• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

ARMIKU PUBLIK NUMUR NJI I WASHINGTONIT

August 1, 2018 by dgreca

————————————————————————————————————

“ ÇFARË BËRI FBI GJATË FUSHATËS ELEKTORALE TE VITIT 2016? MBI ZBULIMET QE BËRI KRYETARI ZYRËS TË INVESTIGIMIT. PËRGJIGJA AKOMA ËSHTË E PA ZGJIDHUR.
————————————————————————————————————/

1 KoprenckaWall Street Journal-Perktheu per Dillin-Abdyl Ali Koprencka/

Nën temperaturën 105 degree qëndronja me Republikanin Devin Nunes në Fermën Blegtorale të familjes tij. Z Nunes ndjente shumë më tepër nxehtësi në Washington ku puntonte si Kryetar i Shtepise i Komitetit Zgjedhur mbi Inteligjencën në të cilën vazhdonte punimet për të zbuluar të vërtetën në lidhje me aktivitetin e FBI gjatë edhe mbas fushatës elektorale të vitit 2016. Duke bërë nji punë të mirë deri tashti jemi në dijeni se FBI përdori informatorët kundrejt fushatës elektorale të Donalt Trumpit duke u bazuar me kërkesën e opositës për fushatën e udhëhequr tashma nga Hillary Clinton. U vu urdhër mbi kqyerje me të cilin u zbulua se mbas zgjedhjes zyrtarët e administratës Obamës e kryen këtë veprim të monituruar për të deskritituar ekipin e ardhëshëm.
Përpjekjet e Z. Nunes kanë provokuar nji tërbim të jashtëzakonshëm në zyrat e FBI e në ato të zbatimit ligjit si edhe në agjensitë e Intelligjencës duke përfshirë edhe Medjen gjithashtu. Jane nji dyzine sulmesh të pa reshtura njëra më e egër se tjetra. Pse ndodh kjo? E para sepse është puna ime. Kjo është një bazik kongresional investigim ku ne ndjekim faktet. “Piktura asht e madhe” shton ai “nji seri faktesh të këqija që asht problematike për të gjitha vëndet.
Antarët e Komitetit të Inteligjencës janë duke hetuar. “Por asht nji parti politike që e kontrollon këtë Komitert, kontrollon Mediat që të gjitha këto ente veprojnë për të mbajtur këtë parti në fuqi. Por në qoftëse ne e marrim në shqyrtim në zyrat tona ajo nuk do funksionoi ne vazhdimësinë e saj. Ne nuk e lëjmë këtë të ndodhi.”
Z. Nunes dyzet e kater vjeç është zgjedhur për në Kongres nga Kalifornia Qëndrore në vitin 2002. Ai filloi detyrën në Komitetin e Intelligjencës në vitin 2011. Studio thellësisht ndër libra duke studiuar statuset dhe perforcuar njohurite spiunazhit Amerikan.Kjo e bëri atë për qënë i aftë për të
zbuluar situtat alarmuese. Të zbuloi informacionet e duhura ose ngjarjet për të cilat nuk ka siguri dhe që paraqesin problem serioz. Ai vërejti disa menjiherë mbas zgjedhjeve të vitit 2016.
E para: Menjiherë sa u bashkua me grupin tranzitor të. Z. Trump u ballafaqua me nji sulm të ashpër nga ana e krahut majtë duke pretenduar se ky person ka lidhje me Vladimir Putinin, duke filluar ku me muaj të tërë në Medien Sociale e sidomos në muajt e fundit duke filluar që nga MSNBC që pa pikë rezervimi e pyesin në se është nji agjent Rus. Unë jam nji Falkon Rus që vazhdoj e shkoj vazhdimisht thotë ai,” Unë jam nji nga ata që kam lajmëruar muaj më parë administratën e Obamës për të kuptuar strategjine Ruse. Kjo administratë dështoi plotësisht. Dështimi më i madh i Inteligjencës që nga SHTATORI /NJIMBËDHJET. Këto sulme ishin aq reale sa ishin shumë Red Flags( shënja paralajmërimi) për të cilat administrata në fjalë dështoi plotësisht pra kishte hapësire për te marrë masat e duhura.
Z. Nunes vazhdon më tej duke besuar se akuzat janë vazhdim nji fushate të paramenduar mirë nga zyrtarët e Obamës dhe komunitetit inteligjencës për ta diskretituar atë dhe për këtë arsye e veçuan gjatë gjatë proçesit të mbikqyrjes. “Ishte Nëndor ne Republikanët nuk kishim ide se FBI po investigonte Trumpin. Ata kishin njohuri,” shton ai. “ Ky është nji çqetsim të cilën e kuptoj dhe ata duheshish të përcaktonin plotësisht qëndrimin tim dhe veprimet e mija.”
E dyta: Menjhere, dy javë para inagurimit, nji grup zyrtarësh të administratës Obamës dhanë nji vlerësim intelligjent se Rusia ka vepruar në mënyrë të veçantë zgjedhjen e Z. Trump. Asnjeri nuk e kundërshton këtë fakt. Rusët hodhën baltë mbi Hillary Clinton, sepse duke filluar që nga ata askush nuk mendonte në Planet se Z. Trump do fitonte. Kështu nuk ka kuptim që administrata e Obamës të punoj kaq fuqishëm për të ndruar argument duke thënë ‘Oh jo,jo: “ Kjo ka të bëjë me zgjedhjen e Z. Trump”. Përpjekjet filluan të kenë më tepër kuptim kur u shtua versioni se gjatë fushatës elektorale Z.Trump ka bashkëpunuar me Rusët.
Në Janar 2017 Z. Comey foli para Kongresit ku publikisht u morr vesh se investigimi i Z. Trump kishte filluar që në Verën e vitit të kaluar, fakt i cili i ishte mbëshefur Kongresit. Muaj më parë kur Z. Nunes pa se historitë e Medies po ngriheshin larte i hodhi poshtë ato. “Supozohet që ne duhet të ishim të informuar, FBI, Comey janë njerëz të mirë dhe këjo kurrë nuk duhet të ndodhte e sidomos gjatë nji fushate elektorale.
Kur faktet dolën në shesh Z. Nunes mbeti i habitur nga forma e zhvillimit të investigimit. Në vite kishte punuar në këtë fushë dhe ishte në korrent me ligjet dhe me të dhënat dhe informacionet. “Unë kurrë nuk mund ta kuptoj si FBI përdori kapacitetin tij kundër intelligjencës për të vënë në shinjestër nji fushatë elektorale. Në qoftë se duhet të më kishte lindur kjo ide më përpara, ju garantoj se do kisha shkruar e thënë që mos e bëni këtë veprim. Në Kushtetutë përcaktohet se kundër intelligjenca vihet ne shërbim kur ka akte terorizmi ose kur njerzit provojnë të vjedhin sekretet Shtetërore. Kjo nuk ka asnji lidhje me çështje kriminale.
Pastaj vjen dosja e Kristofer Stili e pregatitur me kërkesën e opozites për fushatën e Zj. Clinton nga firma Fusion GPS. Kryesia e kongresit menjiherë ra në kontakt me dokumentin banal dhe të pa verifikuar. Z. Nunes kujton se Z. Comey bëri nji tjetër pretedim” Ai tha Republikanët paguan për atë dosje. Aspak e vërtetë.” Më tutje vazhdon se në qoftë se Zj. Clinton dhe Demokratët do kishin pretenduar se kjo dosje është e paguar ju garantoj se Mitch McConell dhe Paul Ryan do qeshnin me të madhe dhe delnin jashtë nga mbledhja. “Washinton Fre Beacon, nji konservative gazetë në Website themeluar nga Paul Singer e ka futur në punë Fuzion GPS për të bërë hetime rreth Z. Trump por botuesit e Fussion theksojnë se kjo detyrë nuk ka asnji lidhje me atë dosje.
Të gjitha këto pika janë të mjaftueshme për të vënë Kongresin ne veprim për hetim të çështjes. Ai u çqetësua se në Janar të 2017 gazetat filluan të publikojnë se kishin rrjedhur informacione sekrete midis. Z. Flyn dhe ambasadorit Rus. Rjedhja e informacionit asht nji koleksion shumë teknik leximi i të cilës i përafrohet të vërtetës. Kjo shkel statusin kundër demaskimit duke zbululuar indetitetin e Amerikanëve që janë në shërbim te kundër intelligjencës.
Përsa i përket rrjedhjes informacioneve të Z. Flyn Z. Nunes ka te dhëna se ky veprim asht bërë me qëllim demaskimi. Ai zotëron nji seri dokumentash për të vërtetuar këtë version. Për ta rishikuar u thir ne Mars ne Shtepinë e Bardhë në nji dhomë të sigurt leximi se po të shkonte tek kritikët e tij mund ta çonin në rrugë të gabuar. Në këtë mënyrë u ndodh mbrënda rrethit të ngushtë të Z. Trump. Gjithashtu u vërejt se demaskimi i Z.Flyn asht pa baza ligjore se është nxjerrë nga iformacionet shumë sekrete. Kjo promovoi nji Komitet Ethic të Shtëpisë për investigim të mëtejshëm. Në Prill 2017 qëndron në nji anë për sa i përket çështjes bisedimeve të mbëshefta me Rusët e sidomos pë ti u pershtatur parandalimit progresit tyre. Kaloi Dhjetori dhe Komiteti Ethic nuk i dha përgjigje Mr. Nunes. “Ne e vërtetuam më vonë” shton ai “ the nga pesë Demokrat katër kërkuan largimin tim përpara se problemet të rrokulliseshin.
Ndërkohë Komiteti i Intelligjencës vazhdonte Hetimet ne lidhje me bisedimet e mëshefta me Rusinë pa presencën e Z. Nunes. Në Tetor te vitit 2017 lajmet e bënë publike çeshtjen e dosjes Stili ku u vërtetua se kjo dosje u ble nga nga fushata elektorale e Clitonit. Kjo ngriti pyetjen se sa FBI u mbështet tek opozita për të vënë në veprim aplikimin e mbikqyerjes ndën aktin “Survejimi i Huaj i Inteligjencës” dhe për të spiunuar në të njëjtën kohë ndihmësin e Trumpit Carter Page. Deri nga vjeshta Departamenti i Drejtësisë refuzoi te veproi me Komitetin e Inteligjencës në lidhje me fletë thirjet e dosjes dhe me dokumentat e FISAs.
Në fund të vitit Mr. Nunes u ndesh përball me Departamentin e Drejtësisë të cilit ju dha afati përfundimtar që me 3 Janar 2018 të vepronte me kërkesat e Kongresit për sa i përket informacionit ne fjalë. New York Times përcaktonte se zyrtarë të qeverisë pa emër japin të kuptosh se bisedimet e fshehta me Rusinë nuk janë në dosje por në nji nivel më të ulët të krahut Trumpit si kur është George Papadopoulous. Të nesërmen Washington Post zhvilloi nji histori duke pohuar falsitet. Mr Nunes pohon se edhe Republikanët e tij kishin humbur besimin tek ai. Këte rrjedhje simbas kësaj dosje nuk do të merret parasysh aspak. Dikush tjetër thotë se ishte jashtë kësaj çështje. Po pa kaluar kohe DOJ dhe FBI kërkuan nji mbledhje me spikerin ne prezencën time. Por kjo nuk ishte nji koinçidencë. Z. Ryan e shtyri Z. Nunes dhe Departamentin e Drejtësisë për të dokumentar faktet. Memoja e Z. Nunes u ba e qartë ne Publik ne muajin Shkurt. Memoja përbëhesh nga katër faqe. Aty raportoheshte se dosja e Stilis permbante formën esenciale të aplikacionit të Carter Page edhe se FBI kishte dështuar në informimin e Gjykatës të FISAs mbi origjinën e dokumentit. Ne duhet ta pastrojmë. Gjithçka ka marrë fund se kanë bërë punë të pisët gjatë investigimit të fushatës elektorale. Çdo njeri ne SHBA duhet ta ketë dijenin për këtë skandal. Kjo nuk ndodhi. Në vënd të kësaj Demokratët paraqiten Memon e tyre nëpërmjet të cilës Medja na sulmoi ne më tepër dhe FBI dhe DOJ filluan të turbullojnë.
Gjërat shkuan më keq. Në Pranverë Z. Nunes morri informata se FBI kishte përdorur informatorë te marri informata nga fushata e Trumpit. Departamenti Drejtësisë luante rolin e maces dhe miut në lidhje me dokumentat. Ne akoma nuk kishim të qartë sa informatorë ishin përdorur deri me 31 Korrik 2016 dhe sa ishin ndërmjet sa ishin të paguar. Per këtë kategori të fundit zyrtarët hapen kundër inteligjencën për investigim dhe njikohësisht për të gjetur sa ishte paguar çdo person. Kjo ishte nji çështjet kryesore. Ndërkaq FBI dhe departamenti nuk bëri asnji veprim për të nxjerë gjurmuesit e Flynit për arsye se kishte pretekst se ata ishin të zënë me punë në mbështetje te Demokratëve.
Ai së bashku me shokët e tij të Komitetit i dërguan Trumpit letër që të publikoi njizet e faqet e FISA aplikacionit. Z. Nunes thotë që ata jane kritikal: “ Në qoftëse se njerzit mendojne se puna e pisët e Clintonit për të marrë FISA aplikacionin nuk është veprim i rregullt atëhere përmbajtja e saj është akoma ma e keqe. Z. Nunes ja drejton fjalët më të ashpra kundërshtarëve të tyre Demokratë, të cilët harxhuan vite duke propongaduar Privacin dhe Lirit Civile nga tjeter duan të demaskojnë dhe të survejojnë nënshtetasit Amerikane e duke përdorur nji dosje të pa verifikuar për të futur në dorë aplikacionin e FISA’s që të kënë mundësi survejimin e qytetarëve. Ai vazhdon se unë nuk jam nji nga ata që shkel investigimin e Kongresit. Unë nuk jam nji nga ata që të kem gënjyer e të them se Republikanët pagun për të marrë dosjen. Jam nji nga ata njerzit e pakët që dua ta çoj çështjen deri në fund. Sa për shtypin: “Sot Media është e korruptuar. Ajo është e nji anëshme dhe nuk i bën vënd vehtes me veprimet e saj. Sa më shpejt që Republikanët ta kuptojnë këtë aq më mirë do jetë.

Ai është i çqetsuar se Republikanët po humbin kohën ndërsa zgjedhjet e reja po afrohen. Janë akoma nji dyzinë njerzish për tu investuar. Por DOJ/FBI kanë planet e tyre duke sjellë e rrotulluar ato plane për të fituar kohë duke plotsuar dëshirat e tyre për humbjen e Republikanëve në Parlament. Akoma beson ai se hetimet kane mundësi të shkojnë deri në fund dhe informacionet të hapin shtigje të reja në drejtim të reformave. Ne duhet të jemi akoma më të reptë për të demaskuar dhe duhet ndëshkim i vërtetë për shkelsit e ligjit.” Ai vazhdon se hetimii tij “ndriçoi të metat në kompetecat e mbikqyerjes për të cilat Kongresi duhet ti rivendosi për vetvehten etij”
Z. Nunes e ndjen shumë të nevojshme dhe shumë rëndësishme të tregoj historin. “Këtu janë dy histori për tu shkruar . Versioni Arstitik në të cilën duhet angazhuar gjithë partia me në krye inteligjencën e kaluar dhe të tashme dhe Media të provoi të mbuloi atë çfarë bëri” duke vazhduar “ Ana letrare e saj është se detyra jonë fatkeqësisht duhet ta shkruajë atë.

Marrë nga Wall Street Journal E Shtune e Diel Korrik 28-29, 2018
(OPINION)

Përkthyes Abdyl Ali Koprencka

New York 31 Korrik 2018

Filed Under: Analiza Tagged With: Abdyl Ali Koprencka, Armiku publik numer nja, i Washingtonit

Kosovë-Kampi amerikan “Bondsteel”, garantues paqeje

August 1, 2018 by dgreca

1 Ramush Helik

1 Ramush tregim

-Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj: Kampi “Bondsteel” është shpresë dhe garantues paqeje për të gjithë që jetojmë këtu/

1 Ramush interv-Komandanti i kampit ushtarak amerikan  “Bondsteel”, kolonel Nick Ducich, vlerësoi lartë vizitën e kryeministrit Haradinaj në këtë kamp dhe tha  se edhe me tutje do të vazhdojnë mbështetjen për Forcën e Sigurisë së Kosovës/

2 Ramushi ushtaretFERIZAJ, 1 Gusht 2018-Gazeta DIELLI-Behlul Jashari/

“Kampi ‘Bondsteel’ është shpresë dhe garantues paqeje për të gjithë që jetojmë këtu”, tha kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, gjatë vizitës që i bëri sot kampit ushtarak amerikan në Sojevë të Ferizajt, ndërsa shtoi se edhe më tutje shpreson në mbështetjen dhe partneritetin strategjik me ShBA-në, veçanërisht ndihmën dhënë FSK-së.

Ndalesën e parë në këtë vizitë kryeministri Haradinaj i shoqëruar nga komandanti Ducich, e ka zhvilluar në spitalin e kampit, ku ofrohen shërbimet mjekësore dhe ku nga afër pa shërbimet mjekësore që ofrohen në këtë repart.

Më pas, kryeministri Haradinaj ka vizituar sektorin e deminimit, ku nga ekspertët ushtarakë amerikanë dhe të Forcës së Sigurisë së Kosovës i është shpjeguar puna dhe procesi që zhvillohet në këtë repart, nga i cili që nga paslufta e deri më tani janë deminuar numër i madh zonash të minuara në gjithë Kosovën. Me këtë rast, kryeministri Haradinaj ka falënderuar ushtarët amerikanë për kontributin e tyre në forcimin dhe ngritjen e kapaciteteve të pjesëtarëve të FSK-së.
Kryeministri  Haradinaj vizitën e vazhdoi edhe në pistën e helikopterëve, ku në mënyrë simbolike, në shenjë mirënjohje dhe respekti për vizitën, nga komandanti Ducich i është dorëzuar flamuri i Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Kryeministri Haradinaj, pas pranimit të flamurit, tha se ndjehet tepër i nderuar me këtë respekt që po i bëhet nga një shtet mik, siç janë ShBA-të.
Më pas kryeministri Haradinaj, i shoqëruar nga komandanti Ducich dhe ushtarakë të kampit amerikan, të cilët shërbejnë në Kosovë, ka drekuar në mensën, ku janë të punësuar një numër i madh punëtorësh kosovarë. Lidhur me këtë, kryeministri Haradinaj tha se kampi “Bondsteel”, përveç misionit ushtarak që ka në ofrimin e sigurisë për qytetarët e Kosovës, ka edhe një dimension tjetër më të gjerë, atë social dhe ekonomik, sepse u ka mundësuar qindra familjeve kosovare të ardhura financiare.
Në përmbyllje të vizitës, e para e këtij lloji nga një kryeministër i Republikës së Kosovës, kryeministri Haradinaj, së bashku me komandantin Ducich, u prononcuan para mediave të pranishme.Kryeministri Haradinaj tha se Kosova është shtet multietnik dhe është garantuese e paqes edhe në regjion. “Sot jam i nderuar të jem me ju dhe ju falënderoj për kohën, si dhe për atë që pash këtu, sesa shumë është punuar”, tha kryeministri Haradinaj, duke shtuar se jo vetëm që është kujdesur për nevojat shëndetësore të qytetarëve, por edhe për bashkëpunimin me Forcën e Sigurisë së Kosovës dhe gjithë mbështetjen që i keni dhënë atyre.“Shpresojmë që edhe më tutje të jemi partner me ju dhe të mbështesni FSK-në”, tha kryeministri Haradinaj.
Ndërsa, komandanti i kampit ushtarak amerikan  “Bondsteel”, kolonel Nick Ducich, pasi vlerësoi lartë vizitën e kryeministrit Haradinaj në këtë kamp tha  se edhe me tutje do të vazhdojnë mbështetjen për Forcën e Sigurisë së Kosovës.

“FSK-ja po e demonstron çdo ditë e më shumë profesionalizmin e saj, në kompetencat e saj dhe sidomos në kryesore, duke qenë në shërbim të qytetarëve të Kosovës”, tha komandanti Ducich.

Në fund të vizitës së tij, kryeministri Haradinaj ia dorëzoi flamurin shtetëror të Kosovës komandantit Ducich, si shenjë nderimi dhe respekti institucional për rolin e kampit ushtarak amerikan “Bondsteel” në Kosovë.

 

Filed Under: Featured Tagged With: Behlul Jashari, Bondsteel, garantues paqeje

DO TË KTHEHEN NË ATDHE ESHTRAT E MIDHAT FRASHËRIT

August 1, 2018 by dgreca

1 mitat VONË, POR MË MIRË VONË SE KURRË-DO TË KTHEHEN NË ATDHE ESHTRAT E MIDHAT FRASHËRIT/

2-Frank-shkreli-2-300x183-1-1Nga Frank Shkreli/

Njoftohet se qeveria shqiptare ka vendosur që eshtrat e Midhat Frashërit, njërit prej nenshkruesve të Pavarësisë së Shqipërisë dhe njërit prej figurave më të dalluara të kulturës dhe letrave shqipe, të këthehen në Atdhe nëntorin që vjen, me rastin e 110-vjetorit të Kongresit të Manastirit. Ky vendim, sipas medies, është marrë bazuar në kërkesën e Institutit të Studimeve “Lumo Skëndo” dhe kryetarit të këtij instituti, Z. Uran Butka.1 Kong i Manastirit

Ne Kongresin e Mnastairit, prane Ate Gjergj Fishtes/

1 MITHAT-BEU-2-800x445

Nuk e di se sa serioze është kjo klasë politike shqiptare për një pajtim të vërtetë kombëtar, pothuaj 30-vjet pas shembjes së komunizmit, por megjithëkëtë, vendimi për kthimin e eshtrave të Midhat Frashërit në Atdhe është për t’u përshendetur, si një hap në drejtimin e duhur. Vonë, por më mirë vonë se kurrë.  At Gjergj Fishta, Poeti i Kombit dhe mbrojtësi i zjarrtë i të drejtave të shqiptarëve – i ulur aty pranë Midhat Frashërit në foton e Kongresit të Manastirit siç mund të shihet më poshtë – e pyet veten: po unë çfarë të keqe i bëra Kombit tim që më ka hedhur në harresë?!  Fatkeqsisht, eshtrat e At Gjergj Fishtës janë hedhur në lum nga regjimi i Enver Hoxhës me shpresën se kujtimi i tij do të zhdukej njëherë e për gjithmonë nga faqet e historisë së shqiptarëve, por ka mënyra të tjera për të nderuar këtë kolos të Kombit Shqiptar. Fatkeqsisht, nuk ekziston një vullnet i mirë për të nderuar Fishtën, por duhet të durojmë dhe tu japim kohë, sepse sië është shprehur Tolstoji, “Ushtarët më të fortë në jetë janë koha dhe durimi”.  Prandaj them më mirë vonë se hiç!  Pajtimi Kombëtar e kërkon një gjë të tillë.

Por, sot përshëndesim vendimin e qeverisë shqiptare për të kthyer në Atdhe eshtrat e Midhat Frashërit, patriotit dhe personalitetit të njohur të Kombit. Dua ta përshëndes këtë vendim të qeverisë së Shqipërisë duke kujtuar, me këtë rast, Midhat Frashërin me një shkrim të përditësuar, kushtuar atij botuar disa vjetë më parë, pikërisht me rastin e 65-vjetorit të vdekjes së tij.

Më 3 tetor 1949, në hotelin Lexington në Nju Jork të Shteteve të Bashkuara, ndërroi jetë i mërguar dhe larg Atdheut, Midhat Frashëri, biri i Abdyl Frashërit dhe nip i rilindasve Naim Frashëri dhe Sami Frashëri.  Unë deshta ta kujtoj atë në këtë përvjetor, natyrisht për vet meritat e këtij burri të madh, trashëgimtar i familjes së madhe rilindase të Frashënlijve, mendimtarit, shkrimtarit, politikanit, dhe mbi të gjitha Shërbestarit të Shqipërisë, siç e quanin bashkohësit dhe bashkluftarët e tij. Unë nuk e ndjejë veten as të denjë dhe as të informuar mirë që në këtë përvjetor të vdekjes së Midhat Frashërit, të shkruaj mbi jetën dhe aktivitetin e tij politik dhe atdhetar.   Por, po e shënoj këtë përvjetor me një kujtim modest, në emër të disa bashkombasve të mi, dikur bashkpuntorë të ngushtë të Midhat Frashërit – e të cilët nuk janë më – por të cilët i kam njohur dhe me disa prej tyre kam pas fatin e mirë që në rininë time të punoja me ta tek Zëri i Amerikës, gjatë 1970-ave dhe në fillim të ’80-ave, pasi besoj se po të ishin gjallë nuk do t’a lenin këtë rast të kalonte pa thënë diçka për mësuesin dhe udhëheqsin e tyre të dashur.

Midhat Frashëri, si themelues dhe kryetar i Ballit Kombëtar, për ta   ishte jo vetëm një udhëheqës politik, por konsiderohej edhe si një udhëheqës shpirtëror, si një shëmbull patriotizmi të vërtetë dhe atdhedashurie të shëndosh.  Në ambientin e zyrës ku punoja me këta patriotë, pothuaj nuk kalonte asnjë ditë që njëri ose tjetri prej tyre të mos përmendëte diçka nga kohët e vështira që kishin kaluar me Midhat Frashërin, të cilëve, si besnikë të tij që ishin, ai iu referohej atyre si “djemtë e mijë”.  Këta janë ndër ata që kishin ecur këmbë për këmbë me Midhat Frashërin, ose siç e quanin shpesh edhe me pseudonimin, Lumo Skendon, që për ta ishte bërë si emër i dytë i tij.   “Lumua ka thënë kështu, Lumua më ka thënë këtë….”, ishte pothuaj një refren i përditshëm në bisedat me ish-kolegëve të mi.  Kujtimi i tij rrahte në zemërat e tyre dhe ishin të përbetuar që të ruanin kujtimin dhe porositë e tij dhe njëkohsisht të luftonin me dije e penë për të çuar në vend amanetin e Midhat Frashërit, për një Shqipëri të lirë e demokratike, për një Shqipëri të Shqiptarëve, siç thonin ata. Ata e bënë këtë, secili në mënyrën e vet, deri në fund të jetës së tyre.Ish-kolegët e mi, flisnin për udhëheqsin e vet, si njërin prej tyre, i cili thonin ata, ishte i thjeshtë e i dashur me të gjithë – gjithmonë me ta, gjatë luftës nepër borë e shi e të ftohtë, si në fitore ashtu edhe në humbje.  Ata kujtonin arratisjen e tyre nga Shqipëria me lundër nepërmjet Shkodrës për të shpëtuar kokën nga Enver Hoxha, kur çlirimi i vendit fatkeqsisht u zëvendësua me sundimin e diktaturës komuniste të Enver Hoxhës, i cili detyroi që shumë prej bijve më të mirë të kombit të arratiseshin e të merrnin rrugët e botës.  Ata kujtonin jetën me Midhat Frashërin nëpër kampet e refugjatëve në Itali dhe gjetiu, në gjëndje shumë të vështira të asaj kohe, pa mbështetje dhe pa shpresë, shpesh edhe pa ushqim të mjaftueshëm.   Pasi e dinin se isha i lindur në trojet shqiptare nën-ish-Jugosllavinë, kolegët e mi më flisnin shpesh për pasionin e thellë dhe dashurinë që Midhat Frashëri kishte pasur për Kosovën dhe për trojet shqiptare në përgjithësi, theksonin ëndërrën e tij për një Shqipëri Ethnike.  Megjithë humbjen politike dhe megjithë vuajtjet nepër rrugët e mërgimit, të gjithë ish-kolegët e mi, pothuaj pa përjashtim, pohonin se megjithë humbjen përball situatës së zymtë të pas luftës si përfundim i fitores së komunizmit dhe të ndarjes së tyre me familjet që kishin lënë pas, ndonëse ata vet kishin humbur shpresat, ishte Midhat Frashëri ai, i cili, i frymëzonte ata, u jepte shpresë, u jepte forcë për të shikuar me optimizëm drejtë së ardhmes.  “Shpresa mbahet me punë dhe ideal”, ka shkruar Midhat Frashëri dhe pyetjes se “Cili duhet të jetë ideali ynë? , ai i është përgjigjur duke thënë se ideali ynë, “Duhet të jetë madhëria dhe nderi i shqiptarit, njësia dhe bashkimi i kombit, lumturia dhe përparimi i përgjithshëm.”

Kisha dëgjuar aq shumë prej tyre për personin dhe veprimtarinë e Midhat Frashërit, si njeri dhe si një rilindas i shquar, mbi travajët e tyre gjatë dhe pas luftës, sa që pas disa viteve me ta, pothuaj e ndjeja veten si të kisha qenë pjesë e atij grupi të nderuar bashkadhetarësh, megjithse isha shumë më i ri nga mosha.  Prandaj, me këtë rast dua të kujtoj Midhat Frashërin, por edhe ata që kanë qenë afër tij dhe të cilët kam pasur nderin dhe privilegjin t’i njoh për së afërmi.  Pikëspari Zonjën e nderuar Lulu Vrioni, të mbesën e Midhat Frashërit dhe për mendimin tim, ndoshta spikerja më e mirë që kam njohur unë.  Talat Karagjozi, i cili më thoshte se Midhat Frashëri i kishte vdekur në duart e tija dhe kurdoherë që fliste për të, i mbusheshin sytë lotë, pasi nga ajo ditë e sot, mendohet se me të këthyer në Amerikë, Midhat Frashëri u helmua pas deklaratës që kishte bërë në radion BBC të Londrës në lidhje me formimin e lëvizjes anti-komuniste në mërgim dhe pas themelimit të Komitetit Kombëtar Shqipëria e Lirë, kryetar i së cilës ishte zgjedhur Midhat Frashëri.   Ndër të tjerët “djemë” të Midhat Frashërit të asaj gjenerate, me të cilët kam punuar,  kanë qenë Xhevat Kallajxhiu, Ruzhdi Daca, Gaspër Kiçi, Bardhyl Pogoni dhe jashtë zyrës së VOA’s ishin  Dr. Tako Bacaj,  Ramazan Turdiu, pastaj djemtë e Profesorit dhe gjeografit të njohur dhe kartografit të parë shqiptar nga Kosova, Ahmet Gashit – autorit  të parë të gjeografisë  së Shqipërisë më 1935 — vëllëzërit  Dr. Faton Gashi dhe Prof. Luan Gashi i Lidhjes Kosovare, jeta e të cilëve ishte plot veprimtari patriotike dhe kontribute edhe për vendin e adaptuar, Amerikën – njëri mjek i dalluar e tjetri profesor i shkencave politike, e i cli njihej si profesor që adhurohej shumë nga studentët e tij universitarë amerikanë.  Kujtimet e këtyre ish-kolegëve e miqëve të mi për Midhat Frashërin – ish-udhëheqsin dhe mësuesin e tyre – janë bërë tani edhe pjesë e kujtimeve të mia, përshtypje të cilat i kujtoj me nderim në këtë 65- vjetor të vdekjes së Midhat Frashërit, djalit të Abdyl Frashërit dhe nipit të Naimit dhe Sami Frashërit.

Ishin këta ish kolegë të mi gazetarë, të cilët çdo ditë dhe në çdo moment, profesionin e tyre përpiqeshin ta merrnin tepër seriozisht.  Ishin të “shkollës së vjetër”, ashtu siç i donte dhe siç i kishte mësuar Midhat Frashëri, i cili rolin e gazetarit e kishte çmuar shumë, duke thënë se gazetarët duhet të jenë “njerëz të idealit” dhe “me ndërgjegje të lartë kombëtare”. Shtypi, ka shkruar ai, duhet të jetë “kopshti i një jete morale, shkolla e së vërtetave politike dhe shoqërore, predikimi për zhvillimin mendor dhe shpirtënor, e një disipline vullnetare e një rregulle të inspiruar prej amorit dhe dashurisë, duke kupëtuar drejt dhe vërtet interesin tëndë”.   Ideja e tij ishte se shtypi i lirë që do t’i shërbente interesave të kombit dhe të shoqërisë duhej “të drejtohet nga njerëz të zotë dhe profesionistë”, duhej të jetë, sipas Midhat Frashërit, në “Duar të dënja, në njerëz të zotër, të paisur me cilësi dhe virtute të naltë”.Në fjalimin e tij të famshëm në BBC e Londrës, në vjeshtën e vitit 1949, Midhat Frashëri iu drejtua shqiptarëve kudo që ishin duke paralajmëruar se kombi shqiptar po e kuptonte më në fund se çfarë kishte sjellur fitorja e komunizmit në Shqipëri, duke thënë se, “Kadalë, kadalë raca Shqiptare, ajo racë së cilës nuk i mungon asnjë virtyt njerëzor, ajo racë që vuan por edhe që ndjen, që ofshan por që edhe shpreson dhe nuk harron, ajo racë themi, filloi të shohë të vërtetën, të shohë rrezikun edhe fatkqesinë, në të cilën e hodhën matrapazët komunistë.  Po i çilte sytë dhe po e mprehte vullnetin e saj”.  Ai e pat përfunduar fjalimin e tij duke shprehur shpresën se të gjithë Shqiptarët do ta kenë shpirtin dhe mendjen gjithmonë për të mirën e Shqipërisë.  “Kjo”, ka thënë ai, “është lutja jonë ndaj Zotit të Madh dhe lusim që gjithnjë Shqiptarët e vërtetë të rrëfehen të denjë për të qenë Shërbëtorët e Shqipërisë.”Fatkeqsisht, ky trashëgimitar i denjë i Rilindjes kombëtare – jo vetëm që në Shqipërinë e tij të dashur nuk konsiderohej si Shërbestar i Atdheut, por përkundrazi, historia komuniste e ka etikuar atë gjithnjë me njollosjen si “reaksionar”, madje edhe “tradhëtar” të kombit.  E cilin? Midhat Frashërin, djalin e Abdyl Frashërit! Midhat Frashëri i Kongresit të Manastirit ku së bashku me At Gjergj Fishtën vendosën themelet e alfabetit shqip!  Midhat Frashëri i Konferencës së Paqës në Paris edhe aty së bashku me At Gjergj Fishtën e Mons Bumçin për të mbrojtur të drejtat e Shqipërisë dhe të shqiptarëve!  Midhat Frashëri i cili me fjalime e shkrime, nepër konferenca ndërkombëtare dhe me deklaratat e tija në gjuhë të ndryshme, me fanatizëm ka mbrojtur të drejtat e Shqipërisë dhe të Kombit shqiptar!  Shpresojmë që kjo të ndryshojë me kthimin e eshtrave të ti Shqipëri.Historia e regjimit komunist të Enver Hoxhës i kishte shlyer edhe imazhet e tyre nga fotografitë historike të kombit, në përpjekje për t’i zhdukur ata përgjithmonë nga historia, por megjithëkëtë, veprat e tyre do të mbeten gjithnjë të paharrueshme, sepse të tilla ishin! Historia e vërtetë shqiptare do ta thotë fjalën e fundit.  Kjo është arsyeja pra që Midhat Frashëri Meriton të kujtohet gjithmonë dhe nga të gjithë shqiptarët kudo, pa marrë parasyshë ndryshimet në pikëpamjet politike dhe ideologjike midis tyre.  Në këtë rast, po të mund të fliste, Midhat Frashëri do t’i këshillonte shqiptarët se ka ardhur koha për “të përfunduar betejën e fundit ndërmjet tyre”, ashtuqë më fund ata të fitojnë luftërat që e presin kombin, për realizimin e një jetë më të mirë për brezat e ardhëshëm.Mjaftë me mëkatet që u janë bërë patriotëve si Midhat Frashëri dhe At Gjergj Fishta!  Historia e regjimit komunist të Enver Hoxhës i kishte shlyer edhe imazhet e tyre nga fotografitë historike, në përpjekje për t’i zhdukur ata përgjithmonë nga historia, por megjithëkëtë, veprat e tyre do të mbeten gjithnjë të paharrueshme, sepse të tilla ishin! Shpresojmë që vendimi i qeverisë shqiptare për të kthyer në Atdhe eshtrat e Midhat Frashërit, të jetë fillimi i një rishikimi të historisë dhe i rivelerësimit të kontributit që kanë dhënë për Kombin shqiptar, patriotët shqiptarë si Midhat Frashëri dhe At Gjergj Fishta. Është një vendim i mirëpritur, ndonëse i vonuar, por më mirë vonë se kurrë!

Filed Under: Featured Tagged With: Frank shkreli, Kthehen eshtrat e Mithat Frasherit

Kosovë-Mërgata në Katedralen Shën Nënë Tereza

August 1, 2018 by dgreca

-Kremtohet Dita e Diasporës, Meshë solemne në Katedralen Shën Nënë Tereza në Prishtinë,  i priu Ipeshkvi i Kosovës, Imzot Dodë Gjergji.  Në Meshë erdhi nga Nju Jorku anëtari i  Kryesisë së Federatës Pan-Shqiptare të Amerikës Vatra, njëherësh arkëtar si dhe kryetar i Komisionit për mbledhjen fondeve për ndërtimin e Katedrales Shën Nënë Tereza në Prishtinë, Marjan Cubi,  bashkë me bashkëshorten Dila/
1 Marjan

 Gazeta DIELLI nga korrespondenti në Kosovë Behlul Jashari/

2 shpine

 PRISHTINË, 1 Gusht 2018/ Në Katedralen Shën Nënë Tereza në Prishtinë, sot, Kisha Katolike në Kosovë organizoi Ditën e Diasporës me mirëseardhje e mirëpritje bashkatdhetarëve nga mërgata që kanë ardhë në atdhe në pushimet e kësaj vere.3 kryeipeshk

Në këtë Ditë, Meshës solemne në Katedrale i priu Ipeshkvi i Kosovës, Imzot Dodë Gjergji, në bashkëmeshim me meshtarët dhe misionarët që shërbejnë në diasporën shqiptare.

5 Mar Ipeshkevi

Në Meshën e sotme solemne mbërriti nga Nju Jorku Marjan Cubi, anëtar i  Kryesisë së Federatës Pan-Shqiptare të Amerikës VATRA, njëherësh arkëtar si dhe kryetar i Komisionit për mbledhjen fondeve për ndërtimin e Katedrales Shën Nënë Tereza në Prishtinë, i cili kishte ardhë bashkë me bashkëshorten Dila.

4 DilaShqiptarët nga SHBA – Këshilli i Fondacionit për ndërtimin e Katedralës Nënë Tereza në Prishtinë, që vepron në Nju Jork dhe rrethinë, kanë kontribuar për mëse 9 vite me 2 milionë dollarë. Në dritaret e Katedrales janë shkruar emra vatranësh-shqiptarësh të Amerikës kontribues për ndëtimin.

Shugurimi i Katedralës Nënë Tereza në Prishtinë nga i Dërguari i Posaçëm i Papa Françeskut, Kardinali shqiptar Ernest Simoni – Troshani, e me pjesëmarrje edhe të pëfaqësuesëve të Federatës Pan-Shqiptare të Amerikës VATRA, e  cila edhe u vlerësua e falënderua për kontributet, u bë në 5 shtator 2017, në ditën që ishte e 1 vjetorit të shenjtërimit e 20 vjetorit të kalimit në amshim të shenjëtëreshes shqiptare.

Gurthemeli i Katedrales në Prishtinë është vënë në 26 gusht 2005 për nder të 95 vjetorit të lindjes së Nënës Terezë nga ana e Presidentit historik të Kosovës Dr. Ibrahim Rugova, Ipeshkvit të atëherëshëm të Ipeshkvisë së Kosovës Imzot Mark Sopi dhe Kardinalit të Uashingtonit në atë kohë Teodor Mekkerik.

“Papa Gjon Pali i Dytë e ka përkrahur personalisht ndërtimin e kësaj katedraleje”, theksonte Presidenti Rugova.

Katedralja në Prishtinë nisi të ndërtohej ndërkohë që ishte festuar 6 vjetori i Kosovës së lirë nga qershori 1999. Në 2005-tën shënohej dhe 600 vjetori i lindjes së kryeheroit kombëtar shqiptar Gjergj Kastrioti-Skënderbeu.

Tashmë disa vjet  në Kishën në Kosovë 1 gushti është caktuar të jetë ditë e cila i bashkon besimtarët e diasporës me besimtarët në rezidentë në Kosovë.

Sipas regjistrimit të popullsisë të pranverës 2011, në Kosovë, pa veriun, u numëran 1.739. 825  banorë rezidentë,  92.93 % shqiptarë. Pjesa tjetër e përqindjeve iu takon komuniteteve pakicë, 1.58% boshnjakë, 1.47 %  serbë, 1.08 % turqë, etj. Por, numri i banorëve-shtetasëve të Kosovës është më i madh, meqë regjistrimi i popullsisë nuk ka përfshirë një të tretën e kosovarëve që vlerësohet se jetojnë e punojnë jashtë vendit.

Filed Under: Featured

Dom Anton Kçira, njeriu i pamposhtur në dobi të kombit shqiptar

August 1, 2018 by dgreca

1 anton kcira

Nga Klajd Kapinova/*Dom Anton Kçira, ka lindur dhe rritur në një mjedis të ri gjakovar, ndonëse mbiemri që ai mban është një fshat malor në Pukë të Shqipërisë nga ku e kur kanë ardhur të parët e tij në Kosovë? Ata që qysh herët e lanë vendlindjen, lagjen Nikaj të Kçirës në Pukë.

Nga burimet që i dërgohen Vatikanit asokohe del se vetë fshati Kçirë nuk kishte më shumë se 18 shtëpi me gjithsej 158 frymë dhe që të gjithë ishin të krishterë të ritit katolik.

Ai lindi në 1939, në Gjakovë. Ai erdhi në jetë në prag të Luftës Dytë Botërore, ku kaloi një fëmijëri shumë të vështirë.

Asokohefamilja e tij me tradita shqiptare bënte një jetë mesatare. Ajo ishte një familje shumë e përparuar katolike gjakovare, në të cilën gjithmonë kultivohej dashuria dhe respekti për Atdheun dhe devocioni tradicional fetarë shumë shekullor katolik.

Pashko Kcira, babai i dom Antonit deri me shpërthimin e Luftës II Botërore ishte kryetar i komunës në Vogovë, duke qenë i nderuar dhe respektuar nga të gjithë vendasit e zones. Ai falë kulturës dhe përgatitjes bashkohoredallohej për korrektësi, ndergjshmeri, mikpritje, bujari dhe shumë tipare te tjera fisnike etnike shqiptare.

Por posti i lartë I kryetarit, si drejtues i administratës së zonësnuk zgjati shumë, sepse fillimi dhe koha e vështirë e Luftës së DytëBotërore do ti merrte haraç shumë të rëndë. Gjatë fëmijërisë së tij, Antoni i vogël përjetoj vështirësitë e panumërta dhe tmerret e përgjakshme të viktimave të pafajshme, gjatë kohës së Luftës.

Shkollën fillore e filloi në Brekoc, në fshatin Moglicë, ku nëna e tij u shpërngul detyrimisht bashkë me katër fëmijët e vegjël, për të siguruar kafshatën e gojës. Komunistët kryefamiljarit Pashkos asokohe ia kishin konfiskuar pa mëshirë të gjithë pasuritë, si: shtëpinë në Gjakovë dhe tokën në fshatin Moglicë.

Për Antonin e vogël jeta në këtë fshat ishte tepër evështirë. Mjerimi, ishte bashkëudhëtare në atë periudhëtmerri.

Nëna e tij fisnike, hoqi shumë keq për ti rritur, ushqyer, veshmbathur  dhe shkolluar fëmijët, në ato kushte shumë të vështira mbijetese ekonomike. Më i madhi nga fëmijët ishte 15 vjeç, ndërsa Antoni 7 vjeç.

Në atë kohë në fshat nuk kishte mësues. Me kalimin e viteve gjendja filloi të përmirësohet, mbasi babai Peshko Kçira doli nga burgu. Komunistët vazhdonin, që të mos e shohin me sy të mirë, familjen Kçira, duke i organizuar lloj-lloj kurthesh, për t’a hedhur në greminë familjen Kçira.

Pashko për 24 vjet kishte punuar, me ndershmëri, për ti shërbyer popullit të të tij të shumëvuajtur, pa i shkaktuar asnjë njeriu shqetësime dheas më të voglen padrejtësi.

Babai i dom Antonit, ishte i gjatësi lisat e bjeshkëve kreshnike, serioz, mikpritës, bujar, i dhembshur, fjalëpak, një njeri i rrallë, fetar i devotshëm dhe shumë i gatshëm për sakrifica, ashtu sikurse edhe nëna e tij fisnike shumë e përvuajtur.

Edukata atdhetare e fetare, të cilën prindërit i dhanë vazhdimisht Antonit të vogël dhe prirja e tij qysh fëmijë për thirrje të brendshme shpirtërore për Zotin, bënë që tek ai të lind dëshira e madhe ti shërbyer Zotit, gjë e cila u bë realitet shumë vite më vonë, në rininë e tij, kur ai vesh petkat e meshtarit.

Gjatë periudhës së kolektivizimit të bujqësisë dhe heqjes së pronës private (sipas modelit bolshevik rus, të kolkozeve dhe solkozeve, shënimi im K.K.), përsëri dom Antonit ia burgosën babanë, sepse ai nuk pranoj të futej në kooperativën komuniste.

Pas lirimit të tij të dytë, duke parë se komunistët nuk do t’ia ndanin kurrë të zezat familjes Kçira, ai u shpërmgul nga Gjakova në Shkup.

Edhe vendbanimi i ri kishte vështrirësit e veta. Në rrethin e ri nuk njihte njeri. Dom Antoni kujton: “Ashtu siç e kishin babanë halë në sy, me siguri se po të kishim vazhduar të jetojmë në Kosovë, bolshëvikët do të na kishin zhdukur, gjatë operacioneve famëkëqia të Rankoviqit të mbledhjes së armëve.”

Jeta e re në një mjedis po shqiptar, do të bënte që familja Kçira të njihet me miq të rinj. Në Shkup, ata krijuan një rreth të ri, me duke iu përshtatur kushteve të reja, vendit dhe njerëzve atje.

Pranë gjimnazit Liria të Shkupit mbaroi shkollën 8-vjeçare, të mesmen dhe prej ku pastaj u regjistrua për të vijuar studimet e larta në Fakultetin e Teologjisë, në qytetin Gjakovo të Sllovenisë. Atje ai u diplomua në Teologji në vitin 1967, ku dhe u shugurua për meshtar.

Ai u caktua meshtar në fshatin Bishtazhin, në periferi të Gjakovës dhe më pas shkoi tu shërbej malësorëve të Gucisë, ku qëndroi një vit. Prej andej e caktuan famullitar në fshatin Gllogjan të Pejës, ku për gati 20 vjet i shërbei popullit të tij, duke e ndarë fatin me ta (në të mirë e në të keq) qoftë si meshtarë, ashtu edhe si njeri i thjeshtë.

Ndërsa nga shtatori i vtit 1989 e caktuan të shërbej në Detroit të SHBA-së, përsëri midis njerëzve më bujarë dhe kreshnikë që ka shqiptaria, pikërisht malësorëve fisnik nga Malësia e Madhe, të cilët përbejnë shumicën dërmuese të famullisë atje dhe të mbarë komunitetit shqiptar të Michigan-it në SHBA, ku gjendet edhe sot, që është në pension.

Kur dom Antoni u diplomua në Teologji në vititn 1967, familja u shpërngul në Amerikë. Kjo u bë për arsye të sigurisë së familjes së tij, për ta ruajtur nga përndjekjet e vazhdueshme dhe hija bolshevike, që e ndiqte hap pas hapi, mbasi familjen Kçira.

Ata e konsideronin familjen Kçira të rrezikshme për komunizmin. Nëkëtësituatepa shpresç për njëjetënormale familja Kçira njeri mbas tjetrit u detyruaan të emigrojnë në SHBA.

Dom Antoni bëri vizitën edhe tek trualli i katragjyshërve në Pukë, dhe për nder të tyre edhe me kërkesë të këshillit të kishës atje dhuroi për banorët shuma të mëdha dollarësh, për ndërtimin e shtëpisë së Zotit, që e kishte shkatërruar komunizmi i zi.

Dy vjet më vonë, me 13 tetor të vitit 1995, dom Antoni merr pjesë në përurimin e kishës së re, duke i lënë banorëve shqiptarë një monument të rëndësishëm historik fshatit të të parëve të tij.

Për 51 vjet me radhë dom Anton Kçira larg Atdheut përtej Oqeanit Atlantik kontriboj pa ndëprerë dhe pa u lodhur për fenë dhe besimtarët e tij, që fati e jeta e vështirë në vendlindje i bëri të emigrojnë në ShBA.

Shumë dekada më parë dhe deri tani, nëse shohim bilancin pozitiv, del se dom Antoni kontriboj dhe po jep edhe tani që është në pension gjithçka për kishën, besimtarët, gjuhën shqipe, tubimet politike për çlirimin e Kosovës martire (1999 nga trupat e NATO-s, të drejtuar nga SHBA), tubimet me intelektualët për krijimin e qendrave kulturore, ndërtimi i kompleksit të ri brenda ambienteve të kishës për emigrantët etj.

Duke hulumtuar për përgatitjen e këtij studimi, del se për dom Anton Kçirën, kanë folur dhe shkruar gjatë 50 vjetëve të meshtarisë shumë gazeta, revista, kanale televizive amerikane dhe shqiptare në Kosovë dhe tash 28 vjet në Shqipëri.

Për personalitetin e tij gjithnjë në rritje kanë ndikuar shumë faktorët si: aktiviteti i dendur pranë kishës katolike në vendlindje dhe diasporë qysh në moshë të re, shkolla e mesme (jeta në seminar) dhe shkolla e lartë, pasi kryen shërbimin ushtarak, sikurse edhe miqtë e shumë meshtarë bashkëvëllezër në Krishtin, të cilët një pjesë tyre janë bërë gjatë jetës meshtarake si ipeshkvij, kardinal në disa vende të Ballkanit e përtej saj.

Për t’i ardhur sa më shpejt në ndihmë popullit të tij që vuante nga plagët e mizorëve serb, ai kërkonte që përmes televizionit amerikan të tregonte se Serbia po zhduk pa të drejtë një komb të lashtë sa vetë historia e kontinentit të plakur të Evropës.

Ndër të tjera, dom Antoni i kryesuar nga një delegacion shqiptaro – amerikanë të Detroitit si: Kisha e shën Palit dhe kisha Zoja e Shkodrës në New York, u nisën me 13 shtator 1997 në Indi, për të marrë pjesë në varrimin e Nënë Terezës, kësaj humaniste të madhe të të gjithë botës, që me të drejtë bota e thirri Nënë dhe sot është shenjtëruar nga Papa Francesku si Shën Tereza e Kalkutës.

Ai tha një meshë dhe u lut shumë për Shenjtneshën me gjak shqiptari,së bashku me të gjithë shqiptaro – amerikanët e tjerë, duke e ndarë pikëllimin së bashku.

I palodhur dhe me dashuri për shqiptarët dhe vendlindjen, kudo gjendet dom Antoni sot. Përvuajtëria e spikatur, modestia dhe thjeshtësia, janë tipare që i zbulon në fytyrën e tij të qetë.

Dom Antoni, u shërbeu shqiptarëve të Amerikës për disa dekada. Gjurmët e punës së tij, gjenden në zhvillimet e jetës kulturore e fetare të shqiptarëve në mërgim, duken qartë.

Kisha e shën Palit në Rochester Hills (Detroit, MI), e ndërtuar para 16 vitesh me nismën e meshtarit të palodhur dhe të pamposhtur dom Anton Kçira, e cila me të drejtë mund të thuhet se është vepra e besimtarëve bujar malësordhe e tij.

Nën drejtimin e meshtarit Kçira, besimtarët e kishës së shën Palit, kanë dhuruar qindra mijëra (mbi 1 milionë dollarë ndihma), gjatë dhe pas luftës, për viktimat në Kosovë, përveç ndihmave për rimëkëmbjen e kishave dhe fesë në Shqipëri, që dolën të shkatërruara nga lufta e ftohtë.

Filluan të bashkohen rreth tij të gjithë. Në vitin 1990, një grup atdhetarësh të frymëzuar nga dhimbja u morën vesh me dom Antonin se si të përhapnin një kushtrim në popull që të mund të ndihmojnë popullin në Kosovë, që po vuante nga rregjimi serbo-sllav.

Gjurmë të veprimtarisë përkushtuese fetare e atdhetare të dom Anton Kçirës, janë gjithashtu përmendoret e Skënderbeut dhe shën Nënë Terezës, në hyrje të oborrit të kishës.

Ato përçojnë vlerat e një kombi, veçanërisht, kur tërheqin vemendjen e kalimtarit të panjohur, i cili, kur i sheh s’mund të rrijë pa u interesuar e pyetur: E kujt është kjo kishë e madhe?

Këto janë konkretizime të nismave largpamëse të dom Anton Kçirës në krye të kishës. Janë gjurmët të ngurtësuara, që ai lë pas, ndërsa largohet për t’u shlodhur.

Një drejtues mund t’i udheheqë të gjithë, por nuk mund t’i kenaqë të gjithë. Edhe rruga e dom Antonit në krye të kishës, nuk ka qenë e shtruar, vlerëson me reportazhin e tij gazetari i Zërit të Amerikës Astrit Lulushi.

Patrioti dhe bariu i mirë i grigjës së vet, ka ndihmuar me strehime dhe ushqime, me mijëra të shpëngulur dardanë, gjatë eksodit biblik drejt shtetit amë, për t’i shpëtuar makinës ushtarake shfarosëse serbe, ku, unë kam qenë dëshmitar okular, në shumë qendra të sistemit të tyre, pranë kishës katolike, në qytetin e Shkodrës.

Të gjithë ne, që jetojmë dhe punojmë prej shumë vitësh në Amerikë, e dimë se pa inisiativën dhe mbështetjen e pakufishme të këtij meshtari të përkushtuar, për Fe e Atdhe në Detroit, qysh nga viti 1989 dhe deri më 2011, nuk do të ishin bërë shumë mitingje, demostrata, grumbullime fondesh për çeshtjen shqiptare të Dardanisë, ndihmen e pakursyer direkte për Shqipërinë, popullin e masakruar martir dardan në vitin 1999, kur dihet, se ky klerik patriot, ka qenë “persona non grata”, për ish Jugosllavinë titiste asokohe, si i perndjekur, për t’a vrarë me gjithe familje.

Dom Antoni, është i vetmi klerik në gjithë historinë mbarëshqiptare, që ka bekuar armët dhe luftëtarët e lirisë të Batalionit Atlantikut, drejt Dardanisë.

Historia, është mësuesja dhe nëna e pagabueshme, që ka folur dhe do të flas serisht me gjuhën reale të fakteve, për punën e madhe dhe jetën në përkushtim të kombit dhe fesë, që ka bërë gjithnjë, I Perndershmi me përvujtëri dhe modesti dom Anton Kçira.

Me nismën e këtij misionari dhe shqiptari të madh, erdhi në ShBA monumenti madhështor i Heroit Kombëtar Gjergj Kastriotit, epoka e të cilit është më e lavdishmja në historinë tonë, është elementi më i qenësishëm i krenarisë sonë kombëtare.

Të gjithë kombet e qytetëruara në botë, i përjetësojnë figura të tilla si dom Anton Kçira, duke i renditur me nderim dhe respekt në xherdanin e yjeve të  pashuara, në Panteonin e Nderit Kombëtar.

 * Shënim:Kjo kumtesë e shkurtër është lexuar nga studiuesja zonjusha Leonora Laçi, në Simpoziumin Trojet e Arbërit, që i zhvilloi punimet në Gjakovë, më 1 Gusht 2018.

 

Filed Under: Histori Tagged With: Dom Anton Kçira, Klajd Kapinova, njeriu i pamposhtur

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 1321
  • 1322
  • 1323
  • 1324
  • 1325
  • …
  • 5724
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • Kontributi shumëdimensional i Klerit Katolik dhe i Elitave Shqiptare në Pavarësinë e Shqipërisë 
  • Takimi i përvitshëm i Malësorëve të New Yorkut – Mbrëmje fondmbledhëse për Shoqatën “Malësia e Madhe”
  • Edi Rama, Belinda Balluku, SPAK, kur drejtësia troket, pushteti zbulohet!
  • “Strategjia Trump, ShBA më e fortë, Interesat Amerikane mbi gjithçka”
  • Pse leku shqiptar duket i fortë ndërsa ekonomia ndihet e dobët
  • IMAM ISA HOXHA (1918–2001), NJË JETË NË SHËRBIM TË FESË, DIJES, KULTURËS DHE ÇËSHTJES KOMBËTARE SHQIPTARE
  • UGSH ndan çmimet vjetore për gazetarët shqiptarë dhe për fituesit e konkursit “Vangjush Gambeta”
  • Fjala përshëndetëse e kryetarit të Federatës Vatra Dr. Elmi Berisha për Akademinë e Shkencave të Shqipërisë në Seancën Akademike kushtuar 100 vjetorit të lindjes së Peter Priftit
  • Shqipëria u bë pjesë e Lidhjes së Kombeve (17 dhjetor 1920)
  • NJЁ SURPRIZЁ XHENTЁLMENЁSH E GJON MILIT   
  • Format jo standarde të pullave në Filatelinë Shqiptare
  • Avokati i kujt?
  • MËSIMI I GJUHËS SHQIPE SI MJET PËR FORMIMIN E VETEDIJES KOMBËTARE TE SHQIPTARËT  
  • MES KULTURES DHE HIJEVE TE ANTIKULTURES
  • Historia dhe braktisja e Kullës së Elez Murrës – Një apel për të shpëtuar trashëgiminë historike

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT