPAK, kur drejtësia troket, pushteti zbulohet!
  • “Strategjia Trump, ShBA më e fortë, Interesat Amerikane mbi gjithçka”
  • Pse leku shqiptar duket i fortë ndërsa ekonomia ndihet e dobët
  • IMAM ISA HOXHA (1918–2001), NJË JETË NË SHËRBIM TË FESË, DIJES, KULTURËS DHE ÇËSHTJES KOMBËTARE SHQIPTARE
  • UGSH ndan çmimet vjetore për gazetarët shqiptarë dhe për fituesit e konkursit “Vangjush Gambeta”
  • Fjala përshëndetëse e kryetarit të Federatës Vatra Dr. Elmi Berisha për Akademinë e Shkencave të Shqipërisë në Seancën Akademike kushtuar 100 vjetorit të lindjes së Peter Priftit

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT