• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Nderroi Jete profesori Hasan Çipuri

September 30, 2017 by dgreca

INSTITUTI SHQIPTAR I MENDIMIT DHE I QYTETËRIMIT ISLAM
ALBANIAN INSTITUTE OF ISLAMIC THOUGHT AND CIVILIZATION
Nekrologji për profesorin e nderuar
Hasan Çipuri
Më datë 29.09.2017 është ndarë nga jeta në moshën 82 vjeçare profesori i nderuar Hasan Çipuri. Prej shumë vitesh profesor Çipuri ka qenë anëtar i Bordit Drejtues të Institutit Shqiptar të Mendimit dhe Qytetërimit Islam, duke dhënë një kontribut të vyer me idetë, përvojën dhe përgatitjen akademike të ofruar.
Ai ka qenë shef i sektorit të Terminologjisë dhe Enciklopedisë Ushtarake, njëherazi pedagog i gjuhës serbo-kroate në Akademinë e Mbrojtjes dhe në Fakultetin e Gjuhëve të Huaja. Duke qenë njohës i pesë gjuhëve të huaja, kontributi i tij është i madh në fushën e linguistikës.
Profesor Çipuri është autor dhe bashkautor dhe drejtues shkencor i 32 fjalorëve, mes të cilëve fjalori shqip-serbisht, 12 librave historikë dhe ushtarakë si dhe buletinëve e teksteve mësimore. Prof. dr. Hasan Çipuri, për punën e tij të palodhur dhe kontributin e madh në shumë fusha, ka fituar 8 urdhëra e medalje shërbimi dhe veprimtarie shkencore nga institucionet e Kuvendit dhe Presidentit të Republikës.
Gjithashtu, ai është nderuar me shumë tituj nderi në Evropë e Amerikë, mes të cilave Medalja Botërore e Lirisë dhe Medalja e Ambasadorëve Ndërkombëtarë, dorëzuar nga Instituti Biografik Amerikan.
Profesor Çipuri do të kujtohet gjithnjë si një intelektual i shquar, një bashkëpunëtor i zoti dhe njeri me merita të veçanta.

Filed Under: Kronike Tagged With: nderroi jete, profesori Hasan Çipuri

Nuk kandidon Ismaili, por Shqipëria dhe Letërsia e saj!

September 30, 2017 by dgreca

Nga Ilir Levonja/

1 Kadare Fransua Holland

1) Në galeritë e librarisë Barnes dhe Nobël (Barnes & Noble), një vajzë e re ulur këmbëkryq, një dysheme prej shajaku të trashë ku sado e rëndë këmba, nuk pipëtinë asgjë, ishte zhytur e tëra brenda faqeve të një libri. Ka shumë si ajo, këtu përfshihem edhe unë, që për një ose disa arsye, ndofta çmimi, kutadish…, apo ajo indicja t’i hedh një sy që të di se çfarë do blej, harrohen mbi libra dhe autorë. Eshtë një ambjent i paqtë, ku historia e njerëzimit sillet në një qerthull plot oksigjen aq sa pavarsisht epokës që jetuan, mund të rrinë bashkë vëllezërit që projektuan Romën (Remi dhe Romuli) dhe ai që e dogji atë, Neroni. Një temë sa poetike dhe eseistike ku njeriu që njeh aromën e librave, e shikon me pak qeshje, me pak habi këtë paqe që ta fal indeksi gërmor, por edhe fuqia e kohës që palos gjithçka me qetësinë e amvisës kur mbush sirtarët me rrobat e lara. Aty shëtit një magji prej fryme, me aromën e kafesë diku, aq sa faqet prej letre që njeriu i Zotit ka nëpër gishta, dike e çojnë në tokat e fantashkencës, dike në në fushat e pamata të Teksasit, ku vdes e trishtuar britma, sipas Borhesit…, e dike tjetër në tokat e një realiteti zakonor, a zakonesh, që, dikush i intepreton së prapthi, dikush i përgojon, shenjon me gisht, kur dikush tjetër jep edhe jetën për faktin se e ka çështje nderi frymën breznore. E gjitha është një mbretëri mbi realitetin. Të ulur qosheve. Gjysmë të shtrirë. Mbi kryet e tyre…, koridore raftesh. Vende, kultura, gjuhë…Heshtja e gjitha, është një muzikë e florinjtë sikur të frushtullohet me ojnat e spanjishtes, një idomë që e prezanton jo gadishulli iberik, por andet ku një kondor pushon me krahët hapur. Një atmosferë që nuk e kap, por fal kësaj përvoje dhe përfytyrimit tend, mund ta jetosh. Ta dhurojnë këtë faqet e librave që ke nëpër gishta.

2) Papritur vajzës iu afrua me sa u kuptua shoqa, duke i kujtur se shkoi vonë dhe do humbnin leksionin. Mirëpo ajo ngriti dorën, nuk donte ta shqetësonin, nuk donte të ngrihej, iu lut t’i sillte ca më shumë kafe. Kaq! Dhe tjetra ia plotësoi duke i kujtuar se vet po shkonte. Asnjë përgjigje, vetëm lexim.

Nganjëherë kam përshtypjen se libraria Barnes dhe Nobël është më e madhe se bota. Se Amerika po e po. Është ajo pamje a ekzistencë njerëzore, që Horhe Luis Borhes (Jorge Luis Borges) ia dedikoj përshtypjes së tij kur i verbër vizitoi Nju Jorkun duke i thënë shoqëruesit, ja, ky qytet është pjella e fantazisë sime. Afërmendsh tjetri mbeti i çuditur, burri me peshë të rëndë në kulturën botërore të shekullit që mbaronte, ishte i verbër. Si po e shikonte ai ngjitjen e kullave drejt qiellit?

Kjo nuk është një dilemë, sigurisht nëse ke mbajtur ndonjëherë një libër në dorë.

Libri që vajza po lexonte titullohej Broken April, ose Prilli i thyer i autorit shqiptar Ismail Kadare. Kurse unë aty përbri në galerinë e Fiction ose të atij zhanri tregimor të konsideruar si sajim, jo nga realiteti. Hulumtoja në anglishten e pazhbirueshme për kapacitetim tim, të një nga eseistëve bashkëkohor Dana Xhoja-s, (Dana Gioia) një ekonomist në profesion por që sot Amerika e mban si një nga nga eseistët model të interpretimit. Në Amerikën e madhe, me letërsi të madhe, ai është ndër…, kohë më pare kisha hasur një libër të tij në shqip. A ka rëndësi poezia… (Can Poetry Mater?). Mirëpo kur të mbushet mendja se gjuha që flet është ajo që të mjafton. Të gjen belaja. Unë endesha në ligjëratën e katedrave të Kalifornisë, kurse vajza në luginat e Shqipërisë.

Me siguri nga darka do i tregonte shoqes, a të dashurit, për vendin tim, njerëzit, zakonet. Për Gjorgun me ankthin se si me vetdije duhet të vrasi, që vret… Gjakmarrja shqiptare.

M’u end nëpër kokë një botë piktoreske që në vendin tim e quajnë Veri. Kur në fakt është kërthiza e tokës amtare. Por edhe ajo koha kur katedrat e vendit e tim e trajtonin si vendi i ashpër i reaksionit pikërisht për më vitalen ndjenjë njerëzore të jetës, nderin e njeriut. Obskurantizëm kur ishte në fakt një arsenal i fuqishëm kulturor. Por, Neroni e dogji Romën, sepse donte që Roma të fillonte dhe mbretëronte me ‘të. Kështu edhe diktatura. Në fakt version i Gjorgut duhej të trajtohej ndryshe, ashtu edhe toka e tij. Por në kohë devijimet edhe pse kanë pamjen e një maje gishti, lëvizin një botë të tërë.

Çfarë dite e madhe. Ajo vajzë dhe vendi im aty: një magji.

3) Sa here që vjen vjeshta, kur afrohet dhe dhënia e çmimit Nobel, nis edhe fushata e thashjes tek ne. Kundër një njeriu të vetëm. Një shkrimtari. Që armatë ka librat, veprën. Nuk ka destrojerë, aeroplambjtëse, a raketa bërthamore. Nuk ka arshivë sekrete dhe një lukuni survejuesish e ndëshkuesish, me dhe pa uniformë. Nuk ka armatë televizonesh ku të japi mend çdo ditë në çdo vakth. E zi më zi t’ua bëj jetën. Nuk ka asgjë në dorë. Asnjë lloj vule. Ka vetëm librat ku gjallon vendi i tij. Ku flatron gjuha e këtij dheu. Nuk ka asgjë, asgjë që ka aromën e metalit të armës. Nuk ka çelsat ku mban të kyçur mirëqënien e popullit. Ku dikujt i jep një maune me miell. Dikujt i thotë, ti me që më solle në pushtet mbill e shit drogë. Vrit e prit kë të duash. Shit e bli kë të dojë qejfi. Ndërkohë që dikujt tjetër ia lëron nënën, pa punë, pa bukë, pa talent, pa aftësi…, me një fjalë e lë të paftë. Nuk i ka këto, por ka vetëm dhuntinë për t’i treguar këto. E kjo dhunti nuk është mëkat qeveritar, por fat i një populli, një vendi dhe një gjuhe.

Sapo afrohet vjeshta, i vërsulemi me ca energji që çuditërisht na afrojnë me kafshën. Nuk ngopemi. Një avaz. Një brutalitet. Një inat kokëtrashësh. Gërr, vërr. Dosje, mashtrim, letra, falsifikime, pseudonime. Gërr, vërr, punë shqiptarësh. Kundër kujt? Vetvetes. Pasi është fare e thjeshtë, gjenia nuk është asnjëherë ai qytetari, por fryma apo koha e juaj. E gjitha, me firot dhe arritjet, me zbythjet dhe me gjokset . Nuk merr, nuk ia japin. O sa qejf. Ferkojnë duart. Gëzojnë…, e morët vesh një mut ia dhanë. Gëzojnë, kafshët, si kafshët. Eshtë tragjike të gëzosh për një autor rus dhe jo për autorin tend. Tragjike dhe nuk ka fjalë të tjera.

4) Zakonisht kandidatët e përvitshëm janë mbi treqind. Nga vende të ndryshme. Midis këtyre vëndeve është emocionale kur shikon emrin e vendit tend. Pra vendin tend. Letërsinë tënde. Atë letërsi që i mban ulur njerëzit nëpër korridoret e librarive. Gjorgun malësorin e bukur brenda fatit të tij tragjik. Pra diçka nga ashti i breznisë së rracës tënde.

Ndër treqind vende Shqipëria. Një vend me halle, tokë e vogël në sofrën e mendjeve të arta. Gëzoni për letërsinë tuaj dhe krenohuni me ‘të. O avaz i vjetër, kade me turshi kastravecash.

Filed Under: Opinion Tagged With: dhe Letërsia e saj!, Ilir Levonja, Nuk kandidon Ismaili, por Shqipëria

Takimi Michael Pence-Presidenti Thaci, në fokus bisedimet me Serbinë

September 30, 2017 by dgreca

Zëvendëspresidenti Amerikan, Michael Pence pret në takim Presidentin  e Kosovës, Hashim Thaçi/1 Trillerson Thaci

-Në këtë takim është biseduar me theks të veçantë edhe për fazën e fundit të dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Me këtë rast, presidenti Thaçi ka kërkuar përfshirjen e SHBA-së në këtë proces/

Thaci Trillerson

UASHINGTON, 29 Shtator 2017-Gazeta DIELLI/Zevendëspresidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Michael Pence, priti sot në Shtëpinë e Bardhë Presidentin e Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi. Njoftimi i sapoderguar nga Uashingtoni thekson se, Presidenti Thaçi ka shprehur mirënjohjen e popullit të Kosovës për partneritetin dhe miqësinë e përhershme me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.“Rrugëtimin drejt lirisë, pavarësisë dhe shtetndërtimit e kemi bërë bashkë me SHBA-në. Tani jemi në proces të jetësimit të aspiratës për anëtarësimin e Kosovës në BE dhe NATO, dhe përsëri lidershipi amerikan është i pazëvendësueshëm”, ka thënë presidenti Thaçi.Presidenti ka theksuar se Kosova, përmes forcimit të subjektivitet ndërkombëtar dhe reformave të brendshme, është shndërruar në faktor i paqes dhe stabilitetit në rajon e më gjerë.Ai ka njoftuar zëvendëspresientin Pence për procesin e transformimit të FSK-së në ushtri të Kosovës. Sipas presidentit Thaçi kjo do të bëhet në koordinim të plotë me SHBA-në, partnerë tjerë strategjikë dhe NATO-n.3 Thaci

“Ne jemi duke punuar që të kemi një proces gjithëpërfshirës dhe një konsensus sa më të plotë për transformimin e FSK-së”, ka shtuar ai. Presidenti ka ritheksuar se ushtria e Kosovës do të jetë një force multietnike dhe në shërbim të të gjithë qytetarëve.Në këtë takim është biseduar me theks të veçantë edhe për fazën e fundit të dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Me këtë rast, presidenti Thaçi ka kërkuar përfshirjen e SHBA-së në këtë proces.“Përfshirja direkte e SHBA-së në këtë fazë përfundimtare është përcaktuese për arritjen e një marrëveshjeje përfundimtare, të zbatueshme për të dy palët”, ka thënë Presidenti, duke shtuar se kjo është mënyra e vetme për të forcuar paqen afatgjatë në rajon.

Presidenti Thaçi, po ashtu është zotuar se Kosova do të vazhdojë luftën e pakomproimis ndaj terrorizmit, duke bashkëpunuar ngushtë me SHBA-në dhe partnerët e tjerë.Gjatë ditës, presidenti Thaçi ka vënë kurora lulesh në Kompleksin e Varrezave Ushtarake në Arlington të SHBA-së.Ai ka theksuar se rikthimi në këtë vend është gjithmonë një moment emocional dhe reflektimi.“Qindra mijëra ushtarë të vrarë amerikanë, me sakrificën e tyre kanë ridefinuar dashurinë për lirinë, për atdheun dhe e kanë shndërruar atë në frymëzim për botën”, ka shtuar ai.Sipas Presidentit, për të njëjtat vlera luftoi dhe sakrifikoi edhe populli i Kosovës, prandaj asnjëherë Kosova nuk do të harrojë sakrificën e ushtarëve amerikanë në çlirimin e Kosovës dhe në sigurimin e paqes në botë./b.j/

Filed Under: Politike Tagged With: Presidenti Thaçi, Yakimi Michael Pence

Leksion Amerikan- Pushimi i një ministri për punë biletash

September 30, 2017 by dgreca

5-Ilir-levonja-2-288x300-1

Nga Ilir Levonja/Dje në darkë ministri i shëndetësinë në kabinetin e Donald Trumpit, dha dorëheqjen. Sipas tij disa kontradikta mes presidetit, ligjit Obama për shëndetësinë etj. Por në fakt është përdorimi i avionit privat në udhëtimet e tia për punët e qeverisë. Pak ditë më pare vet presidenti i qe përgjigjur ftohtë gazetarëve duke u thënë qartë se, nuk më pëlqen kjo formë udhëtimi që Tom Prajs (Tom Price) aplikon. Bëhet fjalë për ato që ne në Shqipëri i quajmë si udhëtime pune të qeveritarëve. Faturat e mufatura të dietave, karburantit, mjetet etj.
Tom Prajs një mjek karriere, merrte avionin e tij, duke i faturuar shtetit fatura të larta. Sipas shtypit të sotshëm deri në 60 mijë dollarë për një udhëtim që fare mire me linjat ajrore normale, shto edhe ato kuotat që janë të para planifikuara për shtetarët, mund të shkojnë deri në 6 mijë dolla. Ndryshimin e shihni vet. Kjo për disa muaj, që nga maji i këtij viti kur Prajs mori detyrën e ministrit të shëndetësisë dhe shërbimeve njerëzore. Pas dorëheqjes, Donald Trump jo vetëm që e pranoi, por theksoi se, nëse Prajs nuk do e jepte atë, pra dorëheqjen, shkresa për pushimin e tij ishte gati.
Dua ta lidh të gjithë këtë, me demokracinë e vendit tim. Kulturën e dietave dhe përdorimin e fondeve të shtetit. Mjeteve private me karburantin e shtetit etj.
Në fakt është një fushë ku abuzohet tmerrësisht. Aq sa nuk ka asnjë diskutim, që, me atë vlerë, ato rrugët apo ai mjerimi i zonave ruale, sidomos atyre të thella apo të vdekura për mungesën e komunikimit, ato që bëri prezent ajo zonja nga Rubiku, të jeni të garantuar që do ishin sheshuar.
Me që ra fjala, t’a bëftë i madh Zot dritë moj grua e bukur. Fole ashtu sikundër kurrë nuk ka folur një burrë në Kuvendin e shqiptarëve. Dhe të mendosh në këtë historinë 100 vjeçare të shtetit tone, kanë kaluar atyre holleve, janë ulur atyre karrikave, me mijra burra.
Po me sa duket Shqipëria jonë veç burra nuk paska.T’a bëftë Zoti dritë se ia bërë në kokë tualetit, bojrave, depilimeve, markave të shtrenjta të Xhozit, Oltës, apo të tjerave femra meshkuj që mban ai batak aty. Përballë fisnikërisë plot mjerim të atyre duarve apo syve që presin furgonin në anë të rrugës. E u mbetën bijtë rrugëve të metropolove.
Fole si shenjtore moj fisnike.
Paralel me këtë, me shpërdorimin pa kriter të burimeve shtetërore, po i referohem edhe fjalëve të fundit të ambasadorit amerikan Lu. Thjesht dhe qartë, për t’ju informuar juve mbi atë se në demokraci pushteti është i juaji.
Kjo ndodh sot në Amerikë, ndaj duket e pështirë faktikja që një minister me taksat e qytetarëve faturon shtetin dhjetëfish, për avionin e vet. Kur ka plot linja e kompani nga e përditshmja që të shërbejnë shumë mire dhe me shumë më pak para.
Amerika nuk ka asgjë me privacinë. Dhe nuk do ta hidhte tej një minister pse përdor avionin e tij dhe me të njëjtat çmim biletash si ato në sportelet e tregut. Jo, jo aspak. Por nuk ia fal dhjetëfishimin e çmimit të biletave në kurriz të taksave qytetare. Arsyeja është e thjeshtë, ti po vjedh. Dhe vjedhja është një neveri sociale.
Ndofta në vendin tone do ndodhi kjo, mbase atëhere kur gjithkush prej nesh më parpara se socialist a demokratë, do jetë qytetar. Atëhere po. Të lutemi për këtë kohë.

Filed Under: Analiza Tagged With: Ilir Levonja, për punë biletash, Pushimi i një ministri amerikan

AT MATI PRENNUSHI O.F.M.-SOT NUK KA AS VARR !

September 30, 2017 by dgreca

Nga Fritz RADOVANI/1 ate-mati-prenushi-ofm-1

AT MATI PRENNUSHI O.F.M. (2 TETOR 1882 – 11 MARS 1948)/

Përveç dokumentëve historike të botueme të asaj kohe, fotografive etj., në revistat “Leka”, “Hylli i Dritës”, etj., shkruen edhe Stephen Schwartz, në Albanian Catholic Bulletin, 1994, vol. XV, fq.150, University of San Francisco: “On March 24, 1911 the Albanian double-headed eagle flag was raised for the first time in five centuries since the death of Scanderbeg. The flag was raised on the top of Deçiq mountain, near the toën of Tuzi. It had been wrapped and secretly carried from Shkoder by Franciscan Father Mati Prennushi under his religious habit.”; dhe, e përkthyeme shqip: “Më 24 Mars 1911, pesë shekuj mbas vdekjes së Skënderbeut, për herë të parë u ngrit Flamuri Shqiptar me shqiponjën dykrenare. Flamuri u ngrit në maje të malit Deçiq, afër qytetit të Tuzit. Atë e solli në mënyrë të fshehtë nga Shkodra, Françeskani Padre Mati Prennushi, i cili e kishte palosë nën zhgunin e tij.” 

1911: Kur At Mati PRENNUSHI asht Famullitar në Gerçë, shkon Imzot Lazër Mjedja dhe organizojnë takimin historik ku përpilohet dokument i randsishëm: “Memorandumi i Gerçës”, më 23 qershor 1911, që i prinë ngjarjës së madhe të Pavarësisë Kombtare në Vlonë, më 28 nandor 1912. Ky Memorandum u shkrue në gjuhën frenge nga atdhetari Luigj Gurakuqi. Memorandumi u përpilue nga Imzot Lazër Mjedja, Luigj Gurakuqi, At Mati Prennushi, At Buon Gjeçaj, dhe asht nenshkrue nga: Sokol Baci i Grudës, Ded Gjon Luli i Traboinit të Hotit, Dedë Nika Bajraktar i Grudës; Dodë Preçi Bajraktar i Kastratit; Tomë Nika i Shkrelit, Col Dedi i Selcës Këlmendit; Lul Rrapuka i Vuklit të Këlmendit; Llesh Gjergji, Bajraktar i Nikçit; Gjeto Marku i Hotit; Mehmet Shpendi, i pari i Djelmënisë së Shalës; Martin Preka i Shkrelit; Prelë Marku, Bajraktari i Shalës, Avdi Kola Bajraktar i Gimaj, Nik Mëhilli i Shllakut, Pup Çuni Prekalor, Binak Lulashi Toplanas; Bash Bajrami Bajraktar i Nikajve dhe Bec Delia.8 JANAR 1948: At Mati PRENNUSHI, Provinçial i Françeskanëve të Shqipnisë, mbas 16 muejsh hetuesi, pa pranue asnjë akuzë dënohet me vdekje. Në fjalen e fundit në gjyqin e mbyllun në mencen e Kuvendit Fretenve në Shkoder tha:

“Tash e disa shekuj na kanë ngulë ndër hûj e na kanë varë n’ konop ata që nuk deshten as fenë as kombin, por e kemi thirrë vedin gjithmonë katolikë Shqiptarë të Gjergj Kastriotit. Kemi jetue gjithmonë me popullin si në luftë, si në paqë. Në luftë me turkun e me shkjanë, sepse njani na mbante në robni e tjetri donte me na përpî. Ndërsa na nuk jemi nda kurr prej popullit, por jemi përpjekë me e mësue e me i dhanë atë kulturë që ka Evropa e mos me u dallue për keq prej të tjerëvet.

Na kemi hapë shkolla Shqiptare e nuk kemi dallue ndër to as katolikë as myslimanë, mjaft që populli Shqiptar të ecin në rrugën e Zotit.” *Marrë nga Fjala, simbas z. Eugjen Merlikës. Zgjodhi z. Nikë Palkola, Kllezën, Ulqin, tash në New-York, Amerikë.

Botue në Revistën “Buzuku”, nr. 18, faqe 19, me 22 tetor 2005, Ulqin.

11 MARS 1948: Në orën 05.00, në Zallin e Kirit Shkoder, me një grup Atdhetarësh

PADËR MATI PRENNUSHI, para pushkatimit tha:“Jam i pafajshëm, po vdes në krye të detyrës s’eme. Rroftë Krishti Mbret, Rroftë Papa, Rrofshin Katolikët, Rroftë Shqipnija!

U bëj hallallë gjyqit dhe ato që do të shtijnë mbi trupat tonë të pafajshëm!”

(Dosja 1302, Arkivi i Ministrisë së Punëve të Mbrendshme Tiranë, 1998.)

            Melbourne, 1 Tetor 2017.

Filed Under: Histori Tagged With: 135 vjetori, At Mati Prenushi, Fritz radovani

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 1769
  • 1770
  • 1771
  • 1772
  • 1773
  • …
  • 5724
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • NDAA i SHBA-së dhe pozicioni i Kosovës në arkitekturën e sigurisë
  • Alis Kallaçi do të çojë zërin dhe dhimbjen e “Nân”-s shqiptare në Eurovision Song
  • Garë për pushtet…
  • Njëqind vjet vetmi!
  • “Shënime për historinë antike të shqiptarëve”*
  • Si funksionon sistemi juridik në Shqipëri dhe pse ai ka nevojë për korrigjim?
  • Emisionet postare festive të fundvitit në Kosovë
  • JAKOBSTADS TIDNING (1939) / MBRETI ZOG, SHUMË BUJAR ME BAKSHISHE. — EMRI I TIJ NUK DO TË HARROHET KAQ SHPEJT NGA PRONARËT DHE PERSONELI I HOTELEVE NË VARSHAVË.
  • HAFIZ SHERIF LANGU, DELEGATI I PAVARËSISË TË CILIT IU MOHUA KONTRIBUTI PËR 50 VJET ME RRADHË, KLERIKU DHE VEPRIMTARI I SHQUAR I ÇËSHTJES KOMBËTARE
  • RIPUSHTIMI I KOSOVËS – KUVENDI I PRIZRENIT 1945
  • Nikola Tesla, gjeniu që u fiksua pas pëllumbave dhe u dashurua me njërin prej tyre
  • Bahamas njeh Kosovën!
  • Legjenda e portës shkodrane, Paulin Ndoja (19 dhjetor 1945 – 16 prill 2025) do të mbushte sot 80 vjeç
  • “Roli dhe kontributi i diplomacisë shqiptare në Maqedoninë e Veriut nga pavarësia deri sot”
  • Marie Shllaku, kur një jetë e re u shndërrua në përjetësi kombëtare

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT