• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Kosovë-Kuvendi rishikon Buxhetin e Shtetit 2017

October 25, 2017 by dgreca

-Kuvendi i Kosovës në seancë plenare për plotësimin e Ligjit për Buxhetin e Shtetit për vitin 2017, opozita paralajmëron votë kundër/1 Kuvendi-Kryeministri Haradinaj në Kuvend: Të dihet sa më saktë pozicioni i Kosovës, të gjeturat, dhe çka duam të pasojë/

-Në deklarimet jashtë rendit të ditës  u kërkuan përgjigje nga institucionet përkatëse lidhur me njoftimet e shtypit të sotëm se “Mali i Zi zhvendos kufirin në drejtim të Kosovës”, se a dhanë betimin apo nuk e dhanë sipas Kushtetutës së Kosovës gjyqtarët e prokurorët serbë…/

PRISHTINË, 25 Tetor 2017-Gazeta DIELLI-Behlul Jashari/ Kuvendi i Republikës së Kosovës nisi sot një seancë plenare, ku një nga 6 pikat e axhendës është shqyrtimi i parë i Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Buxhetin e Shtetit për vitin 2017.Seanca nisi me deklarime jashtë rendit të ditës dhe me pyetje parlamentare. Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, duke e marrë fjalën në seancën e Kuvendit të Kosovës, tha se sot e kemi një ditë me rëndësi në parlamentin e vendit, se është në axhendë diskutimi mbi rishikimin e buxhetit e ka edhe tema tjera shumë të rëndësishme, edhe pyetjet e deputetëve.“Desha të bëjë një reflektim për disa gjëra që u thanë këtu. Vërtetë, që nga ardhja në qeveri ne kemi bërë kujdes të madh të kuptojmë gjendjen rreth dialogut, rreth marrëveshjeve, ciatdo qofshin, të arriturave, edhe në  një afat kohe të caktuar do e njoftojmë parlamentin për të gjeturat tona, mbi gjendjen”, u shpreh kreu i qeverisë së Kosovës.Njëkohesisht, vijoi Haradinaj, e kemi paraparë poashtu  që në një etapë tjetër, e jo fort larg, të propozojmë një plan për pozicionin e Kosovës në të gjitha këto tema e t’ia sjellim parlamentit,  pra jo të mbetet pronë as e qeverisë, as e presidentit.“Jemi të hapur për t’u konsultuar edhe me presidentin edhe ne mes vete, po dëshirojmë ta sjellim në parlament që të dihet sa më saktë pozicioni i Kosovës, të gjeturat e Kosovës dhe çka duam të pasojë”, theksoi kryeministri Haradinaj në seancën e Kuvendit.Meqë kishte edhe një axhendë tjetër të rëndësishme dhe duhej të shkonte për një kohë për t’u kther përsëri në seancë, kryeministri e mori fjalën derisa ende ishte koha e deklarimeve të deputetëve jashtë rendit të ditës.Më parë, në deklarimet jashtë rendit të ditës  u kërkuan përgjigje nga institucionet përkatëse lidhur me njoftimet e shtypit të sotëm se “Mali i Zi zhvendos kufirin në drejtim të Kosovës”, se a dhanë betimin apo nuk e dhanë sipas Kushtetutës së Kosovës gjyqtarët e prokurorët serbë dje në Presidencën kosovare, çka përmaban Marrëveshja për Drejtësi e bisedimeve Prishtinë-Beograd, e arritur në Bruksel në 10 shkurt 2015, e kishte edhe deklarime të tjera të deputetëve.Projektligjin për Ndryshimin dhe Plotësimin e Ligjit për Buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin 2017, e prezantoi në seancë ministri i Financave, Bedri Hamza, i cili edhe në mbledhjen e Komisionit për Buxhet dhe Financa ka shkoqitur aspekte përmbajtësore, duke arsyetuar njëkohësisht ndryshimet që janë paraparë në segmente të caktuara, veçanërisht në adresimin e pagesave për veteranët e luftës së UÇK-së.Komisioni për Buxhet dhe Financa, ndonëse kishte pikëpamje të ndryshme dhe vërejtje nga  deputetët anëtarë, ka vlerësuar se projektligji i përmbush kushtet e parapara me Ligjin për Menaxhimin e Financave Publike dhe Përgjegjësitë dhe i ka rekomanduar Kuvendit miratimin në parim.Grupet paralamentare të opozitës, që janë edhe më të mëdhatë në Kuvendin e Kosovës, Lëvizja Vetëvendosje dhe Lidhja Demokratike e Kosovës u deklaruan se nuk do e votojnë ashtu çfarë është Projektligjin për Ndryshimin dhe Plotësimin e Ligjit për Buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin 2017.Gjatë punimeve të seancës së sotme të Kuvendit të Kosovës, të cilën po e kryeson nënkryetari Xhavit Haliti,  në axhendë është edhe formimi i Komisioni ad-hoc për përzgjedhjen e kandidatëve për një anëtar të Komisionit të Pavarur të Mediave, si dhe shqyrtimi i raportit vjetor të auditimit të Zyrës Kombëtare të Auditimit për vitin 2016.Kuvendi i Kosovës 120 anëtarësh, i zgjedhjeve të 11 qershorit,  i konstituar në 7 shtator 2017, kur u zgjodh kryeparlamentari me 62 vota pro, sot zhvillon seancën e tretë të rregullt. E para seancë, ku në axhendë ishte  interpelanca e kërkuar nga opozita pas akuzave publike të shfaqura ndaj ministrit të Bujqësisë, u zhvillua paraditen e 3 tetorit ndërsa pasdite nisi e vijoi në 4 tetor seanca e dytë, ku u miratua unanimisht me 98 vota pro, asnjë kundër e asnjë abstenim, Ligji për ratifikimin e Marrëveshjes financiare për IPA 2016 midis Kosovës dhe Bashkimit Evropian, në vlerë  më shumë se 70 milionë euro.Ndërsa, pas konstituimimit Kuvendi për të parën herë është mbledhur në seancë të jashtëzakonshme, e ftuar sipas kërkesës së deputetëve nënshkrues, nga opozita, e cila ka nisur në 10 shtator dhe  ka vijuar e përfunduar  në 3 tetor me debate  lidhur me Parimet Programore të Qeverisë së Republikës së Kosovës 2017-2021.

Kuvendi i Kosovës, gati tre muaj pas zgjedhjeve të parakohshme parlamentare të 11 qershorit 2017, është mbledhur në 7 shtator për herë të shtatë për vazhdimin e seancës konstituive të nisur në 3 gusht.

“Zgjedhja e Kryetarit të Kuvendit dhe e nënkryetarëve të Kuvendit”, ishte pika e vetme e axhendës së vazhdimit të seancës që u ftua pasi  një ditë parë janë zhvilluar bisedime mes koalicionit parazgjedhor fitues të zgjedhjeve PDK-AAK-Nisma dhe Listës Serbe, që rezultuan me marrëveshje. Më parë koalicioni fitues i zgjedhjeve nënshkroi marrëveshje me AKR-në, e cila e braktisi koalicionin me LDK-në që e kishte lidhur para zgjedhjeve.

Në ndarjen e 100 vendeve për shqiptarët në Kuvendin e Kosovës 120 anëtarësh, rezultatet e zgjedhjeve të 11 qershorit, ku PDK-AAK-Nisma  fitoi 39 mandatë, Lëvizja Vetëvendosje 32 dhe LDK-AKR-Alternativa 29, nuk i kanë dhënë numra të mjaftueshëm koalicionit fitues për zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit, as nuk i mundësonin asnjë subjekti të vetëm ta krijojë qeverinë e re.

Në votimet në konstituimin e Kuvendit dhe për zgjedhjen e qeverisë, si dhe në vendimmarrje tjera parlamentare, pjesë e rëndësishme e procesit janë edhe 20 deputetët e komuniteve pakicë. Komuniteti serb ka 10 vendet e garantuara, 9 të Listës Serbe dhe 1 të Partisë së Pavarur Liberale, ndërsa edhe 10 deputetë janë të komuniteteve tjera pakicë.

Koalicionet paszgjedhore u bënë të domosdoshme si e vetmja alternativë për të mos shkuar sërish në zgjedhje të jashtëzakonshme paralamentare, ndërkohë që këtë vit në Kosovës u zhvilluan edhe zgjedhjet e rregullta lokale në 22 tetor.

Një muaj para zgjedhjeve të parakohshme 11 qershorit 2017, në 10 maj, Kuvendi i Kosovës u vetëshpërnda me kalimin me shumicë votash, të opozitës e edhe të partisë më të madhe të maxhorancës – PDK, të mocionit të mosbesimit për qeverinë e udhëhequr nga LDK të zgjedhur në 9 dhjetor 2014 në Kuvendin kosovar të konstituuar një ditë më parë me vonesë gjashtë muajshe pas zgjedhjeve të 8 qershorit, të cilat ishin poashtu të parakohshme.

Filed Under: Ekonomi Tagged With: Buxhetin e Shtetit 2017, Kosovë-Kuvendi rishikon

MAZHORANCA I “HEQ PRANGAT” SAIMIR TAHIRIT NE PARLAMENT

October 25, 2017 by dgreca

Saimir Tahiri u shpëton prangave: 75 vota kundër arrestimit, pro-hetimit/

*Rrëzohet kërkesa për arrestimin e Tahirit/

1 Parlamenti

E thënë dikur pas një aksioni policor, “Bravo çuna” e Saimir Tahirit sot mund të konvertohet dhe me një “Bravo shoqe e shokë”, referuar votën anti-arrest të kolegëve socialistë karshi tij.Grupi i PS-së, ka votuar kundër kërkesës së prokurorisë së Krimeve të Rënda të Tiranës, që të lejojnë arrestimin e deputetit Tahiri, në total 75 vota.Ndërkaq, 60 deputetë kanë votuar kundër, duke bërë të mundur kështu që Prokuroria mund të zhvillojë hetimet ndaj Tahirit me ndjekje në gjendje të lirë, si dhe duke e kontrolluar atë, kompiuterin, telefonin apo edhe banesën.Në fjalën e tij në sallë, Tahiri tha se mirëpret çdo lloj vendimi të deputetëve, duke shtuar se rruga e tij nuk ndalet këtu, por do vazhdojë përballjen me drejtësinë.“Kjo sallë ka dëgjuar shumë njerëz që janë betuar e përbetuar, kështu që unë do ia kursej çdo fjalë timen në lidhje me këtë. Nuk pres ta gjej të drejtën time këtu në Parlament, por para drejtësisë, kështu që mirëpres çdo vendim tuajin. Rruga ime nuk ndalet këtu”, tha Tahiri.Kështu, ish-kreu i Rendit i ka shpëtuar një rënie në burg, për të cilën ai nuk e fshehu ankthin e tij para publikut, gjatë një daljeje televizive në Opinion. /tesheshi

***

Rrëzohet kërkesa për arrestimin e Tahirit

Në Shqipëri, me votat e shumicës së majtë parlamenti rrëzoi sot kërkesën e Prokurorisë për marrë autorizimin për arrestimin e ish ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri, pas dyshimeve për lidhje të tij me vëllezërit shqiptarë Habilaj, pjesë e një organizate krininale italo-shqiptare e cila u godit nga autoritetet italiane në Catania. Deputeti Tahiri, i cili sipas rregullores kishte të drejtën për të dhënë shpjegime në sallë, u mjaftua vetëm me një deklaratë të shkurtër. “Nuk pres ta gjej të vërtetën në sallën e parlamentit, por aty ku më takon, para drejtësisë dhe qytetarëve. Kështu që mirëpres çdo vendim tuajin. Përpjekja ime për të gjetur drejtësinë nuk ndalet këtu”, u shpreh zoti Tahiri i cili ka hedhur poshtë akuzat ndaj tij.

Përpara se parlamenti të votonte, u lexuan dy raportet e deputetëve të shumicës dhe atyre të opozitës, në Komisionin e Mandatave dhe Imuniteteve. Sipas përfaqësuesve socialistë prokuroria nuk ka sjellë prova dhe se ajo nuk ka kryer paraprakisht hetime ndaj ish ministrit të Brendshëm. “Mungesa e provave, nxitimi i organit të akuzës për të kërkuar dhënien e autorizimit për arrestimin ose heqjen e lirisë së deputetit Saimir Tahiri, dy ditë pasi ka regjistruar procedimin penal dhe emrin e tij në regjistrin e çështjeve penale, krijon bindjen se në këtë stad të hetimeve që ka kryer Prokuroria, kërkesa ka sfond politik”.

Por sipas opozitës parlamenti nuk duhet të hyjë në vlerësimin e provave, pasi në këtë mënyrë vlerëson fajësinë apo pafajësinë e deputetit nën hetim. Raporti i përfaqësuesve të opozitës thekson se provat e paraqitura nga Prokuroria janë mëse të mjaftueshme dhe se mos arrestimi i tij përbën rrezik për prishjen e provave. Mosdhënia e autorizimit për arrestim do të ishte sipas opoztës “pengim i drejtësisë dhe goditja më e energjike ndaj shpresës së publikut dhe aksionit politik për reformën në Drejtësi. Parlamenti nuk mund të bëhet kurrë strehë e krimit apo e mbështetësve direkt të tij”, mbyllet raporti i opozitës.(Kronika sipas VOA)

Filed Under: Kronike Tagged With: e shpeton mazhoranca, Saimir Tahirin

NISI REGJISTRIMI DHE KARTELIZIMI I LIBRAVE NË BIBLIOTEKËN E VATRËS

October 24, 2017 by dgreca

1 Arjeta okTë Hënën me 23 tetor nisi puna për sistemimin,regjistrimin, kartelizimin e librave në bibliotekën e Federatës VATRA.

Punonjësja e specilializuar për biblioteka, studiuesja Arjeta Ferlushkaj, punoi të Hënën disa orë, duke pasë dhe ndihmën e editorit. Në këtë grup pune do të jetë kontribues  edhe studiuesi Idriz Lamaj.

Sistemimi dhe vendosja në rafte do të bëhet veç për librin artistik, historik e shkencor, dhe veç edhe për periodikët, duke respektuar kronologjinë alfabetike.

Në bibliotekën e Vatrës ka dhe libra të rrallë, libra të vjetër 100 vjeçarë, që janë ruajtë me kujdes.

Duke qenë se në bibliotekë ka libra që e kalojnë më shumë se 5 -10 kopje, komisioni mendon që në të ardhmen të organizojë një panair për shitjen e këtyre librave në mënyrë që bashkatdhetarët me një çmim simbolik mund t’i kenë në bibliotekat e familjeve ose shoqatave të tyre.

Vatra falenderon zonjëshën Arjeta Ferlushkaj për nismën që ka marrë duke punuar vullnetarisht  në sistemimin e bibliotekës.

Njoftojmë të interesuarit se biblioteka nuk do të funksionojë derisa të përfundojë sistemimi dhe kartelizimi.

Filed Under: Opinion Tagged With: Arjeta Ferlushkaj, Biblioteka e Vtares, Regjistrimi

U MBLODH KOMISIONI I GARANCIVE TË KANUNORES SË VATRËS

October 24, 2017 by dgreca

3 KomisioniTë Shtunën e 21 tetorit 2017 në mjediset e selisë së Vatrës, nën drejtimin e juristit Bashkim Musabelliu, u mblodh Komisioni i Garancive të Kanunores pranë Federatës Panshqiptare Vatra.

Kryetari i këtij komisioni z. Bashkim Musabelliu, në mirëkuptim me Kryetarin e Vatrës z. Dritan Mishto, ka përzgjedhur dhe dy ndihmësit e tij: Z. Mehmet Kadria, i cili është jurist i diplomuar në Universitetin e Zagrebit, me përvojë dhe me kulturë të gjërë, si dhe z.Kujtim Porja, anëtar, që është jurist me eksperiencë të konsoliduar në fushën e së drejtës administrative dhe publike.Vetë z. Musabelliu është jurist me eksperiencë të gjatë në fushën e drejtësisë.
Kryetari i Vatrës z.Mishto i ka dhënë të gjithë mbështetjen e nevojshme komisionit dhe ka këshilluar  kryetarin Musabelliu, që Komisioni i Garancive të Kanunores të funksionojë tërësisht i pavarur nga çdo interes apo konjukturë, dhe ti përmbahet me korrektësi vetëm Kanunores së Vatrës, si një gur i shenjtë i ekzistencës dhe mbarëvatjes së punëve në Federatë.

Kryetari i komisionit z. Musabelliu pas takimit i tha gazetës Dielli se takimi i së shtunës ishte i pari pas krijimit. Ai komentoi se kjo ishte mledhja e pare e komisionit pas vendimit te kryesisë për krijimin dhe funksionimin e tij.

Pyetjes se cili do të jetë qëllimi dhe axhenda e këtij komisioni në të ardhmen, kryetari tha se komisionit, kryesia ia ka hapur dritën jeshile për të finalizuar Kanunoren, për perfundimin e punës me kanunoren dhe paraqitjen per aprovim në Kuvendin e ardhshëm.Z. Musabelliu, në mbledhjen e parë i ka njohur dy kolegët e tjerë të komisionit me projektin e ndryshimeve dhe shtesave të Kanunores në projekt-Kanunoren e vitit 2014, si dhe ndryshimet e mëvonshme që janë propozuar.

Kryetari Musabelliu i ka njohur bashkëpunëtorët e tij të komisionit edhe me procedurat që do ndiqet deri në aprovimin e projektit. Komisioni ka rënë dakord për fazat nëpër të cilat do kalojë veprimtaria e komisionit, duke e bashkërenduar punën me organet me te larta të Federatës Vatra e deri tek degët si dhe duke bashkëpunuar edhe  me individët me kapacitet intelektual në fushën e jurisprudencës, gjuhësisë dhe historisë.

Komisioni vendosi që takimet t’i bëjë të përmuajshme.

Filed Under: Featured Tagged With: Komisioni i Garancive te Kanunores, Mbledhja e pare

ALBUMI I ATJON ZHITIT VLERËSOHET NË EUROPË…

October 24, 2017 by dgreca

1Albumi dhe dekorata ok

NË  LOUVER DY PIKTORË SHQIPTARË NDEROHEN ME ÇMIME, GJERGJ KOLA ME MEDALJEN E KRIJIMTARISE, ATJON ZHITI ME MEDALJEN E KUJTIMIT/

2 vizatim dhe dekorata

Gjergj Kola dhe Atjon Zhiti, janë të lidhur me Italinë, por dhe me Francën dhe Europën, duke sjellë nga Atdheu i tyre  vlera dhe vegime të një Shqipërie Europiane./

3 nga ceremonia e dekorimitok

Albumi me vizatime e piktura i Atjon Zhiti po vlerësohet në Europë. Ai pak kohë ka që është botuar dhe eshte shperndare ne librarite kryesore te Tiranes e ato te aeroportit, po ka terhequr vemendjen dhe eshte vleresuar ne metropole te Europes, ne Itali e France, Austri… deri dhe nga japoneze

3 nga ceremonia e dekorimitok

Këto ditë u hap ne Muzeun e Louvrit ne Paris Ekspozita Ndërkombëtare e Arteve Kontemporane.Fondacioni Nderkombetar Artistik “Artcom Expo International”, që promovon dhe mbeshtet artiste nga vende te ndryshme te botes, kishte ftuar për të katërtin vit rradhazi piktorin tashme te njohur shqiptar me banim në Itali,  Gjergj Kola, me të cilin fondacioni bashkëpunon prej kohësh

Tabloja sugjestionuese e tij, “The Kiss”, mori vlersime të shumta dhe u nderua me Medaljen e Krijimtarise.

Në këtë edicion piktori Gjergj Kola paraqiti dhe një piktor të ri, bashkatdhetarin Atjon Zhiti. Krijimtaria e tij e permbledhur  në albumin “OPERA ATJON”, pergatitur mjeshterisht nga piktori dhe kritiku i artit Gezim Tafa, shpalos një krijimtari të çiltër artistike, plot fantazi, ngjyra e nuanca te fresketa,  te sistemuara me estetike dhe nivel te larte professional, u shpreh mjeshtri Gjergj Kola. Albumi përmbledh nje ëndërr, sa fëminore, po aq dhe universale, një realitet dëshirash, skica, vizatime e dritë, të shoqëruara me dy ese, kritika artistike nga dy profesionistë si dhe punime kushtuar Atjonit nga piktorë të njohur, që nga postkubisti Ibrahim Kodra e deri te impresionisti Gjergj Kola, i cili me elegancë ka arritur të kapë buzëqeshjen engjellore të Atjonit.

6 piktura  të Gjergj Kolës për Atjonin u vunë dhe ne ekspoziten vetiake në Galerine “Espace” ne Paris.

Bordi drejtues i ketije fondacioni, presidenti Hans Salbu dhe Baronesha Jiselda Salbu, i dhane “Medaljen e  KUJTIMIT” artistit te ri Atjon Zhiti, ne shenje nderimi dhe adhurimi per nivelin e shkelqyer artistik, te paraqitura me cilesi ne kete album, bagazh estetik i formuar nga një përvojë e veçantë, që shijohen dhe pranë veprave dhe kryeveprave në Galerite dhe muzeumet e famshme te Europes.

Gjatë kësaj kohe, piktori mbresëlënës Gjergj Kola ishte i ftuar edhe nga “Hypatija Festival” në Napoli ne Itali, ku ai bashëbisedoi virtualisht me imazh që nga Louvri me presidenten e ketij Festivali kulturor-shkensor, të mbeshtetur nga UNESCO. Piktorit tone iu kërkua të flasë  për tematiken dhe mesazhin e tablos së tij “The Kiss”  e të punës së tij në pergjithsi si dhe te prezantojë Albumin “Opera Atjon”, ku të pranishmëve në ekranin e madh u shfaqeshin fragmente dhe detale nga vepra rinore e Atjon Zhitit.

Të dy këta emra, Gjergj Kola dhe Atjon Zhiti, janë të lidhur me Italinë, por dhe me Francën dhe Europën, duke sjellë nga Atdheu i tyre  vlera dhe vegime të një Shqipërie Europiane.(Nga “Lajmëtari i së Mirës”)

Filed Under: Featured Tagged With: cmime, Gjergj Kola dhe Atjon Zhiti, LOUVER

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 1717
  • 1718
  • 1719
  • 1720
  • 1721
  • …
  • 5724
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • SHBA, Ligji për Autorizimin e Mbrojtjes Kombëtare (NDAA) dhe Aleancat në Ballkanin Perëndimor
  • Shqipëria, Kosova dhe Boshti Shqiptar si Gurthemeli i NATO-s dhe i Strategjisë Amerikane
  • MORGENAVISEN (1931) / RRËFIMI I PIKTORIT HUNGAREZ MÁRTON HOSSZÚ : “GJASHTË JAVË NË OBORRIN MBRETËROR TË SHQIPËRISË PËR TË REALIZUAR PORTRETIN E MBRETIT ZOG I…”
  • “Histori e vajzës rebele”
  • Festat e fundvitit u mbyllën me këngë e valle shqiptare nga Shkollat Shqipe “Alba Life” Ambasador i Kombit, New York
  • Pjeter Logoreci: “Jeta dhe vepra e Aleksandër Moisiut asht nji shëmbëlltyrë pune, kulture, vullneti e karakteri”
  • “Metamorfoza”
  • Trifon Xhagjika (20 prill 1932 – 23 dhjetor 1963)
  • POETIKA E MUNGESËS DHE KUJTESËS APO ËNDRRA SI METAFORË E IDENTITETIT LIRIK
  • Umberto Eco për librin si nevojë, jo si konsum, për bibliotekën si kabinet i mjekësisë së shpirtit
  • QERIM VRIONI DHE FOTOGRAFËT QË SHKRUAN HISTORINË
  • Çamëria, kur e vërteta kërkon shkrim, përgjegjës dhe afat!
  • Dhurata, buzëqeshje dhe urime në shkollën shqipe “Skenderbej”
  • ROLI I PRESIDENTES OSMANI NË RIKTHIMIN E BESIMIT DHE BASHKËPUNIMIT TË KOSOVËS ME SHBA-NË DHE BE-NË
  • WHEN KOSOVA WORKS, AMERICA SPEAKS

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT