• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

NJË FTESË NGA CURRAJ I EPËRM

October 9, 2018 by dgreca

000_curraj-i-eperm

PËR TË PARËN HERË NË CURRAJ TË EPËRM NDËRTOHET RRUGË AUTOMOBLISTIKE/

1.Dr.Mhill Gecaj, kryetar i Shoqates ok

Nga Dr. Mhill Gecaj/

Kryetar i Shoqatës Nikaj-Mërtur/

Tashmë, u bë realitet, pra u përmbush një ëndërr shekullore e banorëve të fshatit të thellë e shumë të bukur malor, Curraj i Epërm, në krahinën e Nikaj-Merturit, të Malësisë së Gjakovës (Tropojë)!
Të nderuar miq dhe dashamirës të mi dhe të mbarë krahinës Nikaj-Mërtur!

Me gëzim të papërshkruar ju njoftoj se, më datën 14 tetor 2018, në Log të Kishës, do të jetë një ngjarje e rrallë në historinë shumëshekullore. Pra, do të organizohët festa e madhe popullore, kushtuar përfundimit i rrugës automobilistike, për në fshatin Curraj Epërm!

Punimet për ndërtimin e kësaj rruge, megjithëse në kushte të vështira të terrenit malor, u nisën më 4 korrik 2018, që nga ne Vrana  e Madhe. Një arritje e tillë madhështore, u bë realitet: falë vullnetit dhe mbështetjes së Pushtetit Vendor e Kryetarit të Bashkisë, Besnik Dushaj; Deputet Isuf Çelaj dhe administratorit të Njësisë së krahinës Nikaj-Mërtur, Gjovalin Gjeloshaj.

Por kryesorja, e paimagjinueshmja, unike në Shqipëri dhe në Europë, ishte mbeshtetja e tërë bashkësisë së fshatit Curraj Epërm, kudo që ata ndodhen dhe tërë Nikaj Mërturit, pra që  ishte “qershia mbi tortë”.

Një falënderim të veçantë u drejtojmë punëtorëve manovratorë dhe firmës, që mori përsipër punimet dhe i përfunmdoi ato  në kohë kaq rekord. Deshti Zoti dhe Ora e Madhe e fshatit Curraj Epërm, që kjo rrugë e vështirë u përfundua pa asnjë avari dhe as gërvishtjen më te vogël. Urojmë që Zoti ju dhashtë atyre, gjithmonë shëndet e mbarësi në jetë!

Një falënderim të përzemërt kemi për të gjithë ju, vëllezër të fshatit Curraj Epërm. Ju njoftojmë se, deri më 14 tetor 2018, do të bëhen sistemimet përfundimtare. Pra, u bëjmë thirrje që të bashkohëmi të gjithë edhe këto pak ditë që, nesër, askush mos të ndihet keq, se përse nuk u bë pjesë e ndihmës bujare, duke iu bashkuar vëllezërve të tyre!

Ky projekt i rrallë, në historinë e atyre maleve, nuk duhet dhe nuk mbaron këtu. Ëndrra dhe dëshira e të gjithëve përfundon plotësisht, pasi rruga të shkojë deri në lagjen Qeresh-Kuq(Gecaj). Prandaj, mos të rrijë indiferent asnjë bashkëfshatar ose bashkërahinas, kudo që ai jeton e punon, me aq sa mundësi të ketë për të ndihmuar. Kështu do të vazhdojmë të  jemi bashkë të gjithë, si kurdoherë, në ngjarjet e ndryshme historike!

Ju ftojmë të gjithëve: Miq dhe dashamirës, nga mbarë Shqiperia, Kosova dhe Diaspora, që të merrni pjesë në këtë festë solemne e madheshtore, aty në fshatin e mahnitës, me bukuritë e tij, në Curraj i Epërm, me datën 14 Tetor 2018. Le të gëzojmë dhe festojmë së bashku, Ëndërren e Brezave tanë!Me respekt të veçantë dhe shumë mirënjohje, për të gjithë ju dhe mirë se vini, në festën tonë të përbashkët !

Filed Under: Featured Tagged With: Curraj i Eperm, Dr. Mhill Gecaj, rruga

Jetë e subvencionuar

October 8, 2018 by dgreca

Nga Astrit Lulushi/

Politika është e përbërë kryesisht nga paragjykime. Prandaj ajo thuajse gjithmonë vepron keq. Personi i dhunuar (viktima) bëhet vegël e politikës, harron dhimbjet, dhunuesin e quan shok. Dhe shoqëria vazhdon të mbetet në vorbullën e riciklimit, njeriu dënohet, vdes – mendon se flijohet – me emrin e partisë në gojë.
Dihet se shumica e njerëzve – jo vetëm ata që konsiderohen të zgjuar, por edhe ata që janë të aftë për të kuptuar problemet më të vështira, mund të dallojnë rrallë edhe të vërtetën më të thjeshtë, ashtu siç pranojnë falsitetin e ideve që kanë formuar. Përfundimet me të cilat ata janë krenarë, ua kanë mësuar edhe të tjerëve dhe mbi të cilat kanë ndërtuar jetën e tyre. Megjithëse gënjeshtra, ata vazhdojnë të krenohen me ‘to.
Dhe këtu qëndron ironia. Njerëzit që janë më kundërshtues të shprehjes së lirë janë të njëjtët që duan të shprehen vetë të lirë. Vetë-shprehja është një e drejtë që ata duan ta mbajnë të gjithë për vete, të tjerët duhet të shprehen në mënyrë që përputhet pikërisht me dëshirat e tyre. Ata kërkojnë që të tjerët ta përshtasim gjuhën tyre, të përshtasim perceptimin mbi realitetin e përzierë me iluzionet e tyre. “Kjo është rruga që duhet të ndjekësh”, thonë ata që nuk pranojnë të ndjekin as natyrën e tyre, por u pëlqen të notojnë në llumin e shkaktuar. Shkaqet që jetojnë nga politika, vdesin nga politika. (Et tu Brute!?)
Formulimi i ndërlikuar i ligjeve rrit nevojën për t’u fshehur nga vetja, nga dhuna që synojmë ndaj njëri-tjetrit. Ndërmjet njeriut të privuar qoftë edhe për një orë, dhe atij që privohet nga jeta e tij, ekziston vetëm një shkallë ndryshimi. Ju e keni dhunuar atë, e keni konsumuar energjinë e tij. Sa më e subvencionuar është jeta, aq më pak e lirë është.

Filed Under: Analiza Tagged With: Astrit Lulushi, Jete e subvencionuar

LUFTE NE PUBLIK MES PRESIDENTIT DHE KRYEMINISTRIT

October 8, 2018 by dgreca

Thaçi i shpall luftë Haradinajt, e sulmon për dialogun, lidhjet me Radojçiqin dhe veteranët/

1 Thaci Haradinaj

Presidenti Hashim Thaçi e ka mbajtur edhe sot një konferencë për media, permes së cilës zgjodhi që t’ia kthejë një nga një publikisht të gjitha akuzat kryeministrit Ramush Haradinaj. Thaçi i bëri thirrje kryeministrit të jetë më racional dhe më i përgjegjshëm kur flet për dialogun. Ia përmendi edhe miqësinë me Milan Radojçiqin e Veriut dhe listat e fryra të veteranëve.

Presidenti Thaçi e nisi konferencën e sotme duke e përsëritur se nuk kanë qenë më shumë se 12 mijë pjesëtarë të UÇK’së dhe u bëri thirrje përfaqësuesve politikë të mos  përzihen në çështje të drejtësisë, transmeton Express.

Kjo ishte vetëm pika e parë e deklaratës hakmarrëse që Thaçi ka përgatitur sot për kryeministrin Haradinaj, i cili vazhdimisht thotë se kanë qenë 50-60 mijë veteranë të UÇK’së dhe i cili ka kritikuar ashpër ish-prokurorin Elez Blakaj.
***

Haradinaj: Përgëzime dhe ngushëllime, ideja e kufijve ‘ka vdekur’

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, tha sot se ideja e korrigjimit të kufijve tashmë ‘ka vdekur’ dhe u ka shprehur ngushëllime atyre që kanë pasur pretendime për ndryshim të territoreve.“I shpreh ngushëllimet e mija për këtë ide të kufijve, pasi që mendoj se ka vdekur, dhe njëkohësisht edhe përgëzime”, ka thënë ai.

Ideja për korrigjimin e kufijve mes Kosovës e Serbisë është dhënë nga Presidenti Hashim Thaçi në gusht të këtij viti, ndërsa Haradinaj vazhdimisht e ka kundërshtuar këtë opsion.Ai pas dekorimit me hartën e artë për Elena Kadaren, është shprehur optimist sa i përket çështjes së liberalizimit të vizave.

***

Muharrem Nitaj: Thaçi t’i përmirësojë deklaratat e tij, jo Haradinaj

Zëdhënësi i Aleancës për Ardhmërnë e Kosovës, Muharrem Nitaj, ka reaguar ndaj kërkesave të fundit nga Presidenti i vendit Hashim Thaçi në drejtim të Kryeministrit Ramush Haradinaj.Derisa Thaçi ka kërkuar nga Haradinaj të përmirësojë deklarimet lidhur me korrigjimin e kufijve, Deputeti Nitaj në një prononcim për klankosova.tv, ka thënë se është vet presidenti ai që duhet korrigjuar deklarimet:

”Nëse në Kosovë ka një njeri që duhet t’i përmisojë deklaratat e tij për kufijtë, ai është vet presidenti Thaçi”, ka deklaruar ai përmes telefonit.

Presidenti Thaçi ka kërkuar nga Kryeministri Ramush Haradinaj t’i permisojë deklaratat e tij lidhur me korrigjimin e kufijeve, përndryshe shumë shpejt mund të ndërrohet pasi sipas tij Haradinaj po ndihet komod në karrigen e tij, njofton Klan Kosova.

 

 

Filed Under: Komente Tagged With: Kryeministri Haradinaj, Lufte ne publik, President Thaçi

Elena Kadare, Medalja Presidenciale e Meritave

October 8, 2018 by dgreca

Shkrimtares Elena Kadare i akordohet Medalja Presidenciale e Meritave dhe Harta e Artë e Kosovës/

1 elena Thaci

-Presidenti Thaçi dekoroi shkrimtaren Elena Kadare më Medaljen Presidenciale të Meritave/

1 elena ramushi

 -Kryeministri Haradinaj: Helena dhe Ismail Kadare na kanë ndihmuar neve të jemi ata që jemi sot/

 PRISHTINË, 8 Tetor 2018-Gazeta DIELLI/ Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, sot e ka dekoruar shkrimtaren e njohur Elena Kadare me Medaljen Presidenciale të Meritave.Presidenti Thaçi ka thënë se në kujtimet dhe publicistiken e shkrimtares Elena Kadare, vend të veçantë zë edhe dashuria ndaj Kosovës.“E dekorova shkrimtaren e njohur Elena Kadare për kontributin e saj autentik në pasurimin e letërsisë shqipe. Tek Elena Kadare, në kujtimet dhe publicistiken e saj, vend të veçantë zë edhe dashuria ndaj Kosovës”, u shpreh presidenti Thaçi.

 Ndërsa, shkrimtarja Elena Kadare e ka falënderuar presidentin Thaçi për dekoratën e ndarë dhe ka evokuar kujtime nga vizitat e saj të mëhershme.“Sa herë që vij në Kosovë, vërej përparim dhe i gëzohem çdo të arriture të Kosovës”, ka thënë shkrimtarja Kadare.Presidenti Thaçi ka theksuar se fryma oksidentale e familjes Kadare është një vlerë e veçantë e kulturës sonë.

*** 

“Helena Kadare, Ismail Kadare, i  kanë dhënë kombit tim, lexuesve, vlerën më të lartë në letërsi, na kanë ndihmuar neve të jemi ata që jemi sot”, tha Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, pas takimit që pati sot me shkrimtaren Helena Kadare.Kryeministri Haradinaj, me këtë rast, tha se për të është një ditë e veçantë, një ditë e bukur në jetën e tij, për faktin se priti në Qeverinë e Kosovës, zonjën Helena Kadare.Kryeministri Haradinaj, në shenjë falënderimi për veprën e çmuar, dekoroi zonjën Helena Kadare me Hartën e Artë të Kosovës.“Një meritë e posaçme për Helenën, Ismailin dhe një falënderim i posaçëm i gjithë shqiptarëve kudo që janë, është se iu kanë ndihmuar shumë popujve të tjerë të botës që të dinë për ne dhe ta dinë kush jemi”, vlerësoi Kryeministri Haradinaj.

Ndërsa, shkrimtarja Helena Kadare, e cila u shpreh shumë e emocionuar për nderin që ia bëri Kryeministri Haradinaj, tha se është pak të thuhet që është e nderuar, sepse siç theksoi ajo, Kosova për të është një gjë e veçantë dhe çdo ardhje këtu, është një gëzim i veçantë që nuk mund të përshkruhet me fjalë.

“Kjo që po bën kryeministri sot, z.Haradinaj më nderon jo shumë, por nuk gjej dot fjalën e përshtatshme për ta thënë se çfarë gjëje e bukur dhe e jashtëzakonshme është kjo”, tha shkrimtarja Kadare./b.j/

 

Filed Under: Featured Tagged With: elena Kadare, Harta e Artë e Kosovës, Medalja Presidenciale e Meritave

Gjergj Kastriotin- Skënderbeun në Prizren do ta vendosin shqiptarët

October 8, 2018 by dgreca

Gjergj Kastrioti 1- Foto

Nga Nue Oroshi /

Ideja e bërë publike më 28 Korrik 2018 e Shoqatës”Trojet e Arbrit” për vendosjën e Monumentit të Gjergj Kastriotit – Skënderbeut në Prizren, si dhe ndërtimin e Muzeut Kombëtarë në Kalanë e Prizrenit ka tronditur çarqet pansllavisto-aziatike. Ata kanë hyrë në veprim dhe nuk janë duke lënë gurë pa lëvizur për të bllokuar me çdo mjet këtë ide brilante për rikthimin e Shqiptarizmës së humbur në Prizren.Meqense unë personalisht jam lindur dhe rritur në afërsi të qytetit të Prizrenit i njoh jashtzakonisht thellë mentalitetin e prizrenasve.Qyteti i Prizrenit e në veçanti rrethina e saj ka atdhetarë shqiptarë të cilët për Gjergj Kastriotin-Skënderbeun janë në gjëndje të sakrifikojnë çdo gjë.Miqtë e mi më njoftuan që njëfarë portali i Erdoganit me emrin “Gazeta Impakt”, qe përveç shkronjave shqipe, alfabet që vendosen në veprim intelektualët atdhetarë shqiptarë ne krye me at Gjergj Fishtën e Mithat Frashërin me shokë ky portal nuk kishte asgjë shqiptare.Ky portal që udhëhiqej nga njëfarë mbeturine nga Anadolli me emrin Olsi Jazegjiu paska vjellur vrerë kundër projektit të Gjergj Kastriotit -Skënderbeut dhe Shoqatës atdhetare “Trojet e Arbrit”.Opinioni i gjërë tani e pesëmbëdhjetë vjet është i njoftuar më punën shkencore dhe atdhetare që bën Shoqata e Intelektualëve gjithshqiptarë “Trojet e Arbrit “si njëra nder shoqatat me aktive dhe me atdhetare në të gjitha trojet shqiptare.Kjo shoqatë në planet e veprimtarisë së saj e zhvillon aktivitetin pa dallim feje,krahine dhe ideje dhe jemi të vetmit që, për pesëmbëdhjetë vjet më radhë kemi arritur që t’i mbledhim studiuesit nga të gjitha trevat shqiptare dhe nga të gjitha religjionet shqiptare. Pra,deri me tani kemi mbajtur 19 sesione shkencore, 8 akademi shkencore dhe kemi botuar 16 vepra enciklopedike me gjithsej 10055 faqe,ku kanë botuar studimet e tyre 300 studiues shqiptar,ndërkohë në dorshkrim i kemi duke i pergaditur edhe tri libra të tjerë që kapin një volum të përgjithshem prej gjithsej rreth 1400 faqe. I njoftojmë të gjithë shqiptarët që mos të zbrapsën por të vazhdojnë me përkrahje materiale.Ne jemi në fazën e përgatitjes së dokumentacionit ku shumë shpejtë do të bëjmë edhe kërkesën zyrtare në Kuvendin e Komunës së Prizrenit dhe do të jemi të hapur që ta mbajmë një takim konsultativ që Monumenti i Gjergj Kastriotit -Skënderbeut të vendosët aty ku e ka vendin në Shadërvan të Prizrenit. Këto ditë kam pasur edhe disa konsulta edhe me politikën Gjermane dhe atë Amerikane që plotësisht e kanë dhënë dritën e gjelbërt për një veprim të tillë.Ndërsa këtij Erdoganisti të felliqur me emrin Olsi Jazegjiut i themi se koha jote ka përfunduar së bashku me ideologun tënd Erdogan.Prizrenit do t’i kthehët shqiptarizma dhe këtë do t’ia kthejnë vetë qytetarët e saj pa dallim feje apo rrethi.Për fund po them së Gjergj Kastriotin-Skënderbeun në Prizren do ta vendosin shqiptarët kurse kolonës, të parët do ti prijnë djemtë dhe vajzat atdhetare të Prizrenit të udhëhequr nga flamuri kuq e zi dhe shqiponja dykrenare ndërsa ju që më shumë e doni baba sulltanin se sa shqiponjën dykrenare e keni gabuar vendqëndrimin.Vendqëndrimi juaj është në Anadoll, Ankara, Bagdad apo edhe në ndonjë vend tjetër e jo në trojet tona arberore.Në trojet shqiptare tash kemi ushtrinë e Natos dhe djelmnin dhe vajzerin shqiptare, që nuk lëshon pe për pa dalë fare.

Filed Under: Featured Tagged With: Gjergj Kastriotin- Skënderbeun në Prizren, Nue Oroshi, vendosin shqiptarët

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 1238
  • 1239
  • 1240
  • 1241
  • 1242
  • …
  • 5724
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • Bahamas njeh Kosovën!
  • Legjenda e portës shkodrane, Paulin Ndoja (19 dhjetor 1945 – 16 prill 2025) do të mbushte sot 80 vjeç
  • “Roli dhe kontributi i diplomacisë shqiptare në Maqedoninë e Veriut nga pavarësia deri sot”
  • Marie Shllaku, kur një jetë e re u shndërrua në përjetësi kombëtare
  • Në sinoret e Epirit…
  • Mbrëmë hyri në fuqi Ligji i SHBA për autorizimin e mbrojtjes kombëtare
  • Skënderbeu “grek”, ose si të bëhesh grek pa e ditur
  • A historic moment of pride for the New Jersey Albanian-American community
  • U zhvillua veprimtaria përkujtimore shkencore për studiuesin shqiptaro-amerikan Peter Prifti
  • Dashuria që e kemi dhe s’e kemi
  • “Jo ndërhyrje në punët e brendshme”, dorëheqja e Ismail Qemalit, gjest atdhetarie dhe fletë lavdie
  • Arti dhe kultura në Dardani
  • Gjon Gazulli 1400-1465, letërsia e hershme shqipe, gurthemeli mbi të cilin u ndërtua vetëdija gjuhesore dhe kulturore e shqiptarëve
  • “Albanian BookFest”, festivali i librit shqiptar në diasporë si dëshmi e kapitalit kulturor, shpirtëror dhe intelektual
  • VEPRIMTARI PËRKUJTIMORE SHKENCORE “PETER PRIFTI NË 100 – VJETORIN E LINDJES”

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT