• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

DEKLARATE E PERBASHKET

September 18, 2018 by dgreca

Komisioni Parlamentar për Stabilizim Asociim BE-Kosovë deklaratë të përbashkët/

2 sabiliz-Nga sesioni i dytë mbledhjes së pestë të përbashkët të Komisionit Parlamentar për Stabilizim Asociim BE-Kosovë. U miratua një deklaratë e përbashkët e komisionit/1 StabilizimitPRISHTINË, 18 Shtator 2018- Gazeta DIELLI/ Sesioni i dytë i punimeve të  mbledhjes së pestë të përbashkët të Komisionit Parlamentar për Stabilizim Asociim BE-Kosovë, ka vijuar edhe sot në Kuvendin e Republikës së Kosovës.  Takimi i sotëm është kryesuar nga Tonino Picula, kryetar i delegacionit të Parlamentit Evropian, ndërkaq, temat për të cilat u diskutua me këtë rast ishin: sundimi i ligjit (lufta kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar), liberalizimi i vizave, bashkëpunimi rajonal, dhuna në familje dhe barazia gjinore si dhe ndihma para parlamentare e PE-së për Kuvendin e Kosovës. Gjatë shtjellimit të këtyre temave, parlamentarët kosovarë: Time Kadrijaj, Albulena Haxhiu, Arben Gashi, Blerta Deliu- Kodra, Memli Krasniqi (kryetar i Komisionit Parlamentar për Stabilizim Asociim BE-Kosovë i Kuvendit të Kosovës), Elmi Reçica, Vjosa Osmani dhe Danush Ademi, vunë në dukje angazhimet institucionale të Republikës së Kosovës, për përmbushjen e standardeve që kërkohen nga BE-ja, lidhur me fushat përkatëse që u diskutuan me këtë rast.

Lidhur me disa çështje të caktuara, siç janë lufta kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, dhuna në familje dhe gjendja në sektorin e drejtësisë, deputetët, duke shfaqur opinionet  e tyre vlerësuan se, Qeveria duhet të jetë edhe më e angazhuar në përmbushjen e objektivave të parashtruara.

U vlerësua, ndërkaq, bashkëpunimi rajonal dhe sjellja e shtetit të Kosovës për të kontribuar për një ambient më të përshtatshëm dhe stabil të rajonit. Ndërsa, u kritikua sjellja e shtetit të Serbisë, e cila pareshtur paraqet pengesa në rrugën e integrimit të Kosovës në mekanizmat rajonal dhe më gjerë.

Parlamentarët kosovarë, vëmendje të theksuar i kushtuan liberalizimit të vizave dhe nevojës që ky proces të përfundojë në një kohë sa më të shkurtër. Ata pasi falënderuan kolegët e tyre nga PE-ja për ndihmën e gjertanishme, po ashtu i siguruan ata se, liberalizimi i vizave nga qytetarët tonë do të shfrytëzohet sipas rregullave të paracaktuara dhe nuk do të keqpërdoret mundësia e lëvizjes së lirë. Për përfundimin me sukses të këtij procesi, deputetët e Kuvendit të Kosovës kërkuan nga kolegët e tyre të PE-së që të vijojnë me përkrahjen  e plotë sikurse që është parë deri më tani.

Lidhur me temat e parapara për këtë sesion, folën edhe eurodeputetët: Lukas Mandel, Julie Ward dhe Dubravka Shuica, të cilët, po ashtu vunë në dukje rëndësinë e sundimit të ligjit, bashkëpunimin rajonal, sundimin e ligjit,  si dhe çështje të tjera që do të avanconin pozitën e vendit tonë në arenën ndërkombëtare. Me këtë rast ata vunë në spikamë angazhimin e tyre për arritjen e liberalizimit të vizave, dhe premtuan po ashtu, angazhim të mëtejmë deri në përfundimin final të këtij procesi. Pas shterimit të debatit, komisioni miratoi një deklaratë të përbashkët, nëpërmjet së cilës dalin detyrimet e ndërsjella deri në takimin e radhës, i cili u vendos që të mbahet me datë 13 dhe 14 mars në Strasburg.

Pas kësaj, bashkëkryesuesit e këtij takimi, Memli Krasniqi, kryetar i Komisionit Parlamentar për Stabilizim Asociim BE-Kosovë dhe Tonino Picula përfaqësues i  delegacionit evropian, në një konferencë të përbashkët për media bënë të ditur përfundimin me sukses të punimeve të  mbledhjes së pestë të përbashkët të Komisionit Parlamentar për Stabilizim Asociim BE-Kosovë./b.j/

 

Filed Under: Politike Tagged With: Behlul Jashari, Deklarate e perbashket, Komisioni Parlamentar, Stabilizim Asocimi

SHBA-Kosovë, shkëmbim i kulturave, njohurive dhe ideve

September 18, 2018 by dgreca

1 Harad Flet-Kryeministri Haradinaj priti në takim përfaqësuesit e organizatës Kosovo Hope. Është njoftuar për punën dhe aktivitetet e e kësaj organizate e cila në fokus ka shkëmbimin e kulturave, njohurive dhe ideve, ndërmjet Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës, veçmas ndihma dhënë institucioneve shëndetësore, përmes sjelljes së mjekëve amerikanë për shërbim në Kosovë dhe ndihma arsimore përmes programeve të këmbimit/1 NderimPRISHTINË, 18 Shtator 2018- Gazeta DIELLI/ “Diplomacia më e mirë për Kosovën është shkëmbimi i studentëve përmes programeve të profilizuara. Kjo që po e bënë Hope Kosova është për t’u çmuar dhe Qeveria e Kosovës do të shoh mundësitë për t’i ndihmuar nisma të tilla”, kështu tha Kryeministri Ramush Haradinaj pasi priti në takim përfaqësuesit e organizatës “Kosovo Hope” Berat dhe Valdete Gegaj dhe disa nxënës të përzgjedhur për udhëtimin në Amerikë në programin e kësaj organizate.

Kryeministri Haradinaj nga përfaqësuesit e kësaj organizate është njoftuar për punën dhe aktivitetet e saj e cila në fokus ka shkëmbimin e kulturave, njohurive dhe ideve, ndërmjet Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës, veçmas ndihma dhënë institucioneve shëndetësore, përmes sjelljes së mjekëve amerikanë për shërbim në Kosovë dhe ndihma arsimore përmes programeve të këmbimit.Kryeministri Haradinaj tha se Qeveria e Kosovës është duke punuar me përkushtim që rinia e Kosovës të ketë një të ardhme më të mirë.“Programet e shkëmbimit dhe iniciativat e tilla janë të mirëseardhura dhe do ta kenë mbështetjen time dhe të Qeverisë të cilën unë e udhëheq”, the kryeministri Haradinaj duke i përgëzuar për punën e tyre.

Më tej kryeministri Haradinaj tha se shkëmbimet e përvojave ndërmjet studentëve, mjekëve, oficerëve dhe shumë profileve tjera ndërmjet Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës, janë një mundësi e mirë për avancimin e gjithanshëm të gjeneratave të reja.

Përfaqësuesit e organizatës “Kosovo Hope” Berat dhe Valdete Gegaj, falënderuan kryeministrin Haradinaj për pritjen dhe kërkuan mbështetjen e tij dhe të Qeverisë në misionin e organizatës së tyre për ndërtimin e urave të komunikimit ndërmjet popujve dhe komuniteteve të ndryshme./b.j/

 

Filed Under: Featured Tagged With: Behlul Jashari, SHBA- KOSOVE:

Aleanca e qelbësirave është në qeveri, or ti shoq!

September 18, 2018 by dgreca

arben ll.

Nga Arben Llalla/

Gazetat e qeverisë, portalet e qeverisë, gazetarët e qeverisë, analistët e qeverisë, propaganda e qeverisë ka ndërruar marshin dhe po hedh në treg një tezë të re; futja e PDIU-së në koalicionin opozitar përçan opozitën. Prandaj, ka nisur puna ethshëm që të shpalosë idetë Nard Ndoka, Dash’ Shehi deri tek organizata terroriste “OMONIA”.

Tani, nëse për një moment e besojmë atë ç’ka thotë dhe shkruan qeveria, ta marrim për të vërtetë; pyetjet që mbeten për t’u bërë janë: Përse shqetësohet kaq shumë qeveria për përçarjen e opozitës? A nuk është në interesin e qeverisë që opozita të përçahet? A nuk i bëhet asaj puna më e lehtë me një opozitë të bërë copa?

Natyrisht këto pyetje e hedhin në erë gjithë furinë e sulmeve, sepse rrëfejnë qartë frikën që i ka ngjallur vetmia udhëheqësit tonë gjatovinë.

Tani, ai nuk po lë gurë pa lëvizur që të paktën të marrë Dulen që edhe andej nga thotë ai nuk shkon dot, se ia ka zënë vendin partia MEGA. Megjithatë, qeveria i është futur punës që të kapë kë të gjejë në rrugë. Aq keq është katandisur sa po mbledh dhe karavidhet e nostalgjikëve të Enver Hoxhës. I lë të dalin me portretet e diktatorit në Pezë dhe Erion Veliaj u thotë që jemi në anën e duhur të historisë.

Në kë anë o lali Eri? Në anën e tollonit?

Tërmeti ia merr këngës me Golikun që nuk e mbushi dot barkun me bukë as në atë kohë, as në këtë të sotmen. Tërmeti, madje thotë se për shokun Enver le të më heqin, pasi e di që shporta e tij e mbushur me buburreca nostalgjikësh është më e shtrenjtë se kurrë për shefin që është atje në qeveri tek pullë.

Kaq rëndë është gjendja sa edhe Mero Baze (i cili mund të ketë gjithë të zezat e kësaj bote, por komunist nuk ka qenë kurrë) po i mban ison Tërmetit. Dhe refreni i këngës së Meros është: “Kërcen prifti nga belaja…”. Shkon i gjori dhe boton në faqe të parë analiza anonimësh për “aleanca qelbësirash” në opozitë. Po pse çamë janë Fatmir Xhafaj me gjithë vëllazëri, Dhimitër Bushati, Arben Ahmetaj apo Damian Gjiknuri që do na i bëjnë dhe rrugicat e lagjes me lekë. Po pse çamë janë qelbësirat që ka për deputetë Edi Rama që i dalin përgjimet me banditë e kriminelë të sojit e sorrollopit?

Edhe ata që e shkruajnë e dinë, por tani është koha për të shpifur, sepse si thotë dhe dora vetë Endri Fuga, dirigjenti i rrenës qeveritare: “Shpif, shpif, se diçka do mbetet!”.

Filed Under: Komente Tagged With: Aleanca e qelbesirave, arben llalla, Mazhoranca, qeveria

KOSOVË-SERBI, S’KA MARRËVESHJE PA NJOHJE TË PAVARËSISË

September 18, 2018 by dgreca

-Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi: Asnjë marrëveshje, në asnjë rrethanë, në asnjë kohë, nuk e ka asnjë kuptim dhe nuk do të ndodhë nëse nuk parashihet në rrafshin ligjor obligativ njohja reciproke Kosovë-Serbi/1 ok Thaçi 1

-Në konferencë shtypi, pyetje edhe për “kur të bëjë shelgu rrush” të ministrit të Jashtëm serb…/

Gazeta DIELLI nga korrespondenti në Kosovë Behlul Jashari

PRISHTINË, 18 Shtator 2018/ Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi në një konferencë shtypi sot tha se nuk mund të ketë marrëveshje me Serbinë pa njohje të pavarësisë së Kosovës nga Serbia – pa njohje reciproke mes dy shteteve.
“Asnjë marrëveshje, në asnjë rrethanë, në asnjë kohë, nuk e ka asnjë kuptim dhe nuk do të ndodhë nëse nuk parashihet në rrafshin ligjor obligativ njohja reciproke Kosovë-Serbi”, theksoi ai.
Kjo ishte shkurt përgjigja e presidentit Thaçi i pyetur nga media serbe se, “a është e mundur arritja e marëveshjes me Beogradin pa njohjen eksplicite të pavarësisë së Kosovës”.
Presidenti Thaçi është pyetur edhe lidhur me deklaratën e djeshme, të cituar nga media në Beograd, të ministrit të Jashtëm serb Ivica Daçiç se, “Serbia do njohë pavarësinë e Kosovës dhe do i lejojë ulësen në OKB ‘kur të bëjë shelgu rrush’”, që do thotë kurrë.
“Sa i përket ministrit të Jashtëm të Serbisë Daçiç, nuk dëshiroj t’komentoj ata në deklarimet elektorale të tyre…Po një gjë është me se e qartë: Serbia nuk do të mund të bëjë as edhe një hap drejt perspektivës evropiane pa arritur një marrëveshje paqësore me Kosovën, sikur që edhe ne do të jemi në një gjendje status quo-je për NATO, BE dhe OKB pa një marrëveshje të fqinjësisë së mirë”, u shpreh presidenti i Kosovës.
Si edhe në deklarime të tjera, presidenti Thaçi edhe sot ka theksuar përkrahjen për kërkesën e liderëve shqiptarë të Preshevës, Bujanocit e Medvegjës – rajonit me shumicë shqiptare në jug të Serbisë, për bashkim me Kosovën.

Filed Under: Komente Tagged With: Behlul Jashari, Konference me gazetaret, Njohja Kosove-Serbi, Thaci

Tinguj lirikë nga Anton ÇEFA

September 18, 2018 by dgreca

Tinguj lirikë/

Nga Anton Çefa/3-anton_cefaMërgim/

U nisa/

si nji yll që shkëputet në muzg,/

ravijëzim i të thanmes./

Udhëve u dhashë nji emën të rrejshëm./

Ngarkesë e randë m’u bajtë :

dekor i gurtë malor në Veri,

legjendë kaltrije ujore në Jug.

Ngarkesë e randë m’u bajtë:

shtëpia me kopsht e avulli

nji jetë e preme për gjysë,

kujtimet pa fund,

të gjallët e të vdekunit.

Sa randë peshojnë të vdekunit!

***

Kangë për tokën time

Rrugët janë të hapuna,

por kthimi asht i vështirë.

Toka ime e dhimbshme

e dhimbshme dhe e bukur.

 

Te ti çelin agimet lule drite

e errën muzgjet në piklime yjzish,

toka ime e dhimbshme,

e dhimbshme dhe e dashur.

Rrugët janë të hapuna,

po kthimi asht i vështirë

e dhimbja asht e thekshme,

o toka ime,

e dashur,

e dashur dhe e braktisun

***

Mall agimesh

 (Shkodrës)

Sado të randa qenë stinët,

të errta, plot lagshti,

malli yt asht mall agimesh

që shkëlqen mbi Cukal e Maranaj,

e rrjedh me ujët e Bunës.

 

Nuk ndigjoj këtu

fëshfëritjen e shermashekut mbi mure,

nuk e ndiej erën e marangjylit n’oborre

e as nuk shoh prendimet mbas Taraboshit.

Këtu nuk e shuej etjen me ujë pusi.

 

Shkodër,

në degëz të mallit tand,

luhatet e varun zemra ime.

***

Djegie me hyjzit e natës

Fije përrallash të lashta

digjen sonte me hyjzit e natës.

 

Flakë tingujsh ndigjoj

e zanesh të hershme

ku janë gdhendë fytyrat e trembuna të stinëve

që dikur kanë qenë të mijat

e tash përndezen në kujtesë

si përrallat e lashta

që digjen me hyjzit e natës.

***

Lejleku

Lejlek,

o shpend i urtë,

nën pelerinë të bardhë

e shpirt prej bore,

me krahë të lehtë

qiellnajesh t’mjegullta fluturon,

i tretun mallit,

po rishtas kthen në fole.

 

Lejlek, o shpend i urtë,

me shpirt prej bore,

mësoma, të lutem,

artin e kthimit!

***

Mbramje maji

Pikojnë yjzit si shi i artë,

jone të çuditshme flurojnë

në dridhje valësh ajri.

 

Sa çelë e mbyll sytë

shkëndijojnë xhixhillojat.

Zane që shushurisin përmallshëm

fjalë të pakuptimta

e shpirtna melodish n’flutrim

mbushin hapsinat.

Asht mbramje maji.

***

Lule kumbonët

Mëngjesi davariti yjet.

Në kopsht,

lule kumbonët hapin gojët mavi

plot vezullime.

Aromat,

ah, aromat!

kundërmim dëshirash të mshefta

dhe fjalësh të pathana

dihasin në kërcellin e blertë të mendimit.

Shpirti im gjithnji gjen paqe

në bukuritë që pluskojnë papritmas

në gojët e hapuna.

***

Autoportret 

I zhveshun jam

nga mishi i flashkët

nga ashti i ngurtë

nga vetja

i zhveshun jam.

Nji tingull,

nji ngjyrë,

ndoshta aromë

a frymë e nji reje të epër

që kullohet në folezë të dritës

e rigon ujna të qelqtë

mbi ankthet.

 

 

Filed Under: LETERSI, Sofra Poetike Tagged With: Anton Cefa, Tinguj lirikë

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 1266
  • 1267
  • 1268
  • 1269
  • 1270
  • …
  • 5724
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • Kontributi shumëdimensional i Klerit Katolik dhe i Elitave Shqiptare në Pavarësinë e Shqipërisë 
  • Takimi i përvitshëm i Malësorëve të New Yorkut – Mbrëmje fondmbledhëse për Shoqatën “Malësia e Madhe”
  • Edi Rama, Belinda Balluku, SPAK, kur drejtësia troket, pushteti zbulohet!
  • “Strategjia Trump, ShBA më e fortë, Interesat Amerikane mbi gjithçka”
  • Pse leku shqiptar duket i fortë ndërsa ekonomia ndihet e dobët
  • IMAM ISA HOXHA (1918–2001), NJË JETË NË SHËRBIM TË FESË, DIJES, KULTURËS DHE ÇËSHTJES KOMBËTARE SHQIPTARE
  • UGSH ndan çmimet vjetore për gazetarët shqiptarë dhe për fituesit e konkursit “Vangjush Gambeta”
  • Fjala përshëndetëse e kryetarit të Federatës Vatra Dr. Elmi Berisha për Akademinë e Shkencave të Shqipërisë në Seancën Akademike kushtuar 100 vjetorit të lindjes së Peter Priftit
  • Shqipëria u bë pjesë e Lidhjes së Kombeve (17 dhjetor 1920)
  • NJЁ SURPRIZЁ XHENTЁLMENЁSH E GJON MILIT   
  • Format jo standarde të pullave në Filatelinë Shqiptare
  • Avokati i kujt?
  • MËSIMI I GJUHËS SHQIPE SI MJET PËR FORMIMIN E VETEDIJES KOMBËTARE TE SHQIPTARËT  
  • MES KULTURES DHE HIJEVE TE ANTIKULTURES
  • Historia dhe braktisja e Kullës së Elez Murrës – Një apel për të shpëtuar trashëgiminë historike

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT