• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

LETER NGA SHBA PRESIDENTIT META MBI GENOCIDIN GREK

September 15, 2018 by dgreca

GENOCIDI GREK MBI NJE SHEKULL , HALË NE FYT TË SHTETIT DHE QEVERIVE SHQIPTARE./

1 ALB TVUSA

I nderuar President i Republikës së Shqipërisë, Shkelqesia Juaj Ilir Meta/

Rrethanat politiko-ekonomike e strategjike ballkanike dhe më gjërë si  dhe zhvillimi i rrjedhave të tyre në përgjithësi mbas viteve 1990 ,kur u rivendosën marrdhëniet dipllomatike me shtetet perëndimore dhe vecanërisht me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, u kanë sjellë progres të madh shqiptarëve në planin kombëtar me një Kosovë shtet të pavarur e me më shumë të drejta për shqiptarët e tjerë që jetojnë në trevat etnike. Duket qartë se ky do të jetë edhe  shekulli i sukseseve për fitimin e të drejtave në planin kombëtar të shqiptarëve.Duke ndjekur me vëmendje dinamikën e marrdhënieve midis Shqipërisë dhe shtetit fqinj,Greqisë sidomos mbas viteve 1990-të, të bën përshtypje heshtja e shtetit dhe  e qeverive shqiptare ndaj genocidit më të tmerrshëm të viteve 1913-1914 që ushtria greke e kryeministrit Eleftero Venizellosit vrau dhe masakroi barbarisht popullsinë civile në Shqiprërinë Juglindore.

Shteti grek duke filluar nga viti 1844 ,kur ishte kryeministër Ioannis Kolettis ,shpalli “Megali Idea “ për një Greqi të madhe me kufi deri në teritoret e dikurshme të Perandorisë Bizantine,duke përfshirë edhe trojet shqiptare.Historikisht teoria e “Megalo Ides “është përkrahur vazhdimisht nga të gjithë presidentët dhe qevritë e shtetit grek në të gjitha kohërat deri tek presidenti Prokopis Pavlopulos dhe kryeministri Aleksis Cipras që janë sot në pushtet.

Endërra e Vorio Epirit ,si pjesë e planit  “Megalo idea “,është objektiv strategjik më rëndësi të vecantë dhe prespektiv i përhershëm i shtetit grek.Për realizimin e kësaj ideje Institucionet e shtetit dhe të qeverrive greke kanë investuar dhe vazhdojnë të investojnë hapur dhe fshehur. Me luftë ,në vitet 1913-1914 zhvilloi genocidin duke kryer krime të përmasave të mëdha njerëzore dhe materiale.Genocidin e vazhdoi edhe me popullsinë shqiptare që jetonte në zonën e Çamërisë.Vendosi Ligjin e luftës.Në gusht të vitit 1949 kërcënon përseri me luftë me të ashtu quajturin “ provokacion “.

Këto kanë qënë veprimtaritë antishqiptare më të dukshmet,por sa e sa plane,operacione e veprimtari të fshehta që grekët në bashkëpunim me aleatët e vet  kanë bërë e investuar kundër vlerave shqiptare duke përvetësuar apo deformuar cdo realitet të vlerave të popullit shqiptar që nga historia jonë e lashtë ,me okupimin e tokave tona dhe vazhdon deri në pretendimet e sotme teritoriale.

Tentativat e qeverisë  greke për marrjen e Vorio Epirit me forca ushtarake, duke aplikuar genocid të pastër për pastrim etnik ,u intensifikuan menjëherë mbas shpalljes së Pamvarsisë së Shqipërisë në Nëntor të vitit 1912.Aleatet ;Serbia,Mali i Zi,Bullgaria dhe Greqia , në kuadër të Luftës së Parë Ballkanike ( 1912-1913 ) aplikuan planin sekret për pushtimin e trevave shqiptare.Në dhjetor të vitit 1913 qeveria greke e Venizellosit, e detyruar nga fuqitë e mëdha tërhoqi provizorisht ushtrinë e tij nga Shqipëria Juglindore dhe në fillim të janarit të vitit 1914 u rikthyen përsëri të njëjtat formacione të ushtrisë  së rregullt greke që kishin pushtuar me 1913 Shqipërinë Juglindore ,duke shfarrosur me metoda dhe mjete të dhunshme gjithë popullsinë civile në këto zona,por këtë herë ushtria greke u maskua me uniforma civile për të disinformuar dhe përhapur kudo, deri tek ndërkombëtarët ,alibinë se kjo luftë po bëhet mes popullsisë civile të krishtere dhe myslimanëve shqiptarë.Këtë e vërteton edhe deklarimi i kryeministrit grek, Elefteros Venizellos, në Konferencën e Paqes ku në seancën dëgjimore  të datës 24 shkurt 1919 dok.# 5, kur flitet për krimet që ushtria e tij kreu në formën e genocidit më të turpshëm të viteve 1913-1914 në Shqiperinë Juglindore, ai ndër të tjera deklaron se sipas tij 15.000 shqiptarët toskë janë masakruar nga shqiptarët violentë të krishterë.

Po ja se cfarë shkruan në ditarin ” Vorio Epiri ” edhe oficeri G.K. i ushtrisë greke, kur ishte në atë kohë vetë kryeministër Elefter Venizellos; …kishim urdhër të prerë nga komanda qëndrore e Athinës,që vrasjet e shqiptarëve duhet t’i bëjmë me mjete të ftohta [ bajoneta,thika,sopata hanxhare]…Ne përdorëm edhe mjetet që kishin shqiptarët në shtëpitë e tyre [sfurk,cengel,litar,zinxhira]…. megjithëse ushtarët tanë ishin të prëgatitur dhe të paguar mire kur ju prisnim kokat njerëzve dhe  grave shtatzëna ju canim barkun e ua  nxirrnim foshnjat… ulerinte dheu nga britmat…disa ushtarë villnin nga gjaku dhe dezertuan …shumica e popullsisë që ne vrisnim ishin gra,pleq e fëmijë…ishin të cuditshëm ,edhe të shtrirë gati për vdekje si burrat dhe gratë, nuk dorzoheshin…të gjallë e të vdekur i dogjëm që të mos linim shenjë për t’i kujtuar … hasëm vështirësi, pasi priftërinjtë dhe kryepleqtë e zonave nuk na ndihmonin me përjashtim të … një fshati …të Kolonjës.Ishim porositur që të linim ndonjë banor të ikte me vrap apo të fshiheshin e të shpëtonin gjoja nga pakujdesia jonë pasi ne donim që këta t’ju tregonin të larguarve tmerrin që panë me sy,që të  ikurit të mos ktheheshin më…. Në fund të ditarit oficeri grek G.K.shkruan…Ishte e vështirë të vrisje cdo ditë njerëz,bëmë detyrën ndaj shtetit tonë,por unë kurrë nuk do ta bëja më këtë shërbim qoftë edhe për Krishtin…( siguroi nga arkiva dhe perktheu AK-Athine)

Fatin e ketij tmerri në mase të madhe fillimisht e provuan zonat e Leskovikut,Kolonjës,Permetit,Korcës,Tepelenës,

Skraparit,Beratit,Gjirokastrës deri  në Delvinë e Sarandë.

Nga dokumentacionet e deritanishme vërtetohet se shifra e njerëzve të masakruar dhe vrarë në këto zona nga ky genocid gjatë viteve 1913-1914 është mbi 50.000 shqiptarë.Kulmi i krimeve të genocidit greke u realizua në korrik të vitit  1914 në fshatin Panarit të Korcës.Të gjitha shtëpitë e këtij fshati u kthyen  në kasapanë.Ushtria greke dogji të gjallë barbarisht, vrau, theri me sopata,bajoneta,thika e mjete të tjera dhune popullsine civile; pleq,plaka,gra,të rinj e të reja, fëmijë të lindur e të palindur në barg të nënave,kanë përdhunuar dhe kanë marrë peng 47 vajza të cilat me përjashtim të një vajze që u kthye, nuk u gjendën më.Të vrarë,të masakruar e djegur të gjalle jane 375 persona.Mbi 167 të vdekur rrugëve për në ullishtat e Vlorës deri në bregdet.Me qindra familje të tmeruara u shpërngulën  përgjithmonë nga fshati dhe u vendosën nëpër trojet më të largëta shqiptare edhe jashtë Shqipërisë si në; Maqedoni,Rumani dhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe nuk u  kthyen kurrë më në Panarit.Ushtria greke dogji 647 shtëpi që kishte fshati.Bilanci i ketij genocidi në Panarit ishte tragjik. Kurrë më  në këtë fshat deri më sot nuk u rindërtuan më shumë se 200 shtëpi ,pa llogaritur me mijëra bageti dhe pasuri të tjera të grabitura.Në të gjitha këto zona që u përfshinë nga  genocidi grek,nuk ka asnjë gjeneratë,familje , fis apo fshat që të mos jetë pjesë e dhimbjes së ketyre krimeve.Nga ky bilanc i dëmeve të mëdha  njerëzore dhe materiale,rezulton se  pasojat e tyre ndihen edhe sot.

I nderuar President i Republikës së Shqipërise z.Ilir Meta.Shqëtesimi dhe indinjata e popullit të zonës sonë është se të gjithë të vrarët e të djegurit nga ky genocid grek i viteve 1913-1914 në Shqipërinë Juglindore nuk kanë patur dhe nuk kanë asnjehere interesimin,vëmendjen,përkujdesjen,studimin apo evidentimin e shtetit shqiptar dhe të qeverive të tij, qoftë edhe vetëm për statistika apo studime historike.Nuk  është folur asnjëherë me grekët për këtë  Genocid.Ndaj une dhe shumë të tjerë, nëpërmjet emisioneve televizive dhe shkrimeve, po pasqyrojmë krimet e këtij genocidi që së pari ta njohë këtë genocid vetë shteti shqiptar dhe pastaj bota me gjerë.

Me qëndrimin e deritanishëm, heshtjen,harresën,indiferentizmin,frikën,paaftësinë e paditurinë ndaj genocidit grek ,mos qoftë kjo tradheti , shteti shqiptar bie ndesh me detyrimet kushtetuese si dhe me moralin dhe traditat tona ndaj të vdekurve,pasi genocidi është vrasje masive e qëllimshme e civileve në bazë etnike,nacionale,racore,religjioze apo politike që tentojnë eleminimin fizik të kësaj kategorie njerëzish.Këto krime kanë ndodhur ditën me diell në Shqipërinë Juglindore zoti President,ndajshqiptarëve duhet tu themi të vërtetën se cili është qëllimi i shtetit grek, si mendojnë e veprojnë dhe cfarë kërkojnë dhe bëjnë ata kundër shtetit shqiptar.Tu themi troc shqiptarëve  se në thelb të edukimit të ndjenjave kombëtare, shteti grek i rrit  dhe i edukon brezat e rinj në shkollë,në politikë,në art,në ushtri dhe fe me ëndrrën e papërfunduar të Vorio Epirit. Kështu një ditë edhe gjeneratat e reja të diasporës  shqiptare të mbas viteve 1990 që jeton në Greqi me gjak qindpërqind shqiptar, po nuk ju saqrua qysh tani e vërteta e genocidit grek  edhe ata jo vetem se do të humbasin,asimilohen si arvanitasit e lashtë por do të vijë dita që të luftojnë kundër shqipëtarëve dhe e gjithë kjo do të vijë vetëm e vetëm se                                               shteti shqiptar në marrëdhënie me Greqinë  nuk po punon në drejtimin e duhur jo vetëm në planin strategjik,por edhe në dinamikën e përditshme,pasi Greqisë i jepet hapësirë për të fallsifikuar faktet historike deri aty sa konsullatave greke ju hapi të gjitha zyrat e pushtetit local, bile edhe zyrat e gjendies civile i vuri në disozicion të punonjësve të asfalias greke.

I nderuar President.

Agjenturat greke mbas viteve 1990 në bashkëpunim edhe me UDB-në sërbe ,ka penetruar shumë në teritorin e Shqipërisë duke patur rezidentura në popullsinë civile nga Tropoja deri në Sarandë dhe në institucionet shtetërore nga Parlamenti i Shqipërisë deri në komunat më të largëta shqiptare.Nga pa aftësia e shtetit shqiptar, mbas viteve 1990 asfalia greke ka mundur që agjenturën e vjetër të kohës së komunizmit që ishin kryesisht të nivelit,barinj,minoritarë,kooperativistë,shoferë,berberë si dhe ndonjë intelektual,sot i ka zvendësuar ata,me deputetë,ministra,priftërinj,profesorë,historianë me flokë të bardha,gazetarë që paguhen në muaj sa fondi i pagave të një bashkie,avokatë,gjykatësa,biznesmenë e nënpunësa të institucioneve të rëndësishme informative e mediatike,gazetareske,emisione televizive,ku disa të  vetëquajtur “analistë”, opinionistë” u jepet hapësirë dhe pagesë në televizione për më shumë se 20 vjet,të cilët pasi përmbushën me sukses detyrat e padronëve serbo-grek ,e kane arritur qëllimin duke e maskuar “ helmin e tyre “ në kuadër të “ fjalës së lirë dhe lirisë së mediave”.Me këto veprime publike ata kanë dëmtuar hapur ndjenjën kombëtare  duke e quajtur të moralshme e të pranueshme të shahen figurat më të shquara në shekuj të kombit shqiptar si ; Gjergj Kastriot Skënderbeu,Nënë Tereza e  etj,duke mbjellë harbutërinë në emisionet e televizioneve kombëtare,duke prishur cdo provë të prokurorisë,duke hedhur tymnaja e duke u bërë freski politikanëve të koruptuar dhe tani janë edhe moderatorë emisionesh.Të gjitha këto vertetojnë se “ fuqinë e pushtetit të katërt “në shqipëri nuk e kanë institucionet mediatike, por padronët.

 

Ata që mendojnë se nuk duhet të ngrihen këto diskutime me grekët nën pretekstin se janë të vjetra,se nuk është momenti,se ndikojmë në  marredheniet me ta ,nuk na japin votën pro në BE etj,janë gabim.Disa historianë dhe arkeologë që Enveri u kishte besuar të shkruanin Historinë e Shqipërisë dhe origjinën e prejardhjes sonë, shkruajtën jo vetëm tre rjeshta në librin e Historisë së Shqipërise ,por i prishën edhe kuptimin këtyre krimeve duke e quajtur atë masakra e Panaritit,masakra e Hormovës,pa shpjegim se kush e vrau këtë popullsi.Ku i lanë mbi 50,000 shqiptarë të vrarë,thua ta kenë harruar këtë gjenocid ?.Arkeologjia shqitare nuk gërmoi aspak jo vetem nën tokë, por as në muzeumet përkatëse.Lind pyetja se edhe në këtë fushë të ketë qënë paaftësi në një kohë kur populli shqiptar nuk la kodër e mal pa gërmuar duke i kthyer ato në fusha pjellore. Të gjitha këto kanë një emërues që ka dëmtuar çështjen kombëtare.Nëse ne shqiptarët nuk respektojmë të vdekurit dhe vecanërisht të vrarët padrejtesisht në shtëpitë e tyre, nuk na respekton askush.Populli grek ka kulture civile dhe jam i bindur se do ta gjejë formën dhe mënyrën për ta respektuar popullsinë shqiptare që të parët e tyre kanë vrarë në ato vite.Prandaj ju si pushtetarë duhet të zgjoheni nga gjumi shekullor dhe ta hiqni atë halën që ju ka ngelur në grykë,pasiheshtja juajpër cdo arsye qoftë jo vetëm që i ka lënë të vrarë e gjallë në breza të poshtëruar, por nga ana tjeter ka favorizuar ekzekutorët.Ndaj i nderuar  president aktualisht grekët guxojnë të kërkojnë hapur teritore shqiptare,kërkojnë të mos dëgjojnë më kërkesa dhe emrin Çamëri nga shqiptarët,kërkojnë eshtrat e ushtarëve grekë të qënë e të paqënë , të vrarë në Luftën Italo-Greke e tu ngrenë edhe monumente në tokën shqiptare ,kërkojnë prej shtetit shqiptar më shumë të drejta për minoritetin grek që jeton në Shqipëri,kërkojnë që Himara dhe vende të tjera në Shqipëri të njihen si minoritete greke etj.etj.Këto kërkesa të shtetit grek janë tërësisht pjesë thelbësore e ëndrres  greke  të Vorio Epirit.

“Nisën të ndërtohen monumentet kushtuar ushtarëve grekë të rënë në luftën kombëtare për çlirimin e Vorio Epirit”-kështu kanë komentuar mediat greke lajmin për ndërtimin e varrezave greke në Shqipëri.

“ Zjarri “ është ndezur dhe tymi i kësaj pune vjen mbrapa.Ndoshta aq kohë larg sa jo vetëm unë dhe Ju z.president nuk do të jemi më gjallë, por edhe shumë breza të  tjera pas nesh.Në këto rrethana shteti shqiptar jo vetëm që duhet të jetë korrekt me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë,me legjislacionin e të drejtave ndërkombëtare si palë e denjë ndërshtetërore,por të tregoheni edhe fisnikë e komshi të denjë me  fqinjët.

I nderuar President Meta,ka dëshmi dhe prova se një pjesë e ushtarëve dhe oficerëve të ushtrisë greke ,të vrarë apo të ngelur të gjallë në Luftën Italo-Greke në vitet 1940-1941,kanë qenë pjesëmarrës në formacionet e ushtrisë greke në vitet 1913-1914 e janë ata qe kanë kryer  genocidin në Shqipërinë Jugelindore. Me këto varreza greke që po ndërtohen në tokën tonë, mbi gjakun,mbi hirin e eshtrave të djegura,mbi aktet e përdhunimeve të të parëve tanë të kryera nga grekët,jo vetëm shpirtërat e të masakruarve  nuk do të prehen të qetë, por edhe ne, pasardhësit e tyre brez pas brezi ,nuk do të  harrojmë këto krime makabre të grekëve dhe indiferentizmin e pushtetarëve shqiptare që për më shumë se nje shekull  nuk kanë qenë të aftë e të zotë që t’ja u bëjnë të ditur popullit grek dhe gjithë botës mbarë se në vitet 1913-1914 ushtria e rregullt e shtetit grek, me kryeministër Eleftero Venizellos, realizoi Genocid të  pastër etnik në Shqiperinë Jugëlindore.Edhe pse kanë kaluar 104 vjet, këta njerëz të pafajshëm nuk kanë varre,nuk kane simbole në nderim dhe respekt të tyre.Në këto rrethana shteti shqiptar duhet ta  shkruajë të vërtetën e këtyre vrasjeve në Historinë e Shqipërisë , për të cilat nuk është folur deri tani me pretekst banal duke rënë preh e legjendave dhe e përrallave greke.Atyre ju intereson që rishikimin e marrëdhënieve me Shqipërinë ta fillojnë nga vitet 1945, bile duke folur e trajtuar këto probleme butësisht,pasi nëpërmjet kësaj sjellje si dhe kartonit që kanë në BE ,ata kapërcejnë dhe mbulojnë krimet që kanë kryer nëpërmjet  Genocidit të viteve 1913-1914 si dhe me mijra vrasje makabre që kanë bërë në kufirin Shqiptaro- Grek nga vitet 1990 e deri më sot me emigrantët shqiptarë. Shteti grek, minimalisht për genocidin që ka kryer ndaj popullsisë civile shqiptare, duhet të kërkoje falje botërisht.

I solla këto informacione pasi të gjitha këto krime i ka paguar gjithmonë me gjak e jetë njerëzish dhe dëme të pallogaritshme materiale vetëm populli ynë shqiptar.

Fakti që unë po ju shkruaj Juve si President i Shqipërisë është jo vetëm se keni këtë funksion,por kam një shpresë tjetër tek ju.Kam besim se gjaku juaj si shqiptar,sado që në këto vite të mbrapshta trazicioni të Shqipërisë tu  jetë holluar, si  skrapalli që jeni nuk besoj se e keni humbur genin .Pasi Ju edhe sikur jetë mbretërore të keni bërë në Skrapar,nuk besoj se të parët tuaj nuk ju kanë treguar e folur ndonjë histori të dhimshme mbi këto krime makabere që ka bërë greku edhe në zonën tuaj në vitet 1913-1914.

Ajo që unë kërkoj prej Jush i nderuar z.President është një gjë e thjeshtë ,veprim njerëzor,pa kosto .Kërkoj që ju si burrë shteti të ndiheni për një moment qytetar i thjeshtë, t’i përjetoni këto dhimbje dhe këtë fyerje shekullore si gjithe populli,si skrapallinjtë tuaj dhe pastaj jam i bindur dhe kam besim se me funksionin që keni dhe eksperiencën shumë vjecare në politikë, do ta keni të lehtë që të urdhëroni institucionet përkatëse që të bëjnë  evidentimin dhe dokumentimin e dosjes së Genocidit të kryer nga ushtria greke në vitet 1913-1914.Keshtu, ju z.President ,do të kryeni detyrën si shqiptari i pare që jeni në Republikën e Shqipërisë dhe me veprimin tuaj do t’ju ktheni respektin,dinjitetin,krenarinë kombëtare të vrarëve dhe ne te gjallëve e keshtu do te kemi mundësinë ne dhe brezat që do të vinë që për shpirtin e tyre në qendrat e qyteteve të Shqipërisë Jugelindore të ndezim ndonjë qiri e të vendosim tufa me lule ne monumentet që do të ngrihen për pasqyrimin e historisë  së ketij genocidi.

Me respect dhe konsideratë të lartë

Gani Vila

Drejtor i Televizionit të Shqiptarëve

( ALBTVUSA )

Michigan, 12 Shtator 2018

Filed Under: Featured Tagged With: Gani Vila TVALBUSA, Genocidi grek, Leter Presidentit Meta

TETOVË – “ARTI NË QIELL TË HAPUR”, MANIFESTIM KULTUROR

September 15, 2018 by dgreca

1 qiell i hapurPrej 14-15 shtator 2018, në Tetovë, u mbajt Edicioni i parë i Manifestimit “Arti në qiell të hapur”, të cilin e organizoi asociacioni kulturor MLN “Ditët e Naimit”. Ky aktivitet ishte ndryshe… Programi multart u zhvillua në shetitoren e qytetit dhe në Spitalin Klinik të Tetovës.

2 qielli i hap

Në te patëm mundësinë të ndjekim një program të larmishëm, ku u gërshetuan arti poetik me ate pamor, skenik e muzikor. Nën një atmosferë kulture dhe arti, plot risi, poetët lexuan poezitë e tyre ndërsa piktorët pikturuan temat, motivet e poezive të tyre…3 qiellDrejtori Shaip Emërllahu, në fjlaën e hapjes së edicionit të parë të këtij aktiviteti kulturor, theksoi se, qëllimi i ngritjes së një manifestimi të tillë është tendenca për ta masovizuar, afirmuar kulturën dhe artin, për ta nxjerrë jashtë mureve.1 qiell i hapurDuke parë prirjen gjithnjë në rënie të publikut/lexuesit nëpër aktivitetet kulturore e letrare vendosën që të dërgojmë artin aty ku është lexuesi/publiku në trotuare, në spitale… gjithandaj ku janë njerëzit. Qëllimi i kësaj është të mbajmë gjallë flakadanin e rolit dhe rëndësisë që luan arti dhe kultura në fisnikërimin, humanizimin, plotësimin, në përkryerjen e njeriut dhe shoqërisë. Ky binom, theksoi ai, gjithsesi, duhet të mbajë relacione të afërta me njëri tjetrin. Modele të këtilla organizimi kaherë në qytete të ndryshme evropiane e botërore kanë zënë vend. Ne jemi të vonuar… Të fillojmë ta masovizojmë, intensifikojmë dhe ta dinamizojmë kulturën e artin.

Në këtë aktivitet multart, poetët e njohur Bujar Plloshtani, Daim Iljazi, Ekrem Ajruli, Ejup Ajdini, Shaip Emërllahu, etj.  lexuan poezitë e tyre, ndërsa piktorët pikturuan motivet e poezive të tyre. Gjithashtu, u deklamuan poezi të poetëve francez nga prof. Xhelal Zejneli dhe poezi të poetëve shqiptarë Ismail Kadare e Ali Asllani nga nxënësi Edmond Sadiku. Në këtë program spontan u ekzekutan disa pika muzikore dhe u kënduan këngë të ndryshme në piano nga Biondina Selami dhe Olti Esati, në violinë Orel Esati, me fizharmonikë Genti Imeri etj). Në këtë mbrëmje pat një pikë baleti, u vallëzua dhe u ndanë falas libra të shtëpisë botuese “Ditët e Naimit” të pranishmëve dhe kalimtarëve.

Më 20 shtator, manifesitimi kulturor “Arti në qiell të hapur” u mbajt në Spitalin e Tetovës. Para të pranishmëve poetët dhe artistët virtuaz të rinj mbajtën gjallë atmosferën artistike.

Pikturat e realizuara në këtë aktivitet së bashku me një numër titujsh të shtëpisë botuese “Ditët e Naimit” do t’i dhurohen spitalit të Tetovës).

Në fund të themi se Edicionin e parë të Manifestimit kulturor “Arti në qiell të hapur”, u mbështet nga Minsitria e Kulturës së R. së Maqedonisë përmes programit “Vala kulturore 2018”.

  1. E.

Filed Under: Featured Tagged With: arti, ne qiell te hapur, Ship Emerllahu

Kur presidenti fsheh të vërtetën pse Kosova është rast sui generis?!

September 15, 2018 by dgreca

Nga Enver Bytyçi/ Në një postim në FB sot presidenti i Kosovës u përpoq rishtas të shërbejë ta pavërteta ose gjysmë të vërteta, me qëllim që të përligjë iniciativën serbë të ndryshimit të kufijve Kosovë-Serbi. Ajo që zoti Thaçi pohoi sot ishtë fjalë për fjalë kjo: “Lufta për liri, intervenimi humanitar i NATO-s, shpallja e pavarësisë së Kosovës në mënyrë të koordinuar me bashkësinë ndërkombëtare, pavarësia e mbikëqyrur dhe shtetndërtimi, janë vetëm disa nga veçoritë që e kanë bërë Kosovën të trajtohet si një rast i veçantë. Në prag të shpalljes së deklaratës së pavarësisë, kishte shqetësime se Kosova mund të shërbente si rast precedent për vende apo rajone të tjera në botë. Por, këto shqetësime dolën të pasakta. Gjithashtu, një shqetësim tjetër i madh ishte frika nga eksodi masiv i komunitetit serb që jeton në Kosovë. Edhe ky shqetësim doli krejtësisht i pasaktë”. Në këto fraza gjenden dy aksioma të pavërteta, të rrejshme, jo shkencore, jo reale: Së pari, ta nisim nga argumentet pse Kosova konsiderohet një rast i veçantë? Për dijeninë e lëxuesve, unë kam shkruar një libër që në vitin 2007 me titullin “E drejta e Vetëvendosjes: Rasti i Kosovës”, libër që është përkthyer e botuar në gjërmanisht ne Saarlandme titullin “Das Selbstbestimmungsrecht: De Fall Kosovo”. Në atë libër kam dhënë qindra argumente pse Kosova është rast i veçantë. Kam cituar ekspertë të së drejtës ndërkombëtare, historianë, politologë, njohës të shkëllqyer të çeshtjes shqiptare e atyre ballkanike. Dhe në asnjë rast nuk thuhet se Kosova është rast specifik pse paska ndërhyrë NATO, pse shqiptarët kanë luftuar për liri, apo pse ajo paska shpallë pavarësinë. Vendet janë pavarësuar kudo përmes liftës për liri. Të gjitha vendet e pavaruara sa janë në botë e kanë shpallur pavarësinë e tyre përmes një akti juridik. Të gjitha ato kanë fituar indipendencën me përkrahjen ndërkombëtare. Ndërsa në Kosovë ndërhyrja e NATO-s ishte kulminacioni i mbështetjes ndërkombëtare. Për pasojë asnjëhar prej këtyre elementëve që përmend zoti Thaçi nuk e bën Kosovën një rast specifik. Kosova është rast i veçantë për atë që zoti Thaçi nuk guxon ta përmendë: Shteformimi i saj erdhi për shkak të dhunës, terrorit, zhdukjes fizike dhe shpërnguuljes masive të shqiptarëve nga ana e Serbisë së Milosheviçit. Nuk kishte ndodhur së paku në Europë, përveçse në kohën e Hitlerit, ajo që ndodhi me shqiptarët në Kosovë si rezultat i ushtrimit të politikave të shfarosjes së shqiptarëve nga ana e makinerisë ushtarake dhe policore të Milosheviçit. Kjo e bëri Kosovën rast unikal, duke ia njohur të drejtën ta refuzojë sovranitetin e Serbisë, ashtu siç mbetet unikal krijimi i shtetit të Izraelit. Holokausti hitlerian solli shtetin e Izraelit, genocidi serb solli shtetin e Kosovës në ato kufij të njohur tashmë nga 113 vende të botës! Po pse Hashim Thaçi nuk flet asnjëherë në bisedime e në këtë postim për thelbin e çeshtjes?! Ku i fle atij lepuri?! Sepse me deklaratat e tij ai ka marrë përsipër rolin e spikerit, zëdhënësit të Serbisë! Mesa duket edhe kjo që shkroi sot në FB ishte formuluar në Beograd ose zyrat e kryeministrit të Shqipërisë në Tiranë! Ai e di se masakrat serbe në Kosovë, përdhunimet, zhdukja e mijëra shqiptarëve sot ende të pagjetur, djegjet massive të pronave të shqiptarëve, dëbimi i mbi një milionë prej tyre janë shkaku i ndarjes së Kosovës nga Serbia! Ndërhyrja e NATO-s, lufta për liri dhe shpallja e pavarësisë janë pasoja. Pasoja nuk mund të shërbejë si rast sui generis, Veçantinë e japin shkaqet. Për ta çuar më tej këtë ide: Pse nuk ia kërkon zoti Thaçi mikut të tij, zotit Vuçiq, publikimin e projektit “Patkoi” të Milosheviçit, projekt i cili në janar 1999 ra në dorë të Joschka Fischer dhe publiku të shohë se cila është e veçanta e asaj që ndodhi në Kosovë?! Nuk ia kërkon, sepse zëdhënësi thjesht merr e lexon ato që shkruan padroni! Njëmijë herë më shumë ka folur këto vite Vlora Çitaku për krimet monstruoze të Milosheviçit në Kosovë, sesa vetë presidenti i Kosovës?! Frika e zotit Thaçi për të pohuar të vërtetën e krimeve të Milosheviçit e të Vuçiqit në Kosovë nuk e ndryshon dot të vërtetën! Ndërkohë Kosovën e bën rast specifik sjellja komike e presidentit të sotëm të saj. Eshtë unike që presidenti i një vendi bën shërbyesin e agresorit, i cili para pak vitesh donte ta zhdukte popullin e tij nga faqja e dheut! Eshtë unike në historinë e shteteve që presidenti i një vendi merr dhe e bën të vetën idenë e armikut të vendit të tij në emër të pajtimit! Kjo komedi tipike shqiptare e kosovare, po, është unike, sui generis! Ato që përmend zoti Thaçi nuk janë të tilla! Së dyti, zoti Thaçi i emërton “skeptikët” e kritikët e tij të sotëm me ata që ishin skeptikë për pavarësinë e Kosovës. Kot për ta pyetur: A ishte asokohe skeptik ambasadori Albert Rohan, i cili projektoi bashkë me Ahtisaarin dokumentin ndërkombëtar të pavarësisë?! Pse manipulon e nuk thotë dhe në këtë rast të vërtetën presidenti i Kosovës? Nga kush erdhi ideja e ndryshimit të kufijvë? Nga Beogradi dhe Moska. Këta ishin dhe janë kritikët më të mëdhenj të planetit sa i përket shpalljes së pavarësisë së Kosovës?! Serbia dhe Rusia përhapën dhe përhapin panikun se “pavarësia e Kosovës” do të destabilizojë rajonin dhe Europën! Ndërsa sot ato thonë se “ndarja e Kosovës nuk sjell destabilizim”! Ndërkohë zoti Thaçi është vënë në rolin e spikerit të lajmeve që vijnë nga Beogradi e Moska. Në mbështetje të tij janë shërbëtorët mediatikë që shpërndajnë hartat e shkëmbimit të territoreve! Tiranë, më 15.09.2018

Filed Under: Analiza Tagged With: Enver Bytyci, presidenti i Kosoves, te pavertetat

SHBA thërret mbledhje urgjente në OKB

September 15, 2018 by dgreca

SHBA thërret mbledhje urgjente në OKB lidhur me sanksionet ndaj Koresë veriore/

1 OKB

Shtetet e Bashkuara kanë thirrur një mbledhje urgjente në Këshillin për Siguri të Kombeve të Bashkuara, më 17 shtator, për shkak të rritjes së presionit ndaj vendeve që sipas tyre po shkelin sanksionet ndaj Koresë Veriore.

Misioni i Shteteve të Bashkuara tha në një deklaratë se mbledhja është thirrur për shkak të përpjekjeve të disa shteteve anëtarë për implementimin e sanksioneve të Koresë Veriore.

Agjenda e takimit, e caktuar në mëngjes, do të jetë diskutimi i implementimit dhe forcimit të sanksioneve të Kombeve të Bashkuara në Korennë Veriore.

Njoftimi nuk ka përmendur ndonjë shtet specifik, por ambasadorja amerikane Nikki Haley kishte akuzuar Rusinë lidhur me shkeljet e sanksioneve.

Duke folur në kushte anonimiteti, një diplomat tha se raporti i amandamentuar kishte pasur mungesë të disa referencave të rusëve që akuzojnë sanksionet ndaj Koresë Veriore.

Filed Under: Politike Tagged With: Mbledhje ungjente, OKB, SHBA, thereto

MËRGATA- MËSUESIT VULLNETARË TË SHQIPES NË GREQI,RILINDËS TË KOHËS SONË

September 15, 2018 by dgreca

1 MesusiNga Sylejman Salihu, mësues i gjuhës shqipe në diasporë/1 Dashair ZacePasi iku në amshim mësuesi Dashmir Zaçe, miku i tij, publicisti dhe gazetari Abdurahim Ashiku, ende pa mbirë mirë bari mbi varrin e tij, i shkroi librin këtij mësuesi atdhetar, që një jetë të tërë e shkriu për edukimin dhe arsimimin e brezave të rinj. Kush ishte në fakt Dashmir Zaçe? Ai ishte një mësues, një arsimdashës, një atdhetar, një intelektual, një gojëmbël e mbi të gjitha një njeri. E njoha në takimet e seminareve për mësuesit e diasporës dhe pastaj u bëmë miq. Por në qoftë se atëherë nuk arrita ta njihja sa duhet këtë njeri, libri i Abdurahim Ashikut ma jep këtë mundësi madje në një dimension tjetër disi më të veçantë. Përse mund të thuhet kështu? Mund të thuhet kështu sepse që nga faqja e parë kur i hyra leximit të librit dhe duke vazhduar pastaj nëpër gjithë brendinë e tij, e njoha portretin e tij më shumë, më ndjeshëm, më thellë, më mirë dhe më fuqishëm. Miku i tij, që tashmë është edhe autor i monografisë për të, na e jep në këtë libër voluminoz personazhin e tij gjerësisht në një shtrirje nga të gjitha anët dhe nga të gjitha fushat, nëpër të cilat Dashmir Zaçe eci dhe shpërfaqi aktivitetin e tij mësimor, kulturor, pedagogjik, patriotik e poetik. Duke shpalosur faqet e librit “Dashmir Zaçe, një rilindës i kohës sonë”, ai na del një njeri i mbrujtur me virtyte të larta njerëzore e atdhetare, me të cilat me dinjitet dhe me profesionalizëm eci trimërisht dhe ballëhapur duke qenë gjithmonë një shërbëtor i urtë në shërbim të shkollës shqipe, nxënësve, dijes dhe atdheut në përgjithësi. Përmes këtij libri Dashmir Zaçe shfaqet kudo duke lënë gjurmët e tij: në Përmetin e tij që e deshi pafundësisht shumë, në Përmetin e luleve, në Përmetin e Laver Bariut, me të cilin këndoi ndonjë këngë apo edhe përmbysi ndonjë gotë, ku kaloi fëmijërinë dhe ku u mbrujt me këngët e bukura përmetare, të cilat janë perlat e vërteta qytetare shqiptare, shumë nga të cilat edhe i botoi vetë në librin ” A kanë ujë ato burime”. E gjejmë Dashmirin para nxënësve si mësues, por edhe e gjejmë para kolegëve të tij si drejtues shkolle, që drejton dhe ndihmon, jo me arrogancë dhe fodullëk por me urtësi, bujari e dashamirësi e profesionalizëm. Dashmir Zaçe këtu na shfaqet përmes shkrimeve, skicave, dialogëve, polemikave, monologëve, intervistave, bisedave, rrëfimeve, kujtimeve, korrespondencave. E gjejmë dhe e shohim pothuajse në çdo seminar mësuesish të diasporës, që nga Durrësi, Struga, Mitrovica, Prishtina, Peja, Berati, Shkodra e kudo tjetër gjithnjë i qeshur, i dashur. Por këtu ai shfaqet me punën dhe misionin e mësuesit në qytetin e bukur të Selanikut teksa ligjëroi gjuhën e bukur shqipe përpara fytyrave të qeshura e të virgjëra të fëmijëve shqiptarë. Derisa po shëtisnim njëherë në perëndim të diellit buzë Drinit të Zi në Strugë, Dashmiri më rrëfente për hallet dhe vështirësitë që kanë mësuesit në Greqi, të cilët nuk kishin asnjë përkujdesje as nga shteti grek jo e jo por as nga shteti amë, por që mësuesit e bënin detyrën e tyre të mësuesisë me shumë dashuri, vetëm që gjuha shqipe të jetonte dhe të mos vdiste në gojët e vogëlushëve shqiptarë, që po kërcënoheshin fuqishëm nga asimilimi pa fajin e tyre. Puna e tij pedagogjike në Shkollën Shqipe të Selanikut, është njëherit edhe guri i parë themeltar i kësaj shkolle. Ai mbajti orën e parë të saj, duke dhënë edhe emocionet e para nxënësve dhe prindërve shqiptarë përmes vargjeve të rilindësve shqiptarë dhe kështu për t’ u shndërruar edhe vetë më vonë një rilindës i kohë sonë. Para nxënësve dilte i qeshur dhe i dashur, sado ditëve të punës bënte punë të rënda fizike, për të siguruar bukën e gojës. Fliste ëmbël, butë, qartë, qetë dhe fjalët e tij tingëllonin si nota të ëmbla në një pentagram muzikor para nxënësve dhe kolegëve të tij. Por nganjëherë dinte edhe të “trazohej”. Kur, si dhe me kë? Jo me miqtë, jo me nxënësit, jo me kolegët, por me pushtetarët e Tiranës, që nuk denjuan asnjëherë të ishin pranë mësuesve të Greqisë, apo vinin vetëm gjatë kohës së zgjedhjeve për të zhvatur ndonjë votë prej këtyre mërgimtarëve hallexhinj. Nuk ngurronte ndonjëherë t’ i quante edhe me emrin e vërtetë si: horra, maskarenj, të cilët jepnin ca premtime false dhe iknin. Por edhe kur ishte i zemëruar nuk nxirrte helme nga goja e tij, sado ndonjëri edhe e meritonte. Të tillëve ua mbyllte gojën urtësisht pa e prishur terezinë me fjalën dhe metaforën e bukur dhe të urtë se : “s’pyet mali me dëborë nga balta që ju doni të hidhni”. Në librin e tij Abdurahim Ashiku na e jep mikun e tij dhe mësuesin e përkushtuar Dashmir Zaçen jo vetëm me fjalë, por si një publicist i mirë që është, ai e pasuron librin edhe me fotografi nga fototeka e tij, të cilat flasin vetë sa mijëra fjalë. E shohim Dashmirin në moshë të njomë, në mesin e shokëve, në mesin e nxënësve, në ambiente shkollash, në klasa me nxënës. Dashmirin e shohim edhe me miqtë në ahengje, në shëtitje, në punë, në mesin e familjarëve të tij dhe në mesin e kolegëve, me të cilët ndau momente të jetës dhe të punës. Në libër nuk kanë mbetur pa u thënë edhe vlerësimet e miqve dhe kolegëve të tij, që i dhanë për këtë mësues të vyer e të përkushtuar, i cili mbeti një pishtar rreze drite i fëmijëve tanë në Greqi e veçanërisht i Shkollës Shqipe të Selanikut. Ku e shohim gjetiu Dashmirin? Atë e shohim te Burimi i Drinit të Bardhë, në Prekaz me vëllain e komandantit, Adem Jashari , në Prizren para Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, në Berat duke bërë promovimin e një libri apo në Dushkajë me shkrimtarët dhe shkencëtarët bashkë. Por Dashmir Zaçen e shohim edhe duke drejtuar ndonjë seancë pune gjatë punimeve të seminarit për mësuesit e diasporës dhe me mikrofon në dorë duke dhënë mendime, pikëpamje, gjykime, vlerësime, propozime. Ai pra ishte kudo, ku e kërkonte detyra e mësuesit , poetit dhe e intelektualit. Dashmir Zaçe një jetë të tërë nuk deshi dekorata, nuk deshi lëvdata, nuk deshi mirënjohje, nuk deshi fjalë të mëdha, se ato i merrte nga gojët e njoma dhe të ëmbla të nxënësve të tij, prej të cilëve çdo fjalë shqipe ishte një mirënjohje, një trëndafil, një falënderim, një dekoratë, një përqafim, një kujtim. Edhe atëherë kur do të ikte nga kjo botë ai nuk do të donte lot, vlerësime e përgjërime:”

“Kur të iki miqtë e mi,
Më këndoni këngët e dashurisë,
Nuk dua lot e vlerësime,
Koha jonë vlerëson vetëm horrat,
Unë do të jetoj se përmendoren ia ngrita vetes,
Në zemrat e nxënësve të mi, do të mbetem kujtim,
“Kur të vij” do të thonë,
“Kemi pasur një…
Që në kurbet,
Na mësonte gjuhën e bukur të nënës…”
E unë prapë do të jem gjallë.
Kush do që ta njohë më mirë këtë mësues, le ta shfletojë librin e Abdurahim Ashikut, që është një kontribut i mirë për këtë rilindës dhe për gjithë mësuesit e diasporës shqiptare.

SYLEJMAN SALIHU

Mësues i gjuhës shqipe në diasporë

Filed Under: Mergata Tagged With: Mesuesit vullnetare, ne diaspore, Sylejman Salihu

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 1271
  • 1272
  • 1273
  • 1274
  • 1275
  • …
  • 5724
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • Kontributi shumëdimensional i Klerit Katolik dhe i Elitave Shqiptare në Pavarësinë e Shqipërisë 
  • Takimi i përvitshëm i Malësorëve të New Yorkut – Mbrëmje fondmbledhëse për Shoqatën “Malësia e Madhe”
  • Edi Rama, Belinda Balluku, SPAK, kur drejtësia troket, pushteti zbulohet!
  • “Strategjia Trump, ShBA më e fortë, Interesat Amerikane mbi gjithçka”
  • Pse leku shqiptar duket i fortë ndërsa ekonomia ndihet e dobët
  • IMAM ISA HOXHA (1918–2001), NJË JETË NË SHËRBIM TË FESË, DIJES, KULTURËS DHE ÇËSHTJES KOMBËTARE SHQIPTARE
  • UGSH ndan çmimet vjetore për gazetarët shqiptarë dhe për fituesit e konkursit “Vangjush Gambeta”
  • Fjala përshëndetëse e kryetarit të Federatës Vatra Dr. Elmi Berisha për Akademinë e Shkencave të Shqipërisë në Seancën Akademike kushtuar 100 vjetorit të lindjes së Peter Priftit
  • Shqipëria u bë pjesë e Lidhjes së Kombeve (17 dhjetor 1920)
  • NJЁ SURPRIZЁ XHENTЁLMENЁSH E GJON MILIT   
  • Format jo standarde të pullave në Filatelinë Shqiptare
  • Avokati i kujt?
  • MËSIMI I GJUHËS SHQIPE SI MJET PËR FORMIMIN E VETEDIJES KOMBËTARE TE SHQIPTARËT  
  • MES KULTURES DHE HIJEVE TE ANTIKULTURES
  • Historia dhe braktisja e Kullës së Elez Murrës – Një apel për të shpëtuar trashëgiminë historike

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT