• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Fitoret e mëdha kurrë nuk janë fituar në betejën e parë

October 8, 2018 by dgreca

u1_AurelDasareti

Nga Aurel Dasareti, USA/

Politika shqiptare është shumë e komplikuar dhe serioze për t’ua lënë politikanëve. Prandaj ne ua kemi lënë: analfabetëve, klounëve,  pederastëve, pedofilëve dhe skizofrenëve. Pushteti nuk korrupton, por cubat kokëkrisur në pozita pushteti e korruptojnë pushtetin, në Shqipëri dhe në Kosovë. Dhe, ata janë të denjë për urrejtje.

***

Skizofrenia: Çrregullim i rëndë mendor, shkaktohet nga pengesat e zhvillimit normal të trurit; një sëmundje primare biologjike ku simptomat janë kryesisht të një natyre mendore dhe të sjelljes. Trashëgimia familjare luan një rol të pamohueshëm në zhvillimin e sëmundjes.

Skizofrenia karakterizuar nga psikoza: (Iluzionet, idetë/mendimet e shtrembëruara; Halucinacionet, përfytyrim i rremë që shfaqet kur njeriu është jonormal; Çrregullime mendore, individualisht ose në kombinim).

Një psikopat gënjen absolutisht për gjithçka. Si mos më besoni, pyesni skizofren Edvin Kristaq Ramën dhe skizofren Hashim Thaçin.

Dhe, sidomos Hashimi ka prirje të krijon shumë probleme të reja dhe më serioze për cilindo problem që rastësisht e zgjidhën. Përderisa të menduarit e tij ka pak ose aspak kontakt me realitetin, arsyetimi i tij ka prirjen të bëhet më i stërholluar dhe më joreal sa më thellë që futet në terrin e mendimeve dhe pisllëqet e veprimeve.

Të presësh nga një tradhtar i shitur dhe analfabet me çrregullime mendore, që të veprojë sipas një sistemi të caktuar vlerash kombëtare, është kontradiktore dhe jokombëtare. Vlerat kombëtare janë çështje përzgjedhjeje. Ndërkohë, përzgjedhja mund të jetë e vetëdijshme dhe rezultat i një lufte shpirtërore të gjatë, me shumë gjasa e mbështetur në ndikimin e traditës familjare, këshillave apo ndikimeve tjera të jashtme antishqiptare.

***

Jo çdo gjë e vlefshme i nënshtrohet procesit të shitjes dhe blerjes, sepse ka disa vlera tërësisht vetjake prandaj nuk mund të këmbehen (p.sh. dashuria e prindërve); ka të tjera që gjatë shkëmbimit e humbasin vlerën (p.sh. fama); si dhe vlera tjera (në shtetet e mirëfillta) që janë fizikisht të pamundshme ose të paligjshme për t`u tregtuar (p.sh. territori i vendit apo postet politike).

Megjithatë, pasi Shqipëria dhe Kosova janë shtete cubash, të kapura nga mafia politike në bashkëpunim me pseudo-intelektualët, pseudo-gazetarët dhe oligarkët kriminel, tregtohet me gjithçka:

1). Me familjen (përfshirë prindërit e “dashur”);

2). Me famën (e prejardhjes tonë pellazge/ilire/shqiptare, si dhe figurat më të ndritura të kombit dhe vendit prej antikës e deri sot, duke e shtrembëruar historinë tonë në favor të armiqve);

3). Me territorin e Vendit dhe postet politike (por edhe me diplomat, lëndët narkotike, naftën, gazin, drunjtë, gurët, fushat, malet, pyjet, kodrinat, luginat, lumenjtë, ujdhesat, liqenet, xeheroret, deti, ajri, dielli, toka, qielli).  

Është më mirë të diskutohet pa gjetur një zgjidhje politike, sesa të detyrosh dikë ta pranoje pa diskutuar.

Thaçi Hashim, ik o burrec! Rama Kristaq Edvin, ik o burrec! Unë nuk i njoh personalisht. Por këta dy, “president” i Kosovës dhe kryeministri i Shqipërisë janë antikombëtarë skandaloz, të emëruar në poste nga klanet e tyre mafioze, i kanë falsifikuar dhe vjedhë votat si dhe kanë paguar njerëz të pandërgjegjshëm që t`i votojnë. Veprojnë për interesat e vendeve armike.

Ju e trajtoni “president” Hasha Nasha-n e pa-mandat në një mënyrë që e ka kthyer atë në një zot që gjithkush i përkulet, frikohet, i lutet dhe i bindet. Pse i mbani kudo fotografitë e atij burreci?! Pse akoma nuk e keni nxjerrë nga lokalet qeveritare pa vullnetin e tij?! A mendoni se do të turpërohet dhe tërhiqet vullnetarisht?! Çfarë është turpi për rezilin? Dhe, Hasha është përfaqësues perfekt për atë grup të një Kuvendi jofunksional.

Për mua, qëllimi është çrrënjosja e këtij “Modeli i të menduarit” të konsumuar, i cili për motive leverdie duke harruar pasojat shkatërrimtare, përdoret nga politik-bërësit mafioz, pseudo-intelektualët dhe pseudo-gazetarët, për të justifikuar padrejtësitë dhe kriminalitetin, tradhtinë e regjimit. Unë them që t’i respektoni ata që eventualisht meritojnë respektin tënd, por ai që nuk e respekton popullin e tij nuk e meriton respektin e popullit. Prandaj unë, të tillët nuk i quaj “zotërinj” por bërllok, kodosh…

Modelet e mendimit dhe ndjenjat: të tilla si depresioni, ankthi, psikoza ose çrregullimet e personalitetit. Detyra parësore e psikologjisë jonormale është që të sigurojë përkufizime të vlefshme dhe gjithëpërfshirëse të anomalive psikologjike, të kërkojnë dhe gjejnë shkaqet e këtyre dhe të zhvillojnë metoda psikologjike të trajtimit që mund të ndryshojnë atë sjellje, modelet e mendjes.

Kur unë punoj me ndërmjetësim, e di se mund të harroj të negocioj me dikë që ka karakteristika psikopatike. Ose ajo bëhet në ato mënyra që ata duan, ose është e pamundur.

***

Krimi në trojet shqiptare ka marrë një pushtet të paimagjinueshëm. Nëse dëshironi të keni një botëkuptim të qartë për secilin politik-bërës, interesohuni se çfarë lidhjesh ka ai me krimin dhe prejardhja e pasurisë së tij, si e bëni, nga ka dal kjo pasuri.

Sikur t`i marrim vetëm 2% të vërteta ato që shikojmë, lexojmë dhe dëgjojmë për qeveritë e dy shteteve tona, atëherë 99% prej tyre e meritojnë burgimin e përjetshëm. Minimum.

Pushteti që nuk bazohet në atdhedashuri, ligj, drejtësi, njohuri dhe një furnizim të vazhdueshëm informacioni, do të jetë në fund të fundit e pamundur për t’u mbrojtur.

***

Sot arsyeja politike nuk është më pronë private e pushtetit politik. Sidomos jo nëse ai pushtet është si në trojet tona, me të gjitha të këqijat vdekjeprurëse për vendin dhe kombin. Në mënyrë që katastrofat të parandalohen, duhet të shpërthej një valë inteligjence dhe intuite nga qarqet jozyrtare, të vendit dhe diasporës. Duhet larguar të gjithë mafiozët dhe të dështuarit, dhe shembur sistemin që e kanë ndërtuar në baza kriminale.

Unë jam një luftëtar që lufton me veten, i shqyer midis ndjenjës dhe arsyes. Unë mendoj se shumica e miqve dhe kolegëve të mi e bënë këtë betejë çdo ditë. Pyes veten nëse fitojmë ndonjëherë.

*Autori shenon se eshte ekspert i shkencave ushtarake-psikologjike.Komunikimi:  (dasaretiaurel@yahoo.com.au)

Filed Under: Analiza Tagged With: Aurel Dasareti, Fitoret e mëdha kurrë nuk janë fitua, r në betejën e parë

Nëse Kosova hyn në koncesione të reja me Serbinë,shteti shembet!

October 8, 2018 by dgreca

Profesori universitar dhe kryetari i Shoqatës së sociologëve të Kosovës, Fadil Maloku, në një intervistë ekskluzive për KosovaPost, flet për dialogun Kosovë- Serbi, arritjen e marrëveshjes historike siç thotë ai kjo marrëveshje do të ketë kompromise të “dhimbshme” të dyanshme. Tutje Maloku flet në vija të trasha se cilat do të jenë pikat ku do të arrihet kompromis ndërmjet palëve dialoguese Kosova-Serbi. Gjithashtu Maloku flet edhe për rrezikun që do i kanosej Kosovës në rast të hyrjes në dialog me Serbinë pa “vija të kuqe” dhe pa një platëformë konsensuale. Maloku flet edhe për konsensusin e brendshëm që duhet ta ketë Kosova para fillimit të dialogut  për transformimin e FSK- së e shumë procese të tjera politike që e presin Kosovën në ditët e muajt e ardhshëm.

1 Fadil Maloku ok.JPG

KosovaPost: z.Fadil Maloku, Kosova dhe Serbia, tashmë po hyjnë në fazën finale të dialogut. Sa e shihni të mundshme arritjen e një marrëveshjeje të obligueshme për të dyja palët që çon drejt normalizimit dhe njohjeve reciproke?

z.Maloku: Kam përshtypjen që këto bisedime që në fillim u nisen si teknike do përfundojnë me një marrëveshje, për të mos thënë historike, por gjithsesi një marrëveshje që do krijonte konditat e një sigurie dhe stabiliteti të ri në rajonin e Ballkanit Perëndimor. Shikuar me këtë dioptri këto bisedime janë shumë të dobishme edhe për disa arsye:

Do definohej qartë pozicioni i shpalljes së pavarësisë së Kosovës, si Projekt ndërkombëtar, e që me Rezolutën 1244, akoma ka problem, edhe për shkak se ajo akoma nuk është anëtare e KB.

Serbia do lirohej definitivisht nga presioni i brendshëm e më shumë i jashtëm për të definuar dhe kornizuar qartë dhe në mënyrë të theksuar se është një shtet që meriton joshjet për integrime qoftë rajonale po edhe ato evropiane.

Rajoni i Ballkanit Perëndimor, do qetësohej për ca dekada të ardhshme.

KosovaPost: Janë paralajmëruar edhe kompromise të vështira për të dyja palët. Nëse për Serbinë, kompromisi më i madh do të ishte njohja e shtetit të Kosovës, cili do të ishte kompromisi i Kosovës në raport me Serbinë?

z.Maloku: Po tani po kalkulohet shumë edhe në publik e edhe në medie se çfarë në fakte nënkuptojmë me “kompromis”? Në fakt, ne kemi një prononcim të Presidentit Thaçi, i cili shkarazi, por mund të jetë edhe i qëllimshëm, se “….Si Kosova ashtu edhe Serbia do bëjnë kompromise”. Ne nuk jemi në dijeni se çfarë nënkupton kjo gjuhë eufemiste e politikës, por në vija të trasha mund të nënkuptojmë që synimi është ky:

Serbia të pranoj që nga Preambula e Kushtetutës së saj të heqë sintagmën, ku figuron se Kosova është pjesë përbërëse e Serbisë.

Ndërkaq, Kosova ta avancojë pra ta mveshë thënë më thjesht ASOCIACIONIN me kompetenca ekzekutive. Kështu e kuptoj unë “kompromisin” e prejudikuar tashmë edhe në medie të Presidentit aktual të Kosovës

KosovaPost: Janë përmendur edhe vijat e kuqe të dialogut. Presidenti Hashim Thaçi ka paralajmëruar dialog pa vija të kuqe, ndërkohë që ka shumë mospajtime rreth deklaratave të tij. Si e shihni ju një dialog eventual pa vendosjen e vijave të kuqe në të?

z.Maloku: “Vijat e kuqe”, për mendimin tim nënkuptojnë koncesione të reja dhe padyshim të dhimbshme, ngase:  ‘Çdo “kompromis” i mëtejmë kompetitiv i palës kosovare në raport me Serbinë, do e fundos shtetndërtimin e Kosovës!” Kosova me juridiksion është shtet multietnik, ani pse në jetën reale multietniciteti kosovar me 95% shqiptar e 5% grupe tjera etnike është një improvizim banal…sepse, shtete multietnike në rajonin e Ballkanit mund të shquhen vetëm Bosnja dhe Maqedonia.

Tjetër është mosintegrimi i qëllimshëm i serbëve në sistem. Dhe për këtë fajtor duhet të jenë si qeveritë e Kosovës ashtu edhe të Serbisë

1.Themi të Kosovës, për shkak se asnjë qeveri e pasluftës nuk ka, ofrua: Projekte, as ide e as kurrfarë strategjiepër      t’i joshë e akomodua serbet vendas në sistemin e ri vlerorë.

Themi të Serbisë, shkaku se Serbia gjithnjë i ka manipuluar popullatën serbe të Kosovës, për qëllime të veta politike

Themi të mekanizmave dhe institucioneve ndërkombëtare, shkaku se edhe ato më shumë kanë neglizhuar në gjetjen e zgjidhjeve për serbet kosovar, sidomos Brukseli, jo edhe aq të Uashingtoni), të cilët më shumë ishin të interesuar për të bërë “pazarin” e integrimit të serbëve, në raport me Serbinë

Por, në gjithë këtë projeksion, apo fushë debati dhe padyshim konflikti me Serbinë, duhet pasur parasysh që serbët lokal në gjuhën juridike kanë shumë privilegje. ”Mirëpo, kur ideja e”mbrojtjes” paragjykohet përmes superprivilegjeve (çfarë në të vërtetë janë edhe me Kushtetutë), atëherë ajo bëhet pengesë serioze edhe për rregullimin e raporteve tjera shoqërore.

Në rrafshin ndërkombëtar sot për sot ekzistojnë nisma dhe modele të llojllojshme të cilat janë në raporte konkurruese njëra me tjetrën, por për mbrojtjen e pakicave më së largu kanë shkuar shtetet perëndimore, ndërsa Evropa Lindore dhe ajo Juglindore ende janë në fazën e konstituimit të legjislacionit për grupimet etnonacionale pakicë”,…

KosovaPost: Ndërkohë, që dialogu po shkon drejt finales, në Prishtinë ende nuk ka një konsensus ndërmjet partive politike. Pse kaq e vështirë arritja e këtij konsensusi të brendshëm?

z.Maloku: Është i vërtetë konstatimi i juaj. Në ndërkohë, ”Serbia, ka kohë që është duke kërkuar një konsensus të brendshëm nacional, përkitazi “bisedimet finale” për Kosovën, qeveria jonë ka krijuar ad hoc një Platformë 9 pikëshe, me (një faqe e gjysmë!?), dhe mendon se do t’i rezistoj lehtë gjithë makinerisë diplomatike dhe konsensusit unik nacional serb!? Shpëtimi i vetëm i palës kosovare, janë interesat strategjike të miqve…. Të cilët falë ndihmës teknike dhe asaj këshillëdhënëse mund ta mbajnë dialogun. Ndryshe, në Ballkan edhe ashtu të trazuar në të ardhmen hapën opsionet tjera.., pse jo edhe ai i bashkimit të trojeve. Por, për këtë opsion kjo gjeneratë politikanësh nuk është e gatshme…Andaj duhet pasur shumë kujdes delegacioni i tanishëm qeveritar, se ku, çka dhe si po e bë ofertën e “kompromisit” në raport me Serbinë”,

KosovaPost: Kryetari i Këshillit Kombëtar të Nismës Socialdemokrate, Jakup Krasniqi, thotë se dialogu nuk duhet të vazhdojë pa konsensusin nacional.

z.Maloku: Jam dakord . Dhe ai dialog duhet të zhvillohet në Kuvend. Kuvendi është aula e debatit dhe marrëveshjeve të çfarëdo natyre qofshin ato

KosovaPost: Krasniqi në një intervistë ekskluzive për gazetën “Bota sot”, thotë se Kuvendi i Kosovës si organi përfaqësues i qytetarëve të Kosovës duhet ta legjitimojë atë që duhet ta vazhdojë dialogun, pasi që, sipas tij, çdo veprim tjetër është antikushtetues. Cili eshte mendimi i juaj ?

z.Maloku: Nuk jam jurist ta gjykojë këtë konstatim, por , jam i sigurt që konsensusi ndërpartiak , s’bashku me shoqërinë civile, intelektualet, Akademinë etj.duhet të ndodhë

KosovaPost: Pse është pikërisht në këtë moment që Beogradi po ushtron presion mbi serbët e FSK-në?

z.Maloku: Thjesht për t’i disiplinuar dhe për të mbajtur në presion të interesave ekskluzive shtetërore e kombëtare serbe

KosovaPost: Si duhet vepruar për të realizuar kthimin e FSK-së në ushtri?

z.Maloku: Po, unë shoh që interesi i NATO-s është që edhe Kosova ta këtë një ushtri ekspeditive, sikurse të gjitha vendet e rajonit. Janë mundësia juridike që na i ka lidhe këmbët, sepse, pa pëlqimin e serbeve në Kuvend nuk mund të behet as edhe një germe e vetëm në sistem. Ose duhet ndryshuar Kushtetutën (qe unë jam pro), ose duhet me ndonjë ligj të ri me e bë…

KosovaPost: Liberalizimi i vizave është i rëndësishëm. Qytetarët aktualisht po presin raportin e Komisionit dhe nëse kriteret janë përmbushur, sapo raporti të përfundoj, a do të ketë vendim pozitiv për liberalizim të vizave?

z.Maloku: Përralla e “liberalizimit te vizave” ishte një manipulim i llojit të vetë që politika vendase e konsumoi për t’u mbajtur në pushtet në tri legjislatura…

KosovaPost: A i ka plotësuar Kosova kriteret?

z.Maloku: Ekspertet e integrimeve evropiane thonë që i ka plotësuar…

KosovaPost: Pse është domosdoshmëri për Kosovën?

z.Maloku: Sepse të rinjtë kosovar janë të vetmit në rajon që janë të privuar të qarkullojnë shlirshem…kur dihet që konventat ndërkombëtare, lirinë e qarkullimit e kanë promotorë të shkalles së demokracisë

KosovaPost: A ka mundësi të ketë një emigracion masiv nga Kosova ?

z.Maloku: Gjasat janë reale, sepse sot në kohën e revolucionit teknologjik është vështirë t’i mbash në burg social të rinjtë. Ata donë jetë më të mirë, shkollim shumë më cilësor, punë dhe begati nga më të ndryshmet…Thjesht donë ta shijojnë mirëqenien për vete

KosovaPost: A ka zhgënjim dhe humbje shpresash nga rinia kosovare?

z.Maloku: Fakti dhe akti i dëshirës për të ikur nga Kosova (një studim i fundit tregon se mbi 48% të rinjve kosovar nëse do u jepej shans për tu punësuar diku në Evropë, do e lëshonin vendin pa asnjë hamendje…

 

 

Filed Under: Politike Tagged With: Fadil Maloku, Nëse Kosova hyn në koncesione të reja me Serbinë, shteti shembet!

SHKELEN TЁ DREJTAT E NJERIUT, POR NE HESHTIM

October 8, 2018 by dgreca

Nga Pierluigi Battista-   “Corriere della Sera”/

1-eugjen-merlika

 

 Pёrktheu: Eugjen Merlika/

            Do tё duhej tё protestonim pёr dёnimin me burgim tё pёrjetshёm tё gjashtё shkrimtarёve dhe gazetarёve, nё pёrfundim tё njё proçesi-farsё nё Turqi. Por nuk e bёjmё, nuk na leverdis, nuk ka aq rёndёsi pёr ne.  Ndjeshmёria jonё kundrejt mbrojtjes sё tё drejtave njerёzore ёshtё mekur deri nё zhdukje, e gёlltitur nga rregullat,  hipokrizitё dhe cinizmi I realizmit politik.

Qeveritё evropiane duhet t’a mbajnё mirё me Erdoganin, i paguar pa asnjё kursim pёr tё mbajtur tё mёrguarit nga Siria e, sigurisht, nuk mund tё tronditen nga padia dramatike e njё tё pёrndjekuri tё regjimit turk, Ahmet Altan, tё shprehur nё librin “Nuk do tё shoh mё botёn”, tё botuar nё Itali nga Solferino. Dhjetra mijra nёpunёs shtetёrorё janё hequr nga puna me pretekstin e njё pjesёmarrjeje tё hamendёsuar nё grushtin e shtetit tё dёshtuar tё viti 2016. Por tё gjithё neve bёjmё sikur nuk ka ndodhur asgjё, institucionet evropiane, tё munguara e tё mbyllura nё njё plogёshti qё do tё duhej tё bёnte tё turpёrohej njё Evropё, qё vetёquhet e çimentuar nё mbrojtjen e vlerave tё padiskutueshme, dhe njё opinion publik, tashmё i narkotizuar mbi dhunimet e lirisё politike mё fillestare nё Vendet shumё pranё nesh. Madje pothuajse lёshojmё njё psherёtimё lehtёsimi kur gjykatat egjyptiane, qole tё diktaturёs “laike”, shpёrndajnё dёnime kapitale si shi pёrfaqёsuesve tё Vёllezёrve myslimanё. Jemi edhe tё gatshёm tё mёnjanojmё çёshtjen Regeni pёr tё mbajtur marrёdhёnie tё mira me Kairon: a nuk ёshtё Egjypti njё ledh nё luftёn kundёr fanatizmit tё errёt islamik? Po masakruesi i popullit sirian, Asadi, i pёrkrahur nga Putini, a nuk ёshtё “e keqja mё e vogёl” pёr t’a lёnё tё qetё nё luftёn kundёr Isis? A duhet tё prekemi pёr fatin tragjik tё popullit kurd, tё treguar nё kёto faqe nga Lorenzo Cremonesi, i cili pikёrisht nё luftёn kundёr Shtetit islamik ishte nё rradhёn e parё? Nё logjikёn e hekurt tё realizmit politik a mos duhet vallё tё kundrojmё nderimin e njё ndjenje tё vjetёruar siç ёshtё mirёnjohja?

Jemi pёrkeqёsuar. Tё gjithё: tё djathtё e tё majtё, sovranistё e demokratё, klasё drejtuese e popull, pa dallim. Tё gjithё tё bashkuar nё parimin e vetёm tё cilin e respektojmё me tё vёrtetё: qetёsinё tonё. Kasaphana siriane, pasojat e sё cilёs na lёpinё deri sa na bёnё tё humbasim gjumin dhe kontrollin, na ka kthyer nё tё pandjeshёm ndaj masakrёs sё tё drejtave njerёzore, tё ecjes sё pakundёrshtuar tё diktaturave tё egra, me tё cilat duam tё ruajmё marrёdhёnie tё qёndrueshme e “tё qeta” mos ndёrhyrjeje tё ndёrsjelltё. Kohёt e “ndёrhyrjes njerёzore”? Janё arkivuar. Insitucionet ndёrkombёtare vidhosen nё pafuqinё e tyre mё prekёse. Kombet e Bashkuara, robe tё satrapёve e tiranёve, caktojnё nё komisionet e tyre pёr tё drejtat njerёzore pёrfaqёsues regjimesh qё, me tё drejtat njerёzore, kryejnё njё masakёr sistematike. Na bёjnё pёrshtypje pamjet e torturave qё kryhen nё qendrat libike tё grumbullimit tё mёrgimtarёve, por OKB nuk bёn asgjё qё ato fёlligёshtira tё mos ndodhin mё. Evropa as qё flet: tё vetmet fjalё tё thёna nga komisaria evropiane pёr çёshtjet e jashtёme, Federica Mogherini, janё tё frymёzuara nga ideja e saj e ngulur kundёr-izraeliane dhe nga mbrojtja e teokracisё iraniane, ku gratё, njёlloj siç ndodh nё Arabinё Saudite, janё tё pёrndjekura e tё dёnuara nё njё gjendje tё detyrueshme nёnёshtrimi dhe shtypjeje. Mёsojmё tani, se n’Irakun e çliruar nga vrasёsit e Isis-it, gratё qё guxojnё tё pёrcjellin foto tё tyre tё lira nё Instagram kёrcёnohen dhe vriten, por ne nuk jemi nё gjendje as tё na bёjnё pёrshtypje mё lajme tё tilla.

Tё drejtat e njeriut tё shkelura nuk njohin gjeografinё. Pёrsёriten tё njёjta edhe nё kontekste tё tjera, siç mbetet e njёjtё edhe mospёrfillja e jonё. Mbas padisё bujare tё Papёs Françesku kemi harruar fatin e Rohingjave, popullsia myslimane e masakruar nga ushtria e Aung San Suu Kyi, nё mёnyrё tё pabesueshme e dekoruar me mё tё pamerituarin Nobel pёr paqen. Ende sot mbetet i veçuar guximi i Angela Merkel qё sfidoi zёmёrimin e Pekinit, duke i shtrёnguar dorёn Dalai Lamёs, pёrfaqёsues i njё populli, atij tibetan, ende i shtypur nё heshtjen e botёs. Vlera universale e tё drejtave njerёzore, gjithёnjё nё qendёr tё fjalimeve zyrtare, ёshtё nxjerrё jashtё nga rendi i ditёs i qeverive dhe nga zemra e opinioneve publike. Edhe njёherё pёrndjekjet e Erdoganit do tё mbeten tё pandёshkuara, e vetmja siguri, tepёr e trishtueshme.

“Corriere della Sera”, 4 tetor 2018     E pёrktheu Eugjen Merlika

Filed Under: Analiza Tagged With: Eugjen Merlika, heshtim, Shkelen te drejtat e njeriut

Herodoti për Orakullin e Dodonës

October 8, 2018 by dgreca

1 aristotel Mici ok

Nga Aristotel Mici/

1 Herodoti1 akili arist1 Dodonailustrim-akil-770x433faqe1-akil-foto-kryesorePellazget

Akili i  falej Zeusit Pellazgjik  të Dodonës

(Iliada, XVI, V. 223- 238)

——————————————————————————

Në veprën e tij monumentale “Historitë” Herodoti na përshkruan mjaftë hollësira rreth Orakullit të Dodonës dhe banorëve  për rreth saj. Historiani më i vjetër i botës aty na njeh edhe me pellazgët, duke i konsideruar ata jo vetëm si më të herëshëm se helenët, po edhe që kanë ndihmuar në formimin e tyre kulturor dhe shpirtëror, krahas ndikimit egjyptian.

Me fjalët e tij Herodoti do të përforcojë idenë se jo të gjitha zakonet Helenët i kanë marrë prej egjyptianëve. “Siç do ta shpjegoj, – shkruan ai,-  gjithë zakonet helenët nuk i kanë marrë prej egjyptianëve, po prej pellazgëve. Prej pellazgëve kanë marrë edhe gdhendjen e shtatoreve të Hermesit… .  Më parë, siç kam dëgjuar në Dodonë,- vazhdon të tregojë Herodoti,- pellazgët gjatë të gjitha flijimeve që kryenin u luteshin “perëndive” pa përmendur ndonjë emër, a po epitet të veçantë, sepse  nuk kishin dëgjuar ende për gjëra të tilla……. Shumë kohë më pas mësuan  emrat e perëndive të ardhura prej Egjiptit- përveç atij të Dionisit, të cilin e mësuan shumë më vonë. Pas një farë kohe u këshilluan me orakullin e Dodonës, që është orakulli më i lashtë i Heladës dhe atëherë ishte i vetmi.[1] Pellazgët e pyetën orakullin nëse duhet t’i pranonin këto emra perëndish që u patën ardhur prej barbarëve. Orakulli u tha se duhej t’i pranonin. Dhe pikërisht qysh atëherë ata përdornin emrat e perëndive, kur kryenin ritet e tyre. Edhe këto  veprime helenët i kanë trashëguar prej pellazgëve.”[2] “Por vetëm dje ose pardje, si të thuash, helenët mësuan prejardhjen e çdo hyjnie. Me që mendoj se Homeri dhe Hesiodi kanë jetuar jo më shumë se katërqind vjet para meje, ishin ata që krijuan një teogoni (pemët e familjes së perëndive) për botën helene, pra ata u dhanë emra atyre, caktuan nderet për ta dhe fushat që mbulonin dhe na thanë ç’pamje kishin.

Nga këto që zura në gojë më sipër, pjesa e parë e tyre janë pohime të priftëreshave në Dodonë, kurse e dyta, ajo që i përket Hesiodit dhe Homerit, është mendimi im.” [3]

Është kuptimplot fakti që Herodoti po thuajse në të gjitha rastet, kur pikëtakohen ndërveprme midis pellazgëve dhe helenëve, të parët, pra pellazgët i konsideron si pararendës të helenëve, gjë që duket edhe në faqet e librit të VII të veprës; në parag. 95, të këtij libri shohim:

“Edhe banorët e ishujve të Egjeut kishin prejardhje pellazge, po më vonë u quajtën jonianë për të njëjtën arsye si edhe jonianët e dymbëdhjetë qyteteve, që ishin shpërngulur nga Athina”.

Duke lexuar Herodotin, gjithnjë të bije në sy mendimi i tij për t’i quajtur fiset helene si akejt, athinasit, jonianët me origjinë pellazgë siç thotë edhe paragrafi, që pason: “Në kohën kur pellazgët zotëronin atë që tani quhet Heladë,  athinasit një popull pellazgë, quheshin kranaj [4](nënvizimi im, AM).

Nga fjalët e cituara dhe të vizuara më sipër, që lexohen në paragrafin 44, Lib. VIII, nuk është e vështirë të dalim me tre deduksione:

1)Së pari, Herodoti na tregon se ajo, që në kohën e tij, quhej Helladë, dikur ka qenë vend i zotëruar nga Pellazgët.

2) Së dyti, “athinasit kanë qenë një popull pellazg”

3)Së treti , në kohën e zotërimit  nga pellazgët,  athinasit quheshin  kranajë.

Siç duket në gjihë veprën e tij, Herodoti ka qënë dhe një dijetar shetitës, që kish gjesdisur shumë vende të botës së vjetër, nga Teba në Dodonë, në Athinë, Lemnos, Pelepones. Dhe kudo që vinte, ai përpiqej të gjellinte fakte dhe ngjarje, që i dukeshin interesante për historitë, që kish marrë përsipër të shkruante. Nga moria e ngjarjeve m’u duk me interes të veçoja midis të tjerave edhe rrrëfimin për dy orakujt, atë të Heladës dhe atë të Libisë. “Egjiptianët,- shkruan Herodoti, – ,tregojnë sa vijon: priftërinjtë e Zeusit të Tebës më thanë që dy gra, në fakt priftëresha, ishin rrëmbyer në Tebë prej disa fenikasve. Ata kishin marrë vesh se njera nga gratë ishte shitur në Libi dhe tjetra në Heladë. Sipas tyre këto gra ishin të parat që themeluan dy orakuj në këto dy vende. Kur i pyeta si mund të flisnin me kaq siguri, m’u përgjegjen se kishin bërë një kërkim të kujdesshëm për këto dy gra. Dhe, megjithëse nuk ia kishin dalë t’i gjenin, kishin zbuluar më pas atë çka po më thoshnin për to.(Historite, Lib. II- f.124)

Kjo është ajo që më thanë priftërinjtë në Tebë, por profeteshat e Orakullit të Dodonës thonë që dy pëllumbesha të zeza fluturonin që nga Teba në Egjipt; njera fluturoi drejt Libisë, tjetra aty në Dodone, pranë tyre. Kjo e fundit u ul mbi një lis dhe paskej thënë me zë njeriu se aty në Dodonë duhej ngritur një orakull i Zeusit.

.Banorët e  Dodonës e kuptuan se po dëgjoni  një urdhër hyjnor dhe u bindën të bënin ç’u tha pëllumbesha. Priftëreshat thonë se pëllumbesha që shkoi në Libi u tha libianëve të ndërtonin orakullin e Amonit, një orakull tjetër të Zeusit. Kështu thoshin priftëreshat e Dodonës, nga të cilat më e vjetra quhej Promenia, e dyta Timareta dhe më e reja Nikandra. Edhe dodonasit e tjerë që banonin  rreth e rrotull tempullit, pajtoheshin me këtë….

*(Te plote e lexoni ne Diellin e Printuar)

[1] Herodoti, “Historitë”, libri-II- Parag.

[2] Herodoti, Historitë, Libri II, parag. 52

[3] Herodoti, Historitë, Libri II- paragrafi 53, f.124

[4] Herodoti , Historitë, VIII- Parag.44, f.472

Filed Under: Histori Tagged With: Aristotel Mici, HERODOTI, Orakulli i Dodonës

Rudina Xhunga si trushplarëse e politikës!

October 8, 2018 by dgreca

2-elida

Nga Elida Buçpapaj/

Kemi mbi dy dekada që e shohim Rudina Xhungën në rolin e trushplarëses. Vetëm kështu i ka siguruar vetes vendin e punës, lluksin duke shijuar qejfin, jetēn, familjen dhe bukuritë e vendit të shqipeve.

Rudina Xhungës nuk i ka shkuar kurrë mendja që ta braktisë Atdheun! Rudina Xhunga është patriote! Lum partia dhe populli që e ka dhe e mba!

Në mbi çerek shekulli karierë, dy herë është ndjerë e kërcēnuar. Sikur tregon me gojën e saj, kur intervistoi Fatos Klosin dhe u ngrys në spital nga frika dhe kur e kërcënoi një sipërmarrës dy-tri javë më parë. Gjithë mediat e mbështetën kur u ndje e kërcënuar nga biznesmeni kriminel, përfshi edhe portali ku autorja e ketyre rradhëve është bashkëeditore.

Pjesën tjetër të karierës Rudina e ka kaluar mbështetur mbi shpatullat e ngrohta. Të nënës politikë!

Vetëm kësisoj mundi të bënte karierën dominuar nga roli si trushplarëse dhe konformiste me pushtetin politik.

Dikund thotë e shkruan ndonë fjalë a kolumnë me vend, ndërsa kusuret i mbështjell me varakun e manipulimit! E ka nga halli që të mos i cënohet lluksi i jetës që e ka fituar si trushplarëse. Ose ngaqë nuk do të mbetet pa vend pune apo të braktisë Atdheun. 20% nga kariera e Rudina Xhungës është dinjitoze 80 % manipulative.

Po të kalojë në Veting, si gazetare Rudina Xhunga do të duhej të ndryshojë profesion. Gazetaria e përjashton manipulimin dhe mospavarësinë politike!

Si trushplarëse, mbi çerek shekulli Rudina Xhunga është vlerësuar nga politika, duke startuar si kryeredaktore e Zërit të Popullit dhe pastaj mbi 20 vjet me një emision të personalizuar. Tani posa e kanë dekoruar me drejtimin e një emisioni të ri dhe Rudina Xhungës i duhet të elaborojē metoda të reja trushplarje.

Trushplarësit meritojnë të refuzohen nga opinioni publik. Jo të mbeten si peshku pa ujë, se trushplarësit nuk janë peshq, janë monstra që e kthejnë opinionin në lejfen duke ua imponuar të gëlltisin, sikur pensionistët ilaçet e skaduar, idiotësitë më idiote të alibive që nuk i besojnë as fëmijët në kopësht.

Trushplarësit thonë: gomari fluturon, Edi Rama është hallvë, shteti i tij është kadaif, ndërsa kriminelët janë ufo që zbresin nga kozmosi dhe rrënojnë shtetin social, Policinë e Shtetit, Teatrin Kombëtar!

Në rastin më të fundit, Rudina Xhunga në unison perfekt me Edi Rama anatemon oficerin Emiljano Nuhu, që sipas saj braktisi vendin e punës. Sipas Edi Ramës dhe Rudina Xhungës mafia, krimi, krimineli, krimi i organizuar, dhunuesit e Xhiseilës janë Dritan Zagani dhe Emiljano Nuhu!

Nuk do të merresha me Rudina Xhungën, sikur kjo të  mos i përkushtohet me mish e me shpirt manipulimit të krimit shtetëror kundër Xhisiela Malokut! Rudina Xhunga trushplan në mënyrë të përbindëshme kur thotë se “rasti i Xhisielës nuk është politik”, por social!

Rudina Xhunga i tjetërson dhe manipulon shkaktarët e katastrofës kombëtare. Ajo do të tërheqë opinionin publik me alibinë e saj diabolike, se sipas saj fajtor i poshtrimit të një jetimeje të shkretë nuk është Edi Rama, as Sajmir Tahiri, as Fatmir Xhafaj, as Taulant Balla, as kryepbashkiaku i Kavajës, as kryebashkiaku i Krujës, as deputeti i Krujës dhe klani i tij që kërcënuan me pistoletë oficerin e policisë të shtetit, por shoqëria që i prodhon apo që nuk i lufton kriminelët. Rudina Xhunga i thotë të zezës të bardhë kur opinioni e di shumë mirë se krimi ka lidhje me politikën dhe se është politika ajo që nuk lejon ndëshkimin e krimit sepse është unisuar me krimin!

Po ndalem tek Xhisiela Maloku, për të demonstruar inkriminimin e shtetit në apoteozë.

Vajza u përdhunua dhe u dhunua nga djali i deputetit të PS; deputeti i PS me klanin e tij në praninë e kryetarit të grupit parlamentar të PS, kryetarit të bashkisë të Krujës kërcënojnë me pistoletë në kokë oficerin Nuhu, i cili, kur sheh se shtetin e ka kundër, largohet nga vendi dhe, kur oficeri e denoncon krimin nga ku është, kundër Emiljano Nuhut përfshihet direkt kryeministri që i betohet dhe e kërcënon se do ta ndjekin si horr këmba këmbës, ndërkohë që Xhisielën e shëtisin në mënyrën më poshtruese nga televizioni në televizion që ajo të përsërisë se nuk është dhunuar kurrë nga djali i deputetit dhe se e ka krijuar gjithçka vetë, e ka shpifur vetë, duke rrezikuar burgosjen për dëshmi të rremë, ndërsa ti Rudina Xhunga edhe pas kësaj maskarade kriminale insiston se Emiljano Nuhu ka braktisur vendin e punës për të fituar azil, ndërsa krimi ndaj Xhiseildës nuk ka të bëjë as me politikën dhe as me shtetin!

Kësisoj nuk bën gjë tjetër, veç i bën autoportretin vetes, si trushplarëse, natyrisht si trushplarëse e politikës!

 

——

PS Më poshtë po sjellim opinionin e Rudina Xhungës ku fokusohet tek oficeri Emiljano Nuhu që sipas saj braktisi vendin e punës  dhe se sipas saj rasti Xhiseila nuk është çështje politike

Lufta ka nisur. Ti me kë je? –

Nga Rudina Xhunga

Dje isha e ftuar në një emision televiziv të ‘News 24’, drejtuar nga Ylli Rakipi dhe u ndjeva si peshku pa ujë.

Drejtuesi më sqaroi disa herë se bëhej fjalë për një çështje politike dhe si e tillë duhej trajtuar.
Unë refuzoj ta shoh si çështje politike rastin “Xhisiela”.
Po ta trajtosh si të tillë, i bie të thirren në zgjidhje vetëm Rama-Basha, ta diskutojnë analistët në studio dhe ta arkivojmë sapo nis çështja “Vrasja te Blloku”. Këto nuk janë çështje politike. Janë çështje kombëtare.
Çështjen ‘Xhisiela’ nuk e zgjidh dot vetëm dëshmia e Nuhut, se ai e braktisi punën dhe vendin.
Këtë nuk mund ta zgjidhin, as vetëm gazetarët e kronikës, as analistët, as moderatorët, as portalet, as gjykatat, aq më pak publiku që bombardohet me informacion që e mpin dhe demotivon. Mbrëmë mendova pikërisht për publikun, gjatë emisionit. Unë isha e ftuar dhe u ndjeva e përjashtuar nga fraza: kjo është politikë. Po publiku si ndihet, po t’i thuash këtë?
Sigurisht i mënjanuar, i paftuar në zgjidhje, se po është politike, e dinë “ata”.
Por jo, nuk është politike, është kombëtare.
Përplasja me krimin, pushtetin e më të fortit, që po iu tek, të përdhunon, të vret dhe ia hedh, është çështje kombëtare. Kjo nuk është më, as vetëm çështje e policisë dhe prokurorisë. Polici e prokurori është njeri si unë e ti. Ka frikë se është i dobët në një shtet, ku ligjin e bën i forti. I forti paguan politikën, grupet e armatosura dhe medien.
Dhe forcohet gjithmonë e më shumë. I dobëti, më e pakta ul kokën, të mbushë lotarinë amerikane.
Dhe kështu po zbrazemi.
Ndaj çështjet e të fortëve e qyteteve, lagjeve e shtëpive tona, nuk janë me çështje politike, janë çështje kombëtare. Është e kotë të fshihemi pas gishtit, në debate që orientojnë politikisht dhe politikanë me alibira tabulatesh. Është më shumë se kaq, është më thjesht se kaq. Është vetëm një pyetje, që duhet t’i bëjmë vetes: Do të lejojmë të na përzënë nga ky vend?
Nëse jo, nëse nuk kemi atdhe tjetër, e kemi detyrim të mos lejojmë të na thonë, kjo është politikë.
Joooo, krimi është çështje kombëtare.
E ushqen nënshtrimi ynë, ndaj atyre që bëjnë drogë, prostitucion, krim dhe korrupsion.
Na duken të zotë, ulim kokën dhe bëjmë sikur nuk e kanë me ne.
Po nëse Nikla është larg, dje erdhi në Bllok, nesër të vjen në shtëpi. Është çasti që nuk ka kthim pas.

Tani nuk ka qytetar, biznesmen, punonjës administrate, gazetar, prind që mund t’i lejojë vetes luksin të mos bëhet palë.
Përballë janë dy mentalitete, dy mënyra jetese, dy lloj njerëzish. Ata nuk janë pushtet e opozitë, por të punës dhe të punëve të pista.
Dhe pyetja që duhet t’i bëjmë Ramës dhe Bashës, tani është: Ju me kë jeni? Ne nuk e kemi shansin të mos bëjmë pyetje, se palët tani janë përballë. Nuk është Rama dhe përballë Basha, Xhafaj dhe përballë Noka.
Janë ata, që punojnë dhe ata që prostituojnë, janë ata që presin rrogën dhe ata që s’u duhet rroga, janë ata që heshtin dhe ata që vrasin, janë ata që zhvillojnë biznese dhe ata që u vënë gjoba bizneseve, janë ata që besojnë në ndershmëri dhe ndjeshmëri,  dhe ata që tallen me këto e të këpusin kokën, po u preve rrugën, sikur edhe rastësisht.
Gjithmonë ata që bëhen me të keqen, bërtasin më shumë, ndaj duken pak ata që rreshtohen me të moralshmen.
Tani është momenti të numërohemi.
Ndaj ngrije dorën! Ti me kë je? Sepse lufta ka nisur. Dhe nuk është lufta PS-PD. Është lufta e krimit me shoqërinë.

 

 

Filed Under: Analiza Tagged With: Elida Buçpapaj, Rudina Xhunga, trushplarëse

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 1239
  • 1240
  • 1241
  • 1242
  • 1243
  • …
  • 5724
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • Bahamas njeh Kosovën!
  • Legjenda e portës shkodrane, Paulin Ndoja (19 dhjetor 1945 – 16 prill 2025) do të mbushte sot 80 vjeç
  • “Roli dhe kontributi i diplomacisë shqiptare në Maqedoninë e Veriut nga pavarësia deri sot”
  • Marie Shllaku, kur një jetë e re u shndërrua në përjetësi kombëtare
  • Në sinoret e Epirit…
  • Mbrëmë hyri në fuqi Ligji i SHBA për autorizimin e mbrojtjes kombëtare
  • Skënderbeu “grek”, ose si të bëhesh grek pa e ditur
  • A historic moment of pride for the New Jersey Albanian-American community
  • U zhvillua veprimtaria përkujtimore shkencore për studiuesin shqiptaro-amerikan Peter Prifti
  • Dashuria që e kemi dhe s’e kemi
  • “Jo ndërhyrje në punët e brendshme”, dorëheqja e Ismail Qemalit, gjest atdhetarie dhe fletë lavdie
  • Arti dhe kultura në Dardani
  • Gjon Gazulli 1400-1465, letërsia e hershme shqipe, gurthemeli mbi të cilin u ndërtua vetëdija gjuhesore dhe kulturore e shqiptarëve
  • “Albanian BookFest”, festivali i librit shqiptar në diasporë si dëshmi e kapitalit kulturor, shpirtëror dhe intelektual
  • VEPRIMTARI PËRKUJTIMORE SHKENCORE “PETER PRIFTI NË 100 – VJETORIN E LINDJES”

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT